Pergjigjja e Solanes ndaj pyetjes time

Enkeleida Kapia

Boston University

lejdais@gmail.com

Eshte tipike ne Cambridge, MA qe ne nje mbremje te nje te enjteje komplet te zakonshme ne fillim te vjeshtes, apo te cfaredo stine, me shi apo diell, te kete leksione nga studiues dhe personalitete te respektuar boterisht ne fushen tyre. Kjo fale universiteteve verdalle ketij qyteti Kandiskan. Keshtu ndodhi edhe kete te enjte, me date 17 Shtator 2009. Tek po hyja, pjesemarresit ne salle, qendronin palevizshem me sy te ngulur ndaj figures qe sapo po zinte vend ne podium.

Kennedy School of Government, Harvard University

I ftuar: Javier Solana

Tema: Evropa ne Bote (Europe in the World)

Pa dashur te futem ne detaje te referatit te tij, Solana u meshoi menyrave se si SH.B.A. dhe Evropa, sikurse te ishin njeri Mars dhe tjetri Venus, mund te gjejne gjuhen e perbashket per ceshtje qe sot me shume se kurre kane prekur hapesiren gjeo-politike te mbare botes. Foli per mendesira te ngjashme, per rregulla per te cilat te gjithe kemi rene dakort, dhe per politiken e mire. U ndal tek ceshtja e Lindjes se Mesme, tek ajo e Afganistanit, e Rusise, si edhe e mprehta ceshtje e ngrohjes globale. Me pak fjale, ne nje fjalim me doza te qellimshme frymezimi e ndergjegjesimi, ai pershkroi pozicionimin e Evropes ne lidhje me boten dhe ato c’ka po ndodhin ne te.

E mandej, pjesemarresit u ftuan t’i benin pyetje. E imja ishte pyetja qe mbylli mbremjen. Mundimin per te shkruar kete copez, po e marr vetem sepse dua te ndaj pershtypjet e mia te pergjigjes qe Solana i dha pyetjes time.

Ne nje menyre disi frivoloze dhe pak te shkujdesur, shume ndryshe nga pyetjet e bera deri ne ate moment, m’u duk me vend te beja pyetjen qe ndoshta fle, zgjohet, e perpelitet cdo dite ne mendjet e shume shqiptareve qe i bren fati i tyre dhe i kombit. Pyetjen me te vjeter ne keto vitet e fundit e ate me pazgjidhshmen ne mendjet tona. Pyetjen e cila premton dhe frikeson. Pyetjen qe djeg. Pyetjen qe sheron. Pyetjen, realitetin e se ciles, gjyshja ime e ka te veshtire ta besoje edhe pse i pelqen. Pyetjen, pergjigjen e se ciles, femijet e mi do te donin ta dinin.

“Neper vreshtat e Ballkanit, vijne verdalle thashetheme qe Shqiperia eshte shume larg nje anetaresimi ne BE. A mund ta konfirmoni APO mohoni kete dhe perse?” (“The word though the Balkan grapevines is that Albania is pretty far from an EU membership. Can you confirm OR disconfirm and why?&rdquosmiley

Solana buzeqeshi hapur dhe tha: “Une sot kam folur per menyrat se si mund te lehtesojme Serbine qe te futet ne BE, e disa shtete te tjera .. e te mos harrojme qe keto vende nuk jane ne NATO … Shqiperia eshte ne NATO …” Beri nje pauze e vazhdoi duke me pare drejt e ne sy “Mendoj se iu pergjigja pyetjes tende …”

Nuk e kuptova pse tererisht, por salla shpertheu ne duartrokitje te paimagjinueshme a thua se Solana dha celesin per jetegjatesine e perjeshtme. Ne menyre komplet te pavullnetshme duartrokita dhe une dhe ngrita doren e pershendeta Solanen i cili vazhdonte te me shikonte. Ai ma ktheu pershendetjen. Ashtu, me ciltersine e nje diplomati “per t’u pire ne kupe”.

Sigurisht, ka te pakten dy menyra per te interpretuar ate qe tha Solana. E para menyre eshte te interpretuarit e pergjigjes se tij si “pergjigjja e pritshme” duke hamendesuar qe pyetja behet nga nje person qe del nga gjiri i nje populli te zhuritur per te qene pjese e Evropes. Me fjale te tjera, pergjigjja e tij do te ishte ne kete rast nje “pergjigje sa per te bere qejfin”. Mundesia e dyte, ne mungese te evidences per mundesine e pare, eshte qe Solana te kete thene dicka reale, pa doreza e pa dashur ti beje qejfin askujt (ndoshta paksa vetem vetes se tij – kushedi se c’vere ka bere plane te pije buze vreshtave shqiptare). Atehere, le t’i shohim keto dy mundesi nje e nga nje.

