Një i paditur në kabinet

Nga Besar Likmeta, Balkan Insight

 

Kryetari i Partisë Republikane, ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për abuzim me detyrën në lidhje me një shpërthim vdekjeprurës në depot e municioneve më 15 mars 2008, do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit.

Nga një marrëveshje për bashkëqeverisje, të bërë publike nga kryeministri Sali Berisha, republikanët, të cilët kanë vetëm një deputet në parlament, me pak më shumë se 1 për qind të votës popullore, do të marrin gjithashtu dy poste zëvendësministri.

Shpërthimi në Gërdec, në mars 2008, vrau 26 persona, plagosi më shumë se 300, la pa strehë rreth 3000 dhe zhurma e tij jehoi në korridoret më të larta të pushtetit.

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama çoi një dosje në Gjykatën e Lartë në mars, me 29 persona të paditur të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, mes tyre disa ish-zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes. Akuzat variojnë nga abuzim me detyrën në vrasje.

Përveç Mediut, te të akuzuarit përfshihet shefi i shtabit të përgjishëm Luan Hoxha, gjeneral Shpëtim Spahiu dhe gjeneral Zija Bahja. Të gjithë nuk kanë pranuar të kenë bërë shkelje. Nëse shpallen të fajshëm, dënimi përfshin deri në shtatë vjet burg.

Dyshimet në mediet shqiptare, bazuar në bisedat telefonike, kanë lidhur me ngjarjen djalin e Berishës, Shkëlzen Berisha. Ai akuzohet si lobues për kontraktorin e qeverisë që kishte fabrikën e çmontimit të municionit në Gërdec. Kryeministri dhe djali i tij i kanë mohuar akuzat dhe kanë akuzuar organet mediatike opozitare për fabrikim të ngjarjes.

Në maj, Gjykata e Lartë ia kaloi çështjen e të akuzuarve pa imunitet parlamentar gjykatës së shkallës së parë, e cila e merr në shqyrtim në 15 shtator.

Megjithëse qeveria e kryeministrit Berisha ka premtuar për gjykim të drejtë, ajo e ka sulmuar kryeprokuroren Rama thuajse përditë, që kur ka paditur Mediun, aleat i ngushtë i kryeministrit.

Pasi Mediu u rizgjodh deputet, Rama mund të ketë nevojë të kërkojë sërish heqjen e imunitetit të tij për të zhbllokuar çështjen dhe nuk ka garanci që Parlamenti i ri do të votojë pro saj.

Megjithëse ekspertët kushtetues thonë se Gjykata e Lartë nuk ka nevojë të kërkojë imunitetin e Mediut përsëri, të paktë janë ata që mendojnë se ajo do ta vazhdojë çështjen, për shkak të presionit politik që e shoqëron.

Mediut iu hoq imuniteti pas presionit të SHBA ndaj kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Prokurorët kanë paditur për vrasje edhe Mihal Delijorgjin, pronarin e kompanisë Alba-Demil, që kryente çmontimin në vendin e shpërthimit. Gjithashtu padi janë ngritur edhe kundër administratorit të firmës Dritan Minxholli dhe Ylli Pinarit, ish-kreu i kompanisë shtetërore të eksportit të armëve, MEICO, e cila supervizonte çmontimin në vendin e ngjarjes. Sokol Njgeci, supervizor i MEICO-s për fabrikën, është paditur gjithashtu për vrasje. Asnjëri nuk e ka pranuar akuzën.

Nëse shpallen të fajshëm, të katër dënohen deri në 20 vjet burg.

Sipas vlerësimit qeveritar, dëmet e shpërthimit shkuan në 20 milionë euro. Sipas shërbimeve të emergjencës, 400 shtëpi u shkatërruan tërësisht, 188 u dëmtuan tmerrësisht rëndë, 200 me dëmtime të rënda dhe 1600 të tjera me dëmtime të lehta.

