Fjalë të skaduara

Skaldabaje, Tallon, Autorizim për televizor, kanoçe, Katrama, Kinkaleri, Brigadier, Fronti popullor, Naftëtar, Dezhurn, Spartakiade, diversant, mikroborgjez, tufezimi, kolektivizimi, fshataresia kooperativiste, dore e pare/e dyte e nitratit, triske, trikotazh, fanellate, kadife, dok, terital, mapo, kloni, Pinjoll, Begati, Inteligjenca proletare, Grushtbashkuar, Punishte pastash, Shfaqje e huaj, vigjilent, e ardhmja e ndritur, ballaboks, qymyr koks, flete rrufe, mifa, komiteti, grumbullimi, komunalja, kavaleshenca (konvaleshence), karrocier, fëshfëshe, brezare, metrazh, kasata, aranxhata, parfe, Kuadrot e reja, Gjys lekshi, Shtigje, breke korce, fanellate berati, kpuce gjinokastre.... dhe lista vazhdon.

 


Na kujtoni ndonje fjale (shqip) qe s'perdoret me, nga koha e monizmit, etj.

Nisur nga ky komenti:

lumidrin - 29 Sht 2009 - 12:01pm

faktori hudher;

Ku ma kujtoi skaldabajen me vaj guri, ne Berat e kam blere se nuk kishin ardhur deri tek ne.

Kur e venim ne pune, dukej shtepia si motobarke.

 

Fjalen skaldabaje kisha kohe pa e degjuar. smiley

 

Shtese:

  • Ju lutem hidhini nje sy fjaleve qe kane sjelle te tjeret para jush, qe te mos kete shume perseritje.
  • Gjithashtu propozoni 5 ose 10 fjalet/shprehjet me interesante nga lista e fjaleve te skaduara. smiley

418 Komente

Tallon

Cudi si s'po me kujtohen fjale te tjera per momentin. Mbase ngaqe kane skaduar. smiley

Sapun rrogozhine

Kanoce (per ata qe nuk e kishin televizorin me grup) smiley

pantallona tub,

flokë bishtpëllumbi,

 

Sintonia e televizorit (mrroklla e zezë ose e tejdukshme rreth çelesit te tate>lace>kanlace>tate>aleve tv –te e vjetra)>>

Lyerja e pemeve me gelqere deri ne mes.>>

Unitet – versioni 2.1 eshte unison>>

Katrama>>

Kinkaleri>>

Libri i ankesave dhe propozimeve>>

Brigadier>>

Fronti popullor>>

Naftëtar>>

Roje dezhurni>>

Zhoao Amazon? Pinto? vetem Zhoao? – delegacioni PK Brazil ne çdo kongres>>

I deklasuar>>

Komisar>>

Kooperative e Tipit te Larte>>

E lavdishme>>

Shovinist>>

Yllkat, fatosat, pionieret>>

Udhëheqësi>>

Zeri i popullit>>

Spartakiade?>>

diversant

zis, aro

etj, etj

revizionist

shfaqje te huaja

mikroborgjez

tufezimi

kolektivizimi

pushteti i proletariatit

fshataresia kooperativiste

dore e pare/e dyte e nitratit

tejkalimi (i planit ne te gjithe zerat)

plani 5 vjecar

triske

trikotazh, fanellate, kadife, dok, terital

mapo

kloni

etj, etj

 

 

nuk e pritsha. dhe jo nji e dy, por liste...  smiley

Emigranti,

Prit se harrova dhe keto:

sekretari i pare

sekretari i rinise

agjitacion -propagande

kulak

te deklasuar

zbor/zborist

rreshtore

njolle ne biografi

 

P.S. Gjyshit keto i kujtohen deri tani... smiley

smiley

smiley

mire pra, se hapa syte sa i filxhon... cne thashe  smiley

 

smiley

Eh, thashe te beja sikur ishin te miat, por c'te bej gjyshi me dha llafe qe as nuk ja dija kuptimin. Tre here e pyeta kush ishte kloni smiley

ti e ke kujtu per delen "dolly", vej bast smiley

http://www.genomenewsnetwork.org/gnn_images/news_content/02_03/dolly/d_1.jpg

HAHAHA

kurre s'do te me vinte mendja se c'ishte ne te vertete.

edhe nji, mqse permenshe mapo-n: kush e ma men "Xingonin"?  smiley

tingullim fantastik si emer.

zbor

aksion

trekendeshi revolucionar

mbeturina mikroborgjeze

Po me teper ka fjale te reja si: stopim, startim, gazetarim, nobelim, aranxhim, VIP( ketu perfhihet 95% e popullsise)

Plankonspekt>>

Maria Faranduri>>

Pinjoll>>

Begati>>

Inteligjenca proletare>>

Grushtbashkuar>>

Punishte pastash>>

Shfaqje e huaj>>

8 ore pune jo tetë orë ne pune>>

vigjilent>>

e ardhmja e ndritur>>

etj, etj>>

 

me bakushe dhe boje kallamari smiley

"si kurre ndonjehere"

ps kam edhe dy, jane mbiemra, por e kom bo nijet nga nji per koment (pergjigje)

Disa te forta nga keto qe kini shkruar, qe kisha kohe pa i lexuar, ose degjuar, por gjithsesi memorizuar. smiley

Inteligjenca proletare

trekendeshi revolucionar

 

Ej, me duket mbas disa kontributesh do na duhet te qisim me shumice votash  termat me interesante te skaduar, kuptohet duke implementuar njekohesisht alogaritmin e trekendeshit revolucionar dhe ate te inteligjences proletare, per te shoshitur rezultatet me spartakiadiste te tufezuara ne kete teme dezhurniste.

