A duhet shqiptaret e Kosoves, Maqedonis, Malit te ZI dhe Lugines te Presheves me pas Shtetesi te R.Shqiperis?

 Po me intereson mendimi i juaj, sepse ka disa dite qe ne Kosove dhe Maqedoni eshte duke u zhvilluar nje debat i tille. Nese mundeni  ne cdo pergjigje te jepmni edhe nje shpjegim te "shkrute" per PO-ne ose JO-ne e juaj. 

36 Komente

JO! Absolutisht JO.

Sikur te behen gjithe shqiptaret e Presheves dhe Kosoves apo Felliqodonise me pasaporte shqiptare, atehere serbi  apo felliqodonasi del serbes-serbes dhe ta deklaron publiksiht qe ata jane shqiptare te ardhur nga Shqiperia, dhe prandaj edhe u jepet pasporta.

Nese ato territore i bashkangjiten trungut meme, atehere pasaporta eshte me e pakta qe do t'u jepet. Por deri sa te arrihet ajo, pergjigja eshte JO.

Nuk e di , mua do te me pelqente shume, ne kete menyre bashkimi kombetar behej de facto dhe de jure.

pooooooooooooooooooooooo

c'jane kto pyetje kalamajsh.

nqs i lepihemi evropit per perkrahje dhe integrim, absolutisht sduhet te cenojme te ashtequajturen 'bashkejetese nderetnike' ne ballkan.

puna eshte mos na marrin kosovaret pasporta serbe, se plot shtete se njofin kosoven dhe jane shtete me bilanc tregetar me te, le mo pastaj po ju hoqen vizat shkjahut......

 

 

 edhe se krijimi i shqiperise se madhe tani duket dicka e larget dhe e paarritshme, do ishte gjeja me e mire dhe e drejte per tu bere, ne kete menyre do zgjidhen shume shpejt shume probleme qe ndryshe do te duan dekada per tu zgjedhur

Shqiptaret etnike duhet te kene mundesi te marrin pashaporta shqiptare, dhe per e teper te kene mundesine ta bejne kete proces shpejt dhe pa dhembje nese keshtu vendosin. Ndoshta mund te japin nje provim simbolik ne gjuhen dhe historine shqipe njesoj sic eshte ketu, por perderisa jane shqiptare e zgjedhin ta shpallin kete publikisht, patjeter qe duhen pranuar.

Po aty ku jetojne ata, nuk eshte Shqiperi moj Blete... Per ne eshte Shqiperi; por bota nuk e njeh. Nese shqiptari i Presheves merr pasaporte shqiptare, duhet te marre parasysh nje gje shume te rendesishme: Do te trajtohet nga autoritetet dhe ligji serb si shtetas i huaj. Nese Serbia ka ligj qe ndalon shitjen e pronave te paluajtshme qytetareve te huaj, shqiptaret e Presheves fitojne te drejten qe te debohen nga pronat e tyre.  Trajtimi me i mire qe do t'u behet do te ishte trajtimi i emigrantit, i refugjatit.Kjo gjithmone duke patur parasysh qe nuk po flasim per dy-shtetesi; edhe serbe edhe shqiptare.

Nuk e di se si e shihni situaten ju dhe cfare detajesh merrni parasysh apo cfare detajesh injoroni... sepse asgje nuk po na shtroni ketu ju qe jeni "pro" kesaj. Prandaj per mua ajo "proja" juaj mbetet e pabazuar gjekundi; thjesht ne nje deshire.

Jepni ndonje argument te pakten.

Ate deshire e kam dhe une, po qe absolutisht nuk shoh si mund te realizohet ashtu si thoni ju.

 

Po aty ku jetojne ata, nuk eshte Shqiperi moj Blete... Per ne eshte Shqiperi; por bota nuk e njeh. Nese shqiptari i Presheves merr pasaporte shqiptare, duhet te marre parasysh nje gje shume te rendesishme: Do te trajtohet nga autoritetet dhe ligji serb si shtetas i huaj. Nese Serbia ka ligj qe ndalon shitjen e pronave te paluajtshme qytetareve te huaj, shqiptaret e Presheves fitojne te drejten qe te debohen nga pronat e tyre.  Trajtimi me i mire qe do t'u behet do te ishte trajtimi i emigrantit, i refugjatit.Kjo gjithmone duke patur parasysh qe nuk po flasim per dy-shtetesi; edhe serbe edhe shqiptare.

pse nuk po flasim per dyshtetesi? Une kete kam parasysh, jo lenien e shtetesise te shtetit ku jetojne. Shqiptari i Malit te Zi, Kosoves apo Maqedonise, apo edhe i Presheves do kete dy pasaporta. Ku eshte e keqja ketu? Per shtetin ku jeton ata do vazhdojne tejene venali.

