Nuk eshte me mire qe Kadare te mos Nobilohet ?

14 Komente

Duke lexuar emrat e atyre qe nuk kane arritur te marrin çmimin Nobel, per adhuruesit e Kadares, mendoj se me mire eshte qe te rreshtohet me keto shkrimtar gjigant .

10 shkrimtarë të mëdhenj që s’kanë marrë Nobel

Figurat më të ndritura të letërsisë që u është refuzuar çmimi i madh
Nga Mark Twain, Tolstoy, Proust, Nabokov, Joyce e deri tek Borges
Çmimi Nobel konsiderohet si nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një fushë të caktuar. Kur dëgjojmë emrin e një shkrimtari që ka shërbyer si gur themeli në letërsinë moderne duket si e pamundur të mendohet se ai është refuzuar me dhjetëra herë nga komiteti i i ndarjes së çmimit Nobel. Mark Tëain është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të botës që është refuzuar dhjetë herë nga komiteti. Tq dhjetë herët çmimi u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. Leon Tolstoy, shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”. James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”. Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”. Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë. Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë. Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë. Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.

aMark Twain
1835-1910
Mark Twain mbahet krijuesi i romanit amerikan që u bë i famshëm fillimisht me Tom Sojerin dhe Hakelberri Fin, si dhe një prej romancierëve, humoristëve, eseistëve, kritikëve më të famshëm të gjithë kohërave. Ashtu si Tolstoy ai ka pasur dhjetë raste për marrë çmimin Nobel dhe të dhjetë herët ai u ka shkuar autorëve të tjerë si Sully Prudhomme, Theodor Mommsen, Frederic Mistral, Rudyard Kipling, Selma Lagerlof etj. 

Leo Tolstoy
1828-1910
Leon Tolstoy Shembulli më madhështor i realizmit letrar në histori dhe mbase një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në histori. Dy veprat e tij të mëdha, “Lufta dhe paqja” dhe “Ana Karenina” do të kishin qenë më se të mjaftueshme për t’i siguruar një shkrimtari çfarëdo një çmim Nobel. Por jo të madhit Tolstoy. Komiteti nuk mendoi se Tolstoy po e çonte letërsinë moderne në “drejtimin ideal”.

James Joyce
1882-1941
James Joyce është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj irlandezë dhe botërorë. Ai është mjeshtër i rrymës së përroit të ndërgjegjes dhe praktikisht ka krijuar idenë moderne të krijimit spekulativ me veprën e tij finale “Zgjimi i Fineganëve”, e cila është thuajse e palexueshme. Ai e konsideron atë veprën e tij më të mirë, por në fakt nga kritika konsiderohet “Uliksi” dhe “Dublinasit”.

Marcel Proust
1871-1922
Marsel Proust është autori i veprës më monumentale të shekullit të 20-të, “Në kërkim të kohës së humbur”. Është një roman me shtatë volume që shfaq një prej shembujve të parë, në mos të parin të përroit të ndërgjegjes. Por komiteti i ndarjes së çmimit Nobel vendosi t’ia jepte këtë çmim në vitin 1920 norvegjezit Knut Hamsun dhe jo Proust-it.

Henrik Ibsen
1826-1906
Henrik Ibsen është shkrimtari më i madh norvegjez dhe një prej shkrimtarëve të dramës moderne më të mirë në histori. Ai ka pasur shtatë mundësi për të fituar çmimin Nobel që në vitin 1901, kur filloi ndarja e tyre, por ai humbi për shkak të debatit mbi kërkesat që kishte lënë Alfred Nobel në testament. Ai donte që fituesit të kishin “idealizëm të lartë dhe të fuqishëm”, por komiteti mendonte se ai donte të thoshte “drejtim ideal”.

Emile Zola
1840-1902
Emile Zola është një tjetër rast i shkrimtarit të madh që s’ka fituar kurrë në jetën e tij një çmim Nobel. Është një nga ato rastet, kur fitojnë shkrimtarë që për publikun nuk janë dhe aq të njohur, por shkrimtari i madh duket sikur përçmohet nga komiteti i shpërndarjes së çmimeve. Ai ka shkruar mbi 30 romane dhe ka pasur dy herë mundësi për të marrë çmimin, por asnjëherë s’e ka marrë.

