Peticion i hapur kundër Fatmir Mediut në qeveri!

PETICION I HAPUR

Kundër Fatmir Mediut në qeveri!

 

Ne një grup gazetarësh dhe analistësh të medias, shohim me shqetësim qytetar mundësinë e përfshirjes së ish- ministrit të mbrojtjes dhe kryetarit të partisë republikane Fatmir Mediu në kabinetin e ri Berisha. Siç është e mirënjëhur për publikun e gjerë, zoti Mediu është në një proces gjyqësor lidhur me tragjedinë e Gerdecit, e cila mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, pa llogaritur këtu shkatërrimet materiale. Drejtësia shqiptare po heton dhe gjykon mbi përgjegjësinë e ish- ministrit të mbrojtjes.

>smiley>Edhe pse në demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari, përfshi këtu kjo dhe për zotin Mediu, duke gjykuar natyrën thellësisht politike të institucionit të qeverisë së të gjithë shqiptarëve, ne gjykojmë që prania në kabinetin Berisha e zotit Mediu, paraqet një problem të rëndë moral dhe politik.

>smiley>Deri në përfundim të procesit gjyqësor, që po heton mbi përgjegjësinë e zotit Mediu, në tragjedinë e Gerdecit dhe zyrtarëve të tjerë, ne gjykojmë se qëndrimi jashtë kabinetit ministror i tij është minimumi i mundshëm që shoqëria shqiptare të jetë e qetë se kemi të bëjmë me një një qeveri të përgjegjshme dhe me një sens normal moraliteti.

>smiley>Duke mbajtur jashtë kabinetit zotin Mediu, përtej përfaqësimit të tij politik apo mandatit që i ka dhënë partia e e vet, për ta përfaqësuar në qeveri, kryeministri Sali Berisha do të demonstronte një përgjegjësi politike dhe publike kundrejt kësaj ngjarjeje, në përputhje me angazhimet që ai ka marrë publikisht për t’i shkuar kësaj tragjedie deri në fund lidhur me përgjegjësitë e gjithsecilit, kushdo qofshin ata.

smiley>

Nismëtarët

>
smiley>
Blendi Kajsiu

Henri Cili

Mentor Nazarko

Mustafa Nano

Skender Mixhozi

Andi Bushati

Lorenc Vangjeli

smiley>

* ky peticion është i hapur për nënshkrime të tjera 

84 Komente

 keni frige se ministri i ri i ambientit heq mbeturinat nga mediat shqiptare?

Kjo iniciative qe pa dyshim do perkrahet fort nga nje publik i gjere tregon se qytetaria ne shqiperi nuk ka vdekur dhe te mbush me optimizem. i lumte iniciatoreve.

mu sesi m'vjen t'firmos i peticion te rudina gjunges apo eni vasilit, apo vangjelit e gjithe tipave me siper.

Por kur eshte per nje ceshtje te drejte, ne djall, FIRMOS !

BEDRIJA !

o Bedrije, pse kaq shume mllef me nismetaret? Dy flalet e fundit qe ke shkruar do kishin mjaftuar.

Po deshe ti bejme ndonje peticion qe ata nismetaret te mos kene me te drejte per te bere peticion....................

sepse,  duke e nisur ata rob pa shtylle kurrizore, ka rrezik spi uje boja e firmes tone.

pastaj kaq shume tu dhimbsen ty ata sharlatanet e ?

apo je nonji prej tyne smiley

aq me mire nqs eshte keshtu smiley 

E firmose dhe ti gaxhije? :o

Ky eshte peticion? Nese po ky eshte lidhja per ta firmosur online, apo ndryshe si firmoset? Apo eshte thjesht thirrje per te bere peticione, revolta, cdo gje tjeter qe do largoje qofte dhe vetem per nje dite vemendjen nga cirku qe po ndodh ne PS? smiley

Tjeter, pse disa emra nga ata te nismetareve jane qethur ketu tek PPU? Tek Mjaft dhe faqe te tjera jane te gjitha emrat qe ishin ne fillim.

Keto sa per kuriozitet, se une s'do ta firmosja kete gjithsesi. Me vjen peshtire thjesht si ide; gjithe keta gazetare sikur te kishin bere qofte 30% te punes qe supozohet te bejne, sot do kishim nje variant perfundimtar te drejtesise shqiptare per Gerdecin, dhe nese keta do kishin bere sadopak punen sic duhet, Mediu s'do kishte shanse te ishte as kandidat per drejtor gjekundi e jo minister, po dhe Berisha s'do guxonte ta pranonte. Mirepo keta s'e bene punen e tyre, bile pothuajse s'bene asgje, se dhe aq sa u zbulua per Gerdecin u desh te vinin gazetaret amerikane.

Kaloi kaq kohe, ca bene keta? Nje vrime. Sot, mbas kaq kohesh, me paturpesi keta bejne ate qe ne perendim bejne zakonisht aktivistet adoleshente neper blogje, peticione. Fukc you and your petittion!