Shpërthimi nisi kur punëtorët lëvizën municione kineze dhe sovjetike të vjetra të ruajtura në magazinë, një qendër grumbullimi i arsenalit të mbetur nga periudha e regjimit komunist.

Shqipëria ka vite që punon për asgjësimin e arsenalit të vjetër dhe ky ishte një nga kushtet për hyrjen e vendit në NATO.

6 Komente

Në maj, Gjykata e Lartë ia kaloi çështjen e të akuzuarve pa imunitet parlamentar gjykatës së shkallës së parë, e cila e merr në shqyrtim në 15 shtator.

Sa ceshtje me prioritet me te madh se kjo ka pasur keto vite drejtesia shqiptare, gjykatat e te gjitha shkalleve bashke e kam fjalen, qe e vonuan kaq shume kete ceshtjen e Gerdecit?! Mos thoni qe dhe per kete i ka bere presion Berisha gjykatave. smiley

Revoltat ne media per ri-emerimin e Mediut si minister jane te justifikuara, kuptohet. Vec habitem se sa pak (ose aspak) merret shtypi me vonesen e gjykimit te ceshtjes Gerdeci. Kujtohen vetem kur del ndonje oportunitet per perdorim politik te kesaj ceshtje, njesoj sic bene me ceshtjen e '97 qe ishte ku e ku me tragjike.

Amon ore admina mos na e kujtoni perdite ket zhulin e mafjes (e kom llafin per Mehdiun) se na ecen dita ters.

Komisioni i Mandateve i parlamentit te ri nuk duhet ta pranoje dhenien e mandatit te Mehdiut. Ai do te qendroje si deputet pa mandat per aq kohe sa te lirohet prej gjykimit, i cili i jep vlerat e plota morale dhe mandatimin e plote deputetit.

Ai eshte gjithashtu i pavlere, pamevaresisht cdo posti t`i japi Berisha. Ai vetem ndot dhe leshon ere te qelbur, perzierje ere baruti, gjaku dhe pislleku, kudo qe shkel. Sado firmato e kollare shumngjyreshe te kombinoje ai eshte kombinacioni i se keqes ne opinion.

Pamevaresisht procedurave qe ka gjyqesori, te gjithe te derguarit e prokurorise ne gjykate jane tashme ne proces, i cili dihet qe do te kete nje fund,  sa do te zgjasi, ata do te marrin denimet. Nje denim me vdekje ne gjykatat amerikane mund te shkoje per ekzekutim edhe mbas 18 vjetesh. Ankthi eshte per te akuzuarin. Por ka gjithmone nje fund., pasi eshte nisur nje proces.

Ore po te mos ishte gerdeci a do ishte Mediu ministri me i sukseshem i te gjitha kohrave qe e futi shqiperine ne NATO? Sigurisht qe po. Atehere meqe sipas Berishes ai nuk ka te beje me Gerdecin e mund te behet minister pa problem pse nuk e ve pikerisht minister i Mbrojtjes atje ku ishte?

Cpo heq kjo Ministria e Xhuvelit, ishalla fatmiri nuk sjell ndonje fatkeqesi tjeter per shqiptaret.

I PANDEHUR , o i paditur, jo I PADITUR!!!

Kete robin nuk e ka paditur komshia per kompensim monetar, per prishje te gardhit!

Kete e ka marre si te pandehur Prokuroria, ne emer te Shtetit Shqiptar!

Thuji Meros qe te te bleje nje liber te Gjuhes Shqipe, po jo nga keta libra e rinj me Petritin me tirqe dhe me cifteli! 

Nga ata te qemotit, me Petritin me pantallona te shkurtra! 

I shesin pleqt tek bordura e Parkut Rinia!

 

Une kujtova se me fjalen "i paditur" ishte ne qeveri nonjeni qe kishte maru universitetin dhe masterin pa bo shkollen e mesme????????????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).