Kush do ta zevendesoje Berishen?

Behet fjale si kryetar te PD-se, kur ai te terhiqet nga politika.

Dhe, kur do jape doreheqje nga dejtimi i PD/politika?

Nisur nga artikulli i Blendi Fevziut, Berisha II ose korrigjim i historisë!

 

P.S. Parashikuesit e sakte fitojne jo vetem kallamin e peshkimit po dhe cizmet, grepat, si dhe liqenin ku te peshkojne.

 

33 Komente

lulzimja smiley

Lulezim Basha? :think:  Dhe bej dhe parashikimin se kur do iki Birisha nga politika, dhe po te jesh e forte fare, dhe si do ike, dmth do ike kur te humbe zgjedhjet, apo do thote qe me pare qe filan moment do largohem gjithesi, para gjedhjeve? 

Perfundoje e kam fjalen, mos e lej pergjysem, apo je lodh gjithe diten dhe do te rrish poshte? smiley

Keto tema-pyetje jane histori mer, mos i merrni me shaka. Do vini mas disa muajsh apo vitesh dhe do krenoheni, do thoni shiko si kam parashikuar te ardhmen e politikes dhe vendit. smiley

Une isha gati ta jepja nje emer si pasues te Berishes, por Berishen e kemi aty per kohe te gjate o Xhib. Jo per gje po ka akoma per te dhene per Shqiperine dhe eshte ne stinen me te mire te tij politike.

Berisha anetaresoi Shqiperine ne Nato, Berisha do te jete ai qe do te firmose anetaresimin e Shqiperise ne BE. Zgjedhjet e '09 i fitoi, zgjedhjet e '13 i ka piece of cake dhe e ka syrin per me tej.

Lideri i pakontestueshem i te djathtes shqiptare dhe politikani me i suksesshem ne Shqiperi dhe me gjere.

Speaker, po largqoftë i bie ndonjë aneurizëm, kush është 2-shi?

paj me Zotin nuk kapna ne mer daj. Nese ndodh dicka e tille e diskutojme kete. Per momentin, meqe eshte nje kohe e gjate deri atehere, - nese i jep ymer i Plotfuqishmi - e ben te paparashikueshme se si do ecin figurat dhe njerezit e tjere ne PD.

ahh mor Zot kur flasin edhe ushtaret e Kapllan Resulit...!!

Po pra e dime shume mire opinionin tend per Berishen, besome te gjithe e dime smiley Po kjo s'ishte midis pyetjeve te temes, keshtu qe je jashte loje.

Dhe mos ki frike se nuk rrezohet Berisha nga nje teme pyetesore qe hap une.  Le qe une vec pyeta, dikur do ike dhe ai nga politika, apo do jete i perjetshem lider i PD dhe mbas vdekjes? smiley

zgjedhjet e '13 i ka piece of cake dhe e ka syrin per me tej.

Dmth do fitoje dhe 13-17 po dhe me tej, dmth 17-21, dhe nuk do jape doreheqje nga politika? Po ne e kishim nje sistem me nje njeri ne krye gjithmone mer, ti sikur e ke shume inat ate lloj sistemi apo jo? Prandaj them une qe do shkaktoje krize ne PD ai, se juve jeni mesuar gjithe jeten me te, ca ja lepini ato gjerat per interes, po dhe pergjithesisht jeni mesuar me te gjithmone ne krye, dhe kur te ike do trulloseni. smiley

 

Pas vdekjes ( daljes ne pension) se Berishes PD mer fund Copetohet ne parti te vogla. Pak a shume si PS sot. Deri atehere Rama ka mare pushtetin dhe PS do te jete ne fuqi per nja 12 vjet deri sa Rama te largohet dhe ...... kush e di pas saj. Nje gje eshte e qarte;

Selanik e tatepjete,

politika jone keshtu ka qene

e keshtu do te jete.

 Lulzim Basha, Jozefina Topalli ndoshta ndoshta edhe Aldo Bumci (gjithmon sipas mendimit tim)

sala kur do iki? kur te vdesi ... nuk e shihni ca u ka be gjithve qe i kan dal kunder ne pd? xhaferi, pollo, imami ... jane kthyer. eduard selami ka frke te kthehet. ndoka, shehi dhe ngjela, s'hyne ne ne parlament. prec zogaj. besnik mustafaj dhe aleksander biberaj, te perjashtuar. kur te vdesi sala, do flasim

Kur Zoti te mare prane Saliun, Pd-ja dote udhehiqet nga nje triumvirat dhe dy nga keta do te jene, e para Topallka dhe i dyti eshte Lulka, te tretin do ta them atehere kur xhibi te ofroje dicka me serioze

Ne grupin me te afert jane 5 vete qe jane te lidhur me njeri tjetrin per arsye se"adhurojne" Berishen.

