“Pse nuk fituam”

http://revistamapo.com/img/foto_artikujt/erion-veliaj-portret.jpgPas zgjedhjeve të 28 qershorit kanë qenë të pakta daljet tuaja publike. Si po e organizon axhendën e tij personale dhe politike ErionVeliaj pas mbylljes së fushatës elektorale dhe rifillimit të stinës politike?

Ajo që erdhi pas fushatës, përpos disa momenteve të nevojshme për të shpenzuar kohë me familjen dhe të afërmit, ka qenë edhe një moment për reflektim personal, një kohë të cilën ia kam kushtuar hulumtimit të arsyeve të shumta dhe komplekse që e kthyen 28 qershorin nga një ditë të triumfit demokratik, në një ditë ku pas vullnetit të mirë popullor u përsërit edhe një herë skenari bajat i vjedhjeve dhe manipulimeve që deformojnë vullnetin e njerëzve të mirë të këtij vendi për të mbajtur pushtetin e për të plackitur shtetin ashtu siç kanë bërë këto 18 vjet. Eshtë pak të thuash se i përballur me këtë realitet të pamerituar per Shqipërine dhe shqiptarët, kam ndier pezëm në shpirt... dhe revoltë. Por, si dhe gjithe kombi ynë që prej fillimit e gjer më sot, ne ngrihemi e rrëzohemi bashke. Tani, 2 muaj pas rrëzimit të pamerituar e të dhunshem, ka ardhur koha të ngrihemi e kete po projektoj me gjithe mbeshtetesit e G99.

Sot, më shumë se dy muaj pas ditës së zgjedhjeve, si e shihni rrugën ku keni shkelur. Çfarë vlen të mbahet si pozitive nga fushata e G99 dhe çfarë s’do të donit të kishit bërë ose do ta bënit ndryshe?

Fushata jonë ishte dhe mbetet e mbushr plot e përplot me pozitivitet dhe energji te mire. Kemi shkelur kudo në Shqipëri nga Tropoja gjer ne Lazarat dhe kemi shtrënguar duart e kemi parë në sy shumë shqiptarëve që punojnë shumë dhe kanë pak, që meritojnë botën e mezi mbajnë frymën gjallë. Mendoj se kur lë gjurmë në Shqipëri, Shqipëria lë gjurmë në ty. Ne mësuam shumë në këtë fushatë dhe shumë gjëra do t’i kishim bërë sërish njësoj në rast se do të përsëritej kjo pervoje. Rezultati i manipuluar i 28 qershorit nuk ka pse të kthehet në presion për të ndryshuar gjëra që ne i bëmë mirë qysh herën e parë. Votat e G99 nuk u numëruan me transparence, vullneti i popullit nuk arriti te perkthehej ne mandatet e parlamentit te ri. Kjo na shqetëson dhe na revolton. Në retrospektivë, duhet të ishim treguar më të kujdesshëm e njëherësh më radikalë. Nëse këtë fushatë do e nisnim sërish nga e para, duke ditur ato që dimë tani përsa i përket manipulimeve, do të kishim bërë një fushatë më radikale, më të fortë dhe më konfrontuese. Ca njerëz na e ngatërrojnë mirësinë për dobësi dhe mirësjelljen për mefshtësi.

A ishte G99 një eksperiment i parakohshëm për politikën dhe shoqërinë shqiptare, apo ishte koha e shkurtër në dispozicion dhe arsye të tjera anësore, ato që penguan marrjen e një rezultati më të mirë?

