Një përrallë nga Italia, Berluskoni në botën e çudirave

 

Të vjetrit thonë që një popull e meriton sundimtarin që ka. Nga ana sociale kjo është e vërtetë, sepse në një shoqëri del në pah një klasë politike që është në një mënyrë të shprehur a të pranuar në heshtje reflektimi i aspiratave të shumicës së popullsisë. Realiteti në rastin e popullit që mbart famën e latin lover-it mund të shpjegohet kësisoj. Sot, prej 15 vitesh a më tepër, fenomeni italian ka një emër, Silvio Berluskoni, i cili lind nga hiçi dhe sfidon tendencën, durimin dhe kodin etik të një populli duke rrezikuar thyerjen e kokës së tij përballë murit të këtyre vlerave ose suksesin personal të modifikimit të vlerave popullore në “vlera” të reja.

Kur i gjithfuqishmi i Italisë ka qenë në moshen time, ka qenë diçka e ngjashme me një orkestraxhi, ose argëtues baresh e anijesh. Kanë qenë disa shokë, Silvio, Konfalonieri, Piero Angela (ai zoteria i emisioneve shkencore Quark).

Si lindi ai që u vetquajt “i prekur nga dora e Zotit”, ai që zbriti në politikë djathtas në kohën e duhur kur Italia nuk kishe më të djathtë, por rrugën ia tregoi nje i majtë i qendrës si Kraksi? Çfarë e kishe prodhuar modelin Berluskoni, për ta bërë të besueshëm zbritjen e tij në “fushën e burrave” të politikës për te mirën e vendit, ( orig. Scesa in campo) nga Olimpi i rehatisë së një biznesmeni të suksesshëm?

Berluskoni papritmas, le këngën dhe fillon të punojë si sekser pronash të patundshme. Nga një bankë e Veriut të Italisë ku punonte dhe i ati arrijnë të marrin kredinë e parë për blerje tokash që më vonë do të ishin zonat më të rëndëshishme të bumit të ndërtimeve të Milanos në vitet 65-80. Banka ku i ati punonte bëhet ortak me Berluskonin e më pas para të shumta anonime nga llogari të bankave sekrete në Zvicër bëjnë ish këngëtarin një njeri me fat.

Në Itali jemi në kohën e zhvillimeve të mëdha, liberalizohet tregu i mediave vizive, gjenialiteti i tij apo këshillat e duhura e hodhën në këtë treg duke e bërë sot zotëruesin e 80% të mediave italiane. Kontrollon prodhimtarinë dhe të drejtat kinematografike, dhe zinxhiret Blockbuster në Itali, shtëpitë botuese kryesore dhe si rrjedhojë shumicën e gazetave me influencë. Kontrollon stacionet digitale dhe satelitore herë me të drejtë e herë abuzivisht (rasti i Rete 4 në satelit ne vend të Italia 7).

Dështon në betejën per kontoll të supermarketeve dhe në `95 shet “Standa”-n, kalin e tij të Trojës për këtë sektor, që dështoi. Por nuk qëndron duar lidhur, hidhet në tregun e sigurimeve dhe bankave. Blen Programma Italia dhe Grupin Mediolanum e kështu renditet në rradhët e para të financës europiane. Është pronar i skuadrës së futbollit të Milanit dhe stimohet nga Forbes të ketë një pasuri personale prej 5 miliardë eurosh.

I akuzuar për falsifikim në bilanc, evazion fiskal, burime të paqarta pasurie, dhe pas zbulimit të emrit të tij si anëtar i loxhës masonike armiqësore P2, duket se asgjë për të nuk habit më. Por përballë ligjit ka rezistuar gjithmonë, shpesh duke ligjëruar i paprekshëm si në rasin e fundit me dekretin Alfano (për sa kohe mban detyrën e kryeministrit) e si më parë që duke pasur gjykimin hapur modifikon ligjin duke mos e quajtur më krim atë për të cilen akuzohej. Historia e ligjeve të tija ad personam është një refren i stërpërsëritur në mediat italiane.

