Për gjimnazistët: 1 vit studimi në ShBA

Pershendetje, ky eshte nje njoftim per hapjen e programit  Youth Exchange and Study (YES), program shkembimi me bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme (15-17 vje&ccedilsmiley, për të kaluar deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Ju lutem, lexoni me poshte nje informacion te detajuar per keto bursa, kriteret per pjesemarrjen ne kete program, datat e aplikimit dhe dokumentet qe duhet te kene me vete diten e konkurrimit.

 
 
Nese keni pyetje te tjera, ju lutem, kontaktoni me ne ne adresen: tirana@americancouncilssee.org
 
Linda Meniku
..........................................................................................
Students need to bring to the test:
- A recent 3x4 cm photo
- passport, birth certificate, or other form of identification
- a pen

To be eligible, students must :
- be enrolled in the first or second year of secondary school
- be a citizen of the country in which they are tested
- speak English well
- have been born between 1 January 1993 and 15 July 1995
- have good grades

For those who qualify, the second round of testing will take place on the day immediately following the first round. A list of round two participants will be posted on the evening of the first day.


 

Registration and and an information session will begin at 10:00 a.m.

Tirana 1 October 2009   Universiteti Europian i Tiranës  Bulevardi "Gjergj Fishta", (ish NPV Nr.2)

Fier 29 September 2009  Universiteti Kristal (ish-hotel Turizmi)

........................................................
 
 
 

 

Mësoni më shumë për këtë program të ri shkëmbimi me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
YES 2010-2011

 

Çfarë është YES?

Youth Exchange and Study (YES) është një program i themeluar në tetor të vitit 2002, i sponsorizuar nga ECA, për të siguruar bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme (15-17 vje&ccedilsmiley, për të kaluar deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara. Thelbi i programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet njerëzve nga Shtetet e Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve mbi vendin dhe kulturën e tyre.

Synimet e programit janë:

  • Të promovojë komunikim më të mirë ndërmjet të rinjve nga vendet e përzgjedhura nga programi YES mbi shoqërinë amerikane, njerëzit, institucionet, vlerat dhe kulturën;
  • Lidhje personale të përhershme;
  • Angazhon pjesëmarrësit në aktivitete që promovojnë mirëkuptim të ndërsjellë, respekt për diversitetet, aftësi drejtimi, dhe njohuri mbi shoqerinë civile gjatë shkëmbimit në Shtetet e Bashkuara;
  • Njohin qytetarët amerikanë mbi shtetet dhe kulturat e studentëve të huaj;
  • Rrisin kapacitetin e organizimeve në vendet pjesëmarrëse në program për të angazhuar të rinjtë në aktivitete që nxisin mirëkuptim të ndërsjellë, respekt për diversitetet, aftësi drejtimi dhe njohuri për shoqërinë civile,  nëpërmjet aktiviteteve me ish-nxënësit.

Me këto synime, ky program siguron bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kalur deri në një vit akademik në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme. Aktivitete të programuara njohin studentët me principet e edukimit qytetar, shoqerinë civile, normat ligjore, shërbimet ndaj komunitetit dhe udhëheqjen e të rinjve, siç praktikohet në Shtetet e Bashkuara. Njëkohësisht, nxënësit amerikanë mësojnë mbi mënyrën e jëtesës së shokëve të tyre të klasës në vendet e YES. Menjëherë pas kthimit të tyre, studentët zbatojnë aftësitë e tyre drejtuesë në vendet e tyre të lindjes. Veç kësaj, grupe ish-nxënësish kanë formuar dhe janë përfshirë në disa aktivitete në shërbim të komunitetit, duke përfshirë grumbullimin e veshjeve për bamirësi, këshilla për më të rinjtë dhe mësime anglishteje, vaksinim dhe shumë më tepër.

Programi mbështetet financiarisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

 

Çfarë arrin një i ri në programin e shkëmbimit?

Koncepti i programeve të shkëmbimit lindi nga dëshira e kombeve dhe njerëzve të tyre për të krijuar ura mirëkuptimi. Në shumë vende, lëvizjet rinore të shkëmbimit janë njohur dhe pranuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që e bën shkëmbimin nga të rinjtë të suksesshëm është mënyra e veçantë e të rinjve për të mësuar mbi një vend dhe kulturë tjetër; duke jetuar si pjesëtar i një familjeje pritëse, jo si mik. Rezultati ndër vite ka qenë një tregues global për impaktin pozitiv të shkëmbimit, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet kombeve, por mbi jetët e qindra mijëra pjesëmarrësve, shokëve, shkollave, komunitetit dhe prindërve të tyre. Shumë nga liderët e sotëm kombëtarë apo lokalë, kanë marrë pjesë në eksperiencat e drejtëpërdrejta të shkëmbimit dhe dëshmojnë për impaktin pozitiv mbi jetën e tyre.

Çfarë siguron bursa e studimit?