Mundesia e pare eshte pak e veshtire per t’u mbrojtur duke marre parasysh teresine e fjalimit dhe permbajtjes se pergjigjeve qe ai u dha disa prej pyetjeve qe iu drejtuan. Solana te linte pershytpjen e nje njeriu qe fliste ate cka i vinte ne koke pa iu dredhur qerkipu e pa iu prishur qejfi. Kjo ishte shume e qarte kur i beri thirrje SHBA qe te hapin veshet mire, kur tha qe do te donte qe ceshtja e Qipros se Veriut te ishte ceshtja e pare qe te zgjidhej, apo kur u perplasi ne fytyre nje ukrainasi dhe nje gjeorgjianeje qe as qe e imagjonte dot qe Ukraina dhe Gjeorgjia ne gjendjen e tanishme te jene pjese e BE ne te ardhmen e aferme. E mandej, kur e perseriti disa here se nese SHBA nuk fillon te marri masa per ngrohjen globale, as qe te mos na shkoje mendja se Kina dhe India do ta vene ujin ne zjarr. Apo kur tha, madje me humor, qe Boshnjaket kane marre ndihme qeverisjeje plot, por vetem ‘i zoti e nxjerr gomarin nga balta’ … E keshtu me radhe. Duke marre parasysh teresine e karakterin e prezantimit te tij, Solana, mendoj, tha ate cka beson te vertete per Shqiperine per momentin: Qe Shqiperia nuk eshte edhe aq larg sa thuhet nga nje anetaresim ne BE dhe qe i ka gjasat shume here me te larta per nje gje te tille se disa shtete te tjera. Vetem kaq.

Te gjitha keto i mendova sa s’isha larguar nga salla akoma. Sikurse Evropa ne Bote, Shqiperia ne BE. Gjyshja ime prapeseprape s’ka per ta besuar. Por koha ka ardhur per kultivuar Besim. Durim. Empati. Integritet. Krijimtari. Dhe mbi te gjitha, Politike te Mire. Por pa harruar pak vere nga vreshtat tona.

28 Komente

Shqiperia eshte ne NATO …” Beri nje pauze e vazhdoi duke me pare drejt e ne sy “Mendoj se iu pergjigja pyetjes tende …”

Edhe Turqia ne NATO eshte po s'ka 'sy per Qabe' sa te jete Sarkozi. Mua me duket si sofizem. Me ate pesimizmin tim karakteristik une kuptoj keshtu: Shqiperia si atavizem i Perandorise Osmane eshte ne te njejtin qerthull me shtetin trashegimtar te asaj Perandorie.

Enkelejda fmt per pyetjen qe i keni bere Solanes dhe ndarjen e pergjigjjes se tij me ne te tjeret.

Mund te interpretohen ne shume menyra fjalet e Solanes, po per mua ka shume mundesi te kete dash te thote qe "s'ka asnje pengese te vecante  per hyrjen e Shqiperise ne BE, aq me shume qe ajo eshte edhe ne Nato jemi gati ta pranojme menjehere nqs Shqiperia ploteson kriteret qe duhen plotesuar ne kete rast". Besoj qe pak a shume kete ka dash te thote, dhe per mendimin tim eshte edhe dicka e vertete pasi ne fakt keto fjale jane ajo c'ka  kemi degjuare  te thone edhe "kokat" e tjera qe vendosin kush futet ne BE apo jo  Merkel Barosso Sarkozy e ndonje tjeter. 

Enkeleida, po qe e ardhmja eshte e ndritur ne kete e dinim dhe pa pyet ti Solanen. KUR ESHTE E ARDHMJA? tha gje Soli*?

*Miqesisht per mikun tim Solana smiley , mos e ngaterroni me Solin qe kemi ktu te peshku

The word though the Balkan grapevines is that Albania is pretty far from an EU membership.

A t'pyeti gje Solana c'do te thuash me "pretty far", apo mendon se ai (Solana) nuk e ka kap kete pjesen?

Lejohen k'shu pyetjesh me opinion brenda te Harvardi? Hmm!

Solana nuk eshte anglez dhe kjo qe e ka pyet nuk eshte angleze,keshtu qe mjafton, e ka kuptu Solana,se ku do me dal ajoja,se sa per anglishte "..is that Albania is pretty far .." kjo me shume i ngjan pyetjes se  nje memeci te shkrete qe i mbahet goja.. is..is..pretty far ??

".... “Une sot kam folur per menyrat se si mund te lehtesojme Serbine qe te futet ne BE, e disa shtete te tjera .. e te mos harrojme qe keto vende nuk jane ne NATO … Shqiperia eshte ne NATO …” ..."

