Muzika e lartë në Tiranë, problem edhe për ambasadorët

Ankohen në Bashki Ambasadori Kroat Darko Javorski dhe ai rumun Viorel Stanila. "Duam qetësinë që kanë ambasadorët tuaj në vendet tona"

TIRANË- Zhurmat e lokaleve të natës apo edhe të mjeteve të transportit që sjellin aty banorët e orëve të vona kanë detyruar një grup funksionarësh diplomatikë t'i drejtohen për një zgjidhje Bashkisë së Tiranës. Këta funksionarë jetojnë në kompleksin e banesave "Torre Drin" në rrugën Abdi Toptani (pak metra larg Bashkisë së Tiranës). Në letrën që i drejtojnë Z. Edi Rama shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me dy lokalet verore që gjenden në këtë zonë. "Që nga fundi muajit prill e deri tani "The living Room" dhe "Folie Terrace" që gjendet pas Kinema Millenium, luajnë muzikë me volum të lartë deri në orët e para të mëngjesit, duke na lënë pa gjumë",- shkruhet ne letrën e firmosur nga Darko Javorski, (Ambasadori kroat), Viorel Stanila, (Ambasadori rumun), Raffaella Valentini, (sekretarja e parë e Ambasadës Italiane), Clare Sears, (atashe kulturor në Ambasadën Britanike), Luigi Fabri, (administratori i Torre Drini), Geront Selenica dhe Besnik Sulaj (banor&eumlsmiley, dhe Znj. Simpson (UNDP) si dhe Noorimasa Shimomura (UNDP).
Here në mënyre individuale e herë të përfaqësuar nga Administrata e godinës ku jetojnë, këta banorë i janë drejtuar disa here Bashkisë dhe Policisë së Shtetit por situata vazhdon të mbetet e njëjta. Madje në letër shkruhet se "Disa prej këtyre ankesave policia i është përgjigjur se diskotekat e përmendura kanë leje nga Bashkia për të luajtur muzikë në orët e vona". Ndërkohë nga bashkia thuhet se asnjë lokal në Tiranë nuk ka leje për të qëndruar hapur gjatë natës.
Diplomatët e huaj me delikatesë i sugjerojë Bashkisë që te gjejë një mënyrë për të zgjidhur situatën. "Pa dashur të ndërhyjmë në procedurat tuaja administrative apo në biznesin e këtyre lokaleve, me mirësjellje do t'ju kërkonim të rishikonit situatën",- shkruhet në letër. Me tej shpjegojnë se muzika në apartamentet e tyre dëgjohet më tepër për shkak të altoparlantëve që lokalet kanë vendosur në ambientet e tyre. Ato e përforcojnë edhe më shumë volumin, që i tejkalon disa here kufijtë e normales. Nëpërmjet kësaj letre/ankesë ftojnë zyrtarë bashkiakë që të vërtetojnë fjalët e tyre duke matur nivelin e zhurmës gjatë natës në këtë zonë. Madje në katet e larta ku banojnë ata, muzika amplifikohet dhe iu vjen më e fortë në formë jehone.
Por përpjekja e banorëve për të zgjidhur problemin nuk mbyllet me kaq. Duke qenë se ne vendin tonë janë mysafirë ata shkruajnë se Tiranën e konsiderojnë si shtëpinë e tyre dhe do të donin që të paktën këtu të kishin kushtet minimale të jetesës. "Si mysafirë zyrtarë në vendin tuaj, disa prej nesh do të dëshironin të kishim të njëjtën qetësi që ambasadorët shqiptarë kanë në vendet tona",- mbyllet letra e depozituar në Bashki.
Y.Lezo

Koço Naso
"Jemi bërë gati të ndërrojmë shtëpi"

Koço Naso është një nga banorët e zonës përreth lokalit "Steelwings", një vend i njohur edhe për frekuentimin e "motoristëve". Ai pohon se jeta në këtë zonë të bllokut është bërë e padurueshme dhe shumë nga banorët janë bërë gati të ndërrojnë vend.
Z. Naso, ju jetoni në zonë ku ka disa lokale nate. A ju shqetëson muzika e tyre?
Kanë ndërruar edhe marmitat e motorëve, kanë nga ato që bëjnë zhurmë. Po pate fëmijë të vogël në shtëpi i pushoi zemra nga zhurma. I ndezin motorët dhe lëshojnë gazin në maksimum. Sa fillon mbrëmja e deri në orët e para të mëngjesit krijohet një situatë e padurueshme. Sikur të bëhej një monitorim me kamera do të ishte më mirë. Mblidhen jo më pak se 30 motorë nga ata të mëdhenjtë dhe nuk kanë të reshtur nga zhurma. Këtu bëhet nami, shumë prej banorëve u është mërzitur shtëpia dhe duan të ikin nga kjo lagje.
Jeni ankuar në Policinë e Rendit apo në atë Bashkiake?
Të them të drejtën për shkaqe të ndryshme unë nuk jam ankuar por një pjesë e mirë e fqinjëve të mi i janë drejtuar policisë duke marrë në telefon apo edhe me letra.
Këto lloj lokalesh ekzistojnë në çdo vend, por janë në zona ta pabanuara, në periferi e jo në mes të pallateve dhe zonave të banuara. Nuk di se si lejohen që të shqetësojnë të tjerët në këtë mënyrë.