Miqësisht, mendoj se nuk ishte as njëra as tjetra. G99 nuk ka qënë e parakohshme. Ndoshta ka qënë e vonuar. Kauza jonë nuk është artificiale, e as nuk duhen orë të tëra për ta artikuluar. Kauza e G99 është kauza e të rinjve të lodhur nga tranzicioni politik, ekonomik dhe social i këtij vendi. Ne jemi të lodhur nga paaftësia e marifetçinjve të politikës që e kanë vonuar tej çdo mase integrimin e vendit tonë në familjen europiane. Ne duam progres, zhvillim, kulturë dhe në këmbim na jepet prapambetje, varfëri dhe injorancë. Një kastë kriminale familjare po e vjedh e po e shkatërron këtë vend, si ekonomikisht, ashtu edhe në sistemin e vlerave. Dhe kjo duhet të marrë fund. Kauza e G99 ështe ajo e çdo shqiptari të ndershëm, e të rinjve dhe të vjetërve njësoj, që duan t’i japin fund kësaj loje të pistë që luhet në kurriz tonë. E në këtë këndvështrim, kam bindjen e plotë dhe të palëkundur që G99 nuk ishte një projekt i nxituar. Perkundrazi, nga ky projekt, një bërthamë prej rreth 100 vetësh u shumëfishua në rreth 20.000 idealistë që përkrahën dhe mbështetën kauzën tonë pa premtim për punësim apo plaçkë nga pushteti i ri. Ky është thelbi i pasionit tonë.

Opozita kryesore, Partia Socialiste, ndodhet në një debat të brendshëm lidhur me leximin e rezultatit të zgjedhjeve dhe marrjen e përgjegjësive përkatëse. Si e shihni diskutimin rreth të ardhmes së Edi Ramës? Sa pajtoheni me idenë se misioni i Ramës në krye të PS tashmë ka përfunduar?

Diskutimin rreth së ardhmes së Edi Ramës e shoh me vend, por kam arsye shumë të forta për të besuar se po kryhet në një mënyrë të pandershme. E shoh me vend pasi pas zgjedhjeve, çdo forcë politike demokratike ka nevojë të reflektojë dhe të vendosë për rrugën që do të ndjekë më tej. Ajo që më duket e çuditshme është mënyra sesi po kryhet ky debat. Duket sikur ka një fushatë të mirëorganizuar për të linçuar Edi Ramën, për ta ngarkuar atë me fajin e humbjes, edhe pse arbitrat ndërkombëtarë të zgjedhjeve qartazi theksuan se ka patur parregullsi të skajshme në rreth 1/3 e qendrave të numërimit. Nëse i besojmë kritikat e OSBE/ODiHR-it dhe syve tanë, për sa ndodhi gjatë procesit të numërimit të votave, atëherë duhet të pranojmë se Edi Rama nuk është shkaktar i humbjes, por viktimë e manipulimeve të votave. E parë kështu, them se debati ku ky person u shpall fajtor, pa gjyq e pa fakte është i pandershëm. U hap nje sezon gjuetie nga mediat prane Berishës dhe Metës, që në paturpesinë e vjedhjes dhe besëshkeljes u munduan të largonin vëmendjen tek opozita. Tani, PS ose i humbi zgjedhjet, ose ju vodhën. Unë besoj të dytën, e njëherazi besoj se misioni i Edi Ramës në PS mbetet ende i papërfunduar. Dhe gjithashtu besoj se Partia Socialiste ka nevojë për Edi Ramën më tepër nga çka nevojë Edi Rama për Partinë Socialiste. Lajmi i mirë? Ajo parti, në dallim nga cifti në pushtet, di të organizoje gare e të mbaje debat publik, e kjo sigurisht ndihmon. Dua të shtoj gjithashtu se Edi Rama, Ben Blushi e Arben Malaj janë të gjithë miqtë e mi, ndaj besoj se gara e debati s’duhet të jenë si ta denigrojmë shoshoqin, por si ndërtojmë e ta ringremë frymën opozitare.

Cilat ishin, sipas mendimit tuaj, gabimet kryesore të liderit socialist dhe të vetë PS në fushatë?

“Gabimi” kryesor për mendimin tim ishte mënyra tepër e civilizuar me të cilën Rama e udhëhoqi këtë fushatë. Kundërshtarët politikë të familjeve Berisha, Nano e Meta përdorën dhunën, manipulimin, e paratë për të vjedhur, blerë dhe tmerruar votuesit në shumë raste. Ata përdorën të gjallët dhe të vdekurit, kriminelët dhe të burgosurit, praktikisht çdo mjet antidemokratik për të rrëmbyer votat e qytetarëve. Edi Rama u tregua xhentelman, nuk e ndyu gojën kurrë e as ju përgjigj fyerjeve me fyerje dhe shpifjeve me shpifje. Të gjithë e dimë se Edi Ramës nuk i mungon retorika e fortë deri dhe shpartalluese. Ai nuk e përdori këtë armë kësaj rradhe, zgjodhi të bënte fair play në një fushë ku nguleshin thika. Dhe une gjithashtu besoja se ishin pjekur kushtet për një fushatë të civilizuar. Ende e kam te hidhur ne vesh shijen e shpifjeve vulgare ndaj meje dhe ekipit tim. Unë prapë insistoj se koha e vajzave e djemve të aftë e të ndershëm nuk ka dalë mode e as ka ikur, përkundrazi, po afron cdo dite e më shumë. Por ndoshta taktikisht, s’duhet të ishim aq ‘perëndimore’ në këtë përballje me ‘orientin sovjetik’.