 

Kjo kuptohet keshtu, Solana ua ka paraqitur mendimin e tij kolegjialitetit, mirpo keta verioret kendej, si skeptik qe jane kane kerkuar me shume, dhe ai ka paraqitur kandidaturat e tjera, ndermjet te cilave dhe Shqiperine si antare te NATO-s . Qellimi i mbledhjes ka qene per Serbine. Ketu ka nje kontradikte se si Serbia jo antare e NATO-s po afrohet shum shpejt me EU, nderkoh qe ekziston dhe nje kontradikte tjeter, se Shqiperia, nje vend i NATO-s po lihet per me vone, mirpo kjo e fundit ka disa minuse fondamintale, te cilat te thena me ze dhe nen ze, e spostojne per me vone, vonese e cila i ka shancet dhe te shkurtohet, n.q.s. shqiptaret ndryshojne vetem nje figure, -fatkeqesisht, jo i bindeshem per shumicen e popullit shqiptar dhe shumices se kolegjialitetit te vendim-marrseve ne EU. 

mirpo keta verioret kendej, si skeptik qe jane kane kerkuar me shume, dhe ai ka paraqitur kandidaturat e tjera,  .......

mos je gje ne droge te skaduar, apo te ka bo cak experimenti droge me politike?

Ca flet me 'keta verioret kendej' fol tamam per cfare e ke fjalen, mendo cfare mund te behet ketu me keto terma 'verioret' apo 'jugoret' nqs secili do merrej me inatlliqe e shan nje zone te tere gjeografike vetem pse ti ke inat nje politikan!!!

Hajt mo se Solanes i ke bere pyetje... edhe sikur te dije ndonje gje Solana, nuk ka gje ne dore; jo per gje... Dhe fakti qe ka folur me ato tone ne kampusin tuaj, nuk dmth se Solana mori stafeten e diplomatit absolut; se jo per gje, po te themi te drejten; Amerika as nuk e rruan fare per Solanen apo BE-ne, e jo me te ngrihet ndonje bythgrisur evropian te "kritikoje" ameriken... sepse keto nota doje t'i jepje...

Nxorre dy mundesi aty, por harrove qe kishte dhe nje mundesi te trete; qe Solana te injoroi fare. Pergjigja ishte krejt pa lidhje me pyetjen, dhe per mua do te ishte ofeze ndaj inteligjences qe figure e ftuar te flase para kampusit te vazhdoje te llomotise kodra pas bregut... se kodra pas bregut ka folur dhe Solana aty.

Ne Nato, si tha dhe nje me siper, esht edhe Turqia; jo per gje, por eshte dhe Amerika, dhe kjo nuk dmth se u futen ne BE... apo se iu rruajt Amerikes per BEne...!!!

Dhe per te qene brenda realitetit, Serbia eshte shume para Shqiperise per integrimin ne BE (gje qe ka te beje direkt me pyetjen tende), por shume perpara ama. Ne janar u hiqen vizat, qe eshte hapi i pare tregues i integrimit. Dhe Shqiperia nuk eshte gjekundi, nese ploteson kushtet, vitin tjeter nga korriku, muuuuuuuund te perfytyrohet te propozohet per heqjen e vizave; e jo me pare. Nderkohe qe Janari 2010 per Serbine eshte fakt i kryer.

Keshtu qe, Solana jo vetem te ka injoruar, por edhe ka tallur vilet...

Megjithate, duhet te kuptosh nje gje, qe nese te ofrohet mundesia vetem per nje pyetje para publikut, eshte e kote te besh pyetje te tilla si ajo jotja; pergjigje nuk do marresh kurre dhe edhe po te marresh, do te duhen dhjetvjecare per nje pergjigje.

Solanes pyetje e goditur per kohen dhe vendin do t'i ishte:

++ Kur do terheqe Spanja hegjemonine, sundimin, persekutimin dhe shtypjen e saj kunder popullit hero dhe liridashes Bask! ++

Per zvarranike si Solana, eshte me mire qe t'i vije atij per te vrare veten sesa te mendoje per te injoruar me arrogance studentet...

Enekeleida !

Javier Solana.?????????????

Kush eshte, ç'fare eshte, nuk na e prezentove ?

Edhe une pata pyetur Marçelo Lipin per vizat, " shko pyet Igli Taren, me tha - se jeton ne Rome".

"Solana buzeqeshi hapur dhe tha: “Une sot kam folur per menyrat se si mund te lehtesojme Serbine qe te futet ne BE, e disa shtete te tjera .."

E cfare pergjigje mund te prisje tjeter prej ketij "zvarraniku" i cili diten qe zbuloheshin varre masive ku ishin masakruar edhe gra e femije i jepte serbeve "Lajmin e gezuar te heqjes se vizave".

Sa per diplomat jam dakord me Zotrules "Dhe fakti qe ka folur me ato tone ne kampusin tuaj, nuk dmth se Solana mori stafeten e diplomatit absolut; se jo per gje, po te themi te drejten; Amerika as nuk e rruan fare per Solanen apo BE-ne, "

Une nuk e di sa me baze mund te jene fjalet e Solanes. Skeptiket me lart kane dhene nje interpretim alternativ persa i perket kesaj, por duhet te them se me pelqen shume fryma optimiste qe karakterizon shkrimin dhe sidomos frazat permbyllese:

Gjyshja ime prapeseprape s’ka per ta besuar. Por koha ka ardhur per kultivuar Besim. Durim. Empati. Integritet. Krijimtari. Dhe mbi te gjitha, Politike te Mire. Por pa harruar pak vere nga vreshtat tona.

