Proza e Martin Camajt, ndikim në studimin ndryshe të letërsisë shqipe

Veprat letrare të Martin Camajt, gjatë disa dhjetëvjetësheve kanë qenë të lëna anash nga historia e kritika e letërsisë sonë, sepse ky autor, tok me disa të tjerë, ka jetuar e ka krijuar larg atdheut. Këta kanë qenë letrarë të injoruar për shkaqe jashtëletrare. Përkundër këtij fakti, krijimtaria e tyre letrare, edhe pse e shkruar dhe e botuar jashtë atdheut, ka pasur ndikim të madh e të tërthortë edhe në shkollat e mëvonshme letrare. Mendimi kritik për veprat e këtyre autorëve ka ekzistuar (natyrisht më tepër në biseda private), por nuk është shkruar a interpretuar në revista letrare e në libra të veçantë kritikë a të historisë së letërsisë. Qarqet ideologjike qëllimshëm krijuan vakuum në artin tonë.

Në mesin e shkrimtarëve të shpallur të padëshirueshëm është edhe Martin Camaj, i cili nuk u kursye nga “kujdesi” i censurës diktatoriale në Shqipëri. Shkrimtarët në atdhe mbase heshtnin me arsye, sepse në të kundërtën merrnin dënime drakonike! Këso ndëshkime merrnin njëjtë edhe ata në Prishtinë.

Historia e letërsisë, kritika letrare edhe teoria e letërsisë janë ato disiplina filologjike që drejtpërsëdrejti merren me interpretimin e krijmtarisë letrare, për të cilën gjë qysh herët kanë konkluduar se vepra letrare, sado qoftë e krijuar në kushte specifike, ajo ka lexuesit e vet. Veprat e tilla kanë jetë më të gjatë, kanë jehonë të përhershme, kanë ndikimin e vet në letërsi. Kanë gjuhën e stilin e vet specifik. Andaj, mu për këtë arsye, historianët, kritkët, teorikët dhe estetët e letërsisë, do të orientohen vetë për t’i studiuar hollësisht këto vepra. Jo pse i detyron dikush, por thesht për këtë e cyt arti i veprave të këtij autori, është provokues edhe për lexuesin heterogjen e atë të rëndomtë. Vepra e tillë është me interes edhe për disiplinat e filozofisë, sociologjisë, antroplogjisë, drejtësisë, psikologjisë, etnografisë, historinë, politikën etj. Veprat letrare të Martin Camajt s’janë të pakta, as në gjini të poezisë, as në gjini të prozës, as në gjini të dramës. S’janë të pakta as edhe si vëllim e cilësi. Veprat e këtij autori sjellin përvojën hulumtuese, mbështetur në mitet e letërsisë popullore shqiptare, por edhe në shkollat e poetikës perëndimore që ndikuan drejtpërsëdrejti në kulturën, artin, filozofinë, botëkuptimin europjan perëndimor, që autori i thithi gjatë edukimit të tij të vazhdueshëm universitar në Beograd e Romë.

 

Arti i Camaj mbështetet në linjat thelbësore të botës së paprekur

 

