Mjeke ryshfetllinj ne maternitet

Tirane - Tre mjeke dhe 2 infermiere te Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane penguar dje te vazhdojne detyren e tyre, pas zbulimit te aktivitetit korruptiv te mitmarrjes, gjate ushtrimit te profesionit. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, deklaruan se 5 punonjesit e maternitetit te ri, qe ndodhet prane Brrylit, kishin 8 muaj qe hetoheshin intensivisht nga specialistet e seksionit Kunder Korrupsionit, ne bashkepunim me njesine Task Force, prane Prokurorise se Rrethit. Keshtu ne saje te operacionit policor te koduar "Trashegimtari", dje jane ekzekutuar vendimet e Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, ndaj 5 bluzave te bardha, duke vendosur masen e sigurise arrest shtepie, te marre ne mungese, per vepren penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Pese punonjesit e ketij maternitetit jane; shefi i repartit Petrit Rexhepit 56 vjec, lindur e banues ne Tirane i pa proceduar me pare, mjeku reanimator Dritan Xhangolli 38 vjec, lindur e banues ne Tirane, i pa denuar, ?Lefter Mano 53 vjec, lindur e banues ne Tirane, me detyre anestezist, Hyre Reci 54 vjec, lindur ne Puke e banuese ne Tirane, e punesuar si infermiere-mami prane ketij materniteti, ?Nilka Perhati, 57 vjec, lindur e banuese ne Tirane edhe kjo me detyre infermiere-mami.

Denoncimi

Pese bluzat e bardha Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni", jane hetuar prej me se 2 muajsh nga sektori i Antikorrupsionit, per veprimtarine e tyre te kundraligjshme, qe e kryenin ne bashkepunim me njeri-tjetrin. Ata dyshohet se kane perfituar ne menyre te paligjshme shuma te konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit te sherbimit mjekesor si ne lindje normale ashtu edhe ne lindje me operacion per disa gra shtatzena. Burime konfidenciale bejne te ditur se shuma qe ata perfitonin per nje lindje, ishte 100 mije leke (te reja), shume te cilen me pas e ndanin me njeri-tjetrin. Procedimi penal ne ngarkim te tyre, filloi mbi bazen e disa kallezimeve te kryera nga disa paciente te demtuara, te cilat kane deklaruar se stafi mjekesor i perbere nga shefi i repartit, se bashku me mjekun reanimator, anestezistin dhe dy mamite, kane perfituar prej tyre shuma te tera parash, per ofrimin e sherbimeve mjekesore.

Ndalimi

Pas survejimit te gjate te punes se tyre, Gjykata e Tiranes vendosi ndaj tyre masen e sigurise arrest shtepie, per konsumimin e vepres penale te "korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike". Vendimet e gjykates, per ndalimin e tyre u ekzekutuan ne banese dhe ne ambientet ku ata ishin te punesuar.

