Ku mund ta fjalimin e kryeministrit ne OKB?

Ku mund ta lexoj ose shikoj te plote fjalimin e kryeministrit Berisha ne OKB? Ne faqen e OKB-se prezantimi i Shqiperise eshte vetem ne frengjisht, biles edhe ai nuk hapet fare. ( e habitshme, vetem fjalimi i Shqiperise nuk lexohet , te gjith te tjeret jane me pdf edhe me video). Di njeri ku mund ta lexojme te plote fjalimin?

40 Komente

 

 Moderatoret mund ta ndryshojne titullin kur te kene kohe dhe ta bejene  "Ku mund ta lexoj ose shikoj fjalimin e kryeministrit ne OKB"  sepse e kam shkruajtur gabim.

uot dhe hell! junajted nejshens ma eeess!

Te vjen inat mor burr!!!! Paaaaa, gjithmone gjera te tilla me Shqiperine.

Mos ndoshta jane trembur nga theksi dhe menyra se si flet KM anglisht dhe vendosen te mos vuaje njeri tjeter duke e degjuar?

Po vetem Shqiperia mor burr. I kontrollova per fiksim te gjitha te tjerat dhe te gjitha fjalimet hapen, vetm i Shqiperise jo. Per inat fjalimi i Serbise eshte edhe me shkrim edhe me video. Leqe edhe po u hap ata vetem frengjisht e paskan vendosur. Ka edhe vende te tjera qe e kan frengjisht, por e kan edhe anglisht.

C'kuptim ka qe Shqiperia ta vendos fjalimin vetem ne frengjisht. Une se kuptoj fare kete. Nejse inat me vjen qe se lexoj dot, nuk hapet.

Po frengjisht mer vlla sikur ishte PDFja... ashtu thote aty te pakten... ca shtete aty e kane dhe me video, dhe ne frengjisht, dhe ne anglisht... ne as ne gjuhen "e tyre" nuk e degjojme dot kryeministrin e "the speaker"-it... smiley

ndoshta e jep top channel me vone... nuk e di. po anglishten e thyn ai... bile po te hidhej me vote ne gjithe boten anglofone se cili duhet te ishte theksi zyrtar, jam i bindur se theksi i tribunit te demokracise, Sokratit te madh shqiptar, do te fitonte bindshem. smiley

eeeeeee Top-channel do jap vetem ca ti doje qejfi, do shkepus fjali aty ketu, ku ti leverdis, s'besoj ta jape fjalimin te plote.

Kurse pdf eshte ne frengjisht por nuk hapet. FILE NOT FOUND thote, por ate e thote nje dynja gjuhe te ndryshme.

"uot dhe hell! junajted nejshens ma eees!"

 

Nuk e kuptoj sesi moderatore lejojne anetare te tille qe vetem ofendojne gjithandej.

 

* Akte te tilla te bejne te ndihesh si vendi me i mpleksur i planetit. As ne faqen zyrtare te kryeministrise nuk eshte e disponueshme ajo deklarate.

qetesohu bre ti... se jo per gje, po pak nga pak do fillosh e te me marresh inat megjithmend... do kalojne nja dy tre dite e pastaj nuk do e marresh vesh se pse je kunder meje, thjesht qe je kunder.

Kunder?! S'kam asgje kunder, por vura re se ju ofendoni gjithandej dhe desha ta veje ne dukje. Perkundrazi, un skam si te kem gje kunder jush ne nje kohe qe as di se kush jeni apo c'fare beni. Ju nuk jeni as rivali im ne pune as ne karriere. Jeni thjeshte nje bashkbisedues virtual sikurse jam edhe une per ju.

 

Besoj se edhe ju mund ta mbani veten per te mos e bere ofendime, por nese nuk e beni stafi duhet te marr vendim. Ne ketu nuk vijme per te marrur ofendime apo per te lexuar sharjet e rruges, por per te biseduar, argumentuar dhe qendruar prane me vendlindjen nepermjet analizimit dhe bisedave per aktualitetin.

alproud, per here te pare dhe te fundit po ta them... sharje dhe ofendime rruge, edhe mund te gjesh ketu te peshku, se ku i dihet... por boll ma permende mua, se nuk me vershellen fare, te lutem... jo per gje, po nuk te kam ofenduar asgjekundi ashtu si thua ti. e hodhe ketu, dhe e ke hedhur dhe te nje teme tjeter kete gje...