Por për më tepër ai u sulmua nga shtresa intelektuale e vendit, nga ata njerëz që nuk drejtuan gishtin tek mjetet e tij, në zonën gri të ligjit dhe shpesh të jashtligjshme, por dënuan qëllimin e tij, soversionin social, krijimin e një Italie të fjetur, të përgjumur, të dhënë pas famës, epshit e sa më larg rrengjeve të pallateve të larta, krijimin e një shoqërie pasive ku shijet të jenë të modifikueshme lehtë, nën kontrollin e modës, medias, televizionit, famës, kinematografisë, praktikisht nga gjithçka që Berluskoni zotëron në Itali. Influenca berluskoniane filloi që me emisionet trash në televizionet italiane, që me promovimin e femrës që nuk flet po zhvishet, e promovimi i saj bëhet përherë e më i induktuar në të rejat e vendit fqinj ku aspirata më e madhe është të jesh velinë, të jesh në emisonet e Maria de Filipit apo në haremin e Berluskonit, ku si në rastin Carfagna, Ministres së Shanseve të Barabarta, një ish balerinë, iu dha vendi ministror pas një thashethemnaje të madhe dhe regjistrimeve telefonike për favore seksuale ndaj Kavalierit. E shoqja e la, nuk e mbajti më të ndërruarën me adoleshente e femra të paguara. Atë që Italia nuk po bën dot, ndarjen nga Berluskoni, e bëri e shoqja.

Tragjikja është kjo, që tashmë ky njeri që kalëroi vlerat e djathta dhe konservarore për të ardhur në pushtet, tani përdhosi traditën e familjes, sfidoi haptazi kishën, dhunoi për hakmarrje kryeredaktorin e gazetës Avvenire te Cei-t, organ i kishës, duke i nxjerrë në media një pseudo histori dashurie të viteve më parë sepse guxoi dhe ai të alienohej, përkrah vlerave e jo përkrah politikës. E sëfundmi, sfidoi komisionin eurpopian duke ofenduar zëdhënësit që e kritikuan duke deklaruar se pret kritika vetëm nga Barroso. Patjetër dhe nga Barroso kritikat nuk munguan, nuk mungoi dhe mbështetja ndaj zëdhënësve të tij. Ky njeri tashmë ndihet i gjithfuqishëm e këto janë shenjat e mëdha të një fundi të keq. Ndërsa bota i gëzohej Obamës, Berluskoni ndihej gazmor nga batuta për ngjyrën e lëkurës së tij. Duhet të ketë qenë një histori e gjatë kjo me Obamën, respekti i tij për Berluskonin duket qartë në fjalimin e Berluskonit në Senatin amerikan ku vetëm dikush nuk duartroket dhe nuk fsheh antipatinë për ligjëruesin, ish senatori, tani presidenti Barak Obama.

http://www.youtube.com/watch?v=WiYppEt5QSY

Në festivalin e filmot të Venecias, ai do të bllokojë një film, atë film që bllokoi nga Rai dhe Mediaseti ku ka kontroll absolut. Filmi quhet “Videocracy”, është një film që flet për kohën tonë dhe shoqërine që berluskonizimi modifikoi, një shoqëri që ndërroi meritokracinë, demokracinë me një koncept vanitoz dhe shumë berluskonian “Videokracinë”. Të shohim a do të mundet ta ndalë, nëse po, do të jetë dhe një tjetër gjunjëzim i shoqërisë italiane ndaj njeriut që “u bë vetë”!

                                                                                                             2009-09-08

 

13 Komente

Atë që Italia nuk po bën dot, ndarjen nga Berluskoni, e bëri e shoqja.

 

Shkrim shume i mire

 I shkurter, i qarte dhe konciz. Shkrim i mire. Shume te verteta ne pak rreshta.

Xhaxhi berluskoni u be njeri me paret e mafias, e ka blere pushtetin po me ato para

Ne ne shqiperi kemi politikane me te afte, nga politika krijojne mafian

hahahhaha

Pasi e ndritet me analizat ,gjykimet e mençurirat per tanet u hodhet te Berlusconi.....Shkrimi eshte i mbushur plot e perlot me pasaktesira per te mos thene shpifje..Historia e Berlusconit dhe e Berlusconizmit nuk eshte hiç,po fare ,fare si pershkruhet ketu.Mjafton te them se zgjedhjet e fundit i fitoi rendshem.....e zgerlaqi opoziten e ende nuk po e merr veten.Po ndjek e drejton ne menyre te shkelqyuer Abruzzon pas termetit.Ka nje politike shume eficente ekonomike per te perballuar krizen.Ne fakt Italia ka me pak dramacitet ne kete periudhe se vendet e tjera.....Nuk po flas si njeri e qe eshte nje nder filantropet me te medhenj ne Itali.....

Ke shume te drejte Zana.

Sa ishte Prodi ne pushtet te gjithe vuajten edhe populli edhe bizneset nga taksat e tij.

Berluskoni krijoi hapsira pune dhe Italia po e kalon krizen shume me lehte se vendet e tjera.

Sigurisht qe te majteve nuk u pelqen ,sepse po tu pelqente nuk do te votonin Ramen qe del lakuriq ne publik.