Mjeket

1. Petrit Ferik Rexhepi, shef i Spitalit Obstetrike-Gjinekologjike "Koco Gliozheni"

2. Dritan Lutfi Xhangolli, mjek reaminator

3. Lefter Pando Mano, anestezist

4. Hyre Brahim Reci, infermiere-mami

5. Nilka Hasan Perhati, infermiere-mami

Mjeke te akuzuar per ryshfet dhe mjekim te pakujdesshem

Nuk eshte hera e pare qe, mjeke te njohur madje me detyra drejtuese ne spitale, jane bere objekt i hetimeve dhe akuzave per korrupsion dhe ryshfet, apo edhe me keq per mjekim te pakujdesshem me pasoja vdekjen e pacienteve. Keshtu dy vjet me pare Kastriot Dautaj, mjeku urolog ne Tirane, u akuzua per korrupsion. Ai u arrestua ne flagrance teksa po i merrte babait te nje pacienteje te sapo operuar, shumen prej 50 mije lekesh. Ardian Nelaj, shefi i klinikes se spitalit te burgut, u akuzua per korrupsion pasiv, pasi kryente operacione ne sallen e urgjences se spitalit nr. 2, kundrejt marrjes se nje shume prej 20 mije lekesh. Agim Karaj, shefi i repartit te onkologjikut ne QSUT, u akuzua per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Mjeku Ramazan Isufi dhe anestezisti Bensar Shuteriqi, te akuzuar per mjekim te pakujdesshem, ku pas nje operacioni ne rruget e frymemarrjes, vdiq nje femije 16 muajsh nga Maqellara e Peshkopise. Xhevair Hoxhallari, u akuzua per mjekim te pakujdesshem, ku pas operacionit te bajameve te nje 17-vjecareje, kjo e fundit nderroi jete.

Pyetesori i pacienteve

Sipas nje studimi te bere disa kohe me pare nga INSTAT-i, rreth 800 paciente te pyetur ne spitalet e Tiranes, kane pranuar se kane dhene para ne kembim te sherbimit spitalor. Studimi tregon se per nje dite sherbim, pacienti duhet te paguaje nga 200 deri ne 800 leke infermieren ne pavijon, ndersa infermierja ne sallen e operacionit nga 500 deri ne 1000 leke. Tarifa qe i jepet mjekut anestezist eshte 5 mije leke. Nderkohe tarifen me te larte, e kane mjeket kirurge, te cilet per nje nderhyrje marrin nga 1.500 deri ne 30 mije leke. Sipas studimit pacientet e anketuar, mendojne se pagesat nen dore sigurojne nje trajtim me te mire shendetesor. Ministria e Shendetesise eshte angazhuar vazhdimisht per te luftuar ryshfetin, duke vendosur ne sherbim te pacienteve edhe numra telefoni per ta denoncuar ate. Mirepo, kjo duket se eshte nje marreveshje e heshtur mes dy paleve, pacienteve dhe mjekeve. Sipas ligjit, denohet si personi qe e jep ryshfetin edhe ai qe e merr.

Tarifat e pashkruara

Lindje normale, mjeku 10 mije leke

Infermieret 5 mije leke

Lindje me operacion, mjeku 20 mije-40 mije leke

45 Komente

Sec ka ky shkrimi qe s'me pelqen. Nuk e kuptoj ne eshte lajm apo reklame per tarifat qe duhen paguar nese do te vesh ne maternitete.

Pastaj ky hetim 8-mujor nen emrin e koduar "Tashegimtari" (WTF???) kapi vetem 5 mjeke? Pse u deshen 8 muaj? Sa lindje kishte ne dite? Nuk mund t'i kapnin dot me pare?

Ky artikulli per mua eshte komplet ne hava.

C'do te thote "duke vendosur masen e sigurise arrest shtepie, te marre ne mungese,"? Nuk jane ketu ne Shqiperi keta 5 veta apo nuk ishin te pranishem ne seancen gjyqesore as ata e as perfaqesues te tyre?

S'di kujt t'ia ve fajin: gazetarit apo zedhenesit te organit perkates qe e ka dhene deklaraten per shtyp.

Megjithate nje praktike e tille eshte nje maskarallek i neveritshem. Atehre kur femra ndihet me ne nevoje per ndihmen mjekesore i duhet te mendoje ne ka parate e mjaftueshme qe ata te kujdesen per te.

ujk, miredita smiley

a te te jap nje liste tjeter dhe une? Sime motre lindja me operacion i shkoi rreth 30 mije lek, deri dhe tek pastrueset qe te vinin te pastronin dhomen, donin pjesen e tyre... nje 200 leksh jo me shume... se ndryshe s'te vinte njeri te te prekte me dore... Ti e di, une kam alergji nga spitalet, prandaj s'po e zgjas me tej, se pastaj do me ngrihen nervat... smiley

Pershendetje Ana H,

Prandaj irritohem me kete pacavure me lart dhe me policine: Pse u deshen 8 muaj, kur u dika qe u dashka paguar? Sa raste i duheshin policise per t'i arrestuar?