Dhe s'e kam fjalen per kete pijen qe quhet fukc you. smiley

 

smiley

po shif, e di pse e firmosa ?

sepse me hane duart prej ditesh te beja vete nje propozim te tille ne peshk.

seriozisht, une skam votuar kete  radhe, dhe arsyeja kryesore ka qene heshtja totale per kandidimin e Mediut, qe mbushi tiranen me postera gjigande sa nje pallat 5 katesh. jo se ska arsye te tjera, por mua kjo mi vret shume syte. heshtja nuk ishte e njeanshme, por e gjithanshme i dashur. jo vetem nga media, por dhe nga opozita dhe nga te gjithe te gjithe.

ne e dime qe keta skane turp. por kur paturperisa te kthehet surratit ne mes te dites, sheshit fare, ne kete menyre arrogante, ti smund te kesh shprese se ndonje gje ndryshon.

nuk di, se mbase sdi me u shpjegu, por mua kandidimi per deputet i tij, dhe aq me teper berja minister mi con gjithe qimet e kokes perpjete.

se di, une se duroj dot.

dhe jam gati te firmos cdo lloj peticioni smiley

madje, do thoja, jam gati ti bllokoj rrugicen e shpise me tulla , gure e drrasa qe mos kaloje dot smiley

dhe jam gati te firmos cdo lloj peticioni Big Grin

Me zhgenjen me kete fare dobesie qe tregon, ose sic do thoshin gazetaret, me kete volnurebilitet dhe kete pedence per dekadence smiley

Jam njesoj i peshtirosur nga fushata elektorale e Mediut dhe fakti qe tani eshte minister. Berisha e pagoi disi mendoj me 'mos divorcin' me Mediun mbas Gerdecit, rezultati i zgjedhjeve e tregoi, se ndryshe me gjithe keto ndryshime te Shqiperise gjate 4 viteve te fundit ne krahasim me ato te Nanos, dhe nje majmun po te ishte ne krye ne vend te Birishes do kishte fituar zgjedhjet me diference te madhe. Po prap duhet te paguaje akoma tani qe e beri minister. Plotesisht dakort.

Por gjithsesi smundem ta pranoj kete fare petidhicioni te ketyre. Ta kishte bere kete nje peshk, nje mjaftist, nje kushdo, qofte nje kalama, e kisha firmosur me gjithe qef. Po gjithe keta gazetare?! Eshte pikerisht pergjegjsia e tyre te hulumtojne, te nxjerrin fakte, dhe keshtu ti bejne presion indirekt drejtesise te coje gjerat ne vend. Kurse keta rrine duarkryq gjithe keto kohe dhe tani bejne ... peticion.

Nejse, ty te ngjiste gishti, a me ca e ke firmosur. smiley

puna eshte ca behet pasi firmoset.

puna eshte me i bo nai gje, me i xane rrugicen e shpise me barrikade poplli e mos me e lane as me shku n'parlament.

Ca behet mbasi firmoset peticioni? Lesh behet. smiley

Xejani rrugen Birishesh moj, varja Mediut, se Birisha e ka ne dore, po dhe ai ka pergjegjsine perfundimtare; ai e beri minister prap. Beni nje proteste nja dy dite ke kryeministria bashke me me opoziten, poziten, mjaftin, taftibaftin, gazetaret, analistet, ciklistet, klasen puntore dhe ate shkollore, dhe ke per ta pare qe ka per te pasur sadopak efekt. Peticionet tek ne jane fatkeqsisht thjesht nje fare masturbimi kolektiv, shume here per tu dukur sa e hedh njeri apo tjetri. smiley

Le qe une s'po e marr vesh kush jane organizatoret e peticionit njehere? PPU ve ca emra, pastaj qeth ca, te tjera media i kane te paqethua emrat, Shekulli nga ana e vet ka variante te tjera nga te dyja keto, duke perfshire kuptohet drejtorin e Shekullit.

Nismëtarë të këtij peticioni janë: Blendi Kajsiu, Henri Cili, Mentor Nazarko, Mustafa Nano, Skender Mixhozi, Fatos Lubonja, Lorenc Vangjeli, Andrea Stefani, Adrian Thano, Ardian Klosi.

Nje peticion i nisur nga nje tufe gazetaresh nuk ka (1) lidhje/link per permbajtjen e peticionit dhe firmosjen, dhe (2) mbas publikimit te tij ne disa media, akoma s'dihet kush jane nismetaret e tij. Jemi ne pritje te ndonje gazetari qe ta gazetaroje kete pune. Eh me lume me lume thuaj, se deti u be kos e liqeni u tha qe te behet qender biznesi. smiley

e liqeni u tha qe te behet qender biznesi. Tongue

Asiiiiiiiiiiiiiiiiihere

 

P.S. Firmos dhe une

Neser rifillon procesi gjyqesor per Gerdecin, nje proces qe tashme nuk mund te gjykoje me te pandehurin kryesor, i cili eshte imunizuar. Peticionit mund t'i bashkangjitet kushdo online, nderkohe qe pas seances se gjyqit do te firmoset nga familjaret e viktimave. Do te perpiqemi te organizohemi qe te nxjerrim nje stende perpara kryeministrise, qe te kerkojme perjashtimin nga kabineti te nje ministri qe e shfrytezon pushtetin per t'iu shmangur gjyqit.

jo vetem ke kryeminstria, nxirrjani ke rrugica, ke lagjja, ke rruga ku kalon, ke pallati smiley

ku osht i here online se nuk e vrej ?

Te shitur, te shitur!

