Politika kriminele serbe në Ballkan

 Gazeta Koha (MK)

 

Para disa ditësh kryetari i Serbisë, Tadiç paralajmëroi Shkupin se diku në kufirin Maqedoni - Serbi grupe të armatosura përgatisin trazira në këtë vend. Ditë me radhë disa gazeta në Beograd kishin shkrime të ngjashme. Këto gazeta lëvizjet e grupeve të armatosur do t'i lidhin me aspiratat e shqiptarëve për Shqipërinë në kufi real. Shkas për këtë do të gjejnë në deklaratën e kryeministrit shqiptar. Berisha, se Shqipëria dhe Kosova kur nuk duhet të harrojnë se janë nga një trung i përbashkët dhe udhëheqësit politik në dy anët e kufirit duhet të bëjnë çmos që t'i largojnë të gjitha barrierat administrative. Ata duhet të mundësojnë një komunikim natyror të një populli që jeton në dy shtete. Në kontekst këtë do të potencohet edhe deklarata e dhënë nga kreu i PDSH-së, z. Mendu Thaçi, se do të kishte kërkuar nga z. Berisha që ta kushtëzojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në gjithë këtë grumbull informatash dhe dezinformatash si shllag mbi tortën do të vijë incidenti i Nerezit që irritoi gjithë shqiptarët dhe ngriti tensionet ndëretnik. Kjo kronologji ngjarjesh do të bëhet shkak i mjaftueshëm për debate dhe analiza të gazetarëve dhe shqetësim i opinionit publik. Janë këto veprime të koordinuara, apo thjeshtë një koincidencë e rastit? 

 

Kjo ma kujton një luftë të shërbimeve sekrete serbo - kroate. Ishte koha kur në Kroaci u vra një gazetar në qendër të Zagrebit. Atëherë njësoj presidenti serb Tadiç tregoi se kush është dhe ku gjenden atentatorët. Analistët ketë deklaratë publike e karakterizuan si luftë psikologjike e Serbisë ndaj Kroacisë, me qëllim të demonstrimit të forcës dhe kapacitetin e faktorit që din dhe kontrollon çdo gjë në regjion. Pasoi një revansh i Mesiçit, i cili e paralajmëron Tadiqin për rrezikun nga atentati që i kanoset nga mafia e cigareve. Kësaj do t'i bashkëngjiten shumë deklarata nga njerëz të afërm të Gjukanoviqit në Mal të Zi. Ngjarja do të mbarojë me burgosjen e një grupi të atentatorëve. Përgjigja ime për gjithë këto është se bëhet luftë për pozicionim në Ballkan. Luftë që fillon me kontroll të shërbimeve informative dhe krim të organizuar dhe mbaron me dominim në politik. Ja si duket ajo: Në Serbi prej Millosheviqit nuk kemi qeveri demokratike të popullit, por qeveri kriminele - ushtarake. Këto qeveri nuk mund ta kryejnë procesin e demillosheviqizimit dhe dekriminalizimit të shtetit. Vrasja e Xhinxhiçit, dalja publike në TV shtetërore të Bosnjës e gjeneralit Mlladiq dhe kërcënimi që i bëhet Tadiqit nga mafia, janë shembulli më i mirë se kush e ka pushtetin në Beograd. Kjo situatë e ka zënë peng Serbin, por edhe regjionin. Këta diktojnë se çfarë politike do të udhëheq Serbia. Atyre u duhet Serbia e izoluar, jashtë NATO-s dhe E-së. Vetëm në këtë mënyrë mafia ka mundësi ta kontrollojë shtetin. Idenë e izolimit ata e ushqejnë me idenë se Serbia është mjaftë për vetveten. Ajo vetë mund ta dominojë dhe kontrollojë Ballkanin. Ajo ka forcë ushtarake dhe ekonomike të mjaftueshme. Andaj, zyrtarisht Serbia ka deklaruar neutralitet dhe nuk kërkon anëtarësim në NATO. Deklarohet për EU, por vendos kushte. Për të qenë më bindës në këtë ide, ajo vazhdon të armatoset, mban lidhje me Rusinë, bën përpjekje të reinkarnojë organizatën e të pavarurve. Publikut të vetë i premton të bëhet pikë me rëndësi gjeostrategjike. Kësaj situate, fatkeqësisht, me të madhe i ndihmon edhe politika jo e qartë e Europës për Ballkanin dhe rolin e Serbisë në regjion. Si duket disa diplomatë në Evropë duan ta shohin Serbinë si shtyllë kryesore në Ballkan. Disa shkojnë edhe më largë, i besojnë përrallës se Serbia është fronti i parë i Evropës kundër islamizmit. Ata besojnë se Serbia ka potencial që të kontrolloj shtete e vogla multi-etnik në Ballkan me një popullatë të konsiderueshme myslimane. Mendoj se vendimi për liberalizimin e vizave dërgoi mesazh shumë të keq. Shpërblimi i Serbisë dhe izolimi i botës myslimane në regjion është gabim trashanik. Ku është Maqedonia në gjithë këtë përrallë?. Kjo e fundit, në mungesë të vizionit apo edhe paftësisë së vet që ta zgjedh problemin me emrin, e ka vendosur veten në rolin e topit të ping-ponit në lojën që e luan Greqia me Serbinë. Këta si duket i kanë ndarë rolet në mes vete. Njera e mëshon e tjetri e mbron. Se si do t'i përballojë këto provokime është sfidë serioze. E izoluar pa perspektivë anëtarësimi në NATO dhe EU do të jetë nën presion permanent. Nga lufta psikologjike që i servohet për kinse rrezikun nga shqiptarët, mbyllja e rrugës drejt NATO-s që e bën Greqia deri tek inskenimi i incidenteve në regji të shërbimeve serbe. 