Ky eshte nje maternitet shteteror dhe jo privat, grate shtatzena kane paguar njehere nepermjet siguracioneve qe u mbahen nga rroga, nuk duhet te paguajne per te kompensuar rrogat e personelit qe ata te kujdesen. Ditet e para pas lindjes jane shume te rendesishme si per nenen dhe beben dhe keta mjeke e infermiere duhet te kujdesen qe ato te kalojne pa stres e trauma, por fatkeqesisht ata jane vete shkaktuesit e traumave, sepse nena e re ne vend qe te lidhet e te njihet me beben e saj duhet te shohe ne ka kartmonedha te mjaftueshme per t'i dhene pastrueses, infermieres, doktorit.

C'doktore e mami jane keta? Si s'ju vjen turp qe luajne me jeten e njerezve? Si i ze gjumi naten? Kane femije a kusherinj te semure vete keta? Apo edhe keta paguajne ne spitalet e tjera? A quhet shpetim jetesh me? Apo tani kane emrin e ri: ZHVATJE?

 

 

grate shtatzena kane paguar njehere nepermjet siguracioneve qe u mbahen nga rroga,

tashti per ket mos ji dhe aq i sigurte ti, se nuk osht tamam kshu smiley

E ke fjalen qe mund te mos jene ne pune? Me fal, s'e mora parasysh kete kategori.

jo vetem qe nje pjese e madhe sjane ne pune, por ka dhe plot te tjera qe punojne ne te zeze (pronaret sjua paguajne sigurimet), ose qe jua paguajne por duke deklaruar rroga qesharake, ne menyre qe dhe kontributi te jete qesharak, ose jane te vetepunesuara dhe se marrin hic mundimin me i pagu smiley

P.S. Ky nuk eshte justifikim per rryshfetin, por thjesht per te ta qartesuar pak panoramen smiley

kujdes me keto, se rrezikon te kaloje bindja, qe kush nuk eshte i siguruar s'ka te drejte per sherbim shendetsor falas.

Bedrije, vertet qe nje pjese punojne ne te zeze dhe nuk i paguajne sigurimet, por edhe ne rast se ti paraqet librezen shendetesore dhe ate te sigurimeve shoqerore, atyre aq iu ben. Ta them te sigurt kete, sepse ketu ku punoj une, sigurimet paguhen ne baze te pages, por ama kur shkon per vizite mjekesore, duhet ta kesh xhepin e ngrohte, se ndryshe s'ke gje ne vije... smiley

me libreze shendetesore te njihet, te njihet, por  kur ke pasaportizimin ne tirane, dmth kur je banore e nje lagjeje te caktuar

 

A nuk eshte falas sherbimi shendetesor tek ne?

Apo eshte falas vetem per ata qe paguajne sigurimet shendetesore?

Une kujtoja se te gjithe kishin te drejte per sherbim shendetesor falas.

Persa i perket siguracioneve Bedrije, keto nuk i dija shume. Po leja e lindjes si ju paguhet ketyre grave atehere nese nuk kane paguar siguracionet ose kane paguar nje kontribut qesharak?

leje lindjeje per keto kategori the ?

gjeji vend femijes sa te behet 2 muajsh, leja vjehrres dhe vrap ne pune. Ose leje punen dhe rrit femijen.

c'leje lindjeje thua ti mor ujk...........

Bedrije,

me fal. E kuptoj qe qenkam une komplet ne hava per kete ceshtje. smiley

Kur thashe sherbim shendetesor falas, e kisha fjalen qe pasi ke paguar siguracionet shendetesore ke te drejte te shkosh te vizitohesh pa paguar.

Nese ceshtja qendron ashtu sic thua ti (se fundi i fundit kush do t'i mbahen leke nga rroga per siguracionet kur mendon se s'do te semuret kurre apo nuk i leverdis), atehere do te ishte mire te viheshin tarifa per vizitat ne spitale, maternitete apo qendra shendetesore per te kontribuar per shpenzimet apo rrogat. Ata qe paguajne siguracionet te kishin te drejte qe te paguanin nje perqindje me te vogel apo aspak per vizita te thjeshta rutine apo per sherbime te tjera te ofruara.

