PS humb kontrollin e Bashkise se Tiranes

Partia Socialiste humbet kontrollin ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Pas firmosjes se koalicionit qeverises PD-LSI, ku perfshihet ne kushtet e ketij bashkimi dhe bashkepunimi ne nivelin lokal, bie ndjeshem faktori socialist ne keshillat bashkiak. Keshtu pra, nese deri para zgjedhjeve mund te flitej per nje bashkepunim ne heshtje midis Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim per miratimin e vendimeve te rendesishme ne bashki qe drejtohen nga socialistet, tanime kjo gje s'do te jete njelloj. Koalicionet para dhe paszgjedhore fuqizojne Partine Demokratike ne keshillat bashkiak, sebashku me aleatet e saj. Per sa i perket Keshillit Bashkiak te Tiranes, Partia Demokratike, bazuar ne marreveshjet e bashkepunimit, zoteron 30 vota nga 55 ne total. E thene ndryshe, bashkia e kryeqytetit qe udhehiqet nga socialistet nuk do te mund te marre asnje vendim pa perkrahjen e kundershtarit te saj politik. Ne kete shumice votash, PD ka 17 anetare, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, PAA 1, PDR 1, PDI 1. Nga ana tjeter, socialistet kane ne zoterim 23 vota, bazuar ne koalicionin parazgjedhor, ku PS ka 21 anetare, PDBNJ 1 dhe PSD 1. Nderkohe qe mbeten dy vota te cilat ende nuk dihen se cfare qendrimi do te mbajne ne mbledhjet e Keshillit e Bashkiak, ajo e LZHK-se dhe PDK-se.

Pervec kesaj, Keshilli Bashkiak i Tiranes ne mbledhjen e pare per kete sezon, qe do te zhvillohet pas dy ditesh, pervec diskutimeve te rendesishme, i duhet te zevendesoje rreth nje te pesten e anetareve. Nga 55 anetare qe perbehet ky Keshill, duhet qe 10 prej tyre te zevendesohen, per shkak se ne baze te ligjit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", nuk mund ta ushtrojne me funksionin e tyre. Keshtu pra, zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit sjellin ndryshimet e radhes ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, ku nje pjese e mire e anetareve kane marre nje mandat deputeti ne legjislaturen e ri parlamentare. Nje fakt te tille e konfirmon per "Koha Jone", kryetari i ketij keshilli, Sokol Dervishaj, i cili sqaron se deri te merkuren 10 anetaret te cilet kane nje mandat deputeti do te dorezojne kerkesen e tyre me shkrim per largimin nga pozicioni i anetarit te Keshillit Bashkiak. "Nje pjese e anetareve te keshillit, te cilet kane nje mandat deputeti kane dorezuar me shkrim kerkesen e tyre per tu larguar nga posti qe mbajne ne Bashkine e Tiranes. Besoj se deri te merkuren, kur do te zhvillohet edhe mbledhja, te dhjete anetaret do te dorezojne kerkesat e tyre", sqaron Dervishaj. Kur pritet qe debatohet per ceshtje te rendesishme, planin urbanistik te kryeqytetit, kryetari i Keshillit Bashkiak shpjegon se zevendesimi i 10 anetareve nuk do te kete efekte bllokimi per vijimin normal te punes, por do te zevendesohen sipas rregullave ne fuqi. "Per zevendesimin e anetareve, komisioni i mandateve i paraqet Keshillit Bashkiak kandidatet e radhes te listes shumeemerore te subjektit elektoral te cilit ai i perkiste", tha Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Sokol Dervishaj.

55 Anetare
Jane gjithsej ne perberjen e Keshillit Bashkiak te Tiranes. Nga keto anetare, 10 prej tyre te zevendesohen, per shkak se ne baze te ligjit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore", nuk mund ta ushtrojne me funksionin e tyre.

1/5
E anetareve te Keshillit Bashkiak te kryeqytetit duhet qe leshojne me shkrim dorezimin e mandatit te tyre per shkak te papajtueshmerise me mandatin e deputetit. Me pas, anetaret perzgjidhen nga listat shumeemerore te partive qe perfaqesojne.

Mandati
Keshilli Bashkiak zgjidhet per nje periudhe 3-vjecare. Mandati i keshilltarit eshte i vlefshem nga koha qe keshilltaret bejne betimin dhe e nenshkruajne ate, deri ne konstituimin e keshillit pasardhes.

Antaret qe ikin

PS
Ditmir Bushati
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Luiza Xhuvani
Besnik Baraj

PD
Gent Strazimiri
Florion Mima
Adriana Gjonaj
Flamur Noka
Eduard Halimi

Votat ne keshillin bashkiak

KOALICIONI DJATHTE
PD 17, LSI 6, PR 2, PAD 1, BLD 1, PAA 1, PDR 1 dhe PDI 1. Gjithsej 30 vota.

KOALICIONI MAJTE
PS 21, PDBNJ 1 dhe PSD 1. Gjithsej 23 vota.

POLI I LIRISE
LZHK 1 dhe PDK 1. Gjithsej 2 vota.

25 Komente

edit i ka ik petlla e jo te mos i ike bashkia...

 Prandaj po mundohet qe me cdo menyre te mbaje kreun e PS-se,qe te mbijetoje deri ne 2011-ten ,ku do te jete fundi i tij ne politike.

raporti nuk eshte 30-25, por 29-26. dhe jeni vertet out nqs mendoni se rama nuk do mund ti bleje disa deputete. por tani ama esht ne zgrip! shyqyr!