Nder keto 5 vete Berisha e ka te veshtire te zgjedhi pasuesin e tij sipas adhurimit, ateher do bazohet tek ajo figure qe per 4 te tjeret mbetet " i pranueshem". Berisha do mundohet me te gjitha menyrat qe me largimin e tij, Pd-ja mos fraksionohet.

Nje dite birisha do plaket dhe do vdese, ate dite shume shqiptare do bejne feste, dhe topallja ose presidenti i sotem do marrin partine

Berisha si lideri historik i PD ka pergjegjesine qe pas largimit te tij nga ky post, PD te jete nje parti e forte, me ekip dhe figura qe garantojne kohezionin, qeverisjen dhe te pergatitur per te drejtuar partine kryesore ne Shqiperi.

Megjithese Berisha eshte ne periudhen e tij me te mire politike dhe ka shume rruge per te arritur tek finishi, ai po punon per te lancuar, pergatitur figurat e reja qe do te drejtojne PD-ne ne te ardhmen.

Jo me kot p.sh. Gert Bogdani behet deputet apo Keltis Kruja prefekt e keshtu me rradhe me deputet e rinje femra apo meshkuj qe kane hyre ne parlament kete legjislature. Keta dhe te tjere kane mundesine qe te aftesohen me tej ne politike, te njohin administraten etj. dhe jo si njerezit e Rames qe i mori nga OJF-te apo emigrimi dhe i beri deputete.

Keta jane peshat e lehta, por e "peshat e renda" te PD jane Basha, Olldashi, Bregu, Bumci etj. qe jane figurat kryesore ne qeverisje dhe ne PD.

Tani te flasim hapur, Basha eshte projektuar qe te jete lideri i ardhshem i PD.

Kom frike se do ta shtyje me sozi deri ne 2050-en.

Bamir Topi eshte me seriozi , dhe vetem,ai mund ti jape vazhdimsi PD-se si parti kryesore , s'ma merr mendja se luli a jozi kane aftesi drejtuese,ndryshe Edi i perpin keto dhe kthehen ne parti speci me pas.

Per bamirin kane respekt njerzit nuk flasin keq ( vetem pronat e veta ka more ) smiley

Ai qe e ka thene kete per Bamirin eshte ndonje jetim i Rames se vetem ata e duan nje lider te se djathtes si puna e Bamirit. Nje petull qe Rama e han me nje kafshate.

Bamiri ka edhe nja dy-tre vite si president dhe t'i shijoje keto se pastaj nuk i dihet, mund te shkoje perseri te jape leksione per nderzimet artificiale te lopeve.

vetem ai mund te tredhe nje viç si rama

smiley kush mbeshtet Topin eshte demokrat i vertete e jo socialist

E kujtuam top por doli kobure me uje

Nqs PD shndrohet nga Parti Karagjozesh ne Parti te Vertete , k/tari nuk dihet ...Urojme nje si tip F. Beja , derisa te marre fizionomine e nje Partie serioze..... Ne qofte se mbetet sic eshte Parti Ulurimsash , trasheguesi i Saliut  do jete  karagjoz i zgjedhur nga shpura e PD me perfaqesuesit e saj tek PPU !

Mendoj qe figura me e pershtatshme eshte Ridvan Bode.Ka arritur rezultate shume te mira dhe eshte nje figure shume e afte.

The speaker!

ka bere ketu dhe nje goxha parapergatitje

 

Pyetja tjeter qe shtrohet eshte: Ai  qe do zevendesoje Berishen do te jete i zgjedhuri i tij apo dikush tjeter?

Ja shikoni se mos hamendesoni dicka nga vleresimet qe Berisha ben per secilin nga kreret e PD-se perballe panelit te Opinion. Emisionin mund ta shikoni ketu. Te ftuar ishin Andi Bejtja, Armand Shkullaku, Alfred Peza, Robert Rakipllari.

