A do te zhduket planeti ne 2012

Para dy netesh duke luajtur me pultin para tv u ndala te rai2. Aty degjova se sipas disa kalendareve te disa popujve antik afrikane me njohuri misterioze per astronomine,bota mbaronte ne 2012.Keto kalendare pershkruanin me perpikmeri te gjitha ciklet diellore dhe te gjithe mbaroninne 2012.

Dhe nga kendveshtrimi shkencore kishte argumenta per polarizime manjetike qe mund te shkaktonin fenomene klimaterike apokaliptike. Thuhej se me 21 mars 2012 pritej qe tokate ndalonte se rotulluari per 72 ore dhe te fillonte te rrotullohej ne sens te kundert duke shkaktuar fenomenet e mesiperme.

Nderkoh nje shenjtor i kishes katolike,san malika nga  (shqiptimi i taljanit),qe kishte jetu ne vitin 1100 ne irlande, kishte parashiku te gjithe Papat qe do zgjidheshin ne te aerdhmen ne krye te kishes katolike. Lista e tij perfundonte me Papen aktual 

Me kete rast po ju qaj hallin te gjithe atyre qe zoterojne sasi te tilla monetare, qe koha ne dispozicion nuk u'a mundeson shpenzimin e tyre

 

158 Komente

Sa mire do te ishte po te ndodhte kjo.

pjetro, c'na bere me kete lajm, kisha planifiku te martohesha ne ate date smiley

c'na bene ato kukudhat me "njohuri misterioze ne astronomi " eeeeee

E shikoni ç'te ndodh kur luan me mjete rrethanore ? Kap aty nje pult TV dhe pastaj shkruan tek peshku tere jeten.

Une kam ende TV ILIRIA. E ndez njehere ne oren 18.00, dhe pastaj pertoj tmerresisht te ngrihem te leviz kanalet. Shoh ç'te kete : Muzike instrumentale, opera, vende dhe popuj, rreth tryezes se redaksise, gjithçka.

Pultet, per mua, jane shume te demshem. Edhe minjte gjithashtu. Ketij miut tim ia kam hequr baterite sepse nuk i rrinte menderja urte. Micrro andej e micrro kendej, me shkaterroi nga syte duke e ndjekur.

Sendet po behen shume te rrezikshme. Ne duhet te largohemi pak prej tyre. Ja psh, ju propozoj tani, ne kete çast, te ngriheni dhe te hapni dritaren, dhe te shikoni qiellin per 3'30". Pa prekur asgje me dore. Dhe mendoni per shembull per nje gote vere. Ose dhe per nje poezi te Ronsard "allons voir, mignonne, si la rose...". Dhe me siguri do deheni.

Ka tv Iliria ne France? smiley

E kam marre me vete. Nje copez Shqiperi ne France. Dhe kam ngjitur ne mur ca foto te Fatma Zyberit dhe Sali Brarit ne kostume popullore. Po ti Iris, ç'ke marre ndonje gje nga Shqiperia (perveç dëtit, se kete s'e leshoni askund) ?

 Asgje, s'jam sentimentale

Iris, meqe ra fjala, ne e dime mire qe jemi racionale, atehere, a s'me thua, vertete e kane ca te tjere qe po diskutojne mbi mundesine e ndaljes ne vend te tokes per 72 ore dhe rrotullimit ne krah te kundert, duke na krijuar keshtu marrje mendsh dhe peshtjellime te rrezikshme ?

Si perfundim, nga na jeshe humbur ?

 Nese toka ngadaleson, vjen ti ne Itali apo une ne France? Si rezultat i ndalimit smiley Gjithe keta te Amerikes vijne ne Europe apo fluturojme ne atje? smiley

Me siguri qe ti vjen ne France, sidomos kete jave, veç ta dish sa bukur ben. Kane thene qe deri te dielen do jete shume bukur. Po andejza, ç'kohe ben ? I keni hequr mbathjet e plazhit apo shetisni ende me to ? smiley

Pjeter,

Ne vitin 2012 mbaron periudha e kostelacionit te peshkut dhe fillon ajo e ujorit.

Kjo ndoshta ka te beje edhe me faktin qe antiket e konsideronin fundin e kohes (moshes, epokes) por dicka ka humbur gjat perkthimit dhe perkthehet si fundi i botes.

Dicka eshte e vertete persa i perket dekates te ardhshme, qe do te jete dekata e ndryshimeve te medha, sepse kjo gje eshte e predikuar ne pothuajse te gjitha librat e shenjte dhe cdo religjion.

Gjithashtu e vertete eshte se njerezimi ndodhet ne momente ankthi, ky sens i perbashket frike dhe ankthi duhet te kete nje arsye.

Megjithate une mendoj se ndryshimet ne rutinen e aktiviteteve ne univers ndikojne ne jeten e njerezve. Shpresoj qe te jene vetem keto ndryshime normale pa pasur pasoja shkaterruese per token.

Kurse sa per ata qe predikojne dhe parashikojne diten dhe daten, jam mese i bindur qe jane gabim. Une nuk mendoj se universi dhe fuqite e tij mendojne me dite dhe me date, por me ndodhi.

O Pjeter.Mos do te thuash qe edhe Peshku pa uje ne 2012 do te quhet Uji pa peshk?

Shiko shiko se tani m'u kujtua mire :

Nje nate isha tek nje shoqe. Nje mbremje me mire, se mos na idhnohet kush ketu. Eh mire, ishim ulur aty ne divan, e po pinim nga nje gote vere. Ne nje çast, me thote : ç'mendon ti per divanin tim ? Mendoj se eshte nje divan i mire, i them une. Vetem kaq ? pyet ajo perseri. Po, i mire dhe i bute, ia ktheva une duke vene buzen ne gote, e duke i dhene nje shtytje te vockel fundit te saj.

Kaluan nja dhjete minuta. S'po fliste asnjeri. Per te thyer akullin, mora guximin dhe thashe : po mire, ti ç'mendon mbi rrotullimin e tokes ? Ajo u habit paksa por pastaj mendoi se duhet te pergjigjej ngaqe kjo çeshtje nuk mund te merret kaq lehte. Me thote : mendoj se rrotullimi i tokes eshte shume i bukur. Vetem kaq ? e pyes une. Po, i bukur dhe shume i kendshem, ma kthen ajo duke vene buzen ne gote, e duke i dhene nje shtytje te vockel fundit te saj.

Kaluan dhe dhjete minuta te tjera. Kisha filluar te merzitem. Ne nje çast, ajo me thote : Po mire, ç'mendon ti mbi divanin tim, por ama ne lidhje me rrotullimin e tokes ? Ketu e pashe se çeshtja ishte vertete serioze, dhe se duhej pare me kujdes. Pasi u mendova pak, thashe : mendoj se divani yt dhe rrotullimi i tokes kane diçka te perbashket sepse ate mund ta rrotullojme pak brenda ketij rrotullimit te fundit, dhe bashke me te, te rrotullohemi edhe ne nga gotat e veres, dhe e gjitha kjo ne nje rrotullim te panderprere pergjate çarçafeve. Me duket shume e bukur kjo.

Kishte te drejte. Ate nate, ate mbremje desha te them, u rrotulluam goxha. Edhe ne kahun e kundert, edhe ne kahun e mbare. Por jeta vazhdoi dhe te nesermen na u desh te vraponim pas puneve tona. Autobuset rrotulloheshin, njerezit rrotulloheshin, zogjte rrotulloheshin, te dukej sikur jetonim ne nje rrotullame te vertete.

Aha, tani e kuptova shkakun e jermit tend une, Hurbinek, ke humbur ekuilibrin, s'di ku te mbahesh dhe vazhdon te rrotullohesh pa peshe graviteti, sikur te ishe ne anije kozmike... djali kozmonaut... hihihihi... smiley

Se me kujtove kete punen e rendeses. Shiko njehere sa bukur, ç'nuk me ndodh mua, vertete çudi e madhe.

Kisha hipur ne nje dardhe. Ne fakt, tip gorrice. Jane te ashpra, gorricat. Kane nje dru qe te zhvoshk lekuren. Po rrija aty, ne nje si pune korube, dhe isha mire. Kur papritur, afrohet nje mace dhe me sheh nga poshte. Me thote : ç'po ben aty ? Hiç, i them, po rri, qenka mire. Te vij dhe une ? vazhdon macja prape. Po mire mi, i them une, eja. Degjo, me thote, mos m'i permend minjte sepse behem keq. Po ti sapo e permende vete, i them une dhe i bera nje vend.

Kur pastaj, ç'te te them ! Duke i bere nje vend diku, shoh qe nuk jam me ne gorrice por kam filluar nje renie te tmerrshme poshte. Shoh token qe me afrohet, shoh gorricen qe me largohet, shoh dhe syte e tmerruar te maces qe me therriste : mooooooooooos !!! Pastaj, nuk di me. Di qe zbarkova ne nje vend te bardhe, shume te bardhe, gjithçka ishte e paster, debore, dhe nje qetesi e madhe, tejet e thelle, asgje s'pipetinte. Me siguri, parajsa. Ne fakt, isha i gezuar. Jo te gjithe shkojne ne parajse. Megjithese jo per faj te saj. Ne keto mendime, shoh nje gje te bardhe qe me afrohet, duke u zmadhuar derisa u be pothuaj mbytese. Dhe kam ndjere nje pickim te tmerrshem. Keshtu qenka parajsa ? mendova dhe u deshperova shume.

Me shendet, me tha gjeja e bardhe. Sapo me kishin bere nje gjilpere. Gjendesha ne spital.

smiley

Paske rene ne ferr, pse s'thua ti?! E per cfare, per faj te nje macke... smiley

Pjeter, se pari, ndoshta per ta sqaruar me mire, mendoj qe behej fjale per Majat, dhe jo per ca popuj ne Afrike. Majat kane jetuar andej nga Jukatani, ne Meksike-Honduras-Belize. Ata kane nje kalendar te tille. Dhe sa per pyetjen; pergjigja eshte JO. Nuk ka pse te mbaroje bota ne 2012. Dhe sa per ate San Kelliren e Irlandes (Malika) nuk ka sesi te jete e vertete. E paskan zbuluar tani egzistencen e tij keta? Jo per gje, po si gjithmone, njerezimi "modern", nuk ja ka idene fare as te profecive, as te parashikimeve dhe budallallepset perdite e me shume. Profet dhe profeci tronditese paska dhene dhe Nostradamusi (sipas shume vetave); por qe faktikisht, ai ka folur shume dhe asgje nuk eshte plotesuar ndonjehere... E kam fjalen, nese ate shen kelliren e irlades e njihnin dhe me perpara, pse nuk e dhane emrin e ketij papes para se te zgjidhej? Se asnjeri nuk foli per te, dhe mbaj mend qe shume u habiten kur u zgjodh. Prandaj ato qe thone italianet te ai emisioni, jane budallalleqe.

 

................

Dicka eshte e vertete persa i perket dekates te ardhshme, qe do te jete dekata e ndryshimeve te medha, sepse kjo gje eshte e predikuar ne pothuajse te gjitha librat e shenjte dhe cdo religjion.

Ne cilin "religjion"? Krishterimi, Judaizmi, Islami nuk parashikojne absolutisht asnje gje per dhjetvjecarin e ardhshem; as Bibla dhe as Kurani. Ku bazohesh ti, ne cilen fe, dhe cfare paska thene?

Islamin nuk e njoh edhe aq mire, keshtu qe me mire te mos beje kompetentin.

Ne bibel jepen shenjat se si do te jete bota perpara fundit, dhe mund te them qe jan shume te peraferta me boten sot, po ti futesh me thelle pastaj dalin detaje qe e perforcojne shume idene se mbas disa vitesh vertet do te jete fundi i kesaj epoke.

Ne Induizem dihet qe bota po jeton diten e fundit ( nuk dihet me saktesi sa e gjate eshte nje dite, por mendohet te jete nje rrotullim zodiaku, pra me mbarimin e ciklit te peshkut mbaron edhe nje epoke, dhe fillon nje epoke e re.

Majat prandaj ndoshta e kan perfunduar kalendarin me mbylljen e ciklit te peshkut, por qe interpretohet nga disa si fundi i botes.