Po duket se do të marrë formë së shpejti një projekt për bashkimin e partive të opozitës. Cili duhet të jetë mekanizmi, misioni dhe formati i një organizmi të tillë? Një bashkim konsultativ, apo një institucion vendimmarrës?

Federata e Majtë apo një front më i gjere opozitar është një ide të cilës i ka ardhur koha. Shumica e popullsisë votoi për partitë opozitare e kesisoj na dikton nje bashkrendim te ketij fronti te ri qytetar. Ne mungese te financave e ushtrise adm inistrative per fushata, na duhet te degjojme e koordinohemi me shume me njeri- tjetrin. Nga nje veprimtari ad-hoc, reactive ndaj abuzimit do te duhet te transformohemi shume shpejt ne nje opoztite te zhdervjellet, agresive ne mbrojtje te interesave te publikut, e sakaq me ofertën për një qeverisje shumë herë më të mirë në çdo moment që kërkohet. Gjithashtu, kemi nevojë për një vijë të qartë demarkacioni. Lëvizjet e pabesa të Xhuvelit e të Metës, sigurisht kanë relativizuar ‘të keqen’ në shoqërinë tonë, duke u përpjekur ta kthejnë imoralen në modë, ndaj është thelbësore që të ndajmë njëhere e mirë se kush beson e qendron në çfare vlerash e në cilën mënyrë qeverisjeje.

Ilir Meta, një politikan që ju e keni sulmuar shpesh nga pozita e opozitarit, sot ndodhet në qeveri së bashku me partinë e tij. Cili është reagimi juaj?

Të them se habitem që Meta zgjodhi të bëjë aleancë me Berishën nuk e them dot. Unë e kam etiketuar LSi si opozitë të Opozitës, dhe me keqardhje them se tashmë ka prova se kisha patur plotësisht të drejtë. Ilir Meta është personifikim i asaj që është më e keqe në politikën shqiptare. Pushteti nuk shihet si një mjet për të arritur qëllime sublime në shërbim të të gjithë qytetarëve, por si i qëllimi në vetëvete. E dinim se Sali Berisha shet gjithçka e këdo për të mbajtur pushtetin, Ilir Meta është i ngjashmi i tij. Ai e shiti kauzën e tij gjoja të majtë. Gjeti një mënyrë për të kapur pushtet në ekzekutiv dhe braktisi gjithçka kishte bërë e thënë gjatë gjithë jetës së tij politike. Praktikisht, Ilir Meta mishëroi zanatin e pare më të vjetër ne bote, me zanatin e dyte më të vjetër në botë! Ajo që më shqetëson mbi gjithçka është shembulli i keq që politika i jep shoqërisë. Duket sikur për disa njerëz rëndësi kanë vetëm përfitimet që u siguron kolltuku dhe Ilir Meta është tashmë shembull tipik i politikanit obez e hileqar, që shet çdo parim dhe integritet për të ngrënë një thelë të dhjamur në mejhanen e Sali Berishës. Fatmirësisht, fushata zgjedhore është ende e freskët në mendjet e shqiptarëve, të cilët e mbajnë mend qëndrimin e Metës si gjoja opozitari i vërtetë i Sali Berishës, ndërkohë që sot me paturpësinë më të madhe ndan me të postet qeveritare. Ilir Meta kësaj here ia kaloi edhe Lufter Xhuvelit, duke ftuar shqiptarët të votonin kundër Sali Berishës dhe më pas duke përdorur votat e tyre për të mbajtur Berishën në pushtet.

Në çfarë shinash duhet vendosur opozitarizmi në Shqipëri pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit? Si duhet bërë opozitë pas 28 qershorit?

