O shqiptar, pse vishesh me të zeza?

(ose, reportazh mbi probleme realisht imagjinare)

Një arsye do e kesh! Se ndryshe, pse do zgjidhje të zezën? Po të krahasojmë një pamje (të rëndomt&eumlsmiley shqiptare me një të huaj, thotë gazetarja, duket qartë (po fare qart&eumlsmiley që ne vishemi me të zeza, kurse bota, ngjyra ngjyra. E meqë ky observim foshnjor dhe krejtësisht i pasaktë na pëlqen, do pyesim: Pse vallë?

 

Ja, dhe disa intervista nga rruga, me popullin e vërtetë. 

Gazetarja: Vajzë, çfarë ngjyrash preferon në veshje? 
Vajza: E bardha dhe e zeza. 
Gazetarja: E zeza, pse?

(Vajza të bardhën e tha sa për të larë gojën. E zeza ishte e vërteta.)

Ja po pyesim dhe një zonjë stiliste, që ka veshur një bluzë hot-pink! 

Stilistja: Shqiptarët vishen me të zeza, sidomos në ditët që janë me diell. Ideja ime është që është një mungesë informacioni. 

Hmm. Stilistja s'mund t'ja fusë kot, se është goxha stiliste. E kështu, me ndihmën e "ekspertes" stiliste, po i fusim dhe ne një konkluzion pop-psikologjie popullore: 

Preferenca për të zezën në veshje, për psikologët, reflekton botën tonë të brendshme. 

Ja pra, u zgjidh edhe ky problem (që s'ishte hiç problem, dhe s'ka për të qenë ndonjëherë problem.)

Nqs teksti më sipër s'bën kurrfarë sensi, shikoni reportazhin nga Top Channel, dhe copëzen tek gazeta Express

 

38 Komente

Depression is the new black!

... 

Sapo pashe se si ishte e veshur stilistja!

Pink!

Hej!

Origjinaleee...!!!

... 

Oh shiii...t! Edhe sociologu eshte i veshur pink!!! E papame!!!

Pink... is the new black! smiley

...

Monumentale kjo:

"Ambjent i ndotur! Histori personale! Kujtese traumatike!

C'po ndodh me shqiptaret?!"

 

... Ma va a cagare!!! smiley

O shqiptar, pse vishesh me të zeza!

Se keshtu na pelqen AMSTEL. smiley

Ndoshta jemi fansa të Johnny Cash

Well, there's things that never will be right I know,
And things need changin' everywhere you go,
But 'til we start to make a move to make a few things right,
You'll never see me wear a suit of white.

se jemi fukarenj : e zeza kombinon me cdo gje smiley

se jemi gallganshtremet, ngaqe jemi te pangrene e te papire edhe e zeza na mulon shtremllekun dhe tulet e teperta vend e pa vend

se skemi uje : e zeza ska nevoje me u la shpesh smiley

 

me fal bedrije qe perserita fjalet e tua, sinqerisht pasi e shkruajta e pashe qe kishe thene te njejten gje

mire, po ta fal.

por here tjeter mos e perserit gabimin smiley

hihihiihi

Gazetarja: Vajzë, çfarë ngjyrash preferon në veshje? 
Vajza: E bardha dhe e zeza. 
Gazetarja: E zeza, pse?

Ishte e 10me se edhe pse ishte perpjekur kameramani dhe gazetarja (me siguri te veshur pink dhe keta si sociologu, stilistja dhe prifteresha) te gjenin njerez te veshura vetem me te zeza, apo qe thonin qe vishen me te zeza, prap s'arrinin dot pertej dy-tre vetave. smiley

e zeza kombinohet me cdo ngjyre dhe mbi te gjitha ngjyra e zeze te nxjerr si me te dobet , dmth per te fshehur obezitetin  ngjyra e zeze eshte ideale

 e zeza eshte shuma e tere ngjyrave te bera bashke smiley

Se Shqiptaret jane Goth!