Bursa e studimit siguron:

  • Udhëtim ndërkombëtar vajtje – ardhje (nga vendbanimi në Shtetet e Bashkuara dhe kthim);
  • Ndihmë financiare mujore që ndihmon nxënësit të marrin pjesë në aktivitete sociale dhe të blejnë mjete personale të nevojshme;
  • Vendbanimin tek një familje pritëse amerikane të zgjedhur, për një vit;
  • Regjistrimin në një shkollë të mesme amerikane;
  • Aktivitete orientuese të programit, duke përfshirë parapërgatitjet dhe hyrjen në program;
  • Aktivitetet e programit të organizuara në komunitetet lokale amerikane;
  • Mbështetje për ish-nxënësit për të zbatuar projekte në komunitetin ku jetojne;
  • Siguracion mjekësor.

Çfarë nuk sigurohet?

Bursa e studimit nuk mbulon:

  • Pajisjen me pasaportë ndërkombëtare;
  • Shpenzime personale që nuk mbulohen nga paga mujore;
  • Kostot për bagazhet mbi peshe;
  • Telefonatat e bëra nga Amerika ose llogari për e-mail.

Kush paguan për programin?

Ky program bursash mbështetet financiarisht nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe administrohet nga Zyra për Edukim dhe Çështjet Kulturore (ECA) të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara. ECA mbështet mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, me anë të programeve për edukim dhe trajnim, duke përkrahur lidhjet personale, profesionale dhe institucionale ndërmjet qytetarëve dhe organizatave në Shtetet e Bashkuara e kudo, si dhe të bëjë të njohur historinë, shoqërinë, artin dhe kulturën amerikane me të gjithë diversitetin e tyre tek një audiencë e huaj. Programi mbështetet në nivel lokal nga qytetarët amerikanë dhe shkollat e mesme, të cilët në mënyrë vullnetare presin, edukojnë dhe mbështesin studentët pa asnjë detyrim financiar.


Kush pranohet të aplikojë për këtë program?

Në harmoni me iniciativat e mbështetura nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për reforma demokratike, konkurimi për bursat e programit Youth Exchange and Study (YES) bazohet në meritat personale dhe është i hapur për të gjithë aplikantët që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

Për tu pranuar si aplikant duhet:

  • Të jetë i regjistruar aktualisht në vitin e parë ose të dytë të shkollës së mesme;
  • Të ketë moshën për të marrë vizë amerikane J-1 për studentët e shkollave të mesme;
  • Të ketë njohuri të mira akademike;
  • Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (aplikantët duhet të demonstrojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze në momentin e regjistrimit
  • Të ketë aftësi për të marrë vizë amerikane
  • Të jetë shtetas shqiptar.

Kush nuk pranohet si aplikant?

Studentët nuk mund të pranohen si aplikantë nëse:

  • Ajo/Ai nuk i plotëson kushtet e mësipërme;
  • Ajo/Ai ka qëndruar 3 (tre) muaj ose më shumë në Shtetet e Bashkuara gjatë 5 (pes&eumlsmiley viteve të fundit;
  • Familja e tij:
    • Ka aplikuar ose po aplikon për të emigruar në Shtetet e Bashkuara;
    • Ka bërë plane të emigrojë ose ka emigruar në Shtetet e Bashkuara;


Studentët me aftësi të kufizuara

Programi mbështet studentët me aftësi të kufizuara dhe inkurajon pjesëmarrjen e tyre. ECA punon me Mobility International (MIUSA) dhe u siguron studentëve me aftësi të kufizuara trajnime mbi drejtimin dhe u siguron informacione të përshtatshme për t’i mbështetur sipas nevojave në rritjen e tyre gjatë vitit që qëndrojnë në Amerikë.

 

Si përzgjidhen studentët?

Panele të pavarura me profesionistë amerikanë në fushën e edukimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare do të përzgjedhin finalistët dhe kandidatët alternativë. Përzgjedhja bazohet në bazë të meritës që do të dalë nga aplikimi tërësor, referencat nga mësuesit dhe gadishmërinë që do të demostrohet për një eksperiencë shkëmbimi njëvjeçare. Gjithashtu studentëve do t’u kërkohet të kenë vlerësimin mjekësor dhe të deklarohen si të aftë fizikisht për të marrë pjesë në program.
Procesi i përzgjedhjes do të përfundojë në pranverë dhe të gjithë aplikantët do të njoftohen për statusin e tyre deri nga mesi i majit. Aftesitë në gjuhën angleze janë të rëndësishme, por jo element përzgjedhës.

Çfarë ndodh pas njoftimit?

Menjëherë pas njoftimit, finalistët dhe prindërit e tyre do të marrin materiale orientuese për t’u përgatitur për nisjen. Ata duhet të njoftojnë zyrtarisht American Councils që pranojnë bursën e studimit dhe t’i sigurojnë ndonjë dokument që mund të kërkohet. Studentët mund të fillojnë proçesin e aplikimit për pasaportë ndërkombëtare dhe procesin e vizës menjëherë me miratimin e programit.