Veprat në prozë të Martin Camajt janë shkruar duke u bazuar në shtresa të artit, të zbërthyera në mënyrë të logjikshme, që lexuesin nuk e dëshpërojnë. Përkundrazi, do të mrekullohet gjatë leximit të tyre. Arti i këtyre veprave nuk vë në gjumë receptuesin. Këto tekste letrare janë shkruar me ndjenjën e stërhollimit e të peshimit të fjalës. Janë të shkruara me durim meditues dhe zbërthejnë dukuri e fenomene të lidhura me etnikumin tonë. Mbështetur në këto parime estetike, ky autor orientohet të japë bukur e me nuanca të shumta artistike strukturën e prozave të veta. Nisur nga këto rregullsi të shkruara e të pashkruara nga teorikët e letërsisë, Camaj artin e tektesve letrare e vë në binarë të fortë, ku nuk e lë anash, të themi figurshëm, kompleksin e trenit të kompletuar, me lokomotivë, duke ia bashkangjitur edhe shumë elemente të tjera të nevojshme, ashtu siç pohojnë kritikët e estetët e letërsisë, të cilët kështu mbrojnë tezën e gjykimit kritik në tejkalimin e temave triviale, shpesh të përsëritur në art. Arti ka qenë e do të mbetet i tillë që të mbështetet në linjat thelbësore të botës së paprekur, nga e cila edhe krijohen vepra me vlera artistike e estetike. Shkrimtari pasqyron skajshmëritë e jetës intime, situata absurde, legjenda, jetën e pështirë që është shumë afër së vërtetës e fantastikës dhe që ka elemente të fuqishme me strukturë kompozicionale si çdo vepër arti. Martin Camaj nuk u instrumentalizua, por me alegori e mjete artistike e estetike shkroi veprat e tij që do të jenë fort të lexueshme dhe s’do të kenë bagazhin e hipotekën e -izmave diktaturiale. Ky autor, deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, praktikisht qe shkrimtar i panjohur për qarqet letrare në Tiranë. U desh të vijë sistemi pluralist në Shqipëri dhe ky autor të botohet pjesërisht. Idetë e veprave të Camajt do të kenë ndikim në formimin e një mendimi konkret dhe me shumë rëndësi për artin tonë. Ambienti i Shqipërisë Veriore do të mbetet monument i paharruar në kujtesën e lexuesit. Malësia e Mbishkodrës, e pasqyruar nga ky autor, është e paprekur. Është e thjeshtë dhe e lashtë. Relievi i saj është karakteristik. Ambienti i tillë s’ka ilustrime të tejdukshme. Njerëzit aty janë të ashpër, natyrisht, kur duhet. Natyra e kësaj hapësire është e pashkelur. Mbizotëron gjelbërimi, shkëmbinjtë, qielli i kaltër, uji i pastër, kullotat e pashkelura etj. Proza e Camajt ka botën e veçantë të njerëzve, rrënjësisht të veçantë, ata jetojnë në një rreth të izoluar, të harruar nga shoqëria, për të mos thënë të injoruar e të poshtëruar. Jeta e thjeshtë e këtyre njerëzve është me interes për lexuesin. Thjeshtësia e të jetuarit në këtë trevë u afrohet miteve e legjendave të lashta ilire e shqiptare. Brenda kësaj hapësire paraqitet fantazia, etnosi, kultura, arti i gjeografisë tipike ilire. Bota është tronditëse dhe ka një mori fenomenesh e dukurish që s’janë prekur në artet tona të deritashme. Teksti i këtyre veprave sikur bëhet edhe më i plotë kur të kihet parasysh tematika e kësaj proze që lakuriqon edhe hijen më të vogël të grimit e të lustrimit të mërzitshëm e të trishtueshëm të atyre faktorëve që quhen personazhe e që dalin ashtu si janë: pa rrobën e lustruar të pushtetit, që jetojnë jetën e tyre në Malësi, ku s’ka ligje e pushtet, është trevë specifike, mbretëron qetësia, ajri është i pastër, burimi i ujit i kulluar, banorët kanë mendje të kthjellët, etj. Malësia e Mbishkodrës për shkrimtarët tanë prore ka qenë dhe ka mbetur Parnas i artit për shkollën letrare të Shkodrës, trasuar që nga fillimshekulli i njëzet, që historia e kritika jonë letrare e njeh si letërsi moderne, ashtu sikundër e ka definuar Prof. dr. E. Çabej. Fshehtësitë e kësaj treve janë emblematike dhe të pashkelura, të pazbuluara dhe mjaft karakteristike për Shqipërinë ilire dhe që mu për këtë arsye jo një herë qe pre e të huajve. Por, kjo trevë ka pasur edhe vende ku nuk ka shkelur kurrë askush. Nëpër ato shtigje kalojnë udhëtarët e rastit. Ecin tregtarët. Trup e tërthor marrin rrugën e pakalueshme luftëtarë e ushtarë të ndryshëm. Aty kalojnë njërëz të mirë e të këqij. Kjo hapësirë e paprekur gjeografike e mitike është objekt frymëzimi për veprat letrare të Martin Camajt. Ky vend është më se origjinal, për t’u shfaqur ndjenja e gëzimit dhe e hidhërimit. Malësorët e Camajt kanë forcë të madhe për ta kaluar e përbuzur të keqen. Ata dinë të gjejnë formulën e qëllueshme për t’i bërë ballë çfarëdo rreziku që u vjen nga jashtë. Kështu, në këto vepra autori këtë lëndë e shtron me nota dramatike e në mënyrë të qetë, varësisht nga momenti a nga gjendja psikologjike, filozofike, sociale etj., dhe kështu këto krijime marrin strukturë të pëlqyeshme fiktive.

 

Romani “Djella”

 

Romani “Djella”, i Martin Camajt vë në spikamë të metat e mjedisit të një sistemi të mykur, që nis me ton ironik: “Se të gjithë, edhe ata që sundojshin atje naltë, pa përjashtim, ishin jashtë në borë e shi, po pak njerëz e pohoshin këtë. Por do të vishin kohë edhe mâ të vështira dhe era, bora do të bâheshin edhe mâ të ftoftë.”