"Duket qarte se ne vishemi me te zeza." Kjo qe thote kete eshte kandidate per hajvane e dites, por nuk besoj te fitoje se ka konkurence te forte.

pytja mund te ishte: pse vend si shqiperia me 300dite diell ka te zezen, ngjyre te preferuar...? Ose pse shqiptari nuk eshte i qeshur gjat dites, qe ta shartoj te zezen me te bardh smiley ? Psikologo thot, qe me te zezen bie me shume ne sy.... po me te verdhen... i bie me ti qit syte venit! Ca ka ktu per munges informacioni, nese mua me pelqen e zeza...??? Stilstistja ishte per stilim! Dihet qe ne ver te mban vap e zeza, mbledh dhe plur (kush e ka tv e zi p.shsmiley... po kur e ke te zezen lacoste (jo camsh, nga ato 803uro polo)...isoj eshte smiley, munges informacioni smiley? Cna gjeti me kto "reportazhet"....

... smileysmileysmiley sa kom qesh me veten!

Sepse realiteti dhe e perditeshmia ne memedhe jane te plogeta dhe pa drite.
C'do gje eshte e varur nga TELEVIZJONTET dhe pjesa tjeter nga emigrantet, pra, asgje nuk qendrone ashtu sic mund te jete ne c'do vende tjeter te botes, vetem se ne shqiperi c'do gje varet nga epshi i emigranteve per te shitur mend se ata kane nje ekonomi me te shendoshe e c'do gje varet aty tek paraja, por ne realiteti eshte krejte ndryshe, nuk mund te varet c'do gje nga leket, mund te krijohet fare lehte e perditeshmia e zakonte ku gjithkush te mendoje se si mund te punesohet e si mund ta beje te perditeshmen me te mire duke na dhene nje arsye per te nesermen e jo nje ide se si mund ta bragtisim sa me pare ate vend.
Njue nag shkaqet e pesimizmit jane pa dyshim klasa politike e s
cila mbiell dhe fymezone korrupsionin dhe dhunen ne vend.
Kjo dhe nuk i falet politikaneve shqiptare!?... smiley

S'ka pune "mbajtje zhuli" per aq kohe sa lan rroben e zeze me te njejten frekuence me ate te bardhen. E zeza/bardha/gri/bezhe jane te pershtateshme ne ambiente pune; pak e veshtire te imponosh seriozitet nese je ne te kuqe/roze/verdhe/...dhe me thonj 1m te gjate dhe te ngjyrosur ne ngjyra flashy. Shto ketu dhe faktin qe ngjyres te zeze-nese di njeriu ta mbaje-si iken koha kurre.

Te pakten zgjidhjen e ngjyrave jepjuani shqiptareve te gjore. U deshka me ju kerku leje dhe sa here vesh njeriu i shkrete te zezen...

 

Pse me te zeza o Shqiptar?

Ja disa arsye qe i shpjegon psikollogu,mund te ngjajne me ata qe veshin te zeza ne Shqiperine e sotme ?

BLACK:

A good many people say they don't have a favourite colour. Without really thinking about the question, they'll choose black as their favourite colour... they'll maybe insist on it.

Those people who really do have a black colour preference are rare.

It points to a liking for black sex.

These people are the misfits of the sex world and seek out each other in kinship.

They tend to prefer perverted sex and are usually masochistic or sadistic in nature.

They are moody people and often perform at their peak when under stress or during unhappy times.

Police psychiatrists claim that sex offenders prefer the colour black.

And it is no coincidence that the uniform of monsters and teenage gangs is black attire.

 

 

 

Heu, qenka per t'u fut ne burg gjithe NYC, duke filluar nga Downtown e nelt smiley.

http://farm4.static.flickr.com/3508/3952906067_6a04cd36ee.jpg

 

Jemi qe jemi, edhe familjen e Zapateros smiley.