Ju ka ble Ed Rama me leket e droges/lejet e ndertimit!

Pse nuk beni peticion per menyren se si Ed Rama NUK JEP DORHEQJE dhe nuk e ndjek statutin e Partise Socialiste "in the spirit, if not in the letter?

Pse nuk beni peticion qe Ed Rama te mos flasi me llafe t'pista?!

Pse nuk shokoheni juve kur gjyqi i Lul Berishes eshte shtyre 157 here? 

PSE? PSE?  

Hipokrite, hipokrite!!! Dashnore te Ed Rames!!!!! Komuniste!

Te kuch, te kuch!

Sali Berisha! Sali Berisha!

 

 

Do ta kishe firmos me gjithe deshire ,por kur shoh keto emra se si me vjen per te vjelle.................... dhe cuditem si kane pranuar emrin prane tyre te tjeret per te cilet kam respekt!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Mustafa Nano

Skender Mixhozi

Eni Vasili

Rudina Xhunga

Lorenc Vangjeli

Provojeni nje here te beni nje peticion per dorheqjen e Rames a do tju a firmosin keta me siper!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nuk besoj.Rama i paguan mire.

1) se dija qe Rama ka hudh noi firm ne gerdec..

2) Mos i bejso kaq verberish Kajsiut, nuk o me te vertete qeveri e Rames..

 rama eshte ortak ne bisnes me grekun e gerdecit, e nese se dije mesoje !

 mir mer mir shume dakort, i najne paret m'gjys. Po te perqendrohemi pak ama. Rama nuk o deputet, nuk o minister dhe nuk ka gatujt corben e gerdecit. Pra ta lejm Ramen per heres tjeter. 

Noi gjo per Mediun ke per te thene? bukur ajo fotoja alla gadfadher smiley 

po qe Saliu te mos jete me as deputet, as minister i asnje niveli, as perfaqesues politik i ndonjerit, per shkak se ka nje proces te hapur per shkaterrimin total te shtetit Shqiptar dhe per tradheti kombetare ne 1997; duke theksuar qe Berisha nuk eshte paraqitur asnjehere ne prokurori, me gjithe thirrjet e vazhdueshme te saj.

Apo varja... vrasim Mediun dhe u zgjidh dhe 97.

o zotrules po me g bushin si do ja bejme qe i q.. rrobt popullit irakien... ose ktij henry kissinger me politiken e tij te jashtme genocide te vietnamit? apo vari lesht thuaj heqim salen edhe u zgjidh gjithe padrejtesia e botes.

Kush je ti qe "si do ja besh me Bushin apo Kissingerin"? C'te duhet ty me ta? Te ka vene kush te vesh "drejtesi"(relativisht, sipas konceptit tend) ne bote ty?

ne rastin ne fjale po kerkojme drejtesi per popullin tone, si pjese e tij qe jemi; meqe jemi direkt te interesuar ne to.

C'lidhje kane ata me Salen apo Sala me ta... Ata mund te jene kriminelet me te medhenj te historise, dhe Sales per kete, te siguroj qe nuk i preket nje qime floku!

Me fal, po tani ke folur shume gabim.

Me fal, po tani ke folur shume gabim.

 

 

Normal ajo pune..

heu bre, po duan me na dal ca copa gazetaresh mbi popullin dhe mbi kushtetuten shqiptare.

Mediu ka marre mandatin e deputetit nga qytetaret shqiptare, keta thone ne ja kufizojme.

Kushtetuta e republikes thote qe nje person eshte i pafajshem deri kur nuk ka nje vendim gjykate per te kunderten, keta thone qe ne jemi gjykata popullore.

Dhe ironia eshte qe dy emrat e pare mbahen edhe si liberale. Ne fakt pervec Henri Cilit, te tjeret jane i njejti kallep njerezish te deshperuar deri ne ekstrem qe nuk fitoi Edi Rama.

Po mua edhe para po te me ofrojne nuk e firmos peticionin e Lorenc Vangjelit dhe Mustafa Nanos apo Rudina xhunges.

Spiker, po sikur ta kish shkruar Berisha kete peticion, do e firmosje?

 Ncuk, 

Mosperzirja eshte parim i hekurt..

 a te thash? lexo me posht..

Po s'te rrihet ty! Ti e ngaterrove... kujtoi se po ja benim per kunj dhe u terhoq.

Sipas shpjegimeve qe ka dhene prokuroria me duket, gjyqi kunder Mediut vazhdon normalisht, ai eshte i zhveshur nga imuniteti dhe s'ka nevoje per ta bere perseri dhe ceshtja e tij gjykohet nga Gjykata e Larte, prandaj mos u merrni me propaganden e bolshevikeve te rinje qe do te shkruajne ne cv qe emri i tyre ishte perkrah emrave te Muc Nanos, Lorenc Vangjelit (alias mister hashishi) dhe Skender Minxhozit ne nje peticion.

Nese mund te kerkohet nje (ri) heqje e imunitetit te Mediut, kjo shumice parlamentare ka per te ja hequr jo 1,2 apo 3 here por 100 here.

Keshtu qe ta leme sistemin te punoje duke respektuar ate marreveshje qe shoqeria jone ka pranuar. D.m.th. kushtetuten/ligjet, vendimin e popullit nepermjet zgjedhjeve etj.

