Njerëz të pakënaqun

(Terroda)

Jam në odë. Asht terr. Ba me e pa hollë asht një terrodë. Në rrugë ka shumë njerëz. Shpesh shumica prej tyne janë njerëz të pakënaqun. E nuk ka gja ma të zorshme se me ecë përbri me kësisoj njerëzish. Të marrin me vedi dhe mbas katërdhjetë metrash e sheh se edhe ti je kthye kadalë në njeri të pakënaqun.

Asht shumë zor me kuptue se si pakënaqsia të njitet fillimisht ndër kundra e mandej hyp si dreqi e ndalet parasysh, tuj mos të lanë kësisoj me pa kurrgja ashtu si asht, a si do të kishe dashtë me kenë. Fillimisht bahet fjalë thjesht për pakënaqsi, por ma vonë pakepak, pakënaqsia kthehet në inat, inati kadalë në cmirë e cmira mbërrin në urrejtje.

Dhe unë e urrej gjithë këtë, urrej masparit urrejtjen teme. Ulem e mendoj se si me e luftue urrejtjen, ndërkohë që pakënaqsia, inati dhe cmira grryejnë forcat e mia dhe mendimi asht shumë i vorfën për me ia dalë përmbi. Por më ka ndodhë shpesh, që tuj iu vjedhë mendimit kam arritë me gjetë zgjidhje të shkëlqyeshme.

Tuj mos pasë rrugë tjetër, rri mbyllun dhe nuk mendoj asgja. Derikur para meje shfaqet edhe një herë mrekullueshëm terroda. E marr dhe e vari në qafë. Dal në rrugë i maskuem si fotograf. Njerëzit e pakënaqun kanë alergji prej fotografëve.

Ndoshta ka të bajë me faktin se askush prej të paknaqunve nuk don me u fiksue në terrodë. Të pakënaqunit e dinë ma mirë se kushdo se pakënaqsia asht e pakandshme. Kështu një herë për një herë kam arritë me ia dalë matanë e me shpëtue prej kërcënimit serioz të pakënaqsisë që ka kacafytë qytetin.

E pame me synin e fotografit, turma e madhe dhe e paorganizueme e njerëzve të pakënaqun duket e hatashme. Më qan syni me e futë edhe një herë mbrenda tyne e me u ndie plot me energji, plot me mllef pa të cilin me thanë të drejtën gjanat s'kishin me ndryshue kurrë.

Pothuej të gjitha ndryshimet që kanë ardhë në kët botë u detyrohen njerëzve të pakënaqun për kët nuk kam pikë dyshimi, por sekush ka të drejtë mos me marrë pjesë në falangën e egërsueme të njerëzve të pakënaqun, edhepse.

Nuk duhet me çuditë kurrkush ba me marrë vesht se pothuej të tanë njerëzit në qytet janë njerëz të pakënaqun, vetëm të dashunuemit munden me u lanë jashtë, sigurisht edhe na fotografët. Don Zoti nuk organizohen ndoj ditë, të tanë këta njerëz të pakënaqun, se ka me u ba nami.

Dhe nuk ka revolucion që i përgjet lëvizjes së njerëzve të pakënaqun, ata munden me shkatërrue pothuej çdo gja që asht krijue deri më sot. Ka ndodhë, që një pjesë e njerëzve të pakënaqun janë organizue dhe damet seriozisht kanë kenë të mëdhaja. Kështu mënyra e vetme që kjo mos me ndodhë, kishte me kenë me fillue e me i kënaqë këto njerëz sadopak.

Kajherë më shkon në mend me e lanë terrodën dhe me iu vue në krye kësaj turme të shpërndame pak prej diellit e pak prej harresës së përbindshme që ndodh në mendjet e njerëzve të pakënaqun.

