Ka ndonje nga Tirana online ne kete moment?

nese po, a mund te thuash ka pase gje deme nga termeti qe sapo ra ne tirane? ketej lajmi ka ardhe qe eshte shume serioz

 

faleminderit ne pritje

6 Komente

po se besoj te kete asnjelloj demi, gjykuar nga ajo qe ndjeva.

une them ska arsye per tu bere merak. termete  te tilla ka pasur disa here vitin e fundit, dhe perhere pa deme

rrofsh!

Termetet jane nder gjerat qe kam me teper tmerr... sic duket me eshte rrenjosur tmerri qe nga termeti i prillit 1979, kam qene shume e vogel, por me kujtohet ajo atmosfera e pergjithshme e ankthit dhe njerezit qe s'dinin ku shkonin, pastaj kur tregonin pervojat e tyre personale dhe une qe gjithe fjalet i perktheja ne imazhe ne mendjen time... dhe llahtari rritej dhe me shume. Por dhe mbreme ama, na... nje grusht u bera.. zgjati dhe shume  dreqi, sa m'u duk nje shekull qe shikoja abazhurin qe tundej dhe s'levizja dot nga divani, ku me kishte zene gjumi, qe levizte si varke... Tani vras mendjen eshte me mire qe njeriu ta kete shtepine ne katet e larta te pallatit apo sa me afer tokes?! 

inoti im ishte kur me zgjonin me m'thon qe 'eshte t'u ra termet'. E para, se nuk eshte fort e kendshme ideja qe 'te perjetosh vdekjen tate live kur ti mund t'kishe vdek fare mire n'gjume' dhe e dyta, se duke qene ne kat V, nuk kishe shume shanse me dal jasht para se termeti 'te kish cu direkt ne kat I'.

une vallahi, i kam fiksim termetet, edhe me vjen keq qe s'isha aty kur ra. dmth me vjen shume keq kur vdesin rob e demtohen ndertesa, edhe do dhitesha po te isha brenda ne ndonje ndertese te vjeter a dicka e tille po ra, por me pelqen termeti, dmth sidomos po te jem jashte kur ndodh. I just like the feeling of it. menyra se si shkundet toka sa andej ktej nen kembet tona, eshte si me qene i hypur ne nanje tavoline edhe te flloj nanjeri te tund tavolinen fuqishem.

Mbaj mend nje here dite vere, i them time meje, "ej imagjino sikur te bej termet tani", edhe direkt sa mbarova fjalen beri termet. asaj iu zgurdulluan syte e s'po i besohej. as mua. kur kisha nanje hall me te pastaj, i thoja, ej, do pushosh apo ti them ter... ter.... ajo pushonte direkt.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).