Faleminderit Enkeleida.

me pelqen shume fryma optimiste

Ujku, po shqyente nje gomar nga kerbishtja. Gomari kthen koken mbrapa, e sheh ujkun duke e shqyer dhe thote: "ishalla jam ne enderr"...

Olsi, mos e ngaterroni optimizmin me verberine, dhe mos kujtoni se nese dikush eshte realist, eshte detyrimisht pesimist. Situata e Shqiperise eshte e ketille, realiteti eshte i ketille, si e dime te gjithe (hmmm, pak a shume; jo te gjithe ne fakt). Do te jesh optimist? Fol per te ardhmen me optimizem; por e tashmja eshte kjo qe njohim.

Do nje deklarate optimiste?

Shqiperia ne vitin 2030 do jete shume me mire se sot.

Kenaqu me kete pra.

Ju pergezoj per inisjativen per ta vene emrin e shqiperise ne agjenden e bisedimit, e me shume per te pyetur ate qe i ngacmon me shume mendjen e Shqipetareve, integrimin e vendit ne BE.

 

Personalisht, kjo pergjigje te jep shume mundesi interpretimi mendoj une. Por te gjitha kane nderthurjen e tyre ne realitet, ne hipoteza dhe ne aktualitet. Shqiperia eshte padyshim nje hap perpara ne kontekstin e integrimit pasi eshte pjese e NATO-s. Duhet kujtuar qe asnje vend i ish bllokut komunist nuk eshte bere pjese e BE-se pa u bere perpara pjese e NATO-s. Kjo nuk eshte thjeshte rastesi, perkundrazi e planifikuar me kujdes te madh strategjik. Kroacia po ndjek te njejten rruge qe eshte edhe vendi me i afert me bllokun persa i perket integrimit nga te gjitha vendet e ballkanit. Ne kete pikepamje shqiperia eshte padyshim nje hap me perpara Serbise.

 

Nga ana tjeter, sic po permendin disa ketu edhe Turqia eshte anetare e NATO-s me kohe, por shume larg integrimit ne BE. Por ky argument eshte paksa i paplote ne vetevete mendoj une. Duhet te mendojme per pengesat qe jane hedhur per Turqine nga vendet e tjera. Psh. Franca nje nder shtyllat e bllokut ka deklaruar vazhdimisht se Turqia nuk mundet te jete anetare, por ka prezantuar gjithnje strategji te ndryshme si statusi i vecante etj. Nga ana tjeter Shqiperia deri me tani nuk ka patur qofte edhe ndonje argument apo deklarate zyrtare te ndonje vendi anetare kunder antaresimit te vendit tone ne bllok. Megjithate eshte e pavertete sikur te thuhet se te gjithe anetaret e bllokut e deshirojne Shqiperine e integruar, aq me teper ne nje kohe te shpejte.

 

Gjithsesi, une besoj dhe kam arsye te besoj se Shqiperia eshte me afer integrimit sesa shume here spekullohet ne medja. Sikurse tha Kadareja vitin qe kaloj, "Koha po flet Shqip." Uroj dhe shpresoj qe koha te jete dhe te vazhdoje te jete ne favor te Shqipetareve.

Une e kuptoj pak a shume keshtu fjalet e Spolanes:

- Shqiperine e futem me ne fund ne NATO, tani....... ca m..tin doni me shume?

Enkeleida te prezantonte Solanen, pergjigjia vjen automatikisht.

Solana eshte perfaqesuesi i larte i BE per sigurimin dhe politiken e jashtme.

Me pergjigjen qe jep Solana , len te kuptoje se une e kam kryer detyren time per Shqiperin , duke u antarsuar ne Nato.

Nuk e kuptoj se cka te beje Solana me antaresimin e Shqiperise ne NATO, ne nje kohe kur peshen me te larte ne NATO e luan SHBA-ja, aq me teper nese behet fjale per miratimin individual te vendeve qe nuk jane pjese te BE-se, ne rastin konkret Turqia. Gjithsesi...

Nuk e kuptoj se ç'ka te beje Solana me antaresimin e Shqiperise ne NATO, ne nje kohe kur peshen me te larte ne NATO e luan SHBA-ja.

 

 

Me ate qe thua ti, peshen e vogel Solana e ka luajtur ne antarsimin e Shqiperis.

Shiko si pergjigjet Solana pyetjes qe ben Enkeleida.

Solana buzeqeshi hapur dhe tha: “Une sot kam folur per menyrat se si mund te lehtesojme Serbine qe te futet ne BE, e disa shtete te tjera .. e te mos harrojme qe keto vende nuk jane ne NATO … Shqiperia eshte ne NATO …” Beri nje pauze e vazhdoi duke me pare drejt e ne sy “Mendoj se iu pergjigja pyetjes tende …”

 

 

 

Ne kete rast Solana, ne figuren e nje diplomati me pervoje lidh pyetjen me diskutimin e bere, raporti SHBA- BE .