Nga maji deri ne gusht, American Councils dhe organizatat e tjera partnere do të lidhin finalistët me familjet e përzgjedhura pritëse dhe të bëjnë regjistrimin në shkollat e mesme lokale. Në qershor dhe korrik, përfituesit e bursave do të marrin pjesë në një program orientimi në vendet e tyre. Më pas studentët do të udhëtojnë për tek familjet pritëse amerikane për të filluar eksperiencën e shkëmbimit në gusht.

Studentët duhet të kthehen në vendet e tyre në përfundim të programit në datën e caktuar nga American Councils. Viza amerikane e lëshuar për pjesëmarrësit në program nuk mund të ndryshohet ose të shtyhet për asnjë arsye pas përfundimit të afatit të programit.

 

Kur dhe si mund të aplikoj?

Përfaqësuesit e American Councils for International Education do të vizitojnë qytete të ndryshme për të prezantuar kriteret e aplikimit gjatë vjeshtës.
Aplikantët duhet të sjellin pranë qendrave të testimit dokumentet për pranim (Çertifikatë lindje) dhe një fotografi 3x4 të kohëve të fundit në fillim të regjistrimit. Qendrat e testimit do të njoftohen sa më shpejt që të jetë e mundur nëpërmjet njoftimeve në shtypin e përditshëm, radio dhe i gjithë informacioni mund të gjendet nëpërmjet internetit tek www.americancouncilssee.org ose www.americancouncils.org. Aplikantët mund të marrin pjesë në testim vetëm në NJË qendër testimi.

Të gjithë aplikantët do të kenë një test të shkurtër anglisht (Raundi 1). Ata që kalojnë testin e parë do të kenë një test më të gjatë për aftësitë në anglisht dhe të shkruajnë një hartim në anglisht (Raundi 2 i cili zakonisht zhvillohet një ditë pas Raundit 1). Kandidatët mund të mbarojnë të dy raundet e para të konkurimit përpara se të marrin materialet përfundimtare të aplikimit dhe përpara intervistës. Pas përfundimit me sukses të raundeve 1 dhe 2, gjuha angleze nuk konsiderohet më si kusht selektiv.

 

Si mund të përfitoj nga eksperienca e shkëmbimit?

Programi Youth Exchange and Study u jep mundësinë studentëve të mësojnë mbi njerëzit dhe kulturën në Shtetet e Bashkuara dhe të mësojnë të tjerët mbi njerëzit dhe kulturën e vendit të vet. Studentët përforcojnë vlerësimin dhe zhvillojnë ndjeshmërinë për kulturat e tjera, eksperiencë për rritje personale dhe pavarësi dhe përgaditen për një botë të pavarur. Studentët lidhen shumë me familjet e tyre pritëse amerikane dhe komunitetin atje, saqë shpesh kjo lidhje zgjat për gjithë jetën. Gjithashtu pjesëmarrësit do të fitojnë aftësi personale, njihen me kuptimin e shoqërisë civile dhe zhvillojnë aftësitë udhëheqëse që do t’i ndihmojë ata në zgjidhjen e shumë problemeve edhe në komunitetet e vendeve të tyre.

 

Cilat janë disa disavantazhe të mundshme?

Studentët që janë të interesuar për këtë program duhet të marrin parasysh edhe efektet negative që mund të ketë ky program:

  • Ju mund të mos ktheheni në kohë për të zhvilluar provimet përfundimtare tuajat;
  • Ju mund t’ju duhet të përsërisni vitin shkollor;
  • Megjithëse studentët marrin pjesë në një program akademik në Shtetet e Bashkuara, tekstet shkollore janë të ndryshme dhe ju mund të mos mësoni të njëjtin material si në vendi tuaj.

 

Kush organizon programin?

Rekrutimi, përzgjedhja, orientimi, udhëzimet e udhëtimit dhe aktivitetet me ish nxënësit organizohen nga American Councils for International Education, një organizatë jo-fitimprurëse që drejton zhvillimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës Lindore, Euroazisë dhe Ballkanit. Misioni i organizatës është të ushqejë zhvillimet e pavarura dhe demokratike me edukim të përparuar dhe kërkim, duke kultivuar udhëheqje dhe fuqizimin e individëve dhe institucioneve nëpërmjet të mësuarit. Gjatë 30 viteve te kaluara American Councils është kthyer në  një nga organizatat kryesore per edukim dhe trajnim që punon në rajon. Ajo administron mbi 30 programe shkëmbimi dhe trajnimi, duke përfshirë disa programe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për studentët e shkollave të mesme, studentët e universiteteve dhe të sapodiplomuar, mësuesit dhe profesorët.

Disa organizata të tjera private jofitmprurëse në Shtetet e Bashkuara si World Link, PAX, and ASPECT mbështesin gjithashtu programin YES. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u ka kërkuar këtyre organizatave të lidhë pjesëmarrësit me familjet pritëse amerikane dhe të organizojnë aktivitete gjatë programit njëvjeçar.

36 Komente

Xhizis meri end xhozef c'kohe m'u kujtuan ...