Robert Frost
1874-1963
Robert Frost është poeti më i madh amerikan i shekullit të 20-të. Ai ka fituar katër çmime Pulitzer për poezitë e tij, ka marrë 40 çmime nderi nga universitetet më të mëdha të botës, por s’ka fituar asnjëherë një çmim Nobel. Çmimi i katër Pulitzer i shkoi Frost-it njëzet vjet para se të vdiste. Në ato 20 vjet komiteti i çmimit Nobel nuk e mori në konsideratë.

W. H. Auden
1907-1973
W.H. Auden është një prej poetëve më të mëdhenj në histori. Ai ka fituar çmimin Pulitzer, “National Book Aëard” dhe ka influencuar në një numër të madh poetësh që kanë ardhur pas tij. Mendohet se komiteti i çmimit Nobel ka refuzuar t’i japë atij nj çmim për arsye se ai kishte bërë gabime në përkthimin e një libri të Dag Hammarskjold, fitues i çmimit Nobel dhe pse kishte sugjeruar se ky autor ishte homoseksual.

Vladimir Nabokov
1899-1977
Vladimir Nabokov është i mirënjohur për romanin e tij “Lolita”. Ai ka shkruar shumë vepra të tjera të rëndësishme, kritika, përkthime dhe poezi. Ai u dominua në vitin 1974, së bashku me Graham Greene dhe nuk arriti të fitonte një çmim Nobel. Çmimin e fitoi suedezi Eyvind Johnson me Harry Martinson, të dy anëtarë të komitetit të çmimit Nobel në atë kohë.

Jorge Luis Borges
1899-1986
Jorge Luis Borges është menduar si kandidat i mundshëm për çmimin Nobel më shumë se njëherë, por komiteti i ndarjes së çmimit ka refuzuar për shkak të mbështetjes së këtij shkrimtari ndaj diktatorit Pinochet. Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.

Last Updated ( Saturday, 19 September 2009 15:58 )  

  • Video
  • Moti

Moti © All rights reserved. Krijuar nga Albanian Webmasters

Thjesht se nuk e kane fituar disa, nuk do te thote qe nuk ja vlen ta fitosh. Ne fund te fundit jam mese i sigurt qe po te marresh te gjitha fushat ka me shume qe e kane merituar dhe fituar se ata qe e kane merituar po nuk e kane fituar. Nese Kadare do e fitonte ndonje dite, pavaresishte mendimeve qe kane njerezit per te shkuaren e tij komuniste, do te ishte nje nder i madh per te gjithe shqiptaret. Ne na duhen ngjarje e momente te tilla per te ringritur nje krenari kombetare qe eshte thuajse inekzistente per momentin.

a ka dale folje e re noBILohet ?

a gjindet n'fjalor, apo eshte pjese e projektit te globalizim-pasurim-modernizimit te gjuhes shqipe ?

P.S. Prape me Kadareneeeeeeeee ? Na hoqet trunin . Na cmenet !

 Me mire per ke?

Se ne listen e shkrimtareve te medhenj qe nuk jane nobiluar hyj edhe une. smiley

ceshtja nuk mund te shtrohet ne kete menyre. ne radhe te pare, kjo pyetja "nuk mendoni se eshte me mire qe Kadare te mos Nobilohet?", nuk eshte pyetje e sinqerte sepse nuk kerkon opinionin e lexuesit por kerkon ta inxhinjeroj ate. Pyetja eshte sugjeruse, ne shkence ksaj i thon "leading question". Pyetja duhet te jete: Eshte mire te marr cmimin Nobel Kadare? Por edhe kjo nuk eshte e sakte.. se, cdmth "eshte mire?" mire per ke? Pyetja duhet te jete "A e MERITON Kadare cmimin Nobel?", me pas pastaj te behet kerkimi mbi cmimin, historine e tij, nominatoreve gjate viteve, fituesve, e ndjekur me nje kerkim e stuim mbi shkaqet qe e kane fituar, pastaj atyre qe mendohet se e meritonin por s'e kane fituar, e pasuar me nje kerkim mbi shkaqet qe s'e kane fituar, si edhe me pas nje perqasje te fituesve e shkaqeve te dhenies se cmimit me arsyet e meritimit te atyre qe s'e kane fituar.. dhe ne kete emnyre mund te dalim ne konkluzion se cilat jane kriteret dhe s'a rreptesisht jane ndjekur kto kritere gjate viteve... edhe ne baze te ktyre mund te jipet nje konkluzion, nese Kadare e meriton apo jo. Nuk eshte e nevojshme dmth te pyetet nese e meriton ne forme sondazhi sepse nuk ka rendesi rezultati i sondazhit.. nuk eshte autoritativ aspak dhe nje kerkues do te ishte me i afte t'i pergjigjej ksaj pyetje nepermjet nje studimi te hollesishem, se sa nje grup njerezish te cilet nuk ja kane idene por shprehin vetem opinionet e tyre subjektive.