Me shume se Mediu, mua me intereson ligji, me interesojne te drejtat e sanksionuara ne kushtetute, me intereson respektimi i vullnetit te popullit.

Personalisht nuk do ta doja Mediun ne qeveri por ky u votua ne zgjedhje dhe partia e tij e ka mandatuar si minister.

Dhe te mendosh qe ti mund te jesh ndonje drejtor drejtorie dhe ne paguajme taksa qe nje si ty te kete kohe dhe per komente ne blogje......Dhe te mendosh qe ste gjejme dot.... Dhe te mendosh qe mund te jesh duke firmosur ne ndonje dokument per ndonje ure tjeter qe do shembet.....

Spiker, ke folur shume drejt. Te te bej nje pyetje tani, po pergjigju drejt:

Cfare te keqe ka nje peticion i tille? Sido qofte Mediu, i fajshem apo i pafajshem... cfare te keqe ka nje peticion i tille?

Pse Mediu u zgjodh me 6000 e ca vota populli?

Po sikur ky peticion te mbledhe me shume se 6000 firma populli? A duhet qe Mediu te jete minister, apo edhe deputet, ne fund te fundit??? Po sikur ky peticion te mbledhe 12 000 vota? 15 000 vota, 30 000?

A nuk eshte e drejte ne nje sistem demokratik qe populli te zhvilloje dhe referendume (peticioni nuk eshte gje tjeter pervecse nje minireferendum, ku koston e mbulon ai qe hedh peticionin ne publik, dhe jo publiku vete si ne rastin e referendumit)?

ma shpjego se ku qendron e keqja. Jam i sigurte qe ka shume difekte qe mund te dalin, ne rruge e siper te pakten... por kam deshire ta degjoj nga ty.

...e firmos kete peticion, ku dihet qe ky Mediu ka pjese te madhe te krimit edhe sikur te dali i pafajshem qe eshte normale ne ket shtet, ...por cti besh ketij pleres qe e vendos ne qeveri, qe do te fshehe hajdutin, kriminelit dhe duke fshehur e mbrojtur ne kete menyr fsheh krimet e veta...ne fillim duhet bere peticione per sale plehren.....dhe  Ed Rama nese ka pjese...pasi vertet se kam degjuar ndonjehere te flase per Gerdecin edhe atij i duhet bere nje peticion....ashtu si edhe Metes qe ja kane fut para mbrapa e ne goje qe ska nga e lu fare....

 

Mos i merrni kaq shume seriozisht ca pune se do ju prishet gjaku.....e as me kaq indinjim.....Nese Mediu eshte perseri atje ,ka nje motiv....asgje e re nen diell.....

Mendoj se gazetaret dhe analistet duhet te shikojne per rreth vetes dhe te merren me probleme qe kane te bejne me nga afer me ata dhe me pune qe bejne, si psh fakti qe nje pjese e mire e kolegeve te tyre punojne ne te zeze etj. Sic mund te kuptohet peticioni me duket nje tjeter menyre per te fole e per te thene dicka, e mendoj se cdo person eshte i pafajshem deri ne momentin e denimit sic keni thene edhe ju "ne demokraci parimi i prezumimit të pafajësisë është e drejtë e çdo qyetari " qofte ky F.Mediut apo ndonje tjeter.

Me vjen nder mend nje levizje e tille ne Itali ne 2002, ne kohen kohen e qeverise te dyte te Berluskonit. Organizuar nga aktori/regjizori me bindje te majta Nanni Moretti. Nje levizje proteste qytetare me mesazhe politike ne mbrojtje te demokracise. Pati buje ne fillim. Me kohen u be e qarte se i solli me shume dem se sa avantazh opozites te majte te asaj kohe.

Sa per sqarim s'me pelqen ideja e F. Mediut minister, por PR ka nje kapital politik te legjitimuar nga zgjedhjet.

Ky peticion s'eshte gje tjeter vecse tentative per te mbushur boshllekun politik te lene nga PS e Edi Rames. Kshu ndodh kur ben rrokade per te mbrojtur mbretin. PS ka abdikuar nga roli i vet me bojkotin e parlamentit dhe eshte gati per cdo gje per te justifikuar qendrimin e Edi Rames si kryetar.

Nga iniciatoret njoh, vetem dy. Mustafa Nano si nje ekstremist e gazetarja Rudina Xhunga si kontribuese ne apologji e krimineleve Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha. Me del e tepron.

Ore qe Mediu nuk e keni qef, kjo duket dhe nuk do shume komente.Por ai eshte  minister Mjedisi eshte dhe jo Minister i Brendshem.

Nje tjeter problem eshte se juve qe jeni pro peticionit,nuk ju kam pare qe te beni peticione kunder kryekriminelit Skender Gjinushi,qe u vu jo pak por nr.3 i shtetit.

Personalisht nuk kam ndonje konsiderate per Mediun dhe nuk do te doja qe ai te ishte ne qeveri,por kur shoh qe nismetaret e ketij peticioni jane bijt e atyre qe kane vrare cdo dite, per 60 vjet, 10 mije here me shume njerez se sa akuzohet Mediu,vendosa te mos e firmos kete peticion.

Keta, nese kane kurajo duhet te thone qe ate dite te tragjedise te gjithe keta, pervec Henri Cilit, e kane festura me pije dhe party.