Shqiperia eshte anetare e Nato-s me mbeshtetjen e forte Amerikane,ne si BE e kemi pranuar deshiren e Amerikaneve. Serbia, Kroacia e Mali Zi, liberalizim vize, se keshtu i pelqen europes.

Nuk duket sikur Solana don te thote " BE liberalizon vizat per Shqiperin kur Amerikanet te jen dakort per antarsimin e Serbis ne Nato"?

 

 

Mendoj se iu pergjigja pyetjes tende?

 

 

Nuk me duket aspak ashtu. Shqiperia per tu bere pjese e NATO-s eshte ndihmuar edhe nga vendet qe tradicionalisht nuk kane patur simpati te madhe per vendin tone, per te mos lene pas vendet qe nuk e kane njohur Kosoven si shtet akoma. Vlen per tu permendur Spanja apo Franca. Nuk gjej asnje arsye per te qene kaq skeptik dhe pesimist. Perkundrazi gjej arsye te shumta per te thene se kam arsye per te qene optimist dhe per ta pare kete pergjigje dhe aktualitetin te lidhura sebashku si shume premtuese. Megjithate do ishte e kote sikur te viheshin kufinje realist per antaresime reale.

 

Amerika luan rol shume me te vogel sesa mendohet ne ceshtjet e brendeshme te BE-se. Vlen per tu permendur percarja e te dyjave ne ceshtje te medhaja si lufta ne Iraq, ku gjigandet e BE-se, Franca dhe Gjermania ishin avokatet me te ashper kunder ketij vendimi. 

 

Serbia ka marrur miratimin per liberalizimin e vizave  per dy arsye qe besoj se dihen: 1. per ate qe shqiperia se kishte realizuar akoma, pajisjen e shtetasve me dokumenta identifikimi te sigurise se larte, nje numer i caktuar i tyre me pashaporte biometrike qe shqiperia nuk i kishte, madje as filluar procesin akoma. Duhet kujtuar gjithashtu se Serbia ka patur standarte te larta jetese dhe sigurie per shume vite me perpara se vendi yne dhe i vetmi proces qe ka ngadalesuar antaresimin e saj eshte shperberja e ish Jugosllavise dhe lufterat. 2. Sepse Serbia nuk duhet vetem te denohet nga BE-ja dhe SHBA-te. Ne kete menyre do te krijonte mundesi per kunderpergjigje, do ti jepte mundesi te madhe Rusise per tu afruar edhe me teper me Serbine dhe ti jepte fund procesit te integrimit per kete shtet pasi ato do te kishin humbur besimin tek perendimi dhe mbeshtetja e tyre. Shqiperia u be anetare e NATO-s dhe e ka shume te qarte se c'fare duhet te beje per tu bere pjese e liberalizimit te vizave me shtetet e tjera te BE-se. Thene shkurt, liberalizimi i vizave per Serbine ishte sa i merituar po aq edhe i dhuruar.

 

 

Thene shkurt, liberalizimi i vizave per Serbine ishte sa i merituar po aq edhe i dhuruar.

Thene dhe me shkurt, edhe kishe, edhe s'kishe gje per te thene.

Ore djema, punet nuk merren varavingo, thjesht me 2-3 gjera qe keni degjuar apo qe mund te dini. Politika dhe diplomacia, sic eshte per te shperblyer apo ndershkuar dike, ne po te njejten menyre vlen edhe nga krahu tjeter, qe demshperblen dhe ndershkon dike.

Ne Ballkan politika ndiqet me antipode dhe jo rralle eshte karakterizuar nga antagonizmi, per te mos thene gjithmone. Sepse, ne te njejten rruge, ka 2 lloje individesh qe ecin paralelisht.

Tani si e njohim historine ne, sepse e para, po flasim per ngjarje qe kane ndodhur gjate jetes sone, dhe e dyta jemi mese te informuar nga mediat, njeri nga keta individe, perkatesisht, Serbia, ka shkaktuar jo vetem vuatjet e individeve te tjere, (me mjete dhe fushata te denja vetem per Gjermanine naziste), por edhe shkaterrimin e tyre ekonomik, social, politik, dhe merr e jep ne cdo fushe te jetes dhe egzistences se tyre.

Perkatesisht, marrim Bosnjen si shembull. Eshte aty ku eshte sot, per shkak te barbarise serbe. Pike. Nese calon politikisht, eshte per shkak te barbarise serbe. Pike. Nese boshnjaket i kane syte te drejtuar nga bota islame, eshte per shkak te barbarise serbe. Pike. Ngado qe ta marresh, nese Bosnja nuk perfiton heqjen e vizave; ka apo s'ka standarte, kjo eshte per shkak te barbarise serbe. Pike.

