Per ps-istat: Si ju duk intervista e Nanos tek opinioni?

Dua te di cfare mendojne ps-istat per ish kryetarin (gjysme perendine e ps-se per shume e shume vite)

Dua te shikoj nese peshtyjne ate qe lepinin deri dje

Tiranasa a e doni Nanon krietar bakshie (e shkruar keshtu me qellim) ?

Nano do nje cope torte (ka kohe qe sha gje i shkreti, duhet ti kane mbaruar parate per bixhoz) me mire ti japin bashkine e tirunes apo te behet president i shqiperise (e te na marre fytyren para botes) ?

Personalisht urrej cdo komunist (nga nano i pari e deri tek rama)

52 Komente

si e  nje pensionisti delirant.... e ke pa ate reklamen me dy burra nja 80 vjeç qe thone njoni du ca para ti fus ne banke ti kem per te ardhmen e tjetri thote jo mo jo une du ca para se mos kushedi takoj ndonje vajze e dal shetitje  e bej e ndonje udhetim turistik.... ja keshtu mu duk dhe Nano mbreme

danida mua me pelqen shume ajo reklama;jane teper simpatike ata pleqte, sidomos ai qe thote ne fund duke tundur koken :hajde hajde.. smiley

O Elton, ndoshta do ishte me mire ti merrje kto pyetjet retorike edhe ti fusje ne vend tjeter.

i nerum qofte!
Me ka mor malli megjithmend ;(

Keto socialistet deri dje i lepiheshin Nanos ndersa  sot e shajne te mbushur plot urrejtje. Eshte tipike sjellje e shqiptarit, qe t'i lepihesh kryetarit. Ne momentin qe bie nga karrigia te shkelin me kembe. Po si nuk zuret mend more fshatare te pagdhendur?

Te pakten do kemi kryetar bashkie te ri, Nanon, se Rama do humbi perballe tij.

Eltonkola mos u tremb prej komunsteve se u ka humb vula.

Akoma jetojne me shpresen se do te ngjallet DULLA.

Per F Nanon qe foli ne televizion,

ai harron se Sala e ka nxjere ne pension.

As kete nuk e merton.

Eltonkola mos u tremb prej komunsteve se u ka humb vula.

 Ua, po me trima si ti, ju ben balle te gjithe armiqve imagjinare ai.

Ketyre komunsteve iu paska humbur vula, po ty ku te ka humbur abetarja?

 

ke harru shqiperia po ndryshon/jo per gje,por shkon/domethen rimon

Krahasuar me Ramen e sotshem edhe Berisha duket engjell, e jo me nje njeri qe ka marre pergjegjesite e humbjes dhe deklaron hapur qe nuk rikthehet ne krye te PS sepse nuk eshte e lejueshme.

Mund te jete delirant, kurvar, bixhozxhi, i papergjegjshem etj etj po ama di abc-ne e politikes nderkohe qe ai copa mishit eshte vetem nje fasade shume ngjyreshe.

Eshte tipike sjellje e shqiptarit, qe t'i lepihesh kryetarit. Ne momentin qe bie nga karrigia te shkelin me kembe. Po si nuk zuret mend more fshatare te pagdhendur?

Dikush lind vetem per fute Shqiptaret ne sherr.

E ky eshte Fatos Nano.

"enea", edhe mua me vjen keq per llojin e diskutimit. Zhargon i pasur, po lere te kaloje. Shpesh militantizmi eshte alogjik dhe shperthim orgazme seksuale, qe vjen prej origjines se mbylljes dhe privimit nga ku je rritur.

Tani persa i perket diskutimit te Nanos.

Lideri i pare soc .pas tranzicionit, i cili beri burg per vjedhje. Edhe sot nuk ka marre pafajsi prej gjykates por morri lirine prej ligjit te amnistise.

Nen qevreisjet e tij u instalua korrupsioni deri ne shkallen institucionale ku Mafia ka aksione investimi te medha te organizuara. Pjelle e tij, ishte tipike ajo e Edi Rames.

Dha shembullin simbolik te arrogances dhe harbuterise ndaj biznesit, per perfitim personal, dhe papergjegjshmeria e tij si shtetar ishte e pa krahasuaeshme me ndonje udheheqes tjeter ne Ballkan te epokes pas tranzicionit.

Ai eshte i vetmi kryeminister ballkanas i arratisur si rezultat i grushtit spontan te shtetit, prej disa militanteve dhe nje krahu te revoltuar dhe te armatosur anarkik.

Abuzuesi me i madh i fondeve shtetrore ne historine e shtetit shqiptar.

Gafaxhiu dhe karagjozi me i madh ne historine shqiptare persa i perket diplomacise nderkombetare.

Pijanec dhe bixhosci ordinier ne rrethe ordiniere.

Sot i mbetur pa para, kerkon ti beje shantazh zevendesuesit te tij Rama ( shpesh del dy dite para zgjedhjeve dhe zhduket perseri) duke i premendur allishverishet (te cilat ja di mire, por nuk i ka mbajtur dokumente pasi gelonte pas qejfit e nuk ia priste mendja), dhe hiqet si njeri me perkrahje dhe personalitet. I flakur si lecke si nga te tijte edhe prej Berishes perdoret per te bere tym, pasi ata e dine qe "nuk ka me dhembe as per buken e jo me per mishin!"

 

 

E mori pafajesine shoku, edhe 70 milion lek, 5000 lek dita.

ishte hajdut me bereqet, edhe majtas edhe djathtas

E di sh mire "18", si demshprblimin, dhe si e mori kur ishte kryetar partie dhe kryetar qeverie. Ne kohen e tij vetem gjykata dhe prokurori nuk kishte. Ai aventurier arriti edhe ne shtypje personi me makine dhe shpetoi paq. Ai u akuzua per trafik armesh dhe perfitim personal pas nje incizimi me ish kryetarin e Gjyk.Kusht.

Une e kam ne kontekst, qe ai ishte pjelle e komunisteve te viteve 80 qe nuk kishin te benin fare me komunizmin, instaluan korrupsionin ne emer te demokracise dhe shkuan deri ne Gerdec etj. Nuk duhet te harrojme qe Pinaret vinin nga 89, dhe Delijorgjet e sofistikuan ne 99, e me pas arriten kulmin ne 2007-8, kur u plasi ne dore.

Nuk desha te te mesoj , as ty e asnjeri.

Thjesht mendja ime e lidhi me deklaraten e tij te pasurise ku figuron cdo vit, ky fakt - se ai nuk ka burime te tjera te ligjshme ( tashi ka ne proces nje 3 00 000 Euro demshperblim per fyerje ne Itali)

Ceshtja e demshperblimit te tij, kumar ishte (krijoi praktiken gjyqesore/permbarimore -sa per sy e faqe se deri atehere ste jepte njeri lek) dhe menjehere nxori nje ligj te ri, (se ky shtet te rras ne burg e te jep 2 000 lek/dite burgu)

instaluan korrupsionin ne emer te demokracise

10*

 Ja te them edhe une nja dy gjona shtese per ket' adoleshent 60 vjecar:

Shkonte me kurva ne Greqi, kur njerezit mbyteshin me dhjetera....

La nusen e pare (u prish ene me Gaz Demin) per tu martu me nji nga kurvat qe shkonte. Per me keq akoma kryetari i atehershem i SHIK'ut tha qe mund te jete kurve spiune.

U akuzua direkt per vrasje nga kryetari i atehershem i opozites per vrasje ne Shkallnur. Bashke me te edhe shefi i atehershem i policise se Durresit dhe Niko Brahimi (funksionar i larte policie) per moskallzim krimi.

Kaseta e Sokol Kociut qe u luajt ne parlament, eshte pikante dhe zbulon vetem majen e aisbergut te korrupsionit te asaj kohe.

ups, u bone me shume se dy gjona. Me falni

kryetari i atehershem i SHIK'ut tha qe mund te jete kurve spiune.

Po pra! Si Hari Mata Hari! smiley

 

"enea", edhe mua me vjen keq per llojin e diskutimit. Zhargon i pasur, po lere te kaloje. Shpesh militantizmi eshte alogjik dhe shperthim orgazme seksuale, qe vjen prej origjines se mbylljes dhe privimit nga ku je rritur.

Tani persa i perket diskutimit te Nanos.

