Pango padit Top Channel, kërkon 1 milion euro

 TIRANË - Ish-Ministri i Kulturës Ylli Pango padit në Gjykatën e Shkallës së Parë televizionin "Top-Channel". Padia ka të bëjë me skandalin seksual, ku ish-ministri u filmua duke i kërkuar favore intime gazetares së maskuar si aplikante, në këmbim të një vendi pune. 

Lajmi u konfirmua mbrëmë për SH2, nga burime të sigurta pranë togave të zeza në kryeqytet. Padia civile e firmosur nga vetë ish-ministri Pango do të gjykohet nga gjyqtari i çështjeve civile Agim Bendo, i caktuar me anë të shortit elektronik. 
Sipas padisë civile, (me objekt "padi shkaktim dëmi" dhe nr. dosje 1276), paditësi Ylli Pango, kërkon dëmshpërblim nga televizoni kombëtar "Top Channel" në vlerën 1 milion euro. 

Padinë e tij, Pango e ka argumentuar si më poshtë: "Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme". 
Pango kërkon gjithashtu në padi "detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj palës paditëse të cilat në mënyrë direkte apo indirekte që mund të dëmtojnë personin e tij". 

"Kërkoj detyrimin e palës së paditur të paguaj shpërblimin për dëmin e shkaktuar në vlerën 1 milion euro"- thuhet në fund në padinë e dorëzuar nga avokatët e ish-ministrit. 

Mësohet se në arsyetimin e kërkesë padisë, avokatët e sish-ministrit kanë renditur edhe një sërë deklaratash si dhe materialin bruto të regjistruar nga emisioni "Fiks Fare". Në padi nënvizohet shpesh se janë kryer filmime brenda ambienteve të banesës duke cenuar, sic thonë avokatët, privatësinë e klientit të tyre.


*********

Si shtesë të padisë së tyre, mësohet se avokatët e Pangos kanë dorëzuar dje në Gjykatë edhe një material të njejtë me rastin Pango, të ndodhur në një vend të Evropës juglindore, ku Gjykata e Strasburgut është shprehur në favor të "viktimës". 
Gjithashtu, mësohet se në ditët në vazhdim avokatët e ish-deputetit Pango do të depozitojnë edhe tarifën prej 1 % të vlerës së kërkuar në padi, (10 mijë euro) si formë garancie (këtë shumë e parashikon ligji për fillimin e procesit civil). 

Ndërkohë, dosja penale e skandalit Pango ndodhet në prokurorinë e kryeqytetit dhe rrezikohet të mbyllet për shkak se as policia dhe as prokuroria nuk janë në gjendje të gjejnë vajzën që futi në kurth ish-ministrin Pango. Ka qenë fillim i muajt mars kur televizoni Top-Channel nëpërmjet emisionit Fiks Fare publikoi pamjet, pas të cilave ish-ministri Pango u shkarkua. 

 

 

35 Komente

Madheshtore! Edhe me gjigande do ishte sikur te fitonte!

Eshte njesoj si te vjellesh si qeni mu ne goje te gjithe popullit!

madheshtore; cfare s'degjon ne Shqiperi!!!

Me beri pershtypje masa e demshperblimit qe kerkon kurvari:

1 miljon euro! nuk e ka mbushur vitin qe eshte shkarkuar, dhe kerkon 1 miljon euro; cka dmth se per nje vit ai kishte bere ne plan te fitonte 1 miljon euro!

madheshtore! Cfare s'degjon ne Shqiperi!

O ç'u kënaqëm, tha ajo tek "Përrallë nga e kaluara"

he se i cojne ndonje mberthecke tjeter ata, ene e harron ylli padine smiley

Mire e ka Pango.Duhet tja prese hovin dikush ketyre filmimeve ne shtepi.

Jane bere me keq se sigurimi diktatatorit keta te fix.

