Mund te kemi nje Pyetje-Teme edhe per Poezi?

Ashtu sic sillen kenget e preferuara, ndoshta mund te sillen edhe poezi te tilla. Vecse, kam nje lutje, poezite duhet te jene.. KLASIKE! Dhe ktu eshte celesi i temes, tek klasikja, pra nderkaq qe sjellim poezi, duhet te kemi syrin tek klasikja, te arsyetojme e te arrijme ne konsensus se cfare e ben nje poezi klasike. Ky eshte themeli i temes, pa te tema do te deshtoj.

 

Opinionet personale jane te mirepritura, por le te mos harojme se poezine nuk e shpikem ne sot! Ne fjale te tjera, tema nuk mund te kthehet ne skene protagonistash, dhe opinionet do te vleresohen me teper nese jane te mire-informuara.

 

Do te ishte SHUME e dobishme qe per c'do poezi te tentohej nje shpjegim, a pershtypje, se pse poezia eshte zgjedhur, dhe cfare pikerisht e ben kete poezi klasike. Kjo ndoshta tingellon si nje kerkese e veshtire per t'u kryer, sidomos duke marr parasysh se shpesh poezite thjesht na pelqejne, ne nje menyre qe as vete nuk e kuptojme, e jo me ta shpjegojme, por ky eshte edhe nje prej objektiveve te temes, te kuptojme se PSE nje poezi na pelqen, si edhe te mesojme te mos biem ne kurthin e subjektivizmit, duke e quajtur nje poezi klasike, THJESHT sepse na pelqen.

 

Them se ne kete menyre, mund te devijojme vemendjen prej (per mendimin tim) konceptit pa-lidhje ('irelevant'), artificial e te kufizuar, te "vlerave evropiane", dhe te perqendrohemi, me aq sa mundemi, ne vlerat e verteta te letersise ne pergjithesi, dhe poezise ne vecanti. E them kete, sepse, duke patur nepermend kete debatin mbi "vlerat evropiane te letersise", kam ardhur ne konkluzionin se qellimet e verteta te letersise se nje kombi NUK MUNDEN te jene arritja e vlerave evropiane, amerikane, aziatike, ose afrikane, por vlerat e saj te pavarura, te cilat mund te perkojne me ato evropiane, ashtu sic mundet edhe te mos perkojne.

 

Jane te gjthe te mirepritur!

22 Komente

na shpjego ca eshte KLASIKE, se kushedi gjejme ndonje

e pse duhet te te shpjegoj une? une sjam ktu te mbaj leksione. Nuk e di aty n'Kanada, por ktu ku jam une, kur isha ne shkolle, po na shpjegonte ky profesori, edhe ne filluam ta pyesnim per ca gjera te cilat atij i'u duken cik si te tepruara... edhe na thot... degjoni si eshte puna... une nuk e di nga vini ju e c'fare keni bere me pare, por ne shkolle te larte ka nje regull te cilin ju duhet ta mesoni. Ky regulli eshte 'FO-FO', and it stands for, 'Fuck Off and Find Out'.

 

smiley

 

Mos ma mer per ters, you get my drift I hope.

hey po PPU nuk osht bo ala universitet mer lal

PPU nuk osht bo ala universitet

s'kom c'me shtu, vetem se doja me e von ne "bold" dhe ne kornize.

Vetem disertacione s'jon mbrojt ktu ala. Quize, detyra kursi, "kolokuiume" (cer emri mer!)... pa hesap. Ene dekorata u mendu i her me u shpernda deri sa doli dikush qe tha: "hej, po LLukani nuk eshte Haxhi LLeshi".

Kjo eshte e vertete dhe ngjashmeria me persona apo ngjarje reale eshte jo vetem e qellimshme, por edhe e pashmangshme... sepse e vertete...

ore me qe e permende,nga ka humb Llukani keshtu.

O Emigrant, mund te shtosh dicka ne lidhje me cfare e ben nje poezi klasike, po deshe.

shkurtimisht, sipas Vikit, poezi klasike qeka poezia e lashte greke e shkrujt ne baze rregllash, pre ka s'mund me levize, perndryshe skualifikohesh . me i fjale po dole jashte Aristotelit, nuk je poet i bi ksaj.

http://en.wikipedia.org/wiki/Poetry

Dardanjan, ne kemi shpjegimet tona per klasike, plako dhe valutë:

Tip-o, po e hap une vallen. Zgjodha:

Jeronim de Rada

Këngë e Rinisë

Këndoi lauresha, e qiellit fluturoi,
E lart m'u ngrit e gjumin ma largoi.
Si e pafajme u çvesha she u shtrova,
E zgjuhem, e kënaqur që u zgjova.
E freskët era, e mua fatgëzuar
Më duket ky pallat kaq ballëgjerë,
Ku fle një yll dhe tash qjellit vetmuar.