Dhe një gëzim i marrë më njitet në fytyrë dhe jam gati me ia falë ndokujt terrodën e me u hedhë sipër në turmë, e me dalë në krye jo se jam ma i pakënaquni ndër ta, porse jam i kënaqun deri në pakënaqsi.

E pra fjalimi i parë që duhet me iu mbajtë njerëzve të pakënaqun asht fjalimi që ban fjalë për kënaqsinë, për hiret e saj, për delikatesën dhe elegancën e rehatisë dhe të ekuilibrit të brishtë, që kënaqsia krijon në trupin e dashunuemit për shembull, për rrenën e madhe që kënaqsia arrin me na e futë aty ku na vetë veç guxojmë me nxjerrë ndoj gja, se si kënaqsia asht rezultat i dijes së matun dhe ndjesisë se koha asht e vetmja gja që nuk pushtohet. Ndigjoj duergërsitjet e para, mandej turma shpërthen pa kuptue asgja në thirrje të frikshme. I ftoj me heshtë.

Heshtin. I diftoj se larg, po shumë larg, ndihet një muzikë e gjallë dhe e hareshme që i fton me kënaqë pakepak. I shoh kah nuk duergërsasin ma veç si fëmijë të lumtun buzëqeshin tuj ndigjue sekush muzikën që don.
Por jo. Nuk do shkoj në krye e as nuk do të mbaj asnjë fjalim, asnjë fjalë.

Po sikur me ndodhë që ata mos e ndigjue muzikën që unë iu luta ta ndigjojnë? Atëherë çka ndodh? Po sikur unë të mos i flas hiç për atë muzikë, por kushedi përçka? Po sikur muzika mos me kenë kurrkund?

Ma mirë mos me ia falë kujt terrodën e me vazhdue punën e fotografit ose ndojherë me ra në dashni, jo aq sa me e hupë mendjen prej terrodës.

Nuk e din kurrë se çka mundet me ba një turmë njerëzish të pakënaqun nësa ti i kujton një muzikë diku larg, nuk dihet çka mundesh ti me i thanë një turme me këso njerëzish, e as kurrëprapë nuk dihet nëse muzika ka me kenë atje ku duhet!

Tash për tash derisa nuk i din të tana këto, terroda ku këto fjalime të thanuna a të ndime nuk i bajnë dam kurrkujt, asht e përkryeme, në terrodë gjithmonë mundesh me retushue, me i ripunue, me përsosë, me i paraqitë gjanat në atë mënyrë që njerëzit e pakënaqun me u kënaqë pakefije.

27 Komente

kush do na e perktheje ne shqip tani?

 

une verior jam per vete, pro te lexoj fjalen "kuptue" me dhembin syte...

te plaqin site o veriori i leshit t'bythes, e ca paska fjala Kuptue

Dyzanorshi ue lexohet uu ( u e zgjatun, ) or Tunxh ! 

P.sh: me lexu', me kuptu', me shiku', me u veriorizu'..etj

Jo'r taj, po a munesh me e kthjellu ne i budallhane si puna eme pse nuk qanka shqip ene pse kuptuar asht shqipe ma e fisme se kuptue

Po sikur me ndodhë që ata mos e ndigjue muzikën që unë iu luta ta ndigjojnë?

Po sikur me ndodhë që ata mos me e ndigjue muzikën që unë iu luta ta ndigjojnë?

***

Për mendimin tim, shkrimet e tilla në dialekt e humbasin bukurinë edhe për shkak të llojit të formës së gërmave të përdorur... bile më shumë se stili i gërmave, do thoja që nëse është në corsiv apo jo. Ajo pjerrtësi e gërmave korsive më duket sikur e bën më të këndshëm leximin, sikur i jep atë rrjedhshmëri me të cilën duhet që të lexohet pjesa.

Ndoshta është vetëm një fiksim i imi, por provoni që të lexoni të njëjtin tekst  kur është shkruajtur "normal" dhe kur shkruhet me gërma korsive:

Po sikur me ndodhë që ata mos me e ndigjue muzikën që unë iu luta ta ndigjojnë?