 

Pra, Serbia dëshiron të tregoj se ajo është forca që dominon dhe çdo gjë kontrollon. Ajo do të lë përshtypjen se i ka të gjithë penjtë në duart e veta. Andej edhe çdo strategji që lidhet me Ballkanin duhet të filloj dhe mbaroj me te. Mendoj se gabon. Gabon ngase çështjet në Ballkan kanë ndryshuar. Shqiptarët në regjion nuk janë as maqedonas, as malazezë e as boshnjak. Ata megjithatë janë popull shtatë milionësh. Kanë dy shtete dhe janë shtylla kryesore e stabilitetit edhe në dy shtete tjera. Është e qartë se lë shumë për të dëshiruar për atë se çfarë duhet bërë në Kosovë. Shqiptarëve të Maqedonisë ende ju duhet ta gjejnë vetveten. Vetë Shqipëria duhet të bëjë shumë nëse do të jetë në rolin e faktorit që koordinon politikën shqiptare në regjion. Megjithatë, tash e tutje do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në agjendat gjeostrtegjike. Mendoj se deklarata e Berishës dhe takimi i tij me Thaçit dhe Ahmetin ka pikërisht këtë mesazh. Larg nga manipulimi me shqiptarët. Dihet se ende prioritet kryesor është Kosova. Jo rastësisht në atë deklaratë të Berishës për Kosovën fare nuk përmenden shqiptarët e Maqedonisë. Mendoj se është e qartë: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregojnë kapacitet që vet t'i udhëheqin proceset në këtë vend. Ato nuk duhet të lejojnë që në luftën e tyre politike të involvohen faktorë që lehte mund të ndikohen nga shërbimet e huaja informative. Ata në tërësi duhet ta kontrollojnë situatën. Ata duhet të jen drejtues të situatës në Maqedoni. Nuk duhet të lejojnë situata që Maqedonia të kërkoj ndihmë nga Serbia për rrezikun që i kërcënohet nga shqiptarët. Detyra e tyre është të tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë dhe politika konstruktive e Shqipërisë janë garancë për stabilitet në këtë vend. Stabiliteti i saj nuk varet nga mbështetja që do gjejnë në Serbi, por nga konstruktiviteti politik, marrëdhëniet ndëretnike dhe raportet e mira me Shqipërinë dhe Kosovën. Popujt, si maqedonasit, malazezët nuk do ta gjejnë sigurinë e tyre në hegjemonizmin serb, por në konstruktivitetin e politikës shqiptare në Ballkan. Në Ballkan detyrimisht duhet të arrihet ekuilibri shqiptaro-serb si garancë më e mirë për stabilitet. Çdo tendencë për prishjen e këtij ekuilibri e destabilizon regjionin. Kjo edhe për shkak se konstalacionet e forcave në Ballkan po ndryshojnë. Turqia po shndërrohet në pikën kryesore gjeostrategjike energjetike për regjionin dhe Europën. Kjo gjithnjë e më tepër do ta shtojë ndikimin ekonomik dhe peshën specifike në Europë. Depërton me kapital në investime strategjike. Kjo rrit interesin e saj për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Andaj, nëse Serbij pretendon që luftën ndëretnike ta bartë në luftë ndërfetare, ajo do të ballafaqohet detyrimisht edhe me Turqinë. Pra, Evropa nuk guxon të bie në kurthin e Serbisë në ndërtimin e strategjive të saja. Nuk mund që një politikë e kriminalizuar të jetë garancë për stabilitet. Ajo detyrimisht duhet të bazohet në realitet e reja nëse do paqe të përhershëm në regjion. Realiteti i ri është politika konstruktive e shqiptarëve dhe paqja që e garantojnë ata. Kjo duhet të respektohet dhe jo të valorizohet politika e shantazhit dhe destruktivitetit që e udhëheq Serbia. Nëse kjo ndodhë pasojat do të jen afatgjate.

 


 

1 Komente

Aman o Zot cfare shqipeje cope-cope dhe per ibret!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).