Ndoshta mund te jete dhe ashtu siç e thote ajo stilistja qe ka mungese informacioni per ngjyren e zeze qe dihet qe e observon/mban/mbledh nxehtesine. Ose mund te jete ngjyre seksi, pra qe e mbajne per te terhequr vemendjen.  

stilisja eshte vetem stil kurse bota te ben pistil dhe peshku pa uje eshte aq katil qe e vendos ta stigmatizojme....

mirepo e zeza nder ne cfare eshte?

aresye-hetoj se:

e zeza eshte veshja e nates,

eshte veshja e poezise,

eshte veshja e fares ku mbin mbi toke:

pra e zeza eshte pjellore...

 ne tirane eshte sigurisht efekt mode. e bejne them per te qene ndryshe nga fshataret qe preferojne ngjyrat e forta. 

edhe nje stilistes angleze, tek parizianet i ra ne sy ngjyra e zeza si preference, duke i kritikuar si njerez pa shije qe ja veshtiresojne punen (paleten e ngjyrave) nje stilisti te cilit ja rren mendja per piktor.

suksenin e Zara-s nje firme spanjolle te veshjes, e shpjegon gjithashtu gama e tyre ne ngjyra; e zeze, e bardhe dhe bezhe kryesisht.

H&M perkundrazi luan me shume me ngjyrat dhe pelqehet me fort nga banliezaret (ata qe jetojne ne lagjet periferike popullore) e parisit, dmth katundaret e ketushem por edhe nga ata me shije me te holle te parisit.

 Kjo eshte per rubriken e hajvaneve?

- Na thuaj o presor, - e zuri nga menga Xhema, - a eshte ngjyre e bardha?

- Po patjeter Xheme, eshte ngjyre.

- Po e zeza o presor, a eshte ngjyre, e zeza?

- Po. Sigurisht, edhe e zeza njera nga ngjyrat eshte.

Atehere Xhemes i ndriten syte dhe buzagaz u kthye nga i biri.

- A e sheh mer spurdhjaku i babes qe kemi televizor me ngjyra!?

 

H&M perkundrazi luan me shume me ngjyrat dhe pelqehet me fort nga banliezaret (ata qe jetojne ne lagjet periferike popullore) e parisit, dmth katundaret e ketushem.

Hahahahaha. H&M luan me ngjyrat por luan me ngjyra qe ju vjen era mall i lire, pa pike shijet ose kualiteti! Rroba kineze, tailandeze, japoneze, marokene,...te nje kualiteti ekstremisht te ulet, aty gjen. Dhe se kam fjalen per asemblimit pasi asemblimin e bejne dhe dyqane te tjera ne vende ku kushton me pak, por H&M mban cmime te uleta duke sjellur dhe moden, copen dhe kualitetin e ulet te atyre vendeve. Poshte H&M, rrofte T.Hilfiger! smiley

 rosée a e di çfare duhet te kesh te shtrenjte, vetem kepucet. sepse kepucet e lira te shemtojne me shume nga rrobat e lira. 

se edhe kur vishesh me rroba te kualitetit me te larte, nuk mjafton per tu duk bukur ose i vesh me shije. ndryshe do te qe lehte smiley

duhet pra kombinim, disa gjera kryesore te shtrenjta e te tjerat te lira. pastaj H&M ka dhe gjera me kualitet, koleksionet e stilisteve, qe ben ne bashkepunim me ta. 

po deshe ta fotografoj nje kemishe me lule qe bleva ka nje jave smiley 

per mendimin tim e keqja e modes, dhe jo vetem e H&M it eshte qe e krijojne pedet. keta jane shume stéréotypé e kane ngel po te xhaketat e ngushta e pa supe te gjera, per me teper shumica e tyre nuk jane rrobaqepsa hiç, por lujn artistin.

Sa televizion idjot qe eshte mor aman! Apo edhe me sakte, cfare gazetaresh idjote qe ka ne pune; cfare teveqelesh ka zgjedhur per te "informuar" shqiptaret!!!

Une vura re te videoja, qe per cdo person te veshur me te zeza, ka te pakten 10 te tjere te veshur me ngjyra te tjera. Aty dhe ata qe jane veshur me bezhe jane ne qender te kameras, bile ne interviste, tifoz i te zezes del dhe njeri qe eshte veshur me jeshile! Cfare reportazhesh idjote, cfare intervistash idjote, cfare psikologu psikopat dhe cfare gazetareje teveqele! Qe te gjitha, krejt te denja per Top Channel!

to be fair, kronika e tch fliste per ngjyrat erreta dhe jo vetem per te zezen - por dakord, kronika eshte totalisht e pavlere; psikologu - nqs eshte me verte psikolog -  ia fut kot, kurse  stilistja - nqs eshte stiliste -  te shkrin me kete:

 Ideja ime është që është një mungesë informacioni.

