Në panik

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Ardian Fullani, u përpoq të enjten që të qetësonte shqiptarët e kapur në panik për shkak të rënies së shpejtë të monedhës vendase, lekut, që humbi tre pikë kundrejt euros gjatë dy ditëve të fundit.

“Tregjet duhet të jenë të qeta. Ajo çka po ndodh nuk ka baza ekonomike. Leku do të vazhdojë të jetë monedha jonë për shumë e shumë vite,” tha Fullani në një konferencë të papritur shtypi.

Në jehonë të komenteve të Fullanit, Ministri i Financave, Ridvan Bode u bëri thirrje shqiptarëve që të besojnë tek monedha e tyre kombëtare. Në një fjalim përpara parlamentit, disa minuta përpara konferencës së Fullanit, Bode tha: “Shqiptarët duhet të besojnë tek leku për shkak se është monedha më e fortë në rajon dhe ka qenë stabël gjatë dhjetë viteve të fundit.”

Rënia e lekut ka shkaktuar panik në Tiranë kur euro ndryshoi duar për 138.6 lek në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 1.7 përqind më shumë se të mërkurën. Në mesditën e së enjtes leku kuotohej te 137.8, 1.1 përqind më pak se të mërkurën.

Leku ka qenë nën presion gjatë gjithë vitit 2009, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha të qeverisë dhe remitancave të pakta. Vlera e tij ka rënë me 12 përqind që nga janari, një shqetësim për shumë shqiptarë që kanë marrë kredi në euro.

Disa analistë besojnë se rënia e fundit është shkaktuar edhe për shkak të spekulimeve në treg ose panikut. Disa thonë se kryeministri Sali Berisha minoi besimin tek monedha vendase kur tha javën e shkuar se: “Shqipëria duhet t’i dorëzohet euros”.

Por shumë analistë janë të shqetësuar gjithmonë e më shumë në lidhje me financat e qeverisë dhe stabilitetin makro-ekonomik. Deri në gusht të këtij viti, qeveria kishte rritur shpenzimet me 25 përqind në krahasim me një vit më parë, ndërsa të ardhurat janë rritur vetëm 5.5 përqind. Depozitat në cash në Bankën Qendrore u reduktuan në 7 miliard lekë në gusht, niveli më i ulët në një vit.

Përpara nisjes së vitit, leku ishte relativisht stabël përkundrejt euros, duke variuar nga 120 deri në 126 lek për euro.

9 Komente

E pajustifikuar. Gjendja e ekonomise te nje shteti nuk matet me gjendjen e monedhes lokale. Roli kryesor i Bankave Qendrore eshte emetimi i monedhes per te financuar rritjen ekonomike.

Gjahtar,

Banka e Shqipërisë është institucioni i vetëm në Republikën e Shqipërisë përgjegjës për konceptimin, hartimin, miratimin dhe zbatimin e politikës monetare. Kjo politikë hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

A mund te me shpjegosh pak se si arrihet ruajtja e stabilitetit te cmimeve nepermjet emetimit te monedhes?

Po me emetim monedhe cfare kuptoni ju Hunter?

Emetimi i Monedhes (ta zeme se shteti nuk ekziston):

Banka Qendrore - > Banka Private (financim) - > Biznesi (prodhim) -> Familjet

Familjet (konsumi) -> Biznesi (rimbursim) -> Banka Private (rimbursim) -> Banka Qendrore

Tani te vijme te çeshtja e "ruajtja e stabilitetit te cmimeve nepermjet emetimit te monedhes" . Per sa kohe monedha e re shkon per financimin e zhvillimit ekonomik, rritjes te prodhimit, jo financimit te konsumit si ne Jugosllavine e 1990, ku qendron problemi? Nese BQSH emeton monedhe (te tepert sipas teje) dhe inflacioni eshte 2.2% a nuk eshte kjo prove e aftesise te BQ per te parashikuar saktesisht nevojen per sasine e monedhes te re? Pergjigja eshte po.

Sa per ate kritikat kunder BQSH se po blen direkt/indirekt bono te thesarit te shtetit, aq kam per te thene sa s'ta merr mendja, por pertoj. E sidomos kur keto kritika vijne nga njerez me bindje te majta kjo eshte akoma me fantastike.