Tashmë nuk jemi të angazhuar në një betejë thjesht e vetëm për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha. Në opozitë sot nuk ndodhen vetëm forcat politike të rreshtuar kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sot, opozita është më e madhe dhe në të gjenden jo vetëm forcat politike, por edhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë që Shqipëria të funksionojë si një vend demokratik, i denjë për të qënë anëtar i NATOs dhe aspirant për tu bërë pjesë në Bashkimin Europian. Misioni i opozitës është tashmë i qartë: të shpëtojë demokracinë në Shqipëri. Në këtë prizëm, opozita duhet të jetë më radikale. Gjithmonë duhet të ruajmë qytetarinë, të jemi një shembull i mirë për njerëzit, por njëherësh duhet të mbajmë mend se cili është kundërshtari ynë dhe cilat mjete përdor ai. Nuk mund të bëjmë opozitë të butë dhe të përgjumur përpara një qeverie të pamoralshme (shiko sesi Berisha merr në kabinet një njeri nën akuzë si Fatmir Mediun). Ata nuk kanë as moral, as skrupuj dhe nuk kursejnë asnjë mjet për ta shkatërruar opozitën në mënyrë që të sigurojnë një kastë moniste që tiranizon shoqërinë duke ngritur llumin në krye. Na duhet një opozitë e bashkuar, e fuqishme dhe agresive. Na duhet një opozitë me shumë zëra, që gërsheton ndërgjegjen civile me ndërgjegjen politike.
E se fundi, na lipset nje opozite qe perfaqeson gjithnje e me shume te rinjte dhe hap dyert per ta – ata te rinj idealiste qe packa se vijne nga familje të djatha e të majta, në thelb kerkojne që një aksiomë të qëndrojë e vërtetë: se edhe ne Shqiperine tonë, po ishe i aftë e i ndershem mund të jesh i suksesshem.

28 Komente

...dhe retorika boshe prej qaramanesh e qurravecesh vazhdon...

Fjale, Veliaj, vetem fjale...

Nuk merren votat vetem duke share e perfolur Berishen e ADN-ne e tij. Duhen projekte Djalosh, dhe ju nuk ofruat asgje.

Mos u beni qesharake ne kembenguljen per vjedhje masive te votave. Ju e dini fort mire se per here te pare te gjithe procesverbalet u firmosen nga te gjithe komisioneret.

Dhe e dini fort mire qe Departamenti Amerikan i Shtetit e kane perseritur disa here qenjohin rezultatin e zgjedhjeve.

Ju pastron e lehteson me shume te jeni te ndershem me veten tuaj te pakten. Pranoni humbjen dhe alternativat qe nuk ofruat. Sa per mungese agresiviteti nga ana juaj, te lutem, na e kurseni kohen. Te pakten mos thoni gjera te paqena.

Ju pretendoni per nje politikeberje ndryshe, por jeni me te vjeteruar se Berisha ne kete pike. Ju nuk jeni ndryshe aspak. I vetmi ndryshim i vertete eshte qe keni patur me vete Media te fuqishme per te manipuluar opinionin e njerezve.

 

Misioni i opozitës është tashmë i qartë: të shpëtojë demokracinë në Shqipëri. Në këtë prizëm, opozita duhet të jetë më radikale.

Thenie e momentit. Turp po nuk e vute ke theniet qevria. smiley

Plus qe do behet dhe moto e re e G99: Shpetoje demokracine. Radikalizohu dhe ti bashke me ne. smiley

 

Tashmë nuk jemi të angazhuar në një betejë thjesht e vetëm për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha.

Normal, e provuat te grini sallate pa thene asgje per veten, pa dhene asnje alternative konkrete, pa pasur asnje program, po thjesht duke llapur per Birishen, dhe si perfundim Birisha jo vetem qe u rizgjodh prap, po fitoi dhe ne ate qe ishte objektivi juaj; votat e te rinjve. Te rinjte s'jane aq naive sa i mendonit juve mer kolopuc, keshtu qe bete mire qe menduat te keni ne programin tuaj dhe ndonje gje tjeter pervece antiBirishizme. smiley

Gjynof,gjithe ky cun.Ce do ka zgjedh rrugen e "fustaneve".

