Oligarkia shqiptare

Sistemi politik qe tashme eshte konsoliduar ne shtetin shqiptar ka elemente te demokracise por, ne thelb, eshte nje sistem oligarkik i paster. Karakteristika thelbesore e sistemit oligarkik eshte perqendrimi i pushtetit ne duart e nje grupi familjesh qe kontrollojne ne te njejten kohe shtetin, ekonomine, mjetet e informimit si dhe vlerat qe bart ajo shoqeri. Hegjemonia e ketyre familjeve te lidhura me aleanca te shumefishta jo vetem qe e ka ngulfatur demokracine ne shtetin shqiptar, ajo po e shtyn popullin shqiptar drejt nje gjendje te veshtire.

Shkurt, shenjat e oligarkise e te plutokracise jane te pranishme dhe te dukshme gjithkund. Kryeministri i shtetit dhe qeveria e tij ka ne perberje individe te denje per kartele kriminale. Familja kryeministrore sillet e vepron si nje familje mafioze hapur e pa pike hezitimi. Opozita nuk ben dallim. Megjithate, rezistenca e shqiptareve ndaj ketij procesi mbytes te oligarkizimit e plutokratizimit te parise eshte e paperfillshme. Pse nuk ka kundershti tw fuqishme nga poshte e organizim te dallueshem politik?

Nuk eshte se atje mungon rezistenca ne nivel shoqeror. Organizmi ne rritje, si mbi baza fetare ashtu edhe te identitetit, eshte i ndjeshem dhe i prekshem mirepo nuk eshte perkthyer ne veprim politik qe t’iu sherbeje te gjitheve.

 

Marre nga Shekulli-Blog

Argumenti qe thote se shqiptaret jane te lumtur me gjendjen bie poshte kur shihet numri i shqiptareve qe duan te ikin e te lene vendin nje ore e me pare. Nuk ka se si te jete nje vend i lumtur kur ato qe kane, ata qe e sundojne dhe e shfrytezojne, d.m.th., qeveritare e biznesmene te fuqishem bejne lutje te pervitshme per Green Card dhe kur vijne ne SHBA turren per te gjetur nje pune ne pastrimin e zyrave e ne shtrimin e cative ne Brooklyn. Ato qe nuk mund te ikin legalisht, ikin maleve ose me gomone. Njerezit nuk duan te ikin nga nje vend i lumtur, e megjithate shqiptaret jane te gatshem, duket se shumica e tyre, po u krijua mundesia, qe te shkulen me rrenje e me dege nga ai vend. Arsyet per mungesen e rezistences shoqerore nga ana e shqiptareve duhen kerkuar tjerakah.

Se pari, arsyet duhen kerkuar tek sistemi qe ka ndertuar paria e Tiranes. Sistemi i sotem politik e ben shume te veshtire hyrjen ne loje te forcave politike qe nuk konformojne me mendesine e parise apo qe nuk jane te lidhura me te. Paria ben gjithcka mundet qe te shmange daljen e ketyre forcave dhe si gjithnje, ajo synon kooptimin e udheheqesive te tyre apo ne mungese te suksesit, denigrimin e denimin moral te tyre.

Se dyti, arsyet duhen kerkuar tek permiresimi relativ i gjendjes ekonomike te njerezve. Eshte veshtire me ia mbushe mendjen dikujt qe dikur ka hanger buke misri me uje e sheqer apo me dhalle dhe nuk e ka ngopur barkun me buke se gjendja eshte e mjere. Po ashtu, shume njerez e kane nje prone e mbahen mbas asaj. E megjithate, gjendja behet problematike ne syte e dikujt vetem kur konsiderohet ajo qe nuk eshte bere me burimet e me te ardhurat qe pati shteti shqiptar gjate 18 viteve te fundit. Ku kane shkuar 120 miliarde dollare qe kane hyre si pare te pastra e te pastra ne ate vend? Nuk jane pak por 120,000 milione dollare. Por askush nuk e ben kete pyetje. Kur e bejne, shqiptaret e gjykojne parine me metrin e tyre.