E forta ishte qe kur dikush e pyeti Berishen per faktin qe shtresat e PD qe i perkasin Topit dhe Topallit nuk perfaqsohen tek qeveria e sapoformuar, Berisha i pergjigjet "ata i perfaqsoj une". Kopili. smiley Po kjo eshte si Lenini - nderhyn dikush, se ai thoshte qe une perfaqsoj partine. smiley

Dhe kur e pyeti dikush per konfliktet me disa krere te PD, qe jane kthyer tani, Birisha thote "Une nuk mbaj inate". Ok. Ndersa kur e pyesin (Peza me duket) se si ka mundesi qe nje liste e gjate emrash qe ishin besnike te Topit tani nuk jane me fare ne parlament, Birisha thote dicka te tipit, po s'mund te futesh te gjithe, edhe njerez te mire ngelen jashte, se vendet jane te kufizuara. smiley

 Berishen e zvendeson me sukses edhe zagari im i gjahut

 PF, rrofsh per linkun e youtube.

Ate dite kam qene femije por me sinqeritet kam qene shume i lumtur qe ka vdekur xhaxhi, e shihja fare qarte sa keq qe jetonim dhe skisha pike dyshimi se ai ishte pergjegjesi. I thashe kete prinderve qe po qanin dhe hengra nje derr druri si resto qe nuk e kam ngrene kurre ne jeten time.

Tani sinqerisht mendoj se ska qene aq i keq sepse ishte vetem ai i keq dhe tani kemi shume te keqinj mbi vete. Te pakten nje hale te madhe si ai edhe durohej se te mesohet hunda me eren, kurse shume hale te vogla me erera te keqija pluraliste jane me keq per shkak te adaptimit te veshtire.

Tani sinqerisht mendoj se ska qene aq i keq sepse ishte vetem ai i keq

qysh e ??

jo vallai, kam nigju ne ket pellg me mijera argumenta pse sot eshte me keq se atehere, por ky argumenti jot po me le pa goje, dhe pse mendoja se isha bere sholle tashme.......

naten e mire smiley

O Genti, mbaj mend nje here po flisnim per pune dasmash, edhe thot kusherira ime e vogel, "Une e mbaj mend dasmen e mamit e te babit.. e mbaj mend se kam ngrene llokume".. so so cute.

ik mer rrenacak se ne e gjetem njonen pytje ene akoma s'po shofim gjo smiley

Jo mer, duhet te vertetohet nga e madhja koha. Menjehere pastaj do merrni kallamin e peshkimit dhe gjithe cmimet e tjera te mundesuara nga Vodafone dhe nga programi ThT (Thithe Trurin).

Ishte e forte tek ai emisioni me Birishen (mgjths gjysmin e pare pashe vetem) kur kishte momente qe qeshnin keta gazetaret (mgjths relativisht miqesore me Birishen, te zgjedhur posacerisht padyshim) dhe bashke me ta qeshte dhe Birisha, kur dukej qartazi qe pergjigjet qe ai jepte ishin complete political bullshit. Si nje moment qe Berisha po fliste per faktin qe ky medemek nuk i mban inate te ikurve dhe gjithmone i ka thene qe mund te kthehen kur te duan ne parti dhe ky do i prese me krahe hapur, sic i priti dhe i futi tani ne qeveri.

Po normal i thote Peza, se lideri (Birisha dmth) eshte gjithmone aty permanent ne krye dhe i thote atyre po deshet hajdeni, une po ketu do jem. smiley Qesh Birisha dhe i thote, jo mua me kane votuar. Votuar Brenda PD-se a te jete lider apo jo? Kush guxon te thote hajde te kemi lider tjeter? smiley

Shpresoj qe e djathta ta kuptoje qe Berisha eshte kryetar i PD-se dhe te djathtes dhe jo prone e Berishes per ti sherbyer karrieres se tij politike. Nese e djathta nuk reagon, gjasat jane qe Berisha do jete aty sa te jete gjalle.

Sikur lideri me fantastiko-shkencor ne bote te ishte, ne demokraci duhet bere rotacion, edhe brenda partive, se ndryshe kthehemi ne nje demokraci gjysem-monizem, ku ne kete rast ka 20 vjet behet fjale vetem kush do jete ne krye te se majtes, se nga krahu tjeter eshte permanenti Berisha.

P.S. Se shpejti do vijne ne teme spikerat BB (Birishe B*thlepires) te parashtrojne "argumentat" bindese te rradhes se pse Birisha duhet te jete ne krye te se djathtes non-stop te pakten deri ne 2025, edhe ne qoftese ai vdes para ketij viti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).