 

Si njeri qe kam respekt per ligjet dhe zbatimet e tyre, e shoh krejtesisht abuzive perpjekjen tende shkencore per te na mbushur mendjen mbi emetimin abuziv dhe efektit ne rritjen ekonomike. Ligji per Banken e Shqiperise e thote shkoqur ne nenin 30-te se BSH e ka te ndaluar te kreditoje qeverine apo institucione te tjera shteterore. Tani ti bej sa te duash shkence per qejfin tat por me perpara ndrysho ligjin nese kerkon te vesh ne jete cudiberjet e tua.

flm per definimin ironik "shkence" por keto skema jane pershkruar 100 vjet perpara, nga njerez me te squt se une smiley Une vec se po i perseris, thjesht si perçues i padenje smiley

Ato çfare shkruan BSH ne faqe te pare dhe ti e risjell ketu (...Kjo politikë hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve) le ta marrim per ate çfare eshte ne te vertete. Reklame, marketing. Roli kryesor i Bankes Qendrore eshte krijimi i monedhes per shkembimet mes paleve. Ruajtja e stabilitetit te çmimeve eshte objektiv dytesor.

Sa per ate se çfare thote neni 30 i cili ndalon kreditimin e qeverise e institucioneve shteterore, perveç faktit qe neni le shteg nje interpretimi me te gjere, edhe ajo s'duhet marre teper seriozisht.

Cfare ka bere FED ne keto kohe krize perveç se te financoje borxhin publik te Obames?

Por edhe Banka Qendrore Europiane e Trichet qe teorikisht eshte akoma me e rrepte ne kete aspekt (Traktati Mastricht), ne qershor me huazimin ndaj 1121 bankave private europiane te 442 miliard €, skadence 1 vit, interes fiks 1% (ky eshte rekordi i gjithe kohrave per BCE), cfare kujton se ka bere? Zyrtarisht stimulim per rritjen e kreditimit sektorit privat. Zyrtarisht :-D por kerkesa per kreditim eshte e ulet. Ku kane shkuar keto para, pervec se blerejes te bonove te te thesarit te shteteve europiane. BCE ka financuar indirekt borxhin publik. Edhe BCE ka nje "nen 30" ne statutin e vet smiley Ka ligj, por ka edhe realitet. Ky i fundit ka me vlere.

Nejse, rrofte fakulteti ekonomik ekonomik i Universitetit te Tiranes. Eviva!

prsh.

Me siguri qe keshilltar si ty duhet te kete Berisha rotull, ligjet nuk duhen mare shume seriozisht!  Hajde mendje hajde, te krypsha trute i thone kesaj. 

Eshte e vertete se FED ne kete kohe krize (po shoku yt thote se nuk jemi ne krize) me vendime te kongresit dhe mbasi beri zero interesin baze (pra i konsumoje te gjitha menyrat) ka financuar/kredituar nepermjet emetimit abuziv. Por mos haro se pjesen me te madhe te borxhit te qeverise amerikane e financojne Kina, Rrusia, vendet arabike etj.dhe nese dollari zhvleresohet, nuk prek vetem ekonomine/popullsine amerikane, por shperndahet shume me gjere. Pra amerika vepron ne menyre ligjore dhe ne situata qe ajo i quan te jashtezakonshme. Po ti di gje qe Sula , pervec fatkeqesise natyrore te Gerdecit, te  jete prononcuar per ndonje krize financiare, ekonomike apo edhe politike qe po perjeton vendi? Perkundrazi pretendon per nje rritje 5-6% per kete vit. Por ti ashtu si dhe miku yt nuk pyesni per shtet ligjor dhe per ligje pasi jeni pjelle e pandryshuar e mentalitetit monist  ku i pari i vendit eshte vete ligji.

 

Ne fakt ne panik eshte Mero Baze qe boton keto artikuj ne fletushen e tij

qe i ka dale boja.

Rënia e lekut ka shkaktuar panik në Tiranë kur euro ndryshoi duar për 138.6 lek në orët e para të mëngjesit të së enjtes, 1.7 përqind më shumë se të mërkurën. Në mesditën e së enjtes leku kuotohej te 137.8, 1.1 përqind më pak se të mërkurën.

ka ndonje gabim kjo fjalia?

Ku eshte ai Don Kishoti i bankave?

Specialisti i kembimit.

Deri te ejten e ardhmshme leku mban kete nivel, te ejten bie, thote don kishoti bankar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).