Po, e kishte me te erretat ne pergjtihesi dhe me te zezen ne vecanti. Por ideja qe shqiptaret vishen me erret se (te themi) spanjollet apo anglezet eshte komplet e paqene.

Kronika shprehet se te bie menjehere ne sy po te krahasosh njerezit jashte shtetit me njerezit tane, qe ne vishemi me te erreta. Pyetja ime eshte, si arrihet ne nje perfundim kaq vulgar?

Le pastaj sa me befasoi ajo pyetja tragjike ne mbyllje; "C'po ndodh me shqiparet?"

WTF do you mean?! smiley

 Le pastaj sa me befasoi ajo pyetja tragjike ne mbyllje; "C'po ndodh me shqiparet?"

 

lol

Pyetja e fundit me coroditi dhe mua.  Deri atehere po qeshja, pastaj:

WTH :o

Edhe sa bleva nje "little black dress" smiley

Kronika shprehet se te bie menjehere ne sy po te krahasosh njerezit jashte shtetit me njerezit tane, qe ne vishemi me te erreta. Pyetja ime eshte, si arrihet ne nje perfundim kaq vulgar?

Kurse pyetja ime ne moment ishte, ka dale ndonjehere jashte kjo gazetarja, dhe nese po ku (pervec ne WC) qe i bika ne sy menjehere ngjyra e zeze/erret tek veshjet e shqipove ne krahasim me te huajt? Dhe ku pa, ne Tirane. smiley

Ok, ben perjashtim nqs ka dale jashte vetem ne Kine ose Afrike. Ata na i hedhin per ngjyra te ndezura.

Po c'jane keto rubrika debilash?

Duket fare qarte ne xhirimet qe njerezit me te zeza jane te paket ne raport 1/10. Do kene qene te zene me zgjedhjet e partise dhe ja futen per shpejt, ose ajo stilistja do kete na nje maune me bluza roze per te shitur :O

zorbe, s'duhet marre kaq seriozisht

sa per kuriozitet, cfare emisioni eshte ky? (me duket i inspirum nga italiani)

Bah, kam nje lloj urrejtjeje patologjike per te zezen... Me sjell ne mend ato plakat e jugut, qe po t'u vdese nje njeri i aferm nuk i heqin me te zezat sa te jene gjalle. Ka qene nje periudhe kohe, gati nja 3 vjet qe ne fisin tone ndodhen disa vdekje radhazi dhe ime eme nuk i hiqte per qamet te zezat. Nuk e shikoja dot ashtu, e kam bere "lufte" qe t'ia hiqja. Ndaj, nuk e duroj dot te zezen.

ne fakt eshte e vertete qe shqipetaret preferojne te vishen me te erreta edhe ne mengjes.

P.S. e kunderta e "te erreta" eshte "te ndezura" apo "te celeta"?

"rosso valentino " eshte e erret, apo e celur?

I ndergjegjesuar nga kronika e Top-Channel-it mbi rrezikun qe paraqesin rrobat e zeza dhe mbi faktin se nje ngjyre e tille preferohet me teper ne Shqiperi se sa ne vendet e tjera perendimore, dola sot personalisht rrugeve te qytetit perendimor ku jetoj per te verifikuar me syte e mi ndryshimin.

Ecja filloi e qete si perhere vecse kesaj radhe po tregohesha me i kujdesshem per te pare se si ishin veshur bashkeqytetaret e mi.

Nuk kaloi as nje gjysem ore nga momenti qe kisha nisur kete xhiro vezhguese kur befasisht perpara syve m'u shfaq e verteta e kobshme. Prita te arrija deri ne nje shesh te vogel per te ngritur syte lart nga qielli dhe per te ulerritur me sa me mbante gurmazi e me duart  ne koke:

 

Mani Pulite! Berlusconi! Crisi Finanziaria!

Oddio, ma che minchia sta succedendo ai milanesi?!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).