Ne kete kontekst pra, a mund te thuhet se Nano ka efekte anesore afrodiziake mbi publikun?!

Pijanec dhe bixhosci ordinier ne rrethe ordiniere

Mos u tall me fatkeqesite e te tjereve.

Gafaxhiu dhe karagjozi me i madh ne historine shqiptare persa i perket diplomacise nderkombetare.

Dhe s'bente aspak per te qeshur thuaj! Te pakten Berisha nga kjo ane, te kenaq!

Nano ik

jam me ty

Perfundimisht pati ndonje durimin dhe guximin ta ndiqte emisionin? Ca thoshte Nano ndonje te re ? I ka ec kumari ndonje cike ? 

Ne te njejten kohe me emisionin e Fevziut ishte dhe Genoa vs Juventus, keshtu qe nu pata mundesi me ja hudh syte Robert Camcakizit. Por sot me thane se do me hudh kandidaturen (si i pavarur ose nga PD-ja) per kryetar te bashkise Tirane. Sllogani i fitores ka me qene: Do ta boj Tironen kazinon e botes!

Vallahi te drejte ka, kur fitoi Mediu deputetllekun  ne Tirane, pse te mos fitoj edhe ky tjetri bashkine ? 

Nano tha : " PS e kane pushtuar eunuket".

A ma spjegon do njeri kete fjale se nuk e kuptoj cka dashur te thote.

Ne fakt, Fatosi erdhi si kryeminister prej qeverive te huaja.

Populi nuk e donte, po qeverrit e huaja si gjithmon kunder vullnetit te populit trim.

Edhe Fatosi nuk erdhi nje here, si per gabim, jo, ore jo, por plot tre here.

E qeverrit e huaja, na morren ne qafe, na morren.

Sa per Nanon.

Kisha shume pa e pa,tre gjera me rane ne sy.

1.Ishte shendosh aq shume sa dukej si mullar!Mu duk sikur te ishte Pavaroti,dhe jo Nano!

2.Sec kishin nje pamje buzet e Nanos kur fliste,sidomos ajo e sipermja,nje zot e di, ajo nuk ngjante me te poshtemen,shkurt ishin buze te frikshme.,dhe jo ne harmoni me syte,dukeshin si te paralizuara!

3.Permendja e periodave  te Edi Rames,dhe jo njehere ,ne gojen e Nanos,ishte kulmi  i dekadences tek ky njeri,kulmi i rrugacerise se nje politikani qe pretendon se eshte i nivelit te larte!

Shkurt Nano ishte i transformuar ne nje politikan ordiner dhe i pabesueshem me,nje kasete e vjeter tashme e paperdorshme!

Politics "on the go" smiley

Nano, go!

Berisha, go!

Rama, go!

Gooooo... go Johny, go, go,

Go go go go, Johny B. Goode!

Me te bukren me ket "gou"-n e ka pat sajmiri i fiksit. I thot tosi sales, qe si po e bo kshu mer, se s'ka lezet, "Nano ik!". I thote Sala, jo vallaj, un kam dash me thon "Nano mik", po ata poshte e kan ngatrruar. Ja kthe tosja (me at buzen e shtremet prej xhinit): hmmm... dometheneeee... ma paske ngrene "m"-ene...  smiley

 

obobo! po cpune keni me nanon? nanos rruga i ra per shqiperi? ka 4 vjet qe nuk vjen!

fatos nano sot nuk duhet te ket fytyr te dali dhe te flasi para shqiptareve, pasi nuk tregoi as interesin minimal per ti perfaqesuar ata, duke mos shkuar ne parlament, sepse vinte 1 here ne 6 muaj pe rte mos humbi rrogen!

 

NANO IK!Merr dhe salen, ramen, ilirin dhe &company me vete mundesisht. por ne rradh te pare largohu vet!

Rrëfimi tronditës i Fatos Nanos: Njerëzit e Ramës më kanë kërcënuar me vdekje

Intervista e plotë

Ish-kryeministri theksoi se mund të kanditojë për kreun e Bashkisë së Tiranës
Ish-kryeministri socialist në një intervistën për “Opinion” ka bërë një rrëfim të fortë duke deklaruar se disa kriminelë të njohur në botën e medias dhe pjesëtarë të stafit të Edi Ramës e kanë kërcënuar atë me jetë. Nano shtoi se ai nuk ishte jetim politik dhe i ka denoncuar ata në organet kompetente. Një tjetër deklaratë bombë e Nanos ishte se ai nuk përjashtoi mundësinë për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës. Gazeta “Tirana Observer” boton sot intervistën e plotë të Fatos Nanos.

Po politikën koherente e ndiqni për ditë?

Kjo është një pyetje e mirë se duhet ndjekur me doza të arsyetuara. Po e ndoqe në çdo labirint apo incident në çdo gjë që mbushet politika shqiptare humbet sensin dhe humbet kohën dhe mundësinë për ta shqyrtuar në trendin e zhvillimit. Unë e ndjek me një farë distance.

Distanca a ju lejon të keni një shikim për realist për atë që ndodh?

Plotësisht mund ta pohoj këtë gjë, sepse ia kam ndjerë lezetin hapësirës dhe kohës që më lejon të zhvilloj më tej filozofinë time mbi palët. Për shkak të konfliktit profesional që dominon politikën shpesh kostot shkarkohen mbi institucioneve apo drejtuesve. Ky është një avantazh pa u emëruar arbitër, për shkak se të jesh i papërfshirë në rrethin e ngushtë të përplasjes së palëve të jep mundësi të shikosh dhe prapavijat apo zemrën e palëve, cila është aspirata që dominon.

A keni arritur të diagnostikoni zemrën e Partisë Socialiste aktualisht?

Zemra e socialistëve është aty, është sigurisht e ngushtuar, madje ka një ritëm disi të ç’rregullt, nuk është puls i zakonshëm për shkak se trupi i këtij organizmi politik është infektuar me çfarëdolloj virusesh. Janë viruse të shoqërisë së vjetër shqiptare

Është grupi më i ri politik?

Unë s’do preferoja të blija mallra vetëm për shkak të etiketës. Natyrisht mosha mesatare është tregues cilësor i vitalitetit po ajo nuk të imunizon në rast se mungon kultivimi i eksperiencës, dhe s’të krijon imunitet ndaj viruseve të shoqërisë së vjetër ndaj traditës ballkanase dhe natyrisht trysnia e madhe e partisë me pushtetin, privilegjet e kërkuara më shpejt se ç’duhet, dhe të gjitha organizimet që ndërtohen për këto interesa korruptive që nuk burojnë në një terren meritokratik dhe i konkurrencës së lirë, të cilët zëvendësojnë vetë organizatën politike, zëvendësojnë vetë kuadrin e jetës, e organizatës që përfaqëson partinë politik.

A i ka humbur Partia Socialiste këto zgjedhje?

Sigurisht që s’kam kohë për lodra fjalësh. Partia Socialiste i ka humbur këto zgjedhje. Patëm një rezultat që pritej, ishte një fitore gjysmake, dhe pritej një gjerësim i koalicionit që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha-Meta. Mua nuk më ngazëllen humbja e PS-së, nuk është një zhvillim që e dëshironte shumica e shoqërisë

Kush e ka përgjegjësinë për këtë humbje?

Përgjigja është hierarkike, politike, e lidhur me vijën, udhëheqjen dhe organizimin që Rama i imponoi opozitës, i imponoi PS dhe ballafaqimit me kundërshtarët.

A ka ndikuar sulmi juaj ndaj Edi Ramës në humbjen e PS-së?

Unë thash që kam kohë që përsëris pa u lodhur me një qëndrim të dhembshur të njëjtat kritika për dështimin të mos funksionimin jo vetëm të rregullave bazë të PS-së por edhe me marrëdhëniet me shoqërinë e hapur. Pra, edhe në prag zgjedhjeve, përsërita të njëjtin qëndrim kritik dashamirës, duke u përpjekur të sjell në një dialog të shëndoshë liderët e së majtës. Pra, ribashkimin e së majtës, zgjedhjet ishin të taksura për t’u humbur dhe dua që e majta të rigrupohet në një familje.

Pse nuk rigrupohet?