Se si do te ndikoje kalimi nga peshku tek ujori kjo ngelet per tu pare, por qe do te jete nje epoke epoke e re kjo sdo mend.

http://hawkeye.ngcsu.edu/~SLCOCH1108/Jesus-Fish-Bg.jpg

ndoshta sticker-i me i perdorur per makinat ne US.

Sa here e shof me kujtohet kjo meseleja me zodiak.

TT, puna eshte se gjithmone gjate historise se njerezimit eshte folur per fund bote. Dhe ne fakt, te jemi te ndergjegjshem, krishterimi eshte i vetmi qe tregon shenjat e qarta te fundit. Islami i ben si nje kopje e perrallave te nomadeve cifute dhe kristiane, judaizmi, themeli i krishterimit, i ka gjithashtu shume te qarta.

Puna qendron, se me qartesi, nenkuptohet qartesia e tekstit, qellimi per te cilin po flet nje kapitull apo nje paragraf, nderkohe qe permbajtja e tyre, detajet, etj, jane dhe kane rene gjithmone pre e abuzimeve te mendjeve te njerezve gjate periudhave te ndryshme ne histori. Njerezit gjithmone, si e thashe dhe me siper, kane shprehur ankth, padurim dhe shqetesim ne lidhje me keto gjera, gjate gjithe historise. Nuk eshte hera e pare qe po flitet per ngjarje te tilla. Ne fakt, te jemi te ndergjegjshem ketu, njerezimi gjithnje ka deshtuar ne kete pike. Ndoshta eshte per faktin se nuk e kane marre fare parasysh keshillen e Krishtit kur tregon se "as Biri nuk e di, por vetem Ati." - "prandaj mos u genjeni"-"mbani syte hapur qe te mos u mashtrojne". Nuk ka dyshim qe me fundin e botes nenkuptohet gjthmone edhe ardhja e Krishtit; shenjat per te cilen jane shpjeguar fare mire si nga Danieli, Isaia, Sofonia, gati te gjithe profetet; dhe nga Krishti vete me ne fund... Dhe gjithsesi, Krishti thote personalisht qe askush nuk e di kohen dhe momentin; plus shton qe "kohet e fundit do te dalin shume profete te rreme dhe krishter te rreme qe do thone une jam ai, apo ja ku eshte krishti; (aty apo ketu...)"; dmth me fjale te tjera edhe qe "ja ku eshte fundi, ja mbarimi" etj etj etj...

Ne fakt personalisht edhe une jam i bindur se po jetojme kohet e fundit, sepse shkrimet i kam studiuar mire, dhe jane plotesuar 9 nga 10 (shembull) hapat e parathene; pra, pritet nje i fundit dhe fillon orteku. Puna eshte se askush nuk mund te thote se kur do te ndodhe ajo. Dhe guximi i tepert ne kete fushe eshte thjesht tregues budallalleku apo mungese serioziteti... Merr parasysh deshtimin total te Deshmitareve te Jehovait ne kete gje; kane deshtuar mjerueshem ne menyre katastrofike ne te gjitha parashikimet e tyre; sidomos ne ato per fundin e botes; dhe budallellekun e tyre u treguan edhe aq te guximshem sa ta benin publik duke korrur keshtu nje poshterim publik te perhershem.

Krishti thote nder te tjera qe koha eshte e shpejte; por kane kaluar gati 2000 vjet qe atehere dhe 2000 vjet, edhe per Pjetrin apo Gjonin, apo per cdo mendje normale te Judese se asaj kohe, nuk do te thoshin "shpejt".

Njerezit kane tendencen te terrorizohen nga te tilla parashikime apo nga te tilla koncepte; sepse jane te pasigurte ne vetvete, sepse nuk e njohin Zotin apo Gjykuesin e botes dhe ca te tjere e kane mendjen edhe me te ngushte se aq, sa te mos pranojne asnje gje te tille, vetem e vetem qe t'i kursejne vetes mundesine per te menduar per te tilla gjera... keshtuqel 2012, nuk ka te beje me asnje gje. A kalon toka nga Peshku te Ujori, nuk ka rendesi fare. Nuk e di se cfare intepretimi shkencor mund t'i japesh nje dukurie te tille, qe bazohet ekskluzivisht mbi astrologji; nderkohe qe nje mendje deduktive do kishte gjithmone parasysh se trajektorja qe ndjek toka ne orbiten rreth diellit do te mbetet e njejte edhe ne 2010, edhe ne 2013... dhe nuk arrij ta kuptoj se cfare lidhje mund te kete me vijat imagjinare qe hiqnin mendjet e njerezve ne antikitet per te perftuar figura, po imagjinare duke bashkuar yjet ne qiell, yje qe edhe kur i takojne te njejtes "yjesi" (peshkut, psh) jane jashtezakonisht larg njeri tjetrit, bile shume yje te se njejtes yjesi jane me afer me token sesa me "koleget" e tyre...

Plus, do te me dukej e habitshme qe nje popull si Majat te kete mundesi te parashikoje fundin e botes dhe Universit, te mos jete ne gjendje te parashikoje gjekundi fundin e tyre personal.

PS: a e sheh se sa mjerane jane shumica e njerezve, duke filluar qe ketu te peshku, me gati 90% te komentuesve qe nuk lene budallallek dhe idjotesi pa shkruar, a thua se adminet ua kane ndaluar te hapin tema ku te shprehin lirshem deficencen e tyre mendore; por, ja, duhet te gjejne tema te tilla, dhe e bejne jo rralle qe nuk lene teme pa dhjere...

"Plus, do te me dukej e habitshme qe nje popull si Majat te kete mundesi te parashikoje fundin e botes dhe Universit, te mos jete ne gjendje te parashikoje gjekundi fundin e tyre personal."

Majat e kane parashikur fundin e tyre dhe ka ndodhur po ashtu: shfarosjen e tyre prej spanjolleve ne kohen e dhene si dhe kane pershkruar ne profecite e tyre kuajt, qe sic dihet nuk i njihnin. Kjo sa per saktesi.

 

referoje pak te lutem... se nje gje eshte te deklarosh dicka dhe tjeter ta vertetosh!!!

Mund te kerkosh ne Google apo You Tube ku ka shume filma per Mayat dhe do gjesh te vertetuar pohimin tim. Per momentin nuk kam kohe te kerkoj vete.

zotrules,

sic e thua edhe ti, asnje nuk e di fundin e botes "pervec Atit", ndaj e vetmja gje qe mund te bejme eshte te jetojme jeten ne ate menyre qe te jemi gati per fundin e botes, kurdo kur te vije. Ndoshta mund te vdesim para se te vije, sepse nuk e dime kur e ka parashikuar Ati kete kohe.

Nuk e besoj se nuk mund te qeshim pak me keto parashikime, te cilat jane jo vetem te pabesueshme por edhe irrituese.

Persa i perket Majave, nuk di shume per historine tyre, por te dieln do te shkoj ne British Museum te shoh ekspoziten per Moctezumen: sunduesin e Aztekeve.

Do vije ndonje ta shohim?

zotrules

A kalon toka nga Peshku te Ujori, nuk ka rendesi fare.

Ka rendesi posi. Cfar ndodh me pozicionin e tokes ne univers eshte shume e rendesishme, jo vetem ne aspektin fizik por edhe shpirteror.

Ka shume rendesi, posi... vetem se toka nuk po kalon afer asnje pike referimi, dhe si gjithmone, dielli eshte e vetmja pike referimi e tokes, e cila mund te ndikoje ne te. realisht. Te tjerat jane gjepura. Sa per ndikimin shpirteror, nje gje te tille e ka arritur dhe Felliqodonia me "enciklopedine" e saj te famshme, dhe nuk kishte nevoje fare te kalonte toka asgjekundi per kete, e jo me te ndryshonte shenja zoodiakale...

Ato qe thua ti, mendoj se nuk i di shume mire i dashur TT... Po te flisje shkencerisht, e vetmja gje qe do permendje ketu eshte Dielli, dhe asnjegje tjeter. Ka nje teori, te vrojtuar mire nga shenjat e lena, por te pa eksperimentuar per shkak te pamundesise, qe sugjeron dukurine e cikleve diellore, qe ka te beje me ndryshime te medha ne gjendjen e diellit, reaksionet qe ndodhin ne te, crregullsi dhe anomali... nje cikel llogaritet te jete afersisht 15 000 vjet(ca thone deri ne 25-30000 vjet). Ne po i afrohemi fundit te nje cikli dhe fillimit te nje tjetri. 2012 nuk eshte date, madje per dukuri te tilla natyrore nuk mund te kete date.

Thashe se do flisje pak me shume i bazuar ne shkence per kete ceshtje...

E kam thene edhe me lart qe nuk ka data, universi nuk ecen me data por me ndodhi. Koha dhe  hapesira, jane iluzione te njerezve.

Nuk mund te flas edhe aq shume fatkeqesisht sepse nuk jam ndonje ekspert ne kete ceshtje. Flas me ckam degjuar ne dokumentare dhe ckam lexuar shkarazi neper libra e revista.

Nje cikel, psh cikli i Peshkut, llogaritet te jete rreth 2150 vjet, kurse i gjith cikli i zodiakut llogaritet te jete rreth 26 mije vjet.

Pra ndodhemi ne vitet e fundit te Peshkut dhe ne fillim te Ujorit.

Me vjen keq per mustaqet e tua te kuqe(ne se i ke) 

e pra dhe mua me vjen keq smiley

Mire, mire mos me merrni inat mu,se lajmsi nuk ka faj.E thote kanuja

Ne fakt egziston nje pasaktesi ne llogaritjen e viteve...

Duke pasur parasysh se te paret, kane humbur numerimin e nje loje olimpike (dmth 4 vjet) i bie qe ne tani te jemi ne vitin 2013... dmth e kemi kaluar mynxyren...

peace plako... smiley

Gjith cka po flisni eshte e dokumentume ne ket emisionin shkencor ketu:

http://www.whowillsurvive2012.com/

Mu me ra rasti te shof nje kopje paraprake te ketij emisioni shkencor dhe mund tju them se ne fund te fundeve peshqit do mbijetojne. 

Kur nuk e din as toka vete, ku do e marrim vesht ne qe jetojme ne toke per nje kohe te shkurter.

Ju lutem mos na tregoni se si vjen fundi i botes, boll me ato filmat amerikan per fundin e botes, jane bere si ato injorantet qe i thua se do shkoje ne kinema, ato te trgojne se si perfundon.

Edhe me fundin e botes, na lini ta shijojme fundin, mos te themi kete skene e kemi pare.

2012  2022, 2222 çfrae rendesie ka, asgje nuk ndryshon, hi jemi, hi do behemi.

Une shpresoj qe te zhduket po me duket se duhet te presim edhe ca.

 

P.S

S'ka kuptim te zhduket planeti, maks zhduken kafshet si dinosaur, njerez po toka duhet te mbijetoje.

Des djali, c'ke keshtu? Shume te zymte te shoh. Hajt, cheer up, se s'merr fund bota pa e lene ne pas... smiley

 

Jo mo une s'kam ndonje gje, po duket e qarte, dmth, e kane kuptuar edhe femijet qe Toka mbas 80-150 vitesh s'do jete me  e banueshme ( nese gjithçka shkon mire ) .

 

Tani meqe ne ishim brezi qe pame fundin e komunizmit, zbritjen ne hene edhe fenomene te tjera paranormale si p.sh Berisha kryeminister, do kisha qejf te shikonim edhe fundin e botes. Kaq me.

 

( vetem t'ma thone 1 muj para qe te rifilloj cigaren ene te rreshkas ene i here te piramida, vetem ate fiksim kam )

Des,

Pse kaq i merzitur? Une kujtoja se do te shkoje ne Paris per nja dy dite? smiley

Ke frike se s'ke gjetur dhome? Po ja te liron Hurbineku nje krevat, apo s'paska edhe TV Iliria smiley

Gezohu, apo t'i them Hurbinekut te te beje gati ndonje nga ato historite e veta smiley

Hurbinek, ke ndonje gati?

Keto dite lal, keto dite.