Nga ky fragment lexuesi do të kuptojë qëndrimin kundërshtues ndaj nomenklaturës së sistemit socialist, që autori e thotë me ton ironik e alegorik. Narratori i romanit “Djella”, hulumton format e veçanta të rrëfimit, kërkon nektarin e artit. Është këmbëngulës në gjetjen e shprehjeve tejet origjinale për të thumbuar e shqiptuar paradokset çmendurake. Ngrehina e romanit është me përmasa të shumta. Narracioni intim i shqiptuar në vetën e parë të bën për vete. Poetika e këtij romani shkrihet në shtresa të ndryshme strukturore që i përkasin arealit të fjalëve të urta dhe si të tilla edhe përhapin idenë e të shqiptuarit pa lajka, që herë pas here dinë të dalin me rrëfime parabollike a me rrotlla.

Pikërisht këtë çështje e zë ngojë edhe studiuesi e poeti Arshi Pipa, kur shkruan: “ ‘Djella’, asht nji pjesë e episodeve narrative, e përcjellë me vjersha të cilat shpërfytyrojnë narracionin përmes lirizmit.” . Ndërkaq, këtë çështje e ka interpretuar edhe shkrimtari Ernest Koliqi, ku mes tjerash shkruan: “Vargjet janë si ushtima e âmbelsueme e ngjarjeve disi të zymta qi përmbâjnë t’endëmen e tregimit.” Kur lexohet romani “Djella“, duket se ai është ndërtuar përmes një gërshetimi të qëllimshëm. Romani herë pas here i nënshtrohet strukturës narrative. Shqiptimi i tillë strukturor narrativ e lirik vë në spikamë vuajtjet e Bardhit, me profesion mësues e me vokacion poeti, që pas një hamendjeje të madhe rrëfen shlirshëm tronditjet e veta shpirtërore në një moshë gati senile.

Arti i romanit shpalon dilemën estetike, shqiptuar me diskurs të fshehtë, diskurs ironik, alegorik, surrealist etj., që si shkrim artistik është sprovë praktike e artit romanësor me prirje eksperimenti në poetikën e prozës, me fabulë parabollike të ngjeshur me shtresa mozaiqesh, por edhe me rrënjë legjendash, histori, nyje kanunore etj. Gjendja lemeritëse që e kaplon shoqërinë në atë mjedis zbulon huqet, gabimet dhe joseriozitetin e një sistemi që ka humbur rrugën në fushë, pak nga shtytja, frika, amullia, humbja e besimit në vetvete, pesimizmi, kërcënimet, komplekset e nënçmimit, mospuna, terrori i përditshëm mizor, tensioni i vazhdueshëm, burgosjet e shumta... Vështruar nga konteksti estetik, ky roman vë në sprovë lexuesin. Poetika e larmishme është dëshmi e mirë për t’u bindur lexuesi se arti mund të shkruhet në gjini dhe forma të ndryshme, ashtu siç ka shkruar edhe Xh. Xhojsi në romanin “Ulisi”. Kjo formë e të shkruarit është hap i guximshëm i autorit, që dëshmoi përpjekjet dhe hulumtimet e tij ku poetika e romanit duket se u afrohet formalistëve, por edhe pak më tepër artit eksperimentues europjan. Romani, i botuar më 1958, në letrat tona është më tepër se risi. Ai mëton t’i thyejë kornizat klasike në shkrimin e romanit tonë. Dhe për habi, autori këtë sprovë estetike e bën në dekadën e pestë të shekullit njëzet, atëherë kur letërsisë sonë i mungonte edhe romani më i rëndomtë, me poetikë të mërzitshme të metodës socrealiste ruse. Romani “Djella”, ka një kompozicion të veçantë. Rrëfimi i shqiptuar në vetën e parë vrojton shqetësimet e një intelektuali, një artisti e njeriu të thjeshtë, që gjatë të jetuarit në një ambient jostabil ndihet i humbur e i harruar, për të cilin askush nuk e çan kokën, për hallet e tij. Arti i ligjërimit prek pahetushëm problemet shoqërore, pa shkelur në shtresa monotonike të historisë.

 

Personazhet kanë vello fshehtësie...

