Një leksion nga përtej oqeanit

Lajmi për dënimin e Efraim Diverolit në SHBA, ortak i Mihal Delijorgjit në biznesin e trafi kut të armëve, kaloi dje në...plan të dytë pas monologjeve televizive të rradhës nga Berisha, Rama, Malaj e të tjerët. S'kish si të ndodhte ndryshe në një vend ku drejtësia i intereson pakkujt dhe përbaltja, sherri e fyerjet personale, që vetëm politikë s'mund të quhen, i joshin dhe i bëjnë të gjithë tifozë.

Bosi i kompanisë AEY, që u gjet fajtor për falsifikim të dokumentacionit shoqërues të tonelatave me fishekë, akuzoi dy vjet më parë kryeministrin shqiptar dhe djalin e tij si të lidhur me mafian dhe të përzier në këto afera. Pavarësisht se Berisha e cilësoi telefonatën e inçizuar Diveroli-Trebicka si përgjim mafiozësh, ai nuk arriti asnjëherë ta përjashtojë veten e tij nga akuzat e amerikanit 24-vjeçar. Ashtu siç nuk arriti djali i tij të justifikojë faksin e famshëm të Aldo Bumçit ku jepej mendimi për ligjin e armëve me shënimin sipër: për z. Shkëlzen Berisha. Amerika i jep përditë botës leksione demokracie, por dënimi i djeshëm i Efram Diverolit, i cili rrezikon 5 vjet burg është më tepër se kaq.

Vendimi i gjykatës së Majemit është një mesazh i fortë në trajtë udhërrëfyesi për mënyrën se si bëhen gjërat në një vend ku drejtësia është e shenjtë dhe sovrani nuk është populli, - siç thotë Berisha - por ligji. Dënimi i presidentit të kompanisë AEY është në rradhë të parë, një mesazh për drejtësinë shqiptare. Për atë drejtësi që partnerët e Diverolit, Ylli Pinarin e Mihal Delijorgjin as që ka nisur t'i gjykojë, gjoja për arsye proceduriale. Për gjykatën e Tiranës që tallet me familjarët e 26 viktimave duke i sjellë në seancat gjyqësore që s'fillojnë kurrë dhe gjykatën e Lartë që veçoi dosjen e Fatmir Mediut për ta nxjerrë palagur nga përgjegjësia për tragjedinë e Gërdecit.

Dënimi i Efraim Diverolit është një mesazh për aktorët e Gërdecit, për ata tregtarë shpirtrash që janë të gatshëm që jetën e njeriut ta konvertojnë në një arkë rryshfet-fishekësh. Për ata palo matrapazë politikanë, ministra, ushtarakë e biznesmenë, të cilët pasurinë e shtetit "ia falën" Diverolit dhe Diverolëve të tjerë, që pranuan që derdhjen e parave mos ta bënin në thesar por në borderotë e tyre familjare. Mesazhi për ta: Diveroli e pranoi fajin, por ju do të mbeteni burracakë të lirë, të padënuar, por shpirtmallkuar.
Mesazhi i tretë është për opozitën që kushedi pse vazhdojnë të quajnë kështu. Për atë opozitë që s'dihet se ku i fillojnë fijet dhe ku i mbarojnë. Për atë opozitë që pati turp të përmendte fjalët "Shkëlzen" dhe "Argita" gjatë fushatës dhe i zëvendësoi ato me tautologjinë fantastike "familja biologjike dhe politike".

Për atë opozitë të kapur formale, dikur informale-e lirë, frymëzuese, fituese dhe tani dëshpëruese, arkëtuese, ndërtues-shkatërruese. Përtej së majtës e së djathtës. Mesazhi për ta: në opozitë do mbeteni përsa kohë nuk i thoni të bardhës-të bardhë dhe të zezës-të zezë, përsa kohë nuk premtoni drejtësi, nuk ofroni alternativë, nuk arrini të bindni se nuk jeni pjellë e Gërdecit dhe se nuk e doni pushtetin për Gërdecë të tjerë.

Ç'fatkeqësi, të mos zgjedhësh dot më as "të keqen më të vogël"... sepse të keqe të vogël nuk ka. Mesazhi i katërt dhe më i rëndësishëm është për opinionin publik. Për ata opinion-bërës që janë pjesë e oktapodit të frikshëm gllabërues të pushtetit, për ata që flasin në emër të lirisë por që në fakt janë megafonë, për ata që s'flasin: nuk është kurrë vonë. Për ata që duan të kuptojnë se po jetojmë një situatë të tmerrshme mungese lirie e demokracie, ku e vërteta është tkurrur aq shumë saqë sot, atë duket se e thotë vetëm një njeri - imagjinoni - Mero Baze. Ç'tragjikomedi.

5 Komente

Nga VOA

Qeveria amerikane i kishte paguar kompanisë së tij mbi 10 milionë dollarë.

Shpallja e dënimit për Diverolin është parashikuar të bëhet më 10 nëntor. Ai përballet me pesë vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.

Në fakt, o Erl, nuk ka shumë leksione për të marrë këtu. Maksimumi i dënimit që mund t'i japë gjykatësi Diverolit është 5 vjet burg. Ja të themi se i jep 4 vjet. Brenda 2 vjetësh, Diveroli del lirshëm, "for good behaviour".

Dhe nga ato 10 milionë dollarë biznes që ka patur me qeverine amerikane, i ngelen boll lekë nëpër du pasi të ketë paguar gjobën prej 250.000 dollarësh (po të supozojmë se fitimin e kishte prej 10%, i ngelen 750.000 dollar&eumlsmiley.

Me një fjalë, del i nderuar dhe zotëria 24-vjeçar.

Per mua ne keto biznese fitimi eshte me i larte se 10%, po nejse hajt ta zeme se eshte keshtu.

Lind spontane pyetja: Ti do ti beje 2 vjet burg per 750.000 dollar?

Erl Murati, emer deshmoresh paske.

Mos e merr me ngut.

Do krijohet shoqata antigerdec, do shperblejme familjet e viktimave.

E kemi bere per mijera te vrare qellimisht, e nuk po e bejme per 26 vete te vrare aksidentalisht.

 

 

 

 

 

 

Erlo, leksion qe bie ne vesh te shurdher... Lirite dhe te drejtat e njeriu atje Shqiperi egzistojne vetem ne leter. Me behet qejfi qe ke shkruar per kete gje, megjithate. Kurajo! smiley

"Mesazhi për ta: në opozitë do mbeteni përsa kohë nuk i thoni të bardhës-të bardhë dhe të zezës-të zezë, përsa kohë nuk premtoni drejtësi, nuk ofroni alternativë, nuk arrini të bindni se nuk jeni pjellë e Gërdecit dhe se nuk e doni pushtetin për Gërdecë të tjerë." 

 

Ky do kishte qene programi me i mire per PS, e jo politika e re e gerrmeeret e tjere.

sala e shume te tjere do ishin me kohe te "vilat" e burrelit ose spacit per krimet qe kane bere keto 18 vjet...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).