fjala "idjot", edhe njehere, ne asnje gjuhe te botes nuk eshte ofendim apo sharje rruge. Eshte ofeze vetem per ata qe nuk ja kane idene se c'dmth si fjale:

Idiot
Idiot Id"i*ot ([i^]d"[i^]*[o^]t), n. [F. idiot, L. idiota an
 uneducated, ignorant, ill-informed person, Gr. 'idiw`ths,
 also and orig., a private person, not holding public office,
 fr. 'i`dios proper, peculiar. See Idiom.]
 1. A man in private station, as distinguished from one
 holding a public office. [Obs.]
 [1913 Webster]

 St. Austin affirmed that the plain places of
 Scripture are sufficient to all laics, and all
 idiots or private persons. --Jer. Taylor.
 [1913 Webster]

 2. An unlearned, ignorant, or simple person, as distinguished
 from the educated; an ignoramus. [Obs.]
 [1913 Webster]

 Christ was received of idiots, of the vulgar people,
 and of the simpler sort, while he was rejected,
 despised, and persecuted even to death by the high
 priests, lawyers, scribes, doctors, and rabbis. --C.
 Blount.
 [1913 Webster]

 3. A human being destitute of the ordinary intellectual
 powers, whether congenital, developmental, or accidental;
 commonly, a person without understanding from birth; a
 natural fool. In a former classification of mentally
 retarded people, idiot designated a person whose adult
 level of intelligence was equivalent to that of a
 three-year old or younger; this corresponded with an I.Q.
 level of approximately 25 or less.
 [1913 Webster +PJC]

 Life . . . is a tale
 Told by an idiot, full of sound and fury,
 Signifying nothing. --Shak.
 [1913 Webster]

 4. A fool; a simpleton; -- a term of reproach.
 [1913 Webster]

Nese doje ta kuptoje mire.

Akoma nuk hapet e Shqiperise. Arabet sapo e dhane deklaraten tani dhe e kan gati ne gjuhen e tyre dhe ne anglisht, shume lehte te disponueshme. Si ka mundesi ?

smileysmiley) :laugh: smiley

varet se kush i shkruan, them une... per pune drejtshkrimi pastaj, ne shqiptaret dallohemi! smileysmiley) :laugh: smileysmileysmiley) :laugh: smiley

Pastaj, po behet apo jo kastile, sido qe te jete, eshte nje gje e turpshme per OKB-ne, pavaresisht se cfare ka thene, si e ka thene dhe kush e ka thene... (deklaraten, psh)

smileysmiley) :laugh: smiley

varet se kush i shkruan, them une... per pune drejtshkrimi pastaj, ne shqiptaret dallohemi!

Cuna, mos e ka marre persiper REALISTI ta redaktoje perpara se te hapet faqja? Ja sa te lirohet ai nga ceshtja e Zogut dhe E. Hoxhes dhe do ta rregulloje drejtshkrimin e fjalimit dhe do te hapet pastaj. smiley

P.S. Eshte e pafalshme qe behet kjo gje me fjalimin.

O Ujku i humbur dhe te gjithe ju qe po lodheni te gjeni fjalen e kryeministrit i cili e doni apo nuk e doni ju ai perfajqeson ne O.K.B. Shqiperine. Perpara se te korigjoni gjuhen qe foli Berisha ne O.K.B. mesoni te shkruani e te lexoni shqip per vete nje here.Kushe erdhi e u ankua te ju ?

Ndersa ty o ujku i humbur mos te zere meraku fort per Realistin.

Kur ka shkruar Realisti ti i bije maces me luge dhe me duket se aty te ka ngel ora.

???

O REALIST e dine ata te top channelit qe je kaq pasionant per Berishen?

P.S. ka te drejte ujku realisti ka qene shume i zene me redaktime te tjera dhe ka haruar te tijin.

Nuk hapet. 

Disa peshkatere  patjeter do te mendojne se eshte "dora e keqe" e perendimit qe ka sabotuar fjalimin e shqiperise. Gjithmon perendimi ka qene kunder shqiperise smiley

"Na kane inat ne shqiptareve" do te thone disa te tjere. smiley

Ndersa ndonjeri do te mendoj se ndonje haker grek apo serb e ka prishur me qellim fjalen e shqiperise smiley

Vec asnjeri nuk besoj se do te mendoj se jemi ne shqiptaret qe nuk e kemi botuar Askush nuk do te mendoj se eshte gabimi yne.

Ne kurre nuk e kemi gabim gjithmon fajin na e kane te tjeret.