Gjithsesi dhenia nen dore duhet te marre fund. Mjeket nuk  duhet ta perdorin si shantazh per te te dhene kujdesin e nevojshem.

Nese ceshtja qendron ashtu sic thua ti (se fundi i fundit kush do t'i mbahen leke nga rroga per siguracionet kur mendon se s'do te semuret kurre apo nuk i leverdis), atehere do te ishte mire te viheshin tarifa per vizitat ne spitale, maternitete apo qendra shendetesore per te kontribuar per shpenzimet apo rrogat. Ata qe paguajne siguracionet te kishin te drejte qe te paguanin nje perqindje me te vogel apo aspak per vizita te thjeshta rutine apo per sherbime te tjera te ofruara.

Kjo qe sugjeron ti, eshte funksionale prej disa vitesh i dashur.  Vetem se nuk ka zgjidhur ndonje gje te madhe smiley

Mua me pelqen nje gje tjeter psh, qe te le pa goje, dorovitja ne klinika private, ku pasi pagun faturen, i rras dhe nje dhjetcke mjekut ne xhepin e perparses. Ose qe psh mjeket e punesuar, bojne dasem dhe neper klinika private, duke manipuluar regjistrimet e pacienteve, duke i vizitu miqte e vet kontabande , pa leke dmth etj etj.

eh sa thelle ka hy krimbi mer ujk smiley

 

Bedrije,

ngela duke kerkuar falje smiley

Po keto darovitjet ne klinika private, pse? Eh populli eshte mesuar te fuse doren ne xhep, dhe s'heq dore nga zakoni.

Nuk ja kam idene sherbimit shendetesor ne Shqiperi, sepse pas nje eksperience shume te keqe ca vite me pare, jam betuar qe nuk shkel kembe me as ne klinika private as spitale.

Flo, teorikisht, te njihet, sepse e permban ligji, une po flas praktikisht. Praktikisht, duhet t'i lyesh rroten mjekut, sidomos po pate ndonje gje, qe ai duhet ta ndjeke ne vazhdimesi. plus qe po vajte ne spital, nuk te pyet njeri me se kush je, po sa ke.

nuk ka sherbim shendetesor falas mor ujk , as ketu , as ne ndonje vend tjeter.

o paguan ne dore, o paguajne sigurimet, o te dy sebashku, ose perfiton nga ndonje skeme asistence ku paguan shteti apo dikush tjeter per ty.

koncepti i shendetesise falas nuk ekziston. Dhe ska pse. Sepse si cdo sherbim tjeter, duhen leke qe te kryhet e te shkoje perpara.

money in - service out  !

fryma e shenjte nuk i mban dot spitalet dhe qendrat shendetesore ne kembe.

duhen leke, dhe shume leke. spitalet jane qendra kostoje, dhe dikush duhet ti paguaje qe te mbahen.

Dhe, qe te jesh i qarte, shqipot paguajne shume  pak siguracione, sepse nuk kane mundesi, por dhe sepse nuk e kane ate edukate dhe perceptim per sherbimin shendetesor.  Ata qe paguajne, paguajne sepse jane te detyruar se te gjobisin, dhe jo se shpresojne ndonje fije se do marrin sherbim mbrapsh. Sic thote Ana me siper. Por kjo pjeserisht sepse sherbimi eshte i keq, ose nuk ofrohet po nuk dhe para ne dore, dhe pjeserisht sepse njerezit si une e Ana nuk i hyjme mundimit ta kerkojme rrugen e sherbimit falas, meqe i paguajme siguracionet, sepse ka burokraci dhe sepse nuk e besojme se do marrim sherbimin ne nivelim qe deshirojme. Keshtu qe shkojme dhe paguajme ne dore ose tek privati.  Nderkohe, ka te tjere si pensionistet qe ja kane ngene, apo dhe te tjere, qe perfitojne nga sigurimet, per rimbursime ilacesh, vizita ne poliklinika apo teste mjekesore ne spitale. Gjithashtu sherbimet per grate shtatzena mund te merren falas gjithandej dhe ne cilesi jo te keqe nqs je i siguruar.  Por masa me e madhe e njerezve, e sidomos ato qe ngrene zerin shume, nuk paguajne koqe leku ne sistemin e sigurimeve shendetesore. Dhe nje pjese e ketyre, une besoj se perfitojne dhe sherbime pa pagese neper spitale, duke me rene ne qafe mua qe paguaj. Nje pjese tjeter, jep para ne dore.