Kryetari i vezhguesve te OSBE/ODHIR vlereson zgjedhjet si me te mirat ne Shqiperi.

Olli Rehn vlereson zgjedhjet si me te mirat deri tani, pavaresisht se me probleme tek-tuk qe nuk cenojne rezultatin.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlereson zgjedhjet dhe qeverine e dale prej tyre.

Presidenti francez vlereson dhe uron Berishen per fitoren.

Vezhguesit vendore vleresojne zgjedhjet si arritje pozitive ne permbushjen e standardeve perendimore.

I gjithe procesi per zgjedhjet ka qene i perbashket dhe me konsensusin PD-PS. Sistemi zgjedhor, anetaret e KQZ-se, Kolegji Zgjedhor etj. te gjithe kane qene me konsensuesin e PD-PS.

Procesverbalet jane firmosur nga komisioneret demokrate dhe socialiste.

A thua i merr per budallenje shqiptaret kllouni i Rames Veliaj qe del e flet ne revisten personale per manipulime zgjedhjesh? Po edhe socialistet e Shkodres ja thane ne sy Rames qe manipulimet i ka rrena me bisht per te mos pranuar pergjegjesite per humbjen pasi votat u kontrolluan dhe certefikuan nga vete komisioneret socialiste.

Nese doni te shikoni "politiken e vjeter" ne veprim, e keni para syve tek Veliaj. Mospranimi i rezultatit qe ju jep populli me justifikime qe nuk qendrojne duke folur per radikalizim dhe gjuhe rrugesh qe per nga akuzat dhe balta qe hedh e meriton te jete nxenes shembullor i Zerit te Popullit ne kohen kur demaskonte armiq.

Populli ju dha humbjen atyre qe perfaqesojne regresin ne Shqiperi. Atyre qe perfaqesojne mashtrimin, me sakte tentativen per te mashtruar shqiptaret me llafe boshe por pa asgje konkrete, asgje prej gjeje. Genjyen edhe per programin.

Populli ju dha humbjen atyre qe flisnin per moral dhe ai ishte gjeja e pare qe u mungonte.

Si perfundim populli i dha fund modelit te tipit Veliaj qe kerkoi t''u imponohej me marifete sorrosiane megjithese eshte nje person i paafte qe edhe kur flet vetem riperserit ato qe ka thene Rama.

 Veliaj nje dite do te jete kryeminister dhe me thene te drejten eshte nja 100 here me i mire se legenat e politikes shqiptare. Mendoj se deshtoi se u be shtojce e Edi Rames, nje gabim shume i rende te cilin do te duhet kohe dhe shume mund ta koregjoje.

"Veliaj nje dite do te jete kryeminister"- Zoti mos e dhente! Do ishte tallje e madhe me ate vend.

Erjon Veliaj & Miqte u refuzuan  "wholesale" nga votuesi shqiptar!

Te lexosh c'mendon Veliaj per politiken ne Shqiperi nga P.O.V. i nje "politikani" eshte humbje kohe! (Insert your cute remark about me paradoxally, actually writing about his interview right about...here) smiley

Ky, dhe levizja e tij, jane irelevante!

Eshte njesoj sikur te lexosh c'mendon per politiken Nard Ndokaj! Ose te lesh punet e tua dhe ne degjosh nje njeri qe bertet nga dritarja per politikat financiare te NASA-s!

Fakti qe ky cuni eshte i afte qe ti artikuloje mendimet e veta ne menyre me te kthjellet se sa Ndoka, eshte "a moot point"! 

Pse? Sepse kjo aftesi per te llapur buker, nuk e ndihmoi per te lene gjurme ne koken e votuesit! smiley 

Irelevant! Si "politikan" whanabe! Per tu vesh, vishesh mire!

Shko rreshtohu ke bango e analisteve, jep mend "pese leke oka" edhe ti!  

Ca keni mer, se ngelet tu e shajt? Ai eshte i pari kryetar partie qe po prano ca gabime. Deri tashi asnji nuk ka thone, e kisha gabim une prandaj humbem.

Hajt te dali nanjoni ktu te hapi parti se sa vota merr..., 0,0099%.