Nuk ka rendesi se sa e zhvilluar eshte Serbia ekonomikisht, apo institucionalisht. Bosnja ka 4.5 miljone banore qe nuk integrohen ne BE, dhe nuk perfitojne nga liberalizimi i vizave, vetem, VETEM per shkak te Serbise. PIKE. Bosnja e 1989-1990, ishte ne gjendje te shkelqyer ekonomike, sociale dhe institucionale. Nese sot do ishte 25 shtator 1989, Bosnja do ishte anetare me te drejta te plota te BE-se. PIKE! Prandaj, Serbia ne kete gjullurdi, jo vetem qe nuk meriton gje, por, me diplomaci (nga ajo subtle), Serbise i duhet bere e qarte qe perpara e pret demshperblimi i 4 popujve.

................

Shqiperia eshte perfshire ne MSA ne menyren me absurde, me arbitraren, dhe kjo, vetem per shkak te SERBISE. PIKE! MSA u ideua vetem per vendet e ish Jugosllavise qe kaluan konflikt te armatosur. Shqiperia nuk ishte ne Jugosllavi, dhe nuk kishte konflikt te armatosur me asnjeren prej republikave sllave. Shqiperia nje dite e gjeti veten nen prangat e MSA-se per shkak te Serbise. PIKE! Kjo, nuk eshte per te fajesuar Serbine dhe per te nxjerre politikanet tane engjej te pafajshem; por eshte fakt, qe Shqiperia ne MSA eshte prangosur vetem per shkak te Serbise. Se cfare konkluzionesh nxjerr ti apo ndonje tjeter per kete gje, ajo eshte krejtesisht puna juaj.

Eshte e natyrshme te themi, qe Shqiperia sot nuk eshte ne BE, per shkak te Serbise. Eshte e natyrshme te themi qe MSA-ja u nenshkrua me vonese jashtezakonisht te madhe, per shkak te Serbise, sepse ne rradhe te pare, per shkak te saj edhe na u imponua MSA-ja.

Cdo lloj justifikimi kunder ketyre FAKTEVE te pakundershtueshme, eshte tulatje dhe humbje kohe.

Shqiperia terhiqet per hunde dhe poshterohet perdite nga PE, KE, BE, PBE, dhe cdo institucion Evropian, ne menyren me te urryer te mundshme, sepse BE eshte racist dhe diskriminues ne kulm kunder shqiptareve. Kush nuk do ta pranoje kete, per mua eshte i verber dhe llomotit kot.

Arrogance tipike Ballkanike, per te mos thene Shqipetare.

 

Ju po fajesoni Serbine per cdo gje, por po tregoni nivel te ulet analizues me kete sepse nuk mundet asesi qe ajo te jete pergjegjese per cdo gje, megjithse eshte e pamohueshme se ajo eshte pergjegjese per shume gjera.

 

P.Sh. Eshte e kote te mohosh se Serbia eshte fajtore qe Shqiperia i dhuron nafte per te shkuar me lufte me Shqipetaret, ishte vendim i Shqipetareve ky. Eshte e kote te thuash se krizat e 1997-es ishin gatuar dhe ishin servirur nga Serbia. Ato ishin produkt Shqipetaro-Grek te indinjuara kunder Shqiperise. Eshte e kote te thuash se Serbet i bene Boshnjaket terroriste pasi ato kane bere zgjedhjen e tyre per tu bere te tille per aryset dhe bindjet e veta. Nuk behesh terrorist per inat te armikut dhe pushtuesit per ti sherbyer talebaneve. Kjo eshte sikur te thuash qe per inat te vjehrres nusja te shkoje me mudhixhiun. Eshte e kote te thuash e lufta e Serbeve ishte fetare, megjithse ajo u be nen flamurin e fese. Kujto thjeshte qe Serbet kane luftuar edhe Kroatet e Krishtere vetem ne dy dekadat e fundit gjate shperberjes se Ish-Jugosllavise. Pra ato nuk mundet te jene pergjegjesh per cdo gje.

 

Por ato jane padyshim pergjegjes per procesin e ngadalte te integrimit te vendeve te ballkanit per shkak te qendrimeve te tyre radikale apo vendimarrjes se tyre ne dem te te tjereve. Kosova dhe Bosnja jane padyshim dy shtetet "peng" te saj ne procesin integrues. Si rrjedhoje Shqiperia, Maqedonia dhe Mali i Zi jane po ashtu "peng" i politikave balancuese te BE-se, por vetem pjeserisht.

 

Shqiperia nuk eshte ne BE kryesisht prej punes se dobet te Shqipetareve ne administrate, imazhit te keq te saj ne vendet anetare dhe pjeserisht per pasoje te politikave balancuese te BE-se per vendet e ballkanit.

Ik ore alpurthe... te paska hyre vetja ne qejf ty? Apo kujtove se jetove 4-5 vjet ne Amerike e te doli era e hurdhrave? "arrogance tipike Ballkanike"???Ka degjuar dhe boshlleku i kafkes tende shprehje te tilla???