Ja kshu funksionon.

 

Cfare lajmi?! 20% informacion-80% uje. Teper i lodhshem ne te lexuar.

 

Une kam degjuar dicka shume te frikshme persa i perket korrupsionit ne maternitete.

Gjate viteve 90 e deri me sot jane rritur drastikisht lindjet me operacion, jo ne interes te shendetit te nenes dhe femijes, por ne interes te rryshfetit.

Praktikisht funksionon keshtu: nqs. lindja behet me operacion atehere mjeku merr shume me teper para se sa kur lindja behet normalisht.

A keni degjuar edhe ju per kete? Sa e vertete eshte?

Olsi, po kjo eshte e vertete. Por shpesh here kete gje, pra operacionin per zgjerimin e vagines gjate daljes se bebit, e kerkojne vete grate shtatezenan ne menyre qe te kene me pak dhimbje gjate lindjes. Por nuk perjashtohen rastet kur mjeku per te "merituar" bakshishin, kembengul qe eshte me mire qe te lindin me operacion, pavaresisht se gruaja mund te jete ne kondicione optimale per nje lindje normale. 

Nga ana tjeter te mos harojme se jemi vete ne qe kur femija ne del sakllom, dhe nena shendoshe e mire, nga gezimi dorovisim vete personelin qe i ka sherbyer. 

Berberi,

me duket se Olsib po flet per operacion Cesarian, pra nje e prere ne fund te barkut per te nxjerre femijen, jo per c'po thua ti. Apo nuk eshte keshtu?

lol Berbero, e ktheve ne muhabet .....materniteti tamam

Mendoj dhe une si ujku, qe, olsi e ka fjalen per cesarian dhe jo per carje kasapesh, aty ke vendi , dhe qepje pastaj sic bejne doktorret tane.

ka qarkulluar shume ky versioni qe bejne operacion sepse duan leke,plus qe me operacion nje grua rri me gjate ne spital dhe dorovitja vazhdon me gjate. Por, besoj se kjo gje ka ndryshuar disi, pasi sot, vete njerezit kembengulin per njeren apo tjetren metode lindjeje dhe nuk i besojne qorrazi mjekut. Ama, besoj, qe mjeket shtyjne shume femra drejt cesarianit dhe per shkak se duan te kene vete me pak andralla dhe situata te veshtira gjate lindjeve. Pra kur kane frike te rrasin direkt ne thike.

Me falni per injorancen, time pe keto probleme,  por ju siguroj qe edhe Cezari i madh nuk ka pas mor vesh nga keto pune. Pranej lejeni te shkretin te prehet rehat aty ku osht. Sa per dijeni, dhe per kete jom i sigurt se ma ka thone vete gruja, grun teme kur lindi para 12 vjetesh nuk e cane ne bark (ju cafte barku juve gazepa), por e zgjerun nja 2 gisht aty posht te veni sa me ja lehtesu pak dhimbjen per daljen e bebit. Kjo eshte metoda me e shpesht qe perdorin gjinekolloget. Ju po e boni ket pune si puna e genjeshtrave qe na thonin te medhenjt kur ne ishim te vegjel, se bebi del nga barku. Eh, kur kom qene ne klase te trete e kom mor vesh se nga dilte bebi. Dhe kete ma tha nje komshije qe punonte mami, pasi une kembengulja fort duke i thone se barku eshte si calik dhe nuk ka ndonje te care nga ku mund te hapet.