PS: and I'm not taking Lord's name in vain in english smiley.

  • Të jetë i regjistruar aktualisht në vitin e parë ose të dytë të shkollës së mesme;
  • Të ketë moshën për të marrë vizë amerikane J-1 për studentët e shkollave të mesme;
  • Të ketë njohuri të mira akademike;
  • Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze (aplikantët duhet të demonstrojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze në momentin e regjistrimit
  • Të ketë aftësi për të marrë vizë amerikane
  • Të jetë shtetas shqiptar.

Jam dakord me keto pika por ate me shkronja te zeza sikur spo ma pret radakja cfare lloj aftesie duhet te kesh te marresh vizen amerikane?

Ket, s'di c'behet tani, por ne kohen time ishin teper misterioze.  Nga 30 a me shume aplikues, vetem tre e moren me here te pare. 

Po e di aman se kam pas vellane qe eshte djegur vetem per vizen.

Vellai yt paska qene per t'u dorovitur lol.

PS: S'kam gje kunder programit, por ndoshta ne kohen time ishte "a little too much, and a little too soon ... "

 Te ka pa zoti po rri se ka edhe me keqTongue si i thone asaj shprehje " ke pas fat moj qene " smiley

sa t'lehi n'zemer. po kaq ka dhone ky tjetri smiley

Të ketë aftësi për të marrë vizë amerikane!

D.m.th keta as vizen s'te sigurokan????? E kuptova drejt kete?

A mos duhet te thote kjo qe te rinjte 17 vjecare pasi te torturohen per te marre vizen amerikane, edhe vetem nese jane te sukseshem mund te kene te drejten te aplikojne per kete program duke filluar perseri me disa procedura te tjera?

Cilat janë disa disavantazhe të mundshme?

Studentët që janë të interesuar për këtë program duhet të marrin parasysh edhe efektet negative që mund të ketë ky program:

  • Ju mund të mos ktheheni në kohë për të zhvilluar provimet përfundimtare tuajat;
  • Ju mund t’ju duhet të përsërisni vitin shkollor;
  • Megjithëse studentët marrin pjesë në një program akademik në Shtetet e Bashkuara, tekstet shkollore janë të ndryshme dhe ju mund të mos mësoni të njëjtin material si në vendi tuaj.
  • Mund te qelloheni me arme zjarri
  • Mund te bini pre e thirrjeve raciste
  • Mund te ndiheni keqe,te vetmuar,te perbuzur nga moshataret e tu ose nese je seksi femer mund te te shtyjne te besh seks me gjithe klasen
  • Mund t'ju mungoje familja,shoqeria edhe ne rast aksidenti familja juaj nuk mund te vije t'ju takoj pa kaluar njehere testin e ambasades ne tirane
  • Sigurisht qe nese pas nje jave ndroni mendjen ose duhet te bisedoni me dike as mos t'ju shkoj ne mendje se pervecse autoriteteve amerikane dhe familjes amerikane asnje nuk ndodhet aty per ty,apo me keqe ti jape llogari familjes suaj ne shqiperi
  • Ne rast deshtimi te aplikimit asnje kosto nuk do t'ju rimbursohet!!

 

Programe shume te mira (u shtofshin!). Fat te mbare konkuruesve.

Te dergosh nje te mitur nepermjet programeve te tilla qe kane nje kontroll vertete te kufizuar mbi veprimtarite e te miturve, ne nje kontinent tjeter, per nje vit? Vetem nje mendje prindi e papergjegjeshme do e bente.

Eksperienca ne fushen e arsimit te larte me ka bere te qarte qe madje as te rinjte ne moshe madhore, qe vijne nga vende me nje diference te larte standartesh dhe liri te kufizuara, s'jane ne gjendje te menaxhojne nje jete totalisht ndryshe. Pale ca adoleshente, truri i te cileve s'eshte zhvilluar akoma totalisht per te perceptuar nje realitet kompleks.

Po s'kane faj ato, faj ka ministria e arsimit qe ju jep fushe veprimi universiteteve te pjerdhura private si ai Kristal apo ndonje tjeter te ketij niveli. Njerezit nganjehere duhen mbrojtur nga vetja.

Ca info shtese do ishin me vlere, si psh. YES eshte nje program i ri, veprimtarine e filloi vetem ne 2003 dhe merret kryesisht me te rinj te vendeve te varfra te tipit Ghana, Indonezi, Turqi, Maleizi, Filipine...Program i ngritur nen influence te 11/9/'01 si nje rindertim urash mes kulturave ekstremisht te ndryshme, natyrisht me teper i fokusuar ne vendet muslimane.

Pse flet ne kete menyre La rosèe.

Nuk ishim ne, qe ne kete moshe shkonim ne aksione, per ndertimin e socializmit.

Nuk ishte kjo moshe qe partia i besonte veprat e saja madhore.