Perfundimisht me mire te kem nje minister mjedisi si Mediu megjithese nuk e kam qef,se sa disa anti shqiptare si kete ketu siper,qe bejne sikur kane cliruar Shqiperine ,kur ne te vertete ate dite sic e theksova edhe me siper e kane festuar ne baret e Tiranes.TURP o HIPOKRITE!

 

Solidarnosc, Hunter, e ndonje tjeter...

  • Sipas teje, nese nuk kemi bere ndonjehere ndonje peticion me pare, nuk kemi te drejte morale te marrim pjese apo te firmosim ndonje te tille sot, neser apo nje-dite-prej-ditesh?
  • Meqe nuk eshte bere ndonjehere peticion kunder Skender Gjinushit, apo R. Alise, kjo dmth qe Mediu eshte i justifikuar dhe duhet te gezoje imunitet ndaj peticioneve?
  • Meqe ata qe sajuan peticionin qenkan poshtersira, kjo dmth qe Mediu eshte automatikisht i justifikuar dhe duhet te gezoje imunitet ndaj cdo peticioni?
  • Meqe zgjedhjet mbaruan, goja e popullit duhet te jete e qepur?

Edhe njehere del ne pah mendjengushtesia e shume shqiptareve dhe pamprehtesia e tyre per te marre pjese si duhet ne jeten politike. Shqiptari edhe politiken do ta zhvilloje sipas tradites popullore, duke e ditur fare mire, qe si politika ashtu dhe politikanet, nuk kane asnje lidhje me traditen popullore, madje as te miren dhe interesin e popullit ne mendje.

Keshtu i takon qe shqiptaret nuk kane mendim te tyrin, por mendimin e partive qe simpatizojne ose ku militojne. Dicka e ngjashme, per te mos thene identike me kohen e PPSH; vetem se me ndarje qelizore (mitoze) u shnderrua ne PD, PS, PSD, PR, etj...

eshte per te ardhur keq...

JO, per te gjitha. Shqiperia eshte vend i lire. Por ti mik, meriton me teper se Mustafa Nano e Rudina Xhunga.  

Shpjegohu pak me mire... te pakten aresyen se pse m'u krijua pershtypja qe po mundoheshe te me ofendoje.

Ofeze?! Eshte e kunderta.

Une po te them se ke te drejte. Dhe se ti meriton me shume, meriton qe idete e tuaja te perçohen nga njerez me integritet e jo nga hipokrite...

Hunter, ndoshta nuk e kuptoj une po me duket pak si sarkazem ajo qe po thua, gjithsesi, quaje si te duash, fatmiresisht apo fatkeqesisht, ne Shqiperi, ne eliten politike drejtuese apo opozitare, nuk ka perfaqesues te linjes politike qe do ndiqja une, apo per te qene realist, qe do te doja une te ndiqej.

Per mua, keta njerez interesaxhinj, nga me te shpifurit qe ka pare historia jone kombetare, me mire do e kishin te punonin (maksimumi) 4 vjet per shqiptaret, pastaj le te benin c'te donin me pushtetin per veten e tyre dhe interesat e tyre.

Po te ishin shqiptaret rehat, nuk do isha aspak kunder qe te pasuroheshin dhe keta... por po ndodh vetem gjysma e dyte e fjalise se fundit... aspak e pranueshme per mua dhe te jem i sinqerte, e denueshme me denim kapital.

ej bela. Plak, s'di ca te them. E ke marr per ters. S'po bej sarkazem, s'kam arsye. Edhe per te ofenduar je krejt jashte rruge. S'di te kem ofenduar ndokend ketu te ppu, pervec se kur me kane bere borxh. Mqs me dukesh idealist, pak si teper po nejse, po te them qe s'meriton te perfaqesojne nje grusht interesaxhish si keto iniciatoret e peticionit siper, qe sot i thurin lavde njerit e neser atij tjetrit. Ketu ishte muhabeti. Me shume se kaq s'di ca te them.

E mo mire se te kam keqkuptuar... po mundohu te me kuptosh dhe ti, sa here qe fillon ndonje diskutim ketu, ka gjithmone tendencen te kthehet ne politik, dhe kur kthehet ne politik!!!... e di vete ti, te gjithe majktajsona kthehen, gati per te ngrene veshet e njeri tjetrit... edhe nje here, keqkuptimi ishte i imi.

 Peticioni eshte gjeja me normale qe mund te bejne keta qytetare te nderuar kryeministrit te tyre.Habitem sesi disa ketu e paragjykojne kete nisme.

Kryeministrit britanik i behen peticione here pas here per problemet e kesaj shoqerie.Pra i bejne atij me dije se 1000 apo 50 000 qytetare jane te shqetesuar per nje problem.Po ashtu edhe ne shqiperi disa gazetare qe me siguri mbeshtetet nga mijra qytetare te tjere i kerkojne kryeministrit ta mari ne konsiderate shqetesimin e tyre qe per mendimin tim eshte mese i drejte.

Po cfare prisni ju more trulare nga berishizmi kush do ta beje kete Fariu apo Frangaj qe rrjepin cdo dite parate e taksapaguseve shqiptare me reklama e tendera rrugesh.

Cfare logjike eshte kjo?!!