Kjo na sjell serish tek mendesia. Mendesia sunduese ne shtresa te caktuara te popullates eshte qartesisht mikroborgjeze, e ne disa raste edhe lumpenproletare mirepo, ajo mendesi e frenon ndjeshem veprimin kolektiv. Argumenti se sistemi i Enver Hoxhes e shtoi popullin shqiptar ne 3 milione e ca eshte i sakte. Mirepo puna eshte se cfare lloj njerezish ishin e cfare mendesie kishin kwto qe linde e u rriten gjate kohes se sistemit te meparshem? Mendesia e masave te gjera te asaj kohe ishte e mbeshtetur ne disa parime qe manifestohen edhe sot e kesaj dite e, bile, kane kaluar nga nje brez tek tjetri. Hajnia eshte nder, ligji eshte armiku kryesor, dhe te gjitha punet zgjidhen me te njohurit qe ke e me force.

Po ashtu, njerezit nuk mendojne aspak per te teren, per te pergjithshmen, per shtetin, per te miren e perbashket. Gjithkush e mat sjelljen e politikanit me metrin qe mat veten. Dikur kemi pasur nje shtet qe ndertoi 400 mije bunkere. Tash kemi nje shoqeri qe ka ndertue 400 mije objekte pa leje. Pra, ai qe ka grabitur pronen e tjetrit dhe ai qe e ka ndertue hotelin e pallatin ku ia ka qejfi atij nuk ka se si te merret me parine qe po ashtu mendon me urine e kohes se konvikteve e tallonave. Ai mendon se po te jete ne vend te parise do te beje te njejten gje. Ai e konsideron politikanin si veten, dhe shtetin si aren e kooperatives dikur e anasjelltas, anipse paria vepron ne menyre shume te sterholluar e me dinakeri, sepse jane te stervitur per t’u sjellur ne ate menyre.

Edhe pse ka dale kashta mbi uje, kjo nuk do te thote se ne shtetin shqiptar te gjithe mendojne e sillen si lumpenproletariati qe sundon e ben ligjin por edhe e kontrollon edhe shoqerine. Ne ate vend ka shume njerez qe nuk pajtohen me gjendjen, e kuptojne dhe e perjetojne te keqen sepse iu ka ardhur rradha te rrisin femijet e po e shohin se cfare te ardhme do te kene ato ne sistemin oligarkik te parise se Tiranes. Shqiptaret jane nje popull qe don te jetoje me dinjitet, qofshin te ardhur nga malet e thepisura te Lunxherise apo nga fushat e Shkodres, qofshin me shkolle te larte apo pa shkolle fare. Keto e kuptojne se shumecka nuk shkon, mundohen te ndertojne jeten e tyre me nder, mirepo nuk shfaqin fare shenja rezistence. Pse?

Nje arsye duhet kerkuar tek fryma mbytese e krijuar nga paria e Tiranes. Po nuk u sole te pakten formalisht e ne publik si ato, e humbet vendin e punes e buken e gojes. Gjanat jane lidhur lemsh, si thone korcaret, jane kokolepsur keq fare, dhe askush nuk don me u duke se nuk pajtohet me gjendjen ekzistuese. Bashkefajsia e shtypit dhe e mjeteve te informimit ne kete ndermarrje kriminale eshte nje factor shume me peshe dhe qe nuk duhet nenvleresue. Shtypi dhe media jane instrumente te parise dhe ne sherbim te hapur te objektivave te saj.

Nje arsye tjeter duhet kerkuar tek mungesa e intelektualeve kurajoze e me vetmohim te cilet te ngrihen e te organizojne popullin. Ato qe hyjne ne politike e kane kredibilitetin e humbur pa filluar. Te gjithe flasin me te njejtat terma e me te njejten gjuhe, thjesht sepse mendojne se duke thene ate qe don te degjoje populli, do ta marrin mbeshtetjen e tij. Mungesa e alternativave ideologjike ka cuar edhe ne personalizmin e politikes, cka i intereson parise, dhe ne deshtimin e cdo zgjidhje e alternative tjeter.

Me shume se kurdohere tjeter, kjo gjendje, qe per popujt e tjere do te ishte tragjike, u pa se ishte e perkeqesuar gjate zgjedhjeve te fundit. Zgjedhjet e fundit e konfirmuan sundimin e parise dhe mungesen e alternativave. Mirepo, askush me shume se paria nuk eshte i vetedijshem apo e vetedijshme se per sa kohe sistemi do te jete formalisht demokratik, sundimi i saj dhe sistemi oligarkik i saj jane te rrezikueshem, e shpesh rreziku vjen pikerisht nga ato grupime e shtresa qe sot duket se e mbeshtesin sistemin oligarkik. Mjafton qe te binden se kane nje te ardhme tjeter me te mire.

