OSBE-ODIHR nxjerr raportin përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri

http://img14.imageshack.us/img14/7233/2008020715384744405856o.jpgNë një raport përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri të publikuar sot, zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, thotë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan përprarim të prekshëm përsa i përket procesit te regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, kornizës ligjore të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore, votimit, numërimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.

 

Por këto përmirësime të qenësishme, thuhet në raport, u errësuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë ato gjatë numërimit dhe tabulacionit të votave, të cilat përkohësisht e bllokuan procesin në disa zona. Këto veprime të partive politike e minuan besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve.

Megjithëse plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së thuhet në raport, këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

Megjithë kufizimet kohore, thuhet në raport, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përgatiti dhe i administroi zgjedhjet në mënyrë profesionale si dhe ndërmori disa hapa për të rritur transparencën e procesit. Por ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, u vunë re probleme gjatë caktimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulta.

Një zhvillim i rëndësishëm pozitiv, thotë raporti, ishte fakti që për herë të parë, listat e votuesve u nxorën nga regjistri i kompjuterizuar i gjendjes civile. Nga raporti i vëzhguesve del se cilësia e listave të zgjedhësve u përmirësua ndjeshëm krahasuar me vitin 2005.

Në raportin e ODIHR-it thuhet gjithashtu se duke patur parasysh kufizimet kohore, shpërndarja e kartave të identitetit ishte përgjithësisht e suksesshme.

Megjithëse zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë politike tejet të polarizuar, fushata ishte përgjithësisht e qetë dhe u raportuan vetëm disa incidente me dhunë.

Dita e zgjedhjeve, thuhet në raport, ishte përgjithësisht e qetë. Vëzhguesit e vlerësuan pozitivisht procesin në 92 përqind të qendrave të votimit të vizituara por vërejtën një numër shkeljesh procedurale, mes të cilave, përdorimi i bojës, dhe votimi familjar. Sistemi i ri i monitorimit elektronik duket se e arriti vetëm pjesërisht qëllimin e forcimit të besimit dhe të transparencës në procesin e votimit. Me vazhdimin e numërimit, thotë raporti, partitë politike filluan të ndërhyjnë më aktivisht sidomos aty ku rezultatet dukej se ishin të përafërta.

Në një numër qendrash numërimi, thotë raporti i ODIHR-it, kutitë nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën agregate.

Shpesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ndërhyri vendosmërisht kur u vunë re probleme.//lk

________________

Raporti i plote mund te lexohet ne anglisht tek faqja e OSBE ketu, ose si pdf ketu.

53 Komente

Whitewash!!! A fucking disgrace..

Mos u merzit me keq se "grek" nuk ka.

Raporti i plote mund te lexohet ne anglisht tek faqja e OSBE ketu, ose si pdf ketu.

Interviste e BBC shqip me zedhenesin e OSBE per kete raport.

 

sa sperto ene ti gjibo,

llokum ne goje jua jep peshkatareve peshkun smiley  smiley

Jo vetem raportin, po qe dhe reagimet e politikaneve per raportin. smiley

Birisha thote raporti eshte i drejte dhe gjithashtu shton, “Ftoj kryetarin e PS, Edi Rama të lexojë këtë raport, të heqë dorë nga skenare virtuale, nga dhunime inekzistente dhe nga shpikjet. Shpresoj qe ky raport ta bindë zotin Rama, se vendi i deputetëve të tij është në parlament”.

Rama nga ana e tij akoma s'e ka qit koken nga rera, dmth nga mbledhja konsultuese me majat e PS-se (Lakrori & Co) se si do ti pergjigjen ketij raporti, meqenese ata varen trajsen e bojkotit pjeserisht tek OSBE dhe prezencat e huaja, dhe ja mbushen OSBE-se kutine postare me trakte me "fakte" qe tregonin manipulimin e zgjedhjeve, nderkohe qe raporti shprehimisht e hedh poshte kete pretendim per fakte manipulimi, mesa duket te formuluar shprehimisht dhe me qellim ne raport per te mos i lene asnje hapesire interpretimi Rames dhe mediave te tij.smiley

Njekohesisht shumica e peshqve per te njejtat arsye nuk komenton artikullin, gjithashtu dhe per solidarizim me Ramen, qe te mos i dalin para. smiley

 

Harrova te shtoj qe pertej pulitikes, vleresimet relativisht pozitive te ketij raporti (te pakten ne krahasim me te shkuarat) jane goxha lajm pozitiv per gjithe Shqiperine. smiley

Ja dhe Rama reagoi me ne fund.

Duke u bazuar në konkluzionet e raportit, Rama theksoi se gjendja e demokracisë në Shqipëri është kritike, zgjedhjet e 28 qershorit nuk i përmbushën standardet për të cilat socialistët u përpoqën gjatë gjithë periudhës përgatitore të zgjedhjeve dhe që qytetarët e vendit meritojnë, ndërkohë që raporti është një kambanë alarmi për zgjedhjet.

"Përsëritim bazuar në këtë raport se qëndrimi ynë i kushtëzuar ndaj kuvendit që doli nga zgjedhjet është rruga ku kalon transparenca e domosdoshme për gjithçka që ka mbetur e errët dhe që fshihet në kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore që janë pjesë e konstatimit se në 1/3 e qendrave është numëruar keq dhe shumë keq"- theksoi Rama .

Shih si e nderroi justifikimin, nga zgjedhjet u vodhen tek nuk u arriten standartet. smiley Kjo do jete parulla e re Rames mesa duket, dhe eshte akoma me absurde si arsye per te bojkotuar parlamentin, sikur bojkoti tani do beje qe zgjedhjet e tjera ti arrine standartet. smiley

Rama, diten e kongresit ne interviste per top-channel, tha se statuti nuk nenkupton rikandidim ne rast humbje por meqe zgjedhjet ishin thellesisht te deformuara atehere ai do te rikandidonte sepse nuk kishte humbur me te vertete.

Ne Shkoder disa here e pyeten te thoshte si ishin vjedhur votat, dhe ai perseri refuzonte te jepte provat.

Tani edhe ata me adhuruesit e tij besoj e kane te qarte qe kjo eshte vetem alibi e asgje me shume. Prandaj nxitoj te bente kongresin e gjithcka tjeter para se te dilte raporti perfundimtar. Tani i vetmi argument per Ramen eshte qe te thote "do rri se dua te rri dhe vetem me dhune mund te me hiqni". Argumentat llogjike atij njeriu i kane perfunduar.