Besoju, keto nuk shkojne te ndertojne Ameriken, po te mbushin formularet.

ashtu eshte vertet, aq ishim nga 14 a 15 vjec a dicka me shume. mirepo ty s'te prekte kush me gisht, ndersa tani mos e kesh mendjen ta rrembejne femijen nga dora. dhe femijet pa kontroll jane preja kryesore e perverteve

la rose, ka absolutisht te drejte. gafa e madhe ne te gjitha aspektet ta leshosh femijen ne ate moshe ne nje realitet krejt te panjohur dhe larg syve.

nejse, kush leu, mendjen e vet pelqeu

Program shume i mire.

15 - 17 vjecareve do u vleje shume pervoja e nje viti ne SHBA. Do njohin veten dhe do zgjerojne horizontin. Gjasat jane qe do takojne shume njerez te mire dhe do bejne miq per gjithe jeten. Amerikanet vete i dergojne femijet 3000 milje larg kur nisin kolegjin ne moshe 18 vjecare.

Paranoja eshte e semure.

Mbaje veten la-rosee, mos dil nga shishja. Shkembime te tilla kulturore ndermjet shkollash dhe familjeve egzistojne ne te gjithe boten e zhvilluar. Per mendimin tim keto eksperienca do te sjellin perfitime te medha ne keta individe dhe as qe mund te krahasohen me ato ekperiencat e konvikteve "mesjetare" te shkollave te mesme gjate komunizmit, te cilat gjithsesi kishin perfitimet e tyre.

Suksese te gjithe aplikanteve!

 

P.S. La-rosee, ke frike se ndonje nga keta te ze vendin?

17 vjec edhe hahet, por 15 eshte shume heret!

Edhe Adili i shkrete do m'kishte dhane te drejte per kyt!

Vejini men' kalamojve! Mos i merrni ne qafe kot n'Amerike, se si ky Adili ke shtepia e Simpsons do rrijne edhe ato!

Une per vete kam degju "horror stories" me kalamoj shqiptare neper Frigging Indiana apo Alabama!

Mos i sillni kalamojt n'Amerike me tahmin!

Sidomos 15 vjec!

Oklahoma mori ne qafe gjithe talentet e brezit tim ne shkollen time.

Une shpetova rastesisht se plaku im skishte 5mijedollare smiley

Kur them mori ne qafe, them seriozisht mori ne qafe. Nje nga me brilantet  ne mesime qe kishte gjithe te mirat ne shpi te vet, nuk ben me per kete dynja. Nga trute e kokes ta kam llafin.

Dhe vete ata qe u pasuruan me  kete aktivitet, dhe qe se pari derguan femijet e tyre, sot, thone qe kane bee gabim.

Nuk e di se cka eshte ky program, me vjen keq qe po e paragjykoj. Nje i ngjashem ekziston per me te talentuarit e shkollave te mesme andej nga viti i dyte gjimnaz, jane ca bursa angelze. Por ato jane shume te pakta, ama njerezit kane ngelur super te kenaqur per shkollat ku kane shkuar femijet e tyre dhe rrugen qe kane marre keta ne jete.

Por sido te jete, para 18 vjeceve, une gjithashtu, jam KONDRA largimit te kalamajve nga shtepija, pervecse kur kane ndonje mundesi brilante shkollimi qe eshte me dhjetra here me mire sesa mundesite aktuale, apo vetem ne rastin kur shkollimi ne vendlindje eshte aq i dobet sa i ve ne rrezik te ardhmen.

 

 

 

puna është që edhe nga këndveshtrimi shkollor mbeten prapa. gjimnazet amerikane japin provimet në vit të tretë për të bërë aplikimet në kolegj, të cilët studentët e huaj nuk i japin dot sepse nuk janë pjesë e sistemit amerikan. prandaj nëse duan të vazhdojnë më tutje në sistemin amerikan, nuk mund të futen dot në vit të katër por duhet të mbeten në vit të tretë. për më tepër j-1 viza e ka të detyrueshëm kthimin në shqipëri për marrjen e vizës së shkollës f-1 nëse e ke j-1.

dikur ka qenë më kollaj për ta bërë këtë kapërxim por prapë ishte shumë e vështirë të siguroje viza pune pas mbarimit të shkollës. tani është bërë thuajse e pamundur.

por për ata që duan të vijnë vetëm për shkëmbim përvoje, pse jo. u priftë e mbara.

Nuk e di se cka eshte ky program, me vjen keq qe po e paragjykoj.

Mos t'vije keq hic!

E kena per detyre me i paralajmeru robt! E them k'te sepse ne nuk jena fjala vjen Anglia, qe kalamoni do i' cike eksperience dhe shko ne Afrike te Jugut!

Do baba, me shku me e pa, i hypen 500 euroshit, dhe shko e shikon!
Kalamojt e shqiptareve qe vijne vetem ketej jane si jetima! Te shperndame neper Oklahoma dhe Mississippi! Te betohem!

Do baba, a do nona me e pa! Ti haje mutin! Nuk ka vize! Duhet me i besu ca thote cuni (kalamo) apo goca (edhe kalamo, edhe goce e bukur!).