Ju po fajesoni Serbine per cdo gje, por po tregoni nivel te ulet analizues me kete sepse nuk mundet asesi qe ajo te jete pergjegjese per cdo gje, megjithse eshte e pamohueshme se ajo eshte pergjegjese per shume gjera.

Fjala "faj" nuk eshte perdorur asnjehere, je ti ai qe po e perdor. - ngaqe je i mencur, prandaj. Se jo per gje, po duhej mencuri e rralle qe te thuhej ky paragrafi i cituar!

Eshte e kote te thuash se Serbet i bene Boshnjaket terroriste pasi ato kane bere zgjedhjen e tyre per tu bere te tille per aryset dhe bindjet e veta. Nuk behesh terrorist per inat te armikut dhe pushtuesit per ti sherbyer talebaneve.

O te fshifte ty o idjot! Ku i pe boshnjaket terroriste moj funderrine? Ke degjuar ti per boshnjake kamikaze ndonjehere? Degjove ti ndonjehere per bomba neper makina, neper ane rruge, bomba kunder civileve te paperfshire, te perdorura nga boshnjaket??? Pse flet idjotesira moj funderrine? pse na sjell propaganden serbe ketu?

Dha sic ke bere me gjithe pjesen tjeter te shkrimit, vazhdo e sajo pyetje idjote dhe jepu pergjigje idjote, po vete....

Wow, ju kerkoj ndejese per cdo gje qe kerkoj te debatoj me ju. Ju po tregoni vertete nivel super te ulet duke ofenduar dhe share. Me fal zotni po un nuk ju kam ofendu kerkun, jo sepse nuk di, por sepse nuk asht ne antyren teme.

 

Por po ju baj nje korrigjim te fundit:

"Nese boshnjaket i kane syte te drejtuar nga bota islame, eshte per shkak te barbarise serbe. Pike."

-Nese kjo nuk lidhet me mardheniet e Boshnjakeve me terroristet ateheran ju nuk dini se c'fare flisni, sepse Boshnjaket jane bere mysliman qe nga pushtimi Osman dhe jo ne fundshekullin e 20-te. Boshnjaket kane ndertuar celulat me te rrezikshme te terrorizmit ne evrope, vazhdojne te jene me te afrueshmit me Al Kaeden. Kam degjuar per mardheniet e tyre me keto, kam lexuar, madje nga analistet me ne ze te kohes apo mediat me prestigjoze si The Economist apo New York Times.

Si e perkthen ne shqip kete:

 

"vetem per shkak te SERBISE. PIKE!"

-Kjo eshte perseritur disa here, nese me kete ju nuk kuptoni faj, atehere ju jeni duke filluar te mesoni shqipen ose keni qene pergjumshem kur keni shkruar nje nga replikat.

 

Une nuk jam shprehur askund qe jam i urte. Sikur te isha i tille besoj se sdo merresha me ju, per te mos thene se nuk e kam lene shkollen akoma gje qe verteton se une kam akoma nevoje per dije.

 someone; "....mos je gje ne droge te skaduar, apo te ka bo cak experimenti droge me politike?

Ca flet me 'keta verioret kendej' fol tamam per cfare e ke fjalen, mendo cfare mund te behet ketu me keto terma 'verioret' apo 'jugoret' nqs secili do merrej me inatlliqe e shan nje zone te tere gjeografike vetem pse ti ke inat nje politikan!!! .."

 

E para nuk i njoh drogat, se ajo qe pij eshte ose vere e vjeter mbi 10 vjeçare, ose birre, raki Shqiprije, Xhin, uiski, konjak Shqiprie, fernet Shqiprie etj. Sa per verioret, ketu e kisha llafin per vendet e Europes veriore, qe tradicionalisht njihen si vendet e grupit anglo-sakson, dhe nuk kishte kurrfar inati apo sharje siç thua gabimisht. Biles edhe Solanen nuk e urrej, perkundrazi me pelqen si politikan, pavarsisht se i perket nje grupi tjeter aty ne instancat e larta te EU. Mirpo ti siç duket nuk i kupton ca gjera (nuk ka problem, se nuk eshte e thene ti dish te gjitha), siç nuk e di se komentet e mia nuk jane per masen e gjere, por jane per nje pjese te vogel, per eliten dhe ata qe kuptojne nga punet e kesaj bote. 

 

Nuk kam c'ti shtoj komenteve me lart per pergjigjen e Solanes, por me beri pershtypje perkthimi i shprehjes "through the Balkan grapevine".

Kjo eshte nje idiome qe ka te beje me percjelljen e nje lajmi gojarisht (Nese eshte nje derivat i "heard it through the grapevine&quotsmiley. Nuk kemi ne ndonje shprehje per te apo eshte e pranueshme te perkthehet fjale per fjale?

ndoshta "degjova goje me goje".