O ti cuni qe ndjek Top -Channel  a e pe sec ndodhi ne Fier? Po raportin paraprak te evropit per 1/3 e zonave te votimit ishin cilesuar shume keqe a i pe ti cuni? Po deklaraten per qeveri legjitime e di ti cuni kush e beri ? Po per numrin e votave di ndonje shpjegim ti cuni?

Edhe e fundit meqe qenka kshu puna edhe te besojme evropin, a duhet te plotsohet kushti i hetimeve te zgjedhjeve per te hyre ne parlament?

 

Ik ore megjith' OSBE... zgjedhjet ishin te kristalta!

ore seriozisht tani; OSBE-se nuk ja marr mendimin as per ne hale. Jo sala te fitoje, po dhe argita me shkelzenin...

tani nje gje eshte normale;

nese hyn ne zgjedhje, qe nga gjysma e politikaneve konsiderohen si te parregullta qe pa filluar akoma, se z'ben, nuk ka nje shanc mbi toke qe te mos "zbulohen" parregullsi. Madje parregullsite krijohen dhe sajohen dhe rruges.

Vetem per nje gje me vjen keq per ato zgjedhje;

qe Berisha nuk u kujdes per te pare thjesht mendimin e paprekur te popullit; - a e do apo jo megjithmend ai numer votuesish ate. thjesht m'u krijua pershtypja qe nuk i interesoi fare.

O Liqen, ca ndodhi ne Fier?

U zune komisioneret, ta hapim te mos ta hapim nje kuti. Si perfundim erdhi ne Tirane dhe u numerua. Kaq.

Ca thoshte raporti paraprak, qe ka patur probleme ne 1/3 e qendrave te numerimit. Dmth qe ikin e vijne komisioneret, sic eshte bere zakon ne Shqiperi, sa here qe e shofin rezultatin te shkoje kundra forces se tyre dhe tejzgjatin nje proces qe maksimumi dy dite duhet te zgjase.

Pra standartet me te larta nuk jane arritur.

A eshte ndonjera prej ketye prove qe vota ne kuti eshte manipuluar, qe ka qene vote per PS dhe eshte bere per PD? Me sa kuptoj une jo. A ka prezantuar Rama edhe ne forumet e partise ndonje prove te tille? Perseri jo. A ka ndonje prove te tille ne mbi 6000 ore filmime nga kamerat e vendosura neper KZAZ? Me aq sa jane bere publike deri tani, prap jo.

Ma thuaj dhe njehere cfare kerkon atehere?

Shumica e ketij poplli nuk e do Berishen, kjo dihet edhe u duk dhe nga zgjedhjet dhe kete e thote dhe rezultati zyrtar. Prandaj nuk eshte ajo ceshjta.

ore Tironso... e ke inat ti Berishen, kete thuaj, po kjo nuk eshte e mjaftueshme qe te thuash se shumica e popullit nuk e do.

 une di te them nje gje, se 99% e zgjedhesve qe kane votuar per PD-ne, kane votuar per Berishen.

Po t'i vesh balle per balle, ne nje fare zgjedhjeje tip "presidenciale" si ajo e Amerikes, Berisha do merrte te pakten 40% te votave te te gjithe popullit, dhe pjesen tjeter, ndaje si te duash ndermjet 1000 politikaneve te tjere.

Kjo nuk eshte se e ben Berishen politikan "te suksesshem", si ka qejf ta quaje veten ai; perkundrazi, kjo e ben Berishen xhelatin me te madh te shqiptareve ne liri. Pavaresisht si ka qejf t'i lexoje shifrat Berisha dhe pastaj t'i interpretoje; kur keto fakte te kuptohen nga "opozita", atehere mund te vihen punet ne vije dhe te perpilohet nje strategji fitoreje. Nuk eshte strategji fitoreje ajo qe bene socialistet "do ruajme votat nga vjedhja e do jemi vigjilente" e terci e verrci si puna e kesaj. Kur te vije halli qe te diskutosh e te perfytesh me gjysmen tjeter te politikes shqiptare, qe t'ja nxish edhe pak imazhin vendit tend para botes me ankesa 4-5 mujore pa afat skadence, vetem e vetem per 1, 2 apo 3 deputete (maksimumi) atehere je force politike me mentalitet humbesi, u ke hyre zgjedhjeve kot, dhe duhet t'i jesh mirenjohes Zotit qe fitove bingon qe te dha edhe ato 60 vende ne Kuvend.

Nese PS-ja apo forcat e tjera ne Shqiperi, do kishin bere plane fituese, nese do kishin mentalitet fituesi, dhe tope per te zbythur Berishen, atehere do te duhej te ishte bere fjale per 30 vende me shume(dhe lart) ne Kuvend  sesa Berisha dhe kalbesirat bythlepirese qe e ndjekin nga mbrapa si zagare.

Inatin t'ja kesh, po hakun mos ja ha. Nese do te kruash dhembet me dike per kete dukuri ekskluzivisht shqiptare, ai duhet te jete populli yne; tejet i leshte, tejet i mefshte, tejet budalla dhe injorant.... ose duhet te marresh parasysh opcionin tjeter... ndoshta e meritojne Berishen dhe e kane votuar me deshire sepse ate kane dashur.

Plako pergjithesisht dakort me te gjitha, pervec 99%-it dhe paragrafit te fundit.

Nuk e ka fajin poplli se PS-ja u bo kopja e PD-se. Andej Sula, knej Rama. Une nuk shihja ndonje ndryshim per te qene mes tyre, pervec ca manierizmave ekstra te Rama, te cilat ca i interpretojne si progres, ca si snobizem qe con ne arrogance. Atehere per ca te votote poplli i shkrete? Me mire nje Berishe te plakur, te zbutur e deri diku te ngopur nga pushteti, apo nje Ramishe te ri, kokderr e te etur? Kjo ishte zgjedhja qe pati ky popull, e prap se prap arriti ta limitonte autoritarizmin.

Populli pati shume zgjedhje, jo vetem dy. Mos u bej absolutist kot.