Te flasim seriozisht, Erion Veliaj eshte shume me i moralshem, per tu marre me politike, se Sali Berisha, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Lefter Xhuveli, Tahir Muhedini, Arjan Starova, Namik Hoti, Skender Gjinushi, Paskal Milo, Idajet Beqiri, Ekrem Spahia etj. kryetare partish, qe nuk duhet te kishin me fytyre te dilnin para popullit per te kerku votat.

 

pse humben do te ishte titulli.

G99 e sheh nje gote gjysem plot kur ne restorantin elektoral pihet me dabixhane. 

keta si duket nuk kishin cfare te humbisnin ja perse nuk fituan eshte thjeshte...

nuk e di perse spekullojme ne estetiken e humbjes xhanem...

Ne raportin perfundimtar te OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 28 Qershorit ka nje paragraf shume interesant. Pak a shume thuhet se "nuk u paraqiten prova qe faktojne manipulime qe shtremberuan rezultatin zgjedhor".

Nuk di nese dikush mund ta sjelle ketu te plote Raportin.

Ky paragraf eshte DUSHI i FTOHTE per gjithe apologjine e PS-se ne pergjithesi dhe te Edvin Kristaq Rames ne vecanti.

Ah, po harrova, edhe te dy Erjoneve: Braces dhe Veliajt.

ja tha Sala ja tha smiley

Erioni, tha, e ka akuzu me pa te drejte Erionin per punen e Beratit hhihihi

Në retrospektivë, duhet të ishim treguar më të kujdesshëm e njëherësh më radikalë. Nëse këtë fushatë do e nisnim sërish nga e para, duke ditur ato që dimë tani përsa i përket manipulimeve, do të kishim bërë një fushatë më radikale, më të fortë dhe më konfrontuese. Ca njerëz na e ngatërrojnë mirësinë për dobësi dhe mirësjelljen për mefshtësi.

Pikerisht!

Pra fundja deshtimi nuk eshte thjesht deshtim, por nje mesim i mire per te ardhmen!

Vazhdoni keshtu!

Ju uroj me te miren, (vecse gjerat e mira duan kohe qe te pergatiten)!

 Une mendoj se PS nuk fitoi pasi guvernatori rriti parane ne qarkullim me 38.29% duke i dhene karburant te mjaftueshem me kredi motorit ineficent sovjetikopseudokapitalist te Berishes, dhe Ed Rama ose ishte injorant, ose i shitur, ose bashkepunetor, ose nje kombimin i te trijave qe nuk parandaloi kete.

 Problemi eshte kush do ta paguaje karburantin tani? Berisha-Fulloni mendojne tia faturoje popolo-s ne forme inflacioni por ku i dihet? Popolua eshte i paparashikueshem dhe ka nxjerre edhe ate shprehjen: Qesh me mire kush qesh i fundit 

Evropi i ka faktet... Duke filluar qe nga refuzimi i ri-numerimit te votave nga KQZ deri tek ministrat ne Fier me te burgosurit e Burrelit. Me ne fund edhe ambasadoret qe vizituan kolegjin zgjedhor!

Shqiperia vezhgohet me te njeten lupe si Iraku dhe Afaganistani ku "zgjedhjet kane arritje,por jo standartet".

Erion Veliaj beri aq sa mundi per te emancipuar sadopak ate milet... Beri aq sa mundi dhe per kete gje vetem RESPEKT.

"Duket sikur ka një fushatë të mirëorganizuar për të linçuar Edi Ramën, për ta ngarkuar atë me fajin e humbjes, edhe pse arbitrat ndërkombëtarë të zgjedhjeve qartazi theksuan se ka patur parregullsi të skajshme në rreth 1/3 e qendrave të numërimit. Nëse i besojmë kritikat e OSBE/ODiHR-it dhe syve tanë, për sa ndodhi gjatë procesit të numërimit të votave, atëherë duhet të pranojmë se Edi Rama nuk është shkaktar i humbjes, por viktimë e manipulimeve të votave."

 

Keq me vjen per kete djaloshin,por OSBE/ODHIR nuk i jep te drejte ne ato qe thote.

"Nuk ka asnje prove te manipulimit apo vjedhjes se votave" thote raporti.

Po tani.Si do ta justifikoje Rama rikandidimin.???????