Gjysma e atyre keshilltareve socialist te bashkise jane te gjithe pjese e grupit kunder Edit, kshuqe as leke per te ble te vetet nuk kane per ti mjaftuar.

 Keshilli bashkiak ka celsat e kashtes ne dore sepse kryebashkiaku eshte i mandatuar nga populli. Keshtu qe grini sallate kot. Fundja obstruksionizmi i ne bashki con uje ne mullirin e Ed Rames & Co.

di njeri me ju pergjigj ketyne pyetjeve:

1. Si ka mundesi qe keshilltaret bashkiake e paskan mandatin 3 vjeçar?

2. Do bejme zgjedhje lokale per Keshillin Bashkiak ne 2010 dhe te tjera per Kryetarin e Bashkise dhe te minibashkive ne 2011?

3. KRRT miratohet gje nga Keshilli Bashkiak apo jo?

4. A mundet Keshilli Bashkiak te nderroje anetaret e KRRT

Me aq sa di une,

1. Mandati i keshillit bashkiak ka ndryshuar bashke me kryetarin, kshuqe edhe ata zgjidhjen kur ka zgjedhje lokale

3. Po, dmth cdo force ka perfaqsuesit e saj dhe me sa di une PD i ka ndryshuar qe tani anetaret e saj ne KKRT.

dmth balancane KRRT ka ndryshu tani?

goja mjolt ishalla, se dro nuk bohen mo ndertime per nja 2 vjet

Edhe ajo gje e mire nuk eshte se ndertimi eshte aktiviteti kryesor ekonomik ne Shqiperi po ishalla te pakten nuk behen me kulla 20 kateshe betoni mu ne mes te rruges e te lagjeve. Kane ngel nja dy vende ne qender te Tiranes qe jam pak i cuditur si kane shpetuar deri tani, shpresoj te mos i marrin dhe ato.

i kane marre plako smiley   Po ishalla s'marrin te tjera po them une 

ne mos qofsha kabim, tirana pati c'pati u zu. ja mori ene komuna kasharit ca toka mu ne bash te vendit, kur ishte halli per te maru shpejt e shpejt ca pune, pa pas nevoje per leje bashkie smiley

tashti sfidat e reja, nuk jane per lejet e pallateve thomi une, por per lejet e kabllove nen toke, valeve ne ajer etj etj  eh sa shume gjona jane mer shoku ende pa zot   smiley

sa per ndertimet, hec er babe, se ka boll toka bregdeti shqiptar ku te bjere kosa smiley

sa per ndertimet, hec er babe, se ka boll toka bregdeti shqiptar ku te bjere kosa

T'u virusoft kompjuteri jarabi.  Qysh ta nxen goja ket llaf?

eshte virusu muti , ska c'virusohet mo teper smiley

po ti cke o, ti ruji me kallash tokat e tuja, edhe lene ramen dhe salen ne hall te vet smiley

jo tironso. jane 4 pd, 4 ps, 1 "i balancuar" qe e ka ble me kohe rama. ne rregull?

Nuk ka 4 PS,por 3 PS e 1 LSI.Ketu e ka zene halli.

Jo mo kane ngel nja dy lulishte, fusha e futbollit mbrapa hotel Dajtit ku iki bej vrap kur pertoj te iki te liqeni. Shyqyr dhe ato them tani .

Ishalla rruget e reja e bejne transportin per ne Tirane me te lehte kshuqe njerezit do kene me pak incentive per tu sulur drejt Tiranes, po mund te jetojne fare mire edhe larg saj dhe te vijne vetem kur kane pune.

po pse e permend mer??? Mos mer se e ha kucedra dhe ate pastaj  smiley  

Ate me sa di une ia kane kthy Lekes II, ene Leka sec o lidh ngushte me nji ndertus te fuqishem mik te Rames. Keshtu qe nuk o cudi qe kur te vish heren tjeter t'i kene hudh themelet  smiley     Megjithate, thjesht po spekulloj se gjo te sigurte nuk di. (duhet me pas kujdes dhe me llafet se te hudhen ne fyt keta Ramistat    smiley     )

 

po do ene Leka II nai lek er burre se nuk do rroje me frymen e shejte smiley

Tironso, ti kur e ke kthy pllaken mer lal?  Pak para apo pas raportit te OSBEDIHR-ave?  smiley.

tironsi e ka kthy qy ke projekt-kullat ke liqeni, se i xejne pamjen e dhomes se gjumit qe e ka nga deti smiley

Nuk pjerdh Edi per humbjen e kontrollit te keshillit bashkiak.

Ai ka hall se ka humbur kontrollin e KRT.Ky eshte problem i madh per te.

ej, jom cik konfuz per tregun e shtepive (apt. me sakte).
Ka rone apo akoma? apo bohet llaf vetem per ndertimet e reja?

kom nji apt. dhome+ kuzhine dhe jom tu konsideru me e shit

 

 Do Zoti japin leje per parkingje me kate, ku shoferet te mos vijne verdall. Mendoj se Tirana i ka te domosdoshme nja tre parkingje me kate, nje nga qendra urgjentisht, dhe dy te tjerat nje aty tek uzina Enver (sapo mbaron kjo uzine, eshte nje shesh) gje qe ndihmon shoferet nga rrethet, dhe  tjetra nga liqeni a universiteti, me qellim te te ndihmoje familjet me makina qe çojne femijet nga parku. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).