Eshte mbajtur vone fjalimi i Berishes prandaj nuk eshte as i disponueshem edhe ne faqen e Keshillit te ministrave. Prisni edhe pak se del.

Pikat e fjalit kane qene per Shqiperine dhe marredheniet e saj me OKB ne disa projekte dhe per njohjen e pavaresise se Kosoves.

Ah cja fut kot o spiker, te tjeret e kan gati te disponueshem ne dy gjuhe direkt mbas fjalimit, ti thua ka qene vone fjalimi i Berishes.

Po pse mo sillo, nga mendja kot ja fut Berisha kur eshte ne podium te OKB-se?

Eshte deklarate ajo o sillooo, eshte e parapergatitur.

Kqyre linkun e mesiperm, te gjitha shtetet qe kan fol mbas Shqiperise e kan te disponueshme deklaraten. Po na ler te qete te lutem se ky muhabet eshte gjithmone me Shqiperine, nuk eshte as hera e pare as e fundit. Edhe deklaraten e kaluar qe beri Topi ashtu e kishin faksuar , si surrati i tyre, hunda i merrte djathtas dhe mjekra i hante pak nga e majta.

E drejte Ttmsoia "Ata" na e kane fajin.... Edhe Topin na e nxoren sic ishte "hunda i merr djathtas dhe mjekra i han pak nga e majta." si nuk e retushuan pak te dukej bukurosh. Na turperuan shqiperine smiley

 O milet po nuk ju a dhe atyre fjalim atanuk e publikojne. Dhe jam i bindur se nuk shikoj arsye tjeter qe ne nuk ja u kemi dhene .Keshut qe nuk eshte atje

Personi qe duhet t'ja jepte OKBse per botim  kushedi ku ka humbur rrugen ne ndonje Wall Mart ne NY duke bere shopping.

E drejte Ttmsoia "Ata" na e kane fajin.... Edhe Topin na e nxoren sic ishte "hunda i merr djathtas dhe mjekra i han pak nga e majta." si nuk e retushuan pak te dukej bukurosh. Na turperuan shqiperine smiley

o toko, po ti ske qene kaq keq mor burr , cfar paske sot ?

Kush tha qe ashtu nxorren Topin? Une thashe ashtu nxorren deklaraten e topit, me shkronja te zbehta dhe format qe njehere hante nga e djathta dhe njeher nga e majta, tamam veper arti.

C'eshte mbajtur vone moj kellire! Bullgaria ende po flet tani, mund ta degjosh podcastin live, dhe teksti i tyre eshte krijuar qe ne 14:35BST!!! dhe e kane te publikuar ne site!!! cfare njerezish jeni ju qafleshet e PDse mo aman, berryla fare? paramece jeni more? Do beheni njerez ndonejhere? Larg cdo lloj llogjike ju, gjithmone?

O Spiker,

Nese Shqiperia ka vetem gjysem ore, atehere ajo duhet te ishte ne faqe se gjysme ore nuk duhet te PDFefesh nje fjalim dhe ta bashkengjitesh ne faqe.

Kjo ndodh vetem po te ndodhe qe korireri i misjonit shqiptar neOKB  ka humbur rrugen duke shoppuar ne Wall Mart.

Nuk po them qe na e ka OKB-ja me hile. Por tek linku i ke te gjitha sipas radhes. Ke shume vende qe kan folur mbas Shqiperise.

Tek linku do shohesh qe jepen te dhenat e fjalimeve me date dhe me ore. Ne listen ne krahun e djathte ke Shqiperine te paren edhe nje liste vendesh mbas Shqiperise sipas rradhes, per ato vende qe e kan mbaruar fjalimin, automatikisht hapet linku (ndryshon ngjyre, kthehet ne blu dhe behet i klikueshem) kurse per vendet e tjera qe akoma nuk kan folur nuk mund te klikosh deri mbas fjalimit.

Per momentin i vetmi vend nga te gjith ata qe kan mbajtur fjalim te cilit nuk mund ti lexohet deklarata eshte Shqiperia. Une nuk dua tja di kush e ka fajin, por ka shume mundesi qe te jete faji i pales shqiptare qe mund ta kete bere akoma te disponueshem deklaraten sepse ai qe merret me ate pune do jete ndonje mik i ndonjerit qe rrezik nuk ka as 8 vjecaren , dhe nuk di as te faksoje. Ja kshu.

Nuk eshte mbyllur, Maroku ka folur paradite, Berisha ne sesionin e pasdites.

