"Po përbuzen 5 Heronjtë e Vigut", Shoqata Kombëtare Atdhetare proteston me 5 arkivolë në shesh

Fier, 20 shtator NOA - Heqja e monumentit të "Pesë Heronjve të Vigut" si dhe heshtja e intelektualëve shqiptarë përballë enciklopedisë Maqedonase, ka detyruar Shoqatën Kombëtare Atdhetare të protestojë me slogane të paprecedentë.

Kanë qenë pikërisht pesë arkivole bosh që secila kishte të shënuar emrat e pesë heronjve të Vigut të cilat janë vendosur përballë godinës së bashkisë së qytetit të Fierit në shenjë proteste.

Protesta me arkivol është organizuar paraditen e sotme nën kujdesin e shoqatës Atdhetare, Kristaq Ziu i cili ndihmohej nga disa bashkëpunëtorë të tij.

Ziu nuk kishte lajmëruar policinë për këtë protestë, ndërsa ka mundur të mbajë pesë arkivolet për rreth 30 minuta para bashkisë së Fierit.

Për të parë se ç’po ndodhte janë mbledhur me dhjetëra njerëz të cilët ishin thjesht kureshtarë pa e ditur subjektin e protestës.

Drejtuesi i shoqatës Kristaq Ziu me anë të një megafoni ka pohuar se kjo protestë, këta pesë arkivole simbolikë me emrat e Pesë Heronjve të Vigut zhvillohet për shkak se po harrohen heronjtë që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit dhe një fakt të tillë e konfirmon heqja e monumentit të tyre nga sheshi qendror në Shkodër i cili u transportua në një vend ku hidhen mbeturinat.

 

“Duhet të ndërgjegjësohemi, të ngremë zërin qytetar dhe jo vetëm për ta, por edhe për enciklopedinë Maqedonase të cilët pa asnjë mbështetje në fakte e dokumente pohojnë se shqiptarët kanë zbritur nga malet e kanë vjedhur e grabitur çfarë të mundnin.

Ku janë intelektualët tanë, përse nuk e ngrenë zërin por rrinë të heshtur” ka deklaruar Ziu. “Maqedonasve e skenarëve të tillë t’u jepet përgjigje nga akademikët tanë, nga intelektualët tanë, nga organizmat ndërkombëtarë e kombëtarë.

Jo vetëm trojet brenda kufijve të Shqipërisë janë shqiptare por edhe trojet në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Çamëri janë toka shqiptare dhe një ditë do të bëhet Shqipëria e madhe. Ne do ta kërkojmë me këmbëngulje duan apo s’duan fqinjët, duan apo s’duan ndërkombëtarët” ka deklaruar më tej, kreu i shoqatës.


 

37 Komente

Te perzish ata tipat e Vigut me çeshtjen e enciklopedise apo me keq akoma me ate te Camerise eshte njesoj sikur te thuash perdorni prezervativ se ka ra gripi i derrit. Prit mer daje se prezervativi te ru nga semundje seksologjikishte te trasmetushme po jo nga gripi.

Nejse une pershendes Flokshin me ket teme.

Ec aty trimat e Myzeqese! Do mbrojne lalet nderin e atdheut te perdhosur ne Shkoder.

Ky Kristo mos eshte nga ata te Dropullit te vendosur ne kohen e Mehmet Shehut e Kadri Azbiut, per ashi punesh. Pse nuk vendos nje per ata te vetet qe luftuan, gjakosen e u gjakosen, e me ne fund ja u futi komandanti legjendar.

5 plehrat e shkodres i cuan tek plehrat e qytetit, ku eshte problemi?

5 kelyshave komunist duhet ti kishin vene dinamitin ne 91-shin shkodranet po te kishin qene burra te mire

Nuk ka asnje problem. Por une sinqerisht gezohem qe disa plehra si puna jote shyqyr qe jane larguar dhe nuk e ndotin me shqiperine.

 smiley jemi larguar se plehra si ty ste lene te punosh

Elton, qenke ca si teper ekstremist ti mik. Nuk e di pse. Dakort qe edhe tjetri perballe mund te jete ekstremist, por sinqerisht nuk jane skajet ato qe i duhen Shqiperise. As ata ekstremistet e djeshem, por as ata te sotem. E di ti Elton qe skajet e diçkaje te mbyllur takohen ne nje pike ?