Fituesi si gjithmone, pervec qe do marre ndonje mjet peshkimi, do qitet dhe tek tabela e emulacionit te PPU. Vazhdoni te kontriuboni dhe te jini vigjelent per terma interesante!

nshn

hozrashoti

NB

zbor

ballaboks

dega

qymyr koks

flete rrufe

aro

zis

gas (gaz)

ifa

mifa

komiteti

grumbullimi

komunalja

kavaleshenca (konvaleshence)

karrocier

..........

dinjitet kombetar!

kalitje

hundëzhgabë (në sensin pozitiv)

komisar, margarinë, çorape xhami, ozhur, fanellë

buk me vaj me sheqer, buk me vaj me grimca djathi me domate te shtrydhur

kaç, shall pioneri, akllas, "do hedh çarçafin e jorganit"

"do laj dyshekun" (këto dy kanë humbur fare si shprehje)

tornitore, traktoriste, forcat punonjëse, barrikada, bllokada,

plani pesëvjeçar, puç, agjentë, poliagjentë, grupi i Naftës

Metrazhe, tyl, "të na rrojë partia"-dollia e parë,

"sa malet tona", "rrënjët", tabani, shualli, kjo tokë na,

 

 

 

bosht ideologjik

gabim i rende ideologjik

kubik

skorje

mbeturina mikroborgjeze

bufe

galeta ( e dine ata qe u ka plas buza me tv iliria)

pc-900 (tv iliria dhe kjo )

Ju kujtohet kur do tu qepeshim maleve dhe kodrave ti benim pjellore si fushat?  Cfare quheshin ato qe hapnim?

trashe

Njesoj si brezare nuk eshte, dmth sinonim? smiley

smiley

nji "situate" xhib: avioni i traktatit te varshaves vjen per 16 minuta (idris m'korrigjo) nga bullgaria. hapni "trashe" te futeni brenda para se te vije mavija, se do bombardoje. "prrrrr' - bilbili ky, per count down. Dhe me qe ra fjala "lopate xheniere" dhe "shtuf i forte" me "shiste argjile" qe s'ka dinamit t'i beje gje.

Ajri!...  smiley

nje mjet i fuqishem ne duart e ushtarit te ushtrise popullore te pergatitur ideologjikisht, per asgjesim te armikut me zjarr, qyte dhe bajonete smiley

smiley

O bostonian... a e shef mer ca bohet... smiley

korraj e te lashtave

mbjellja e hamulloreve

by the way, kane ndonje kuptim keto fraza, apo me kane ngelur gabim ne kujtese?

 

te lashtat jane ato qe mbillen ne vjeshte (grure, theker, elb, tershere) =>> "cereale" ketejpari.

hamullore... hmmm, ndoshta toka qe mbetej pas korrjes ("stubbing" per knejta). Nuk jam i sigurte per llafin tani, por ka jo pak mundesi.

Ah, emo:

Hamulloret jane bime si misri e lakra qe mbilleshin pas korrjes se grurit e qe perdoreshin per bagetine.

 

P.S. Shpjegim i gjyshit. Si s'kemi ndonje  agronom ketu tek peshku per emra te tille?

E nje fjale tjeter (qe ju kujtua gjyshit smiley ): bonifikim

Ore njerez,

hamulloret jane bime te kultivuara si misri qe kishin vegjetim te shpejte dhe mbillej pas korrjes se grurit, si kultura te dyta dhe perdoreshin per te ushqyer kafshet. Perdoreshin per masen e gjelber dhe jo per prodhimin e kokrres a fares. Njihej ky lloj misri me emrin misri hamullor.

 

Aranxhata, anyone? Parfe? Apo, anej nga 1990-e ca-ja, qumesht pluhur...

Kasata.  Yammmm, vajta i germove kete vit ne nje pasticeri.  Ishin si te qemotit smiley.

Pastasy

Turta smiley (se pse s'i thoshin torte lol)

edhe ... lart e me lart flamujt e kongreseve smiley.

Cfare jane hamulloret se mu po me duket si "fjale turp"

qe jane pune bujqesia, bimesh  jane. me shume sdi

"Parfe" po qe me kujtohet.  Andej nga fundi gjendeshin vetem me mik.  Po ja vlente ama.

dekovile

nje fjale qe coku e perseriste pa lidhje gjyshja ime, ndjese paste, kur u semur me skleroze. e cuditshme c'i kish mbetur ne brazda nga lajmet e tvsh-se.