Ka disa shkaqe, por janë ngritur dhe prandaj duan kuruar në thellësi, mbi konceptet e ndryshme politike apo të marrëdhënieve mbi pushtetin që kanë Rama dhe Meta, për të mos i thyer në degëzimë që kanë nga trungu me parti më të vogla, të grupuar rreth liderëve përkatës, lidhen me, deformimin e karakterit dhe të funksionimit të partive politike. Natyrisht unë nuk do ta krahasoj gjithë kohën e kësaj bisede për të bërë një analizë krahasuese, por ka qenë më e hapur PS-ja përpara ciklit Rama.

Majko u shpreh që z. Nano mbylli ciklin dhe pastaj filloi cikli Rama?

Z. Majko kështu është, e njohim. E para nuk thotë atë që mendon. Do bënte interpretimin e dikujt tjetër. Dhe meqë nuk thotë gjërat që mendon, as vetë ai nuk i mban mend, dhe po t’i thuash përsëriti ata që ka thënë as vetë nuk i mban mend ose nuk i kupton. Pra, Majko flet për cikle. Çfarë ciklesh? Mbaruan periodat e mia dhe filluan periodat e Ramës? U mbyll cikli i idealeve dhe i politikave të ndërtuara mbi parime dhe u hap cikli i interesave dhe i blerjeve të përfaqësuesve mbi grupet e interesit. Nga pikëpamja e propagandës apo gjendjes së sotme në lidershipin e PS-së mund të gjejmë edhe broçkulla të tjera.

Edi Rama arriti të marrë numër më të madh të votash?

Unë nuk besoj se këtë mund ta trajtojmë vetëm me shifra aritmetike. Sepse kjo ka të bëjë me rritjen e numrit të votuesve, me grupin e madh shoqëror që votoi për herë të parë këto zgjedhje dhe numri mbetet i njëjtë me atë që është votuar vitet e fundit. Dhe ajo që dominon është se e majta vazhdon të jetë pjesa më e votuar e elektoratit por mbetet në opozitë për shkak të përçarjes. Rama nuk kishte detyrë që të merrte më shumë vota por që ti bashkonte ato në një formacion.

Rama thotë se votat janë vjedhur?

Pas certifikimit të zgjedhjeve nga shoqatat e vëzhguesve të pavarur vendas apo ndërkombëtar, si dhe nga vlerësimet e tjera në të cilat dominon fakti që nuk ka prova për manipulim apo vjedhje votash, unë besoj se nuk është as vendi as koha për klasën politike të mburret me progresin më të madh apo me numrin më të madh të votave të marra në krahasim me të kaluarën. Është koha për të respektuar standardet moderne të vendeve të tjera. Veprimi që duhet bërë është të pranosh rezultatin, të nisesh me vrap dhe të betohesh dhe të futesh në parlament.

Opozita ka vënë kushte për tu futur në Parlament që mazhoranca s’po ia plotëson?

Unë nuk mendoj se janë të qarta kushte, madje janë aq të paqarta sa çdo analist fut një gjë nga vetja.

Majko thotë që do kalojnë në protesta?

Mjaft u more me shakatë e Majkos. Ti mendon se Majkos dhe Ramës i shkon njeri mbrapa në protesta. Jemi në një kohë që askush nuk shkon në protesta që nuk njohin zgjedhjet. Kjo është një aventurë e dështuar, e destinuar të përfundojë shpejt dhe unë do të vazhdoj të punoj. Madje do t’u bëja thirrje anëtarëve të PS-së që në 26 shtator në fletët që ka mandatuar Rama mbi zgjedhjet për kryetar, të shënojnë me gërma kapitale “JO BOJKOTIT”. Kjo është një thirrje dhe kam besim te gazmimi dhe kurajua e tyre për ta bërë këtë gjë. Nuk është koha për të bërë farsa sipas parimit çdo anëtar e hedh votën në kutitë e bashkisë, por është koha për të marrë përgjegjësitë. Edhe do të kërkoja që të ushtrojnë detyrën për të cilën janë votuar.

Rama është dorëhequr dhe ka rihyrë në garë, pse nuk konkurruat me Ramën?

Unë nuk jam kaq inatçi sa do t’iu interesonte grindavecëve profesionistë për të bërë këtë që thoni ju. Unë s’mund të vazhdoj të bëj të njëjtën gjë gjatë gjithë jetës sime. Unë krijova standardin e sjelljes politike bashkëkohore të largimit me rastin e humbjes së zgjedhjeve. Unë mund të qëndroja nëse s’do isha në rregull nga trutë sepse gjithë jeta ime në drejtimin e Partisë Socialiste ka qenë e orientuar drejt përkushtimit, dhe që do të jepja shembullin e liderit për të respektuar standardet. Nuk mund të sillesha në kundërshtim me standardet.

Mund të jepnit dorëheqjen dhe të rikandidonit?

Unë nuk jam njeri i prapaskenave, kam qenë dhe mbetem njeri i modelit evropian. Në Ballkan apo në Shqipëri janë mësuar të bëjnë tifozllëk sipas modelit të vet. Kështu mund të bëhemi të denjë për partneritet dhe jo pas çdo sjellje të mbrapshtë të marrim kritikat.

Çarë duhet të bënte Rama pas zgjedhjeve?

Të respektonte precedentin, jo të më imitonte mua, por ditën e shpalljes së rezultatit duhej të jepte dorëheqjen e parevokueshme. Rama dhe Berisha nuk bëjnë pushime sepse e kanë dënuar veten të rrinë në zyrat e shtetit. Ti mendon se Edi Rama mund t’a fitonte bashkinë pa mbështetjen time? Unë kam treguar së bashku me PS-në që kemi qenë në gjendje të krijojmë një numër të pafundëm ministrash e kandidatë për kryeministra dhe nuk mund të krijonim kryetar bashkie? Kur je në pushtet duhet ti bësh hyzmetin partnerit tënd në qeverisjen vendore apo lokale. Rama ka qenë partner me mua, deri në ditën që pushtetin e vërtiti kundër familjes së vet politike?

Do kandidoni për kryetar bashkie?

Të gjitha hapësirat janë të mundshme. Unë do kandidoj në të gjitha vendet që janë për konkurrimet e ardhshme? Nuk i kam ndërtuar marrëdhëniet në bazë të frikës apo skemave dhe intrigave që e ushqejnë frikës? Mua më vjen shumë keq, më dhimbset që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar, Edvin Ramës, nuk po ndalet. Nuk është fjala me veprime të paligjshme me të cilat dhe mund të ndalet ky aventurier, por nuk të lejohet të sillesh kështu, as në pushtetin e vendim-marrjes, as në fushën e kontakteve shpesh të padukshme me botën informate. I kam të gjitha informacionet që hajduti bërtet kapni hajdutin. Sepse një numër i konsiderueshëm personash nën hetim ka qenë në stafin e Ramës gjatë fushatës zgjedhore. Kam folur me organet përkatëse sepse ditën që iu përgjigja me sinqeritet, në shfaqjen publike me Ilir Metën, atë natë kam marrë mesazhe kërcënuese për jetën. “Po vazhduat që ju të dy të bukurit e shejtanit, të kërcënoni Ramën në politikë, do ta paguani me jetën”. E kam denoncuar këtë dhe kam mundur të verifikoj nga ishin këto mesazhe. Nga ato më të famshmit që janë shfaqur në incidentet e kohëve të fundit. Si është e mundur që një parti e madhe dhe e rëndë, nuk po e ndal autotarizmin e Ramës. si është e mundur që ajo klasë politike po e lejon që një njeri të tallet me këtë parti pas zgjedhjet çertifikohen. Si është e mundur që askush nuk po i del përball këtij njeriu. Nëse është kështu unë jam i gatshëm të qëndroj përball këtij aventurieri si në Presidencë, në Bashki apo kudo. Është krejtësisht e hapur mundësia që të kandidoj për kryetar Bashkie.

Shumë anëtarë të PS-së thonë që socialistët e vërtet janë të armiqësuar ndaj jush?