Se kuptoj mire qe bejne turpe, por duan edhe para, dhe shifeni po nuk i fitoi smiley

u trasmetu vidja e plote smiley

ene doli qi ylli skishte bo nai turp te pabom smiley

Pse nuk ia kishte kerkuar ai asaj? Qyqa po ajo pse ka frike te jetoj ne Shqiperi, paska kerkuar azil "politik " dhe ne France pale. Big Grin

po pra po e ka kaplu frika gocen smiley

po dhe ajo e shkreta nga halli e boni mi ketline, eshte e veshtire jeta smiley

pastaj histori azili politik ti besoj ke nigju , se ca prrallash tregojne smiley

 

 

"as policia dhe as prokuroria nuk janë në gjendje të gjejnë vajzën që futi në kurth ish-ministrin Pango" - keta kur s gjejne dot kete, imagjino c'behet me mafjen...

U, po vajzen e kishte gjetur gazeta ne facebook, thoshte qe ka kerkuar azil politik ne France smiley Si s'e gjen dot prokuroria?

"Kërkoj deklarimin e palës së paditur përgjegjëse për shkatim dëmi ndaj personit, si rezultat i publikimit të të dhënave të pasakta, jo të vërteta dhe të përfituara në mënyrë të paligjshme".

Keta as padi nuk dine te ngrene more aman! E tregojne fajesine e tyre me gojen e tyre!

A jane te dhena te pasakta dhe jo te verteta (pra, genjeshtra dhe shpifje)?

Si qenkan perfituara (perftuara, duhet thene, o gazetar!) atehere? Si qenka kjo, perftim ne menyre te paligjshme e nje dickaje qe nuk egziston?

Tani, o paditi per shpifje, o paditi per mashtrime, por qe jane te perftuara ne menyre te paligjshme, kjo eshte pataksi!

Duhet te vertetosh te paren njehere, qe eshte me te vertete genjeshter dhe shpifje; dhe kjo arrihet vetem duke perdorur materialin e "perftuar ne menyre te paligjshme"!!!

 

Ka gjasa edhe qe te fitoje, do me dukej cudi ne fakt, sepse i thone Top Channel, jo shaka! Te pakten nje proces te hapur gjyqesor, proces publik, arrin ta perftoje.

Nga ana tjeter, duke pare qe dhe Mediu doli i pafajshem... uh uh... mjere Top Channel!

Sex, drugs & rock 'n' roll...!!!

 

Nderkohe... edhe 1 milion euro... s'do ishin keq!

Duhen, pse jo?!

 

Ec aty Pango!!!

 

Specialisti i mbertheckave dhe... breckave!!!

u trasmetu vidja e plote Smile

ene doli qi ylli skishte bo nai turp te pabom Big Grin

Kjo eshte magjia e televizionit!

Sikur ka edhe nje Deklarate nga K..ret e PD-se per prishje morali te Partise, nga Pangua si pjestar i kabinetit Mixhist ..Po me ata si do i veje filli ? Se mos i merr Top  qeni - (ne se ka gazetar si  Realisti ) Chanel ( ne se nuk e ka gazetar ) si deshmitar .

Pango ka shume te drejte. Ai eshte shkarkur si minister nga Birisha mbi bazen e jo fakteve. Edhe Topi nuk mund te provoje me fakte se Pango ka bere turpe. Po fitoj gjyqin Pango, ka per te hapur gjyq tjeter dhe do i kerkoje Birishishes demshperblim per shkarkim te padrejte. Ore a e kuptoni se edhe sikur Pango ta kishte bere me ate cupen, prape nuk kishte  me pasur fakte. Gjykata jone kerkon faktin ore faktin. Prandaj tjeter here Topi te fuse nje mikrokamer brenda tek vagina nese do te fitoje gjyqin me gjykatesit shqiptar, pasi fakti eshte gjithmone brenda.

Miss Pango po shijonte la dolce vita ne France sipas gazetave. Bravo, bravo...

Si ka mundesi qe Top Channel nuk thote gje per kete?

Ndoshta sepse

Pango kërkon gjithashtu në padi "detyrimin e palës së paditur të mos publikojë në të ardhmen artikuj, intervista apo komente ndaj palës paditëse të cilat në mënyrë direkte apo indirekte që mund të dëmtojnë personin e tij". 