Doja ta thosha ketu, se pak e kam pare, per te mos thene s'e kam pare fare... por, Rama ka bere nje fushate shembullore. Shkoi fshat me fshat dhe i pa hallet e popullit nga afer. Kjo nuk eshte e gjitha, rendesi ka se cfare ka komunikuar me popullin... me nje popull aq te lodhur, qe edhe therrimet dhe te peshtyrat kur i ha nga pushtetaret, i merr si favore, i merr si bekime nga qielli... Ketu mendoj se ka caluar pak fushata e tij. Po une keto detaje, te jem i sinqerte, nuk i njoh, - nuk e di se cfare komunikimi ka patur Rama me popullin perdhe`, ate popullin qe takohet gju me gju, qe mendon cfare t'u jape femijeve per te ngrene diten e neserme... E nuk besoj qe te shkosh e te takosh te tille njerez me Phaeton ben pershtypjen e duhur. Ndersa Berisha perdori marifetin e "e fus pirun ne xhepin tim dhe e nxjerr luge ne xhep te Meksit".

Alternativa kombetare, pro popull, ne interesin me absolut te popullit ishte vetem bojkotimi total i zgjedhjeve, dhe kjo, supozimisht, ngaqe eshte me me pak probleme shoqerore sesa revolucioni; - gjeja me e domosdoshme per shqiptaret.

Shqiptaret kete gje nuk kane per ta kuptuar ndonjehere, sepse kane mentalitet argati, bujkrobi; mentalitetin e atyre qe ai i Madhi fare thoshte: "ketij populli t'i ashtu t'emen, te therret baba".

Askush ketu te peshku nuk flet per pasoja, askush nuk di te beje llogarine me te vogel, se cfare pasojash kane keto lloj zgjedhjesh (jo votime, por zgjedhje, - choices) per te ardhmen, si ate te afert ashtu edhe te larget, sadopak...

Jo cdo profeci eshte profeci ne vetvete; disa prej tyre jane thjesht llogari matematike te nje zhvillimi ngjarjeje, perfundim llogjik i saj; por eshte jashtezakonisht e rralle per ndonje pushtetar ne bote, ardhja ne pushtet e se cilit eshte shoqeruar gjithmone me fatkeqesi natyrore.

Une po flas per Shqiperine, jo thjesht konceptin e Shqiperise, por thelbin, substancen, ne lidhje te pandare me ambjentin dhe rrethanat ku egziston ajo.

Shqiptaret, - kete e them si nje prej tyre, - me ther ne zemer, por keto gjera nuk i kane kuptuar dot kurre.

Nje nga kushte per te hyre ne BE ishin keto zgjedhje. Keshtu para se te gezoheni apo hidheroheni per raportin mendoni efektin qe ka ky raport ne te ardhmen e shqiperise.

A thua ja vlen te thuhet qe 'loja' luhet 'teknikisht' mire, nderkohe qe strategjikisht eshte pothuaj pa vlere? (psh sa % votuan? a e fitohet loja duke luajtur, apo duke ndryshuar rregullat?)

toko - 15 Sht 2009 - 2:14am

 

Nje nga kushte per te hyre ne BE ishin keto zgjedhje. Keshtu para se te gezoheni apo hidheroheni per raportin mendoni efektin qe ka ky raport ne te ardhmen e shqiperise.

postimi me i zgjuar

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

TE HAPEN KUTITE

.....

Shume dakord,por a e di ti cfare ka futur Enkel Demi ne kutine e fundit????????????????????????????????

Lexoni, lexoni nje cike ate pjesen ku KQZ zgjodhi nje "interpretim formalistik dhe shume te ngushte te nenin te Kodit ku flitet per te drejten e dy anetareve per te kerkuar rinumerim"!

Gjithsesi, nga leximi i teresishem, (dhe biased) imi, une arrita ne konkluzionin qe keto zgjedhje, ne syte e OSBE-se kane marre nje note pakaluese!

Fakti qe nuk pati vrasje, dhunime etj ne diten e zgjedhjeve, eshte ofendim per inteligjencen, qe te tunden si progres!

ID-te, TV-te CC nuk ka thene njeri qe nuk jane progres!

Gjithsesi, interpretimi i Raportit nga njera apo tjetra pale nuk pin shume uje! Sala do thote yll fare, Rama do thote mut fare!

Rendesi ka se si do e interpretoje Komisioni Europian kete Raport! Nqs ai thote qe zgjedhjet permbushin standartet e ketij Komisioni, dhe i hap rruge Shqiperise per ato vizat etj, atehere eshte progres.

Nqs, pas interpretimit te Komisionit, Shqiperise nuk i hapet drita jeshile per hapat e tjere qe ndoqen fqinjet tane, ateher pirdhi n'te raportit dhe nones se raportit!

Te presim.

Gjithsesi, nga leximi i teresishem, (dhe biased) imi, une arrita ne konkluzionin qe keto zgjedhje, ne syte e OSBE-se kane marre nje note pakaluese!

smiley

Nuk je vetem ti qe e interpreton ashtu raportin, eshte dhe Rama. smiley

Oh, se harrova. Hidhini nje sy dhe interpretimit qe i ben zedhenesi i OSBE-se, se mbase di ndonje gje me shume se juve ai per kete raport. smiley

Jens-Hagen Eschenbaecher: Së pari, kunkluzioni ynë ishte se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu që vlerësimi i përgjithshëm është pozitv.

Ndersa per

Lexoni, lexoni nje cike ate pjesen

Do thosha qe sidomos ajo presja mbas asaj pjeses ishte bombe fare. smiley Mos u patetizoni, dhe e them me rrespekt kete. Me sill nje raport per zgjedhjet e fundit te kujtdo vendi peremdimor (qe s'jane ne nje nivel me ne per krahasim, po gjithsesi) dhe po nuk pati ndonje pjese me verrejtje atehere hallall kallamat e peshkimit qe i kemi si cmime per temat pyetesore. smiley

une jam i djathte e them qe te mos keqkuptohemi qysh ne fillim.

raporti i OSBE-se pasi e lexova te gjithe m'u duk - personalisht- shume pro-pozitiv.

manipulime nuk ka pasur. ka pasur probleme periferike qe nuk mund te cenojne legjitimitetin e procesit zgjedhor.

opozita duhet te kuptoje se me kushte "virtuale" nuk mund te kete leshime pa vend. opozita duhet te beje politike ne kuvend. nuk mund te marri shembull berishen e 2001 ne se do te beje politike te re. por si duket politika e re nen kupton bojkotin qorr.

sot ne konference Rames j'u be nje pyetje. perse engjell hysi, bashkeshorti i vasilika hysi ne 2005v drejtor i burgjeve fdha leje djale me shume se 200 te burgosur.

rama tha se nuk i interesojne. une pyes si nuk interosojne kur vasiliken e ka vene te paren ne listen e tiranes?

nuk kuptoj.

ju lutem une me pikepamjen e djathte ndoshta kam veten nje kendeveshtrim. me ndihmoni....

ju lutem une me pikepamjen e djathte ndoshta kam veten nje kendeveshtrim. me ndihmoni....

ti ke me teper se nje problem dhe me e keqja eshte, se ne kete moshe nuk te behet me dermani, nuk te ndihmon me njeri.