 

E zgjodha sepse ndër të parat herë i këndohet zgjimit të broftë të jetës (atë të avashtin e bën Lasgushi r.p. tek Shën Naumi). JDM ka një varg që i vjen përfije pjesës më sipër : "to propagate our lust for life".

Per TwinT (Mjeda):

E kandshme asht hana
kur del me zana,
e n'tokë me dritë përndaret,
Hyjzit që shndrisin
e që shetisin
n'për qiell, jan' t'bukur faret.

Kur del agimi
e rruzullimi
me 'j dritë kuqloshe mbëlohet
e përmbi kashta
shndritë pika-lashta,
zemra për mall gazmohet.

Asht i madh shendi,
kur ndihet shpendi
ndër pyje tue pingrue;
e knaqshme a 'j lule
kur iu përkule,
o fllad i leht', me e l'mue.

Por s'i giet qielli,
nuk i giet prilli
as fllad që shetitë lulet
e me erna veshet,
foshnjës që i qeshet
nanës, kur mbi 'të përkulet.

PS perkufizimet najher prishin pune me shum se ndreqin. per mu kjo eshte klasike psh.

1. tashi e pashe smiley

ptuj, ptuj, thuj...largqoftë - mosqoftë se s'i kom mbush hala 100 vjet nga vdekja smiley

shume te bukura prurjet, por a jane klasike? per mendimin tim vetem kjo prurja e fundit i afrohet klasikes.

 

ju ftoj te lexoni shkrimin me poshte, prej Matthew Arnolds, mbi Qellimin e Poezise, dhe cfare jane kriteret per tu arritur ky qellim, ose, cfare e ben nje poezi klasike.

 

Shkrimi eshte anglisht, por nqs eshte dikush i interesuar do mundohem te sjell permbledhje te perkthyer.

 

The Study of Poetry

http://arnold.classicauthors.net/StudyOf...

sa per poezine shqiptare, merrni cdo poezi te Migjenit, ose edhe prozen e tij, per shembull te KLASIKES.

Eshte konciz ne shprehje, ne ide, ka bosht poezia e tij, dhe nuk vleresohen elementet periferike tek ajo, sic shpesh bejme sot me nj-tj, kur themi, 'ohh.. sa kepele e bukur', dhe ralle,,, por SHUME ralle, themi se kjo poezi ka bosht dhe qendron vete ne vetvete. Tek e fundit, poezia klasike mund te shkruhet me fjalet me te rendomta... i ktij mendimi jam.

Migjeni ka art ne mendim, transmeton ide e ndjenje qe ralle e hasim ne poete te tjere shqiptare, (te pakten me aq sa kam njohur une). Personalisht, kur lexoj poete te tjere shqiptar, e gjej veten duke kerkuar ti perqas kta me Migjenin, dhe habitem, dhe me vjen keq qe shume prej tyre, fut ktu edhe te siperpermendurit, fut ktu edhe Driteroin (me perjashtium ndoshta te Podrimes), me duken here sikur jane duke lozur me lopata e kova plastike ne rere, e here sikur sapo kane vizituar nje vend ku kane qene per kamping me te dashuren kur ishin te rinj.

E kam fjalen se, nqs do te kekrojme vertete nje poet klasik shqiptar, prej artit te kujt mund te mesojme, ky eshte per mendimin tim Migjeni.. gjithkush tjeter, dhe atehere kemi nje kuptim te gabuar te poezise klasike.

twintip, s'ta mora vesh gjithe ket kapercim ktu. Ti a ishe duke kerku poezi klasike sipas mides se gjithsecilit apo cfare?

Mideja eshte teper subjektive emigrant, dhe klasikja nuk behet me kritere subjektive, ndaj s'kam qene duke kerkuar kete. Me teper, desha te ngrija nje debat a dialog mbi cfare e ben nje poezi klasike, dhe per kete kerkova pershtypjet e gjithsescilit, dhe ndoshta mund te arrinim ne nje perkufizim te perbashket. Kisha pershtypjen se kjo do i sherbente poezise si forme letersie ne kete blog, por edhe vete atyre qe e vleresojne poezine e merren me poezi.

?

hair ishalla, twintip. Si eshte puna?

rrofsh. smiley

a e lexove ate shkrimin e M. Arnold?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).