Nuk e di ç'te ben te mendosh se ata te peste ishin kelyshe. Dhe pse ishin plehra. Mos ndoshta thjesht nga cilesia komunist ? Por atehere, ç'duhet te mendojme per qindra mijera komuniste te viteve 45-90 ? Te gjithe ne nje thes ? Nuk besoj keshtu, Elton.

Sepse, sido qe te jete puna, komunisti kishte nje te kaluar te tij te veten para se te behej komunist. Dhe kjo e kaluar mund te bente qe bishti komunist te mos peshonte aq sa ç'mund te peshonte tek nje tjeter.

Krimi eshte individual, Elton. Nuk ka krim kolektiv. Secili pergjigjet vetem per veprimet e veta. Nese ka komuniste kriminele, OK, ai duhet denuar. Por nese nje komunisti nuk i provohet faji perveç qenies komunist, atehere s'kemi asnje te drejte te flasim.

Pastaj, ç'te shtyn te mendosh se pese heronjte e Vigut nuk do te ishin vrare te nesermen nga vete komunistet ? Dhe ti do te vije ketu te thoshe se ata ishin heronj ? E kupton sa i pabaze eshte arsyetimi yt kur gjykon ardhmerine e dikujt qe ska pasur ardhmeri ?

C'te shtyn te mendosh se une nuk do te jem kurre kriminel ? Apo qe nuk do te jem heroi qe do te shpetoj 2000 vete nga nje fatkeqesi ?

Ardhmeria eshte e panjohur, per te gjithe. Gjykohet vetem ajo qe behet, dhe jo ajo qe do te ishte bere.

Personalisht ata 5 burrat kane ikur te percjellin doktrinen komuniste neper malsi, dhe malesoret i kane vrare, pasi ishin vellezer te serbit..

Une se kam me tere komunistet e asaj kohe, pasi me siguri ishte nje fryme e re, nje tip mode..

Nuk jam ne ekstrem, thjeshte duhet te ishte hequr ai bust qe ne fillim te viteve 90, kaq. 

Keto jane dokrra, cher ami. Meso diçka te re sot :

ASKUSH NUK GJYKOHET PER CKA DO TE KISHTE BERE NE NJE TE ARDHME QE S'DIHET C'ESHTE, POR GJYKOHET PER CFARE KA BERE.

Me kete rast, ben dhe nje rishikim te gjuhes shqipe, te foljeve dhe koheve te saj.

Nga ana filozofike, diskutimet e tua bien poshte pernjehere.

Kalofsh mire.

Djali ato kane bere poshtersite me te medha per 50 vjet rresht, ato qelbesira kane shkelur popullin me kembe, kane vrare njerez se po kalonin kufurin, e e kane spiunuar e burgosur nje njeri vetem se bente kryq

Kaloja si te dush

 ata u vrane se i shkelen kembet dikujt..

Te me falesh se po humb minutat me ty. Je krejt i paarritshem nga diçka e thjeshte qe quhet logjike.

Ti fajeson pese vete qe kane vdekur ne 42, per krime qe jane kryer ne 57, 74, dhe 89.

Kesaj i thone histori allosoj, dhe sinqerisht nuk ia vlen te harxhoj as me te voglen fryme me tej. Dhe nje PIKE te madhe ketu.

 o njeri (e po smore vesh pastaj do te drejtohem me "o bageti&quotsmiley

keta njerez i vrane shqiptaret (populli) pra heronj te kujt qenkan?

"Burgu", duhet te kuptosh qe nuk ka monument ose simbol ne mes te sheshit te perbashket, qe disa i peshtyjne e disa i perulen. Simbolet ne sheshe komunitare jane te pranueshme ndaj te gjitheve. Edhe ne qofshin jo absolutisht te pranueshme.

A mund te pyes; a eshte i pranueshem prej shumices absolute meonumenti i Skenderbeut ne mes te sheshit te Tiranes?

A ishte i pranueshem prej shumices monumenti i diktatorit ne mes te sheshit te Tiranes?

Cfare sheh femija i nje te diskriminuari nga regjimi komunist, tek monumenti i te vrareve te Vigut (per ty heronj, per mua jo)?

A i krijon apo kujton dhimbje atij, apo i stimulon nder, lavdi, shembull?

Sa jane ne perqindje ne qytetin e Shkodres te diskriminuarit prej komunizmit dhe perkrahesit e komunizmit? 

Ata kane qene "heronj te komunizmit", por ne asnje menyre heronj nacionale. Prandaj merreni me pak qetesi arsyetimin.