Raporti i OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet, ishte gremci i parafundit ku mund te kapej Edi Rama. I ka mbete edhe nje tjeter, qe me shume se gjysma e shqiptareve do te ishin te lumtur t'ja ofronin, po s'thuhet dot.

Meqe ra fjala, e ka marr me vete velinen/shtojzovallen Maqo Lakrori, ne turin europian per sensibilizimin e opinionit publik perendimor mbi masakren elektorale?

 

Ja mer ku qenka Maqoja, ajo me bluze blu ne rresht te pare.

Kjo video eshte fantastike! smiley :-D Ole...Per inat te Edit, perdite e me vram, jo vetem si me i pa shtyp kush macen me makine, por ngordh edhe kanarina nga hidherimi per macen.

Raporti, Islami: Nuk ka argumenta që justifikojnë bojkotin

“Në raport nuk ka argumenta të mjaftueshëm për të justifikuar bojkotin e PS në Kuvend”, kështu ka deklaruar sekretari për cështjet zgjedhore në PS, Kastriot Islami, një dite pas publikimit të raportit të ndërkombëtarëve.
"Ka dy mesazhe të rëndësishme në këtë raport", theksoi sot deputeti Islami, duke shpjeguar se "i pari ka të bëjë me faktin se nuk janë arritur standardet e zgjedhjeve në Shqipëri, një vend anëtar i NATO-s dhe që po shkon drejt BE-së ndaj është e nevojshme që këto standarde të arrihen në zgjedhjet e ardhshme".
Islami e ka vlerësuar raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit si një raport realist, objektiv dhe të balancuar, duke nënvizuar se në të nuk ka bazë dhe elementë që të justifikojnë bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës.
Islami së bashku me një grup deputetësh të PS-së, si Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, etj, kanë dalë kundër vendimit politik të PS-së për bojkot të grupit parlamentar të kësaj force në Kuvend. Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, i publikuar dje, theksoi se "zgjedhjet shënuan progres por ende nuk u arritën standardet e kërkuara, ndërsa u evidentuan edhe një sërë problemesh të lidhura me procesin zgjedhor.

(e.n/BalkanWeb)

 

Meta: ODIHR, raporti pozitiv

Kreu i Levizja Socialiste per Integrim dhe ministri i ardhshem i Jashtem, Ilir Meta ka deklaruar raporti vleresonte pozitivisht zgjedhjet e 28 qershorit, cka largon Shqiperine nga pozicioni problematik ne raport me proceset zgjedhore.

Duke pranuar problemet, Meta u shpreh se zgjedhjet nuk ishin me standartet e vendeve nordike, por sipas tij perbejne nje hap domethenes perpara.

Levizja Socialiste per Integrim e konsideroi raportin e OSBE-ODIHR te publikuar nje dite me pare si me pozitivin e bere deri me sot per zgjedhjet ne Shqiperi.

Sipas kreut te LSI, Ilir Meta ky raport e largon perfundimisht Shqiperine nga pozicioni problematik qe ka patur ne raport me proceset zgjedhore dhe per me teper kjo e ben sipas tij te pajustifikuar edhe bojkotin parlamentar te Partise Socialiste.

“Edhe Kodi Zgjedhor edhe reforma elektorale iu lane ne dore te kryetarit te Partise me te madhe opozitare. Per te gjithe ata mangesi dhe verejtje ne rastin me te mire ajo eshte po aq bashkepergjegjese sa edhe Partia Demokratike. Nuk ka asnje arsye serioze per te justifikuar bojkotin pervec problemeve te brendshme”, u shpreh Meta.

Sipas Ilir Metes ky raport ndikon drejteperdrejt edhe ne afrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian.

Top Channel

Lexoni raportin e OSBE per zgjedhjen ne Afganistan per te kuptuar qe me keto raporte nuk shkohet as ne hale. Kush e ka pare intervisten e z. Prifti tek Opinion ne tv Klan, bindet qe votat jane vjedhur. 

Nejse, edhe nji here trashigime ciftit dhe urime baces per haberet e mira nga gjykata larte.

ashtu eshte plako po ne i permendim vec kur na vijn mas fijes...kur nuk na pelqejn, nuk morim mundimin as per me i perdor n'hale, sic thu ti.

Kto zgjedhje nuk ishin perfekte dhe kjo eshte per te ardh keq per nji vend ne shek. XXI ne mes t'Europes po kjo nuk ishte hera e pare as e fundit qe nuk ishin perfekte. Vecse, ishin me t'mira se te tjerat perpara...ki parasysh infrastruktura ne dispozicion, ID e reja etj.

Dmth, nuk mund te mohosh kto sinjale pozitive dhe t'reagosh si tifoz i nevrikos (ne lujtem me mire, po arbitri na ka inot...)

fiuu, fiuuuu

e degjon xhib? Si ore nuk e degjon? Eshte zhurma qe ben era kur fryen ne shkretetire.

o xhibo ti je i nderuar, sic jane te nderuar admin e ppu (respekt) qe e vune kete lajm ne faqe te pare, por e ke fryme te harxhuar kot. 75% e peshqve jane ne ate qe Napoleoni e quajti pas Waterloo-s, terheqje strategjike. Kush ka filluar te merret me yoga, kush mallkon racen njerezore, kush shkon edhe me tej e bashkohet me Al Queda, kush eshte bere eremit e mediton ne mal, kush eshte dhene pas çeshtjes se zhdukjes te balenave etj etj. Tek tuk ka ndonje guximtar, por hej...ke akoma plot njerez qe besojne te teoria kreacioniste e lindjes te njeriut smiley

Akoma me zgjedhjet merreni ju,ne kemi fillu me punu per 2013-en ju akoma me 2009-en.

 

Brad - 15 Sht 2009 - 6:55pm

Akoma me zgjedhjet merreni ju,ne kemi fillu me punu per 2013-en ju akoma me 2009-en.

Siç tha Winston Churchill,- "E vetmja zgjidhje e pranueshme eshte dorezimi total e pa kushte i armikut".  Duam koken e Edi Rames ne tepsi, si sulltani ate te Ali Pashes. Duam varrosjen e ramizmit e gjithe asaj qe perfaqeson. Fundin moral e ideologjik e pseudosocializmit shqiptar. Perfundimisht, njehere e mire.