Luan Dallxhiu
"Zhurmat? Tashmë na ka ikur gjumi"

Luan Dallxhiu banon në një prej rrugicave të bllokut ku ndodhen disa lokale që mbajnë zërin e lartë. Ai shpjegon se në shtëpinë e tij mund të flihet gjumë vetëm në disa orare të caktuara, kur kanë baruar zhurmat e lokaleve të natës. Edhe pse janë interesuar në polici, përgjigjja që kanë marrë banorët e kësaj zone është se duhet që të bëjnë një peticion në bashki dhe ndoshta mund t' iu vijë një zgjidhje.
Zoti Dallxhiu, jeni i shqetësuar nga zhurmat që shkaktohen në këtë zonë?
Po si të mos jesh, kur shumica e këtyre lokaleve që kemi pranë shtëpisë (për të mos thënë ngjitur) e mbajnë çdo natë muzikën me volum të lartë sa nuk flemë dot gjumë. Fillon muzika që nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në 04:00 të mëngjesit, na çmenden. Këtu në këtë zonë ka shumë familjarë që duan të çlodhen në shtëpitë e tyre.
Si ia bëni me gjumin?
Unë fle në 01.00 dhe ngrihem në 04.00, tre orë gjumë ose përpiqem të fle ditën. Që kur kanë filluar këto lokalet përreth na ka ikur edhe gjumi tashme. Presim të mbarojnë ata qejfin njëherë. Nuk di se si do zgjidhet kjo punë.
Jeni ankuar diku?
Kemi marrë policinë e rendit dhe atë bashkiake por deri tani nuk ka ndryshuar asgjë. Madje na sugjerojnë që kjo çështje mund të zgjidhet duke bërë një peticion në Bashki.
Një natë rreth orës 00.30 ka ardhur një furgon i policisë bashkiake për këtë punë. Muzika u ndal për pak dhe filloi përsëri. Nuk besoj të bëjnë gjë as Policia Bashkiake dhe as Policia e Shtetit pasi në momentin që vijnë, kam parë që pronarët e lokaleve i marrin brenda dhe i qerasin.
Zakonisht ka çdo natë muzikë të lartë apo vetëm ne ditë të caktuara të javës?
Thuajse çdo natë. Por më shumë zhurmë ka nga dita e mërkurë deri të shtunën.

Rrëfimi i njërit prej banorëve të rrugës Vaso Pasha ku zhurmat e motorëve e kanë kthyer vendin të pabanueshëm
"Ministrat marrin pjesë në festat e zhurmshme"

Vangjel Nako banon në rrugën pranë lokalit "Steelëings" dhe zhurmat janë kthyer në një stres të vërtetë për familjen e tij. Ai dhe banorët e lagjes kanë menduar që të ankohen por nuk kanë se ku pasi edhe pushtetarët marrin pjesë në festa të ndryshme që organizohen aty. Pak kohë më parë ishte ministri i Kulturës, Ardian Turku dhe homologu i tij kosovar që ndodheshin në atë festë dhe përshëndesnin motoristët.
Zoti Vangjel jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve e të natës?
E kam shtëpinë pranë një lokali të tillë këtu në rrugën "Vaso Pasha". Zakonisht ka zhurma që shkaktohen ose nga muzika e lartë e lokalit ose nga motorët.
Si e përballoni këtë situatë?
Po ç'të bëjmë, më këto kushte jemi të detyruar të përshtatemi.
Jeni ankuar diku për këtë problem?
Unë jo, po janë ankuar shumë banorë nga lagjja. Madje flitet se do të bëhet një peticion dhe do t'i dërgohet bashkisë. Po s'ke edhe kujt t'i ankohesh. Mbaj mend një natë, rreth dy a tri javë më parë, ishte një festë e këtyre grupeve që kanë motorë. U mblodhën këtu tek rruga, duke bërë shumë zhurmë. Madje aty ishin edhe ish-ministri ynë i Kulturës, Ardian Turku, bashkë me Ministrin e apo zëvendës ministrin e i kulturës së Kosovës. Erdhi policia dhe ata (motoristët) filluan të tallen me policinë. Madje e kam dëgjuar edhe nga brenda shtëpisë kur thërrisnin me altoparlant, "Tani do të përshëndesë ministri Kulturës i Shqipërisë" apo "E ka radhën ministri i Kulturës së Kosovës për të na përshëndetur"