Pse ngutesh, o Tt.

 

Nuk e marr vesh une, tani eshte ndryshuar, eshte bere ne anglisht gjuha, por prap se prap nuk hapet. gallat al-shqiptarce

po he er burre pse te shpetoi ty te nigjosh fjalimin e sales ???

ja prit dhe ca ore dhe del neser neper gazeta.

klani e dha nja 100 here te plote, une se nigjova asihere, sdi ca me t'thane.

por sala duket derr seksi kur flet anglisht smiley

He he OKB e shkrete. Nga qe nuk ja u a kane dhene fjalim ata me shkollen e plepave naten ( xhan o ata me 8 vjecare, te pakten ata ndjejne nje fare pergjegjesie, keta te plepave as pergjegjesi nuk kane se ju duket vetja zot, sepse jane te  "persekutuar" nga komunizmi smiley ) OKBja  u detyrua te nxjere "Statement summary"

SALI BERISHA, Prime Minister of Albania, said his country and its people continued to engage international cooperation and were determined to offer their modest contribution in advancing peace and security and respect for human rights, fighting poverty, promoting sustainable development and prosperity, as well as protecting the environment.

As a European country, Albania remained fully committed and determined to carry out every reform and to take every decision and every other measure required for its membership into the European Union, he said.  The more than 94 per cent of Albanians supporting the country’s Union membership process was not only a strong encouragement, but also a major obligation on the Government to proceed quickly in that direction.  On the Millennium Development Goals, he observed that his country had put a lot of effort into achieving those Goals, to the extent that in the last three years, around 400,000 Albanians had come out of the poverty line, and extreme poverty had been reduced by 17 per cent; tens of thousands of new jobs had been created; the number of university students had doubled; and infant mortality had been reduced drastically.

Albania had maintained excellent cooperation with the United Nations and its agencies, having been one of the pilot countries for the “Delivering as One” initiative, he said.  Through its experience, it was making an important contribution to United Nations reform.  That project had an excellent track record in Albania, due to the coherence and better coordination for all United Nations activities.  He was pleased to report that the country’s reform priorities and national strategy on European integration was fully harmonized with the Millennium Development Goals and those of the “Delivering as One” effort.

On peace in the Balkans, he noted that the countries of the region were engaged in a process of cooperation in all fields and European and Euro-Atlantic integration.  He noted that last year, Albania and Croatia became full members of the North Atlantic Treaty Organization (NATO), and pointed out that other countries in the region had made significant progress towards European Union and NATO membership.  He stressed that the establishment of the independent state of Kosova, although only a small period of time had passed since its declaration of independence, had turned into an important factor of peace and stability in the Balkan peninsula.  The European Union’s sending of its Rule of Law Mission (EULEX) was providing precious help in consolidating the rule of law and functional democracy in Kosova, as well as in developing the best European standards of cooperation and coexistence of various ethnic communities.

Meanwhile, he continued, 62 countries of the United Nations had recognized the independence of Kosova, and the Republic of Kosova had become a member of the Bretton Wood institutions -- IMF and the World Bank.  To that end, he pointed out that all those countries that had recognized Kosova and the international institutions that had accepted it in their forums as a member state had done so because they were convinced that the independence of Kosova and its international recognition brought a major contribution to peace and stability in the Balkan region.  To that end, he called on those countries that had not done so yet to recognize the country’s independence, saying that doing so would be a clear signal of those countries’ will to contribute to the consolidation of peace, stability and security in the region.

On the reform of the United Nations, he asserted that all Members of the Organization shared the responsibility for its efficient functioning, and no one could ignore the Organization’s track record in many fields.  However, for a long time now, it had been evident that the world, countries and the complexity of their relations developed much faster than the United Nations was able to adjust to new realities.  That was why Albania was strongly supportive of the continuation of the reform process of the United Nations and the further improvement of the system of the United Nations, he explained.

A more efficient decision-making mechanism was pivotal in that respect, he added, noting that Albania supported efforts to reform the Security Council and believed that in order to meet the challenges of the twenty-first century, there was need for a Security Council that was efficient, transparent and legitimate in its decision-making process and where regions and individual Member States were adequately represented.

Toko

Cili nga ato qe kane folur ne sesionin e pasdites kane filmimin?