OK, duhet menduar e punuar per 2013, "4 more years! 4 more years!" smiley por personazhe si Edi Rama e gjithe sojsorollopi njerezor e ideologjik duhen vrare qe te vegjel. Se keto jane te rrezikshem or mik. Pa tallje. Nuk jane vetem medikoer e te paafte. Jo or jo. Keto te vene flaken serizosht. Kane dhene prova dhe japin prova çdo dite kur leh per bojkot e per perdorim te cdo mjeti per te vene drejtesine ne vend.

 zotrules; "....Po t'i vesh balle per balle, ne nje fare zgjedhjeje tip "presidenciale" si ajo e Amerikes, Berisha do merrte te pakten 40% te votave te te gjithe popullit, dhe pjesen tjeter, ndaje si te duash ndermjet 1000 politikaneve te tjere...." 

 

Po ta vesh perballe Edi Rames, Malajt, Gjinushit, etjer politikanve, vertet qe Berisha i merr 40%, por ama ta vesh perball meje, nuk i merr as 4% . Do thuash ti ç'a kam une me teper se ai. Ta them une; Ndershmerine, burrerine (po-ja eshte po dhe jo-ja eshte jo), sinqeritetin, thjeshtesine (t'u pergjigjesh sa te mundesh te gjitheve qe te shkruajne), korrektesine, drejtesine, njohjen e ekonomise, te gjitha keto gjera qe i mungojne kryeministrit tone. 

Per te mos ma marr per mburrje kete, them se jo vetem me mua, por Berisha humb me cilindo shqiptar te ndershem qe njeh ekonomine, por qe nuk eshte partiak dhe qe nuk ka dal ne tv siç dalin ter politikanet qe populli mezi i sheh tani. Populli, zgjodhi te keqen me te vogel, te pakten sipas radakes se tij, se ne fakt Berisha nuk eshte dhe aq e keqja me e vogel, po te kemi parasysh qe ai po perdor institucionet/strukturat e shtetit shqiptar per interesat e tij, gje qe e klasifikon ate ne rangun e diktatorve dhe jo te demokrateve. 

 

Ndershmerine, burrerine ......, sinqeritetin, thjeshtesine......., korrektesine, drejtesine, njohjen e ekonomise, te gjitha keto gjera qe i mungojne kryeministrit tone. 

 

Pse nuk thua me mire qe Berisha eshte Bariu i dheneve!

 

 

O Pjer po te ishe i zoti ti mer te keqen nuk do ishe ne internet tani duke u mar me Salen qe as nuk e ka idene e ekzistences tende e jo me te vihej perballe teje smiley

Pjer,prape nuk fiton dot,se po ishe i ndershem,korrekt,i drejte etc..etc..nuk do te arrije deri atje sa te kandidoje.

Shoku Rama mbi raportin e OSBE-ODIHR.

“Ne sot ripërsërisim, edhe bazuar në raportin e ndërkombëtarëve se qëndrimi jonë i kushtëzuar është rruga ku kalon transparenca e domosdoshme për gjithcka ka mbetur e errët, dhe gjithcka fshihet në ato kuti e materiale zgjedhore që janë pjesë e konstatimit se në 1/3 e qëndrave është numëruar keq e shumë keq”.
Në këtë kudaër Rama ripërsëriti kërkesën për hapjen e kutive të votimit.
“Raporti thekson qartë se nuk janë përmbushur standartet dhe ne kërkojmë zbardhjen atij procesi të errët të numërimit të votave. Gjithcka zbardhet nëse hapen kutite”.

 

 

Ndersa OSBE thote ;

Një zhvillim i rëndësishëm pozitiv, thotë raporti, ishte fakti që për herë të parë, listat e votuesve u nxorën nga regjistri i kompjuterizuar i gjendjes civile. Nga raporti i vëzhguesve del se cilësia e listave të zgjedhësve u përmirësua ndjeshëm krahasuar me vitin 2005.

Megjithëse plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së thuhet në raport, këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

 

 

ka fillu me u bo politikan...lexon te njejtin dokument ne menyra te ndryshme.

BE-ja: Zgjedhjet rritën shanset për integrimin

Raporti pozitiv i OSBE-ODIHR-it mbi 28 qershorin, pasaportë për shpejtimin e procesit të anëtarësimit. Kryediplomati suedez dhe komisionari evropian për Zgjerimin deklarojnë hapjen e rrugës për Shqipërinë. Zgjedhjet e 28 qershorit, si test për ecurinë e procesit të integrimit, njihen deri tani si teza kushtëzuese të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë, për anëtarësimin e saj me të drejta të plota në strukturat e tij. Vërtetësia e saj nisi të bëhet e dukshme, menjëherë pas publikimit të vlerësimit final të vëzhguesve ndërkombëtarë mbi procesin në fjalë. Ka qenë vetë komisionari evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, dhe përfaqësuesi i Presidencës Suedeze të BE-së, kryediplomati Carl Bildt, të cilët e kanë vënë në dukje këtë, duke pohuar se vlerësimi pozitiv prej të huajve i zgjedhjeve në Shqipëri tashmë e bën më të lehtë rrugën e kësaj të fundit drejt strukturave evropiane. “Shqipëria paraqitet në një pozitë më të mirë, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet”, - ka thënë, lidhur me një fakt të tillë, ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, duke iu referuar të dhënave pozitive që ky raport përmbante, mbi mënyrën se si u zhvillua procesi i fundit zgjedhor në vendin tonë. Sipas tij, megjithëse Shqipëria nuk arriri t’i plotësojë standardet e ndërkombëtarëve në mënyrë optimale, vlen të përshëndetet fakti se shënoi një përmirësim të ndjeshëm. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe komisionari evropian i Zgjerimit, Olli Rehn, i cili nuk e mohon faktin se tani Shqipëria ka një shans më të mirë të përparimit të saj në procesin e integrimit evropian. Të tilla qëndrime flasin qartë për një ndjeshmëri pozitive të BE-së ndaj këtij procesi, duke përdorur si alibi raportin pozitiv të OSBE-ODIHR-it, pavarësisht përplasjeve politike aktuale në vend, mbi mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit.