 

Shkrimtari Martin Camaj ia arriti që personazhet e veta t’i japë me identitet të posaçëm dhe pati sukses t’i ngjallë në veprat e tij në prozë. Çështjen problematike të historisë sonë nuk e trajtoi me monotoni e me kakofoni a si të glorifikuar, përkundrazi, arti i veprave të tij shqiptoi mjetet artistike me ton alegorik, ironi, fjalë, të rrëfyerit me rrotulla, me gjykim të hollë e kritik. Arti i tij shfaqet pa emocione. Personazhet e kësaj proze, në qeliza e damarë kanë vello fshehtësie që jetojnë në një kohë e hapësirë të njohur, të panjohur. Rrëfimi e trillimi artistik shfaqet me prizmin e ireales. Herë-herë me natyrën reale që merr shtresat e artit fantastik, të absurdit, pa harruar edhe mrizin e legjendave e mitet tona të njohura nga letërsia popullore. Bazuar në mënyrën e tillë të ndërtimit të kësaj proze, lexuesi ynë e ka të pamundshme ta saktësojë kohën dhe vendndodhjen e tekstit letrar ose, siç do të thoshte Aristoteli, kohën e hapësirën e veprës letrare. Ngjarjet në roman shëtisin shlirshëm nëpër shekuj, mu sipas ëndrrave e zhgjëndrrave të personazheve, që dinë të befasojnë këndshëm receptorin. Mënyra e rrëfimit në tekstin letrar bëhet nga pozicione të ndryshme dhe, si e tillë është produkt i të menduarit dhe i materialit të punuar hollësisht nga diskursi. Konstruktimi i këtillë në disa raste duket se s’është gjithaq bindës, por kur shihet larëmia e strukturës dhe bota e psikologjia e personazheve në këtë vepër, atëherë s’kemi se si të mos konstatojmë se s’mbesin çështje individuale as veçanti të figurave të prozës së M. Camajt që përmbushin portretin kompleks të fatit njerëzor në raporte shoqërore që ishin tejet të acarueshme, në ato rrethana të krijuara nga thjerrëzat përbërëse, siç janë problemet e shumëfishta të ngritura në skeletin e ngrehinës së romanit. Këto karakteristika determinante filologjike mundësojnë, por edhe diktojnë shtytjen e mëtejshme të prosedeut romansor, që konsiderojmë se shkrimtari është prozatori më intelektual, më i formuar shkencërisht që jetoi e krijoi, i izoluar nga vendlindja, në diasporën shqiptare në Europë.

 

Struktura e novelës ”Pishtarët e natës”

 

Struktura e novelës ”Pishtarët e natës”, që nga fillimi e deri në mbarim pasqyron botën rurale me ambient tipik të Alpeve shqiptare të Veriut. Në plan të parë del jeta e një fshatari dhe familja e fisi i tij. Fabula e novelës paraqet nuancat reflektuese të dokeve të hershme që kanë pasur “jetë” në trevat tona dhe këto shtresa jepen ashtu si njihen e si nuk njihen. Në këtë prozë, me rreth nëntëdhjetë faqe, përqendrohen elementet e artit estetik e artistik, mjaft fuksional të një bote e një shoqërie, që duket sikur ka humbur fijet e lëmshit të quajtur ndryshe jetë normale e një njeriu a e një familjeje. Niveli kompozicional del i ngjyrosur dhe i patrajtuar gjithaq në letrat tona. Bazuar në këto çështje komplekse që i shtron autori, ato janë krijme artistike a vëllim i gjurmëve të vendosura nga e kaluara jonë e hershme. Ky shenjëzim modelues nis nga dukuria e urrejtjes, për të përfunduar si material i shoqërisë, i nderit, i njerëzores, etj. Urrejtja është dobësi e gjakut të fisit tonë. Ndërsa dashuria, puna, mikpritja, besa etj., shkelin në arealin e legjendave e të miteve që hyjnë në binarët e mbitekstit, siç janë mbitekstet që identifikohen si zana e dragonj, karaktere këto dalluese të qenieve mbinjerëzore, karateristikë për mitologjinë ilire - shqiptare. Proza e gjatë është shtruar me nëntekst përrallash e legjendash tona, që pahetueshëm depërtojnë në tekstin që është strukturim i shtresave rrëfyese, a një si amalgam mes visareve popullore me prozën artistike, si tekst i poetikës tradicionale, por edhe si strukturim i tekstit që është model i prozës moderne i vendosur në një sipërfaqe të diskursit vital. Autori në këtë prozë letrare, që shquhet si ngrehinë e tij verbale, kujdes të posaçëm i kushtoi korpusit kompozicional që vë në fokus dilemat, problemet, kundërshtimet fisnore, familjare etj., që dalin nëpër faqet e novelës “Pishtaret e natës”, me elemente artistike, duke i dhënë forcë tematikës me shtresa të dukshme fantastike që, si rëndom, në këtë poetikë moderne europjane arti nis nga diskursi i konsumar përmasash zmadhuese, jehona e thashethemeve, rreth pranisë së zanave ose, siç i quan Nika: Te Lumet. Kështu, trajtimi i një teme të tillë, sa misterioze aq specifike e të paprekshme më herët nga letrarët tanë, cyt lexuesin të mendojë për lashtësinë, krenarinë, njerëzoren, jetën, bëmat, artin, filozofinë, gjeografinë, historinë, gjeneologjinë e trashëguar nga të parët tanë. Tipi i novelës trajton një sërë problemesh që marrin karakter simbolik. Struktura e saj përcakton temën e

shkapërderdhshme të një njeriu fatkeq e të familjes së tij, në një kohë kur vështirë jetohej pa tokën e bukës.