5 Komente

Nuk ka se si te jete nje vend i lumtur kur ato qe kane, ata qe e sundojne dhe e shfrytezojne, d.m.th., qeveritare e biznesmene te fuqishem bejne lutje te pervitshme per Green Card dhe kur vijne ne SHBA turren per te gjetur nje pune ne pastrimin e zyrave e ne shtrimin e cative ne Brooklyn. Ato qe nuk mund te ikin legalisht, ikin maleve ose me gomone.

Nuk jetoj ne Shqiperi, por kjo pjesa ketu me duket se flet per 10 vjet perpara.

Ama kur flet e gazeta e Koço Kokedhimes per oligarki e kapje te mediave....

Nejse, Hasta La Victoria

 

koco kokedhima se paku i thot hapur lidhjet e tij. e di gjith bota qe esht mik i edi rames.

as shekulli nuk e ka fshehur ndonjer politiken redaksionale.

kjo quhet transparenc nese nuk e di.

 

merru me te tjere qe hedhin gruin e fshehin doren lere kocon dhe shekullin.

 

keni 200 vjet qe donin vetem nje gje: kocua ka bler frigoriferin 2 milion dhe kocua ka marr 10 milion euro nga bashkia.

 

ti do ti blije me shtrenjt nga sa ti japin gjerat??

merru me shtetin qe ia ka shitur aq kocos apo kicos mos u mer me biznesmenin qe si ne te gjith blen aq lir sa mundet.

 

dhe 10 milion eurot e bashkis jan pordh me rigon.

 

10 milion euro bejn vetem 6 katet pa leje qe ka ndertuar frangaj tek rruga e Digitalb.

 

aq jan 10 mioion euro o lum miku, nje gjysem pallati ne tirane. Ia permendin kokedhimes dhjetra here, kur te tkjeret jane duke ber gradacela ne qender dhe u palluan me drog ne makina ambasadash.

:-D :-D

po ju e paditni veten or mik :-D

Une nga keto qe the as ja kam haberin fare, s'kam se si jo per gje, po ti i rreshtove njera pas tjetres pa te bere syri terr :-D

Opinionin personal per K. Kokedhimen e mbaj per vete. Vetem se po thoja qe eshte humoristike qe gazeta "Shekulli" denoncon per oligarki dhe kapje medias ne nje kohe kur ajo vete ka per botues nje nga njerezit me te pasur ne Shqiperi dhe fale te cilet shitet nen kosto prodhimit (sipas fjaleve eh) smiley

Artikujt e Shinasi Rames, kane nje te vertete brenda.

julius; "....Ia permendin kokedhimes dhjetra here, kur te tkjeret jane duke ber gradacela ne qender dhe u palluan me drog ne makina ambasadash..."

Na i sqaro dhe neve Julo, per çfar behet fjale, kush i permend Koços dhe kush jane keta qe bejne gradaçiela dhe pijne drog neper makina ambasadash. Mos na le ne te emigracionit, pa i ditur keto gjera. Do te qeras me vene te shekullit te kaluar. 

Hunter nuk eshte prej 10 vjetesh me pare por eshte prej 10 ditesh me pare.

Nje i njohur im miljaner me buisnese sapo erdhi ne Amerike bashke me graun shatezane qe te linde xhunin/goxen ( te shikojme se cfare e ka)  e ta kete shtetas amerikan se sic me tha ai vete "Eh ku i dihet...... "

Nje tjeter miljoner i madh shume i madh, solli goxen ne Amerike dhe martoj ketu me nje fshesaxhi vetem e vetem ta hiqte nga shqiperia.

Di qe nga nga ata miljonere qe kane grin karta dhe paguajne gjoja taksa per te vertetuar se jane ne amerike dhe te mos humbin pasaporten amerikane sepse "....eh ku i dihet...."

Di qe ka miljonere qe kane ardhur dhe qe diten e dyte me milionat e fituara ne shqiperi kane hapur restorante, bisnese ketu ne amerike, pa asnje kredi bankare ,thjesht cash.

Ka shume nga keto dhe keto nuk jane 10 vjet me pare por vetem 10 dite me pare

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).