Pse novelat e botuara të Martin Camajt nuk janë marrë në shqyrtim

-Vijon nga numri i kaluar

Novelat "Pishtarët e natës" dhe "Rungaja në mars", si për nga tematika skeletore, hapësira, përmasa, forma estetike, janë të përqendruara brenda shenjave, thuajse të ngjashme, edhe nga kompleksi i materies, ashtu që problemet e ngritura në këto faqe proze fare lehtë mund të përfshihen në një opus të përafërt, meqë fabula e tyre shtrihet në një periudhë të njëjtë kohore - fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit njëzet. Pikat e përbashkëta të këtij shqiptimi nuk i përkasin vetëm problemit kohë-hapësirë, por kjo pikë shënuese ka edhe personazhe që kanë psikologji, karakter, botëkuptim, veprim, etj., që përballen me shumë dilema. Këto novela (pa harruar edhe “Gjon Gazullin&ldquosmiley, janë përcaktueset më të mira të determinateve të njohura e të panjohura të lidhura me nyja të ndryshme të fatumit historik, që janë pasqyrë e trashëgimisë sonë shumëshekullore që zbarkoi deri në ato anale që nxjerrin në pah identitetin e një populli, të një kulture e një arti që trajtojnë prozat e këtij autori. Kur lexohet teksti i këtyre tri novelave, që s’janë më të gjata se dyqind faqe libri, lexuesi mrekullohet me artin sublim por, në anën tjetër, tragjikja rëndon, peshon sa shkëmbinjtë veriakë, që këto tekste i rrinë afër prozës me formë nacionale verbale, të afërt me mitet e legjendat tona burimore. Novelat e botuara të Martin Camajt nuk janë marrë gjithaq në shqyrtim. Ernest Koliqi ka shkruar një studim titulluar: “Arti i Marin Camaj-t”, ku mes tjerash shkruan: “Pâmjet e ndryshme të jetës së vendit të vet dalin nepër art të tij të vizatueme me drita e me hije dridhëse. Atij, edhe padeshtas, i shkon syni ke brumi njerzuer. N’ato vigâj te rrzuem, ai kerkon njerin. Lufta qi Malsori ndërmerr për me dalë nga gurzimi i nji gjendje shoqnore kurrkund në pajtim me kohën e sotshëme, ia thekë shpirtin. Ai s’do qi burri i Malsis të shikohet si specimen i nji rrace së lashtë, objekt kureshti për t’u vndue në nji muze. Nën leskrat xhixhlluese të një epiciteti anakronistik, syni vezhgues i tij kundron nji zemër të plasun rrudhat e shkaktueme nga uja, nga mundi keq i shpërblyem prej natyrës e njerzve e fatit, nga ndryshku i disa zakoneve dampruese, nga ngushtësija e vendit”. Proza e Martin Camajt bën pjesë në atë tip arti që gjatë leximit zgjon kërshërinë e receptimit. Ky mendim s’vlen veç për veprat që i zumë ngojë, por edhe për romanet "Djella", (1958), "Rrathë", (1978), pastaj novela "Shkundullima", (1981) dhe romani modern "Karpa", (1987), tematika e të cilave është brenda kornizave të njohura të segmenteve a dimensioneve nacionale, konkrete, por edhe të përmasave fantastike, që qëmton mentalitetin tradicional që në përmasa të tilla shtrihet dhe merr karakter të përgjithshëm.

 

Përpjekjet e para për studimin e veprës së Camajt

 

Megjithatë, në mesin e kritikëve që e kanë studiuar krijimtarinë e Martin Camajt, pa dyshim interpretim më serioz i ka bërë A. Berisha, i cili botoi një studim që e shtron në mënyrë të përgjithshme, ku mes tjerash shkruan: ”(&hellipsmiley veprat e tij në prozë kanë shumë tipare të përbashkëta, sidomos si struktura gjuhësore dhe mesazhe poetike, megjithatë, secila prej tyre paraqet një botë artistike e kuptimore të mëvetësishme dhe rrjedhimisht me këtë dhe mundësinë e ndikimit të veçantë estetik”. Përpjekje të tillë me shkrime kritike kanë bërë edhe: K. Petriti botoi një studim të gjatë për lirikën, Y. Çiraku disa motive karakteristike në poezinë. Studime të paharrueshme shkruan edhe E. Koliqi, A.Pipa etj., që si objekt shqyrtimi patën disa libra të veçantë të këtij autori, të cilët i botuan në periodikun letrar të Italisë e të Amerikës sa ishin gjallë. Kurse akademik S. Hamiti e prof. F. Dado, gjatë sprovave të tyre poetike, analitike e estetike e interprertojnë “Dranjën”. Romani ”Karpa” i Martin Camajt është më i arrirë në letrat tona, si në planin tematik, por edhe nga prania e shtresave artistike e estetike shtruar në këtë prozë të gjatë dhe shquhet si njëri ndër romanet më të mirë në korpusin e romaneve të letërsisë sonë bashkëkohore botuar në deceniet e fundit të shekullit njëzet. Romani në fjalë i përket metodës moderne të të shprehurit, e mbi të gjitha është ndërtuar sipas modelit të prozës artistike me kontura skeletore të përsosura të një vepre letrare. Poetika e saj ndërtohet duke u mbështetur në një tekst artistik që orientohet kah ngrehina verbale që kalon nëpër faza të ndryshme të thurjes së tekstit, ku me harmoni pasqyrohet tematika dhe arti i shqiptimit të romanit të ri. Camaj këtë roman e quan roman parabollë.