Dmth e gjitha varet prej asaj qe kerkojme, kerkojme nje pergjigje te informuar e te arhgumentuar, apo 100 opinione subjektive te tipit "si ndihesh ne lidhje me kte"? Per mendimin tim kjo e fundit eshte tip masturbimi kolektiv, dhe do ta lexoja me shume interes nje kerkim e pergjigje te informuar.

flm.

E bukur kjo, per te treguar nje histori qe e lexova mbreme. Pak a shume eshte keshtu :

Ndersa ai mundohej t'i mbushte asaj mendjen qe pse duhet te jetonin bashke, qe pse femija i secilit prej tyre (ai kishte nje vajze dhe ajo nje djale) duhet te kishte nje vella apo nje moter, qe pse e gjitha kjo kishte qene nje keqkuptim i plote, ajo, ne nje shkendije mizorie dhe pashpirtesie, me zerin e saj te holle dhe te leshuar, a thua se fjalet terhiqnin njera-tjetren si brisqet e nje magjistari qe dalin nga goja e tij te lidhura me nje pe, ia preu : "Humori yt i verber, i dashur Mark, nuk ka sy." Ai, medyshtas mbi domethenien e kesaj fjalie te erret, u mundua te ngaterroje diçka : "Sigurisht, e dashur Diana, perderisa eshte i verber." Por Diana shtoi, aty per aty : "Jo, lepurushi im, ai eshte i verber ngaqe nuk ka sy, dhe jo nuk ka sy ngaqe eshte i verber." Dhe me keto fjale, ajo u ngrit nga tavolina e barit ku ishin ulur dhe u largua qete-qete.

Marku, i kthyer ne shtepi, ndezi televizorin dhe degjoi lajmin e bujshem : "James Yojce dhe Virginia Foowl kane marre sot Cmimin LOBEN." Kalendari shenonte 10 tetor 1942.

Ta marre cmimin.

Te fitosh Nobel nuk dmth se e meriton. Te pakten jo gjithmone. Po nuk do na vinte keq si komb qe te kishim edhe nje perfaqesues te tille. Te pakten Kadareja eshte akoma gjalle, dhe ne te gjallet e vet, e ka thene gjithmone qe eshte shqiptar. (jo si Gonxhja, qe nuk na fliste dot shqip). Nuk do i bente keq biografise sone kombetare, edhe pse Kadareja nuk ka nevoje per ate cmim.

Kadarea eshte vertet mjeshter i penes ,dhe ka shkruar vepra te bukura me vlera te larta aristike, por kjo nuk mjafton per te qene fitues i nobelit.

Eshte e vertete qe Kadarea eshte gjalle dhe thote qe jam Shqipetar, por mos e harroni qe, kur te rinjte shqipetar cane me guxim telat me gjemba,qe i kishte vendosur partia qe shoku Kadare i thurte poema,keta te rinj Kadarea i quajti jashteqitja e kombit ,pak me vone i ktheu krahet edhe vete

Shqiperise e kerkoi strehim politik ne France.

Vetem se i cfaqi dashurine vajzes se tij(Kadarese),djali i nje shteseje te thjeshte ky person eshte ne karrike me rrota nga sigurimsat qe i sherbenin Kadarese.