Përtej tyre, duket se në Bruksel tashmë ekziston një frymë miqësore ndaj Shqipërisë, e cila mbështet procesin e integrimit të saj drejt strukturave evropiane. E përkthyer në masa konkrete, kjo qasje pozitive pritet të ketë si sinjal të parë atë të afrisë në kohë të realizimit të heqjes së vizave të vendit tonë me BE-në, ndryshe nga sa ishte përcaktuar deri tani nga Komisioni Evropian, çka u vu re edhe në ndasinë mes dy grupeve, në raportin e fundit të tij për vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe “pasaporta” tashmë është gjetur, raporti pozitiv i vëzhguesve ndërkombëtarë, e cila legjitimon, në njëfarë mënyre, këtë hapje që BE-ja ka ndër mend të realizojë ndaj vendit tonë, në kuadrin e liberalizimit të plotë të regjimit të vizave. Këtë qasje pozitive ndaj tij, tashmë ekspertët evropianë nuk kanë droja ta vënë në dukje, edhe pse mund të ketë rezerva në direktivën e plotësimit optimal të standardeve zgjedhore. Direktiva e mbështetjes së Shqipërisë, për të nxitur futjen e saj më të shpejtë në strukturat evropiane, duket haptazi e qartë; kjo duket edhe në faktin se tashmë përfaqësuesit e lartë të BE-së pohojnë se rruga për ta realizuar këtë është më e lehtë se më parë, me gjithë standardet zgjedhore të përmbushura në nivelin maksimal.

Eglantina Nasi / Libertas

 

Nderkohe Rama paska ik me mision ne Bruksel qe ti mbushe mendjen Evropit se ata ja fusin kot me te tilla raporte dhe se duhet te marrin parasysh raportet e tij se pari. smiley

Ah medet, 26 shtatori can't come soon enough. smiley

 

:-D hahaha o xhib, je i madh.

komisionari evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, dhe përfaqësuesi i Presidencës Suedeze të BE-së, kryediplomati Carl Bildt, të cilët e kanë vënë në dukje këtë, duke pohuar se vlerësimi pozitiv prej të huajve i zgjedhjeve në Shqipëri tashmë e bën më të lehtë rrugën e kësaj të fundit drejt strukturave evropiane. “Shqipëria paraqitet në një pozitë më të mirë, pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet”, - ka thënë, lidhur me një fakt të tillë, ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, duke iu referuar të dhënave pozitive që ky raport përmbante, mbi mënyrën se si u zhvillua procesi i fundit zgjedhor në vendin tonë.

Ndjellat negative te maceve te zeza ( mrroklla - 15 Sht 2009 - 2:47pm :   Gjithsesi, nga leximi i teresishem, (dhe biased) imi, une arrita ne konkluzionin qe keto zgjedhje, ne syte e OSBE-se kane marre nje note pakaluese!..................Nqs, pas interpretimit te Komisionit, Shqiperise nuk i hapet drita jeshile per hapat e tjere qe ndoqen fqinjet tane, ateher pirdhi n'te raportit dhe nones se raportit!)

jane teresisht te pafuqishme kunder potences anti-ters te hudhrave te xhibit :-D :-D

Raporti i OSBE/ODHIR per zgjedhjet qe si thelbesore ka konstatimin e progresit dhe qe zgjedhjet kane qene te drejta (pasi eshte e deklaruar ne raport qe nuk ka prova per manipulime, qe pretendon Rama), ndikon ne dy gjera: procesin e integrimit te Shqiperise ne BE, qe pas ketyre zgjedhjeve te vleresuara pozitivisht po vijne sinjalet nga zyrtaret e BE, dhe - kjo eshte pjesa me e bukur - nxjerrjen lakuriq pa gjethe fiku te Edvin Rames, pasi nuk ka asnje argument sado siperfaqesor per te thene qe zgjedhjet u manipuluan apo deformua vota e popullit.

Nese Rama ka vendosur te mbaje me force postin e kryetarit te PS, megjithese humbi zgjedhjet, te cilat u vleresuan pozitivisht nga arbitri nderkombetar, atehere ta mbaje, tek e fundit, pervec shkaterrimit te PS tjeter gje nuk mund te beje.

speaker,

une jam kam nje dyzim, nje dileme. Nuk di te zgjedh. Fundin perfundimtar te Edi Rames dmth Edi jo me kryetar i PS, apo fundin e PS dmth Edi kryetar i PS. Nuk eshte çeshtje e vogel kjo.

Nga njera ane kenaqesia nga shkaterrimi i Edi Rames dhe ramizmit, qe me largimin nga PS do te ishte shkaterrim perfundimtar, eshte me imediat, me i vrullshem.

Nga ana tjeter shkaterrimi i PS me Edi Ramen si kryetar eshte me i avashte, por me efektshem ne kohe. Mjafton te mendosh qe, jo vetem historikisht PS=PP=PK vetem sherrin i kane pare shqiptaret, por ishte po kjo Parti Socialiste qe gjeneroi nje monster si Edi Rama. Kush te garanton qe neser nuk nxjerr nje tjeter?

S'di a me kupton.

te kuptoj drejt o Hunter, por ca te besh qe keta kundershtar na kane rene! Berisha ka nje shprehje te mencur qe thote se kundershtarin nuk e zgjedh une (Berisha) dhe as nuk e bej ate (nese perifrazoj).

Nese duam nje theqafje te PS-se si parti bashke me Ramen, e kushedi pas kesaj del mbi uje nje e majte evropiane, ne duhet te luftojme qe Rama te vazhdoje ne krye te PS ne menyre qe ta shkaterroje ate, por kesaj i thone mbetje e vendit pa opozite per kohe te gjate. E kjo nuk ben, pavaresisht se ata jane ata qe jane, njerez qe i drejton Gramoz Ruci.

Po mesa shihet moti, vranesira te medha qe paralajmerojne rrebeshe ka mbi qiellin e PS.

E di mire, e di. Edhe pa opozite nuk rrihet e di. Po ja sapo permend kete killerin G.R. i cili ka ne qafe jeten e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut, Besnik Cekes, mua me kap alergjia. Me mbushet mendja qe keta nuk reformohen kurre. Jane OMG. Ajo baze, ato drejtues.

naten e mire

P.S.

Dard - 15 Sht 2009 - 9:22pm

A korbi ti, c'hall paske e me ke po i qan. te paska ik menia per lesh.