 

Romani “Karpa”

 

Romani “Karpa” s’ka temë të njëtrajtshme. (Kapitulli i parë dhe i fundit janë të lidhur mes vete. Lidhje të tillë kanë edhe dy kapitujt e mesëm.) Teksti i tij është i shtrirë në disa sekuenca të vogla që u hapin shtigje e motive të gërshetuara me fantastikë (tre-katër shekuj më vonë, pikërisht më 2338) dhe përmasës së rrëfimit retorspektivë (që është afër atij konkret). Teksti i këtij romani është ndërtuar në formën e skemës tabelare të traviatës në muzikë, i nisur nga një shteg orientues e i saktë se, ka nëntituj që secila njësi e tillë e fabulës paraqet motivet e lidhura nëpër dimensione e shtresa skeletore të romanit, ku në qendër vrojtimi vihet rruga sizifike e Vonit, këtij të riu që është viktimë e të tjerëve. Romani është një simfoni në vete i komponuar në formë metaforike, që nis me kronikën e një qyteze të shkruar me akribi për një kohë të së kaluarës dhe së ardhmes. Romani është një studim i hollë i gjenealogjisë konfliktuoze i vendosur në një mozaik të fabulës që mëton të ndriçojë pasqyrën e errët e të mjegullt të krimit në mendjen njerëzore.

Sekuencat letrare të paraqitura në roman, si: intrigat, ndërskamcat, oreksi, përforcimi i karriges për pasuri dhe mbi të gjitha kriza e identitetit, etja për pushtet e famë që e detyroi oligarkinë të nisi lojën e përgjakshme të kamufluar si “revolucion i klikës sunduese”, që edhe shkaktojnë fatkeqësi të paparë e absurde brenda fisit me klasë të ndryshme.

Fabula e këtij romani herë-herë del e ndërtuar me strukturë unazore, pa ikur nga elementi i fantastikës magjike, trashëguar nga përrallat e mitet tona. Kështu, në këtë rast del në skenë struktura paralele e dy fabulave që zhvillohen në kohë të ndryshme, por në të njëjtin vend e po me ato toponime që edhe ndërrohen nga çasti në çast. Fabula zhvillohet në një hapësirë të mbyllur që bazohet në funksionimin e shenjave intime, egoiste etj. Atëherë kur vihet në sprovë të romanit, fabula narrative zbeh intrigën e dashurisë e të krimit, që në roman janë inde kryesore të ekzistencës së fabulës, me një mori ngjarjesh të brendshme, që ndryshe cilësohen si motive të përshkrimit, të peizazhit të pashkelur në Karpë. Pastaj, këto motive degëzohen dhe paraqesin shumë episode në fabulë që lë përshtypje sikur ecën në një linjë me narratorin. Dhe kështu shfaqet modelimi i retradimit në prozë dhe mu për këtë romani duket sikur ndërtohet sipas kërcimit të kalit, (siç pohon Shklovski) dhe në mëmyrë të ndërprerë arrin në cak. Autori zbulon paragjykimet, dhimbjet, fatëkeqësitë e një shoqërie, që janë tekste të shkruara me stile të ndryshme dhe kështu marrin funksion psikologjik. Teksti i tillë letrar del i fokusuar me elemente sociale, politike etj. Në këtë tematikë shfaqet edhe dimensioni i tejdukshëm artistik, si: alegoria, ironia, sarkazmi, që aludohet në një kohë të hershme (ngjarja në roman zhvillohet në vitin 2338) ku edhe bëhet lufta mes shmirjakëve dhe qytetarëve. Kështu, nga ky moment romani nis e merr një orientim a zhanër fantastik. Struktura e romanit u nënshtrohet rregullave të kërkimeve shkencore, ashtu si e kanë zbatuar M.Buklgakovin te romani: ”Mjeshtrit dhe Margarita”, dhe H.L Borhes në tregimet e tij brilante), që hulumtojnë në hapësirën tokësore e nëntokësore. Element tjetër i rëndësishëm i këtij romani është kronika a ditari i shkruar nga kronistë të ndryshëm, që shquhen nga stile a versione të dallueshme. Gjetjet e rralla ilire hyjnë në korpusin e gjërave me interes për historinë. Mes faqeve hetohet interesimi i mangët për gjenealogjinë tonë ku të futurit në labirinte s’është i rastësishëm. Krimbi përçarës ponon në tokë e mbi tokë, e keqja, gabimet, fatkeqësitë e ndryshme janë ushqim i urrejtjes e i kryengritjes.