Jam pak si kshu se i kam lene te gjithe per dite te fundit, e diten e parafundit me doli nje e papritur - qe ne fakt çoç duhet ta prisja - e keshtu.

Me kujtohet Fadil Hasa :"Shqiperia shpeton nga permbysja e botes sepse eshte jo vetem 200  vjet prapa ,por edhe 50 vjet anash".

Prandaj mos kini merak per vitin 2012,eshte per te tjeret e jo per ne.

Po se di ti Prestigj qe ne kena ec me hapa gjigante 6-vjeçarin e fundit?

Perpara po,kemi ecur shume.

Une kam hallin e atyre 50 vjeteve anash,ketyre cfare do ti bejme?????

Hurbos vetem shpirti i ka ngelur. Dhe shyqyr qe ka shpirt te qeshur e s'i le ndonjehere shakate, se ndryshe do te dilte te kerkonte me traste dhe shkop neper mesazhet private te peshkatareve.

Qe thoni yve, Hurbos i ka ardhur letra te liroje shtepine per nja 14 dite. Nje dite pashe posten dhe ç'te shoh ?! Nje 10-12 letra, te gjitha fatura. Njera dua aq e tjetra kaq, thashe me vete se gjakpiresit jane ende ne forme. E nejse. Vajta te paguaj njeren. Shkoj tek sporteli :

- Zonje, kam ardhur te paguaj. 

- Zoteri, eshte shume vone tani.

- Si, vone ?

- Ora eshte 16.01, zoteri, dhe ne marrim pagesa deri ne 16.00.

- Po thjesht te paguaj...

- Nuk behet, zoteri. 

Dola jashte dhe hyra ne shtepi. Te nesermen, marr nje leter tjeter : ju do te paguani dhe 20% me shume sepse nuk e paguat gjoben dje !!

Thashe me vete : o kokederr, po ik ore atje ne majen e shkembit se atje s'te vjen kush te te çaje koken me oraret e kaluara. Ik e bjeri lahutes atje, e kercitja kenges se Gjergj Elez Alise. Ik e prit stinen e qershiave dhe vari binjaket ne vesh. Ja keshtu i thashe vetes.

Po ti desaparacidos, ç'po i thua vetes ?

Te degjoi? apo s'degjon nga ai vesh vetja jote... smiley

smiley ke pare ti, edhe vetja ime s'me degjon fare nga ai vesh mua...

Edhe ti keshtu i thua vetes, "kokederr"?! Hajde, o t'u mbyllte, Ujk Kokederr! S'di si te te perfytyroj si Ujk egersire qe shqyen qingja, apo si derr te pjekur me nje molle ne goje.... smiley

Iiiiiiiiiiiiiiiiiii sa mizore, smiley

Nuk thashe qe jam kokederr, por kur vjen puna per te degjuar zerin e arsyes nuk degjoj nga ai vesh, ama per prapesira degjoj shume mire nga te dy veshet  smiley

Pupu, ti dashke te me shikosh ne hell mua...

 Jooo, xhan, xhan...

Per prapesira, vetja ime s'me pyet fare... ben c'i do qejfi, pastaj kthehet tek une si femije plangprishes... C'te bej, jam e detyruar ta fal, se me vjen me lot ne sy... dhe une jam zemerbute... smiley

Zemerbute me veten?  Se pse me del ndryshe llugaria ketu smiley.

PS: Per temen, kisha ndermend t'ua shtroja ca peshqve ne 2013, rrofshi qe na kursyet, une timen e bera smiley

Tani o Hurb, meqe, shok te kam, po deshe me mi pagu mu ato leket, kur te doje zemra, ndaç naten vone, mos e ki problem.

 

P.S

Une ato faturat e mia u bene ca kane shkuar edhe  nje vit, po me duket vetja si Balzaku po me duket, ti shqetesohesh per nje minute, keshtu qe vetes i themi " si doni?" kurre mos i daçi, ja jap xhaxhi Beksit une, e ja jap xhaxhi Hajnekenit e keshtu me radhe ( s'ja jap me xh. marlboros e as rothmansit )

Na nxore muhabet me Balzak bullafiqin. Qe thua ti, ky ka qene fort fatkeq. Ka vdekur 51 vjeç, dhe me e forta per asgje. He se s'kam gje e he se jam mire, dhe paf ! i qelbur gjithe trupi. Nejse.

Vijme tek lekat. Balzaku punonte si i çmendur : 20 ore ne 24. Papushim. Mbyllte perdet e trasha, te zeza, ndizte qiriun dhe ia kepuste. Mirepo para s'kishte. E ç'ben miku ? Po ja, rrofte interneti. Fillon te shkruaje letra me nje konteshe polake, pa e njohur pa e ditur, e keshtu nis flirtimi. Ty te dua shume, e une per ty le koken, vajten ca muaj.

E me ne fund, u ngrit i shkreti dhe tha hajt po shkoj te shoh nusen. Nusja e mire shume, e bardhe e faqekuqe, e verdhushka sa te duash, dhe e takon dhe bien ne dashuri per se dyti. Internet pa hile, asokohe...

Bukuri. Nje t'i futur nje te martuar me konteshen, dhe lamtumire hallet e parave. Mirepo s'te le Zoti shendoshe. Bam ! e semuri dhe pak muaj me pas vdiq krejt i qelbur me era kerme gjithe trupin. Balzaku keshtu.

Si thua, aparacidos, a nuk fillon me mire t'i shkruash letra Stefanise se Monakos ?

Hm

Duhet ta kisha shkrujt " po me ndjekin kreditoret si ndiqnin Doston!" smiley

 

 

Thashe me vete : o kokederr, po ik ore atje ne majen e shkembit se atje s'te vjen kush te te çaje koken me oraret e kaluara. Ik e bjeri lahutes atje, e kercitja kenges se Gjergj Elez Alise. Ik e prit stinen e qershiave dhe vari binjaket ne vesh. Ja keshtu i thashe vetes.

Ja pikerisht kjo quhet ndergjegje, kur mendon per vete te njejten gje qe te tjeret mendojne per ty smiley 

dmth....nuk mund te shtyhet kjo date me vendim te KM, derisa te hyjme ne ne evrope?

Le i here qe ne besojme te Jezusi e shkojme te mali i Tomorrit vit per vit, s'ka burre nene t'na e fusi, do iki e do vije 2012 e do jena ketu se afrohen zgjedhjet, helbete

Epo mjafton qe nje mase kritike njerezish te deshiroje fundin e historise(sbesoj te deshirojne fundin e babuneve psh), dhe do behet kjo pune. "U tha u be" nuk eshte vetem fjale gojesmiley

prandaj ngelen me ramazane dhe me iftare keta te sales , kerkojne vend ne parajse, por edhe tomi i kerkoi  firmen xherrit , po sal kompanise kush do ja firmosi....

Vetem me politike do ta lidhesh cdo gje ti Kaltrina.

Lexo kete barcalete:

Kur vdiq njeri,zoti e coi ne parajse.Aty cdo dite dhe te 3 vaktet hanin buke me kos ose caj.

Pas disa kohesh ai i kerkoi zotit: Me dergo nje here te shoh ferrin.Kur zoti e dergoi atje ai pa se ata hanin gjelle me mish gjithmone.

"Si ka mundesi o zot ,tha ai,keta gjelle e ne kos ose caj????

Zoti ju pergjigj:"Po une nuk do ve ne zjarr kazanin per dy veta qe jeni ju ne parajse"!!!!!!!!!!!

shoku tigji, une kam qene dhe jam per gjellen me mish, tani sma merr mendja se ti rron vetem me kos , per ketejna  flasim,   po ajo gota e veres e sales me trullos, eshte thartire o shoku.

Mire moj shoqja kaltrina.Haje mishin,te befte mire.Sa per vere,cte duhet,futi nje gote te mire uje Lane se ta ka rregulluar edi yt.

Mos ki merak ,shume shume barku do te te kape.

po hale kemi plot , ketu ne metropolt,te ajo e gerdecit te shkon shpirti ne vend thone, ...nejse mqs u be  puna merre me leng se mishi mbaroi,  piktor edi nuk eshte imi, mos na ul kaq poshte , te luuteemm.

Nese planeti do te zhduket ne vitin 2012 nuk mund ta them me siguri, por per nje gje jam i sigurt: Kete vit, pra ne vitin 2009 dhe me saktesisht ne 13 Nentor do te projektohet ne sallat e kinemave te gjithe botes premiera e filmit "2012" nje "disaster movie" kolosal subjekti i te cilit bazohet pikerisht mbi nje katastrofe eventuale qe do te shenoj fundin e botes ne vitin 2012.

 

Pra, si perfundim, nuk ka asgje per t'u shqetesuar pjetermustakuqi.

Thjesht ke rene viktime e punes se agjensive te komunikimit te cilat perpiqen qe t'i bejne ne menyre direkte apo indirekte reklame filmit te cilin ti, ne kete pike, me siguri je aq kurioz sa te paguash bileten e kinemase per ta pare.

http://www.youtube.com/watch?v=zvM8fE3zCWY

The planet is doing fine. The PEOPLE are fucked! smiley

The planet isn't going nowhere. We are! Pack up your shit folks....

GC

GC? C'eshte kjo?

Pack up your shit folks....

Sa valixhe? C'rroba te marrim: dimri apo vere? smiley

 

George Carlin, may he rest in peace smiley.

E tha dhe na e la smiley.

RIP GC

paska qene zemergjere, na paska lene kete shprehje smiley

e tha vallai e tha smiley

a m'jep leje ta maroj, se m'ka le n'zemer smiley

 

Permission granted smiley.

Tushe, sa ka thene e lene ai aq te mira qofshin.  Po thuj ia hodhi per vete e na e la neve ta vujme ... filmin qe thote Olsi smiley.  I njejti regjizor qe ka bere Independance Day dhe The Day after Tomorrow.  Ky vetem per filma te qametit e paska mendjen.  Mos qofte i treti i verteti smiley.

po ene po qe i verteti pune e madhe,

ne jeten e kemi shiju njifarsoj smiley

sex a kini bo t'gjithe i here apo jo ?  smiley

kush nuk ka bo hala, vrap, se si dihet dynjase smiley

@Monda: "puts an answer to the age-old philosophical question "whyyy are we heeeere...?" Plastic, assholes! "  smiley

The planet is doing fine. The PEOPLE are fucked! Big Grin

The planet isn't going nowhere. We are! Pack up your shit folks....

GC

Per t'i qendruar besnik botes se kinemase, dicka e ngjashme me sa me lart, por lehtesht me fyese per racen njerezore...

http://www.youtube.com/watch?v=r6fS3F61MJk

 

Dhe duke u perpjekur qe te behem me serioz... ja mendimi im per fundin e botes:

Me goten gjysem bosh: Fundi i botes ka nisur qe me revolucionin industrial. Kurre me pare nuk kishte ndodhur qe kultura materiale e njerezimit te kishte arritur keto nivele. Eshte sikur nje grup milingonash te arrinte te shkrinte nje akull te madh sa nje pallat 5-katesh. Milingonat nuk arrijne ta bejne kete. Njeriu, po! Pra praktikisht qe me revolucionin industrial ka nisur numerimi mbrapsht drejt fundit te botes, qe praktikisht do te thote: konsumim i plote i burimeve natyrore, ndotje industriale dhe shperdorim deri ne katastrofe.

Nuk e di kush e ka thene kete gjene me poshte, por me duket shume e zgjuar:

Deri para revolucionit industrial ishte njeriu qe shkonte tek produkti kur ky i nevojitej. Tani eshte produkti qe shkon tek njeriu edhe po te mos t'i nevojitet ketij te fundit, marketingu dhe reklama do te bejne qe ky t'i nevojitet.

Shembull: Me pare ishte: Te dhemb koka! Shkon blen aspirine. Ndersa sot eshte: Aspirina te qeteson dhimbjene  kokes! A je i sigurt se nuk te dhemb koka. Neve na duket se ty koka te dhemb! Provo te marresh kete aspirinen!

Per te mos folur pastaj per vleren simbolike me te cilen jane veshur pothuajse te gjitha produktet e konsumit.