Mire Rama nuk ka cfare te thote,po as ne qe vodhem votat nuk kemi ca te themi se na e mbylli gojen OSCE-ODIR.

Liqen, mos po sugjeron qe te gjithe 20 vjecaret e Shqiperise te merren me politike?

Tmerr i vertet qe s'fitun. Imaginoni do kishim shpetu i here e mire nga salilirat, tosat, pocat,docat, nacat, bacat, kacat e ka*at e tjere

Ne opozite do te rrini,

me politikane kaqola si Edvini

  Ore zotri meta ska tradhetu njeri mor jau... ska lidhje me te majten! Nese ka tradhtuar, ka tradhtuar elektoratin e vet... peshtyni meten se ska ku ngjit peshtyma i thone kesaj! 

Pro rames kemi qen te gjithe... meqe luajtet me fairplay gjat gjithe fushates, ateher luani me fairplay dhe brenda partis. Te rinjt qe jan qasur dhe jan bere deputet per me teper skan kurrfare kontributi ne partin socialiste. Mbesa pellumbit, nipi tjetrit... sesseri amerikes... etj! Tani meqe ky minxhozi se kishte bere kete pytje... ku eshte e keqa te vihen ca rregulla ne statut, ku duhet bere se zben dhe jo vetem ne partin socialiste po kudo nje shkall vlerash...? Ca problemi ka qe nje propozim i antarve te paritis te merret paraysh ? Duhen krijuar nje nivel vlerash... se un kam 20vjet ne parti e jap kontribut, vje tahiri bohet deputet... PS per gjys ore nderroj kushtetuten dhe paketen e re, qe u bet e u bem lemsh.... spo nderroka statutin.

Edhe nese ja u vodhen votat... nuk meritoni te qeversisni or zotri... se tek e fundit pse i lat tja u vjedhnin... Pastaj si qershia maj tortes... kongresi... ku politika re ishte falenderim per gramoz rucin! Tek e fundit qeni eshte besnik i te zotit, macja eshte e shtepis ne kete rast partis!

Te arrish te pershpejtosh demokracin ne shqiperi... duke mos marr pjese ne parlament, duke e bojkotu! Se di.... cmendesh me kto muhabete...!

Urime politikes se re... dhe uroj qe dhe bojdi me adelajden dhe me a.skenderaj mos me perfqesojne me!

 

 Gabimi politik i Erionit dhe partise se tij G99, eshte ajo qe kam thene para ca muajve qe e permendi dhe GentBlack ketu, qe Veliaj iu bashkua PS. E vetme ajo do te mblidhte me shum vota. 

Ju e thoni kete sepse supozoni qe ata ishin ne fakt te pavarur. Ndersa ata qe e njohin pak me mire e dine qe ishte nje levizje komplet e mbeshtetur nga Rama, kshuqe opsioni i daljes me vete nuk ishte asnjehere real.

Problemi eshte qe shume nga ata te rinj qe do votonin G99 vinin nga familje qe votonin PS, pra zor se mund te thuhet se se G99 arriti te marre vota nga e djathta e ti coj majtas.

Pjer ti dukesh sikur e njeh politiken po ja fut ne have.

Gabimi Erjonit nuk eshte se u bashkua me Ps, gabimi i tij qendron pse nuk e len ne paqe kete popull se si ka borxh, te hape nje dyqan lustrash, do e shikoje se do kete fitime te kenaqshme.

Te jete bere pishman Veliaj qe krijoi kete fllusken e re socialiste (G99) ne vend te rreshtohej qe ne fillim si kandidat i PS, variant i cili do ta kishte bere sot  deputet ne parlament? smiley

Ta shofim ne zgjedhjet e tjera parlamentare nese do jene shkrire 99-shat me partine meme apo nese do jene parti me vete, megjithese kjo varet dhe nese do jete Rama ne krye te PS mbas 4 vjetesh, e cila ne vetvete varet nese do ti fitoje Rama zgjedhjet lokale, e cila dhe kjo varet se ke do qisin per kandidat bashkie per Tiranen Berisha me Meten, e keshtu me rradhe. smiley

 LumiDrin, çfar eshte kjo;  Dyqan lustrash,  qe thua. Nuk e kuptoj per çfare behet fjale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).