 

(Vijon në numërin e ardhshëm)

Shënim: Titulli dhe mestitujt janë redaksionalë.Dh.H.

3 Komente

Novelat e tjera te Camajt nuk i kam lexuar, por Karpen e kam filluar disa here, me terheq jashte mase si magnet, ka nje rrjedhshmeri qe te mahnit, por do nje perqendrim te jashtezakonshem, dhe per fat te keq, s'kam arritur ta mbaroj ende. Nderkohe qe ti ke lexuar disa faqe dhe perfytyrimi yt te shpie ne tjeter vend, simboli ne vetvete ka tjeter synim dhe mund ta kuptosh vetem ne faqet e mepastajme.

Ja ca pjeseza te vogla:

"Oh, Bore-bora, oh, tue u pasqyrue bota ne pasqyren e fantazise, sendet reale zmadhohen ose zvoglohen. Ne midis udhes e gjejme masen, nje meter te humbun prej dikuj e po bahemi logjike padashje e po ndryjme veten ne nje katror."

Na ka mbetur vetem ekstaza, - fshani mbas do kohe barnatari, - te perjetojme se si sendet me pamje te shemtueme marrin sado shkurt hijen e lumtunise, na mbet vetem ajri i naltesive.

Ajri i naltesive ishte nje gjimnastike me levizje te posacme ne nje rryme ere qw fryn ne nje kohe dite mes dy majeve te quejtuna vetulla malore. Levizjet percilleshin ne menyre rituale dhe qitnin ushtruesit ne vegim vezullor, ekstaze, dhe harrohej koha e njemendesise njerezore.

 

 

nderkohe qe ti ke lexuar disa faqe dhe perfytyrimi yt te shpie ne tjeter vend,

Po, ky eshte efekti magjik  i camajt. Nuk e di se si, por te con vetvetiu ne tjeter vend vertet. Megjithe gjuhen e veshtire, kur ai psh pershkruan yjet naten mbi ndonje lendine, ty te duket menjehere sikur je shtrire vete atje dhe numron yjet smiley

 

Bedrije, meqe me kujtove nje nga skenat qe me fanepsen ne mendje, sa here bie fjala per Karpen.

Ne thellesine e perspektives, ne nje mjegulline drite, mblidhnin lule njerez te rinj, mbas gjase femije e gra. Barnatari i picerroi syte mjaft me zbulue dike te njoftun. Zbuloi Boren po ne ate vend ku ishte duk se pari tue mbledhe anza. Si ne anderr kur andrruesi deshiron ne nenvetedije te shohe dicka te caktueme, Voni u perqendrue ne Boren e po ne ate shej vendi ne film plasim era, murrlan i terbuem. Vorbulla e ajrit terhoqi e perpiu  kuadra te tretun ne hapesi, tue i sjelle e persjelle nderliqshem. U perbluen ne stuhi dhe fill mbas nisen me u zhdervillue nga landa amorfe pamje ne tanesine e tyne te perkryeme; dukje doniziake barish te dejun, veshe me tirq leshi te bardhe e spik te zi per gju e terthorazi ijeve; vrasje me shigjeta e premje shpatash, masakra para grykave te armeve zjarmi prej hutes deri te arkibuxhi, topat, bombat e raketat. Sa ma teper sillej shtylla e ajrit vorbull, aq ma teper persoseshin shfaqjet tue kalue prejt filmit bardhe e zi ne ngjyra lloje-lloje per ta zmadhue ne kulm kuben qe njeriut edhe vdeke mos t'i dale sysh larmenia e mizorise se vet.

Prapa skenes kryesore kalonte krahas si ne perspektive sheriti i nje filmi te dyte ku shfaqej bluemja e hekurit perzie me gjymtyre frymoresh ku ndoshta paraqiteshin vetem peshq ne mullinj fabrikash nder anije perbindeshe midis oqeanit, per te dhane vetem idene parandiese se ne ate dege pergjakimi shtazesh pa gjymtyre larmenia na qenkej ma impresive. Shpikje ishte ajo, eksperiment i provuem e i sterdeshmuem."

 

Me thoni, a eshte e mundur te mos e perfytyrosh gjithe kete skene deri tek hollesite me te vogla?! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).