 

OK... ky ishte vizioni sintetik me goten gjysem bosh.

 

Me goten gjysem plot:

Revolucioni industrial nuk lindi nga hici. Lindi si rrjedhoje e nevojes se njerezve per te jetuar me mire. Anet pozitive te tij jane mese te dukshme dhe me nje fjale mund te pershkruhen me rritjen e jetegjatesise.

Por...

Si cdo zgjidhje njeroze per problemet edhe kjo zgjidhje mori nje problem dhe e ndau ne disa probleme te tjera. Keto mund te jene fundi i botes, por mund te jene edhe sfidat e reja qe raca njereozore duhet te perballoje per rritur me tej cilesine e jetes se saj kete here ne respekt me shtepine qe na mban te gjitheve: planetin.

Per ta mbyllur, po sjell nje paragraf qe ka te bej me Francis Bacon dhe qe ne nje menyre apo tjeter besoj se ka lidhje me kete teme:

 

Questa seconda via costituisce una vera e propria innovazione, un'“instaurazione della scienza”; essa consiste prima di tutto nella sottomissione al fatto: “Non si trionfa sulla natura se non obbedendole”. La sperimentazione, che fa dell'uomo “l'interprete della natura”, deve essere paziente e circospetta, poiché “non di ali abbisogna il nostro spirito, ma di suole di piombo”. La nostra esperienza sensibile deve essere controllata con la massima cura, poiché soggetta a ogni forma di errori o “idoli”: idola tribus (pregiudizi della specie umana), idola specus(pregiudizi dello spirito individuale), idola fori (pregiudizi sociali), idola theatri (pregiudizi dottrinali)

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4b/Doomsday_Clock_graph.svg/800px-Doomsday_Clock_graph.svg.png

del e madhe; por ideja e doomsday clock eshte interesante ne vetvehte

Po kete "Rapture Index" e ka pa njeri. Tytat evangjeliste presin diten kur do i 'rrembeje' zoti nga Toka ne qiell (dicka qe perkon me apokalipsin)

Ajo shkruhet ne Bibel o qafiro. Se nuk beson ti, eshte tjeter gje, por vetem aq dmth; jo se ata qe i besojne qenkan tyta. Fundja, ata te ai sajti qe dhe ti, edhe mund te jene tyta, ku i dihet.

Hahaha, index above 160=fasten your seatbelts. Now its at 163 hehehe

ancora no (tm em)

Qafir

Po edhe shkencetaret qe i levizen akrepat e ores te qametit ne 00.00-pa-5 qenkan tyta sipas teje he? Pese minuta nga Qameti na kaner lene.  Cfar tytash.

Ne se njeriun e ka lindur natyra eshte kuptueshme qe ai do ta VARROSE ate .

Ne se ne jemi te ardhur nga planet tjeter kuptohet qe para se te ikim ne do kemi ikur nga toka .

Ma kap i cike Bedrije ate shprehjen tate ...PLAK ...qekam i fitum une sipas teje !Kom akoma ne ca hallve per te henger , sa t'ju marre Majaja Juve smiley smiley

smiley majaja sot merr  shpejt se ka metoda moderne smiley

ik tashi mos me kthe nga rruga se jam nis me fjet

Se di dhe s'me intereson. Kam gjera te tjera per te menduar pa e vrare mendjen me kshu gjerash.

 

 

 Njoftojme te interesuarit se Planeti Toke do te zhduket me 2012 dhe do te rishfaqet perseri ne Konstelacionin e Kangurit me 3183. Per sendet dhe personat e humbura gjate kesaj periudhe, ju lutemi te paraqiteni ne rajonin me te afert te policise, Departamenti i Humbje-Gjetjeve.

 Emo edhe une me thene te drejten me pelqejne pak keto profecite e vjetra maja dhe egjyptiane se kane ca gjetje interesante. Gjithashtu jam shume i dhene mbas shamanizmit.

Ne baze te ca llogaritjeve matematikisht te kompletuara te gjendura ne piramiden dhe Tempullin e Inscriptions ne Palenque, Maiat kishin llogaritur qe ne sistemin diellor, pas 1,366, 560 ditesh(versioni i kompjuterizuar eshte 1,366,040 dite)do te ndodhe nje katastrofe kozmike. Duke qene se kalendari maja fillon me vitin 3113 BC i bie te jete viti 2012. Numuri 1,366,560, adhurohej nga Maiat si numer i shenjte, pasi ky eshte numuri i diteve qe i duhet Diellit per te reverses fushen manjetike. Llogaritjet jane bere duke studiuar eklipset e Venusit. Shifrat kane nje saktesi astronomike me pune ditesh. Se si dreqin Maiat mund te masnin ciklet e Venusit, te operonin me numra milionesh dhe te kishin konceptin qe dielli ka fushe magnetike te levizeshme, askush nuk di ta shpjegoje shkencerisht. Muhabet i gjate por qe nuk behet tek peshku. Per me shume lexime mund te shikosh The Mayan Prophecies nga Maurice Cotterell. Edhe sikur te mos besosh teorine, llogaritjet matematike dhe astronomike jane me interesante se sudoku. smiley

Duhet se s'ben t'ja fusesh kot? Kalamajve te kopshtit po u tregon perralla?

Numuri 1,366,560, adhurohej nga Maiat si numer i shenjte, pasi ky eshte numuri i diteve qe i duhet Diellit per te reverses fushen manjetike.

Nuk eshte aspak e vertete. Nuk ka absolutisht asnje lloj prove qe te mbeshtesesh nje ide te tille qe majat sadopak ne nje menyre apo tjeter paskan dyshuar per egzistencen e fushes magnetike apo qofte edhe te njihnin magnetizmin si koncept. Keto qe thua ti, jane teorira per te shitur libra, nga ata qe duan te bejne ndonje lek nga shitja e tyre... Por fakti dhe rrefenja jane dy gjera te ndryshme!

Se si dreqin Maiat mund te masnin ciklet e Venusit

Per cfare ciklesh e ke fjalen?Per rrotullimin rreth diellit apo per cikle te tipit henor? si e para dhe e dyta jane te vrojtueshem edhe sot, me sy te lire.

te operonin me numra milionesh

Batall i madh! Matematika ne Indine e lashte (5000 vjet perpara) ben fjale edhe per numra te tille qe ti edhe sot nuk i ke degjuar ndonjehere... nje nga ilustrimet e numrave te tille ishte: imagjino nje fije lesh qengji. Imagjino nje kub me lesh qengji me brinje 100 kilometra. Llogarit fijet tani....  -  edhe me shifra te tilla behej llogari ne ate kohe. Miljoni ishte kusur per indianet e para 5000 vjeteve; qe meqe ra fjala, i kane prezantuar botes konceptin e zeros.

te kishin konceptin qe dielli ka fushe magnetike te levizeshme, askush nuk di ta shpjegoje shkencerisht.

Ta shpjegova une me lart. Nuk kishin fare koncept te tille. Eshte thjesht ne trurin tend qe "kishin".

PS:

Llogaritjet jane bere duke studiuar eklipset e Venusit.

Mund ta shpjegosh pak lidhjen qe kane ato te dyja? Shkencerisht po e ke te mundur. - jo shamanisht.

 Zotrules. 

Faleminderit per shpjegimet shkencore. Do te perpiqem t'i ve ne jete. 

Me respekt 

PF

P.S. Nje shpjegim nga edukata. Kur nje person i drejtohet per bisede dikujt tjeter me emer, nuk eshte mire te futesh ne mes dhe te kerkosh shpjegime. Te lutem mos me kerko ndonje vertetim shkencor per kete. Thjesht me te degjuar e kam. 

degjo... nese denglat shiten publikisht, merre nga une, jo te gjithe mund te rrine pa reaguar. mund edhe te zgjedhim ate rrugen qe parapelqeke ti, qe te te injorojme, dmth... po fundi i fundit, nese ka nje dialog, dikush duhet edhe ta kete filluar i pari.

gjithsesi, nese eshte injorimi qe kerkon, nuk ta refuzon njeri. edukatisht.

Po ta jap te qeshmen me paravoli smiley ...del e madhe; por ideja e doomsday clock eshte interesante ne vetvehte... Po ho pra zvogloje pse na i le per gjys. Po na e ben si ai qe "o coc eshte o coku vete" ... smiley Na dhe nji me mrapa se kushedi me merr per kulture Majajae smiley

Njehere duhet sqaruar me kete parashikim gjeja me KRYESORE e ketij muhabeti

C' do me thene " fenomene apokaliptike klimaterike" per Majat , Biblen , Kuranin apo Shahmantizmin Indu , apo edhe per Budizmin e Himalajeve ??????????

Keshtu e kuptonin dhe Majat , si shkenca sot qe perdor kete termonologji SHKENCORE te PROVUAR  (te pakten me faktoret demtues te Hiroshimes) .......  apo e kuptonin qe do rrezoheshin Piramidat , do ngjalleshin shejtanet e do vdisnin Faraonet , apo qe do ngordhnin balenat qe mbanin Token ? smiley

Te njejten gje edhe Bibla . Sepse ashtu si cdo kulture perfaqesohet nga dija NJEREZORe , pra ka perfytyrim njerezor . Valle te ishin njerez ne ate kohe  me nivel me te larte shkencor se sot ??????? smiley

Lereni tani ne dore te shkences sot,  pa e ngatruar me budallalleqe te tipit Maja apo Nostradamus , Bibla apo Kurane ! Mos bini ne keto nivele biles dhe me inat ! smiley

 Ne kohen tone keto gjera i lexonim per relax tek revista "Shkenca dhe Jeta" por gjithnje si KULTURE jo si SHKENCE !

Pf me pelqen ajo habia jote !!!!!!

Te njejten gje edhe Bibla

....

Bibla vetem se nuk e ka me video o Idrizo, se me e detajuar se eshte nuk ka ku te veje. Dhe detajet jane nga ato numeriket, astronomiket, tektoniket, etj etj etj. Nuk po them qe jane enciklopedi shkencore, por detajet jane shume te sakta. prandaj njerezit edhe sot ngjethen prej saj.

Me jep nje detaj te sakte numerik, astronomik, tektonik ose tjeter qe jepet ne bibel. Vetem nje. Interpretimi i nje pasazhi eshte tjeter gje, edhe paraqitja e detajuar e nje ndodhie eshte tjeter gje. Na e sill ashtu sic paraqitet, jo ashtu sic interpretohet. Aman mor burr, te na jap dicka konkrete religjoni, te bindemi edhe ne qe nuk eshte trick of the mind.

ps. Jo per gje, por keto interpretimet jane bere bloze tanime, sidomos me ata mjekroshat qe mbasi behet ndonje shpikje e re nga shkenca interpretojne ndonje pasazh te kuranit te thone qe ishte parashikuar ketu.

TT, po flas per detaje te tilla si 200 miljone, numri i ushtrise se rreshtuar kunder Izraelit, 1/3 e njerezve vdes; planetet qe dalin nga orbitat, yje/meteore qe bien ne toke, hene e kuqe si gjaku, termete gjigande qe shkundin token nga "themelet", etj etj si puna e ketyre. Interpretimet po te duash, beji vete; megjithese nuk e di sesa me larg se kaq mund te shkosh; nuk e di cfare vendi mund te zere interpretimi, kur shifrat jane te dhena, kur jane aty.

Detajet ndoshta nuk jane si mund t'i kerkosh ti, sepse ne fakt nuk i ke shkruar ti, por nuk jane aspak te veshtira per t'u kuptuar, edhe pse nuk ta japin daten se kur do te ndodhin. (kete te fundit kerkon ti, dhe cdo njeri tjeter qe i lexon keto profeci.)

 

Detajet ndoshta nuk jane si mund t'i kerkosh ti, sepse ne fakt nuk i ke shkruar ti, por nuk jane aspak te veshtira per t'u kuptuar, edhe pse nuk ta japin daten se kur do te ndodhin.

Une s'kerkoj daten, e kam thene edhe me larte qe koha eshte njesi matese e bere nga njeriu per njeriun. Do ishte  naive te mendosh se Zoti ecen me ore.