:-D dard jam ne forme, por te siguroj qe kurre me i kthjellet. Te vjen keq se them qe PS eshte si zombie e po te kafshoi te infekton per vdekje? S'eshte faji im. Nje te vertete po them. Para ca kohesh pata diskutuar me nje te ppu (swed, sol-nocturn s'e mbaj) Thashe qe cdo gje pozitive, cdo ide (pa mohuar edhe gabime e faje ok) ne 18-vjet Shqiperise i kane ardhur nga PD. Pasi me shau smiley e ftova me gjithe edukaten e kulturen demokratike e mundshme smiley, te permendte 1 gje te hajrit nga PS, vetem 1 gje. E di çar mu pergjigj? Ia nisi me kioskat, me 96, me 97, me maloket, me brimen e ozonit e s'di se çar tjeter. Ama PS nuk ja permendi emrin. Fare, zero absolut.

ta vesh perball meje, nuk i merr as 4% . Do thuash ti ç'a kam une me teper se ai. Ta them une; Ndershmerine, burrerine (po-ja eshte po dhe jo-ja eshte jo), sinqeritetin, thjeshtesine (t'u pergjigjesh sa te mundesh te gjitheve qe te shkruajne), korrektesine, drejtesine, njohjen e ekonomise,

Thua ti.

Si thote Berisha per veten e vet?

ta vesh perball meje, nuk i merr as 4% . Do thuash ti ç'a kam une me teper se ai. Ta them une; Ndershmerine, burrerine (po-ja eshte po dhe jo-ja eshte jo), sinqeritetin, thjeshtesine (t'u pergjigjesh sa te mundesh te gjitheve qe te shkruajne), korrektesine, drejtesine, njohjen e ekonomise,

 

o sa mire me ken shqiptar oooeee, oooeeee smiley

Po , eshte vertet mire

si perfundim, lsi-se, i kane vjedhur vota apo aq meritoi?

 

Duke parathene qe, gjithsesi, PS-ja i humbi zgjedhjet (do te quheshin te humbura edhe me nje apo dy deputete me teper, pas bemave te berishes), manipulimi qe pretendohet ka te beje me ato pak numra te cilet percaktuan fituesin e zgjedhjeve (kush do e kete pushtetin ne dore) dhe qe OSBE- se e BE-se i interesojne pak apo aspak.

 

Persa i perket problemeve brenda PS, rama duhet te kuptonte qe ne fillim se nuk mund te kapercehet nje pellg me uje pa e hedhur hapin aq sa duhet. Rama nuk e pati kete guxim.

BE, Ambasada Amerikane: Zgjedhjet me standarte,Shqiperia nje hap para.

Balkanweb. Gazeta Panorama.

Ja more, une jam komunist... (e habitshme per ndonje??? :grin: )

Zgjedhjet kesaj rradhe ishin me te vertete me te mirat qe kemi patur ndonjehere, pervec zgjedhjeve kur fitoi PD-ja ne 2005. Ate (2005) te pakten e vertetoi rezultati i zgjedhjeve. Ishim ne kohe paqeje, ne kohe "stabiliteti", dhe jo ne kohe rremujerash; - perseri fitoi nje force qe nuk kishte pushtet dhe "gje ne dore" per organizimin e zgjedhjeve.

Do te ishte e vendit, qe sido qe te ishte ekspertiza e zgjedhjeve nga PS, - PS duhet te bente leshime, te pakten nese eshte e vertete ajo qe thote, qe mendon per te ardhmen e shqiptareve.

E ardhmja urgjente jone, eshte qe te eleminojme vizat; dhe ky eshte nje proces qe duhet t'i interesoje direkt dhe PS-se, sepse nje hap i tille sjell detyrimisht zgjedhje te lira.

Sado satrapiste te duket qeveria e sotme, eshte e natyrshme te mendosh qe "nje dite prej ditesh"  ky lloj sistemi do te skadoje, dhe vota do te jete "per se" me e rendesishme sesa ka qene dje apo sot.

I themi Ilir Metes "kurve", sepse kurve ishte dhe u tregua. Perdori votat e mbi 80 000 shqiptareve si i 3sh dapi... Po nese do te kishte pak burreri ne politiken shqiptare, PS-ja duhet te ndahej me te vertete nga ajo e kaluar, dhe historia do tregonte qe sakrificen e vertete e bene socialistet, dhe humbja e tyre do te llogaritej njesoj me vleren e sakrifikuar. (ose anasjalltas, gjithsesi ben "sens&quotsmiley

Te them te drejten, qendrimi i sotem, rendon me shume nga opozita sesa nga pozita. Pozita ka pozicionin e athshem te te qenit fitues i zgjedhjeve, ndersa opozita, ka pozicionin e shkundesit te stabilitetit, si do qe te jete.

Sikur betejat te zhvilloheshin ne Kuvend, do ishte thjesht nje shprehi fisnikerie e politikes shqiptare...
Me vjen shume keq, qe diplomacia nuk funksionon ne Shqiperi, dhe diplomatet tane jane te nivelit te "roaches" apo "scarafaggi"... Dhe beteja politike ne Shqiperi gjithsesi, edhe nje here, verteton se nuk eshte per te miren e shqiptareve, por per postet e atyre qe kane kandiduar.... korrupsion, vjedhje, grabitje, abuzim... cdo gje pervec interesit te popullit.

Ke perseeritur ne fjalor te kohes fjalet magjike te kryetarit Mao : KOHA PUNON per NE smiley

BE: Zgjedhjet i hapin rrugë integrimit  Karl Bildt Bashkimi Evropian mendon se Shqipëria tani ndodhet në një pozitë më të mirë për shkak të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Kështu citohet të ketë deklaruar në Bruksel Carl Bildt ministri i Jashtëm i Suedisë, që mban presidencën e radhës të BE-së.

Këtë koment zoti Bildt e ka bërë mbështetur në raportin përfundimtar të hartuar nga misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Megjithëse raporti vinte në dukje se zgjedhjet nuk kanë arritur standardet më të larta të zgjdhjeve demokratike, ai thoshte se zgjadhjet kishin plotësuar angazhimet kryesore të OSBE-së.

I pyetur për zgjedhjet në Shqipëri, komisioneri për zgjerimin Olli Rehn, është përgjigjur se ende nuk e ka studjuar raportin e vëzhguesve pasi i është dashur të merret me Afganistanin.

Megjithatë zoti Rehn citohet të ketë thënë se tani Shqipëria ka më shumë mundësi që të ecë përpara në procesin e integrimit europian.

Vlerësimet e zyrtarëve të lartë evropianë janë bërë në Bruksel në përfundim të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së.

Në Tiranë kanë vijuar komentet dhe reagimet e forcave politike ndaj raportit të vëzhguesve ndërkombetarë për zgjedhjet.