 

Tregimi i gjatë “Gjon Gazulli”

 

Tregimi i gjatë “Gjon Gazulli” është prozë artistike me elemente autobiografike të Gjon Gazullit, emër i çmuar i shkencës, humanist i njohur me origjinë shqiptare, që jetoi në shekullin XV. Ai ishte i biri i një bariu nga Arbëria, i cili falë arsimimit dhe aftësisë së tij mendore bëhet njeri i shquar në Padovë.

Këtë novelë me shtresa të shumta narrative e përshkon pesha e rëndë e zhgënjimit të vuajtjes, tensioni i vazhdueshëm i polemikës me njeriun që s’ka emër, me njeriun hije, me njeriun e panjohur, pastaj shpërfaqet, bredhja a vrapi i tij i përhershëm pas gruas së panjohur që ia rrëmben zemrën në pleqëri.

Novela "Gjon Gazulli" trajton temë klasike nga shekulli XV, që pasqyron botën e jetën autentike të rendit të atëhershëm shoqëror. Proza mëton të aktualizojë katrahurën, gati të harruar të njerëzve tanë që u detyruan të iknin nga dhuna e barbarëve të Lindjes që qenë ngritur si lugetër, për t’i gllabëruar trevat e shumta shqiptare e europjane.

"Gjon Gazulli" në shumë faqe vë në spikamë probleme njerëzore, fenomene trilluese a fantastike, brengë, fatkeqësi, tragjedi, gëzim, mall, mjedise shoqërore e klasore, raportet politike, statusin intelektual, social, etj. Tërë kjo tematikë, e shumë të tjera, ia arrijnë të eksperimentojnë me artin. Arti në përgjithësi (pa përjashtuar edhe artin e Martin Camajt) mëton të kopjojë shtresat e njohura e të panjohura të jetës lakuriqe të përvojës së gjatë të një populli me etni të hershme të trashëguar përmes gjakut, gjuhës, kulturës, artit, dokeve etj.

 

(vijon në numrin e ardhshëm)

Shënim: Titulli dhe mestitujt janë redaksionalë

21 Komente

Nder prozat e Martin Camajt, kjo eshte nder ato qe pelqej me shume. Edhe sepse konflikti babe/bir, tradita/moderne me eshte shume aktual. Babai i rritur sipas ligjeve te Malesise e djali te edukuar ne Kolegjin Jezuit ne Shkoder me frymezim evropian.

Diella
(fragment)