Kurse teoria "kush ka vesh te degjoje" eshte thike me dy presa, dhe perdoret nga te gjtha religjonet ne bote. Perseri asnje gje konkrete nuk na the. Ajo qe une dua eshte nje pasazh me informacion konkret, dhe jo nje fabul qe le vend per lloj lloj interpretimesh. Degjoj shpesh te flitet per biblen si nje liber qe eshte shkruajtur ti pershtatet mentalitetit, kultures dhe ambjentit te kohes, prandaj nuk eshte lehte e kuptueshme per kohet moderne. Atehere perse nuk ndryshon edhe mesazhi i zotit me njeriun? Nuk ben sens fare ku shpjegim.

Edhe nje pyetje tjeter, perse nuk flet zoti drejteperdrejte me njeriun, perse duhet ti vij anash mesazhit? edhe kjo sben sens fare. Pastaj po te marrim parasysh edhe krijimin e bibles, cfar u pranua ne te e cfare nuk u pranua, moderimet qe ka pesuar etj, lojen politike te Romes me krishterimin, dhe me vone politikat e kishes, dhe nderhrjet ne tekst, do ishte naive te merrje te mireqene cdo gje ne bibel.

TT... ky eshte debat krejt tjeter. Ti shtron ca pyetje, qe jane shume te drejta, por sa te drejta, aq edhe te thjeshta te marresh pergjigje. do ishte me mire te hapnim nje teme tjeter per kete gje, dhe aty t'i shtroheshim mire.

Sa per pyetjen qe kishe bere te komenti tjeter, e ke marre pergjigjen dhe e ke marre mire. Ndoshta problemi me ty eshte qe i shtron pyetjet duke patur pergjigje te perifrazuara ne mendje dhe pret qe edhe pergjigjet qe do marresh te perputhen me konceptet e tua. prandaj edhe te "rrodhi" ajo: "Do ishte  naive te mendosh se Zoti ecen me ore." - dhe ca te tjera...

zotrules

Po ju pergjigje vetem kesaj pyetjeje e leme.

Cili eshte ndryshimi midis ortodokseve, envagjelikeve,jehovaet, dhe katolikeve?

Dhe PSE ?

ndryshimi midis teje dhe meje eshte qe jemi dy njerez te ndryshem. nese do ta shifrosh kete ndryshim, bujrum. po e bere dot me nje koment, une heq dore nga interneti perfundimisht.

Une te bera nje pyetje shume normale.

Ku qendron ndryshmi midis katolikeve dhe protestanteve? protestanteve dhe ortodokseve? Etj?

Une e di pergjigjen por e desha nga ty.

Eshte interpretimi.

Ka 1 miljarde e gjysem te krishtere ne bote. Qe te gjithe keta 1 miljarde e gjysem jane te ndryshem nga njeri tjetri; jane persona te ndryshem, secili prej ketyre 1 miljarde e gjysmeve. Kjo eshte pergjigje shume normale dhe shume e sakte, pavaresisht se nuk e ke degjuar kurre me pare. smiley

Tani ose po hidhesh perpjete si idrizi, ose nuk e kupton cdua te them.

Ti thua qe bibla na tregon fakte per te ardhmen ne faqen e saj, psh fakte mbi fundin e qyteterimit, une te pyes, sipas interpretimit te kujt?

Jeovahve? Protestanteve, ordhodokseve, katolikve , engvagjelisteve apo kujt?

Prandaj un te pyeta per nje pasazh me informacion konkret, jo nje fabul qe le vend per interpretime.

Kur del ai tellalli i mbretit ne mehalle dhe lexon ate lekuren e dashit, nuk besoj se le shume vend per interpretime ai apo jo?

Sipas interpretimit tend, sapo ta lexosh.

Prandaj te thashe qe nuk eshte vendi ketu.

Informacion konkret? Ne fakt t'i thashe perciptas siper, thjesht i permenda, e veretete kjo; por se mendoja qe e kishe lexuar, dhe nuk do kishe nevoje per referenca.

pyet konkretisht cfare kerkon te dish. sepse referenca ka shume, por shume ama. ta them, qe te gjej ndonje reference qe i pergjigjet sa me mire pyetjes.

po te duash e vazhdojme ne privat, ose dhe hapim nje teme tjeter.

 Idrizo, une e kuptoj qe je ateist dhe kjo s'ka asgje te keqe, sepse dhe ky eshte nje forme besimi ku mendon se Zoti je ti vete, nje shtrirje kjo e konceptit komunist te barazise edhe ne fushen teologjike. smiley  Por ama, sikur te gjithe njerezit e zgjuar, te ishin te sigurte se i dinin te gjitha, dituria do kishte vdekur prej kohesh. Ajo qe i ka cuar gjerat perpara, ka qene ajo pyetja e vogel: Po sikur...?

Sa per punen e besimit te gjerat e mbinatyrshme (Zoti/ perendite etj) nigjo nji barsalete.

Ateisti: Degjo te ta mbush une mendjen pse s'ka zot. U rrezova njehere me nje aeroplan te vogel, mu ne mes te shkretetires. Uje vetem per nje dite. Ushqim vetem nje vaft. Njeren kembe te thyer nga perplasja. Nuk kisha asnje shprese e thashe t'i lutem njehere zotit.

Besimtari: Po ky qenka shembulli me i mire! Vete fakti qe ti sot je gjalle tregon qe Zoti te paska shpetuar.

Ateisti: Ca lesh Zoti mer burre. Shyqyr qe kaloi nje arab me ca gamile qe me shpetoi, se te ishte per Zotin aty do isha akoma.

Ka shume Pf , ka shume por une i takoj pjeses se cdo LIBER qe trajtohet i shenjte ai INTERPETOHET.

 Cdo liber i "shenjte " nuk permban asgje reale dhe i sherben njohjes se objekteve te kohes per te cilat e me te cilat behen parashikimet . Ndryshe Bibla do kish folur edhe per gjenialitetin e Majave dhe Kurani nuk kishte perse kufizohej me demin qe i shkakton ushtrise Mishi i Derrit ( jo i doses) dhe pirja e Rakise para fushatave ushtarake  smiley .

Per te mos folur pastaj qe as ja kishin IDENE se ekzistonte edhe 3/5 e njerezimit ne Kontinente qe Biblaxhijte e Tokes se sheshte te rrethuar me OQEAN arrinin te shihnin vetem Gjirin Arabik !!! 

Ka nje rresht shume te bukur tek Engelsi, perafersisht ..

"Kur Konstandini ambicioz e pa se cfare fuqie kishte besimi njerezve dhe nenshtrimi i tyre para nje doktrine te tille , ai e LIGJEROI ate si FE ZYRTARE "

E ku ka doktrine  maximale te nenshtrimit te njeriut se sa Doktrinat Fetare !Do me falesh se me kete te fundit harrova te te thoja se cili eshte botkuptimi Ateistit !!!!!!

Driso nuk po me besohet,si ka mundesi tek ky koment nuk e ke perdor fjalen "mixhist".

Idrizo, po pate mundesi, m'u pergjigj sinqerisht; a e ke lexuar ndonjehere Biblen?

Zotrules .

Po te kesh qene i vemendshem do kesh lexuar shprehjen time se

""une jam nga ata qe lexoj cdo gje qe shkruhej ne koridoret e cdo ndermarrjeje apo institucioni " smiley

Kisha ne qender te Korces ishte nen kujdestarine e Kultures . Ajo sherbente si magazimnim i nje sasie kolosale te literatures , pervec Bibliotekes , qe kishin vlera te pallogaritshme dokumentare . Aty ishte ngritur edhe nje repart zdruktarie qe e kishte ne administrim nje nga njerzit me te ndershem dhe me fisnik te Korces Por edhe me te vjeter si banore me mbiemer MITEZIU!! Ai ka pas qene miku im dhe duke njohur prirjen time per te lexuar me shpuri ne nje vend ku kishte nje podium dhe te hapur nje BIBEL me kapak te trashe pak te kuqeremte te botuar ne shqip , nuk e di perse por ne nje dialekt  te rende toske . Behet fjale per vitin 1968 .Me vone u shndrua ne MUZEUN MESJETAR ku militoi nje nga njerzit me te pregatitur per kohen dhe nga me dashamiresit e skrupulozet per kulturen dhe ai rastesisht miku im  smiley Petrika Lera ! 

Jo vetem qe e kam LEXUAr e komentuar me rrethin tim shoqeror ( kuptohet jo te nivelit tuaj smiley , por edhe pjesmarre ne debate me "ish fetare" te cilet kundertite ose pyetjet i mbyllin me thenien "Ti qofsh . Zoti qofte me ty"

Ne se e ke kuptuar mire ate ( Biblen ) do dallosh nje gje shume shume shume te vogel . Te gjitha konkluzionet i perkasin nje njohjeje te kufizuar nga bota e kafsheve , flores , normave morale dhe dijeve per ekzistencen teresore te NJERZIMIT te shperndare ne shume Kontinente .

Ai Liber kufizohet me ato TROJE ku eshte ndodhur perplasja e KULTURAVE te ARROGANCES me NENSHTRIMIN ne Majen e tyre HISTORIKE . Ne kufijt e ish Perandorise Romake !Ajo BIBLA  eshte produkt i asaj kohe dhe asaj njohjeje me te mirat ( Infon )  dhe te keqijat ( mashtrimet )e asaj shoqerie qe normalisht duke mbuluar "paenaqesine " popullore shprehej edhe per ndeshkimin e padrejtesive ne KOHE e ne te ARDHME !!!! 

Vetem kaq duhet te mjaftoje ( pa u zgjeruar me tej ) te provosh se eshte nje text MENDIMTARI te VYER per kohen I trazuar ( shtuar e plotesuar ) nga cdo lloj sharlatani i mepasem me tituj shenjt a ku di une !

Ta shikosh si nje Traktat a dokument BAZE te zhvillimit te Jetes Njerezore eshte nje KULM INJORANCE Shkencore!!!! Kuptohet brenda pyetjes qe me ben .

 

Mire qe e paske lexuar... megjithese me duket se po behen shume vjet, 40 vjet qe atehere; megjithate kjo pak rendesi ka. I pavend, ne fakt, me duket vrojtimi yt kur thua: "Ai Liber kufizohet me ato TROJE"... - me duket pak si e pabesueshme kjo; jo per gje, por po behet fjale per NJE LIBER, dhe me menyren si i qasesh ti, dyshoj i dashur Idris qe dhe gjithe INTERNETI mund te plotesoje kushtet qe ve ti; pra dhe interneti vete deshton poaq sa bibla. megjithate; kam dhe nje pyetje tjeter per ty:

C'mendon per kete varg nga Bibla?

He stretcheth out the north over the empty place, and hangeth the earth upon nothing.

 

Sa per kalendarin nuk eshte nga popujt e Afrikes, por nga fisi Maja ne Meksike.Ata kane ndertuar edhe piramida te ngjashme me ato te Egjipitit.Kane pasur njohuri per shume gjera dhe ky ka qene kalendari i tyre.Ne te nuk thuhet se bota do te mbaroje ne 2012,por kalendari nuk vazhdon pas dhjetorin 2012.Ne kete dite parashikohet qe planetet do te jene te gjithe ne nje vije te drejte dhe shkenca e pranon kete.Kalenari i tyre persa i perket astronomise ka qene shume i sakte.

Nje gje me ben kurioz.Si ka mundesi qe Majat te kene njohuri te tilla nga astronomia kur dihet se nuk kane pasur as edhe nje teleskop?Jam cuditur nga njohurite qe ata kane zoteruar dhe kam pershtypjnen se ose kane ardhur jashtetokesore dhe kane bere ato mrekulli, ose bota ka qene shume me e zhvilluar se cmendojne ne.

Tani pashe nderhyrjen e zotrules ne muhabetin dysh mes meje dhe PF. Zotrules, une (mir)kuptoj deshiren dhe impulsin tuaj per te debatuar gjera qe sipas jush nuk jane te drejta; ajo qe une nuk kuptoj dot sidoqofte (dhe jo vetem me ju si bashkebisedues ketu ne fakt) eshte toni agravues, luftarak, qe i thote sherrit dil te dalim, marrja tejet seriozisht e vetes dhe dhenia e peshkut pa uje (qe per mua vazhdon te mbetet nje vend ku mund te gjej muhabet te mire shqiptar me njerez qe ndaj gjatesi te aferta valesh, AMA JO ME SHUME SE KAQ) atribute qe ai nuk i ka. Eshte nje BLOG! Nje BLOG. Nje BLOG. Shtoj, nje blog shume i mire, qe domethene shume serioz per tu marre si loje, dhe shume loje (hobi) per t'u marre shume seriozisht.