O realist... mos iu bashko asaj keste njerezish qe flasin percart...

Nuk behet fjale per Nobel per sjellje te mire, behet fjale per Nobel per Letersi. Dhe ka nga ata qe e kane fituar me nje liber me vjersha qe te bejne per te vjelle! 

une them qe kadare nuk duhet te Mobilohet. Keshtu ai i bashkangjitet listes se gjate te shkrimtareve me vlera te padiskutuara qe nuk jane mobiluar kurre.

nder ta mund te permendim shume, si psh Arthur Rimbaud, Edgar Allan Poe, Allen Ginsberg, Jack Kerouac, William S.Burroughs, David Malouf, Orhan Pamuk, Aziz Nesin, Mawlana J. Rumi, F.Garcia Lorca, Nazim Hikmet, Pablo Neruda, Mario de Andrade, M. Cesariny de Vasconselo, Gig Ryan, Soren Kierkegaard, Samuel Beckett, Albert Camus, J.P.Sartre, Ferdowsi, Saadi, Primo Levi, Antonio Tabbuchi, Dino Buzzati, Italo Calvino, Jose Saramago, Goethe, Homer, Shakespeare, Virgil, Stefan Zweig, Friedrich Nietzsche, Karl Marx, Luigi Pirandello, Umberto Eco, Antonio Gramsci, Ernesto Guevara, J. Luis Borges, G.Garcia Marquez, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, M. Gjergj Nikolla, Charles Dickens, J.K.Rowling, J.R.R.Tolkien, Noam Chomsky, Mark Twain, Jack London, David Brooks, James Joyce, D.H.Lawrence, T.S.Eliot, Ezra Pound, Yasunari Kavabata, Haruki Murakami, Moliere, Marquis de Sade, Honore de Balzac, Victor Hugo, Jules Verne, Gustave Flaubert, Emile Zola, Guy de Maupassant, Salman Rushdie, Omar Khayyam, Fyodor Dostoevsky, Boris Pasternak, Aliaksandr Solzhenitsyn, Sergei Esenin, Alexander S. Pushkin, Lev Tolstoy, Anton Chekhov, Anna Akhmatova, Josip Brodsky, Wladimir Maiakovsky, Osip Mandelstam, Vladimir Nabokov, Sergey Dovlatov, MTC Cronin, Carel Van De Voestijne...

 

Pra do te ishte nder per Kadarene dhe per gjithe kadareistiken qe te mos Mobilohej kurre nje shkrimtar si Kadare, ky eshte propozimi im

Liste e çuditshme kjo :

Ketu jane futur ca qe kane marre çmimin Nobel (Neruda, Beckett, Pamuk, Camus, Sartre, Saramago, Marquez, Kawabata, Pasternak, Soljenitzin, Eliot, Brodsky)

Jane futur ca emra qe kane vdekur para 1900-es (Marx, de Sade, Saadi, Homer, sigurisht).

Nuk e kuptoj pse nuk eshte mjaftuar te permenden vetem shkrimtare qe DO TE KISHIN MUNDUR ta merrnin, por qe NUK E KANE MARRE.

Tre shkrimtaret me te medhenj te shekullit te XX nuk e kane marre :

Proust, Joyce, Woolf. 

Kaq mund te thuhej, dhe jo te futeshim ne anakronizma ku te permenden shkrimtare qe nuk kishin ASNJE MUNDESI TEORIKE dhe PRAKTIKE ta merrnin.

(Auto)Mobil--(Auto)mobilohet

Nobil-------Fisnikerohet

Debil-------Depilohet....

 

An Aesop's fable

One hot summer's day a Fox was strolling through an orchard till he came to a bunch of Grapes just ripening on a vine which had been trained over a lofty branch. "Just the thing to quench my thirst," quoth he. Drawing back a few paces, he took a run and a jump, and just missed the bunch. Turning round again with a One, Two, Three, he jumped up, but with no greater success. Again and again he tried after the tempting morsel, but at last had to give it up, and walked away with his nose in the air, saying: "I am sure they are sour."

It is easy to despise what you cannot get

 

As Ezopi nuk ka marre cmim Nobel, keshtuqe mos e vrisni mendjen


Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).