Kudo shkoj marr me vete nje arke me rraqe ne vete te pavlere, e kjo asht i vetmi trashegim qe me lane prindet.
Nje dite tue kerkue dicka ne te, gjeta kutine e duhanit te tim et, ende i vinte era duhan, nje ame aromatike si me i pase ruejte ne doze konserve. Kutine, ime ame e pat perdore shum gjate mbas vdekjes se shojt, kur pat fillue me e pshtjelle nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutine e mbante gjithnje ne gji.
Vizat e shkrolat mbi mademin e bardhe te kutise me lidhin ehe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet ne siprine m'u mbresen ne tru si miset e fytyres se tyne, thom me qellim "fytyres", ne njejes sepse prindet e mij ne kujtesen teme kane nje fytyre te vetme. Ato gresa ne metal paraqesin ne kujtese edhe fajet e te dy paleve, ne nje ane, e te mia, ne tjetren.
Nese nuk i kam dashte sa duhet prindet (mire qe ka nje emen te perbashket per te dy!) asht faji i sime ame. Une per ate isha vetem i biri i tim et i cili duhej rrite e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje per te mbajte Plakun. PLAKU ose KY, dmth im ate ishte per te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri ne bote, andaj fjala e tij duhej cue ne vend me cdo kusht!
Ne mbramje, posa im ate hynte ne deren e kurtit, ime ame hopte ne kambe as me qene ajo pesembedhete vjece: - Qe, erdh - peshperiste tue me shty ne krah. - Coja fitulin kandilit qe te shohe shpine e ndritun pse nuk a tue hi ne shpelle, por ne plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndersa une po qes ujin e nxehte te lahet kambesh...
Kambet mandej ia lante ajo!
Shpesh me binte ne sy si ajo e ruente kafshaten ma te mire per mundimcarin e shpise.
Njiqind here me ka shkue mendja me i vjedhe drate e telyenit ne magje, nda mb'ane per tim et. Kurr nuk e harroj, tue ndeje rreth votre, i pata kundershtue per te paren here tim et.
Mire - me tha ai - flasim ma vone.
M'u avit, me mori librin qe isha tue e lexue dhe nisi me i sjelle faqet ne menyre nenvleftesuese, si t'ishte libri im nje sendegja si loder. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
- Dishroj me kuvende me ty si me nje shoq, por ndoshta nuk kemi me mujte asnjani. Une kam vjetet, ti ke shkollen, ti per mue je im bire, une per ty malok. Nen plot raste qesh nen mustak per padijen time, per shembull, kur para disa vjetesh pata shikue librin tand, a te bie ndermend?
"Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'i pata idhnue. Bile, te lypa te falun, nese kujtohesh".
"Ma bane edhe ma zi kur me lype te falun... Ne familje nuk lypet te falun: skjarojme fetyren me nji buzqeshje e harrohet gjithcka... Por a mundesh me me thane pse pate qeshe?"
"Shikoshe librin e sjellun per se mbrapshtit..."
"E disha se ishte per se mbrapshtit. Deshta me te provue se cka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen ne leter kur e do puna? I njoh te gjitha germat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat ne mur".
Bante nji gaz te keq tue picrrue syte. Ne ate levizje buzesh, zbulova se atij i vinte keq qe me kish dhane rrugen e shkolles. "Une e kam fajin qe me doli djali dore", do te kete thane me vete.
Ne ate moment edhe une jam kujtue se kisha humbe pergjithmone miqesine e shokun ma te afert qe mund ta kisha pase ne jete.
"Shiko ketu, kjo nuk asht zeja ime. Sa per kaq, bane se nuk dij send ne kete pune, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmone ne vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por une kam pa e ndie ma teper se ti, a di sa? sa ketu e deri ne Stambolle ma teper se ti".
Ai fliste e une veresha kokerr nder sy qe te kishte pershtypjen se jam tue ndegjue me bindje.
Ishte e para here qe e perqendrosha krejt vemendjen ne fetyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesen e palatueme, t'ashper e te shemtueme te vetes, dhe ketij njeriu i thashe:
- Ma jep doren, lamtumire! Ne keto kater mure ku neper dritare te vogla hyn kaq pak drite, asht mbretnia jote dhe e sime ame. Cdo send qe leviz ketu mbrende duhet te marre fryme si ju, ne te njejtin ritem, por i vetmi pinjuell qe ju lindi e ju rrnoi, dale ngadale tue u rrite, prej djalit u shnderrue ne dashamire, prej dashamirit ne nje te njoftun te larget dhe, per mos me u ba anmik, tash del e tret dikah. Due ajer dhe bote te hapet, pa skaje.
Shum vjet ma vone, para nje pamje dimnore, tue perkujtue vetmine dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne koheve, me qene shkepute prej shpirtit keto vargje me nje udobesi te habitshme, ashtu si bie prej peme nje fryt i sterpjekun:

Plepi ka mbete i thate si shtize:
Si fryn tash era ne gardh!
Si loton ardhia e preme me kize!
Si lari te lumi u mardh!

Sa druja u dogj nder votra simjet.

Me fletzen e dushkut na co n'ajer, moj ere,
Na sjell, na pshtjell e qitna njihere
Ne ndoj verri pa dimen.

"Hajt, ve vesh pa i cue turijt. - Me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejte brez mbas brezi ne trojet tona si malesore si jemi. Para nji jave kje ketu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u cue me shkue, nuk e percolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane doren gjindjes ndejun, si ne Evrope. Kajhere e ve doren ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi keshtu, po nipi? Sigure, ka me i ardhe marre me thane se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qene tue shkue me qiri fiket"!
Keshtu ishte puna per se gjalli te prindeve te mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atebote me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohen prape per te jetue nje jete familjare te re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve te mij si t'ishin gjalle: ne kujtese lemosha me dashuni te paperjetueme rrudhat e ballit te sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Pergdheljet e mia ishin te vona, te palande, mendim qe s'gjen kurrkun fjale, i thate.
Butesia birnore e mirenjohja me shtyne ma vone, mbasi qe rane ne fashe mallengjimet e perflakta, te shkruej:

Dy gjana print me thane kur ishin gjalle:
Poqese shkel ti buken gand,
Coje prej toke, puthe e vene ne balle!
Ndigjo ti djale, pse na jemi pleq.
Kur te rrijsh te votra mbeshtete tue pi duhan,
Mos pshtyj ne zjarm
Mos pshtyj ne drite, se a keq!

Harrova plot sende qe thane print
Plot tjera mesova e dola ndoshta i larm,
Por bijve t'mij une kam me u thane tu'u rrite:
Mos pshtyni ne zjarm,
Mos pshtyni ne drite.

