Per administratoret: Politika tek Peshku

Te dashur admina (Llukan, Blend, Penar dhe Alisa),

Duke ju falenderuar paraprakisht per punen qe beni per te shtruar dhe ngritur sofren, po i lejoj vetes te 'jap mend' per gjellet e shtruara, meqe jam nje nga ata qe ulen te hane.

A keni ju te dashur admine nje kuote apo nje % te arsyeshme qe duhet t'i kushtohet politikes tek peshku? Kjo pyetje pastaj lind minipyetje te tipit: me foto apo pa foto, ne rubriken 'kryesore', 'mos humbisni', 'shtypi' apo 'letersia'?

Sepse te dashur admina, nuk ka gje me te keqe se sa zhvendosja qe i behet bisedave te ndryshme (edhe te bukura, edhe te rendesishme) mes peshqeve kur shfaqet ne faqe te pare nje koke gazmore si e Berishes (he Blend, ia numeruat dot dhembet smiley ). Dhe peshku nuk eshte me pastaj shume me ndryshe nga media qe ju doni te ndryshoni, duke u bere vete media, nga medja e politizuar deri ne ngerdheshje.

Te mira dhe urime nga ekrani i vogel i zyres sime.

1 Komente

Te mira dhe urime nga ekrani i vogel i zyres sime.

Faleminderit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).