Frederik Hadëri pohon se banorët janë duke përgatitur një peticion ku kërkojnë që t'i jepet një zgjidhje këtij problemi
"I kam dërguar e-maile Ramës por pa përgjigje"

Frederik Hadëri është një nga qytetarët që e vuan zhurmën e lartë që shkaktojnë lokalet e natës. Ai e ka shtëpinë tek rruga "Vaso Pasha", pikërisht një kat më lart lokalit të quajtur "Steel Ëings". Përveç muzikës së lartë familja Hadëri duhet të përballet edhe me zhurmën e motorëve të klientëve të këtij lokalit. Frederiku thotë se ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake por situata vazhdon të jetë e njëjtë. Nisur nga kjo eksperiencë ai rrëfen se i ka humbur besimi në institucionet qendrore apo ato lokale duke shpresuar vetëm tek sensibilizimi i qytetarëve të Tiranës që të gjithë së bashku t'i japin fund këtij stresi të përditshëm. Ai i kërkon të gjithë "bashkëvuajtësve" të tij që të mos tregohen indiferentë ndaj kësaj çështjeje por të organizohen për një zgjidhje të përhershme të saj.
Zoti Frederik jeni i shqetësuar nga zhurmat e lokaleve të natës ?
Poshtë shtëpisë kam një lokal i cili po ma vështirëson jetesën sa jam detyruar të marr një shtëpi tjetër me qira për të banuar. I mbaj të dyja shtëpitë dhe këtu vij herë pas here. Kam gjashtë vite me këtë histori. Më parë aty ka pasur një biznes tjetër i cili gjithashtu shkaktonte zhurma të shumta. Tashmë që është bërë ai lokali nuk mund të jetohet më aty. Jo më larg se pardje, rreth orës 03.00-04.00 të mëngjesit kishin ngritur volumin e muzikës edhe pse në lokal nuk kishte mbetur njeri tjetër përveç kamerierëve. Pastaj filluan të ngulin gozhdë, duke na zgjuar sërish nga gjumi. Nënën e kam të sëmurë, për shkak edhe të moshës ka probleme me të fjeturin imagjino që edhe ta zgjojnë sapo e zë gjumi.
Jeni ankuar për problemin tuaj në bashki, polici apo diku tjetër?
Vazhdimisht. Hera e fundit ka qenë jo më larg se parmbrëmë. I kam dërguar e-mail edhe Kryetarit të Bashkisë, zotit Edi Rama, por deri tani nuk ka një masë konkrete për zgjidhjen e problemit. Më parë jam ankuar edhe te Policia e rendit kurse tani tek ajo bashkiake. Vazhdimisht kam vënë në dijeni ish-nënkryetarin e bashkisë, Eduard Shalsin. Ka pasur raste edhe që i kam çuar mesazh në telefon në orën 24.00 të mbrëmjes dhe policia bashkiake ka ardhur e ka ndaluar muzikën për një periudhë shumë të shkurtër. Menjëherë pas ikjes së tyre ka vazhduar sërish.
Ka pasur raste kur kam kërkuar ndërhyrjen e Policisë Bashkiake dhe nuk ka ardhur njeri.
Po me pronarët a jeni përpjekur të bisedoni?
Kam folur me pronarin e lokalit, por ai e ka dhënë me qira dhe aktivitetin e zhvillon dikush tjetër. Ai më kërkoi falje për shqetësimin mendova se u zgjidh kjo punë por, dy ditë më pas vazhdoi e njëjta situatë.
Si mendoni ta zgjidhni këtë problem?
Brenda pak ditësh mendojmë t'i dërgojmë një peticion të firmosur nga banorë të lagjes Bashkisë. Më shumë se tek institucionet e shtetit apo tek bashkia kam besim tek një lëvizje qytetare. Do të ishte më mirë që qytetarët e Tiranës të sensibilizoheshin për këtë problem dhe të kërkonin një zgjidhje përfundimtare të tij. Kjo çështje duhet të zgjidhet nga ata persona që e kanë mbi kurriz.
E.Senja

Banorët:
"Zhurmat e natës po na torturojnë"

Një herë e një kohë të ishe banor i Bllokut ishte një privilegj por tashmë është kthyer në një stres zhurmash. Banorë të ndryshëm të kontaktuar nga "Shekulli" pohojnë se jeta e tyre është bërë e pamundur për shkak të zhurmave të shumta gjatë natës dhe ditës. "Zhurmat po na stresojnë deri në çmenduri. Nuk mund t'i durojmë, se jemi të moshuar dhe të sëmurë",- pohon banorja e ish-zonës së Bllokut, Afroviti Ropi. "Jetojmë në një trysni zhurmash të vazhdueshme. Nuk na lënë të flemë gjithë natën. Jemi të moshuar dhe kjo situatë është e padurueshme për ne"