Wow, ky Djella qenka vertete dicka prej fragmentit. Jam kurioz, romani ka elemente autobiografike apo thjesht trillim? Dmth normal se ka elemente autobiografike por e kam fjalen per raportin e protaginistit me te j'atin, me ngjan pak me ate te Kafkes me babain e vete.. ose shume e shume raporte At - Bir per ate pune.

Di njeri nese ka shanc me e gjet kete romanin Djella te plot te shtypur online? Ose edhe ta blesh nepermjet ndonje faqeje shqiptare???

flm artikullshkruesit, alisat e hunter.

S'di car te them twin.  Shumicen e botimeve te tij i kam lexuar ne internet ketu e aty. Tani mund te jete ndryshe, po une botime te shtypura kam pare shume pak. Mjafton te them, qe emrin e Martin Camajt e kam pase degjuar per here te pare ne kohen e hapjes te ambasadave (gusht 1990). Tezja ime tregonte per Martinin e ri, para se t'arratisej, kur vinte ndonje diele per dreke te shpija e kushurires te vet ne qytet, nendaja ime.

vepra e tij eshte prej shume vitesh e botuar me kopertine ngjyre gri ne shqiperi smiley

nuk di te them sa % e plote eshte por ka goxha material

Nuk paska proze te plote te tij te shtypur ne internet. Biles, hunter, kjo Dr Erika Camajt s'e lejon kete sjelljen tende ktu, mgjths s'eshte plagjiature.

 

Kasem Trebeshina paska nje koment analize te poezise Dreni Plak, qe e gjen online gjithashtu.

artikullin pertoj ta lexoj.

skam lexu kurre asnje kritike per camajn, por perhere e kam lexu me qejf, ndonese pa u thelluar aq shume sa duhet, se skam shume b.. per ate pune.

Camaj eshte i preferumi im absolut prej shkrusve te gegnishtes, ne mos i vetmi fare

Jo se duhet b..., po eshte i veshtire. Pervec se perdore disa fjale qe sot zor se i degjon, ka si ta them nje dendesi ne te shkruar qe te lodh.

ELEGJI E PARË

Kur kam qenë i këputun
Nga mundi i vjetve të rrëpita sa´i shkamb,
mos të vijë keq ty, Taze, për mue
të shtrimë mbi drrasat e vdekjes,
kingj i ngatuem për fije.
Leni plakat të qajnë mbi mue atë ditë
Për njerzit e vet, vdekë qysh kur.

Edhe nji amanet, moj grue:
Kur vdiq im atë, premë dy qe
me ngimun të unshmit e thneglat e lamit
me grimca buke.
Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë
të ngishëm,
prandaj ndër drekët e mija qitni
vetëm kafe te idhta.

Po gjete car do te thote thneglat e lamit fiton cmim. Pa hile ama, jo me fjalor e me the te thashe. O e din o s'e din smiley

 

 

Perkthim :

Thnegel - diçka shume e vogel, kanderr, skalcek.

Lami - lema (lendina) :

Interpretim :

Kur ka nje mort, familja shtron buke. E ne katund, ndodh qe e shtrojne jashte, ne nje bahçe. E keshtu, duke ngrene, behen therrime. E keto therrime ushqejne kandrrat e barit, insekte fluturake gjithfare llojesh.

Tip bubrrecet, milingonet, me kembe te gjata.

rrofsh, por se kuptova simbolizmin smiley

por canta m'pelqen, dhe pse une jam tip sportiv smiley

po pra, se te pyeta demek se a din kuptimin e fjales thnegel, po s'lene rruge kto ujqit siper. smiley

 

Kurse une i jap vendin e dyte. I pari, per mua, Frederik Reshpja. Poezite e tij jane te mrekullueshme. Une s'jam poet e as studiues i mirefillte, por po te kishte nje figure per studim, ky eshte. E meriton qe te njihet gjithandej.

po rreshpja po se pata gabim, ka shkrujt ne gjuhe letrare i shkreti apo jo ?

O Jero e shoke, a ke mundesi me kaluar ktej e te besh nanje koment mbi prozen a poezine e Camajt?

Thank you smiley

(twin, flm ty.)

Që të thuash ndonjë gjë për Martin Camaj, duhet patur parasysh se ka qenë nxënës i Xhuzepe Ungaretit, mjeshtër i hermetizmit. Tani përpara se të them ndonjë budallallëk nga frymëzimi, po të lë me këto poezi të tij. Më thuaj ti si të duken:


Çka i duhej Uliksit Itaka pa grue?