Une nuk arrij te hap as Austrin, Belgjiken, etj.

ta degjoshe mbreme tek darka e National Albanian American Council Salen duke fol ne anglisht kenaqeshe. E pastaj neveriteshe me retoriken per Kosoven - thua se ky kishte dhene shpirtin e karrieren politike per Kosoven. Lere pastaj kur u ktheva nga banjoja, kishte mbaru fjalimin e ishte duke e marr ne intervist nje goc seksi mu tek karrigja ime sa s'kisha as si ulesha, e u detyrova ta degjoj dhe per ato minuta qe ia kisha shpetuar vetes duke shkuar ne banjo gjate fjalimit. kesaj goces, Sala i rrinte 5 cm larg e bente ca gjeste me duar qe sa s'po i preknin gjoksin. As close to groping her as he could get, while Liria was merely 5 m away.

 

Lere pastaj ne foto me Misset, i buzqeshte surrati e ndriconte tere sallen. Meta understated as ever.

Me ne fund, nuk e di se kur mund te jete botuar, po e gjeta qe paska dale.

Mund te shihet ketu me video, eshte ne frengjisht/anglisht (well... smiley) :laugh: smiley ), fjala origjinale e Berishes.

Jo per te perqeshur apo per te tallur Berishen per theksin apo si i flet keto gjuhe te huaja... per te qene realiste, i flet per ibret. Shqiptimi, si ne anglisht, edhe ne frengjisht eshte mo'zo' ma keq! Jam i bindur se Sala i kupton keto gjuhe mire... nuk eshte se une, personalisht, (psh) pres qe t'i flase ne menyre te persosur, dhe nuk eshte se dua ta tall per kete gje; por do te kishte shume me teper kuptim dhe do te ishte e domosdoshme qe ai qe mban fjalen per Shqiperine te flase nje anglishte te kuptueshme apo edhe frengjishte te kuptueshme (frengjishten e kish me mire se anglishten, meqe ra fjala), te pakten te jete gjuhe e kuptueshme per perkthyesat. Kjo eshte domosdoshmeri jetike, dhe jo gje qe duhet marre lehte. Nese perkthyesi nuk arrin te kuptoje (Berishen, psh) edhe fjala e ketij nuk do perkthehet si duhet, dhe delegacionet e tjera, jo vetem qe nuk do e marrin seriozisht, por nuk do kene mundesine ta marrin seriozisht po nuk e kuptuan se cfare po thote. Jo te gjithe flasin anglisht apo frengjisht aty, por te pakten kane perkthyese per kete gje. Ndoshta do te ishte mire qe Sala here tjeter t'i drejtohej asamblese ne shqip, dhe perkthyesi jone ta perktheje fjalimin ne anglisht, apo frengjisht... pastaj cdo shtet le ta kape qe aty.

Ndoshta e kam gabim, por mendoj qe eshte e mundur qe pjese te fjales se Sales nuk u perkthehen fare delagacioneve...

Nuk e kuptoj perse nuk flet ne shqip ? Anglishtja e tij eshte lemeri.

Eshte e vertet se kriza ekonomike e sotme eshte me e madhja me histori? Une e dija se kriza e 1929 ishte me e madhja Por mbase e kam gabim Berisha e di me mire smiley

 

Me e madhja qe nga koha e big depression ka thene o sinjor toko, lexoe mire.

Mbase e ka then por ne ate qe degjova une ne Anglisht mu degjua me e madhja nejse mbase e ka thene ne te shkrojtur po une i referohem asaj qe pashe

Fjala e plotë e Kryeministrit  z. Sali Berisha në Asamblenë  e Përgjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

 

“Z. Sekretar i Përgjithshëm,

Z. President i Asamblesë së Përgjithshme,

Shkëlqesi,

Zonja dhe zotërinj,

Së pari është një kënaqësi e veçantë t’Ju shpreh juve, Shkëlqesi z. Ali Abdussalam Treki, President i Asamblesë së Përgjithshme, urimet e mia për punën e shkëlqyer për drejtimin e sesionit të 64-të kësaj Asambleje. Gjithashtu do të doja të falënderoja paraardhësin tuaj, zotin Miguel Escorto Brockmann, për punën e bërë në drejtimin e sesionit të 63-të të kësaj Asambleje.

Me këtë rast dua t’ju përshëndes Ju të gjithëve, Shkëlqesi të pranishëm në këtë sallë si dhe të shpreh konsideratën time më të lartë për Ju, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki Moon, për profesionalizmin dhe kompetencën e lartë në drejtimin e Kombeve të Bashkuara, kësaj organizate si dhe të njoh kontributin Tuaj personal, të rëndësishëm për suksesin e këtij sesioni.