hihihi

une sdesha me e thone, por tani po me detyron ta them, qe burrat e kerkojne cesarianin per grate, pikerisht qe mos te ndodhe ajo gjoja me 2 gisht smiley

para dy vjetesh me duhej te beja nje vizite tek poliambulanca qendrore dhe ajo mjekja, qe te mos paguaja 600 leke te reja vetem per viziten, me kerkoi librezen, u tregua shume  e mire, madje nuk me kerkoi leke as ai mjeku qe me vizitoi veshin ( veshin qe me semuri parukierja nga pakujdesia se qe duke pare telenovelen kur me krihte mua smiley ) , me nje fjale u ndava mire  e bukur dhe me pershtypje shume te mira nga andej, me perjashtim t e disa demeve materiale qe u shkaktova smiley pasi ne kohen kur ai me mjekonte veshin, kapa kemben e tavolines nga sikleti dhe e terhoqa deri sa e cova tek dera... smiley

shume respekt per ata mjeket

Flo, po me duket si skene e Cufos dhe Tipit, kjo mua... smiley

veshin qe me semuri parukierja nga pakujdesia se qe duke pare telenovelen kur me krihte mua

smiley ta preu veshin mi ???

jo jo, po kur me lau koken ma mbushi me uje, idiotja, dhe lavamani sic duket kishte patur "mbetje toksike" dekolorues , me siguri qe bere bionde ndonje hesmerke smiley

tre muaj te tere une  e di c'kam hequ,r sa me pushonte njera nofull me enjtej tjetra, kur flija nuk shtrihesha si gjithe bota. po flija ulur e mbeshtetur mbi kater jasteke, se me dhimbte shume

po rrofte ai mjeku ( nardi quhej ) qe me sheroi

perfitoj nga rasit per ta falenderuar

 I kerkove demshperblim parukieres moj?

ana h, fatkeqesia ime eshte se kur tregoj ndonje gje per te qare, mileti qeshin dhe anastajlltaz smiley

'riske, jo nuk i kerkova demshperblim po e bojkotova si socilistet parlamentin smiley

sorry, e di qe skishte shume per te qeshur, por prape mu qesh smiley

dhe une si puna e O.Mutit qe qeshte me filmat e caplinit dhe Celentano qe se kuptonte pse ajo qeshte kur njerezit vriteshin  smiley

 

qyqja, mi bedrije... paskemi qene ne te njejten gjatesi vale... smiley

me merr te keqen, isha nje minute perpara smiley

jam me e ckathet, e kam shtyp butoni n"Dergo Komentin" mo shpejt smiley

Flo, e kisha me skenen e terheqjes se tavolines... smiley

pastaj, ai eshte parimi i humorizmit: dikush shkel mbi banane, rrezohet me kome per trama, te tjeret perreth qeshin, ai qe rrezohet, qan... smiley  Si tek filmi "Grindaveci i zbutur" me Celentanon. smiley

Nuk mund te them gje per rastin ne fjale,por nga eksperienca ime personale me nusen e djalit mund te them se kam patur nje sherbim perfekt nga i gjithe personeli i ketij spitali te cilet me punen e tyre te palodhur me shpetuan nusen e djalit dhe vajzen e vogel qe lindi duke bere nje mrekulli.