Ja te them edhe dicka meqe u hap ky muhabet: pervec vleres informuese (qe eshte edhe e zevendesueshme nga burime te tjera), vlera themelore e PPU them se eshte aftesia e tij per te na njohur dhe vene ne kontakt me njerez qe ndryshe nuk do kishim rast t'i njihinim me se pari per arsye largesie. Kjo vlere i afrohet me shume asaj te pazevendesueshmes. Prandaj, eshte mire te mos kalojme ne brutalitet verbal (qe ketu behet shkrimor) dhe t'u themi te tjereve se si duhet te flasin, sa serioze duhet te jene, se si nuk duhet t'i prishin temat, se si duhet te gjejne msn per te komunikuar me shoshoqin etj etj. Shpesh lexuesit pertojne dhe nuk arrijne te zbulojne se pas shakave, fshihen mendime dhe qendrime shume me serioze se sa disertacionet me bulet points qe na serviren jo rralle letu.

Emigranto, mos u shqeteso hic! Po te jete ne doren time, PF behet 1000 vjec!

Muhabet po bejme.

Po te jete ne doren time, PF behet 1000 vjec!

 

Ke gjetur Ilacin e Jetegjatesise? smiley As Methuselah s'jetoi kaq.

T'a bej gati chequebook-un? smiley

 

P.S. Komentuesi po kalon nje dite zeher dhe thjesht po ben pak shaka. Lutemi merreni parasysh kete gje para se te zini ta shani

E dua dhe une kete ilacin e jetegjatesise..., por nuk dua te plakem aq shume, sa te behem nje plake shtrembaluqe, shemtaraqe, si shtrigat e Borebardhes... smiley

jo, jo... ai ilaci te le 1000 vjet te fresket fare, dhe ne fund, kur edhe vete je merzit nga kjo rrokopuja ktu, te sell nje vegim neper gjume (aman aman... o po neper vape smiley) ku nje gentleman (per femnat) ose nji zjush (per meshkujt) te vjen me nje brerore ne koke dhe duke qesh te thote: I know some better place than this... wanna come over?

PS E hone sot, pranej gjithe ajo ngjyre roze ktu siper   smiley

Emo, a te bej dhe ca kerkesa te tjera, jam qe jam... smiley Pervec jetegjatesise, freskise, bukurise... ise, ...ise, ...ise, kur te vije ai xhentelmeni, le te jete si Robert Redford ose-ose Harrison Ford, nuk me mbetet hatri.. te pakten, udhetimi te jete i kendshem...  smiley

shoqnia te ndihmon me c'ti ndodhet smiley

ok, here you are; ky ka me t'ardhe ty

http://1.bp.blogspot.com/_ZgX-UkZVA0c/SdzoP8jjQOI/AAAAAAAAFVI/hEGyJLjeC-0/s400/robert_redford.jpg

po para se t'vije doomsday per ty, kshilloj filmin "Havana" sot ne mbremje, shoqerum me mozart kugeln dhe hennesy smiley

E po e ka shume perzemer kete muhabet ai tjetri vlla, prandaj sqaroi gjerat, he ta marrsha !

Me ty e kam zotrules, per emigrantin e kam llafin.

Ttmsoia, cfare ke per mua? Dhe pse duhet me iu drejtu zotrulesit per ket?

TTse i kam shkruar dicka me siper dhe nuk e ka ndjekur... poashtu, po pres nje pergjigje nga Idriska, po dhe ai ja vari qillon kesaj teme.

Ti emigranto, per vete, e sigurove grurin e dimrit mo? smiley

them se e hedhim dhe ket vit, zotrules. smiley

me erdh ne mend fjala "bereqeti" - ka qene nje novele e hershme shqiptare me ket titull... shuteriqi ndoshta, s'mbaj mend.

lidhur me temen: une nuk besoj se botes do i vije fundi tani qe ne (njerezit) filluam te jemi ne gjendja ta llogarisim dhe ta konceptojme ate (Fundin). Aftesite tona per konceptim/parashikim te Fundit dhe vete Fundi jane dy ngjarje te pavaruara.

O Emo, e ke pa k'te ke The New Yorker?

"Happy now, you jerk?" by shanan.

e kam pa; por s'mund te them me siguri vendin se ku.

E mor Zotrules . Kam qejf qe te mos jem radikal sepse kushdo mendon sipas menyres se tij . Biles dhe hajdari "sigurese" mund te jap mendim per Biblen , Kurani dhe gjithe leximet e shenjta smiley qe kane lindur ne Burgajet !

Nuk ika jo , nuk ja vara ...por as qe kam ndermend FARE opo FARE ama te INTERPETOJ frazeologji ne ERE per gjera empty.

Shiko dil ne nje koder a ku te duash , ha kur te kapesh ndonje lepur , vur duart nen koke dhe vrojto me shekuj e lejua trashegimi brezave dhe do habitesh pastaj se si e gjejne cobenet kohen duke matur ditet e Gushtit smiley Pak humor apo JO .

Seriozisht do te kenaqesha jo me fraezologji por me FAKTE qe jeta filloi nga zoti me Adamin dhe Even dhe nuk filloi me Maon dhe Cjun Sine apo Singh me Indiragandi . Mua vetem ky fakt me limiton cdo shkalle  NJOHJEJE ose  vleresim si burim Universal te dhenash nga BIBLA . Pa u futur pastaj ne emertimin e TROJEVE dhe normave e zakoneve teper teper te dallueshme nga Popullsi te ndryshme ne Planet . Dhe nje ushtri "brain washesh" Europianesh apo te mevonshem ne te dy Amerikat ku u mboll me shpate qe tere diturine fetare e mbledhin me shprehjen "Zoti i di te gjitha".

Dhe pa u futur ne burimet e ushqimit e floren , dhe pa u futur pastaj ne dallueshmerine e Faunes dhe se fundi pa u futur pastaj ne zbulime qe i kane dhene HOV Zhvillimit te njerzimit .

Ne mos po , vetem djegijet ne turren e druve  do te mjaftonin per te kuptuar vertetesine e kesaj DOGME apo te cdo perfaqesuesi te saj me Parashikim te se Ardhmes!

Dhe duke pritur ndonje interpetim , po jo shume "vrases" ndaj antimajase sime , me shume deshire do te desheroja te ishim brenda fakteve JO SPECIALE Fetare por mendimit tend te natyrshem se si e e ke kuptuar qofte dhe pyetjen qe me ben mua ! smiley Edhe po me denove mos me co t digjem ne zift  (ne ferr ) smiley

Seriozisht do te kenaqesha jo me fraezologji por me FAKTE qe jeta filloi nga zoti me Adamin dhe Even

Drizo, po te Demi dhe Havaja paske ngecur mo? Bej mik ndonje cifut ortodoks se ta mbush kaplloqen ai, jo shkolle partie te kesh bere, po edhe sikur Servet Pllum t'kesh qen.

Se pari duhet te 'ndysh' duart e te futesh ne kontekst. Vetem kjo pune ha nja 15 vjet kohe.

 

S'kom ngec une Qafo ...Ngecjen e gjeta midis jush , jo shume te ndyre po gjithsesi te palexueshme ose te lexume pa kuptim smiley

Te pakten sic thone Partia mbeshtetej tek Ortodoksia dmth burimi paska qene Feja smiley .Keshtu sikur thone .

Nejse mo Ti e ke kalu ate fazen e gjenezes , po pse s'merr mundimin te thush nonje gje vet pa Servet smiley Ose me mire referoju Spikerit ose atij me "sigurese".

po pse s'merr mundimin te thush nonje gje vet

Nashti, mo na vej n'seder "Njeriu quhet njeri kur fillon e mban mend pararendesit, dhe nis te varrose te vdekurit". Mu aty e ke Adamin! Ai  qe ka qene hominidi i pare qe u be 'homo sapiens' (dhe ka qene vetem Nje-ri). S'te hyn ne pune paleontologjia(glorifikim i mbledhjes te plehravesmiley, as Charles Darwin per te kuptuar kete.

Idris, per ty dhe per muhabetin "memento homo, quia pulvis es et in pulverem reverteris" smiley.  Kaq.  

Idris... A eshte vetem pershtypja ime, (ose)truri im i vogel qe nuk di te kuptoje, apo pyetjes nuk m'i je pergjigjur aspak? Jo per gje, por kur pergjigjesh keshtu, edhe mua fillon te me dukesh si ata qe ke permendur vete, qe me shprehjen "i di zoti te gjitha", ose nenkuptojne se i jane pergjigjur cdo pyetje, ose e bejne per te anashkaluar cdo pyetjeje qe i ve ne siklet kapacitetet dhe lendet ku mbeshteten.

Debati per nje koment te tille, apo pyetje qe ngre ti ne ate koment, nuk behet me nje koment, duhet ta kuptosh qe eshte me i gjate dhe kerkon kohe; te pakten per te bindur nje person qe e ka mendjen te fjetur ne "advance".

Plus, nuk mund te gjykosh nje teori apo nje njohuri duke gjykuar jetet e disa prej ndjekesve/idhtareve... perndryshe do te gjykonim komunizmin si ben Spikeri me shoke, qe nisen nga Hoxha, apo Stalini, pse jo, ndoshta dhe nga Mao-ce-duni (dyshoj qe intelekti t'i kete cuar aq larg, po nejse), apo apo , duke konsideruar si komunizem regjimin qe kaluam ne apo gjysma e botes...Me nje fjale, qe te mos i largohem dhe une: Kishe gje per pyetjen?

Kam lexuar ( sa ka mundesi nje individ) nga disa studiues dhe jam referuar per pjese te shkeputura tek disa te tjere per probleme te Bibles.

Dhe ne fund kam bere timen Mendimin se "Bibla eshte nje TERESI normash MORALE te KOHES , qe buronin nga ngjarje te KOHES dhe shtriheshin ne TERITORE te KOHES ku ajo gjeti perkrahje "!

Shpjegimi i dy elementeve thelbesore te kuptimit te ekzistences ne te cilat jane Jeta dhe Vdekja , kane shtyre mendje te ndritura ( fillestare ) dhe po aq te rafinuara (me vone ) ta INTERPETOJNE jetesen ne PAQE dhe NDESHKIMIN ne boten e pertejme ne konceptin e se ciles shpjegohet edhe APOKALIPSI si ndeshkim masiv per kete fare qe ka mbire ne TOKE e nuk bindet duke shkare nga mesimet e zotit te derguara nepermjet te biret qe edhe sakrifikoi per ti cuar tek NJERZIMI !!!!

Ne se do te shkeputesh nga ky bosht cdo  shpjegim dhe interpetim tjeter do merrte rrugen e pafundesise .... njesoj te argumentueshem ne silogjizmat e pafundme te sotme!

Si domos per te shpjeguar se te gjitha format e sundimit qe kane qene ekzistente ne TOKE , te njeriut ndaj njeriut nepermjet formave organizative te drejtimit qe jane cfaqur si Skllavopronaria , Feudalizmi , Kapitalizmi , Socializmi e deri tek Diktatura me e Eger ne Bote DEMOKRACIA smiley , e kushedi c'vjen pas saj ( por me qe behet fjale per 2012 ) jane te destinuara te ZHDUKEN ...ca ne zift e ca ne kengen Permetare  " Poshte nga Cairet " smiley

Megjithate gjithmone kam deshire te komunikoj me ate qe nje individ ka "pertypur " dhe jo si i percjell drejtepersedrejti , terma e idioma te thena nga te tjere . Gjithsesi kjo eshte deshire pa vene "perfund "asnjerin sepse dihet qe me "chip" ose "aftesi te kufizuara " mendore jane vetem anetaret e shpurres !