Megjithese me pelqen si ide, nuk besoj se do lejohet nga te jashtmit. Mund te mbyllet nje sy nga Evropi vetem per shqiptaret e Kosoves, nese turren te marrin pasosha te Serbise pas liberalizimit.

E cfare te mire sjell ajo? Cfare favori? Shteti shqiptar, nuk mund te administroje ligjerisht qytetare qe nuk jetojne ne territorin e kontrolluar prej tij. Ju, arrini t'i kuptoni pergjegjesite qe mbart nenshtetesia? Ata, gjithsesi, me apo pa pasaporte shqiptare, jane shqiptare sepse jane shqiptare; dhe kete e vendosin vete ata. Nenshtetesia nuk u jep identitet kombetar, e as ua heq; vetem sa u nderlikon pergjegjesite ligjore.

Lejohet apo jo nga te huajt, kjo nuk ka rendesi fare.

Kerkesa ime per momentin eshte qe ju te hidhni argumenta ketu. Pse po. Cfare do te sjelle. Krijoni situata, imagjinare, psh, dhe na tregoni se ku do jene favoret, ku do jene humbjet per pro-te apo kundrat. Ndoshta e kam kuptuar une gabim, por ai qe ka hapur temen, me duket se kete kerkon; jo thjeshte qe te shprehim deshirat.

Deshira ime eshte per PO, dhe qe Shqiperia te bashkohet perseri. Realitetin e shoh ndryshe, e qe te arrihet deshira ime, duhet kaluar me marifete te tjera. Prandaj them JO, dhe kjo "jo"-ja, eshte nje nga ato marifete.

Prandaj jam edhe kunder qe nje shqiptari te Shqiperise t'i jepet pasaporte Kosovare, sepse implikimet demtojne shume me shume sesa mund te mendoje dikush.

Ke te drejte, ndonje te mire te madhe nuk sjell, pervec simbolikes.  

Nga ana tjeter mund te jete edhe e rrezikshme sepse shqiptaret nuk do i rregjistronin me femijet andej. P.sh ne Mal te Zi, shqiptaret qe kane lindur ne Amerike apo Gjermani, apo shtete te tjera nuk jane te rregjistruar ne gjendjet civile te Malit te Zi, e kjo sjell qe ne statistika ata te figurojne me pak se c'jane realisht. Plus qe duke mos qene shtetas andej, mund te ndodhi qe mbas nje brezi ata te trajtohen si shtetas te huaj qe kane prona aty. Me Kosoven eshte ndryshe puna sepse nuk kemi te bejme me nje shtet qe ka dale ne prite per t'jua futur. Nuk shoh asnje rrezik po te marrin shqiptaret e Kosoves shtetesi shqiptare. Mire do ishte

Une them JO.

Se pari ne keto vende ka ende ceshtje te tjera qe duhen zgjidhur me pare, si psh funksionimi sa me mire i nje shteti te ri si Kosova, njohja e tij edhe nga vende te tjera qe ende jane skeptike per te.

Se dyti, edhe pse ata shqiptare jane ne territore shqiptare te vjedhura Shqiperise padrejtesisht, ata pikesepari jane shtetas te shteteve perkatese dhe te detyruar te kene nenshtetesine perkatese dhe si te tille te kontribuojne per perparimin e shtetit ku jane.

Se treti, persa i perket shtetesise se dyte, duhet pare nese keto vende ne fjale e lejojne kete gje. Nese jo, c'e mire do t'i vije shtetit shqiptar nese do te kerkoje te nenshkruaje marreveshje me fqinjet per kete gje. Do te nxise konflikte te tjera ne rajon dhe kjo ne teresi nuk do t'i sherbeje ceshtjes shqiptare.

Eshte mire te presim, perpara se te nxitohemi te kerkojme gjera qe edhe pse jane te drejta tani per tani na sjellin vec belara.

Shqiptaret duhet te kene te drejte te marrin dyshtetesi! Ne afat te gjate ky do ishte investim i mire i RSH-se, jo vetem nga ana morale si vegel per farketimin e lidhjes shpirterore te njerezve me vendin ame (shiko c'a bohet me Shqiptaret e Malit te Zi, qe as shqip nuk dine me fol mo' ) por edhe nga ana praktike, ne sensin qe kjo dyshtetesi do minoje sadopak perpjekjet per krijimin e Kombit Kosovar, me minoritetet e tij ne Lugine!