Kontrolli punetor>>

U farketua>>

Granit, fanar>>

Revista “Nentori”>>

Gazeta “Puna”>>

Komitet ekzekutiv>>

Rekomandim per t’ble lavatriçe>>

Letra decorative KAKADU (per 1 Maj – me figure papagalli)>>

Kuadrot e reja>>

Gjys lekshi>>

Shtigje>>

Etj,etj>>

 

Gliko me lëkurë shalqini!

me duket se quhej autorizim.

akoma s'paska dale vap-iku?! smiley

Monda,

Si ju thoshin kasatave ne gjuhen moderne?

hihihihiihihii, ashure smiley

j/k.  me duket e kane lene ne kategorine e gjerave "antike" dhe e rujn si syte e ballit.  Me mik qe dhe kjo puna e kasatave lol. 

Zis, IFA, e lloj lloj "brand"esh te tjera.

ZUK

ka fillu me i dal pika ! (pika e bardhe kur fikej ai me dioda)

leje leje se e kishim difektoz ate te shkrete ene i dilte pika shpesh, ene mu me ikte gjaku.

se e kena pas ate tv dhe pas '90 kur te tjeret fillun me ble tv me gjyra smiley

ehhhh, cme kujtove...

Iris, me kujtove "Pinca".  Ke lujt ti?  Se une jam baltos deri m'gju smiley.

Se mos kishim dhe gje tjeter per te lozur smiley Tani me kujtove : Pentalle smiley

 Kete e lozkeshin dhe italianet kur ishin te vegjel.

Si quhej ajo loja tjeter se s'me kujtohet tani emri, ajo me kuadrat qe i benim me shkumes.  C'na binte m'qafe dhe sekretarja e lagjes qe ishte dhe tellalli i aksionit te se dieles per te fshire shkumesin nga asfalti smiley.  

dhe ne pafka smiley

Diku i thoshin: Peta, ndaj thashe ne smiley

hallall

ty ty ty erdhi kamioni
solli drute te Jetoni...
o Jeton, ore Jeton
therret gjyshja ne ballkon
por Jetoni sot mungon
sepse shoket po ndihmon
ne mesime kush calon

Vjersha te tjera te asaj kohe qe kane skaduar:

ore ore lulebore

jemi yllka shembullore

dallendyshe ne pranvere

trimat e xhaxhit Enver

 

partizan i vogel jam

po nje zemer te madhe kam sa nje mal

dhe i them armikut ndal

 

xhaxhi enver, xhaxhi enver

mi mbush dockat me sheqer

me sheqer e me hurma

lum partia qe te ka

del artani borizani

jep kushtrimin luftarak

mblidhet ceta 20 veta

vrap me hapin ushtarak

gjyshen plake ta ndihmojme

bukur drut tja sistemojme...

rroba te jashme

ka njerz jashte

nga jashte shtetit

bluxhinksa smiley.

@ Iris, pafka i thoshim.  Rrofsh smiley.   

pantallona teritali smiley

trikotazh smiley.

hihihihihih, me kujtove wool i palare, ky sec perdorej si nje lloj kure popullorce per plevit a dicka e tille se s'e mbaj mend tamam smiley.

konservim smiley

pece kembesh ( i perdornin ne ushtri me cizme)

"drejtohu ne familje" ose varjanti tjeter "jam e zene"

 

komandant/e klase ose cete smiley

shall pioneri smiley

cingla,

doce,

bidokth,

topa-gropa (ose gropa qiqri)

forma edukimi,

informacion politik,

emulacion socialist,

vepra,

garat socialiste,

mjelese e dalluar,

vjeleset e pambukut,

spartakiade,

parade,

 

 

 

 

mirembajtja rruga-ura

kapterr/ buburreci (lidhen me shprehjen e pandare: kapterri ne ushtri dhe buburreci ne bujqesi - dem i madh ne ekonomi)

korrje-shirje - grumbullim pa firo

norma

rrula e frutha (per te rinjte ne ushtri dhe konvikte)

daut (ushtar i vjeter)

stazh

bomboneri

ndermarrje artistike

npv

reaksionare

dialektika marksiste - leniniste, etj

 

plenium

per ideal te partise (ose ne formen me komuniste: per ideal te partise te dua)

dyfcek (pushke gjermane)

mensa

roja operative

smt

i plotfuqishmi i zones

 

 

breke korce

fanellate berati

kpuce gjinokastre

prodhime sheqeri smiley

hahaha po damask. (ngjyrë zhizhing - llaf i skadum ene ky- me trëndafila ngjyrë banane)

jorgan akllas me lesh apo me pambuk ose dyshek me lesh ose pambuk

jorgan me lecka,

kulak,

pioner, yllka , fatosa

 smileysmiley trendafila ngjyre banane, hihihihi 

komitet ekzekutiv,

je bere si gazi i deges,

kalec,

 

fund veref smiley

tafta

zhupon

 

Byroja Politike,

mendime prapanike,

novator,

 

karroce me guzhinieta

kompesate

tallash

 

smileysmiley C'me kujtove karrocen me kuzhineta - uje te zi i nxirrja kur isha i vogel smiley

Nga fjalet qe pothuajse kane dale jashte perdorimit, te risjella deri tani ketu, me "madheshtoret" jane: skaldabaje (boh sa shume kam pa e degjuar dhe peredorur), kasate, trikotazh, kooperative e nivelit te larte.