Po sikur me ndodhë që ata mos me e ndigjue muzikën që unë iu luta ta ndigjojnë?

***

Terroda!!!

Nëse për aparatin fotografik do të përpiqeshim që të gjenim një emër alternativ, më shumë se për dhomën e errët, autori do të kishte bërë përpjekje për ta lidhur me përpunimin fotografik në kompiuter... kliksyfet/kliksurrat p.sh smiley

se shif tani... nigjo... se prit... prit... se n'fakt... n'qoftse... domethon... si me ta thon... hmm... prit i sec... ja t'a them.. prit... se varet, kupton?... se megjtihse... po te ishte... merr vesh?... qe t'jemi t'qart, jo per gjo... pa hyrje t'gjata... pra si perfundim... me fjale te tjera... apo jo? ....

......

..... po kemi friike se mos vret dikush veten, zoti Fotaq!.... Oh, jo...jo...joojoo...  ehhhh jo.... nuk e vret veten njeri ketu zonjeza te nderuara.... provinc, merr vesh... qe te vrasin veten, na duhen njerez... pergatituni... vini veshin... na duhen njereeez ... hmmmmm.... S-O-N-S-I-B-L-E-E-E... merr vesh... po te kam rixha... merr vesh... c'eshte ky Hartman... merr vesh... qe do na vika ne bashkine tone... dhe NE  NE NE   ... merr vesh... s'ditkemi gje?...

Kesaj i thone ta mbytesh peshkun me 2 gishta letersi te mire.

trop, si ke qen? Kshu s'fundi them.

Te pys me merak prej verteti! A real merak. Nje concern te vertete. Uroj naj gjo afatshkurter, nqse osht vertet dicka. Po s'qe, i fitumi jom un. Win-win, si rralle here smiley

Constantly (si c-ja te e=mc^2)

C

smiley

 

em, ta dish se dua vertete te ulem dhe te te tregoj gjere e gjate per gjerat afatshkurtra qe po me ndodhin. sot me ke kapur ne momentin e gabuar, me duhet te leviz. megjithate po pate 2 minuta, a mund te me thuash sinqerisht cfare kishte kjo pjese qe s'te pelqeu? do te te pergjigjem ne darke me c'me pelqeu mua.

Mire. Qe te tregoj afeksionin tim te pafshehshem, po te jap nji cokollate Lindt (ne dallim nga kjo qe me dhe ti, e cila ishte Hershey); mos guxoje njeri te thote plasen cokollatat, se kto jon momente sublime. Per pjesen nje here tjeter. Premtoj.

Per kenqasi taten (qe beht kshu dhe e imja), trop, ja:

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

death by chocolate.

edhe per pjesen ke folur, mos kujto.

Rrëshket ndonjëherë nga gegnishtja, po mua më pëlqeu "Terroda" si gjetje e si përsihatje.

....Pothuej të gjitha ndryshimet që kanë ardhë në kët botë u detyrohen njerëzve të pakënaqun për kët nuk kam pikë dyshimi, por sekush ka të drejtë mos me marrë pjesë në falangën e egërsueme të njerëzve të pakënaqun, edhepse

Përshnetje Albri smiley

Bukur, bukur, edhe shkrimi edhe gegnishtja e perdorur. Duhet thyer hegjemonia e standardit edhe ketu qe kerkon ta syrgjynose gegnishten dhe te foluren e saj ta konsideroje si te foluren e zezakeve ne getot e Amerikes.

Une...une...une..

kur do shpetojme ndonjehere nga ky lloj uni qaraman?