Very good catch, there. Never thought on this before.

 jam dakort me olsib, qe shkrimi eshte i shkruar mjaft bukur, bravo autores se tij. qendron gjithashtu me lart nga komentet, gje qe s'ndodh gjithnje ketu. me perjashtim te komenteve te alproud.

te vetmin korrigjim i bej alproud, qe kesaj here, franca  ishte vendi qe e njohu me se pari kosoven. ministri i saj i jashtem ne kundershtim me paraardhesit e tij, i do shume kosovaret. po ashtu presidenti me origjine çifute prej Selanikut, siç po duket, ka respekt per shqiptaret. 

franca ka ndryshuar pra politike ndaj nesh.

Ju po delni tek konkluzioni im por po ndiqni rruge te ndryshme. Ajo qe kam shprehur une eshte se ne kemi arsye per te qene optimist, dhe jemi padyshim shume me afer se mendohet per te patur liberalizim vizash dhe per tu integruar sesa deklarohet apo mendohet nga shqipetaret.

 

Ndryshimi i qendrimit te Frances ndaj vendit tone eshte padyshim vendimtare ne kete proces pasi Franca perben edhe "kurrizin" e mbarevajtjes dhe vendimarrjes ne bllok. Njohja nuk eshte bere sepse ai i do, dashuria dhe ndjenjat qendrojne larg politikes ne shumicen e rasteve. Eshte interesi ai qe vendos, jo ndjenjat ne politike dhe vendimarrjen e saj.

 

P.S. Eshte me mire qe nuk pajtoheni gjithnje me mua. Biles eshte per t'iu falenderuar korrigjimi pasi une e kuptoj ate si xhest shume domethenes, pasi me ndihmon te permiresoj gjithnje, sidomos aty ku nuk jam ne nivelin e duhur.

Alproud,

Ne lidhje me Francen, dua t'i them ca fjale meqe e kam ndjekur kete pune qe nga fillimet e para :

Kur shpertheu lufta e Kosoves, njerezit, ne fillim dyshues, por pastaj miratues, u preken shume nga pamja e kosovareve te debuar. Pati nje levizje dhembshurie goxha te madhe, çka kjo shihej qarte ne shtypin e dites. Gazeta "Le Monde", me e njohura ne boten frankofone dhe me gjere, punonte ne regjim te plote per percjelljen e ngjarjeve. Dhe politika redaksionale ishte PRO shqiptareve.

Te mos harrojme se ngjarjet e Kosoves ishin aq te dhimbshme saqe vetem vende si Rusia apo Greqia nuk mund te mos e çanin koken. Por kjo eshte tjeter pune.

Filozofet, historianet, politikanet, dmth shumica e tyre, u rreshtuan perkrah Kosoves. Kjo beri qe te shembet disi imazhi idilik i lidhjeve shpirterore me Serbet. Kjo eshte pika e pare.

Pika e dyte eshte : ndryshimet ne politiken e jashtme te Frances.

Jacques Chirac i perkiste eres se vjeter, eres gaulliane, mitterrandiane, dmth diplomacise se vjeter te trasheguar qe nga 1914, ne mos me pare (1870). Kur shpura e Shirakut u qerua nga pushteti, Sarkozy solli njerezit e vet. Dhe keta njerez, per fatmiresine tone, ishin pothuaj te gjithe pro-atlantiste, pro-amerikane, dhe me nje konceptim tjeter te gjerave.

Qe ketu, faktori serb mori dhe nje goditje tjeter ne diplomaci. Pierre Lellouche, njeri nder keshilltaret me te afert te Sarkozy, dhe njeri nder specialistet me te mire te politikes se jashtme, eshte nje mbrojtes dhe dashamires i "ceshtjes" shqiptare.

Kur nje president vjen ne pushtet, ai nuk ben sipas kokes se vet, por noton ne atmosferen e krijuar prej vitesh. E kjo atmosfere kishte marre anen proshqiptare. Bukuri. Edhe njohja e Kosoves nga Franca, i pari shtet europian, futet ne kete vazhde.

Problemi mbetet ende ne ca qarqe te vjetra te ushtrise dhe diplomacise franceze qe, ndonese kohet e fundit iu ka ikur pesha,  ata mund te rikthehen perseri. Mjafton nje fitore e socialisteve te Segolene Royal dhe ne do te kemi ca probleme me Kosoven. Royal eshte e bija e nje ushtaraku te nderuar dhe e motra e nje ish-agjenti francez qe nuk eshte shquar per pune te bukura. Shkurt, jo se keta te dy kane ndonje gje te veçante me Kosoven por thjesht praktikat e tyre i perkasin diplomacise tradicionale.

Nje person tjeter qe duhet permendur, e qe rri gjithmone nen hije, por qe eshte goxha i afert me presidencen, eshte dhe Renaud Muselier. Muselier eshte BASH djali i tezes se Leka Zogut. Geraldina dhe nena e tij, jane motra.

E me nje fjale, keto gjera punohen dalengadale dhe nuk pelcasin keshtu, si geshtenjat ne nje teme tjeter.

Shendet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).