Z. President,

Ne jemi mbledhur sot pas një viti gjatë të cilit bota u përballë me njërën prej krizave më të rënda financiare dhe ekonomike në historinë e saj. Mblidhemi sërish në një kohë, kur me qindra milionë njerëz në planetin tonë shtypen nga regjime tiranike, ose përballen me varfëri të skajshme, sëmundje dhe probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale.

Mblidhemi në një kohë kur konflikte të egra vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme, në disa rajone të planetit tonë. Shqipëria dhe populli shqiptar, mbeten të angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe janë të vendosur  për të dhënë kontributin e tyre modest në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, luftën ndaj varfërisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit si dhe mbrojtjes së mjedisit.

Shqipëria, si një vend evropian mbetet tërësisht e angazhuar dhe e vendosur të ndërmarre çdo reformë, çdo vendim dhe çdo gjë  tjetër që do te lipsej, për anëtarësimin e saj ne Bashkimin Evropian. Rreth 94% e shqiptareve  mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE, çka përben një inkurajim dhe detyrim te madh për qeverinë time për ta avancuar ketë proces me shpejtësi. Ketë vjeshtë ne presim vendime pozitive nga Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian për statusin e kandidatit dhe për shqyrtimin e kërkesës sonë për liberalizimin e vizave.

Zoti President,

Shqipëria është vendi i një demokracie të re, por funksionale.  Rreth dy muaj me parë, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare për të cilat vëzhguesit ndërkombëtar, OSBE/ODIHR, u shprehën se ato përmbushen standardet kryesore të OSBE-së dhe meritojnë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv. Qeveria e re e sapo formuar ka përcaktuar si shtylla kryesore të programit të saj ndërtimin e një infrastrukture të re e moderne për vendin, çuarjen e Shqipërisë ne moshën digjitale, reformimin e sistemit të shëndetësisë, arsimit , luftën me përparësi të madhe kundër varfërisë dhe punësimin e qytetarëve shqiptarë.

Vitin e ardhshëm, ne se bashku do të bëjmë një analizë se ku jemi me plotësimin e objektivave te mijëvjeçarit. Shqipëria ka bërë përpjekje për një progres thelbësor në ketë drejtim.

Në një hark kohor tre vjeçar, rreth 400 000 mijë shqiptarë kanë dalë nga varfëria ndërsa, varfëria ekstreme pësoi një ulje prej rreth 70%. U krijuan dhjetra e mijëra vende te reja pune, u dyfishua numri i studenteve si dhe ra ne mënyre të ndjeshme vdekshmëria foshnjore.

Zonja dhe zotërinj,

Vitet 2008 dhe 2009 kanë qënë vitet e krizës më të keqe financiare dhe ekonomike që bota ka njohur që prej Depresonit të Madh. Ekonomia shqiptare i përjetoi pasojat e kësaj krize. Eksportet ranë me 10% dhe niveli i kreditimit ra në mënryrë drastike. Pavarësisht këtyre pasojave, GDP shqiptare u rrit me më shumë se 5 % në gjashtë muajt e parë të vitit 2009; të ardhurat  shënuan një rritje prej 8% në krahasim me vitin e kaluar dhe investimet e huaja direkte ishin 59% më të larta se viti i kaluar.

Mendoj se faktorët kryesorë që mbrojtën ekonominë shqiptare nga kriza kanë qenë së pari fakti që Shqipëria ka barrën fiskale më të ulët në Evropë dhe ekonomia është e mbështetur gjerësisht në standarde liberale. Së dyti fakti se qeveria ka investuar në projektet e infrastrukturës në nivelin 10% të GDP-së, në vitin 2009, ose 20% e GDP-së së vitit 2008 u investua në infrastrukturë gjatë dy viteve të fundit të marra sëbashku. Së treti reformat e thella për një qeveri të vogël, si rezultat i të cilave Shqipëria tani ka një prej administratave më të vogla për frymë në Evropë dhe në të gjithë botën; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, klima më e favorshme e biznesit dhe e investimeve,  krijuar nga qeveria ime gjatë katër viteve që kaluan. 

Dëshiroj të shfrytëzoj rastin të ftoj investitorë nga vendet tuaja ta konsiderojnë vendin tim për projektet e tyre, që patjeter do të kthehen në  histori suksesi për ta dhe për Shqipërinë.