Meqe nuk bie dakort me faktin se disa njerez NUK kane bere dicka, atehere do jem kundra gjerave qe keta njerez BEJNE tani?

A je ti Gjin pro Mehdiut apo kundra Mehdiut si Minister i Qeverise te vendit tend, pyeti Skenderbeu!

Kjo eshte pyetja!

Sigurisht qe ka rendesi kush e ben kete pyetje, por pergjigja e nje njeriu normal, nuk duhet te ndryshoje!

Opinioni im per Mehdiun nuk do ndryshoje edhe sikur te dale Sali Berisha e te me thote qe Mehdiu eshte kriminel i krimineleve! Sikurse nuk ndryshoi kur doli ajo shkodranka Fluturuese dhe tha qe Republikane e Cfare i Mban (pragu) jane shpiuna!

Sikurse opinioni im per ate Mero Bazen nuk ndryshoi vetem sepse keta zdeqet e PD-se filluan ti thonin Bazes kerme!!

Si eshte e mundur qe njeriu normal te ndjeje me shume krupe ndaj fallcitetit "te prezumuar" te nje personi qe flet tani, ose me mire me thone edhe tani, se sa ndaj objektit te gjithe ketij sherri qe eshte Fatmir Mehdiu Minister!

E perseris! Jo Fatmir Mehdiut pergjegjes per Gerdecin! Por Mehdiu MINISTER!!

A thu se robt mund t'u shokonin per Ministerllikun e ketij para nje jave qe as nuk dihej fare kjo pune!

fatkeqsisht ne kete teme(qe kemi kohe qe e diskutojme) duhet te kete nje fryme unanime; kjo fryme rendomte qelbet nga era e salisteronit qe duket se ka mbulu nje lukuni lepujsh qe ndonese perpiqen ta shkundin, nuk munden..

Te vetmit njerez qe duhet ti bien Mehdiut ne koke,me peticione,me protesta,me domate,ose me veze surratit-jane ata qe jane demtuar, familjet e viktimave,keta duhet te jene te paret,qe nuk duhet te pranojne Fatmir Mediun ne qeverine Berisha 2!

Te protestojne ne emer te viktimave te tyre! Kjo do te ishte me e drejte!

Cfare njerezish me fiksime!!!

Bejne si gore per nje shperthim bombe!!!

...per nje shperthim bombe (nder te tjera) krejtesisht te pafajshem dhe aksidental!

 

Forca Mediu!!! mos i degjo keta budallenjte!!!

Ne jemi me ty!!!

 

Te lutemi, te lutemi... por shume, shume, shume...

... Vazhdo te na tregosh... se sa i thelle mund te jete ferri!!!

Peticioni eshte i pranueshem si forme proteste. Askush prej nesh pro Berishes ose kunder nuk ka te drejte. Edhe komunisti me i thekur nuk mund te llogjikoje per te.

Ne kemi protestuar ne PPU ne forma te ndryshme, dhe kemi protestuar ne emer te moralit. Edhe Solid ose Speaker, pamevaresisht prekrahjes se Partise ne Pushtet, nuk i kuptoj qe jane kunder moralit. Nese do te ishte e kunderta nuk do te kishte debat ose edhe alternative te kundert dhe kjo faqe do te ishte mbyllur.

Pra forma e protestes ne mes te inteligjences, ose me mire te mendimit eshte rezultante e marrjes persiper ne nje forme, nje peticion. Dhe per kete ata jane te lavderuar. Pamevaresisht sasise dhe cilesise se opinion berjes se tyre.

Dikush ka qene me i ashper e dikush me objektiv.

Psh. Lubonja ka qene shpesh koherent, dhe goditja ka qene ne te dy krahet, si nga pushteti edhe nga opozita. Tani duhet t`i themi mos bej peticion...nuk ke te drejte te besh thirrje morale!!!!

Burrnesha e Shqiperise Jozefina Topalli para zgjedhjeve doli hapur kunder Mediut, por me duket ja terhoqen veshin. Kur nuk arriti te bente gje ajo, do bejne keta  Xhebervoki, Zhapiku Billi & co.

 ska ca ben as ajo, e ka zinxhirin per qafe, po te dale kunder i tregon deren birisha... 

Nuk ka ç'ti beje dhe Sala. Po llapi Mediu nuk dihet se ku del tymi..., keshtu qe me mire i bje teoria..."Te shterngojme radhet". Eshte edhe varianti tjeter, ai i nisjes per gjah.

Megjithate une do ja ve gjishtin peticionit...

Ky peticion e legjitimon Sali Berishen.

Sikur nuk e dime qe mbas Mediut ne afren e Gerdecit qendronte kryeministri me familjen e vet!!!!

Ndoshta merr shume firma ky peticion.

E pranon Sala "vullnetin popullor" si demokrat i kulluar...pastaj, i fut nje shkelm Mediut dhe vete del burre i mire nga e gjithe kjo histori.

Me duket loje.

"Po komisari? kapterr Amiu"

"hahahahahahaaaa po kjo ishte loojaa moreee" 

Te behet njehere nje peticion qe u degjoka nga qeveria pa le te behet deti kos... te pakten sa te behet nje precedent, sa per shembull. Qe ta kuptojne njerezit se dhe mund te funksionoje.