Stresi i tyre më i madh është nata. "Këtu nuk zbatohet asnjë limit. Dëgjojmë muzikë me zë të lartë deri në orën 4 të mëngjesit. Edhe dita është e zhurmshme, kështu që prej vitesh nuk kemi kaluar asnjë natë të qetë në shtëpitë tona,"- pohon e moshuara Olimbia Kodra, banore e ish-zonës së Bllokut. Ndërsa bashkëshorti i saj, Kostandin Kodra, pohoi se vitet e fundit ka filluar t'i humbasë dëgjimi, ndaj e ndien veten më me "fat" se banorët e tjerë, sepse e përballon më shumë torturën e shkaktuar nga zhurmat. "Jam me aparat në vesh, siç e shikon, dhe e vendos sa herë dua të dëgjoj dikë kur flet. Në të kundërt e heq dhe nuk dëgjoj atë zhurmë të padurueshme që mbizotëron në zonën tonë",- pohon ai.

37 Komente

Mire e ka bashkia, kur nuk ua var hejbet qytetareve te vet, pse duhet tua vare ambasadoreve? hic o fare! Te cmenden dhe ata, na dashkan qetesi, pale! 

Epo tani që u bezdisën të huajt ndoshta do bëjnë diçka.

Ka nje shkrim fantastik te Lubonjes per kete teme...jua keshilloj te gjitheve per lexim (po e gjeti njeri se ku eshte, se une nuk e mbaj mend)

Ky nuk eshte problem i diteve te sotme. Edhe tek Blloku Manhatani ka qene problematik por as nuk e vriste kush mendjen per zhurmen e cila vazhdonte deri heret ne mengjes e as tani ky problem nuk ka per te gjetur zgjidhje.

Po tani ultimatum ambasadave :Me jep vizen te pushoj muziken!

Ka gjithmone zgjidhje smiley

PS: pastaj bashkia mund te ofroje tax credit per nevojtaret smiley

Po keto ambasadoret tani e gjeten te ankohen !!!!!!

Rama e ka mendjen te behet perseri kryetar partie dhe nuk i behet vone per ata.

Propozoj qe, per te qetesuar ambasadoret dhe banoret,ti themi lokaleve qe nga ora 1 e nates deri ne 4 te mengjezit te vene kengen e Edit "Zhurme,zhurme,shume zhurme".

Njerezit e shkrete. Po kane kalamaj, njerez te semure. As gjumin rehat nuk e bejne. Gjynah i vertete smiley

Po mire, qe ta lartesojme pak biseden se fundja ambasadoret marrin aq page sa mund t'i vene dritaret treshe e katershe. Pra te kthehemi tek halli yne.

Po sikur te flisnim per zhurmat qe ndjejme ne koken tone, se brendshmi ? Interesante, apo jo ?

Psh, tani ne kete çast, kam nje zhurme te tmerrshme ne kaptine. Me duket sikur e gjithe orkestra filarmonike e Vjenes ka hyre brenda. Ja tek ia filloi violonçeli, ja tani dhe flauti. C'eshte kjo pune keshtu ?

Eshte dhe nje ze qe me thote papushim : peshku, peshku, peshku, peshku... peshku... peshku. E habitshme. Ne nje cep tjeter te trurit, eshte nje tjeter qe me perserit : me uje, me uje, me uje, me uje... me uje... me uje. E habitshme dhe kjo.

Ja tek ia beh violina, me nje tingull te mprehte qe me ben te kercej nga shtrati. Nje dirigjent mjekrosh i thote : jepi, jepi, jepi, jepi... jepi... jepi. Tejet e habitshme.

A ka ndonje derman per kete lloj zhurme ?

Hurbinek,

simptomat e tua kane shume shkaqe, por njera nga shkaqet eshte edhe zhurma (ketu futet edhe muzika si zhurme, se e tille eshte kur kalon nje nivel te caktuar decibeli). Sic me thone koleget e psiqiatrise, numri i njerezve me te tilla simptoma, sidomos mosha 30-40 vjec, kane filluar te shtohen. Arsyeja eshte se keta kane degjuar ne menyre te vazhdueshme muzike me ze te larte me kufje (por edhe neper disko, te mbyllura, se ketu ato verioret behen ne kodra dhe male shume larg qendrave te banuara) - qe ka cuar ne demtime, fillimisht te veshit te brendshem, e me vone ne shqetesime psiqike. Per kete arsye, qeveria zvicerane filloi nje fushate te madhe sensibilizimi per te rinjte qe degjojne muzike me kufie, por edhe per diskot, ku qe ne hyrje te rrasin ne dore mbrojtesa veshesh (ne pergjithesi, lokalet e mbajne muziken shume te ulet, ose nuk ka muzike fare).

Tani, Hurbinek, shqetesimet e tua mund t'i mjekosh, por shpresat per sherim jane fare-fare minimale: pergatitu ta jetosh kusurin e jetes me zera te brendshem, asnjehere i vetem. Por nuk do jesh i vetmi, me sa duken bathet.