Ndersa per te shtuar dicka, nuk e di a e ka permendur dikush Shtepi Pioneri, Pune Prodhuese, Kurs Partie?

fustan me cope turke, fund me pala, pantallona kadife,fustan kremi, fund kemishe, sutjena smiley

Pershendetja e Pionereve,

aksionet e rinise,

Parakalim,

 

 

minder

dylent

vinovil

alka (gozhde te vogla)

vendstrehimi (e njohur dhe si banj publike)

bunker

 

Sallam 144,

Buke 52,

Sallo,

Vibert,

Biciklet kineze 28

pallat pioneri,

Pune me axhusteri.

Kategoria e 7

Teser rinie,teser partie,

Viza te bardha,

Ju lutem mos peshtyni ne toke.

Kinema dajti.agimi,partizani,17 nentori...

Gjelltore,

Stadiumi Dinamo,

Komiteti ekzekutiv,

Autobuz fizarmonik,

Zis,

Kacator,Fusha e aviacionit...pallati sportit Partizani.

Parku xha tomit,Fusha e zeze.

NSHRG,NSHRAK.,Fabrika e Kepuceve.

Lata e druve,

Komunale,

Boje gelqere,

Minder,

Bufe,

Sobe me dru,me qymyr,skaldabanje me vajguri...sapun 15, karamele zana,Paralele hekuri,karroca me kushineta,patina druri me kushineta,top 50 lastik durrrsi,Paqet partizoni 18,vullneti,diamant,ardian,...

 

forme politike

shkolle nate

shkolle me korrespondece

shkolle oficerash smiley

pune dore (lende shkollore, lol, perkthimi ne anglisht psh ...lol lol)

retell, meqe na kujtove anglishten

Vetem tani po arrij te kuptoj se sa pleq jane shume nga nick-et me te cilet bashkebisedoj e i lexoj ketu.

 

!!!

po ti sdo na ziesh mishin ore olsi,

as do na marresh per nuse.

c'pune te prish ty smiley

cerr ! smiley

Tushe, duke pare gjithe ato pikcuditse qe kishte vene ne fund Olsi, them se do te ta kishte vene syrin per nuse ty (do kete rene ne dashuri me ty si shumica jone, cuna dhe goca), ndaj eshte zhgenjyer aq shume tani qe mendon se paskeni perputhje te papare karakteresh, POR diference moshe.

Tani eshte shansi yt ti mbushesh mendjen qe mosha eshte vec nje numur, ok dy numra bashke, dhe qe ti je aq e papare saqe i hedh ne toke direkt ato pikcuditjet e Olsit. smiley

 

 kurs patente e ka thene njeri, qe te mos jemi jashte teme? Po marshim (qe benin nxenesit)? smiley

kalec

plenum

cthote partia ben populli,cdon populli ben partia

ai eshte 1200 leksh (per spiunet)

kafe "shala" (thonin per trotuarin rreth skenderbeut ,sepse uleshin vajzat e grate dhe i dukeshin shalet)

 

pompe rrushi smiley

hihihi

Ej, flm shume per gjithe keto prurje, na kenaqet. smiley

Po hidhni nje sy ca kane shkruar te tjeret me pare, qe mos perseriteni, se perseritemi dhe ne duke ju lexuar. smiley

 

Dhe propozoni 5, ose 10, fjalet/shprehjet e skaduara me "te papara" per juve, se meqe po editohet historia "e papare" e tekstit shkollor keto kohe, do i fusim keto fjale aty si kontribut i papare virtualo-peshkist per historine shqiptare. smiley

ta duam shoku-shokun, ti fusim kollodokun smiley

swed, nga anet tona me duket thuhej ta duam sho-shoqin.  Rrimoje vete me tutje smiley.

posi jo mi Mond, e rimon vellai, ta duam sho-shoqin ti fusim kallamoqin. vetem me jep lenden ti se ... ktu .... poeti ne aksion tha smiley

shtemba, gjymi, kazan, buke cyrek, shoshone, cizme llastiku, nallane, qylyma me lesh me pambuk, rrugica thesi te qendisura, centro te qendisura qe i benin gocat per paje smiley, triko te punuar me dore, corape leshi, fanelle leshi te palare, etj

Shoshonet svijne mo!  rrofsh o ketlina qe ma kujtove !  smiley

Lojëra: 

kukamçefti, syllambylla, topa-gropash, kopaca!!!!!!