Them duhet te kene te drejte, jo duhet ta marrin! smiley

Marrja e dyshtetesise krijon gjithashtu nje "pool" me te madh njerezish qe e shikojne Shqiperine si atdheun natyral te tyrin, vend ku do te donin (potencialisht) te blinin nje shtepi te dyte, te shpinin femijet ne shkolle, te frekuentonin stadiumet, teatrot dhe jeten shpirterore te shoqnise shqiptare ne pergjithesi! Shkurt, si ne shtepi te vet!

The more, the merrier says I! smiley

Marrja e dyshtetesise krijon gjithashtu nje "pool" me te madh njerezish qe e shikojne Shqiperine si atdheun natyral te tyrin, vend ku do te donin (potencialisht) te blinin nje shtepi te dyte, te shpinin femijet ne shkolle, te frekuentonin stadiumet, teatrot dhe jeten shpirterore te shoqnise shqiptare ne pergjithesi! Shkurt, si ne shtepi te vet!

do jua jape baca sali me ligj kyt te drejten per te ble prona atyne ene te gjithe atyne qi kane gjak shqiptari neper bote  smiley

Pse nuk t'lane tash a?

a? smiley

Seriozisht e kam! Duhet me qene shtetas shqiptar me mujt me ble pasuri t'patundshme n'Shqipni??

E di, ndoshta gabim, qe jo-shtetasit nuk mund te blejne toke bujqesore, po as shpija e dyqone s'blejne dot?

Nejse, edhe po t'jete ashtu,prape, po t'kene shtetsi shqiptare, robt kane nje vend te ngrohte ne zemerkat e tyre per Shqipnine!

Pak ma t'ngrofet se ato qe e marrin "their daily Albania dose" vetem nga "Top Qanell ne kabllovik"! smiley

Tybe! smiley

 Ide teper e gabuar dhenia e shtetesise shqiptareve jashte Shqiperise.

Ujku: "ata pikesepari jane shtetas te shteteve perkatese dhe te detyruar te kene nenshtetesine perkatese dhe si te tille te kontribuojne per perparimin e shtetit ku jane."

Absolutisht jo! Ata do te ishin te detyruar te kontribuonin per perparimin e shtetit Serb vetem e vetem nese shteti serb do te kishte vetem nje qytetari te vetme. Pra, te mos kishte qytetare serbe, qe perbejne eliten dhe ajken e gjithe shtetit dhe qytetare te urryer dhe te padesheruar nga askush; jo thjesht te dores se dyte, po nga ata qe s'ke c'i ben dhe te paska zene rrota bishtin e nuk i shfaros dot sepse bota vazhdon te kete nje sy hapur aty. Nese shqiptaret do te ishin te barabarte dhe do te trajtoheshin njesoj me serbet ne Serbi, atehere ata do e ndjenin vete te paret, dhe do te kontribuonin me gjithe qejf e zell per te miren e shtetit; nuk do kishin fare nevoje t'ua thoshte njeri.

Nese Shqiptaret do ishin trajtuar njesoj nga shteti serb, te siguroj une qe Kosova nuk do kishte bere lufte fare, dhe nuk do kishte asnje aresye pse te ndahej; sepse shqiptaret do kishin 30% te vendeve ne parlamentin e Beogradit! Duhet t'i marresh parasysh keto gjera; duke filluar nga URREJTJA e pasherueshme qe serbet kane kunder shqiptareve ne vecanti. Jemi kombi me i urryer prej serbeve, e di kete?

@ mrroklla...

      Pasaporta shqiptare nuk te meson gjuhen. Nese ti do qe t'u mesosh shqip malazezve, kete nuk ke per ta arritur dot kurre me pasaporte! E di ti qe per te marre pasaporten shqiptare duhet te dish te flasesh shqip? Pavaresisht se nuk i shkon ne mendje njeriu - ngaqe jemi shqiptare te gjithe, por ky eshte kusht! Dhe malazezeve nuk ua imponon dot. Nuk ke PERSE t'ua imponosh ne rradhe te pare.

     Nuk ka komb kosovar. Koncepti i kombit kosovar eshte 2 miljon here me i deshtuar se esperantoja. Nuk egziston asnje shenje, as edhe nje, qe te krijoje dyshimin se mund te shkohet drejt nje situate te tille; qe ta themi edhe drejt; nuk ka asnje gje te demshme per Shqiperine administrative. Ne fund te fundit, eshte e drejta e gjithkujt qe ta quaje veten si te doje.