Zoti Kryetar,

Shqipëria ka ruajtur një bashkëpunim të shkëlqyer me OKB-në dhe organizatat që varen prej saj. Shqipëria është një ndër vendet pilot të nismës “Delivering as one” duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për këtë reformë të OKB-së.  “Delivering as One” sjell një mekanizëm të shkëlqyer për kursimin e kohës dhe parasë si dhe një koordinim shumë më eficent të agjencive të OKB-së, në bashkëpunim me vendin anëtar.

Ky projekt në vendin tim po ecën mjaft mirë si pasojë e sigurimit të koherencës dhe koordinimit të nevojshëm të aktiviteteve të organizatave të Sistemit të OKB-së dhe institucioneve kombëtare lidhur me harmonizimin e projekteve në bazë të prioriteteve të vendit tonë. Ne besojmë se prioritetet e reformave, strategjitë kombëtare për integrimin evropian janë plotësisht të harmonizuara me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit si dhe me synimet e projektit “Delivering as One”. Rezultati i deritanishëm po tregon se i gjithë ky projekt, filozofia e të cilit qëndron në  bazë të pronësisë kombëtare,  ka patur një efiçencë të lartë të zbatimit të programeve për zhvillim të OKB-së. 

Shqipëria është një shoqëri me shumë besime fetare, por me një harmoni të shkëlqyer fetare. Në kuadër të Aleancës së Civilizimeve dhe në përputhje me Strategjinë Kombëtare të dialogut ndërkulturor, ne po ofrojmë shembullin tonë në bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, si një ndër trashëgimitë më të shkëlqyera shpirtërore të kombit tonë, si një kontribut ndaj qëllimeve të kësaj iniciative të OKB-së.

Ky sesion i OKB-së u hap me Samitin për Ndryshimet e Klimës. Kam kënaqësinë t’ju bëj me dije se 94% e energjisë elektrike që konsumon vendi im vjen prej energjisë së rinovueshme. Ndonëse jemi të hapur edhe për alternativa të tjera energjie, përfshi atë nukleare, ne po punojmë dhe kemi siguruar rreth pesë miliardë euro investime për parqe të reja të energjisë hidrike, erës dhe biomasës. Shqipëria synon të shndërrohet në një superfuqi të vogël energjitike në rajon.

Zoti President,

Zonja dhe Zotërinj,

Dekada e fundit e konflikteve të rënda në rajonin e Ballkanit duket se po arkivohet në analet e historisë. Vendet në këtë rajon janë angazhuar në një proces bashkëpunimi të gjithanshëm dhe integrimi euroatlantik.

Këtë vit Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare të NATO-s, ndërsa vende të tjera të rajonit kanë bërë përparime thelbësore drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. 

Por më duhet të theksoj në këtë pikë se themelimi i shtetit të pavarur të Kosovës, ndonëse ka kaluar vetëm një periudhë kohore e shkurtër, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Evropës Jug lindore. Në këtë vend që ka shpallur pavarësinë rreth 20 muaj më parë, janë ulur ndjeshëm tensionet ndëretnike, serbët nuk po largohen më nga Kosova, po ndodh e kundërta, shumë familje serbe po kthehen në Kosovë, për të ndërtuar aty të ardhmen e tyre. Qeveria ime është e vendosur të ndihmojë dhe asistojë qeverinë e Kosovës në projektet e saj për të lehtësuar kthimin e të larguarve në vend.

Bashkimi Evropian ka dërguar aty misionin Eulex, i cili po bën një punë të shkëlqyer dhe po i jep një ndihmë shumë të çmuar qeverisë të Kosovës dhe autoriteteve të saj në konsolidimin e shtetit ligjor, demokracisë funksionale në Kosovë si dhe në zhvillimin e  standardeve  më të mira evropiane të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme etnike. KFOR-i gjithashtu po luan një rol shumë pozitiv dhe fakti që misioni i tij po reduktohet në mënyrë drastike është një dëshmi e qartë e stabilitetit të këtij vendi. 

Ndërkohë, Kosovën e kanë njohur 62 vende anëtare të OKB-së dhe Republika e Kosovës është bërë anëtare e FMN-së dhe Bankës Botërore. Por Kosova ende nuk ka marrë vendin që meriton në familjen e kombeve sovrane, në këtë organizatë prestigjioze.