Edhe sigurisht, karroca me guzhineta.

botash, rrotaxhilesh, ME TAPA, shkopa cinglash, gomaricash, topa-djegsi, e ka kush e ka, kala dibronçe etj, etj

kocifoz smiley

gurkali smiley

kolinos

raportor, dhe sec ishin ca si kuti ku hidhej boje dhe ngjyhej pena,qe te benin helaq

shkolla fruti-kulture, bujk, kazmaxhi, lopcar, qerrexhi,

lhl (lende helmuese luftarake)

mbrojtja lokale

mjetet indivuale te mbrojtjes luftarake (kondragaz, pelerine, doreza dhe cizme)

qafore

galloshe

qilizem

palosje duhani

pasdarke (vizitat ne fshat gjate dimrit pas darkes, ku piqeshin pufka, kunguj, patate, molle, panxharsheqeri; cahej llaf e fuksat punonin overtime duke miratuar jashte dritares)

ej, mjaft tani se neser i keni ne gazete kto llafet, ne mos ne tv ne ndonje kronike problemore te tipit "si ka ndryshuar gjuha shqipe me nderrimin e sistemeve" smiley

dhe kjo behet me "pune prodhuese, edukim fizik e ushtarak" smiley

ndjese smiley

Pioniere, ne lufte per ceshtjen e partise (s'isha) te jeni gati smiley.

- Klasa qetesohuuuu gati tuuuuuuu . - Shoqe komandate e cetes, paraqes kompanine e klases 8 A

Efektivi 40 , te rreshtuar 50, kane ardhur vullnetare 10, mungesa ska. smiley

keshilli i prinderve

thyerje note ne sjellje

teknikum

racionalizator

 

spiun perandori!

e shame e rande, kjo. smiley

dhembet si "shpi fshati", ene kjo t'merrte m'qafe smiley.

pse si bedena kalaje jo? smiley

si bichim kukamchefti po luhej me dy skuadra, ku te gjithe mchifeshin (don't you love the "m"?) dhe secila skuader mundoheshe te diktonte nje anetar te skuadres tjeter. Kur e diktonte, i gerthiste "kuman"!

Loje dore me nji nqs dojshe me u shkalafit me gocat e mehalles neper rronxa! smiley

 

Brezi i meparshem (me gjasa) edhe i ka pas knu:

 

Hajde shkojme n'ata rronxa

Atje ku mchifet fellonza! smiley

 

P.S.

A o' e Premte sot a?

a ? smiley 

nuk osht e xhuma jo smiley

Ne kemi luajtur nje loje te ngjashme me kete, por e quanim hanxhar-hajdutash smiley

zumpara

leter zmerile

zetor

e kam thone ma nalt zukun , vreje smiley

pardon! smiley

Ata lart nuk mi cojne Azhanset! smiley

Meqe Olsi do te dije sa pleq jeni smiley

Kush nga ju ka shkruar ndonjehere (sado pak) me penë dhe kallamare? smiley

Gjithashtu, si behet ë-ja ne Windows Vista, ca shtypet? smiley

Si e kishte emrin ajo "shpikja" konviktore me dy luge alumini dhe nje cope tel te trashe, i cili vihej direkt ne siguresa dhe luget ne kove me uje dhe ngrohej uji per 30 sekonda? S'kishte sy por punen e bente. Apapa, sa e rrezikshme ishte ajo.

zbor

organizate baze

bashkime profesionale

radio iliria

 

E qivirija, meqe qitet ato fjalet ne krye, qisni fjalen fëshfëshe me, se eshte e papare fare. smiley

Per mua meriton vendin e pare deri tani, ose top 5, nqs s'kam harruar ndonje tjeter nga prurjet bresheri te temes. smiley

 

E kena qit qy m'fillim mër!

P.S. Flm për hapjen e pyetjes.

 shkopa cinglash

punet e dites ne bujqesi

Rozafa, Partizani, DS,

kerma, lugat, xhindet, gogoli, bythperdredhur, kanace per te lare koken, do sit miellin, cyrek, tave me leng, tave me zorre, shale bretkosa te skuqura me miell smiley llape orizi,

te lashtat, te imtat, nganjehere edhe te dhirtat! smiley

 

klubi gjuetareve

klubi shofereve

shpija oficerve he he he

 

Tushe, e nxore frymen borgjeze me ket te fundit smiley.  

klubi gjuetareve

I do komet (e zogjve) per pig (per pike)! smiley

 

Meqe Olsi do te dije sa pleq jeni Big Grin

Egzakt, kjo teme duhet quajtur "Klubi i pleqve"

 

PS: Hej... njerez se mos e merrni shume seriozisht?! Thjesht po bej shaka sa per t'ju gulugicur nje cike... smiley

...more morracak te shpifur qe laheshit vetem nje here ne jave.

!!!                 !

... O Zot sa te shpifur qe ishit!!!!!!!!

 Ty Olsi s'rezulton te mos te te kete zene sapuni Rrogozhines, ndaj mos na trego morrat tona smiley, shif tartabiqet e tuja!

therrizat smiley. kontrolli i pastertise, shami hundesh, thonjte e prere smiley.

Hihihihihihi, koke me vajgur smiley.

pse kreher morrash ste kish ble prindi ty smiley

 Jo, mua me kishte blere Lindan smiley pas gjithe DDT (habitem si s'na ka lene me pasoja kjo) dhe vajgurit

sna ka lone pasoja vajguri ne koke thua ti ?

vertet ee ?

po pse jane te gjithe me nje derrase mangut ketu, kujton ti mi...smiley

Irushe, c'eshte Lindan dhe DDT, se si e degjume po s'po i bie m'te. 