Po leje ate muhabet tashi! Mos i merrni kalamojt ne qafe!

jo er jo,

une  e kam lone smiley

te thashe, e kam pa me syte e mi, se shoket e mi qene nder brezat e pare qe e hengren. Jua  di hallet, sot mas 15 vjetesh jane akoma duke u rropat , ca dhe pa shkolle, ca dhe pa letra , rrugeve te amerikes....

kurse te tjeret qe u rriten  ne shqiperi, e  qe ju pat ngel merak pse nuk shkuan, u bene per bukuri, e shkuan me vone ne amerike per universitet, master apo phd, me kontrate pune apo per kokrren e qejfit te vet...

Kur i krahasoj sot, seriozisht me dhimbsen......smiley

u bene per bukuri, e shkuan me vone ne amerike per universitet, master apo phd, me kontrate pune apo per kokrren e qejfit te vet...

Bingo!

Esence, esence je!

Mundohna ne gagachet me artikulu rremujen qe kena ne koke! Tre llafe tjetra! Dang, dang!

 

Thx lv! smiley

neqofte se do qe femija te shikoje boten, blejini bileten per dy jave dhe le te beje nje shetitje ne Europe dhe ne Amerike, po pastaj te kthehet ne shtepi qe te mbledhe mendjen. Keshtu per nje vit as familja, as femija nuk ka kontroll. Ka nga ata qe kane ecur dhe u ka dale mire, por ka dhe shume te tjere qe nuk kane bere dot dokumentat dhe kane ngelur ne vend per vite me rradhe..

Eshte gjynah te merren me qafe njerezit me keto reklama. Me mire nje sensibilizim per te kunderten qe te mos mbyllin syte prinderit dhe te dergojne adoleshentet ne anen tjeter te botes vetem se quhet Amerike!

Jo te gjitha eksperiencat njerezore mund te koincidojne me te te tuat apo me ato qe njeh ti!

Leri njerezit te veprojne sic i deshiron shpirti!

smiley

secili ti rrisi kalamajt sic e mendon me mire ols.

dhe ata qe i nisin, e mendojne  per mire. spo nderhyn njeri ne deshiren e tyre, thjesht eshte mire te informohen dhe nga eksperiencat e te tjereve.

le qe mos ki merak, se nuk jane sot prindet shqiptare si prindet tane qe se kishin idene se si eshte bota. Te pakten jo ata prinder qe kane dy leke e kane pare nje cike dynja me sy, apo qe kane mundesi te informohen.

Kush ka pasur mundesi, dhe plot nga ata qe njof une, i kane shetitur femijet e tyre ku kane mundur neper bote per pushime qe tju hapin syte.

Dhe nuk i leshojne me nga dora kollaj, edhe injorantet i cojne ne shkolla private ku jane te kontrolluar e ku i merr e i con furgoni nga shpija, ose psh , shkolla e mesme H.Fultz ne Tirane, ka shume arsye pse eshte shume e frekuentuar, por nje nga arsyet eshte dhe qe eshte 5 vjecare dhe femija te del 19 vjec nga shkolla smiley Kjo shkolle, psh ben shkembime studentesh me ameriken, ama i ben ne rang shkollor, dhe me se shumti ne kampe verore ku ka mbikqyrje, ose shkolle me shkolle, dhe jo ti plase  nje vit ne fund te botes ne nje familje qe kushedi ca eshte, zoti i rujte. Dhe mos e paca gabim, per keto shkembime zgjidhen nxenes te viteve te larta.

 

 

 

Rreklame asgje me teper,nuk kam asgje kunder qe peshku perfiton bonus nga keto reklama po kam frike se mos eshte ndonje tip "sude",pamvaresisht perfitimit Blendi ben gabim qe e sjell tek peshku kete reklame,jo per gje por akoma nuk na jane bere kalamojt 15-17 vjece ose me keq akoma nuk kemi kalamoj fare.Jemi akoma ne fazen e berjes se ndonje "leku" tu pa tu bo.

Eshte gje shume e mire mundesite qe po i jepen sot te rinjve shqipetar. Ka ardhur koha te vlersojme eksperiencen e jetes njesoj si ate akademike. Ne duam dhe duhet te ndjehemi te barabart kur kjo gje fillon te shkelet qe ne vendin tone. Vene nje sere kriteresh absurde dhe te bejne te ndihesh sikur ke te besh me perendi dhe jo me qenie te barabarta me ty. Gjithsesi provojeni, ja vlen!!

"Jo te gjitha eksperiencat njerezore mund te koincidojne me te te tuat apo me ato qe njeh ti"

 Jo, ne fakt ka dhe shume me keq smiley.Per me gjate te ka sqaruar tushja

 

... por ka edhe shume me mire!

Sdq. jam shume dakord me Tushen!

Ne fakt une do te doja qe gjithsecili te gjente vetveten ne vendin e vete.

Nderkohe... nje eksperience diku tjeter... nuk do te bente keq!