Para se të mbërrija në studio mesazhet ishin të panumërta për t’iu rikthyer besimin, shpresën, kujdesin dhe kurat çudibërëse të miat. Unë besoj se spekulimet për zemra të thyera të trafikuara, nuk kanë asnjë vlerë në politikën moderne. Dhe këtë jua thotë një njeri që kurrë nuk ka ndërprerë marrëdhëniet me njerëzit që më kanë mbështetur në burg dhe në liri, me njerëzit që e kanë merituar. Pra askush nuk mund, pavarësisht nga intensiteti i intrigës, të shkëpusë Nanon nga ajo pjesë e shoqërisë që e mbështet.
Kjo është një gjendje për të cilën po arsyetoj, është një gjendje e sëmurë, në të cilën masa e socialistëve ndjehet e dhunuar nga lidershpi aktual, i cili po mbyll mundësitë e dëgjimit nga publiku i madh i zërave të vërtetë socialistë. Ndërkaq çdo e keqe e ka të mirën brenda. pas kaq kohësh sërish ka një grup përfaqësuesish nga më dinjitozët të PS-së të rritur nga një klimë tjetër, të sprovuar dhe të mbushur me eksperiencë politike dhe qeverisëse në periudhën e krizave por me qeverisje të suksesshme të cilët po shihen me simpati.

A jeni ju ideatori i tyre?

Indirekt po. Nuk është në preferencat e mia të ndërtoj skena të tilla. Këta janë njerëz që kanë dinjitetin e të dalit në plan të parë, dinjitetin e skenës publike. Si të tillë unë i konsideroj partnerët dhe në rast se do të dëshironin që edhe në publik t’u thosha sugjerimet e mia atëherë po them që, sigurisht ata janë të qartë dhe të orientuar drejt në aksionin politik që kanë nisur, por duhet të zgjerojnë rrethin e bashkëpunëtorëve dhe nuk duhet të hezitojnë të kapen në kurthet e 2R, Rama-Ruçi. Sepse detyra e tyre sot është të shkojnë në Kuvend dhe të bëjnë detyrën e opozitarit. Një qeverisje pa opozitë është një kërcënim i madh për institucionet. Po flasim për ballafaqim parlamentar dhe jo për shantazh ekstra-parlamentar. Tashti nuk është më as arbitri me ta. U dëgjuan dhe zërat e arbitrave ndërkombëtarë, ata kanë detyra shumë të mëdha dhe nuk mund të dëgjojmë fjalët e një grupi eunukësh, të cilët jo vetëm që nuk pranojnë rezultatin por nuk lëshojnë pushtetin, janë i gjithë grupi i të rinjve dhe të vjetërve të rrethuar rreth Ramës. Këta nuk kanë qenë miqtë e mi personalë. Kanë qenë partnerë dhe drejtues për aq kohë sa unë drejtoja Partinë Socialiste. Sjellja e tyre pas largimit tim është e tillë që jo vetëm që nuk po sjell rikthimin ën pushtet të Partisë Socialiste por po sjell vetëm degradimin e saj. Për pasojë unë jam po kaq mirënjohës për partnerë të denjë dhe përfaqësues siç jam edhe po kaq i pamëshirshëm për kritikën dhe angazhimin për ti sjellë në rrugën e drejtë të njëjtët përfaqësues kur ata gabojnë.

Pse ju thoni se Rama është duke punuar në disfavor të Partisë Socialiste. Përse po përmend Dokle, Ruçin, Majkon që kanë mbrojtur interesat e tyre personale?

Jeni i pasaktë, sepse unë po flas për një gjë tjetër dhe ju po më thoni që në demokraci, pas një lufte duhet të trajtohen si pashallarë gjithë jetën. Ata mund të jenë thinjur por janë të papjekur. Sepse kjo sjellje po e dëshmon më së miri, jo vetëm po mbyll kanalet e frymëmarrjes së PS dhe shoqërisë dhe po sjell këtë degradim që publiku nuk e dëshiron. Emra si këta nuk kanë asnjë test tjetër me publikun përveç certifikimin e sjelljes demokratike. Cila është sjellja demokratike, të bojkotosh Kuvendin? Asnjëri nga ata nuk e imitoi sakrificën time të burgosjes politike. Shembulli është të imitosh Berishën e dështuar të 97-ës? Kur sot Berisha është një tjetër gjë. Unë jam i detyruar të përsëris shqetësimin jo vetëm personal, por të gjithë kesh frymë dhe plejade njerëzish që Partinë Socialiste e mbështetën, të cilët nuk mund të pranojnë që kjo organizatë të degradojë dhe të kalojë në një çetë rrugësh.

A ekziston rreziku që ky grup të përjashtohet?

Ky nuk është rreziku më i madh. Më i madhi është që cilido të asfiksohet dhe të mbytet në këtë situatë të amullt.

A do ishte në favor të Berishës që PS-ja të mos kishte një lider të fortë?

Lider të fortë për çfarë? Për të çuar Partinë Socialiste nga një humbje në humbje pafund. Sepse Rama ka humbur të gjitha ballafaqimet elektorale, s’ka treguar asnjë rast dhe asnjë skemë konkurruese në asnjë ballafaqim. Ai humbi zgjedhjet e 2009 sepse nuk fitoi zgjedhjet e 2007. nuk mund të mburresh me dekoret e bashkisë se mund të konkurrosh në gjithë Shqipërinë. Liderët e fortë që e çojnë partinë nga humbja në humbje duhet të largohet urgjentisht.

Kush do ta zëvendësojë?

PS ka mjaft njerëz të sprovuar dhe nëse funksionojnë rregullat. Liderët janë aty dhe lideri i fortë nuk mund të funksionojë pa një ekip të fortë.

A keni ambicie të ktheheni në krye të PS-së?

Unë nuk mund të bëj tërë jetën të njëjtën gjë. Unë jam shumë pranë tyre dhe do vazhdoj t’i nxis të ruajnë idealet dhe të kthehen si një forcë e denjë konkurruese. Ambiciet e mia është vështirë të vishen me kostume të ndryshme. Nuk ja ambicioz sa të zë një karrige dhe të mos e lëshoj më.

Nëse Rama humb zgjedhjet lokale të 2011 a do kërkonit të ktheheshit?

Rama humbi zgjedhjet e përgjithshme dhe s’po largohet dhe ti pretendon se do largohet në zgjedhjet lokale? Rama duhet zbuar me zgjedhje nga cilido pushtet. Në këtë funksion unë potencialisht jam kandidat për Bashkinë e Ramës.

Kush do ju kandidojë?

Ti mendon se Fatos Nano e ka të vështirë të gjejë mbështetjen elektorale për të më kandiduar. Kandidimet e mia nuk janë bërë me lekët e kundërshtarëve. Bëhet një skemë interesante sepse të gjitha palët do të bënin ndryshe llogaritë nëse Nano do ishte në fushë.

Rama ju akuzon se Berisha - Meta...

Ky s’duhet të jetë mirë edhe nga gjendja e funksioneve vitale për shkak të humbjes. Si është e mundur që të bëjë armiq dhe lëshoi dhe ankthin e madh. Ditët e para i binte kokës me grushta: Ç’më bëre Fatos Nano?!. Unë ia kam thënë të gjithëve në sy. Meqë i them dhe në mendja këto i mbyllin edhe dyert e mediave. Kjo është vetëm boria se çfarë po ndodh aty brenda dhe se çfar ëdo vazhdojë të ndodhë nëse nuk ndalet kjo gjë.

Për kë keni votuar?

Për askënd, e kam nxjerr votën të pavlefshme. Unë nuk votova listën e Ramës. Më vjen keq që në listën “Rama” dominon e keqja dhe unë votën ose e kam 10 për qind të pastër ose e kam për veten time. Nuk mund ta ndot me fëlliqësirën Rama. Nuk tallem me një votë kaq të madhe.

Nuk po e teproni me akuzat ndaj Ramës?

Janë të gjitha të vërteta.

Ky njeri është produket politik i juaji?

Kemi pasur dhe shërbime prandaj nuk jemi në listat e këtyre dështakëve.

A janë konsultuar me ju Blushi dhe Malaj?

Unë asnjëherë nuk i kam prishur lidhjet me ta, aq më tepër që është koha kur ata kanë më shumë nevojë.

A keni dëshirë për tu bërë president?

Pse keni dëgjuar që jam tëhequr gjë?!

Rishikoni gabimet me Ramën, bashkohuni prap dhe do të mundni Sali Berishën?

Unë nuk kam aq huqe sa zoti Rama. Unë nuk kam virtyte të masonarive dhe të orgjive.

Pse je distancuar nga politika apo mosha bën punën e vet?