Po nga e di ti me emrin "kalavaci" qe paraqitesh ketu me flamur bullgar apo ndonje shtet tjeter qe nuk ka lidhje me Italine, sesa shume paskan vuajtur italianet nga taksat e Prodit. Cfare budallalliqesh qe keput mer lale. Nga e di ti mer cun me flamurin bullgar sesi po e kalon Italia krizen? Pastaj te lutem behuni me njerez te llogjikshem. Vetem Berlusconi nuk eshte per te mbrojtur.

Pastaj meqe e lidhe ashtu kot me Ramen, e di ti qe Berlusconi ka pa fund foto qe ben plazh nudo. Ketu ke njeren sa per gallate se i kane shtuar dhe pinguinin me fotomontazh:

http://otix.altervista.org/wp-content/uploads/2007/07/berlusconi20nudo.jpg

Sa per etike, po te jap kete me fotomontazh per te mos nxjerre te tjera.

Te shkosh me prostituta, apo nje 75 vjecar sa eshte Berlusconi qe shkon me minorene adoleshente nuk eshte kulmi i moralit apo i suksesit.

Nese e ke fjalen per taksat, Berlusconi nga 2001 deri ne 2006, mezi arriti ne fund te legjislatures qe te ulte taksat me 1 % per te pasurit, pra nga 45% tatim mbi te ardhurat e beri 44%. Nderkohe kur erdhi Prodi ne pushtet nuk u prek asnje takse, dhe tani qe eshte prape Berlusconi eshte i njejti nivel.

Pastaj, mos ecni akoma me idene, se po shave Berlusconin automatikisht ke shajt dhe Salen, se nuk ka lidhje. Nuk e ze kanuni mos ki merak se nuk kane jetu ne te njejten kulle.

Ti moj zonja Liri qe enjihke mire Italine.E di ti qe Italia kishte nje takse ne kohen e Prodit qe quhej :"Tassa di sucessione" dhe ishte 40%.Pra kur babi i linte djemve biznesine tij,atyre u duhej te paguanin 40% te vleres se ketij biznesi,po keshtu edhe kur linte trashegimi p.sh. ne se kishte dy djem dhe dy shtepi qe ja linte ketyre djemve,po te mos kishin leke do tu duhej te shisnin njeren per te paguar taksen prej 40%.

Dhe a e di ti qe kur Berluskoni ne qeverine e pare e hoqi kete takse,i pari ishte Prodi qe e kaloi gjithe pasurine e tij ne emer te femijeve gje qe nuk e kishte bere me pare.Kur Prodi erdhi ne fuqi me ate qeveri afat shkurter e futi ne fuqi perseri kete takse (sigurisht jo me 40% por 15%)

Sa i perket fotove lakuriq ai i ka bere ne ambientet e tij private dhe jo ne publik si Rama yt.

A nuk ishit ju qe bertitet per fotot lakuriq ne shtepi te Rames qe po dhunoni privacine?????

Prandaj mos ec me idene se po shave Berluskonin ke mbrojtur Edi Ramen se nuk kane lidhje fare me njeri tjetrin.

Pse mer kalavac, taksa e trashegimise, ne rradhe te pare nuk ishte per ata qe thu ti, pra per kalimin e biznesit, po per ato qe lejne trashegimine e tyre Kishes, psh se nuk kane trashegimtare, dhe keshtu taksohej pak dhe kisha katolike se ishte fry shume nga pasurite e lena kot.

E dyta edhe sikur te ishte ashtu si thua ti, mos me trego se italianet kane vuajtur shume ne kohen e Prodit dhe Berlusconi i nxorri ne drite, se nuk e kishin te gjithe jeten te varur nga ajo taksa, qe do aplikohej nje here ne 50 vjet. Mos themi qe taksa ne fjale ishte vene shume vite me perpara dhe jo nga Prodi.

Ti mer lale arsyeto sipas llogjikes, sesa kohe eshte Sala apo Berlusconi ne pushtet njerezit mbi Toke jetojne te lumtur si ne parajse, dhe sapo vjen e majta ne pushtet ne cilindo vend, bohet nomi i zi.

Nuk po sha njeri Berlusconin, se ka dale me bibilushin jashte mer lale, puna eshte qe kur e bo Rama behet nami, kur e be Berlusconi nuk quhet, bile bile, kur Berlusconi 75 vjec bo orgji me adoleshente e pastaj i ben deputete e Ministre, eshte normale, vetem sepse eshte i djathte. Rri mer lale shif punen tate, se Berlusconin vetem keto muaj nuk ke nga ta mbrosh.