Po si gjithmone, Berisha ka per te thene: "Gjithkuuuush asht` i liiir t'shprehi menimin e vet. Kjo asht demokracia."

Po kaq ama. Edhe sikur te behen 100 000 firma ne peticion, Berisha aq ka per te thene. Dmth, "shprehni menimin tuej, po na s'e rrujm per juuu fare. 100 000 firma s'jan asgje ne krahasim me votat qe kemi marr ne, kemi 800 000 vota, perfaqesojme 800 000 vota, jemi parlament i dale nga zgjedhjet me te mira qe ka pare evropa mbare, jemi qeveri me perfaqesim me te gjere nga cdo qeveri evropiane.

peticioni asht peticion, dhe asht e drejt' e tyne ta bajn. Un s'mund te ndaloj njerzit te bajn peticione tani - te themi ate qe asht tani... e kam than gjithmon dhe kam per ta than gjithmon, per sa koh Sali Berisha te jete ne pushtet, do te jet garantuuuusi ma i mir i fjales se liir."

(po kaq ama)

Te behet njehere nje peticion qe u degjoka nga qeveria pa le te behet deti kos...

m'pelqen entuziami yt! smiley

ti paske fol shume ne vendin e Berishes... ai s'ka per ta marre vesh ndonjehere qe ka ekzistuar ndonje peticion i tille... eshte ca i rende nga ai vesh ai! smiley

Ai e ka marre vesh déjà o Ana. Por kur te piqen fiqte dhe te fillojne te bien, ke per ta pare pergjigjen e Berishes, dhe ka per te qene ajo qe kam shkruar me siper.

nuk fituam llotarine ne si komb dhe na paska ndryshuar Berisha...

Kur ben dhe Muc Nano peticion mo mos ngelte njeri pa bo,jo per gjo po peticion mund te beje dhe Blendi Salaj qe  Arian Cani nuk u bo deputet ose qe partia e tij G99 nuk hyri ne parlament,peticion mund te beje kushdo dhe kur te doje,ore akoma nuk e keni marre vesht qe nuk pjerdh kush per ju.

per cudi te te gjithve u bo prap Sala smiley

Pavaresisht se kush jane ata qe bene peticionin (me keq se Berisha nuk jane), ja vlen te permendet fakti qe dhe shoqeria civile e ngre zerin ne Shqiperi. Se sa do i degjohet eshte ceshtje tjeter.

E moret vesh a jo ? Pas dekretimit te Mixhes si Krye...nga Bamiri me Topa Speakeari ka mare Salen ne Tel...

- Jane nje tufe o Mixhe ! Po vejne gishtat me ta fut tye !

Cfare duen ... - i thot Sala

- Ja pra Mixhe ! Boje doren grusht  , qiti para dy gishtat ( te madhin dhe tregusin ) dhe ferkoi  ke majat me njoni tjetrin . Keshtu jan bo ! Kete duen !

Nigjo zotnie - ju ka kthye Mixha  ! Boje ti grusht me gjith shoke ! Qite gishtin tregus para , fut te Modhin mbi te Mesit , ul tregusin dhe kete keni per te marre nga muve !

Po me e bukura eshte se akoma Speakeari o tu fol per Popell , per vota , per kushtetute e te tjera copra letrash , qe Mixha i ka pat pas perdorur per  ...solidare smiley

Pse mi ? Mos dashke me t ' fut tye ? Ti vet bertet qe :"kom tule e sume te modhe sa s'me nxejne dyert e Qeverise" smiley ...tani , pse mos te shkoje sjo me sume me elegante qe e nxene dyert e Qeverise ??? A e lexo Spikerin ti qe kane more   "votat e poples"...Keshtu pra do bejne si te duen ! smiley

Se kuptoj se pse paskan faj keta gazetaret qe paskan bere nje peticion? Njerez si gjithe peshqit jane dhe ata. Pse paskan me teper pergjegjesi se cpaskemi gjithe ne qe shkruajme ketu?

Pro peticionit.

Po pra, peticion i hapur por jo i hapur. Petilesh mnjf.

Sa per Mediun, ja te shohim, do e mbeshtesin partneret nderkombetar (aka Amerika dhe BE-ja) qeverine qe ka brenda hajdute dhe kriminele apo jo?

Po nuk e besoj, sepse ata jan miq te popullit shqiptar, dhe nuk do lejojne kurre qe Shqiperia te qeveriset nga hajdute dhe kriminele, apo jo?

E duam Shqiperine si gjith  Europa !! Euurop, Euurop,  Euurop ........

Nuk po morr vesh.Osh peticion apo Flet - Rrufe !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Admine.

E fshite perseri komentin?

Kaq e rendesishme eshte per ju largimi i Mehdiut.?

Ju bezdis peticioni  se 4000 vete te vrare pa gjygj nuk u gjinden eshtrat.?

Sa e drejte kjo thenie" Madheshtia e nje kombi eshte tek ajo ç'fare i kerkon personi  vetvetes".

Largimin e Mehdiut.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

lumidrin jam plotesisht dakort. Une them qe kur numri i te vrareve te barazohet, pra vrane ata 4000 pa gjyq, te vrasim edhe ne 4000, atehere kane te drejte te flasin keta komunistat. Car kane me mediun se nuk e marr vesh. Ai 30 vete ka vrare deri tani, nuk e ka realizuar planin akoma!!!!