Ja ç'do te thote te ngresh nivelin e bisedes pernjehere. Sepse vertete qe nuk do te merremi me 20 ambasadore qe, per me teper, nuk jane kushedi çfare miqsh (ketu u bera njeçike komunist, por nejse).

Zerat kane filluar te me shqetesojne shume. Njeri, qe ka filluar kohet e fundit, me thote : vrit veten, vrit veten. Pastaj eshte nje ze i nenes sime qe me thote : mos e vrit, mos e vrit. Pastaj eshte zeri i babait qe me thote : shkruaj, shkruaj. Dhe ne fund fare, nje ze femre, qe s'e marr vesh kush eshte, me qesh si e çmendur, nje te qeshur msn-je : hahahahahahahaha. Te pakten te kishte zgjedhur te qeshuren peshkore : lol. Me e shkurter, me e paqme.

Marr nje molle ne dore. E kafshoj. Per çudi, molla rrjedh gjak. E shoh me habi, po kjo pune keshtu ? Pastaj kujtohem se duhet te vije nga ndonje mish dhembesh. Por nuk eshte vetem kjo : zhurma e molles se kafshuar me ushton ne koke. Nuk e di nese ndihet per te tjeret. Kafshoj mollen dhe nje ze i trashe, bubullues, me thote : I mallkuar ! I mallkuar ! Nuk e di kush eshte. Por e qeshura e femres vazhdon, kesaj rradhe : hihihihihihihihihihi.

Pastaj nje ze tjeter me thote : boll shkrove. Degjo me mire. Dhe ketu bindem.

Po sikur te flisnim per zhurmat qe ndjejme ne koken tone, se brendshmi ? Interesante, apo jo ?

...

A ka ndonje derman per kete lloj zhurme ?

Provo te kontrollosh tek zeri "Ekzorciste Profesioniste" tek Faqet e Verdha te qytetit ku jeton. smiley

 

Pastaj nje ze tjeter me thote : boll shkrove. Degjo me mire. Dhe ketu bindem.

Nqs. ato qe shkruan me lart nuk i ke me shaka, mua me duket se je ne nje gjendje depresive.

Ndersa une te them: Shko bej nje xhiro ne ajer te fresket. S'ka te paguar.

Pastaj kthehu ne shtepi. Ndiz televizorin dhe shiko se cfare ndodh perreth teje. Pastaj fike.

Merr nje cope leter e nje laps dhe shkruaj nje promemorie me te gjitha detyrat dhe punet qe duhet te besh neser. Qe nga pazari e deri tek takimi me x-y-in. Pastaj shtrihu dhe fli qe te zgjohesh i fresket neser.

Merru me zhvillimin e talenteve te tua dhe puno qe te permiresosh cilesine e jetes tende, qofte materiale, qofte shpirterore.

Lere peshkun se llafet e teperta jane fukarallek e per me teper do te te konsumojne me shume se c'te kane konsumuar.

Minutat, oret e ditet ikin! Cfare do te kujtosh nga gjithe keto?!

Vetem zhurmen e tastieres dhe biseda boshe me anonim qe ndoshta ne jeten reale as do te denjoje qe t'ju hidhje syte?!

 

Meru me jeten tende! Just do it! Yes you can! Sure, you can!

 

PS: Nga nje mik qe te do te miren! smiley

Falemnderit Olsib. Qenke mik i mire, vertete.

Une nuk e shkoj dhe aq dem kohen, sepse jam duke shkruar romanin e shekullit. Bota do te degjoje per mua pas nja 5 vjetesh. Por une do te kem vdekur tashme. Deshiron te dish perse flet romani ? OK :

Flet per dy qe. Nen nje zgjedhe. Njeri quhet Larosh, tjetri Kavosh. Kane nje bujk qe quhet Stavri. Ceshtja eshte ketu : kur te lidhin nen zgjedhe me dike qe ti nuk e do, ç'duhet bere ?

Romani parashikohet te jete rreth 1 000 faqe. Me shkrim te imet, dhe fletushka te medha.

Perfundimin s'do e them, se ashtu s'eshte gje pastaj.

Mire Olsib, une do kisha dale me deshire tani, por halli qe jam dhe terrofob ? Kam frike nga ujqerit e nates. Si t'ia bej ? A quhet po te hap vetem superluçen e dritares ?

 

 

 

vazhdo me shume te lutem, se po me pelqeka pafund ky muhabet me boten tende te brendshme, te lutem smiley po pres...

Cdo lexues eshte i shenjte ne vetvete - thote nje fjale e urte qe e kam shpikur vete. Andaj do mundohem ta zbavis Klajdin e te fitoj keshtu nje lexues te ardhshem.