Une Berlusconin e shoh si lider politik e njeri te afareve.Shoh si eshte gjendja ime personale (kam gati 20 vjet qe jetoj ne Itali dhe di te bej krahasimet),e si eshte ekonomia...Lete thone ç'te duan por une di te tehm se me krize ne Sardegna ishte tutto esaurito...nuk gjeje vend ne restorant pa prenotim!!Ke q..apo s'q..n Berlusconi pak rendesi ka...

dhe ne sarande sivjet ishte tutto esaurito.. por keto nuk jane kriteret e matjes se ekonomise. nuk di cfare ke bere ne 20 vite ne itali, ke qene vetem ne sardenja apo te ka rene te flasesh dhe me punetore, 30 e te cileve kane qe nga janari i 09 ne cassa integrazione! por ky eshte nje fenomen qe nuk lidhet drejtperdrejt me personazhin e artikullit siper, megjithse mbrojtja e zjarrte e dikujt qe do te preferonte qe shqiptaret te ishin vetem femra, te bukur e te reja qe ti hynin ne pune, dhe qe aleohet me parti ksenofobe, qe ve takse mbi lejen e qendrimit te pakten nuk duhet perlqyer  vetem se ne shqiperi jemi kundra komunistave... bonsensi ne politike eshte nje kriter i rendesishem

Shkrimi OK, por ke 2 pasaktesira te vogla ne fund.

Filmi nuk eshte bllokuar nga Rai e Mediaset, por promovimi i tij, sepse filmi po shfaqet ne Kinema, pra ne Tv do akoma shume muaj te mbrrije dhe e dyta Berlusconi, filmin nuk mund ta bllokoje nga festivali i Venecias dhe nje gje e tille nuk eshte diskutuar ndonjehere per vete faktin qe Berlusconi nuk ka asnje lidhje me Festivalin, nese do te kishte mundur ta ndalonte filmi,  nuk do te merrte pjese ne Festival, sepse behen seleksionim paraprake nga nje Juri e percaktuar, aq me shume qe filmi nuk eshte Italian, por nje produksion Suedez, regjizori eshte Italian.

 

Tv e Berlusconit po kopjohet shume nga TCH, pra kete mase xombish televiziv qe eshte ne Itali,  pas pak vitesh do ta kini edhe ne Shqiperi, duke konsideruar edhe faktorin katalizues, analfabetizmin e perhapur ne Shqiperi, kjo mase e pjelle nga tubi katodik do te jete vendimtare ne politikat e se nesermes ne Republiken e AlBananeve.

Pikesepari, pergezime qe nje shqiptare merret me hallet e italianeve!

... do te thote qe hallet ne Shqiperi paskan mbaruar!

OK, kjo ishte doza cinike e kontributit tim.

 

Per t'ju rikthyer llogjikes...

Mendoj se situata ne Itali, nuk ka te beje ekskluzivisht me nje perralle Berluskoniane, por... fatkeqesisht me nje perralle televizive e cila vazhdon te tregohet dite per dite e ne cdo ore, jo vetem ne Itali por ne te gjithe globin.

Eshte e cuditshme se si ky objekt elektronike dhe dizajni eshte kthyer sot ne nje mjet, simbol i transmetimit te iluzionit dhe te anti-vleres.

Filloi gjithcka me kuriozitetin e zakonshem... Njerez te lezetshem qe leviznin mbi nje monitor prej xhami dhe argetonin publikun.

Nga kuriozitet u kthye ne nje nevoje. Nga nevoje ne nje opium te vertete per masat.

E gezofshim! Tubin katodik dhe te gjithe djajte qe na dalin dite per dite prej tij.

Berluskoni?!

Nje prej te shumteve!!!

sa per temen "rama-berluskoni" detyrohem te nderhyj. rama ka dal nudo ne disa foto 15vjet me pare. e ca pastaj? 1 pyetje te gjithve:

- e zeme sikur ju martoheni me 1 person serioz, te pashem e intelegjent dhe 5 vjet pas marteses zbuloni disa foto tija nudo para 10 vjetesh. ka ndo1ri qe do divorcohej nga kjo? edhe nqs pyetje e dikujt esht po, ne kte rast behet fjale per jeten private. ne zgjedhje, ne nuk votojme organin e rames, por votojme programin e tij. ne fund te fundit, zgjedhjet e 18 shkurtit dolen mbi 25.000 vota me shume kishte rama apo jo?

- kjo e berluskonit esht e paligjshme dhe kryhet gjate kohes kur personi ne fjale esht kryeminister, dhe kryhet ne 1 rezidence shteterore, qeveritare, qujeni si te doni 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).