Si ju dukem i rraskapitur apo i freskët? Nuk jam distancuar nga politika po nga keqbërësit e politikës.

U krijua një koalicion Meta- Berisha. Dy konkurrentë dhe kundërshtarë të vjetër. Sa normal apo sa i deformuar është ky koalicion?

Unë besoj se kjo nuk ishte një gjë e papritur. Jo për shkak të sjelljes së Berishës dhe Metës gjatë fushatës elektorale por për shkak të analizës që bënin shumë faktorë për rezultatin e ngushtuar të zgjedhjeve. Mesazhi i zgjedhësve shqiptarë në këto zgjedhje ishte një ekuilibër i ngushtë mes dy blloqeve. Në rast se politika, qeverisja në Shqipëri apo ligjbërja ka qenë e tillë që kufijtë mes të majtës dhe të djathtës shpesh bëheshin të ujshëm, atëherë mesa duket kishte ardhur koha që kufijtë e këtyre aleancave të lëvizin përtej atyre tradicionalë.

A është tradhti koalicioni?

Nuk është kështu. Sepse Meta doli me një platformë politike dhe këta zgjedhës kanë votuar për këtë program dhe për këta përfaqësues. Pra edhe Shefqet Peçi po të ishte gjallë, nuk do guxonte të artikulonte si tradhti këtë gjë, pas shembjes së monizmit dhe Murit të Berlinit. Ky ishte një standard i ri. Ju mendoni se ka hapësirë edhe për ca sjellje kopukësh lindorë për në Perëndimin ku po shkojmë. Askush nga ndërkombëtarët nuk ka dhënë kritika për këtë koalicion. Po të isha unë në krye të PS-së do t`i kisha fituar zgjedhjet bashkë me Metën.

Po nëse do të ishit në pozicionin e Metës, do të bashkëpunonit me Berishën?

Në dobi të stabilitetit, do ta bëja.
Rama nuk mund ta ribashkojë kurrë të Majtën sepse ai ka mbjellë përçarje.

A keni ndikuar në ndërtimin e koalicionit Berisha – Meta?

Unë dhe Shefqet Peçi nuk ishim aty. Këto skenarë janë filma parapolitikë. Unë po e them hapur që Meta dhe Berisha në kushtet e krijuara nga zgjedhjet kanë bërë të vetmin akt të mundshëm për të vazhduar qeverisjen e Shqipërisë me të vetmen mënyrë që kërkon BE-ja.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me Metën?

Ai më vuri në dijeni dhe unë i thash që vlerësoj se po bëni veprimin e duhur.

Ç`marrëdhënie keni me Z. Berisha?

Përveç se e njoh dhe e respektoj si kryeministër, nuk kam kontakte politike. Ndonjë urim për festa, publike apo private dhe kaq.

A keni dijeni për marrëveshjen Meta - Berisha?

Nuk kam dijeni përtej marrëveshjes publike.

Ç`mendim keni për grupin e PS-së që do të shkojë në parlament?

Amin! Unë mendoj se grupi është i madh, duhet formuar dhe duhet të shfaqet se ç`është në gjendje të bëjë. Është ende e vështirë të krijosh një gjykim përfundimtar se si do të jetë sjellja politike e tij dhe çfarë produktesh do të krijojë. Nuk më shqetëson fakti se ka shumë figura të reja në moshë, sepse unë e kam pasur në karrierën politike por nën kujdesin tim.

Ju keni pas ëndërr sa do të ishte e mundur të rinovoni PS-në? Tani që Rama e arriti këtë, e keni zili dhe për këtë?!

S`ka asgjë për të pasur zili Rama, as si mashkull as si femër, as si bashkiak, nuk ka asgjë për të pasur zili. E kam kaluar fazën e parë të Ramës kur dukej si atraktiv. Të zëvendësosh natën, pa pyetur askënd, një numër profesionistësh me një grup emrash jo të njohur në komunitetin votues socialist, të pa familjarizuar me organizatën politike është tejkalim i sensit të masës dhe u shfaq si aventurë e dështuar. Ky brum shqiptarësh varet në ç`mjedis do të jetojnë. Deri tani asgjë nuk është premtuese, sepse po mbahen në rrugë. Dhe në rrugë mund të bëhen të gjitha gjërat. Të gjitha këto çështje mbeten për tu rimarrë në analizë, dhe do të jemi këtu për të kontribuar që të ketë sa më pak dështime në këtë fushë.

Si shpjegohet që një grup që u përfshinë si të rinj në PS kanë dal jashtë skenës politike dhe ata që ishin militantë të Partisë së Punës vazhdojnë të jenë aktivë?

Kjo është shfaqja më e kapshme, të supozojmë për efekte inatçore ose emocionale se sjellja e atyre viteve e këtyre përfaqësuesve si militantë ishte një gabim. Por janë gjithë këto vite që ata u afirmuan. Merrni Blushin, Malajn, Harasanin, Bellon, Meksin, Bufin, Mejdanin, të rinj që u rritën dhe u thinjën në PS si nga Meta, Majko etj, të gjithë këta janë jashtë liste. Atëherë nuk premton gjë të mirë klima ekzistuese, meqë po vijnë një numër i madh të rinjsh, nëse nuk vendoset ajo kulturë demokratike që ka qenë.Një mollë e kalbur kalb gjithë shportën. Shkaku kryesor i vazhdimit të kësaj klime politike, është fakti që liderët deri më sot, përfshi edhe Berishën, edhe lidershipet që ata kanë ndërtuar kanë punuar kryesish me frymë partizane për palën e vet, me palën e vet. E them këtë me keqardhje sepse jam përpjekur gjatë gjithë veprimtarisë sime politike të kapërcej kufirin e palës. Të ndërtoj politika gjithëpërfshirëse. Pas 97-ës nxitëm frymën e pajtimit kombëtar. Më lejoni të rikujtoj përpjekje të tjera të miat, si të lëshojmë pushtet për të bërë shtet. Apo kujtoni eksperiencën e hartimit të Kushtetutës, me bashkautor që asnjëri nga ata nuk ishte i partisë që unë drejtoja por ishte i koalicionit. Apo fakti që opozitës i jepej të drejtonte më shumë koalicione parlamentare sesa përqindja e saj e përfaqësimit në parlament. Duke forcuar kulturën e bashkëjetesës, këto gjëra do të dalin përfundimisht nga skena politike shqiptare. besoj se jemi në matricën e duhur, në shtratin e duhur, në kontratat e duhura që këtë ritëm ta shpejtojmë.

Në cilin vit Shqipëria mund të jetë anëtarë me të drejta të plota në BE?

Unë, kisha dëshiruar dhe kam pas thënë kur drejtoja qeverinë se do të mund të piqnim së bashku me vendet e rajonit klimën dhe terrenin që në 100 vjetorin e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në Ballkan, Ballkani të ishte integruar në Evropë. Janë edhe 5 vjet. Një pjesë e Ballkanit është integruar dhe vendet e tjera janë në kontrata dhe marrëveshje për anëtarësim. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe dinamika duhet të jetë shumë e lartë.

Berisha është shprehur për një bashkim midis Shqipërisë dhe Kosovës?

Është në drejtimin e duhur, dhe është puna pozitive e atij që vjen pas. Të themi infrastrukturën dhe trasenë e rrugëve të bashkimit të tregjeve ne e hapëm me luftën për çlirimin e Kosovës kurse Berisha po shtron betonet. Mezi po pres të marr makinën dhe të lëshohem në autostradën e re. Më pëlqen shumë nga gjithë imazhi që shfaq media, dhe nuk kam pasur ende qetësinë për ta vizituar.

Çfarë mendoni për debatin e Enciklopedisë? Çfarë po ndodh realisht në Maqedoni?