     Krijimi i "poolit" te madh... pikerisht ky eshte demi me i rende! Qe shqiptaret e Presheves te konsiderojne Shqiperine (kete qe ka mbetur sot dhe qe sot quhet Shqiperi) si atdheun e tyre. Kjo eshte teoria e serbeve dhe e akademise serbe. Kete teori sapo e hodhi ne publik dhe akademia felliqodonase.

Shqiptaret e Presheves atdheun (ver re: at + dheu) e tyre e kane pikerisht ne ate vend ku u takojne kembet me token; me dheun; aty ku u kane lindur te paret qe prej koherave qe nuk mbahen mend. Nuk eshte se Shqiperia nuk eshte me atdheu i tyre, por dmth qe Shqiperia nuk eshte ajo qe duhet te jete ne te vertete. kaq. Per mua, cdo ide tjeter, e minon kete realitet.

JO

duhet te jemi NJE, nje shtet. jo te shperndare ne 6 shtete.

pa shqiperi kosove nuk ka, bashke te dy ne bejme kala

pa kosove nuk ka shqiperi, pa bashkim nuk ka fuqi

Nese plotesohen disa kushte:

1) Aftesia shkrim/lexim te gjuhes shqipe.

2) Sjellja e tyre publike shembellore apo kontrrollet e policise te jene te pastra.

3) Te kete njohuri te kenaqshme mbi historine/gjeografine e Shqiperise si edhe nga menyra e jeteses shqiptare.

4) Te kuptoje qe Shqipria eshte vende laik dhe feja e tjetrit respektohet me fanatizem dhe te kuptoje qe bashkjetesa midis feve te ndryshme eshte thelbesore ne Shqiperi.

5) Nje "trial" te pakten 5 vjecar duhet te jete ne fuqi per te vertetuar qe keto kushte plotesohen.

Keto jane kushtet minimale. Por nese eshte me prona/investime ne Shqiperi apo lidhje/martesa familjare procedurat e pashaportes mund te jene shume te shkurtera (pune muajsh).

Keto kushte do te shmangin keqekuptimet dhe do te sjell ne syte e Shqiptareve vlerat e verteta te Shqiptareve jashte kufinjve dhe jo te perfaqsohen fatkeqesisht si sot nga injorantet pa shkolle, fanatiket fetare, drogaxhinjte dhe investuesit e pa skrupullt qe fshihen pas perdes "patriotike".

Duhet te zhduket perfundimisht midis Shqiptareve praktika e horrave qe mbulohen me flamurin patriotik.

 

 

 

eh mor Liqen te morrsha ligat une ty per kreativitetin tend..............

Ca bone ti, perktheve ligjin per marrjen nenshtetesise Angleze per shtetasit e huaj???? Pike per pike duhet ti permbushes edhe nqs do me marre pashaporte gjermone.  Me qe ra fjala, Dushmani ju a dha pashaporta gjermonve qe ishin shperngulur ne Siberi pas luftes se dyte boterore fet e fet. Shumica sflisnin as nje fjale gjermanisht. Gjysma vetem nje prind kishin me preardhje gjemane.

Po ata jane shqiptare more Liqen dhe jo Somalez.  Po ti sa di nga gjeografia e kosoves dhe lugines se presheves? Po nga Historia???

 Nejse une jam kunder dhenies se nenshtetesise por per arsyet qe shtrohen te komenti i pare i kesaj teme.

Sikur anglezet te zbatonin kete ligj per vete, 60% e anglezeve do kishin mbetur pa dokumenta!

E dini ju cfare analfabetizmi ka ketu apo jo? E dini qe vetem ne Londer ka rreth 2 miljone inglize qe nuk dine te shkruajne ose shkruajne anglisht shume keq?!? Po qe nuk dine gje fare per historine e tyre?

ose ose.... Italia.... puuuuuuuuuuuuuuu! sa italjane do dilnin te ardhur me skafe nga ...

Pastaj, sa analfabete ka ne Shqiperi, - duke filluar nga gazetaret... t'u heqim nenshtetesine atyre?

 

JO

Nenshtetesi duhet te kene ose ata qe kane lindur te tille, nga se paku njeri prej prindervee, ose ata qe jetojne/paguajne taksa ne nje vend te caktuar. 

 Ideja dhe pyetja, me duken te gabuara, per te mos thene me kahje ne demin e çeshtjes shqiptare ne pergjithesi. Mundet qe individe nga keto zona, te cilet kane nje fare biznesi ne Shqiperi dhe qe kane shum vite ne Shqiperi, te marrin shtetesine shqiptare, kuptohet pa e leshuar shtetesine ne vendin ku jeton, pra te kete dyshtetesine.

Patjeter.

