Partia e piratëve

Një nga surprizat e zgjedhjeve të fundjavës së kaluar në Gjermani, ishte suksesi i Partisë së Piratëve, parti që synon zbutjen e ligjeve të të drejtave të autorit në Internet.

 

13% e të rinjve meshkuj që votonin për herë të parë zgjodhën këtë parti. Në total, Partia e Piratëve mori 2% të votave, në rang kombëtar. Jo keq, për një parti me qëllime shumë specifike.

Për më shumë, shikoni këtë artikull nga Spiegel (anglisht) dhe këtë koment nga The Economist mbi suksesin e marketingut të një partie që identifikohet me piratët.

12 Komente

hallall, zoti ju rujte  smiley

Jemi ngop me partite tona,pmusaraj dashka edhe parti pirate.

Pirate jane vete politikanet tane.

hehe secili per vete Zoti per te gjithe

Tamom si G99-ta nuk u duk fare ne tabelen perfundimtare.

shyqyr që jeni o njerëz se s'kena pare për të gjitha.

Dhe sa per informacion nje kandidat i kesaj partie eshte me dosje te hapur ne drejtesine gjermane per kinder pornografi.

Keshtu qe Penar me kete prurje qe ke bere tek peshku ne rradhe te pare ke nderu veten tende si "pirat interrneti"qe je si dhe te gjithe pedofilet ku jane me ne krye Roman Polanskin.

Mos harro qe vlen dhe si homazh ndaj MJ (RIP, o ZoT!)! smiley 

Ne Suedi Partia Pirate eshte themeluar para 3 viteve, kurse sivjet mori 7 % te votave ne zgjedhjet per Parlamentin Europian. Po pergatiten te marrin pjese edhe ne zgjedhjet lokale dhe ne ato paralamentare vitin e ardhshem. Megjithese per te fituar nje deputet, u duhen rreth 100 mije vota, "piratet" jane optimiste. E vecanta e tyre eshte se nuk mbajne tubime zgjedhore, por gjithe veprimtarine e kryejne permes rrjeteve sociale.

Me duket se njeri nga themeluesit, eshte ende ne burg per pirateri, dhe ne fakt, keta ishin nje here nje lloj grupi kunder "Copyright", qe vendosen t´i pergjigjeshin me organizim politik masave te rrepta te qeverise suedeze ndaj piraterise.

Pergjithesisht jane te rinj simpatike dhe aventuriere, por jo si keta te partise simoter ne Gjermani, qe paskan edhe pedofile ne rradhet e veta.

"Partia e Pirateve" eshte thjesht nje Logo Partie per te hyre ne politike duke paraqitur nje ceshtje Interneti sic eshte ajo e Copyright-it,duke qene se jemi ne moshen e Internetit,(jo si ajo e Shqiperise se B),fansat e internetit,perdoruesit, jane te shumte,masiv,pjesa me e madhe, te rinje!Ideja e Logos se partise Partia e PIRATEVE eshte e vecante,qellimi eshte te siguroje nje numer,nje elektorat per te fituar te drejten e perfshirjes ne politike, duke qene se politika ne ditet e sotme eshte nje biznes,keta"Piratet" nuk e kane keq!

E vecanta eshte se kjo parti nuk mbeshtet ne Ideologji,thjeshte ne interesa te nje shtrese te caktuar qe perdorin Internetin.Sa do ta kete te gjate jeten nje zot e di..

Po pse PD,PS, te vjeter tashme ne historine e "Demokracise" nuk jane ne nje fare menyre Parti Piratesh?,qe bejne biznes ne interes te atyre qe kane pushtetin?..NDOSHTA keshtu erdhi koha!

S`ka me ideoligji,s`ka me socializem.C`ngelet me ?Vetem te krijohen keto lloje partish,ndoshta jane forma te reja te organizimit shoqeror,ndoshta degjenerimi i saj!

Fantastike kjo ide! Tani partia e pirateve do te niset ne kerkim te ishullit te thesarit ( votave), do te beje lufte me Kapiten Gremcin ( poziten ne pushtet) ose Mjekerziun... Dhe pasi te gjejne thesarin e pare, (qeverine) kryetari i partise, Xhek Sparrou do te nise lundrimin ne kerkim te thesarit te rradhes, dmth. te behet president i gjithe ishujve te thesarit.... etj. etj...  smiley

p.s. Hurbinek, vazhdoje ti historine... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).