Është një incident i shëmtuar që të lë të kuptosh se në funksionimin e institucioneve të Maqedonisë ka më shumë problem se sa kaq. Maqedonia ka sfidën e anëtarësimit në NATO,o që nuk po kapërcehet, është e lidhur me të edhe bllokimi i komunikimit ndaj procesit të anëtarësimit, janë ngarkuar një numër detyrash që duhet të certifikohen dhe ky proces duket se ka ngecur. Është gjithnjë nën trysninë e një ballafaqimi politik, e një konflikti politik dhe jo vetëm ndëretnik, që mesa duket shpërndahet dhe në institucione jo të mirëfillta politike. dhe mesa duket nuk janë kuruar dhe të jenë të gjalla viruset e këtij nacionalizmi fals. Të shkruash me delir dhe gandomani etnike në një vend të vogël, kur raportet ndëretnike janë shumë afër balancës në një vend të krijuar jo shumë vite më parë, ku përplasen orekse shoviniste dhe megalomane, të sillesh në të njëjtën mënyrë ndaj një pjese vitale të popullsisë së vendit tënd, o duhet të jesh i sëmurë, ose të themi rastin më të mirë, atë grupin e hartuesve të kësaj enciklopedie kanë harruar në ndonjë zyrë të shtetit dhe kanë gatuar këtë gjellë të pangrënshme.

Çfarë komenti keni për një pyetje në historinë e klasës së 12të ku thuhet se qeveria juaj ishte më e korruptuara?

Nuk kam lexuar tekste histori dhe autorë tekstesh më të korruptuara se kaq.

Ku po jetoni?

Në botën e lirë, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Për shkak të pasaportës diplomatike që mund ta përdor edhe ca kohë do lëviz në botën pa kufij. Por derisa të mbarojë afati i pasaportës do liberalizohen vizat, kështu që mund të lëviz sërish në botën e lirë.
 

Gerdeci, enciklopedia, Nano, librat e historise.......

A cpo tallin bythen ata (Berisha, Nano & Co) me ate popull. 

Fatos Nano ka fol kaq gjate ?

E pabesueshme, eshte sozia i tij.

Nano din te thote vetem dy fjale, kush eshte ky shker...t?, e ik pirdhu.

Nese eshte e vertet se ky eshte Fatos Nano, jam me te vertet i lumtur, se do thote kemi arritur ta bejme Fatosin NJERI, keshtu qe edhe Shqiperia shpejt do behet ZONJE!!!!!!!!!!

jo sozia mer lumdrin, por flet rakija smiley

une se pashe intervisten, por skam pike dyshimi qe ka qene b..the smiley

qysh paska thone  e? du me u be krietar bashkije ???????? luj venit er burre, se e nigjon shejtani pupupupu

Lumdrin, vazhdo me intervistat ti ate bej. Tani e ka rradhen Nano me duket. smiley

E ndoqa direkt nè tv intervistèn e nanos tek opinion...pèr kujt i intereson mendimi im,ai èshtè i njèllojtè me atè tè tim eti...i cili pas rreth 15 min qè po e shikonte mirè nè fytyrè mu kthye e mè tha: PASKA PIRè KY MUT!!!....p.s. ditèn qè do ta shoh esèll do tè kem njè mendim mè tè qartè pèr ato qè thotè!!!

Nano mbreme ka konfirmuar per te njemijten here se eshte politikan i kalibrit te madh. Eshte i paparashikueshem dhe i paperballueshem ne levizjet politike qe ben. Rama para Nanos duket thjesht nje cope budalla me syte e zgurdulluar dhe surrat hutaqi qe nuk ka as 0.1% te personalitetit te Tosit. Sa i perket atyre qe kujtojne se Tosi ka marre fund i them qe shume shpejt do ta shihni kryetar bashkie dhe me pas president. Rama do shkelmohet nga politika dhe do perfundoje me vetvrasje.

Rama do shkelmohet nga politika dhe do perfundoje me vetvrasje.

 

Mos ja rrit dhe aq shume vlerat, dreqi e mori...; Nuk besoj se eshte nga ajo kategori aq e qelibartë ai (kemi nje precedent ne shqiptaret, nje te vetem : Nako Spirun...). 

Keshtu qe mos ki merak, do gjalloje gjate dhe ai, siç gjallon surrati yt (dhe imi bashke... ).

kerriç !

Po su hapen kutite Rama do shkoje drejt vetvrasjes o Stalker.

Te hapen kutite
te hapen kutite
te hapen kutite
... dhe te shpetoje Rama nga vetvrasja.

Si tha ben Blushi? edhe aleati me i ri i Rames, Ngjela, kerkonte ne vitin 2003 te hapeshin kutite pasi i kish vjedhur votat Rama, por Rama i hapi lesht.

Si tha perseri Blushi? te gjithe komisioneret e PS ne zgjedhje nuk kane thene qofte edhe me te voglin kundershtim per rezultatin dhe procesin.

Si tha Amerika e Obames? zgjedhjet shprehen vullnetin e popullit.

te hapen kutite
te hapen kutite
te hapen kutite

haahahaha

Ne fakt Rames duhet te ja kemi friken kur te zbohet edhe nga bashkia, se keto punet e partise i shkaktojne probleme mendore por jo deri ne ate shkalle sa te vrase veten. Kur te ndodhe kjo, miq e shoke (megjithese ky s'ka as miq e as shoke)dhe shteti sigurisht, ta ruajne 24 ore se na ben ndonje hata ky...

Une parashikoj nje gje tjeter me Ramen . I perqasem k/xhupkuqit per largimin ose zbuarjen e Rames nga PS . Deri ketu jena m'fill.

Ndryshojme vetem se une e parashikoj ne nje situate qe Ps ta kete dikush tjeter dhe Rama te shndrohet ne Ilir , prej te cilit varet fati i koalicionit qeverises . Nuk me vjen dhe aq mire ta them por shoh Spikerin qe me pjesen e prapme  mundohet ta fshehe ate pjesen e Edit qe ja kishin zbuluar NUDO smiley . Me Ilirin e paten me lehte se pantallonat qe ju grisen kur ngrinte pesha i kishte poshte dhe nuk i dukej e cara. E muloj Spikeri  me llape pernjehere smiley  

Situata te veshtira vijne Spiker . Thuaja Mixhes ta fshihni qe tani ate pjesen e "tredhur" .

Filloi rrjedhja e grupit parlamentar te PS. Shpetim Idrizi merr arratine nga rruga pa krye e skizofrenit Rama dhe bashkohet me deputetin tjeter cam.

Edhe pak kohe dhe per Ramen me te vertete do te ndjejme keqardhje.

cer lesh rrjedhje mer,

Idrisi osht me partine e lekut, dhe ska as i lidhje me PS-ne.

As ka pas naihere, xhanem, ka pas vetem marredhenie paresh.

 

rrjedhje asht Bedrije, pavaresisht shkaqeve dh me kohe te crregullt. Nga 65 mbeten 64 e te tjere do ikin, Rames do i ngelen nje 20-30 deputete qe ata gjithsesi nuk kane lidhje me PS por vetem me Ramen.

Ne fakt Fidel Ylli e Dash Peza jane socialist e kaluar socialistash apo jo?

megjithese ky (Rama) s'ka as miq e as shoke...

 

Mos ja rrit dhe aq shume vlerat, dreqi e mori...; Nuk besoj se eshte nga ajo kategori mizantropesh ai, qe ta bëja aq unik dhe "te mos kete as miq as shokë" : edhe ai, "commun des mortels" (commun run of people) eshte, si puna e surratit tend (dhe timit, bashke...)

 

Kerriç !

Difekti i madh i Rames,se eshte  aq narcizist sa nuk mund te doje tjeterkend pervec vetes. Kam pershtypjen se edhe punet e mira qe ka ba,s'i ka ba me qellimin e sherbimit ndaj publikut po ne sherbim te egos se tij personale. Tek nje rruge e shtruar, te nje lulishte e sistemuar ai merrte kenaqsine e jetes, arrinte orgazmen.(une vetem n'tv e kampa se po baj sikur e kam pas n'lagje)

Kohet e fundit vihet re nje renie e popullaritetit te Rames dhe nje rritje e popullaritetit te Nanos ne rradhet e qytetareve te Tiranes. Kjo gje mund te shpjegohet edhe nga mosprania e Kryetarit te Bashkise per mese 4 vjet ne zyren e tij dhe nga mungesa totale e punes ne qytet nga ana e  bashkise (pervec bllokimit te rrotave te makinave).

Kushdo, qe mund t'ruje ende respekt per Nanon, ka humb me kohe respktin per veten

'Berisha- Meta, bien për 2 muaj' Intervistë me Spartak Ngjelën | 28/09/2009 | mbyll [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

TIRANË - Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën "Shekulli", deklaroi se do të bashkëpunojë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, si dhe me gjithë spektrin opozitar shqiptar, të majtë dhe të djathtë, për të ndërtuar një platformë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar.