 

Ne shqiperi nuk dihet se kush do fitoje, te pozites mbase nuk duan te beshtesin Pangon, dhe Top Channel mbase ka aq para te bleje ndonje gjyqe.

Fakti mbetet ama, qe sado i piste Pangoja te jete, ne c'do vend te botes me ligje e fiton kete ceshtje. Sikur kjo vajza te qe ne ndonje shkolle/panair puneje dicka e tilla, dhe Pango te kishte vajtur dhe ti thoshte hajde nga zyra ime dhe te gjeje une pune ti. Po, nuk do kishte shans ne gjyqe.

Keshtu sic u be ama, me vajzen dhe Top Channel te paret qe shtyn ceshtjen, dhe e shtyn ne menyre te tille qe thjeshte takim me nje reprezantiv nuk arrinte, por duhet te takoheshin ne person me Pango-n atehere dicka mund te fitoje. Sidomos, kur sipas anes se pangos, ministri i kishte ofruar te takohej me njerez te tjere dhe etc, por keta kishin kerkuar te takoheshin personalishte ne shtepine e tij.

Per mua dhe Pangos mire ju be, se dicka dinin ata per Pangon (per "dobesite" qe beren gjithe kete veprim) po dhe Top Channel duhet te paguhej se nuk vazhdohet me budalleqe ala populiste, po pa-baze ne ligje, tip Fiks Fareje.

Sipas videos se plote qe ka dale kohet e fundit ne internet vihet re nje provokim shume i madh nga ana e vajzes si dhe stafit te Fiks Fare me ne krye bariun e lopeve, Filip Cakulin.

Eshte vete vajza qe e provokon gjate gjithe kohes dhe i thote qe nuk mund te vij ne mengjes, vetem ne darke jam e lire. Nderkohe qe Ministri i thote qe hajde neser kjo i perserit prape qe vetem ne darke eshte e lire.

Per mendimin tim ai duhet te kishte kerkuar me shume se 1 milione euro. Mbase 10 milione  euro. Ky eshte haptazi nje  provokim kriminal, dhunim i privatesise.

Pango, s'ke çfare te kerkosh nga Top chanel, ato e kane bere per te miren tende.

Ke harruar se si perfundoi kapoja i Topit, duke u marre me te dashura.

Topi, duke pasur nje eksperience te hidhur, nga keto lidhje dashuriçkash, e ka bere per te miren tende.

Top chanel, eshte fanari i moralizmit per Shqiptaret.

 

O peshq qe e tregoni se trurin e keni sa te peshkut, cfare thoni keshtu? Perdorni me pare llogjiken, para se te shkruani brockulla, me keq se ato plakat e keqija qe nuk kane tjeter te bejne vec te marrin te tjeret neper goje.

Pangoja nuk ka cfare demshperblimi te kerkoje sepse ai ka abuzuar plotesisht me postin qe kishte. Ate nuk e akuzuan per shfrytezim prostitucioni por me keq ate te shfrytezimit te postit si Minister qe kishte dhe me te drejte mori pergjigjen e duhur, duke e larguar nga ai post. Sipas llogjikes se Pangos dhe te shume te tjereve qe llogjikojne keshtu atehere duhen te ngrihen te gjithe trafikantet e droges apo te femrave qe jane kapur nga filtrimi i policise ne rradhet e tyre dhe te akuzojne policine sepse i ka provokuar te bejne gjera te tilla dhe te kerkojne demshperblim. Duhet te dali tani cdo prostitute e rrugeve dhe te akuzoje policine sepse personi qe e kapi ishte nje polic i maskuar qe e provokoi te bente seks me te dhe te kerkoje po demshperblim.