Ajo qe mua me nderon, me qeteson, me kenaq, etj. nuk duhet te shqetesoje tjetrin. Kete u mesojne si norme fillestare femijeve ne demokraci.

Ata sipas meje kishin nje ideal per shkak te cilit u vrane.Kjo i ben ata te dallushem,atehre dhe sot.Nuk u rrezun nga mani n'oborr te shpise,nuk vdicen nga tifoja e morrit, s'u vrane per kurvni. Ishin cuna 25 vjecare dhe dhane jeten per nje ideal qe per kohen ishte progresist dhe meritojne respekt

Mustakuq, me vjen keq se nuk duhet me u marre me te vdekurit, por kemi te drejte sot, te pakten, kur kane kaluar aq kohe e jemi mendjekthjellet, te themi qe ata u vrane si prej injorances se tyre, se nuk po kuptonin se ndaj kujt po luftonin, si edhe tjetra, qe ata ishin vegla qe u manipuluan e u qeruan me pas prej komunizmit e diktatorit qe hante bijte e vet.

A mund te na e thuash ku e  di ti kete gje?

E do me dokument apo te pelqen si histori ta tregoj.

Jo jo , dua te di ti ku e morre vesh kete gje?

 Edhe sikur ta fshish mbetet shume kuptimplote prurja e pare e sistemit Disa jo me dy standartesh smiley

Sikur ta mbledhesh shpuren ne nje kategori pa dallim intelekti injorance e mbllacitese te kujtojne ate historine e ndodhur ne nje Farmaci rreth viteve 60

Klienti  ( ose shpuristet) - Ju lutem me gjeni nje perzevativ me numer sa me te madh !!

Farmacisti ( ose veteranet )-  Or shok ! Me i madh s'ka ku vete . Po perse Ju  duhet kaq i madh

Klienti ( ose shpuristet) - Me duhet per koken . Do marr pjeser per ate ballon me karnavale dhe dua qe te jem origjinal

Farmacisti (ose veteranet ) - Atehere t'ju rekomandoj nje dicka tjeter meqe i pari eshte i pamundur. Merrni nje cope tullum qeni ne goje dhe luani pjesen e prapme . Do te jete ( ashtu sic eshte shpura ) njesoj interesante ,

Hurbinek, faleminderit për trurin e kthjellët. sinqerisht.

Bustet komuniste nuk kane vend ne Shkoder.

E cte duhet ty, ti sje shkodran.

Kush t'tha qe sjam Shkodran?

Nga te gjitha debatet dhe prurjet e tua tregon qe je me te vertete Shkodran por....prej PYKET ose Puke !

Ndoshta edhe Shkodran i krijuar pas vjershes ...Dujkagjins o zbrit nga mali / merre token qe ta fali /sot e bardha ty Parti !!!!

Se ca jam, skam pse ti jap llogari kujt. Komunistet (e m...) e shkatrruan Shqiperine, e Shkodren ne vecanti. I vrane e i burgosen gjithe eliten e qytetit (qe ishte dhe e elite e Shqiperise). E per cfare duhet qe qyteti te mbaj simbole te atij pushteti gjakatar? Per me teper "heronjte" ne fjale nuk jane vrare fare ne Shkoder. Ne '44 Shkodra nuk u clirua, por u pushtua per 46 vite nga fara e paatdhe komuniste. Anyway, per ndonje gje tjeter, me rrufsh idrisin. smiley

Ore juve qe keni mbetur me mentalitetin e epokes se gurit!! 5 heronjt e Vigut apo te gjithe ata partizane/ komuniste/ ball kombetariste e  pse jo dhe te huaj  qe moren pjese ne luften nacional - clirimtare ishin heronj!! PIKE!

Ajo qe ndodhi me vone duhet pare vecmas, ne fund te fundit po ju bej nje pyetje juve si mund te akuzoni ata qe rane ne lufte ne 1944  per ate qe ndodhi ne 1968  apo 1971  etj ?!! Mos doni te na mbushni mendjen se u zgjuan si fantazma nga varret dhe bashkepununan me djallin E. Hoxha ?

Se fundi  fjala komunist nuk do te thote kriminel  mundohuni te beni dallimin mes ketyre fjaleve se po beni disa poergjithesime jo amatoreske por krejtesisht te kundershtueshme e te pasakta!!

 

 

A e din ndonje historine e heronjeve te vigut? Cilet ishin? ç'bene? me se merreshin perse u vrane?