Z. Ngjela, cili është vlerësimi juaj mbi zgjedhjet e 28 qershorit?

Për zgjedhjet e 28 qershorit, fakte personale nuk kam, por kam raportin. Raporti i ndërkombëtarëve thotë që, një e treta e numërimit është bërë keq ose shumë keq, në një kohë që pushteti është i barabartë 70 me 70.

Patjetër, nuk mund të vazhdojë kjo gjendje. Është e pamundur të vazhdojë kjo gjendje. Kjo është logjika e shtetit. Kjo është logjika e demokracisë dhe këtë po kërkojmë të bëjmë.

Si e vlerësoni qeverinë "Berisha-Meta", e dalë prej këtyre zgjedhjeve?

Jolegjitime. Për të gjitha ato që thashë, jolegjitime. Për mendimin tim, në rast se do të vazhdojë bojkoti dhe për dy muaj, kjo qeveri nuk mund të ketë mundësi që të shkojë më shumë se dy muaj dhe do të rrëzohet.

Pak ditë më parë ju zhvilluat një takim me kreun e PS-së, Edi Rama. Çfarë u diskutua në këtë takim?

Diskutuam problemet e gjendjes aktuale. Çështja kryesore është: e përkrah apo nuk e përkrah personalisht si frymë e djathtë bojkotin që kanë bërë socialistët? Unë e konsideroj bojkotin si një çështje shumë të madhe, një evolucion në mentalitetin shqiptar, i cili do të realizojë patjetër rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Duhet të kujtojmë që vota e lirë në Shqipëri është zhdukur si fenomen në vitin 1924. Po shkon afër një shekull që ne vërtitemi nëpër "kallamishte" nga tirania. Erdhi koha që interesat të bashkohen në luftë kundër tiranisë.

Zoti Rama tha: "Jam dakord". Ishte një takim thuajse formal, tani mendojmë se do të mblidhen dhe strukturat e opozitës së djathtë për të parë se si do t'i riorganizojmë forcat, me një qëllim të përbashkët: rikthimin e demokracisë në Shqipëri, institucionalizimin e shtetit, bllokimin e pushtetit, rrëzimin e tiranisë dhe krijimin e hapësirave të mëdha demokratike në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe shtetërore; në administratë, në pushtetin gjyqësor, në media.

Ju keni qenë një kundërshtar politik i Ramës për disa vite, (duke kujtuar këtu edhe përballjen tuaj për Bashkinë e Tiranës), çfarë ju shtyu të ndërmerrni këtë hap për të bashkëpunuar me të?

Nuk është problem se po shtyhem për të bashkëpunuar me të. Është çështja se e ka sjellë koha. Na sjell dy forca të caktuara në një barrikadë përballë një kundërshtari. Kjo është një opozitë, e cila nuk ka lidhje me programet, ka lidhje me sistemin. Në Shqipëri është bllokuar sistemi në funksion të votës së lirë.

Nëse nuk kemi votë të lirë, nuk kemi asgjë. Ne bashkëpunojmë për votën e lirë njësoj sikur të kishim përpara një diktaturë, një tirani. Nuk flitet më për aspektet e tregut, për shpërndarjen e të ardhurave, të cilat janë një stad më vonë, pasi të vendosen rregullat e lojës dhe të vendoset demokracia në Shqipëri. Këtu ne jemi përballë tiranisë. Do godasim tiraninë!

Pse vjen tani kjo lëvizje politike?

Nuk është lëvizje. Unë kam katër vjet në opozitë, po këtu janë vjedhur zgjedhjet, janë vjedhur votat. Ndërkombëtarët provuan në raport që këtu nuk ka proces të lirë zgjedhor. Në qoftë se ai raport do të ishte në Angli, Anglia do të shkatërrohej.

Nuk mund të qëndrojë një ditë Qeveria Angleze dhe Parlamenti anglez, atëherë në Shqipëri pse qëndron, se jemi shqiptarë. Raporti thotë këtë gjë: "Uji është i ndotur, kana është e pistë, gota është edhe më e pistë, pijeni ujin se jeni shqiptarë. Nuk keni standarde, po ju shqiptarë jeni, domethënë 'afrikanë'".

Në një kohë që jemi në NATO, diskrediton koshiencën tonë demokratike, atëherë duhet t'i tregojmë Perëndimit që ne nuk jemi këta që janë në pushtet. Kjo është fryma që unë kërkoj të merrem vesh me të gjithë spektrin opozitar shqiptar, jo vetëm me Partinë Socialiste, me të gjithë. Kryqëzatë duhet të ngremë për të luftuar tiraninë në Shqipëri.

Çfarë ju bashkon dhe ju ndan me Edi Ramën?

Na ndajnë programet. Tani ai është rreshtuar dhe kërkon ristrukturimin e shoqërisë shqiptare në mënyrë demokratike, administratën, pushtetin gjyqësor, pushtetin e medias, pushtetin legjislativ, votat e lira, institucionet e votës së lirë. Kjo është një platformë e madhe reforme, të cilën do të mblidhemi dhe do ta shpallim.

A ekzistojnë mundësitë e shkrirjes së partisë suaj me PS-në?

Jo, nuk mund të ndodhë.

Cilat janë kushtet që do t'i vendosni Partisë Socialiste për bashkëpunim?

Të gjitha ato që thashë më lart, janë kushtet që ne luftojmë për këtë, dhe me partitë, me barazi. Midis forcave të djathta dhe forcave të majta, do të krijojmë doktrinën ose platformën e caktuar, e cila do të përpilohet nga palët.

Unë kam rënë dakord me kryetarin e Partisë Socialiste që të krijojmë një platformë të përbashkët, një marrëveshje të përbashkët ose një doktrinë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar.

Duke mbetur tek qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos hyrë në Kuvend, si e vlerësoni ju këtë qëndrim, a është i legjitimuar?

Një gjë shumë e madhe. E thashë edhe në fillim. Është legjitime, çdo të thotë legjitime? Në momentet që unë them që ky Parlament është jolegjitim, unë nuk kam si marr pjesë në këtë Parlament.

Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre në rastin e tragjedisë së Gërdecit, ju si njeri i jurisprudencës si e gjykoni vendimin e Gjykatës së Lartë?

Gjykata ka të drejtë. Ai ka mandat të ri deputeti, do të thotë që ka imunitet. Ata nuk mund ta gjykojnë, duhet ta çojnë në Prokurori, t'i kërkojnë heqjen e imunitetit që të vazhdojë gjyqi.

A është moralshme që Fatmir Mediu të jetë sërish në kabinetin e ri qeveritar?

Kurrë nuk është e moralshme. Nuk është e moralshme për asnjë gjë.

Qeveria "Berisha-Meta"

"Jolegjitime. Për të gjitha ato që thashë, jolegjitime. Për mendimin tim, në rast se do të vazhdojë bojkoti dhe për dy muaj, kjo qeveri nuk mund të ketë mundësi që të shkojë më shumë se dy muaj dhe do të rrëzohet"

Takimi me Edi Ramën

"Ishte një takim thuajse formal, tani mendojmë se do të mblidhen dhe strukturat e opozitës së djathtë për të parë se si do t'i riorganizojmë forcat, me një qëllim të përbashkët: rikthimin e demokracisë në Shqipëri, institucionalizimin e shtetit, bllokimin e pushtetit, rrëzimin e tiranisë dhe krijimin e hapësirave të mëdha demokratike në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe shtetërore; në administratë, në pushtetin gjyqësor, në media"

Platforma e opozitës

"Midis forcave të djathta dhe forcave të majta, do të krijojmë doktrinën ose platformën e caktuar, e cila do të përpilohet nga palët. Unë kam rënë dakord me kryetarin e Partisë Socialiste që të krijojmë një platformë të përbashkët, një marrëveshje të përbashkët ose një doktrinë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar"

'Berisha- Meta, bien për 2 muaj' Intervistë me Spartak Ngjelën | 28/09/2009 | mbyll [ posto kete artikull ne faqet me poshte ]

TIRANË - Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, në një intervistë për gazetën "Shekulli", deklaroi se do të bashkëpunojë me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, si dhe me gjithë spektrin opozitar shqiptar, të majtë dhe të djathtë, për të ndërtuar një platformë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar.

