Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nënshkruan protokollin e diskutueshëm të bashkëpunimit policor. Zyrtarë të EULEX-it thanë se nënshkrimi është bërë në nivelin teknik nga shefi i përbërjes policore të EULEX-it, Rainer Kuehn.

Nënshkrimi pasoi një periudhë të gjatë debatesh të ashpra që pasuan refuzimin e udhëheqësve të Kosovës për të mbështetur këtë protokoll. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi nëpërmjet një deklarate të përbashkët të lëshuar pak pas njoftimit për nënshkrimin e protokollit, thanë se 

"Republika e Kosovës nuk është palë në arranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë". 

Në deklaratë thuhet se ftesa e Republikës së Kosovës për vendosjen e EULEX-it në Kosovë, për të ndihmuar institucionet e Republikës së Kosovës në fushat e rendit dhe ligjit është akt sovran i udhëheqjes së Republikës së pavarur të Kosovës.

"Edhe me këtë rast ritheksojmë përkushtimin e palëkundur të institucioneve dhe popullit të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me praninë evropiane në vend dhe me  institucionet e Bashkimit Evropian në drejtim të konsolidimt të mëtejmë të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, e ne veçanti për të forcuar perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës".

Të dy udhëheqësit theksuan në deklaratë se kjo në asnjë mënyrë nuk do të zbehë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe në këtë kuadër të gjitha format e krimit tej kufitar.

"Theksojmë po ashtu se aranzhime të tilla nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim në pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", - thuhet në deklaratën e përbashkët të presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë thanë se protokolli është më rëndësi thelbësore për luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa i siguruan udhëheqësit në Prishtinë se ai nuk e dëmton sovranitetin e vendit.

Kundër këtij protokolli janë paralajmëruar edhe protesta të lëvizjes Vetëvendosje dhe një grupi të organizatave joqeveritare.//lk

7 Komente

Kesaj i thone nderkombetaret po duan ti hedhin benzine zjarrit...sepse kjo do te coje ne radikalizim te kosovareve..dhe dejugosllavizim te plote te tyre. Shqiperia etnike ne horizont.

Me duket se je gabim. Ne horizont duket Bosnjeizimi i Kosoves, dhe perpjekje per te mos integruar hapesiren shqiptare ne BE.

Uroj te jete ashtu sic thua ti, por kam frike se eshte ashtu sic them une.

a mund te na sqaroje njeri?

 

Koshtunica: Protokolli, poshterim per Serbine
12/09/2009 15:15

 Protokolli, poshterim per SerbineIsh-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica e ka cilesuar si “nje poshterim” nenshkrimin e protokollit policor mes Beogradit dhe misionit EULEX.

Sipas Koshtunices, aktualisht kryetar i Partise Demokratike te Serbise, protokolli ndan Kosoven nga Serbia dhe percakton kufijte e dy vendeve.

“EULEX ne dokumentet e tij zyrtare e pranon Kosoven si shtet te pavarur, i cili i ka kufijte e vet. Prandaj, me nenshkrimin e protokollit, qeveria aktuale e ka poshteruar Serbine dhe i ka kthyer shpinen popullit tone ne Kosove”, ka deklaruar Koshtunica.

Kritika ndaj Beogradit zyrtar kane ardhur edhe nga Partia Radikale Serbe, e cila e ka cilesuar nenshkrimin e protokollit si “nje tradheti te madhe”.

“Duke kenaqur SHBA me nenshkrimin e protokollit me EULEX-in, qeveria ka konfirmuar se ka hequr dore nga Kosova dhe ka pranuar pavaresine e saj”, ka deklaruar kjo parti permes nje komunikate.

 

Thaci: Nuk kemi qene pale e protokollit
12/09/2009 18:25

 Nuk kemi qene pale e protokollitKryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk eshte bere pale ne nenshkrimin e protokollit policor mes misionit EULEX dhe Serbise.

Thaci ka theksuar se qeveria e drejtuar prej tij do te luftoje me angazhim maksimal dukurite negative, sic jane korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Gjate nje vizite ne Gjilan, Thaci ka nenvizuar gjithashtu se ne kete drejtim Kosova gezon mbeshtetjen e aleateve te saj, si BE dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjeter, edhe zedhenesi i presidences kosovare, Xhavit Beqiri ka deklaruar lidhur me marreveshjen EULEX-Serbi se, institucionet e Kosoves kane qene transparente lidhur me kete ceshtje.

 

Kosove, te henen proteste kunder protokollit
12/09/2009 18:40

Kosove, te henen proteste kunder protokollitDiten e hene ne Kosove do te mbahet nje proteste masive, e organizuar nga OJQ te ndryshme, kunder nenshkrimit te protokollit policor mes misionit EULEX dhe Serbise.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave protesta do te zhvillohet ne mesdite, perpara selise se Bibliotekes Kombetare ne Prishtine.

Organizatori kryesor i saj, lideri i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka bere pergjegjese autoritetet e Kosoves per nenshkrimin e kesaj marreveshjeje.

“Fajtoret kryesore per nenshkrimin e protokollit mes EULEX-it dhe Serbise jane kreret e institucioneve shteterore, te cilet nuk punojne per Kosoven por per interesat e tyre personale”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka ftuar qytetaret e Kosoves qe te marrin pjese ne protesten masive, e cila do te zhvillohet te henen dhe jo te merkuren sic ishte njoftuar me pare.

Nje gje eshte e sigurte.

Kosoves te pavaruar nuk i intereson fare qe EULEX-i apo kushdo tjeter qe operon nen shtetin e pavaruar te Kosoves te nenshkruaje marreveshje me shtete te tjera te pavarura. Kjo nencmon sovranitetin e Kosoves.

 Ttmsoia, rendesi kane njerezit pastaj territori. Keshtu qe edhe nqs coptohet nje pjese nga veriu i Kosoves dhe i bashkohet pjesa tjeter Shqiperise kjo do te ishte sukses i madh.

Kosovaret e sotem kane nevoje qe te vazhdoje procesi i dejugosllavizimit, pastaj i integrimit kulturor e  pastaj ti bashkohen trungut meme. Ne te kundert kane per ta bere corbe Shqiperine etnike.

Gent

Edhe une kam qene dakort me nje zgjidhje te peraferme, por nqs do mendojme ti japim serbise veriun e Kosoves, perse nuk duhet qe Kosoves ti japim krahinat shqipetare te jugut te Serbise?

Nje zgjidhje e mundshme mund te ishte edhe kembimi i popullsive pa ndryshuar kufijte, serbet e veriut te dergoheshin ne jug te serbise dhe shqipetaret ne veri te kosoves.

Por jane gati te pamundura, ndac nga faktori nderkombetar ndac per arsye teknike te aplikimit te zgjidhjeve te tilla.

E vetmja zgjidhje reale per shqiptaret eshte nje zone e lire levizjeje dhe tregetie dhe bashkepunimi patriotik ne gjith hapesiren shqipetare, me synim integrimin ne BE.

Bosnjeizimi i Kosoves mua me duket si nje veprim i qellimshem qe cenon integrimin e hapesires shqiptare ne BE dhe synon izolimin e  shqiptareve.

Hajde thuaju atyre Shqiptareve qe jetojne ne ato territore Gentibardhe.

Me te njejten menyre si mbron Serbi kufijt e vet te sotem, ato me pakica Hungareze, Boshnjake, Kroate, njesoj Kosovaret duhet te mbrojne kufijte e tyre te sotem, me pakica Serbe.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).