Je ne dijeni te peticionit per 4000 te vraret ?

Me thuaj se ç'fare kerkojne me kete peticion familjaret, po shpejt, pa pyetur "kapon".

Lumi, a mund te shpjegosh se c'lidhje ka me temen? Dhe pse eshte ide e keqe te hapesh nje teme me vete me ate peticion?

Prurja nuk ishte kunder peshkut.

1-Meqense 4 gazetar qe ju dhimset shpirti per Shqiptaret, kane bere nje peticion kunder zgjedhjes se Mehdiut minister( gezojne te drejten e peticionit) solla peticionin e ketyre familjareve per te treguar se sa jane keto gazetar te "lidhur" me dhimbjet e kombit.

2-Pa zgjidhur disa probleme madhore te se kaluares, e kote te pretendojme se do zgjidhim problemet e tashmes. Per te ndertuar diçka te qendrueshme, themelet duhet te jen te forta e te pastra. Shqiperia eshte duke ndertuar institucionet ne ajer, pa themele, arsyeja kryesore qe keto institucione jene te "dobeta".

3-Pse nuk ja kerkuan Presidentit, qe te mos dekretonte qeverin, -thuhet se "kapoja" i ka then lene te qete presidentin, e kam mik.

 

 

Lumi,

1. nuk eshte kunder peshkut. por perseri, kjo nuk dmth se eshte brenda temes. E vertete, eshte e njejta tematike, por ketu po diskutohet tjeter gje. Per kete duhet te jesh dakord.

2. fakti qe po diskutohet nje peticion, nuk dmth se peticioni jot nuk vlen per t'u diskutuar, apo per tu publikuar. thjesht eshte teme tjeter.

3. PD-ja ka qene ne pushtet 9 vjet. Dhe keto 9 vjet, edhe Mediu ka qene me ta, sepse PR gjithmone ka qene aleate e PDse. Madje edhe ne opozite.

Duke supozuar qe te "majtet" jane komunistet e dikurshem, dmth perndjekesit, dhe duke degjuar ato qe thua ti per te "djathten"; a mund te na thuash se cfare eshte bere me kete peticion gjate kohes kur ata kane qene ne pushtet? (akoma jane ne pushtet)

E nese asnjeri krah i politikes shqiptare nuk eshte i interesuar qe ky peticioni qe thua ti,  te zbatohet, a eshte llogjike te pranojme qe klasa politike duhet ndryshuar? Dhe nese kjo eshte llogjike, a eshte llogjike te largohet dhe Mediu?

Problemet e se kaluares nuk zgjidhen me njerez te se kaluares.

Jo se peticioni jot nuk eshte i rendesishem; ai thjesht mund te sherbeje maksimumi per zbardhjen e atyre ngjarjeve; ndersa peticioni i sotem, kunder Mediut, eshte per te eleminuar nje problem real, qe eshte akoma ne kembe.

si mendon ti?

Pse, sipas mendimit tend, nese e ke bere jashteqitjen dikur ne mes te derrasave, nuk ke te drejte tashti te shkosh ne nje tualet per se mbari, nese dikur ke fjetur me lopen poshte haurit, tashme nuk duhet te ndertosh nje shtepi te re. Le ta leme ahurin te shembet ose edhe te kalbet e fillojme e ndertojme nje te re.

Problemi eshte, (per mua) te shkeputesh prej aromes se qelbur te se vjetres. Dhe kjo behet bashkarisht. Nese ata qe e fillojne nuk jane te sakte, le ta quajme te sakte objektin, qe eshte morali. Pra nese ty te pelqen fytyra e tij prej batakciu, kenaqu me te, por roblemi eshte qe ti duhet te mos zhyhesh me llumin qe shperndan ajo fytyre, nese je afer. Po qe se je larg tij vjen era e llumit. Kjo eshte ajo qe me ben te them qe mire e bene. Ne sheshin Skenderbej mos prit te djegi njeri vehten per vendosje morali, ose ate qe eshte sublime.

Prandaj dallojme ne nga te tjeret sepse nuk kemi Joan Palach qe t`i dali tankut perpara per ate sublimen. Te pakten le te llapim per moralin qe na vjen per shtat mua e ty, ate te trasheguar ose edukuar prej prinderve idealiste.

Peticioni nuk eshte i imi.

Eshte hartuar nga ishperndjekurit politik, qe i kerkojne qeveris te bej te pamunderen per gjetjen e 4000 te vrareve.

Asnje gazete e pavarur, nuk ka mbeshtetur kete peticion, edhe pse eshte nje thirrje per  qeverin.

Asnje nga keto gazetare nuk ka marre mundimin ( per aq sa une kam pasur mundesi te informohem) te shkruaj dy rreshta kunder qeveris , qe nuk ndihon keto familje per gjetjen e eshtrave.

Mendimi se ky peticion i gazetareve kunder Mehdiut, çjerr masken krimit, nga  ana tjeter, me heshtjen  maskohen mijera kriminel.

Kete nuk e kisha kuptuar, qe peticioni i gazetareve, Blendi Kajsiu, Mentor Nazarko, Mustafa Nano, paska qene nje jashteqitje e tyre.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).