...me te mirat e te keqijat e saj... smiley

 E paske seriozisht ti. Une dhe te dua s'kam sesi ti ndaloj prinderit te bejne ça te duan me kalamajte( megjithese ka ligje qe i ndalojne, qe do te thote qe prinderit s'jane te pagabueshem). Kur me pyesin them ate qe mendoj, sepse ndryshe nga vitet e para ku nuk e dinim çfare ndodhte , tani kemi me shume informacion dhe eshte gjynah qe prinderit te mos e konsiderojne. Kete SHUME ME MIRE nuk e di me çfare parametri e mat ti, sepse per mua nje njeri qe mund te jete shume mire materialisht po eshte i shkaterruar psikologjikisht s'eshte me mire. Varet pastaj sesa ta thone ty si jane psikologjikisht apo sa je ne gjendje ta dallosh ti.

  Une nuk njoh asnje njeri qe te mos kete pasur familjen afer , mundesi per te udhetuar sa here te donte per ne Shqiperi ,mundesi per te nderruar ambientin ku e çuan etj etj si keto qe i kane permendur dhe me siper, qe te jete shume mire psikologjikisht. Vertete eksperiencat behen se dhe po te gabosh meson, po sikur dhe te mesojme nga gabimet e te tjereve s'eshte keq, ndryshe per çfare shkruan ti ketu kur s'i intereson askujt mendimi yt dhe eksperienca jote?

Me vjen keqe qe po lexoj per "eksperience" !!! C'fare eksperience do fitoje nje i ri / e re ne moshen 15-17 vjece qe nuk e fitoka dot ne shqiperi ne vendin e vete? Nese jo ne vendin e vete c'fare mund ti afroje me shume Amerika sesa Italia, Franca,Gjermania apo Anglia?

Edhe nese nje i ri/re ka aq shume deshire te udhetoje per nje vit a nuk do te  bente me mire nje tur evropian duke pare dhe perjetuar jeten ne BE me 27 shtete sesa nje vit ne nje shtet ku 90% e robeve nuk kane dale asnje here nga shteti i tyre?

Edhe nese flitet per eksperience ajo duhet te jete nje eksperience midis te dy vendeve, njerezve te ketyre vendeve , te rinjve apo familjeve!! Ne kete rast nuk ka eksperience, nuk flitet fare pasi vetem nje ane ajo amerikane e perjeton. Familja amerikane nese dergon femijen ( kurren e kurres nje familje normale nuk do ta dergonte femijen per 1 vit jashte&nbspsmiley per 1 jave apo 1 muaj e dergon me kujdestar edhe eshte e gatshme te jete tek koka e femijes se vete cdo ore e minute. C'fare mundesie ka familja shqiptare ta bej kete? 

Ambasada e amerikes dhe anglise ( qe te hidhen ne ere ne Tirane as me dhimbset hic fare) kane marre vendime nga me katilet. Po i vecoj keto dy ambasada se jane nga me katilat dhe me te ashperit megjithese bejne zyrtarisht si miqte me te medhenj te shqiptareve.

Refuzim pleqve per te pare vajzat dhe djemte per martese, motres per te pare vellane e semure, baballareve per te pare femijet e tyre, gjysheve per te pare mbesat/niperit... 

Tani duan ti marrin kalamaqte atij vendi??? Nuk u ngopen kafshet?

 

 

C'fare eksperience do fitoje nje i ri / e re ne moshen 15-17 vjece qe nuk e fitoka dot ne shqiperi ne vendin e vete? Nese jo ne vendin e vete c'fare mund ti afroje me shume Amerika sesa Italia, Franca,Gjermania apo Anglia?

E drejte Liqeno. Cfare eksperience do te fitoj nje i ri 15-17 vjecar ne SHBA Angli apo France? Edhe Mafia qe eshte Mafie vjen ne Shqiperi dhe i studion anetaret e rinj, ne qe i kemi aty duhet ti cojme deri prapa diellit.

Kur te kthehen, atyre do te tu duhet nje studim tjeter, si te vjedhin, vrasin koruptojne apo koruptohen, si ti transportojne droge dhe si te marin motrat te tyre dhe ti shesin ne Itali per prostitucion.

Jo mor vella, me mire leni aty ku jane, se kane c'te mesojne. Ketej vec edukate dhe sjellje te mira do te mesojne.

Tani duan ti marrin kalamaqte atij vendi??? Nuk u ngopen kafshet?

ke fol si Taliban i vertet o Liqen hajt te lumte pushka smiley

Me vjen keqe qe po lexoj per "eksperience" !!! C'fare eksperience do fitoje nje i ri / e re ne moshen 15-17 vjece qe nuk e fitoka dot ne shqiperi ne vendin e vete? Nese jo ne vendin e vete c'fare mund ti afroje me shume Amerika sesa Italia, Franca,Gjermania apo Anglia?

Nuk po tallesh apo jo?!

Cfare mund t'i ofroje me shume Amerika???!!!

Nje bote te tere!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

Dhe mjaft me ate apostrofen midis "C" dhe "fare" tek "Cfare"... se me hoqe trurin!!!