Me këtë rast dëshiroj të theksoj se të gjitha vendet, që kanë njohur Republikën e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare që e kanë pranuar atë në gjirin e tyre, si vend anëtar i pavarur e kanë bërë sepse mbi te gjitha ata janë të bindur se pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare sjell një kontribut madhor në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Ndaj shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju shprehur mirënjohjen time të thellë qeverive të vendeve anëtare të OKB-së, që të vendosin për shqyrtim në axhendën e tyre rishikimin dhe vlerësimin e këtij realiteti ekzistues në rajonin e Evropës Juglindore dhe mundësisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në gjykimin tim modest, ky do të ishte një kontribut shumë i madh për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë.  

Katërmbëdhjetë vjet më parë, pasi dënuan shtypjen, dhunën dhe barbarizmin e regjimit të Miloshvicit kundër shqiptarëve të Kosovës, 137 vendet anëtare të OKB-së votuan rezolutën 49/204, të 23 dhjetorit 1994, për njohjen dhe respektimin e vullnetit të popullit të  Kosovës. Sot, ky vullnet është shndërruar në realitetin e Kosovës së pavarur. Sot, ky vullnet njihet nga 62  vende që dhanë këtë votë historike.

Ndaj ju bëj një thirrje të veçante të gjithë atyre vendeve që  14 vjet më parë, përmes rezolutës nr. 49/204, kërkuan me votën e tyre qe vullneti i popullit të Kosovës të njihet dhe të respektohet duke dhëne kështu një kontribut të madh në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë: Sot, 14 vite me vonë, ky vullnet është njohur nga 62 vende që asokohe e votuan ketë rezolute.

Shpresoj dhe besoj se edhe vende të tjera që votuan këtë rezolutë historike do të rikonfirmojnë vullnetin që shprehën 14 vite më parë, por kësaj here për të njohur shtetin më të ri evropian, Republikën e Kosovës. 

Z. Kryetar,

Me politiken e saj te jashtme paqësore dhe te marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet, me kontributin e saj modest në misionet ndërkombëtare në shërbim të paqes e në mbrojtje të të drejtave te njeriut, me politikat e fqinjësisë së mire e te bashkëpunimit si edhe rolin e saj te moderuar dhe konstruktiv ne rajon, Shqipëria është transformuar në kontribuese dhe prodhuese e drejtpërdrejtë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, e me gjere ne arenën ndërkombëtare.

Sot Shqipëria kontribuon me trupa paqeruajtëse në disa operacione ndërkombëtare në kuadrin e OKB-së dhe të organizatave të tjera rajonale të sigurisë, si në Afganistan, Bosnjë, Irak, Çad..etj.

Vetëm para dy muajsh, Shqipëria dyfishoi kontingjentin e trupave të saj në kuadër të ISAF. Vendi im vlerëson dhe mbështet çdo përpjekje për paqe dhe siguri globale dhe do të vazhdoj të mbështesë të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe aktorëve të tjerë nxitës së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në botë, duke theksuar këtu edhe kërcënimin që i bëjnë botës ato vende si Irani dhe Korea e Veriut me programet e tyre shumë të rrezikshme nukleare.

Zoti Kryetar,

Zonja dhe Zotërinj,

Të  gjitha vendet anëtare të OKB ndajnë përgjegjësinë  për funksionimin e mire dhe efektiv te saj. Askush nuk mund të injorojë gjurmët e veprimtarisë së OKB-se në shumë fusha. Kudo ku ka kriza, varfëri, uri, sëmundje apo vuajtje aty është edhe OKB për të dhënë mbështetje dhe lehtësim.

Megjithatë për një kohë të gjatë është konstatuar se bota, vendet dhe marrëdhëniet mes tyre zhvillohen dhe evoluojnë me një ritem më të shpejtë sesa aftësia e kësaj organizate për t’iu përshtatur.

Ndaj, Shqipëria mbështet vazhdimin e procesit të reformimit të Organizatës dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë drejtim lehtësimi i mekanizimit të vendim-marrjes ka një rëndësi parësore. Ne mbështesim përpjekjet për reformimin e Këshillit të Sigurisë. Ne besojmë se për të arritur sfidat e shekullit të 21, kemi nevojë për një Këshill Sigurimi eficent, transparent dhe legjitim në procesin e vendim-marrjes dhe ku vendet anëtare individuale dhe rajonale janë të përfaqësuara në mënyre të përshtatshme.

Ju faleminderit për vëmendjen!”

 

(Marrur nga faqja zyrtare e Keshillit te Ministrave)

ops..e hoqa

..paskemi qene ne nje mendje.  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).