Tushe smiley thua nga vajguri e kemi?

DDT eshte pesticid, nje pluhur i bardhe , une per kete e kisha ne fakt qe çudi qe s'na ka lene pasoja, po dhe vajguri s'eshte me pak smiley

 Lindani ishte nje shampo kunder morrave qe u prodhua me vone.

edhe lindani pesticid ka qene.

ci paske bo vetes me lindan....

Po qesh me ze te lart, pataksa dynjane smiley

DDT s'e paskemi provu.  Po Lindani tani me kujtohet qe ishte shampo.  Mgjth njesh per keto pune ishin barnat popullore, vajguri dmth smiley.

Per DDT ka dhe kenge:

S'ka c'na bon ne shampo

nuk na tremb sapuni

duam DDT mi none

jena race majmuni

po sqetull me lesh apo hunde qurre, dhembe rene, kokekuq, te qelb goja ere, qime rene smiley

Ti, shyqyr qe more vesh ditelindjen time!!!

Ok, OK! Me zune morrat nje here!!! Edhe?!

I shfarrosa me vajguri!

Po s'behet robi per nje morr!!!

Leni tani keto muhabete! Mos e ul nivelin e bisedes! smiley

 Me fal, s'ta kujtoj me sa vjeç je smiley

...more morracak te shpifur qe laheshit vetem nje here ne jave.

ai ish stil Roi Soleil smileymug: , po ku merr vesh ti!

smiley

cigare me filter smiley

pajë (apo perdoret akoma?)

buke e bardhe

 

paje e kam thene mos kopjo se do i tregoj mesueses, kopjac, apo pocaqi ahahahahah

pse, nuk bejne nuset paje sot?!

grep e kuptoj qe s'bejne qe 15 vjec lol, po nje pale carcafe e dy perde ma do mendja i sjellin.

apo i bien shkurt tani? dreng-dreng naplonat! smiley

 

 

 

gazanik

shikim rreshtor

armatura e cetes

lavanderi

E ka thene njeri : Babanacen?

Kocka e partise. Kam qeshur kur me tregonin brezi i vjeter kur favoritet(apo si quhen...?) iu masnin ne baze te "kockes te partise", ndryshe etiketoheshin si (mikro-)borgjez.

mengjesore

hotel turizmi

axhenisa (terminali i autobuseve smiley)

operativi lagjes

 

veturë

farë kosi

kallam sheqeri

Vetsherbim, vater/shtepi kulture, spirale - nese jam i sakte (ajo qe kerkon Zorba me siper)

P.S. mundohuni te sillni fjale qe nuk kane perdorim tani, jo ato qe vazhdojne te perdoren.

xhiboks

xhakavento

1. Qebapi i kafes (ajo mrroklla qe piqshimkafen te furnella me vajgur)

2. Mulli i kafes (besoj te gjithe po shifni gishtat mos u jone nxi tani  smiley  )

3. Gjyle (ato zarat e kuzhinetave qe i perdorshim me lujt)

4. Pallaskat (qe ia vejshim bicikletave)

5. BMX (cer bicikletash eee? )

6. Tabela e nderit       

7. NFP (Ndermmarja e furnizimit te punetoreve)

8. NTI (Nderrmarrje tregtare industriale)

sacme me duket ishin zarat e kushinetave

po kilotat i mbani mend smiley i perdornim per fiskulture

model cuni per femrat ( te prera shkurt) smiley

pastaj u be model te fortesh lol

ou, qenka bere nami ne lemin e nostaligjis.

Gjygym.

vlag (kove uji plastike per pus)

nalla ( pantofle druri)

furrac ( zjarr me zdrukth)

hakllagi

mecere

sham

gurabi

biskot çaji

qahije

juniperus

mash

tenxhere me stacion (presion)

sharabajk

treçikel

kambale

qafore

zam

bishtagyp

hojke

tharm kosi

sjoll

 

KASLUCat thoshin per cunat trendy "nje kta SKORPIONSAT"

 

PLLUMAT:hunderr,kaslyc ,dykalslyc,komlesh,bishhaps,bishkaush etj hahaha

ka qene edhe modeli I flokeve  "KALORS"

mushama

edukate morale

Ishte dhe modeli Ballaboks smiley

ket model s'e kam kuptu si eshte, ndonje ilustrim?

emri sh interesant, gjithesesi. smiley

ver nje tas ne kokT. C'lesh te ngelet jashte, prije  smiley   

Une e mbaj mend si pa balluke, balli jashte dmth, ene me te gjata poshte. 

