A jane perkthyer ne shqip "A Thousand Splendid Suns " dhe "The Kite Runner" e Khaled Hosseini

Jane dy libra interesante dhe ne qofte se nuk jane perkthyer ne shqip do te ishte me interes te perktheheshin.

19 Komente

"Nje mije diej vezullues" gjithashtu eshte perkthyer, ka mbi nje vit qe eshte botuar.

te dyja. dhe jane libra te shkelqyer dhe shum interesante

Ju flmn. I lexova ne anglisht por desha tja bej peshqesh dikujt ne shqip. Amazon sic duket nuk i ka futur ne inventarin e saj akoma.

Bera nje search google shpejt e shpejt dhe i pashe ne disa site te tjera.

Vertet libra te mrekullushem

Faleminderit

 

 

Jane perkthyer! Gjuetari i Balonave ka patur nje bum shitjesh. 1000 diej vezullues, jo dhe aq. Jane qe te dy libra shume te bukur. I ka botuar shtepia botuese Omsca

te dyja,

ene gjahtarin e lexote ene Sala, ene pasi e tha qe e lexote, u turr mileti mare e prape per ta lexu.

une u mjaftova me gjahtarin, tjetrin se kam ble.

no big deal, por hajt ma, te pakten e cova gjer ne fund.

Jane te perkthyer qe te dy, jo se kane ndonje vlere artistike apo letrare por qe perbejne, ose me mire kane perbere "vijen politike". Keto dy libra, nuk ndryshojne shume nga letersia e soc-realizmit. Jane pa vlere dhe nuk ofrojne dicka tjeter pervec propagandes.

Speker

Interesant komenti yt. Nuk e di ne cilen pikpamje i ke pare ti keto dy libra Por vec te "realizmit Soc" nuk mund ti quash. Te realizmit  mbase po. Nuk jane libra me Star Trek apo  me magjistaret e Harry Potter, por  jane libra realiste te nje jete reale ne nje vend real.

Artistikisht ? Mua me pelqeu por kuptohet keto jane ceshtje shijesh. Ajo qe artistikishit me pelqen mua nuk te pelqen ty e anasjaelltas.

gjahtari ia vlen, ai tjetri mu duk shume i sforcum. mbase prej perkthimit.

 

Pershendetje per Admin dhe per gjithe antaret qe jane ne kete forum

 

a e di dikush nese jane te perkthyer librat e Josef Konrad- "Lord Jim" dhe The secret agent"

mua me mjaftuan "100 mije diej..." per te mos e lexuar me kete shkrimtar,

nuk e kuptoj c'i pelqejne kaq shume?

sigurisht qe libri ka vlera dokumentareske, apo sensibilizuese, por artistike... hmm... jo dhe aq... me nje fjale letersi e llojit best seller

Fakti pra qe eshte nga bota arabe, dhe per te thene qe ja edhe arabet kan shkrimtare te mire, kur ne fakt jane ne nje gjendje te mjerueshme artistike dhe kulturore si popuj. Mnjf eshte ajo e te mburrurit dicka te re ose te panjohur kot se koti, ose vetem se eshte e re dhe e panjohur, ose njecik ndryshe, dhe dalin nje turm njerezish e bejne sikur kushedi c'eshte. Si puna e asaj kur pyet dike kush eshte shkrimtari yt i preferuar dhe mundohet te gjej dike qe nuk njihet nga askush per te shitur mend se gjoja di shume, ka lexuar shume dhe eshte i vecante nga turma.

ose, ose, e thote kete emrin e panjohur, thjesht per te kompleksuar bashkebiseduesin smiley

ora, s'mendon se eshte keshtu me muziken? alkoolin? vendin ku ben tatuazhin smiley?

ka nje kufi te lezetshem mes kerkimit te se panjohures, apo pak te njohures, dhe nevojes per te qene te vecante. per me teper qe nuk eshte e keqe te jesh dhe te duash te jesh e vecante, sado qe enverizmi na e ka luftuar kete tendence ne menyre kriminale. sekreti eshte qe kjo te mos kthehet ne fiksim, apo ne maniere.

pastaj po te mos ishte per gjerat e panjohura, kush do t'i lexonte shkrimtaret e reja? cdo i ri ose e re qe shkruan e ka per detyre ndaj vetes se pari qe te lexoje letersi te re, pak te njohur.

kjo s'ka te beje me hosseinin qe eshte bestseller.

prandaj ti na sill ndonje kenge te bukur, pak te njohur smiley

Puna eshte se talenti ne letersi nuk humbet edhe aq kollaj. Nuk besoj te kete ne letersi talente te rralla te fshehura, biles Kadareja u peshkua nga brenda Shqiperise komuniste dhe ju paraqit botes. Perkunder muzikes, ne letersi nuk ka shkrimtar qe duan te jene jashte te pergjithshmes dhe te shkruajne per qejfin e tyre per nje audience te vogel. Ata botojne librat e tyre para te gjith lexuesve. Krahasimi me muziken do te ishte sikur te thoshe qe brenda muzikes pop ka talente te fshehura, do e besoje ti kete?

Pershendetje.

http://www.youtube.com/watch?v=yPG2iiaVd...

 

s'me duket keshtu. ehu sa muzike lokale, sa letersi lokale ka, te zbulueshme vetem aq sa lejon tregu, koha, pronari i lokalit apo shtepise diskografike, shoqnia, tv-ja (qe eshte me e hapur ndaj muzikes se letersise), shkolla (qe eshte me e hapur ndaj letersise se muzikes). nuk them dot cila eshte me primare tek robi, muzika apo fjala smiley dhe ndoshta na eshte supresuar ca me shume muzika per arsye antierotike smiley por robi i kerkon ato, patjeter, te dyja, si te deti, si te burimi i malit.

flm per kengen e njohur, akt rezistence smiley

Gjuetari shqip me pelqeu, nder te tjera edhe per lehtesine dhe rehatine e leximit fale mesa duket perkthimit te mire. Qetrin se kom lexu.

Aman o Halit Hysen! se do na ngrihen grate andej e do na flasin si ato te Hindu-kushit: "Cdo flok bore qenka pike loti e ngrire e derdhur nga nje grua e keqtrajtuar". Po kta burra kush i polli e i rriti sa eshte baba ne fushe duke mbjelle opium per masat?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).