Ajo vajza qe mori pjese ne demaskimin e Pangos publikisht duhet mbrojtur dhe pergezuar per guximin qe tregoi, sidomos duke patur parasysh dhe ate opinion akoma anadollak qe ekziston ne Shqiperi. Ajo tregoi ate guxim qe shume vajza te tjera nuk arriten te marrin mundimin vetem nga turpi ne opinion qe do ta ndeshkonte. Ketu e kam fjalen vetem per ato vajza qe jane ngacmuar nga Pangoja dhe jo per ato qe kane shkuar me te me plot deshire. Ketu duhen ndare gjerat. Kush e do vete le ta marre, por jo te shfrytezohet nje vajze vetem duke u nisur nga pozicioni i punes. Dhe ketu tek peshku ka akoma anadollake qe ne vend te denojne Pangon merren me vajzen.

Pangoja duhej denuar me tej, me burgim dhe jo vetem me shkarkim nga puna. Por me keta palo gjykates qe kemi nuk besoj se ne nje te ardhme te afert do te kemi dhe kesisoj denimesh. Nese Pangos i merret parasysh, gje qe ne Shqiperi nuk eshte e pamundur, atehere ky eshte dhe fundi i dinjitetit njerezor tek ne dhe femra eshte po aq e pambrojtur, si ne kohen e Turqise. Ky do te ishte hap prapa ne mbrojtjen e te drejtave te grave, qe jane nenat dhe motrat tona dhe cdo njerit nga ne mund te ti ndodhte me nje femer te familjes apo fisit dhe pastaj do ta shihnim se si do te reagonin keta peshq qe mbrojne akoma Pangon.

Qellimi i vertete nuk eshte demshperblimi, por "rehabilitimi i figures".

ToPi nuk do te paguaje , asnje qindarke por...  ky zoteria do te do te rehabilitoje figuren...

Nuk eshte beteje Juridike, pasi padia eshte e rrezuar qe ne fillim... ta shohim

Ka qene shume interesant ai gjyqi i Tajsonit me ate ish missin.

Kur  gjyqtari bente pyetje te tilla si :" Te beri presion" "Te perdhunoi" ajo pergjigjej me qetesi JO . Biles i kishte vajtur i ftuar nga ajo dhe me nje tufe lulesh .

Po atehere perse e akuzon ?????

Une u tremba kur pashe tere ate mal me muskuj ......

Dhe Taison e kuptoni TAISON ose Polanski shkojne ne burg ! 

E sikur te kene kaq kulture injorante smiley keta shkollaret e Justifikimit te Pango - langaraqit ose lamashit ! Nje matrapaz Kopetencash Ministrore ashtu sic eshte i gjithe kabineti Qeveritar me ne krye k/ matrapazin familjar te GERDECIT , qe nuk vlejne as sa gjysma e Fiksi Fare !

Je DAK (dmth Ushtar i vjeter)

ushtarit te vjeter i thone daut, jo dak. smiley

eshte apo s'eshte ashtu?! edhe ushtarit te ri i thone fruth... smiley

kot jam goc ish-oficeri une... smiley

he moj mo tani...mos i 3go lidhjet aq shpejt... se nuk ma merr mendja qe yt'ate te ka mesuar "fjalorin" e repartit, dhe nuk ma merr mendja qe te merrte me vete ne pune... thuj te veteten tani smiley

Me merrte me vete, ne fakt, por kam qene shume e vogel per t'i mesuar ato fjale. Keto ia kam nxjerre me grep, me vone... kur e ngacmoja per kohen e ushtrise. smiley

Kur ishim ushtare keto vitet e fundit 85-90 te vjetrit na thonin "Iku Daja" smiley

Mesa di une Pango ka shanse te mira per ta fituar gjyqin. E hengri edhe Filip Cakuli (bariu i lopeve).

Pergjigje zotit Lase:

Nisur nga fakti, se kurvaret asnjehere nuk kane fituar, zor se mund te gjendet gjykates (veç Bendos) qe do te mund t'i jap te drejte profesionistit te "fushes", Pangos.

Sa per Filip Çakulin, mos u merakos fare. Ai eshte nje intelektual i klasit te pare, vendi i te cilit perfshihet ne radhen e atyre qe meritojne dhe marrin dekorata nga Presidenti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).