Eshte e domosdoshme qe ne Ballkan te ruhet ekuilibri i nenshtetesive. Serbet dhe kroatet e Bosnjes jane te pajisur me dy nenshtetesi, serbet e Kosoves gjithashtu.

Eshte e demshme qe shqiptaret e Kosoves dhe sidomos ata Maqedonise dhe Malit te Zi te mos pajisen me nenshtetesine e republikes meme. Aq me teper qe shqiptaret e Malit te Zi jemi duke i humbur per faj te politikave tona perjashtuese ne favor te kombesise boshnjake.

TE GJITHE TE MARRIN DYSHTETESI- te mbajne ate qe kane dhe te marrin edhe ate te Shqiperise.

Referendum -> Bashkim -> Pasaporta -> Hakmarrje:

- lufte me serbin qe ti marrim hakun per njerezit qe ka vrave ne vite

-lufte me malin e zi per poshtersite qe kane bere

-lufte me maqedonine per faktin qe jane b*ytheqira

-lufte me grekun per te marre tokat 

Kam idene se po te nisim te bejme sherr na fusin direkt ne europe (e na japin asistence sociale qe te tereve vetc te rrime urte e mos bejme sherr)

asistence sociale te jep edhe greku po u bashkove me grekun...

jo more djale, me marre asistence, me koke lart e identitet shqiptar, e me leviz lirshem kudo ne europe (e bote me pas)

ti thua behu me mut se ste ha ujku, une them ta zhdepim ne dru ujkun.. 

Po ti s'je serb qe te te mbajne me llokume; apo qe te te shperblejne me heqje vizash dhe me ndihme financiare mbi 5 miljard euro vetem e vetem se ke shfarosur 300 000 boshnjake, 20 000 shqiptare dhe nja 10 000 kroate, dhe qe desh i vure zjarrin gjithe Ballkanit...

Tani te jemipak realiste, apo jo?

Pikerisht, bej sherr si ata, trego dhembet, verteto qe je ne gjendje te besh krize dhe lufte ne prag te europes, dhe te heqin viza, te fusin ne eu, e te japin leke me thase.

Sot blihet gjithcka, pse te mos blejne qetesine ata?

Ky eshte problemi i shqiptarve, jemi shume te urte ! (jemi te keqinj vetem mes nesh)

Po serbet s'lane gje pa masakruar mo Elton, dhe prape ata e permbytnin median dhe publikun boteror me qyrravitje dhe ankesa qe demek ishin serbet qe po masakroheshin... (ja psh, nga shqiptaret) Edhe ajo qe thua ti na duhet ne, qe te dale dhe bota tani e te thote qe paskan patur te drejte serbet... e ne prape me presh ne sume na lene. Nuk ka treguar ndonjehere bota dashamiresi ndaj nesh o Elton qe te mendojme se mund te filloje ta beje tani.

Po te te kishte vrare serbi nenen, babane apo perdhunuar motren nuk do flisje keshtu.

Kujt i plasi trapi se ca mendon europa, ne jemi te eger (por jo te keqinj) athere pse duhet te bejme gjithmone qengjin sakrifikal?

Botes duhet tu tregosh dhembet e te lehesh e besh shume zhurme, ndryshe mendojne se ke ngorshur e smerren me ty (sic bene per 50 vjet rresht)

Kujt i plasi trapi se ca mendon europa

Ty te parit mund te te plase. Se ti kujton se Europa do mendoje si ty, dhe do beje ashtu si thua ti. E nese nuk do t'ja dish se c'mendon Evropa, pse pritke ndihme nga ata pastaj?

(jemi te keqinj vetem midis nesh)

Kjo eshte e vertete, dhe per kete ka shume shembuj, per shekuj me radhe na kane sunduar te huajt,ndersa ne jemi munduar te sundojme njeri tjetrin.

Shume vite me pare i bene atentat dhe e plagosen duke hyre ne nje seance parlamentare A Zogun kryeminister ne ate kohe,Zogu me doren e plagosur urdheroj atentatori te mos vritet,ndersa vete hyri ne parlament i qete,dhe ju drejtua parlamentit me keto fjale,mos u shqetesoni se kushdo qe te jete ne vendin tim mund ti ndodhe kjo,ndersa atentatori deklaroi se ishte shtyre nga A Rustemi.

Ndersa shembuj me shumice qe jemi te keqinj midis nesh ka ne diktaturen komuniste qe e kultivoj dhe e zhilloj kete gje negative,

me luften e eger te klasave.

Po ho pra mo, thuje se plase!

rroft Saliu poshte Enveri!

Poshte komunizmi.

Rofte demokracia.

Poshte izolimi.

Rrofte liria.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).