Klajdi, per ty, ne ekskluzivitet, ja ca pika te romanit :

Laroshi dhe Kavoshi nuk e honepsin njeri-tjetrin. Se pari, fizikisht. Stavri nuk ka bere asgje qe keta te formojne nje çift qe shkojne. Madje as qe i ka pyetur. Laroshi eshte majtas, gjithmone ; Kavoshi eshte djathtas, gjithmone. Problemi eshte se ata ecin drejt perpara, ne te njejtin drejtim, por megjithate, po t'i linim te lire, ata do t'ia mbathnin ne drejtime te ndryshme, te panjohura. Ajo qe i mban bashke, eshte nje zgjedhe e mallkuar. Dhe nje Stavri tjeter, jo me pak i mallkuar qe i godet nganjehere me thuper.

Laroshi mendon oren e vet te lirise. Kavoshi gjithashtu. Dhe ketu eshte fatkeqesia e tyre, ose ironia e çeshtjes : megjithese te dy ata enderrojne te njejten gje, nen zgjedhe ata jane armiq dhe nuk merren dot vesh per ndonje veprim te perbashket. E megjithate, te pare nga larg, qete duken sikur shkojne mire bashke, sepse ata kane te njejtin drejtim, dhe synojne te njejten pike, dmth fundin e brazdes kur iu duhet te rikthehen njekohesisht per t'i rene rendit tjeter.

Gjithçka eshte çeshtje kendveshtrimesh : ç'mendon Stavri mbi kete lidhje ? Po te huajt ? Po Laroshi ? E Kavoshi ? Te gjitha keto duhen shkoqitur.

Mire. Tani do te shkoj sepse ia filluan zhurmat. Po ndjej nje ze te ngjirur qe me thote se ti idiot i gjore duhet ta kishe marre ate tren te mallkuar, ai tren ishte mundesia jote e vetme. Ne fakt, zeri eshte i ngjirur sepse ai ka gjithe diten qe flet, ne koken time. Eshte zeri i stacionit te trenit, qe edhe kur pushon, une e mbart me vete si jehone ne koke. Gjera te çuditshme. Ne ç'vit jemi, thate ju ?

Jam jo vetem mik i mire, por edhe nje menaxher i mire. Prandaj dua qe ti te jesh sa me ne forme per te shkruar romanin.

Mos ki merak se do ta bejme best-seller! Njoh nja dy tipa te agjensive te komunikimit ketu qe...

Natyrisht qe nuk do te kufizohemi vetem ne Shqiperi, bile Shqiperine mund ta leme edhe jashte fare. Ti e di! Shqiptaret kane me teper qejf televizorin.

Do ta perkthejme ne anglisht, italisht e frengjisht, sa per fillim. Ti mund te mbash pseudonimin qe ke ketu sepse te ben interesant. Pas 5 vjetesh ti do te kesh vdekur (dmth do te jesh duke kaluar pushimet ne Bahamas) dhe kjo vecse mire do t'i bej shitjeve te librit.

OK! C'te te them me shume se kaq! Vazhdo shkruaj (romanin) dhe me thuaj kur ta kesh mbaruar.

Por vetem mos harxho shume kohe tek peshku! Tani po flas edhe si menaxher!

Shko puno!

smiley

Ols,

meqe paske marre persiper kete detyren fisnike te mantanxherit, a nuk duhet te marre ndonje paradhenie autori sa eshte ne gjallje, se ju mantanxheret coku jeni ca si hamngjites... te vini ne pune, po s'te jepni per te ngrene... punon truri me barkun bosh, mo?! Si ka thene dhe Ali Asllani :

"Dynjallek or tungjatjeta,

behet burri qesharak,

sado i larte te jete truri

i ka rrenjet ne stomak."

 

 

Rri e rri e kujtohem nganjehere, ja t'ia kercas nje historie tjeter, pa koke e pa fund :

...