Te gjitha keto i bene duke mos me kerkuar asnje ryshfet .

jo jo qeshni rehat ju, nuk eshte se ju ndodh vetem juve, edhe shefi me shefen time qeshnin kur ua tregova

po ajo skena e terheqjes se tavolines ishte kapitull me vete, se nga mbrapa kisha djalin e dajes qe ia bente me shenje doktorit te fillonte, ndersa doktori ankohej: nuk kam c'bej, kjo nuk me lë, dhe djali i dajes qe i thoshte ; e mire se po ia mbaj une duart... me nje llaf isha bere per t'u lidhur smiley

mund te jete dhe kjo qe ata nuk me morren leke smiley

Une kam shkrujt i here rreth ksaj teme per i eksperience personale dhe nuk po du me u zgjat.Praktikisht nuk besoj ne zot,por zotit i q.fsha robt nese ka gja n'dore dhe nuk i ndeshkon keta njerez

Une them te pushkatohen ose te varen ne litar. A eshte ndeshkim i rende ky?

Zotrules, nganjehere s'e kuptoj ku flet seriozisht, ku ben ironi. smiley

imagjinoje veten shtatzene. doktori ne maternitet te thote qe duhet nderhyrje "cesarean" - kirurgjikale. nuk ke asnje lek. ke shkuar per pike te hallit. dhimbjet e kane kaluar barkun dhe te cojne mishin e qafes kokerr, djerse te ftohta... mjeku te thote qe per nje nderhyrje te tille duhen 500 000 leke.  kaloi dita e pare, mjeku dergon infermieren te te "kontrolloje" te nesermen ne mengjes per nje operacion qe duhet te ishte bere dje. "Fatkeqesisht, do durosh pak zonje... te gjitha sallat jane te zena. Do presesh, s'ke c'ben..."

tani me thuaj, sa serioze eshte kjo dhe sa ironike. varet nga kendveshtrimi; varet kush eshte pacienti, varet i kujt eshte femija, varet kujt i dhimbset kjo, ajo , ai apo... varet kush paguan dhe kush merr leke... varet ne cilen ane je o Ana.

Zotrules, pak me lart solla rastin e sime motre, operacion cezarian - dhe  i tundem parate me vrap, qe te na shpetonin te dyja palet, si bebi, si motra.

M'u duk sikur e kishe thene me ironi, ne fakt, nga vinte dhe habia ime. Mbase une s'do arrija gjer tek varja apo pushkatimi, por .... Larg qofte, nuk i duhet si mund te reagoje njeriu ne te tilla raste.

PS: sikur te mos kishit leke, as motra jote, e asnje ne familjen tuaj...(duke supozuar qe dhe bebi nuk do dilte me bono thesari ne dore)

 

Kur i thashe nje mikut tim, mjek kirurg para ca vitesh se: ne se rrogen ta bejne 100 mije leke (te reja natyrisht) a do te kerkosh (jo pranosh) me leke nga pacienti????? E dini si mu pergjigj ?!

> >

 1 milooooooooooooon, po ca thua ore, je ne metro? Ca jane nje milion?

> >

Eshte djale i mire, shok i mire, mua, kur kam pasur halle  me ka sherbyer pa leke, por ja qe…….nje milionshi i duket therrime mikut tim ne shqiperine  e sotme, megjithese ka edhe perfitime te tjera ligjore qe burojne prej profesionit te tij, si vizitat ne shtepi.

> >

Keta jemi ne, ne spital, ne gjykate, ne zrpp. ne bashki, ne polici, po deshet edhe ne plazh, me pd-ne apo me ps-ne qofshim.

> >

Nuk e di se sa lidhje ka ky fakt me nivelin apo cilesine e shkolles. Ai ka qene nxenes i mire.  

Mjeke ryshfetllinj ne maternitet!!! uau!

Po per police rryshfetlinj ka ndigju nonjoni, po per gjykates ryshfetlinj, deputete rryshfetlinj, ministra rryshfetlinj, k/ministra rryshfetlinj?

Peshku qelbet nga koka.

Ky shoku me lart do rroje me shume se une se me ka marre mendimet smiley

Ka Mjek te mire , ka te keqij.

Po  "Koco Gliozheni", kush eshte i jati i Gliozhenit te ri?

A e liroi vilen ai tek Treni, se nuk eshte e tija?

Sa maskara burre eshte, 40 mije lek ka blere gjysmen nga qeveria e hoxhes, gjysma tjeter falas.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).