Cfare siguron programi?

- Vendbanimin tek një familje pritëse amerikane të zgjedhur, për një vit;

 

Para disa muajsh, programi 60 Minutes kishte nje emision ku flitej rreth ketij problemi.  Shume nga familjet "e zgjedhura" ishin nga ato qe kishin femije te vegjel te cilet kerkonin shume vemendje, si rrjedhim merrnin studente te huaj nga exchange program thjesht qe te kishin nje "free babysitter" ne shtepi.  Per koicidence, nje shoqja ime qe shkoi ne USA ne vit te katert te gjithmnazit, i kishte rene te qendronte me nje familje qe kishte adoptuar 2 femije me te meta mendore nga Moldavia, dhe ishte e detyruar te rrinte mbyllur te kujdesej per femijet.  Derisa me ne fund i kerkoi ndihme familjes se nje shoqeje amerikane te shkolles te transferohej te rrinte tek ta.

Programet e exchange jane te mira, por sigurohuni qe familja ku do qendroni eshte vertet "e zgjedhur."

Une femijen tim do ta kisha derguar vetem per nje summer school.

Pse nuk duhet derguar 15-17 vjecari  ne nje vend me kulture te ndryshme nga tendja per 1 vit shkollor.

E para, prindi nuk ka informacione pr fammiljen ku do te qendroje i riu. Ajo familje nuk ka rendesi per prinderin nese ka te ardhurat e mira materiale ose jo. Per prindin ka rendesi cfare eksperiencash te sukseseshme ka ajo,  ne edukimin e te tijve. Prindit nuk i intereson fare perfitimi material-social-human qe mund te kete familja amerikane per kete "bamiresi".

E dyta adoleshenti ne nje periudhe te turbullt psiko-fizike ka nevoje patjeter te qendroje prane familjes ku ai merr dhe shkemben eksperienca me bashkemoshataret e vet, te nje kombi, dhe ne konsulencen ose edukacionin prinderor, qe ne kete moshe eshte mese intensiv, pamvaresisht se duket indirekt. Gabime te renda ne kete moshe rendojne ne tere jeten per adoleshentin.

E treta, nje shkolle europiane do te ishte me afer nesh psikologjikisht dhe lidhjes ose me mire frymes, tradites "konservatore" te edukimit, kultures, historise dhe ndertthurjes se saj me vendin ame. Afersise dhe mundesise qe prindi te shikonte ecurine e adoleshentit. Vendimi i prindit ne raste qe nuk do t`i shkonin "per shtat", do ta benin ate ta nderpriste e mos te kalonte caqet. Izolimi ne "ishullin e parajses" do ti krijonte anomali.

E katerta, shkollat amerikano veriore jane tejet te lira ndaj ushtrimit te edukimit, psh. per te ushtruar forcen e vullnetit ndaj punes. Mjaft te lira ato bejne seleksionimin ne kolegje dhe universitete. Investimi i politikave amerikane te edukimit per keta te rinj extraamerikane ka si qellim jo shkollimin por gje tjeter, pamevaresisht pozitivitetit si kendveshtrim nga ana e tyre.

Gjuha  e ushtruar eshte e parendesishme ne rastin e adoleshentit.

Neqoftese deshiron te marresh me qafe femijen tend, e nis me ndonje nga keto programe. Eshte njesoj sikur ta marresh ne katapulte e ta hedhesh, pa ditur se ku do ndaloje. Idealisht funksioni i ketyre programeve te shkembimit kulturor eshte shume fisnik, praktikisht dhe sidomos ne memedheun tone te dashur nuk eshte i tille.

Kur biznesi dhe paraja te zene syte njerezilleku del nga dritarja.

Te keqiat e ketij programi jane :

-Shumica e shqipetareve qe nisin femijet dhe paguajne $ 5-6 mije nuk e shohin si te mundshem faktin qe femija do u kthehet pas nje viti shkembim kulturor.

- Femija pajiset me J-1 viza, qe vjen bashke me rregullin per tu kthyer ne memedhe per dy vite pas afatit te skadences. Kthimi ne F-1 qe eshte vize studenti, e cila do ti duhet femijes nese do vazhdoje te qendroje ne USA , qofte per vitin e katert apo vitin e pare ne universitet eshte shume e veshtire, qe do ta lere kete femije ne limbo per nje kohe te gjate.

-Organizuesit e programeve te tilla ua bejne fushe me lule si prinderve si femijeve realitetin qe u pret ne USA qe shpeshhere del e kunderta.

- Familjet qe zgjedhin te kene studente ne shtepi jane vullnetare e per rrjedhoje jo te "kontrolluara" keshtu qe duhet te te luaje rol edhe shansi ne cilen familje bie.

Me vjen cudi si paskan rifilluar keto programe, bene buje para nja 10 vitesh e rane ne qetesi...rrezik ambasada amerikane ka harruar se 90 % e shtudenteve per shkembim kulturor jane akoma ne Amerike.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).