Ngrihemi ? me thote Virxhinia. Ngrihemi, them une. Do te shkojme ne fillim ne shtepine time, vazhdon ajo, pastaj do te vemi tek ata miqte, mire ? Mire, i them une. Dalim jashte. Eshte errur. Ben ftohte. Ecim ne kembe, shtepia e saj eshte ne qender te qytetit. Ne katin e trete, ndoshta. Koridoret jane te qete, ashensoret pa zhurme. Ajo shikohet ne pasqyre. E tmerrshme, kjo nevoje e njeriut per t'u pare ne pasqyre, ne nje ashensor. Virxhinia eshte e kendshme, nje vajze per se mbari, une fille bien. Ajo hap deren, me thote te futem, ndez driten dhe brenda shoh nje djale te ri, te shtrire ne shtrat. Nuk leviz. Mos u tremb, thote Virxhinia, eshte i vdekur. E kam vrare. Kishte filluar te me gerricte si teper. Une rri gjakftohte, nuk e jap veten. OK, mendoj une, mire ia ka bere nese e ka bere vendin. E heq veshtrimin nga djali i ri dhe shoh Virxhinian. Me thote qe do te hyje pak ne banjo, nuk vonohet. Mire, i them une. Hedh syte nga ekrani i kompjuterit. Eshte i ndezur, por ne gjendje pergjimi. Fotoja qe kercen ne te kater qoshet e ekranit paraqet djalin e ri te shtrire as dy metra me tej. Duket i qeshur. Virxhinia del. Asokohe, me thote ajo, ai ishte nje djale i mire, duheshim shume. Por me vone, u be i padurueshem. Mire t'i behet, tani s'do te na shqetesoje me. Ti me do, apo jo ? me pyet ajo me nje pamje te bindur per pergjigjen time pozitive. Sigurisht qe te dua, i pergjigjem une, dhe hedh syte nga fotot e shumta mbi mur. Kufomat rreshtohen njera pas tjetres, njera me e qeshur se tjetra. Do dalim tani ? i them une. Jo para se te kemi bere dashuri, me thote ajo, eja me ndihmo ta shtyjme pak kete palaçon se ka zene gjithe shtratin. E ndihmoj, e veme ne cep. Mire. Pasi bejme dashuri, me njerin sy mbi djalin e ri qe fle aq i qete, ne ngrihemi dhe behemi gati te dalim. Krehem me gishta, ajo ve nje buzkuq te lehte, dhe vihemi per udhe. Kalojme neper ca rrugica te ngushta. Mberrijme tek dera e miqve tane. Ndersa pres qe ajo te perfundoje cigaren e saj, nje makine e zeze, me nje muzike te tmerrshme ne CD, vjen te na afrohet. Nje djale i ri, i veshur ne te zeze, me tregon gishtin e mesit dhe me kercenon : "Ke per ta pare !". Dhe makina largohet. Dera e miqve tane hapet. Virxhinia futet brenda, e une ia mbath me te katra.

...

_____________

Nuk di a ta perfshij kete histori ne romanin e dy qeve, por do ta mendoj.

Sot qenka nje dite e mrekullueshme. Aq me teper qe sapo mora nje telefonate nga ana e Virxhinias...

Hurbi, smiley

shungullimat dhe zerat ne koken tende paskan filluar te kene efekte te medha, por sic ka thene dhe vete Virxhinia... "You can't find peace, by avoiding life"... Nganjehere duhet "te vrasesh", nganjehere "te vrasin"... rendesi ka ringjallja, apo jo?

 

Ana,

Virxhinia, edhe ajo, degjonte zera ne koken e saj. Eshte e tmerrshme te degjosh keshtu. Nje dite, Virxhinia u ngrit ne mengjes, mori penen, fleten e bardhe dhe shkroi : "Burre i dashur, po te le sepse ta kam nxire jeten deri tani. Nuk jetohet me mua. Mos me qaj. Vazhdo jeten tende, gjej nje grua te mire dhe jeto. Une do te shkoj, atje ku me therrasin. I kam mbledhur tashme guret. Xhepat i kam qepur dy here, me pe te forte, qe te mos shqepen nga pesha. Dhe do te shkoj atje ku s'i bej keq askujt. As ty, i dashuri im".

Ja keshtu shkroi Virxhinia Foks, nje dite vere.

__________

Qe t'iu rikthehemi zhurmave, e keni vene re zhurmen e llahtarshme qe shkaktojne duartrokitjet ? Ne ka gje qe me ben te çmendem, keto jane duartrokitjet. Nuk shkoj as ne teater, as ne opera, as ne premiera filmi.

Por zhurmat me te medha, dhe me te çmendura qe mund te behen ndonjehere, jane zhurmat e nje vidhosesi te vogel me ajer. Vidat zhyten ne dru apo metal me nje zhurme qe eshte pak a shume keshtu : bzzzzzzzzzz... bzt ! Pastaj perseri : bzzzzzzzzzzz... bzt ! Cingeritese.

Po, Hurbi, Virxhinia ishte aq "dhelper" sa e kuptoi qe ishte me mire te shkonte.

po zhurmen qe ben mola kur bren mobiljet, naten, ndersa ti perpelitesh te flesh? Po zhurma qe te ben mishkonja te veshi?

Hurb, mos me detyro te flas per zhurmat se mund te filloj dhe une te bej perrallka si te tuat me turmat qe me zhaurijne ne koke.

Une per vete nuk duroja dot tik-takun e nje ore, nje ore dore..

Ajo ore me pelqente shume( ishte nje goxha firme madje), po sidomos kur shtrihesha dhe e mbaja ne dore, ose dhe kur e vija mbi komodine tek koka e krevatit(zakonisht naten) degjohej kaq shume: tak, tak, tak... ishte e tmerrshme...  per me teper sec me krijonte nje ndjesi: sikur donte te me ngrinte nervat, sikur donte te me perplaste ne fytyre cdo seconde qe une kaloja duke u englendisur ne krevatin tim( e cuditshme c'peshtjellime ndjenjash mund te te shkaktoj nje mekanizem i pajete, ne miniature) , sikur me thoshte :mos rri kot, ngrehu,  reago...

 

dhe une reagova: fort madje...: ia fala nje shoqeje!!..