Vallahi sikur vetem per me kursy kohen qe harxhojne me ket muhabet, ne duhet me e shpall "anallim loje" debatin per luften. 

Po me qe s'mund te rri pa u grric po i fus ene una nji gol apsajt. Si fillim una nuk jom dakort qe ne ta "shperndajme" ket llafin hero kshu si leter me vlere ne 91-n. Se Keiendi e ka thone shume bukur mo nolt, nuk mund te qujme heronj ca rob qe mu me ndjellin neveri psh. Siç nuk mund te qujme heronj e te mbushim sheshet me ata dhjetera mijera njerez qe vrau monizmi per arsye politike (se nai ish-sigurimsi ketu i ndjellin neveri keta te dytet).

Fakti qe mund te kishin ideale ata nuk do te thote asgje. Sidomos po te mendosh se sa i gabuar dhe i demshem ishte ai ideal per vendin. (ideali i atyne tjerve ishte shume me i fisshem dhe sot ai eshte ne "fuqi" si i tille)

Mos morim kot tani, nuk o arsye e mjaftushme "pasja e nje ideali progresist" per te pas bust ne mes te qytetit. Duhet minimalisht te kesh dhene nje kontribut te madh per vendit apo qytetin dhe kjo te jete e pranuar nga shumica derrmuese qe te meritosh nje gje te tille.

Zoti na ruajt nga Kristaq Ziu ( Isa Ziu).

Pse me arkivola, ku e merr guximin ky Ziu, te manipuloje me herojt.?

Vorret e 5 herojve jane aty ku kane qene gjithmone, te paprekura.

Mos te flasim per eshtra shoku Ziu, ke shume mbase per te thene?

...se çfarè kèrkojnè "plehrat" qè vranè 5 heronj nuk e kuptoj??ata punèn e tyre e bèn....ata qè i nderojnè dhe respektojnè po bèjnè tè tyren....

Me sa kam degjuar 5 heronjte e Vigu-t quheshin Met Haxhia, Ndoc Deda, Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu dhe Sander Isufi (per kete te fundit nuk jam shume e sigurte) U rrethuan nga forcat e Bazit te Canes ne Vig te Mirdites dhe u vrane duke luftuar!

Ndoshta me kete rast duhet te pyesim eltonkolen me "peshq" te tjere nese mund ta zevendesojme bustin e 5 heronjve me ate te Bazit te Canes!  smiley))

 

 

P.S.    Respekte Hurbinekut per DURIMIN dhe KTHJELLTESINE!!!  

 smiley nese e ke mire me jozefinken, mund ta besh

Jo, jo, nuk kam pasur ndonje simpati per Ballin Kombetar kurre!

Pastaj nuk do kisha as deshire te te fusja mik te Jozefina se helbete, me vihesh ne siklet!  smiley 

 mire ja ben, mbaje mikun per ndonje rast tjeter, i thone edhe 4 vjet pushtet...

Nje korrigjim te vockel: I pari quhej Ahmet Haxhia dhe i fundit Hydajet Lezha! Rane ne 21 gusht 1944 ne luftim me banden e Bazit te Canes.

 Ne mars te ketij viti Shoqata Kombetare e Partizaneve te Italise denon heqjen e bustit te 5 heronjve te Vigut nga qendra e qytetit te Shkodres duke e konsideruar si akt tejet te rende e te turpshem si edhe si fyerje te turpshme per ata qe dhane jeten ne luften kunder fashizmit apo perkrahesve te tij.

Madje ankeses se tyre i bashkangjitet edhe kopja e letres drejtuar Presidentit te Republikes, zotit Bamir Topi! E gjeni ketu:

http://www.cnj.it/PARTIGIANI/albania_revisionismo.htm

 

P.S.  Evropa vazhdon te na mbaje per dore e te na tregoje rrugen edhe si te ruajme te kaluaren  tone. Por ne nuk zmbrapsemi kollaj....     smiley

Lufta Nacional-Clirimtare sipas njeriut qe aktualisht drejton PSSH-ne, pasardhesen e PPSH-se: "Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhëtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencies e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonëshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’ i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’ i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’ u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci.
Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Europës, prandaj edhe më e pamundur është harresa tek ne. Është pikërisht ndrydhja e kujtesës kombëtare, siç e takojmë çdo ditë në shtypin zyrtar, ajo që na bën të mos ndahemi dot nga e kaluara. E kaluara do të na mbajë të gozhduar në rrethin e saj vicioz për sa kohë nuk kemi bërë katarsisin e vërtetë historik"
(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).