Perplasja e se "Pertypures " eshte ajo qe kembejme me shume dashuri pa gjujtje te renda tip Qafoje me Hominidi smiley

Dmth per pyetjen qe te kam bere me lart, duhet t'i ankohem Berishes une qe te marr pergjigje?

Zotrules .....

Ne se do te shkeputesh nga ky bosht cdo  shpjegim dhe interpetim tjeter do merrte rrugen e pafundesise .... njesoj te argumentueshem ne silogjizmat e pafundme te sotme -  keshtu TE jam pergjigjur !!!!

Une nuk kam deshire  te interpetoj frazeologji ne BOSHLLEK . S'jam dhe aq i zoti , dmth e pranoj qe nuk di te pergjigjem  per gjera BOSHE .

 Do te shtoj se shume jane bere , po behen e do te vazhdojne te behen Interpete te nje Libri Normal , interpet per  nje  MORAL ( qe ka perenduar ne teresine e tij ) por ama eshte nje burim i jashtezakonshem FITMI dhe Trafiku per shkalle kariere , sidomos ne kete nivel masiv KULTUROR qe ka shoqeria njerezore sot.

 

 

 

per kete komentin ketu c'ke per te thene. nese nuk ke gje per te thene, nuk me mbetet qejfi. vetem mos m'u pergjigj turbullt, jo komente qe nuk i kuptoj. e dua sa me thjeshte, me gjuhe sa me te thjeshte, nga ajo e popullit te thjeshte, si i shkruaj dhe une.

Mendoj se eshte nje fjale e dale nga nje femije , ne bacen e shtepise sime , qe shikon yjet ne nje nate te kthjellet Korriku dhe me pyet gjith Dashuri e Kurozitet per gjera qe DUKEN si yjet :: Perse te mos kete jete njerzish atje babi ? Edhe ato Toka jane!!!!

Kaq gje besoj e kupton , biles sikur te pyesim prinderit ( po i kemi gjalle ) edhe ata na kane regjistruar te tilla fantazira BOSH qe pershkojne Token nga Veriu ne JUG dhe qe nuk thone asgje pervec se "shikojne hapsire"

:

nje autosugjestioni qe mund te kete nje individ Tashme i Rritur per vargje BOSH nga Bibla , per te thene qe ......gjeta nje gje pa KUPTIM qe do te thote shume !!!!

e kuptova. nuk kishe gje per te thene.

deshire te komunikoj me ate qe nje individ ka "pertypur " dhe jo si i percjell drejtepersedrejti , terma e idioma te thena nga te tjere

C'nenkupton me 'pertypur'? Po sa dembel qenke mer burre. Pertypje eshte PUNE ore..puuuuune!! S'ta jep njeri kshu...falas.



Une deri tani kam thene si e kuptoj une,  dhe e thashe qe eshte nje fantazi femninore per sot dhe nje KERCENIM per njerzit qe nuk i benden Zotit ne ate Kohe. Absolutisht mendim i pabaze dhe si i tille eshte i njevlefshem me te verteta banale ...si psh une kam syte per te shikuar  e lexuar rreshta librash  .

Po a s'me thoni si e kupton ti zotnia Zotrules ne rradhe  te pare , pastaj qafua me "ripertypje" ...me qe e ka qejf shume punen smiley dhe nuk e kapercen e tret me "te paren ".

Dhe me kete , ne pritje te spjegimeve te nderuara Tuajat po terhiqem duke thene nje fjale te MAdHe si Zotrules   ....po po e kuptova qe ti s'kupton asgje smileymeqe deri tani nuk e kam kuptuar se cfare mendoni .

Pse nuk flet qarte o derbardhe? Te kam thene, me ngaterron ti, nuk di te te kuptoj fare kur flet ashtu. Fillon me nje gje, flet per nje gje tjeter e mbaron me krejt tjeter gje. Dege me dege, peme me peme, pyll me pyll e pus nafte me pus nafte. 2 fjale bold, 2 fjali italic, nje fjale me 3 germa te medha te shkalafitura nga 2 germa te vogla mu ne mes. Aludime ketej, aludime andej; thonjeza ketu, thonjeza aty;  "...." aty-ketu, pa patur lene asnje fjali per gjysem, e krejt pa vazhduar te njejtin mendim; fjale te pergjithshme qe fillojne me te madhe duke i dhene theks ironik nje gabimi drejtshkrimor, ose sume-tallje, nese kuptohet edhe me drejt...

Dhe si perfundim, nga i gjithe komenti qe lexova, asnje, as edhe nje, absolutisht as edhe nje shenje nuk mora qe te mendoja se po flisje per te njejten gje me mua, - ne lidhje me komentin qe te kam pyetur me siper.

Pyetjen me siper ta kam shtruar me shqipen me te thjeshte te mundshme. Po deshe t'i pergjigjesh, beje me te njejten shqipe.

Nese do te me shtrosh mua ndonje pyetje, perseri, beje me shqipe sa me te thjeshte. Nese do pyesesh ne kete menyren e mesiperme, per filozofira dhe lojera fjalesh, di te te bej sa te duash; dhe me cdo "kodra-pas-bregut", te fsheh edhe rebuse politike po te duash. Tani si ta kesh o ymermadh. Vetem mos harro; ke shkruar tre komente gjysemfaqeje deri tani, dhe me asnjerin prej tyre, asqe e ke cekur fare, po fare fare, po absolutisht fare fare fare ate qe te kam pyetur.

 Per cfare do konkrtetiht se edhe une me thene te drejten s'po kuptoj gje nga arsyet e mosarsyes .....Qe te kuptoj  se perse e shtriu nga Veriu ne boshllek dhe e la te varur ne HICGJE ?  Do me cdo kusht se si e kuptoj une kete shprehje apo varg ? smiley

Megjithse eshte nje fraze , ne se e kam kuptuar mire , qe NUK shpreh ASGJE ashtu sic e la te varur ne ASGJE !

Po mire mo Zotrules ma percakto pak Kohen  zbulimit te pikave gjeometrike dhe emertimin e tyre Veri - JUG etj ...per te mbritur ne kuptimin e famshem te frazes se zgjedhur. Mos valle e Gjeti BIBLA VERIUN qe shtrihej mbi kufijte e perandorise Romake dhe e la te varur ne hicgje . hicgje = pa shprese sipas nje Linguisti  qe e ka studiuar nga format Morale te kuptimit te shprehjeve e fjaleve 

 KE ? Ke Toke ? Kete qe njeh Ti dhe une SOT apo ate qe njihte Ai qe shkroi kete varg qe te ka habitur TY ? Token qe ka si gjeneze Izraelin dhe tokat rreth tij qe u grabiten e njerzit u skllaveruan ( nga ka lindur dhe shprehja) etj etj etj apo teresine TERITORIALE te TOKES qe njohim SOT ? Luj or burre venit !!!!!!

Aq kulture e ke sa te kuptosh se ajo pjese tjeter e botes qe nuk njihej u zbulua JO nga BIBLA me fjalet e varura ne HICGJE , por nga Kolombi qe per nje arsye shume te thjeshte mori dhe BIBLEN me vete ! Zoti vetem e ndihmoi qe te mos mbytej sipas Bartoleme Dias por ..ama Lundertaret dhe anijet i zgjodhi nga me te mirat e kohes smiley

Dmth kur shkon per gjah per Luane ose UJQ mere Biblen me vete por gjithsesi armen mos e ndaj dhe mbaje MBUSHUR !!!! 

Ka me dhjetra Linguiste e dijetare te fushave te ndryshme qe terminologjine e BIBLEs e nxjerrin te pakuptimte me SOT , por shume te kutpueshme per Kohen dhe Terenin qe flet .

Ja vetem kaq si fillim . Prandaj e quajta  BOSH dhe te merresh me gjera BOSH patjeter qe do gjesh arsye te mosarsyeve qe argumentojne me nje arsye te admirueshme cdo lloj arsye. Dhe kjo eshte arsyeja qe ndoshta ti nuk po e dallon perse kaloj nga njera tek tjetra me sa mundem me humor per te mos pare nje te INDOKTRINUAR nga HICGJEJA !

Edhe njehere po ta perseris si terminologjia e Avokatit " te gjejme marrveshjen e Fjales " smiley Ja po ta nxij prape : 

Ne se do te shkeputesh nga ky bosht cdo  shpjegim dhe interpetim tjeter do merrte rrugen e pafundesise .... njesoj te argumentueshem ne silogjizmat e pafundme te sotme .

 

Po marr parasysh vetem paragrafin e dyte per pergjigje. Eshte i vetmi qe ka paksa lidhje. E gjithe pjesa tjeter eshte background, uprising, deafening noise. Te pata kerkuar qe te mos futeshe ne filozofira. me permend "dhjetera linguiste"... Te sajti qe te kam cuar, eshte pune e qindra, mijera dhe dhjetera mijera linguistesh nga e gjithe bota, ne te gjitha gjuhet! Askush prej tyre nuk e ka perkthyer "pa shprese" hicgjene

Ai shtrin veriun mbi vendin bosh, dhe var token mbi asgje.

Ne te gjitha versionet, dhe te pakten ne gjuhet qe marr vesh une, perkthimi eshte po ai; "shtrin veriun ne hapsiren boshe, dhe var token mbi asgje, hapsire boshe, boshllek".

Kjo eshte per te te bere te mendosh per gjerat qe thua. Qe ai liber, nuk kufizohet me "ato troje"; qe ai liber, nuk kish kuptim vetem atehere dhe tani s'paska... sepse deri para 400 vjeteve dhe bile edhe shume me vone, te digjnin ne turren e druve po te thoshe tjeter gje perpos tokes qe rrinte mbi breshka, balena, merimanga... dhe ka shume gjera te tjera ne te; por te thashe, duhet teme tjeter, e posacme per kete pune.

Mendime si ato te mesipermet, lindin nga mosnjohja. Dhe nuk e di, se pse kur u beka nje muhabet i ketille duhet patjeter te jete kaq e pamundur qe te mos shohesh tallje e perqeshje ne komentet e tua. Ti ndoshta harron, ndoshta e ben me qellim, por ato m'i drejton mua gjithsesi. Nuk e di nese i meritoj apo jo, por po i marr ashtu sic jane per momentin; - reagimi i nje njeriu ne pozita vetembrojtese (nga)qe po ndihet ne rrezik. smiley

Ndoshta me duhet te mendohem me shume per komunikimin me JU. Eshte pak i veshtire , por kisha deshire te mos beje KARAKTERISTIKA...sidomos per budallalleqe te lloit pse rri varur TOKA smiley

- reagimi i nje njeriu ne pozita vetembrojtese (nga)qe po ndihet ne rrezik.... Hajde zotrules hajde !!!!!!!

Me thone te drejten po vetmbrohem ndaj teje se e ndiej qe Botes po i vjen FUNDI dhe ndoshta NOHE me le nje vend nen Anijen e tij kurse TY te hedh poshte si shkaktar qe ke kuptuar shprehjen biles

Ke parashikuar sakte Apokalipsin ??????? !!!!!!!!!!! smiley

Ore Idris... pse i humb piket keshtu? Me "pozita vetembrojtese" nuk po nenkuptoja qe te paskam vene ne qoshe te ringut e po te leshoj bresherite me grushta. Ne po bejme muhabet ketu, e per teme qe eshte, mua as qe me ka shkuar ndermend deri tani qe duhet te jete se z'ben diskutim me fitimtare dhe humbes. Ama kam deshire qe ai qe paraqet nje argument, ta paraqese sakte, te kete njefare mbeshtetjeje, ndoshta jo faktike, por te pakten llogjike. E nese ti kalon nga gjethja me gjethe, dega me dege, pema me peme, pyll me pyll dhe pus nafte me pus nafte, une nuk kam si te te kuptoj ndryshe. Ti edhe me kete komentin e fundit po e shpreh qarte qe nuk ke asgje kunder atyre qe them une, pervecse po shpreh "kundershti" me nota perqeshese ndaj nje bindjeje times, dhe kaq. Nese do mbeshteteshe diku, do isha shume dakord edhe ta pranoja argumentin. Por jo te dalesh e te thuash qe "paskam parashikuar apokalipsin" une; kur une nje gje te tille nuk e mbaj mend ta kem thene; madje jam shprehur kunder, megjithese kam hedhur argumenta PRO.