 

me siguri kur ta kemi kuptu deri në fund se ç'është uni qaraman. them unë. smiley

them qe ka shembuj te konsolidum ne cdo fushe, edhe ke letrat e shkrimet.

ska lezet pra, goxha burre ulet e shkruan per nje turme ( a thua se vete eshte mbi te) te pakenaqunish, nderkohe qe mund te ngule ndonje gozhde a rregulloje naj tub cesme e keshtu te pakten nis e kenaq s'parit grune e vet.

ju e dini ma mire ket pune, just a little thought smiley

para se të marrësh sqeparin apo çekiçin, aman lexoje dhe një herë. smiley

e lexova pra, nuk me pelqen ajo fryma e zeze qe percillet.

kta njerezit e pakenaqun e kane nji hall, nuk ka emocion qe krijohet kot, nuk ka pra gjendje trishtimi perpetum mobile.... tani sa rri e pershkruan kapercimet nga pakenaqesia deri ke urrejtja, une them ket kohe ta harxhoje me ndonje pune ma te dobishme

nuk kam asgje me stilin, apo gjuhen dhe askush smun te detyroje dike te shkruaje ndryshe nga cdo....

tani o e ka fajin percjellsi, o e ka fajin ajo qe percillet...sdi ma teper.

Er daje, ose shkruaj gegerishte te paster(dhe gegerishtja eshte me teper se nje -ue ne vend te cdo -uar, -un ne vend te -ur), ose shkruaj gjuhe standard. Syte me nje shqipe te bastarduar qe s'eshte as mish as peshk mos na i demto.

" se si kënaqsia asht rezultat i dijes së matun dhe ndjesisë se koha asht e vetmja gja që nuk pushtohet"

Letersi & psikanalize, sic me pelqen mua.  Vecanerisht interesant me ngjan cinizmi i holle mbi kenaqesine...

E lexova. Kam pothuaj te njejtin mendim me Ashes. Nganjehere gegnishtja kercen ne diçka tjeter, por me pelqen si fryme. Sidomos mbyllja eshte e mire. Ka nje paragraf aty, shume te bukur. Ajo puna e "ramjes n'dashni sa mos e hupe menjen prej terrodes".

S'para votoj atje lart (nuk dua ta shohin se me ke perputhen shijet e mia), por ketu poshte po votoj 4.5

Falemnderit.

Sot mora vesh qe Brahusha qenka djale dhe jo vajze. E çuditshme. Kur kam lexuar kete tekst, ishte e qarte per mua se ishte nje tekst vajze. Nuk di pse, por keshtu e kam ndjere : nje rrjedhe mendimesh "femerore" (nese ka te tille). Ndjenjat, ftillimi i tyre, me kane lene nje shije qe nuk ngjasonte me ato te nje djali. Ec e merre vesh pse.

Pyetje :

A KA GJINI NJE TEKST ?

Nuk me kujtohet tani, por rralle kam ndeshur shkrimtare qe shkruajne nga kendveshtrimi i gjinise tjeter.

Pyetje 2 :

DINI JU NDONJE RAST TE TILLE ?

Mendoj se ky krijim e meriotn nje koment, edhe pse nuk me la mbrese te veçante.Besoj se "shqetesimi" qendron,le vend per fantazi_filozofi por nuk mendoj se detajet  fryma dhe subjekti jane trajtuar ne menyre te harmonishme  me mesazhin qe kerkon te percillet qe nder te tjera me duketse ka dale i paplote,mbase edhe i cunguar.Mendoj gjithashtu se situatat e krijuara nuk jane vjele teresisht ,ne nje kohe qe ne krijime te ketij lloji,meditimet te tilla jane pika e forte ,pikerisht persiatjet psiko-letrare.Me pelqen qe krijuesi kakapur nje teme te gjere,por kam rezerva te theksuara edhe rreth botkuptimit jo-letrar.Mu duk sikur vete krijuesi nuk jep nje "zgjidhje" por qellimi i gjithe orvatjes se tij ka qene i hedhja ne leter e disa mendimeve qe nuk mendoj se perbejne nje bosht te mirfillte per nje krijim serioz.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).