PS kundër

I sapokthyer nga Brukseli, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar se raporti konfirmon analizën dhe qendrimin e PS-së ndaj zgjedhjeve.

Qendrimi zyrtar i socialistëve mbetet se procesi zgjedhor është cënuar.

Ndërsa mendimi ndryshe në PS, i përfaqësuar nga një numër drejtuesish të tjerë që kritikojnë qendrimin e zotit Rama, arsyeton se raporti i vëzhguesve tregon se nuk ka bazë bojkoti i parlamentit.

Një ditë më parë kryeministri Berisha e kishte vlerësuar si realist dhe pozitiv raportin.

Sipas kryeministrit Shqipëria nuk është më delja e zezë e Evropës për shkak të zgjedhjeve.

 

kete mendim e ndaj plotesisht....

 

Provimi i shkolles se demokracise u kalua

G55

Na u desh një ditë e tërë për të reflektuar mbi raportin e OSBE/ODHIR. Kësaj radhe nxënësi i mirë me kombësi shqiptare e kaloi provimin e shkollës së demokracisë oksidentale. Me pak fjalë, pa eufori, u kry. Meqë angazhimet kryesore për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, u plotësuan. Unë gjykoj se ishin në 98 për qind. Nuk është vetëm intuita pasi lexova 36 faqe të raportit, por edhe fryma optimiste e qeverisë për të bërë më shumë në plotësimin maksimal të standardeve. Më në fund ABC e demokracisë e mësuam përmendsh dhe e ripërtypëm gjatë procesit zgjedhor.Këtë e çertifikoi edhe raporti i fundit i OSBE/ODIHR-it. Një raport shumë pro-pozitiv për Shqipërinë, i krahasuar me të gjitha raportet e viteve te votuara në demokraci. Një ndryshim e kishim kuptuar me zgjedhjet pararendëse, por sikurse ishim të kompleksuar nga fjalët e huaja nuk e thamë hapur, copë. Kemi shumë për të bërë, ne do lodhemi së shkruari për to, por sot është dita optimiste. Tani që arkitektura e shtëpisë elektorale është plotësuar na mjaftojnë vetëm disa aksesorë për ta gëzuar. Tani që raportin e OSBE mund ta lexojnë të gjithë shqiptarët, në internet apo gazeta të ndryshme, mund të jemi të qetë se klasën e parë e kaluam. Nuk jemi me vendnumëro, gjithmonë sipas raporteve të vëzhguesve ndërkombëtarë.Mirëpo, meqë kemi këtë zell për të mësuar gjithmonë e më shumë, kuptohet sesi përjetohet çdo provim përpara syve të botës, kuptohet vetiu dhe ai pritet gjithmonë në ankth. Afërmendsh këtë e kishim kuptuar, edhe më parë, kur shikonim ndeshjet e kombëtares, me të cilat arbritrat i ishin striktë rregullores. Dhe ne na bënte përshtypje ashpërsia e tyre në respektimin e saj. Por gjithmonë i shikonim me vëmendje tërheqjet e veshit. Përpara daljes së këtij raporti, shumëkush mund të kishte hamendësuar a menduar se raporti mund të përdorej nga opozita e Edi Ramës, për të justifikuar bojkotin e “kushtëzuar”. Vërtetësia e “kushteve” varej nga raporti, i cili në vend të mbronte tezat e opozitës, i hidhte ato kategorisht poshtë. Sa për manipulimet masive që flet Egoarku lart e poshtë, bashkë me Maqo Lakrorin, tashmë duhet t’i behet një rifreskim, një ri-azhornim i kushteve brenda kuadrit “mendim ndryshe”, sepse ato kushte të para - kështu siç janë - nuk bëjnë më për realitetin ku ne jetojmë e prodhojmë.Vula e OSBE-së certifikoi në lëkurën e saj se nuk ka “dëshmi për manipulim dhe deformim të procesit zgjedhor”. Është një tatuazh në lëkurën e ashpër shqiptare. Është e rëndësishme të fokusohet vëmendja mbi “mosmanipulimin e procesit zgjedhor”. Për korrektësi duhet thënë se ka pasur një amatorizëm në nivel komisionarësh dhe numëruesish, që kryesisht vjen nga politizimi i procesit, sipas OSBE, pasi partitë kanë më shumë besim tek militantët sesa tek policia. Që në disa raste minuan procesin e numërimit të cilat më pas u ç’montuan fatmirësisht pastaj në KQZ qendrore në Tiranë. Pra gjithçka mbeti brenda suazave legjislative.Raport i OSBE-së dëshmon se nuk u arritën “standardet me të larta demokratike”, për të cilan misioni këmbëngul në punët e vet këshilluese e vëzhguese. Edhe pse ka një problem në Shqipëri, përsa u përket “standardeve më të larta demokratike”, pasi duke mos pasur një kulturë besimi në institucione, parti ose organizata elektorale janë të mendjes që t’i bëjnë të gjithë gjërat vetë. Delegimi i besimit mbetet diçka e vështirë kudo. Në demokracinë e konsoliduar amerikane - po e marrim për shembull - në zgjedhjen e presidentit Bush përballë demokratit Al Gore, në shtetin e Floridas, pati parregullsi në numërimin e votave. Kjo do të thotë se edhe në shtete si SHBA-ja jo gjithmonë çdo gjë shkon vaj. Çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor suprem: u gjykua dhe mbaroi aty puna. Bushi mori mandatin e presidentit dhe luftoi për vendin e vet dhe demokracinë, e ndër këto kontribute mund të përdorim rastin e pavarësimit të Kosovës.Nëse heqim një paralele me shkollën, kuptohet muhabeti ngase jemi në ditët e para të shkollës. Mund të themi se me këtë dëftesë aftësie, rishtarët hyjnë në klasën e dytë të shkollës së demokracisë. Nuk jemi më në klasën e parë. Nuk jemi më përsëritës. Nuk jemi më ngelësa. Nuk e blemë më provimin. As futëm mik në vlerësim. Abetarja e demokracisë është mësuar. Në regjistrin e klasës së parë kishte disa mungesa, disa shqetësime sesi mësohet lënda, sesi ishin bërë detyrat e shtëpisë, por në tërësi u vlerësua pozitivisht angazhimi ynë për të bërë zgjedhje të lira e transparente.

Po kjo ambasada amerikane cpati sot qe mbeshteti raportin per perparimin e zgjedhjeve.!!!!!!!!!!!!!!!

Cpasken qene keta amerikanet.Vetem qivriun mbeshtesin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).