Njeriu ecen me kembe ne toke, sepse eshte praktik. Nuk fluturon dot, sepse nuk eshte praktike; pamundesia eleminon praktiken. Per te qene brenda kesaj, - lexo komentet e tua dhe me trego prakticitetin tend qe une nuk e paskam vene re.

pastaj me quaj budalla sa te duash.

Po a s'me thoni si e kupton ti zotnia Zotrules ne rradhe  te pare , pastaj qafua me "ripertypje" ...me qe e ka qejf shume punen Smile dhe nuk e kapercen e tret me "te paren ".

Une s'mora vesh asigjo nga kjo fjali, pervecse insinuates qe mu dikush po don me me fry si gjel deti. 

per te mos pare nje te INDOKTRINUAR nga HICGJEJA !

Lol. Shprehja moderne ne anglisht ne fakt eshte 'intoksikuar' (god-intoxicated me saktesisht).

Tani, po me lejove dua te bej nje ekspoze te shkurter te kontekstit te muhabetit(meqe zotrote perton qe te  'ndyhesh' duke iu futur brenda).

Ne ftyre te ksaj rrokullie ka 3 popuj qe meritojne te quhen 'pishtare diturie' (ose 'krypa e tokes' si thone Hebrejte). Kta jane ..well..hebrejte, hindute, dhe han-kinezet. Cka pjelle ideologjikisht njerzimi, vjen prej ktyne.

Nashti, han-kinezet e ndertun at murin e tyne te modh jo aq per te mbajtur jashte mongolet, po per te mbyllur veten mren. Kshu qe ai 'mandati i qiellit' i tyre nuk mori dhene ndonjere. Dhe jo pa arsye, se merhumat e dogjen me duart e tyre flotiljen madheshtore qe pat zbuluar Ameriken nja 70 vjet para Kolombit (lexo Gavin Menzies per me teper)

Ndersa hindu-te me thone te drejten, nuk kane ndonje gje per te 'shitur' se doktrina e tyre perqafon edhe han-kinezin edhe hebreun. Sic ka thon njoni: 'duke perqafuar te gjithe, hindute mbysin veten'. Per me teper ajo mantra e tyre (qe me duket se te shkon shume per shtat) "prej dich-it drejt hich-it" nuk para gjen shume bleres jashte sinoreve te tyre. Megjithese duhet pranuar qe dicka prej tyre doli jashte ne kohen e Aleksandrit te Madh. Shkolla e filozofise 'gjimnozofiste' ne Greqine klasike nuk ishte gje tjeter pervec nje levizje 'yogi'-sh. Sidoqofte, gjimnosofistet na kane lene shendene. (RIP)

Nashtaj, le t'vijm te 'krypa e tokes', cunat e Jakubit  Yisroelit. 'Yizroel' ne gjuhen e tyne dmth 'me bo mundje me Zotin'. Pra, nuk eshte per tu habit qe dikush mund te jete ithtar i Judaizmit dhe te jete ateist (Marksin e njef besoj? Ky kujtote se ne fakt e kish mund zotin me tere mend). Per te mire, a per te keq, kjo krype e tokes gjendet kudo(dhe ku eshte me shumice shkakto dhimje stomaku) dhe ka ngjyren e rracen e nacionalitetit mikprites: Lembat ne Uganda jane zezake, bnei Menasheh ne Indi jane te kafte, ka dhe hebrej kineze. Pse kshu? Sepse thjesht i kane vu mision vetes me t'permirsu ty. Kuptohet per Hebrejte evropiane kemi degjuar te gjithe.

Ceshtja me kta qinro ktu: ajo flaka e shkurres me te cilen komunikoi Mojsiu a o e vertete apo jo? Jo per gjo, po njerzit i shkojne me deshire neper sinagoga dhe ju pelqe idea. (Psh 10% e Perandorise Romake ne shek 1 te eres tone ishte ose etnikisht hebre ose e konvertume). Prej asaj shkurres ne flake kemi 3 miliarde te krishtere e myslimane.

Cer qenka kjo ide kaq e modhe qe ja ka fut ene hinduve edhe Han-kinezve? Thjesht:

Tikkun Olam: Fix what is broken: Rregullo c'eshte prishur:The face of god is hidden in the world:ftyra e zotit eshte e fshehur ne kete bote fizike.

A e gjejm dot? Po mer!

A duhet me gjet se s'bo? Jo mer, vec prano te ekzistosh ne plan kafsheror: 99% gjenetikisht i njejte me shimpanzete, dhe 98% i njejte me krymin e tokes.  Pranej edhe religjionet kane reputacionin si shkaktare dhune. Kjo 'dhune' ne fakt eshte po e njejta 'dhune'  si ajo e gjuetise, apo shfarosjes te neandertaleve nga homo sapiensat.

Nqs mendon gje gjithe kjo narrative o 'hicgjo' atehere qenke ne fakt 'hindu'smiley

 

 

po flrij o burre se nuk zhduket planeti jo,e ka thene Zotrules dhe kur e thote ai kjo pune ka marre fund smiley

Jom ne ekzil ne stepat veriore te Kanades...s'me ze gjumi per qamet se ktu Toka o pernjimend e sheshte.smiley

Fali Zot se nuk dine se c'thone! Qenka bere Bibla dhe Besimi subjekte muhabeti prej qebabtoreje nen avujt e rakise e aromen e qofteve.

 

Ana e mire e ketij lajmi, pra qe bota do te zhduket me 2012-en, eshte se me se fundi do te perfundoje, bashke me boten, edhe ky spektakel bixar ku gjithkush mund te diskutoje me kompetence per gjithcka, natyrisht me ate arrogancen tipike te atyre qe jane te bindur se jane avokate te zotit, Marksit apo djallit...

Nuk do te kemi me zotrulsa dhe as idrisa, por mbi te gjitha nuk dote kemi me ate ndjenjen e cuditshme te sikletit dhe njekohesisht edhe te turpit qe ndjehet kur lexon perla mencurie si ne disa nga pergjigjet e mesiperme.

 

Keni edhe 3 vite, 2 muaj, 22 dite, 16 ore, 6 minuta e  40 sekonda kohe per te vazhduar muhabetin tuaj.

 

... e 39 sekonda, 38, 37...

 

Me vjen keq me ty, se je dhe anetar i vjeter ne kete blog, dhe ndonjehere kur mendohesh flet tamam, por kete here ja ke futur ........

Mendohu me shume para se shkruash qe te ruash ate personalitet qe ke ngritur. Te gjith debatojne, nuk mund ti thuash njeriut mos debato ti se s'di.

Ti nqs e mban veten per me te diturin atehere urdhero zoteri dhe ndrico.

Ne cfare pjese te asaj qe kam shkruajtur me siper thuhet "mos debato ti se s'di"?

Maksimumi, mund te kem thene nen rrjeshta "mos u masturbo se s'te ben mire ty dhe atyre qe te rrethojne!", por ne asnje menyre nuk kam thene cfare ke kuptuar ti.

Sdq...

tik... tak... tik... tak... tik... tak...

 

 

Cpate, une nuk e prisha gjuhen, fola qetesisht, apo nuk te pelqejne kritikat se je koke e madhe.

Megjithate me duket se nuk me kishe permendur fare, prandaj ate te masturbimit sbesoj ta kesh me mua, jo per gje , por do e kesh dobic.

I.p tani gjej lodrat andej.

Po atehere cfare ke qe te djeg?!

Pastaj nuk eshte e thene qe masturbimi te jete patjeter ofendues.

 

Dikujt mund t'i pelqeje.

 

E ke parasysh kur te thone, "mos i hidhni shume kripe gjelles se ju ben keq per veshkat" apo "mos hani shume embelsira se beheni me diabet"?!

 

Une thjesht po them "Mos u masturboni shume se beheni qorra!"

 

 

PS: Tung Brad! Mireserdhe ne Shqiperi!

Ana e mire e ketij lajmi, pra qe bota do te zhduket me 2012-en, eshte se me se fundi do te perfundoje, bashke me boten, edhe ky spektakel bixar ku gjithkush mund te diskutoje me kompetence per gjithcka, natyrisht me ate arrogancen tipike te atyre qe jane te bindur se jane avokate te zotit, Marksit apo djallit...

Ndersa une them qe ana e mire e kesaj 'kata-klizmoje' eshte se nga ftyra e ksaj rrokullie zhduket vetem Rep e Shypnis (qe pershkruhet shume mire nga ti ne paragrafin e mesipermsmiley

Nuk do te kemi me zotrulsa dhe as idrisa,..... Olsi je i mencur per ideal te Partise ,je jo vetem i mencur por edhe i ditur .

Dhe qe te mos me mbetet daramet kur te iki , ( nuk e di c'mund te te kerkoje Zotrules ) , hiqe ate B prapa Olsit , jo per gje , po me duket se kesaj radhe e ke te vetmin burim mencurie. 

Kesaj radhe po te ruaj , se nuk mendoj qe je mender nvel Bradesh a Realistesh . Te pakten deri... eh ..me kete shprehje !!!!!!!!!!

 

zotrules do kerkoje te te kthejne mbrapsht. kujtove se do shpetoje aq kollaj?

vetem se do japesh fjalen e burrit, qe kur te te kthejne mbrapsht, mos na e sill shpirtin ne maje te hundes duke na quajtur jobesimtare ne te tjereve... se ka shume shance te vish me mendje te ngritur.

Kujt po i drejtohesh ????? Drejtoju atij qe gezon qe ne do ikim jo mua se une atje po u pres tek Zifti . Vetem hajdeni me shumice se ka ulje cmimi - tha Cekja!

 Une jom burri dhe nji llaf i thashe Perndise " Je nje tuc qe c'ti boj se jam i vdekur pa te rripsha te gjalle"  dhe me coi ne Zift smiley

Dhe si per ta MBYLLUR njehere e PERGJITHMONE kete TEME qe mori argumente e NDERHYRJE idiotesh po ndahem me vargjet e Khajamit mystekil per katastrofen e 2012 smiley .

Nga Vdekja s'dridhem , s'derdh fare lot ;

 me e mire gje ne Bote  s'gjendet dot .

Po trembem nga JETA qe i Madhi zot ;

me kot ma dha e po ja kthej me kot !

Jo, ty ta shkruaj, qe te te ktheje mbrapsht dhe te behesh pikerisht nga ata personat qe i urren me shume. Ndoshta po ta shohesh boten me sy te tjere, edhe jeta te merr kuptim, dhe zevendesoji fjalet e Khajamit me te kundertat, dhe do gjesh ate qe njeriu e ka kerkuar gjate gjithe historise se njerezimit.

Dhe si per ta MBYLLUR njehere e PERGJITHMONE kete TEME qe mori argumente e NDERHYRJE idiotesh po ndahem me vargjet e Khajamit mystekil per katastrofen e 2012

Ashtu! Bravo! Mbylle!

Nje idiot me pak!

 

 

PS: Me fal Idris, sinqerisht, une nuk do te doja te te ofendoja, por ti m'i jep batutat gati! Asgje personale!

Olsib, seriozisht mer burr, take it easy smiley.  Per hir te konsiderates s'po shtoj gje tjeter. 

Monda e kam shume "easy" Me te vertete!

Nuk arrij te kuptoj pse te krijova pershtypje te kundert?

 

Nuk e kisha aspak me ofendim batuten per Idrisin. Ne fakt e kam shkruar shume qarte tek PS. Fundja thjesht cilesova si "idiot" nje "nick" qe nuk e ka per problem t'i cilesoje nderhyrjet e te tjereve si idiote.

Keshtu qe kam pershtypjen se po shqetesohesh pa shkak.

Nqs. ka ndonje shkak qe une nuk e di atehere te kerkoj ndjese... ty!

 

A nice article

If I went to some Mayan-speaking communities and asked people what is going to happen in 2012, they wouldn't have any idea," said Jose Huchim, a Yucatan Mayan archaeologist. "That the world is going to end? They wouldn't believe you. We have real concerns these days, like rain."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).