Tjeter, shkolle nate, dezhurn smiley.

bordero

shamia hundeve

shall pionieri

sapllake

 

 kocifoz

biciklete vietnameze

Palldem (tokeza e rripit)

shall pionieri

e ke koken si vazo muri (kane qene ca vazo te sheshta nga njera ane qe vreshin ne mur me lule plastike)

shapka NISH gome

kokarapi (paste tetelekeshe)

varak antene

foto lugati

Edhe nje gje qe kerkon shpjegim. Nuk di kush e ma men nje dyqan "Riparim corapesh" tek "Rruga e barrikadave" perballe Muzeut te luftes". Sa here kaloja perpara tij, mbaj mend nje grua te moshuar me ca gjyslyke te vjetra katrore me skelet te zi, qe kapte fijet e corapeve te grave mbi nje poc te zakonshem te montuar mbi nje platforme abazhuri. Kur isha i vogel, ndaloja gjithmone aty dhe me dukej sikur ajo gruaja arnonte siper globit magjik te perrallave. Shume sad!!!

sec ka qene dhe nje model flokesh,me duket "model kasluc"

mos ma kujto amon. Ky e hapi ket model knej nga ne  smiley   

fletore 4-lekshe, 8-lekshe, 16-lekshe smiley

rezerva stilolapsi

Kinkaleri - di gje njeri nga e ka prejardhjen?

Frengu thote : QUINCAILLERIE

Cikerrima metalike. Dhe zakonisht bizhu fallco dhe qe kercasin fort.

ps : me duket se do skadoheni dhe ju para kohe duke ndenjur gjithe diten ne kete teme.

 

Fuks, turs, "ka mundesi nje minute", ta hongsha melcine, kare, kafe me cikore, martadell, detyra e uljes se kostos, shpenzime te pambuluara, shqegez thep fund tabele, qetsohu gati tu, etj etj.

marmallate

hahahahahahaha mu kujtu nje shprehje: A e bojme njehere bashke!

po kjo perdoret akoma e berber, pavarsisht se ty te kthe nruja kurrizin smiley

kom qesh me lot,te shplaft mortja.

bedrije te marte e mira! smiley

O Dije nuk e dija se kjo shprehje perdoret akoma nga te rinjt e sotem. Persa i perket kthimit te kurizit nuk eshte e thene se refuzon, thjesht kene ndru stil; e fillojme mrapsh dhe e perfundojme parc.   smiley

 Interesante ka qene vendosja e foljes ec perpara fjaleve te ndyshme

ec qeflie

ec sinone,

ec legene

ec Bedrana

dhe shprehja medheshtore

ec perpara te cafsha ballin

ec ke lali jot smiley

 

ec mi none.

ec derman smiley

PF, e madhe ajo e fundit smiley.

Nje tjeter nga mehalla jone:

bish, je bish smiley

 Monda, me  ec mi none me kujtove shprehjen me te madhe habitore

none zeze!!!

XHIA er deq

jemi ulur ne trotuare dhe po tallim keto k.re

te kujtohen ato vite ku ne ven te bukes hashim SIMITE

balon TAUKE

balon TABAKE

rregulloje TEREZINE balones

iiii ca ftyree pa pik yndyre

iii ca surrati pa pik ...sme mahet men

MASKARA ene kjo spara perdoret

si s'e makam men at riparim corapesh un? smiley  keq puna PF... Nejse mo, po aty ka pas qen dhe nji dyqon artikujsh shkollor, ku u shitshin edhe kitara 5000 lekshe. remember?

per te von ne ven riparimin e corapeve po te kujtoj fjalen tjeter madheshtore (po aq sa palldemet): "zdroms" (m'fal po qe se e ka kujtu tjeterkush ma para).

prape m'fal ti?  Hic, s'dum smiley.

ec aty smiley.

Bedrije rrofsh sa te doje zemra ty. Ku e gjete?

ke ?

lumidrin, rrofsh per gjygymin 

kurse fjala i/e deklasum m'ben me qesh kur e degjoj ndonjehere ne ditet e sotme

po shtoj , Fojerbah - m'duket se s'ka mbi-50-vjecar qe nuk e njeh kete

 

Nuk po them, me vjen keq qe nuk jam 50 vjeç per te ditur fjalen Fojerbah.

Mos na len pa fjet, thuaje çfare eshte Fojerbah.

Bedrije, te pyeta ku e gjete kaq shpejt pergjigjen.

Furrac e din se kujt i eshte thene?

 Fojerbahu ka qene ateist i madh, filozof/ psikolog me lejekalim nga regjimi; them se duhet te kete qene ne tekste mesimore t'atehershme, s'e di ...

shef/e kuadri

shef/e llogarie smiley

dhe sot kane ngel njelloj per nga sjellja dhe trute vetem se quhen me delikatese drejtor/e i/e burimeve njerezore dhe drejtor/e i/e departamentit te finance/kontabilitetit

he se mos harroj  'mercollog'

kukamshefti!

Eheh! E gjeta edhe une nje!

 

Hej! Qenka vertet magjepese kjo teme!

Sa me teper ju lexoj aq me i ri ndihem!

Eshte e papame!!!

'mercollog'

Moj ti me verte!...c'ishte kjo: mercolog? M'duket tip MBA ne kohen e Xhaxhit te Spiqerit

kontrollor cilesie pak a shume  smiley  

i dont think so,

mercollog ishte dicka si 'product manager' or sth., and close  to marketing too

mba afrohet me shume me 'ekonomist plani'

 

po c'marketing mi lal? ato qe boheshin do i hate e vishte poplli se s'ben. Keta vec shifshin qe ne magazina te merrshin gjona jo te mbarume fare. Gjithe ndermmarrjet tregtare apo te shperndarjes kishin mercollogjer.