Ana H, Ida H, kjo H-ja e Hurbinekut ka filluar te jete ne mode smiley

OK, bej shaka. Puna eshte ketu :

Ne fakt, nuk eshte zhurma ne vetvete ajo qe na shkakton probleme. Nje zhurme bubullime eshte aq e bukur, sepse ajo ka notat e saj qe nuk perseriten asnjehere : bubullime e madhe, e vogel, e mbytur, etj. Shkrepetima gjithashtu.

Problemi qendron tek ritmi, tek monotonia. Tik-taku i ores eshte gerrices sepse eshte monoton. Mushkonja gjithashtu. Nje pike uji ne çezme, kjo eshte me torturuese ende. Ne intervale te rregullta, pike-pike-pike.

Ritmi apo monotonia na dhemb sepse ajo kujton shkoklimin e kohes : merrni nje kalli misri dhe hiqjani kokrrat nje nga nje, sipas rradhes. Ju nuk jeni duke bere gje tjeter veçse duke imituar kohen qe shperbehet ne vete çastin qe po shkruaj. Kjo eshte arsyeja pse ato na cingerisin, inatosin.

Kur vemi ne disko, muzika eshte gjithmone e njejte : ka ne sfond nje bum-bum te pandryshueshem. Mund te kendoje aty dhe Ana H me Ida H, nje kenge labe psh, por ai bum-bumi nuk shkulet qe andej. Dhe kjo te shurdhon veshet. Hiqjani bum-bumin dhe kenga labe e dyshes Ana, Ida, te mehalles se H-ve, do te jete shume e bukur, dhe pastaj une hedh pernjehere lekat ne qeleshet e kengetareve tona.

Nuk di ç'fola, por fola.

..dhe mir bere qe fole!!!    smileymile: :-D

 

 E di qe nuk e ke keq per kete punen e kengetareve... :-?

Ne anglisht ka nje pyetje nga ato qe s'i meson dot me fjalor, por thjesht nga pervoja jete dhe konteksti: "are you for real?"

Po mendoja ekuivalentin ne shqip dhe nuk i dhashe dot dum.

Are you for real? = A je me Realin?

edhe pergjigja.... JO se eshte ekip i llim.

 

"mos po flet percart?" mos eshte keshtu emigranto? smiley

 "are you for real?"

A je n'vete?

Nje nga konstruktet mo t'bukra te Shqipes!

For real! smiley

me-gjith-men (jo pikepytje ne fund po pikeposhtruese)

a e ke primen a ?

a ?

Ide e mire ajo e kenges me zhurme te Rames. smiley

Rama u mundua ti portretizoje si cool dhe mangesite e tij ose demet qe vinin si shkak i punes se tij. Keshtu dhe kjo kenga e zhurmes. U be cool ti lyesh pallatet si benevreket e Bedrijes, po dhe cool te kete shume zhurm, shum shum zhurm. smiley

Bedrije o ankesaxhie per mospagese koqe lekesh per punen qe ben, ca vendi flene keta te huajt dhe ca zhanri muzike i shqeteson me shume, dhe a ja keni vene ta degjojne kengen e Rames? smiley

129 e ka policia numrin ...ku eshte policia?

po withersi? apo jo, sthote gje ai se e ka mik ramen

 

p.s.: withersi banon ne farke perndryshe smiley

 Edhe flitet per shtet ligjor. Persa kohe ne krye te qeverise dhe te bashkise rrine njerez te paafte, qellimi i te cileve eshte vetem jetgjatesia e pushtetit te tyre, m'duket se ne Shqiperi nuk do te kete qetesi. Ka nje ligj qe pas ores 12 te nates, nuk lejohet muzika e larte ne lokale, si dhe nuk lejohet te bertasesh. Pse policia nuk ve gjoba, kur sheh shkelje te ligjit apo rregullit qe ka vene bashkia apo qeveria. Si te ver gjoben e pare dhe me vone nje te dyte me te larte (si ne perendim), nuk besoj se lokali do te thyej rregullin, se gjoba e trete te vjen me e skuqur, plus qe mund te paraqitesh tek gjyqtari per ndonje 3 a 6 muaj pushime ne shtepine pa qira. 

Sa per ato motorret qe i çajne koken njerzeve, nxirr nje ligj/rregull qe brenda 6-muajve te rregullojne marmitat per te mos bere zhurme, dhe kush kapet me zhurme te madhe futi nje gjobe qe te vrapoj me vrap per ta rregulluar marmiten, plus te paraqitet vete tek komisioni qe vlerson zhurmat. 

Habitem me Buall Mavrine, qe vendosi nje rregull ekstrem per skafet, dhe si nuk po vendos nje rregull per motorret, rregull qe tu sherbeje interesave te njerzeve.  ç'taksirat ka tjetri, qe sapo ka rene te flere, te zgjohet nga zhurma e motorrit apo e muzikes. 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).