Z. Ngjela, cili është vlerësimi juaj mbi zgjedhjet e 28 qershorit?

Për zgjedhjet e 28 qershorit, fakte personale nuk kam, por kam raportin. Raporti i ndërkombëtarëve thotë që, një e treta e numërimit është bërë keq ose shumë keq, në një kohë që pushteti është i barabartë 70 me 70.

Patjetër, nuk mund të vazhdojë kjo gjendje. Është e pamundur të vazhdojë kjo gjendje. Kjo është logjika e shtetit. Kjo është logjika e demokracisë dhe këtë po kërkojmë të bëjmë.

Si e vlerësoni qeverinë "Berisha-Meta", e dalë prej këtyre zgjedhjeve?

Jolegjitime. Për të gjitha ato që thashë, jolegjitime. Për mendimin tim, në rast se do të vazhdojë bojkoti dhe për dy muaj, kjo qeveri nuk mund të ketë mundësi që të shkojë më shumë se dy muaj dhe do të rrëzohet.

Pak ditë më parë ju zhvilluat një takim me kreun e PS-së, Edi Rama. Çfarë u diskutua në këtë takim?

Diskutuam problemet e gjendjes aktuale. Çështja kryesore është: e përkrah apo nuk e përkrah personalisht si frymë e djathtë bojkotin që kanë bërë socialistët? Unë e konsideroj bojkotin si një çështje shumë të madhe, një evolucion në mentalitetin shqiptar, i cili do të realizojë patjetër rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Duhet të kujtojmë që vota e lirë në Shqipëri është zhdukur si fenomen në vitin 1924. Po shkon afër një shekull që ne vërtitemi nëpër "kallamishte" nga tirania. Erdhi koha që interesat të bashkohen në luftë kundër tiranisë.

Zoti Rama tha: "Jam dakord". Ishte një takim thuajse formal, tani mendojmë se do të mblidhen dhe strukturat e opozitës së djathtë për të parë se si do t'i riorganizojmë forcat, me një qëllim të përbashkët: rikthimin e demokracisë në Shqipëri, institucionalizimin e shtetit, bllokimin e pushtetit, rrëzimin e tiranisë dhe krijimin e hapësirave të mëdha demokratike në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe shtetërore; në administratë, në pushtetin gjyqësor, në media.

Ju keni qenë një kundërshtar politik i Ramës për disa vite, (duke kujtuar këtu edhe përballjen tuaj për Bashkinë e Tiranës), çfarë ju shtyu të ndërmerrni këtë hap për të bashkëpunuar me të?

Nuk është problem se po shtyhem për të bashkëpunuar me të. Është çështja se e ka sjellë koha. Na sjell dy forca të caktuara në një barrikadë përballë një kundërshtari. Kjo është një opozitë, e cila nuk ka lidhje me programet, ka lidhje me sistemin. Në Shqipëri është bllokuar sistemi në funksion të votës së lirë.

Nëse nuk kemi votë të lirë, nuk kemi asgjë. Ne bashkëpunojmë për votën e lirë njësoj sikur të kishim përpara një diktaturë, një tirani. Nuk flitet më për aspektet e tregut, për shpërndarjen e të ardhurave, të cilat janë një stad më vonë, pasi të vendosen rregullat e lojës dhe të vendoset demokracia në Shqipëri. Këtu ne jemi përballë tiranisë. Do godasim tiraninë!

Pse vjen tani kjo lëvizje politike?

Nuk është lëvizje. Unë kam katër vjet në opozitë, po këtu janë vjedhur zgjedhjet, janë vjedhur votat. Ndërkombëtarët provuan në raport që këtu nuk ka proces të lirë zgjedhor. Në qoftë se ai raport do të ishte në Angli, Anglia do të shkatërrohej.

Nuk mund të qëndrojë një ditë Qeveria Angleze dhe Parlamenti anglez, atëherë në Shqipëri pse qëndron, se jemi shqiptarë. Raporti thotë këtë gjë: "Uji është i ndotur, kana është e pistë, gota është edhe më e pistë, pijeni ujin se jeni shqiptarë. Nuk keni standarde, po ju shqiptarë jeni, domethënë 'afrikanë'".

Në një kohë që jemi në NATO, diskrediton koshiencën tonë demokratike, atëherë duhet t'i tregojmë Perëndimit që ne nuk jemi këta që janë në pushtet. Kjo është fryma që unë kërkoj të merrem vesh me të gjithë spektrin opozitar shqiptar, jo vetëm me Partinë Socialiste, me të gjithë. Kryqëzatë duhet të ngremë për të luftuar tiraninë në Shqipëri.

Çfarë ju bashkon dhe ju ndan me Edi Ramën?

Na ndajnë programet. Tani ai është rreshtuar dhe kërkon ristrukturimin e shoqërisë shqiptare në mënyrë demokratike, administratën, pushtetin gjyqësor, pushtetin e medias, pushtetin legjislativ, votat e lira, institucionet e votës së lirë. Kjo është një platformë e madhe reforme, të cilën do të mblidhemi dhe do ta shpallim.

A ekzistojnë mundësitë e shkrirjes së partisë suaj me PS-në?

Jo, nuk mund të ndodhë.

Cilat janë kushtet që do t'i vendosni Partisë Socialiste për bashkëpunim?

Të gjitha ato që thashë më lart, janë kushtet që ne luftojmë për këtë, dhe me partitë, me barazi. Midis forcave të djathta dhe forcave të majta, do të krijojmë doktrinën ose platformën e caktuar, e cila do të përpilohet nga palët.

Unë kam rënë dakord me kryetarin e Partisë Socialiste që të krijojmë një platformë të përbashkët, një marrëveshje të përbashkët ose një doktrinë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar.

Duke mbetur tek qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos hyrë në Kuvend, si e vlerësoni ju këtë qëndrim, a është i legjitimuar?

Një gjë shumë e madhe. E thashë edhe në fillim. Është legjitime, çdo të thotë legjitime? Në momentet që unë them që ky Parlament është jolegjitim, unë nuk kam si marr pjesë në këtë Parlament.

Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga Prokuroria për shpërdorim detyre në rastin e tragjedisë së Gërdecit, ju si njeri i jurisprudencës si e gjykoni vendimin e Gjykatës së Lartë?

Gjykata ka të drejtë. Ai ka mandat të ri deputeti, do të thotë që ka imunitet. Ata nuk mund ta gjykojnë, duhet ta çojnë në Prokurori, t'i kërkojnë heqjen e imunitetit që të vazhdojë gjyqi.

A është moralshme që Fatmir Mediu të jetë sërish në kabinetin e ri qeveritar?

Kurrë nuk është e moralshme. Nuk është e moralshme për asnjë gjë.

Qeveria "Berisha-Meta"

"Jolegjitime. Për të gjitha ato që thashë, jolegjitime. Për mendimin tim, në rast se do të vazhdojë bojkoti dhe për dy muaj, kjo qeveri nuk mund të ketë mundësi që të shkojë më shumë se dy muaj dhe do të rrëzohet"

Takimi me Edi Ramën

"Ishte një takim thuajse formal, tani mendojmë se do të mblidhen dhe strukturat e opozitës së djathtë për të parë se si do t'i riorganizojmë forcat, me një qëllim të përbashkët: rikthimin e demokracisë në Shqipëri, institucionalizimin e shtetit, bllokimin e pushtetit, rrëzimin e tiranisë dhe krijimin e hapësirave të mëdha demokratike në të gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe shtetërore; në administratë, në pushtetin gjyqësor, në media"

Platforma e opozitës

"Midis forcave të djathta dhe forcave të majta, do të krijojmë doktrinën ose platformën e caktuar, e cila do të përpilohet nga palët. Unë kam rënë dakord me kryetarin e Partisë Socialiste që të krijojmë një platformë të përbashkët, një marrëveshje të përbashkët ose një doktrinë të përbashkët, për ristrukturimin demokratik të shtetit shqiptar"

ej mrroklle te pelqen historia e Mata Harit ? edhe mua shume. e te mendosh qe ka qene agjentja me e zonja e luftes se dyte boterore...kur behej lufte e vertete, jo kur pihej raki apo pazare kontrabandistesh...apo kur enderronte per first lady nje kopile maje tavolinave te buzuqeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).