Malli, dëshirë e përjetës
e jo mallëngjimi, gurgull frymëshkurtë
e joshi Uliksin me kthye i kulluem
atje kah ishte nisë. Në ravgime të paskaje
shtjerri edhe të mbramin petk që kishte
amzën e pashlyeshme të vegëve ullini
dhe të duerve të grues.
Shtjerri edhe petka tjera leshi e lini
e fjeti ndër tesha të hueja, Uliksi,
kur harroi amzën.

Homerit s’i erdhi ngoje me thanë
përse Penelopa endte për të me duer të veta
petkun magjik të kthimit.
Homeri i përngeshëm u kull kujtueshëm e tha:
Uliksi e Itaka pa grue – dy krena binjokë dhie
Me nji bri të thyem: punë e pakryeme.

Ishulli

Çdo hymje n’ishull u mbyll
spitali dyer hekuri u mbyll
e çmendorja për qen, pranë.

Përmbas horizontit – heshtimi,
mes flokësh kaçurrela resh
zbardhen sy qeni
në suazën e veshëve lopata.

Banorët e ishullit enden
shkushullueshëm
nëpër ishull sa nji qeth buke
në hartë
para qenit të sëmunë,
enden me vargoj qeni në dorë
dhe era u vjen djersë qeni.

Vdekje – krizëm

Vdekje – krizëm
e nji flete gjethi të thatë,
ku të thom te skaji i dheut
pa krizantema në dorë më prit.

Prit, dallëndyshë e shtangun
me fletë mbi valë, frymën time

për t’u çue në ajër
me pendlat e korbit të bardhë.

Formulë mëngjie

Lejthia lejthia lejthia
njimijë mgjyra në këtë dhé
faqja e kuqe e grues së bardhë
me lythin e zi në mollëz
nuk më do nuk më do
e kaptë dhimba e kresë
le të vijë e të thotë:
ma largo ma largo!

Lejthia lejthia lejthia
andrrat e mia andrrat e mia
i lumi unë për ty
më le shteg me folë:

Peni i kuq në rremb
e liga larg trupit tand
shkëndija shkëndija në gurë
zemra i plastë sy-grizhës
shkëndija shkëndija n’unur.

Natë e vetima plastë
mbi malin e thatë
mbi andrrën e keqe!
Lejthia lejthia lejthia
e liga ndër leqe!

Obobobo... ky hermetizmi i ktij mua me kap me shkund si qeske plasmasi ne dite ere... jero e di pse pyeta, sepse sic u shprehe diku tjeter, je ende ne kerkim te proze shqiptare qe te ndiesh se vertete e meritn kushtimin e kohes tende. ky eshte njekohesisht nje koment shume dmthns, se flet per gjithe prozen shqiptare, por edhe pak dmthns sepse eshte gjykim subjektiv. sdq mua ky matesi i letersise ne terma meritimi te kohes se kushtuar, me pelqen, eshte shume i thjeshte, dhe nese te thot dikush se filan proze ja vlen, filan sja vlen, ne kto terma, atehere mbetet vetem per te, shqyrtuar nese mund te thuash, nese shija e ktij personi te pershtatet e mund ta besosh.... nuk e di nqs shpjegohem.

Why should things be easy to understand? - Thomas Pynchon.

O Jero e ke lexuar Djellen a jo? smiley

because when things are not easy to be understood, one starts to doubt what things actually are.

----------------

 

Udhetoj mbi nje gamile,

Neper ndertesa te ulta,

Druri.

Me dritare:

vitrina te hapura,

produktesh,

ekzotike.

Zgjas doren dhe mar, nje shishe te perpunar,

Brenda saj,

nje fare vaji jeshil...

> >

Mbrapa, hapat e nje indiane femi...

Kerkon para-te?

> >

Arrij ne destinacion,

zbres.

Toke e huaj.

Trekendesha;

Rrethe te madhesive te ndryshme;

Katrore,

(te gjere,

te ngushte,

ta gjate...):

Zgarash.

Mbi prush,

piqen mace,

me nje fare salce,

te kafte. (kundermon era)

 

Dikush me drejtohet:

-E si mund te jesh nje luftetar....

Kur ha aq pak!

-E si mund te ha me shume...

Kur gatuhen vetem mace!

>>

Prane tyre arme,

(karabina e shot-gun-s),

dhe fisheke.

Mbi tavolina druri,

anes detit.

Njerez qe grinden e vrapojne ne rrethe, per fisheke te humbur,

e duke u grinder humbasin te tjere.

> >

Anijet katrore,

nisen.

Arkivole qelqi,

plumba pershkuar. Krisje.

 

Pertej detit arrin era e maceve te pjekura,

zhurmojne daullet e luftes...

dhe nisin ceremonite,

e pjekjes se qeneve.

---------------------

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).