Ishin me shkolle te larte keta mercollogjerit, se mos keqkuptohemi. Mercollogjia ishte pjese e ekonomikut, po me te shumten e studimeve i bote te treni (kimi e kshu mrrokllash; shkencat jane aty?)

po pra merreshin me produktin smiley

marketing se kisha llafin thjesht per reklamen, por si te thuash formatimin e duhur te produktit per shitje.

sepse do shitej gjithesesi, right ? smiley

nejse te na sqaroje ndonje qe e di tamam, qe ka shku ne ate shkolle ne ate kohe, se mbase ja fus krejt kot smiley

Ta sqaro lali mi se kom pas ne tezen ne burrin e tezes mercollog

Tezja ne NTI, burri i tezes ne NFP

tallshin meneren gjithe diten, ene nje here ne shen llesh shkrujshin nanji raport ku kritikojshin sallomin apo sandalet e Korces.

Po ka qene pune e mire fort per kohen, te dhjefsha drejtoret e ndermarrjes. Bohej rradha para shpise per nje pako kafe, si me qene rradha sot per te mor nanji tender.

 

 

ore qerrata,

po une po sqaroja qafirin per analogjine ne rrafshin akademik smiley

dhe jo se si tallshin...mercolloget..

paske qene familje me pozite zotrote smiley lol, me mercolloge ne fis smiley

ke une maksimumi llagaritare qi qorronin syte kena mrrit

sfere qarkullimi, per to bo shoqni mercollogut

 Emo, bicikleta me qera mrapa MA-PO, ke rruga Dibres. 10 Lek 20 min. Asnjona nuk kishte pedal per komet, por vec nje cope hekuri qe ishte bo si gozhde nga ferkimi. smiley

Dhe sa here qe perplasje veglat tek hekri kur bije, shprehja: Qe duke me lone pa familje!

mir pra smiley

riparim kpucesh te shkolla fanoli. dhe ping pong afer mapos madhe (kshu u qujte). 10 lek 15 minuta. afersisht tre sete smiley

Quiz: nga vjen MA-PO?

Hint (nuk eshte pellazge)

mallra popullore ???

kot ja futa smiley

markate ?

Po punime popullore? keto mrrokllat handmade

 Magazina Popullore

Dhe tamam tamam eshte perkthim i rusishtes Magasinski Populicki (Ja futa kot. Idrizi i di keto pune)

MAzalla se e gjeta smiley

thanks for the xplanation smiley

ka te drejte, eshte magazine popullore

po librarine flora e paskemi lene perjashta...

po mi mire e ke, i bojshim ne ne PUNE ME DRU

edhe nje...t'ju vije turp juve te rinjve te komunizmit..PUNE VULLNETARE

mercollog= me marre rrogen kot.

Mercollog ka qene ai  qe ne ndermarrjet tregtare, p.sh. kur vinte stofi nga kombintait i tekstileve stalin, me studiu se ne cilin dyqan me e shit stofin.

Ky ishte ai qe vendoste se ku dhe si do shitej malli.

Me gjithe ato mallra qe kishim, ka qene nje pune shume e rende.

Kur doje te  mallkoje dike, i thoje " u befsh mercollog".

Fener

 

 

llastiqe,

plumbce,

detka,

lomcka

xholl

anomá

brigace

presidium

hetues

sigurimi

vija marksiste-leniniste

qyteti Stalin smiley

trakt

shaptilograf

steme

uror

eshke

ashik

mafishe

dell

simite

opinge

kallogré

prashajke

tartakut

....

kush ka lujt kuman ? po me gisht ne vesh ?

 Po raqe-raqe-ki-ki-ko

 Kush i ka bere ndonjehere ne bark pese gjylpanat e tetanozit?

une, me i shiringe sa i cisterne nafte smiley ose sa autoboti i muthit.

po c'marketing mi lal? ato qe boheshin do i hate e vishte poplli se s'ben. Keta vec shifshin qe ne magazina te merrshin gjona jo te mbarume fare. Gjithe ndermmarrjet tregtare apo te shperndarjes kishin mercollogjer.

Ishin me shkolle te larte keta mercollogjerit, se mos keqkuptohemi. Mercollogjia ishte pjese e ekonomikut, po me te shumten e studimeve i bote te treni (kimi e kshu mrrokllash; shkencat jane aty?)

Me falni per OT-ne. Konsiderojeni si pauze publicitare.

 

E mbani mend filmin dhe titullin e nje filmi shqiptar te asaj kohe qe trajton pikerisht kete teme?!

Une mbaj mend te kem pare disa fragmente dhe me beri pershtypje sidomos per anen komerciale te produktit, qe aty trajtohej.

Historia ishte pak a shume kjo: nje mercollog medioker qe kerkon te rikandidohet si drejtor dhe nje mercolloge e zonja qe ne fund fiton.

Dicka e tille!

E mbani mend?! Nqs. po. na thoni titullin.

Mercollogu interpretohej nga nje aktor i Lushnjes (ndoshta), ndersa mercollogia nga vjehrra e Elses te Pallatit 176.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).