Ministri i mjedisit, Fatmir Mediu

Fatmir Mediu do të jetë sërish përfaqësues i lartë i shtetit shqiptar. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Mediu ka konfirmuar se pas këshillimeve me partinë e tij, ka pranuar ofertën e Sali Berishës për të marrë ofiqin e ministrit të mjedisit në qeverinë e re.

 Zoti Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre në lidhje me aferën kriminale dhe shpërthimin e Gërdecit ku humbën jetën 26 fëmijë, gra dhe burra dhe u plagosën qindra të tjerë. Ngjarja tragjike e 15 marsit 2008 zbuloi mekanizmin korruptiv që mundësonte vjedhjen e miljona dollarëve pronë publike nëpërmjet shitjes së paligjshme të armëve dhe municioneve.

 

69 Komente

 Tani PO... Do e c`ndoti ate ndotje qe beri...

Bad news: Qeveri horrash !

Good news: Tashme e dime kush jane horrat e vertet ne Shqiperi!

 

Po e Blendi Salaj po . Merru me Mediun ti. Or flori, ai doli deputet, u votua, nga Qarku i Tiranes. Mos me thene edhe nga banoret e Gerdecit. Kurse ai 0.99 juaj nuk pati shanc fare.

 

Tani, mos i qani hallin popullit qe eshte Jo i sakte ne voten e tij, por mendoni ndonje zgjidhje tjeter.

 

Suksese qeveria e Re.

 

Qent le te lehin , karvani te shkoi perpara. . . .

Ke keni minister/e mjedisi ju ne Gjermani?

Qent le te lehin , karvani te shkoi perpara. . . .

Kjo ishte perlë. Apo thuhet "predhë"?

Me duket se nuk eshte predhe por pordhe, sepse vjen si pasoje e asaj shprehjes : " Pordhi kali ne dere te hanit, dhe ja ngjiti nje shkodranit".

Paradoksi me i madh ne historine e shtetit te ketij vendi. mbase unike edhe ne ate te shteteve dhe politikberesve ne bote.

Qeveritari akuzohet per shperdorim detyre, per anashkalim te ligjeve dhe formacioneve te ndertuara me ligj, me pasoje masakrim njerzish dhe deme shum milioneshe materiale.

Shoket e tij politikane ne parlament( sado te pamoralshem edhe ata) e detyrojne te shkoje para ligjit dhe te rimarri moralin, ose te vendosi para opinionit te drejten e te qendruarit ne politike.

Nderkohe qe del aq shpesh para opinionit dhe e quan vehten te moralshem per doreheqje nga qeveria, me pas e rivendos(ose e rivendosin) vehten po ne te njejtin pozicion, ne te njejtin situacin moral. Pra te pa zgjidhurin akoma.

Justifikimi me lojen e perfaqesimit te votes eshte nje loje me se e turpshme, qe edhe ai bariu ne vetmine e tij, e ne bashkebisedim me tufen e dhenve, e ka me se te qarte.

Besoj qe nga Roma e lashte nuk do te kete nje krahasim.

Nderkohe qe morali i nje individi eshte gri, problem i madh eshte akordi me grine. Nese e kane bashkudhetar ose bashkefajtor ose bashke-fatesor, le ta ndihmojne ta zgjidhi problemin, por kurresesi te luajne me nje opinion, pamevaresisht deficences se ketij opinioni. Mire deficenca e ketij opinioni te brendeshem, por si ka mundesi pranimi tij ne ate nderkombetar?

Kaq e hapur eshte papergjegjshmeria ne politiken nderkombetare?

Apo duhet te kete reagim qe te mbajne qendrim?

Κy eshte lajmi me inorante qe mund te lexohesh ndonjeher, pasi si ngjarie kurrsesi  nuk mund te gelltitet.
Turp..... Turp.... Turp.....  smileysmileysmiley

Ky eshte nje lajm normal.

Fatmir Mediu nuk punonte vetem por me shume shoke, mes te cileve edhe Shkelzen Berisha. E shantazhon fare kollaj mediu Sali Berishen. e ka kap peng.

O Zoteri, Fatmir Mediu eshte deputet i zgjedhur nga Populli.Nuk eshte zgjedhur me nje vend ne liste te blere ne Berat apo ne Kucove ( ai miku juaj as ne qytetin Stalin nuk u be deputet ). Eshte perfaqesues i nje pjese te elektoratit te Tiranes. Me Forcen e tij politike. E nuk eshte aty ,as me Dushk apo menyra tjeter.

LSI me 4 deputet mori 20 % te gjith qeverise. Po ky me 1 deputet se meriton nje Ministri?mendoj qe po.

Sa per problemet me Drejtesine, do e vendosi drejtesia, nuk kemi ngelur ne ta denojme penalisht. Kurse problemet me moralin, me kete mund te merreshim ne pak. Por tani ky u votua perseri?????? nga populli qe ne po mundohemi te mbrojme, me shkrimet tona. Ca te themi me ne????????????????????

Edhe keto shkrime qe vendosen ketu, me duken me shume si shkrime QARAMANE.Si emisionet e Sokol Balles apo Muc Nanos, qe po qanin ne emision ,se i hiken premtimet per poste ne qeveri.

 

Populli e votoi qeverine per 4 vjetet e ardhshme, bashke me te edhe Mediun,se per ndryshe sdo e kishte bere deputet.

Serizisht shkruan apo kerkon te besh kllounin pa qene ne cirk.

Po qe se je ne cirk ( rreth) atehere eshte humbje kohe. 

Po te kujtoj vetem thirrjen e Dritan Priftit qer i beri Sali Berishes "per ti mbrojtur voten se po kalonin tek Ps". Dhe ai urdheroi te kalonin tek LSI, pra aty ku duhej te ishin. Po i njejti situacion ne Tirane me votat e LZHK, qe kaluan tek PD dhe PR. Vetem nje ndryshim. Dashi me Leken Nuk e bene ate thirrjen e fameshme.

Ketu flitet per 1% moral, jo per te terin.

Cere votash mori LZHK.Meksi do te rregullonte pune,me gjithe Dashin.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

O zotni. Po kush po ta shan mediun? Po ti pse e mbron? mendon vertet ka nevoje per mbrojtje? hahahah.

Ta gezojme e te na prije se eshte me force vote. Eshte Minister dhe bravo i qofte apo nuk eshte si qofte keshtu, marshalla. Edhe i hurit edhe i litarit.

 nuk po e mbron gje ai, vetem se po ARESYETON. tani e dime dhe qe ju te shqipris keni aresye te tjera nga ne, qe shkruni tek ky blog.

pranej dhe nuk jeni te afte te aresyetoni  smiley

c'te ben femija, sta ben as perendija.....

Ky emerim eshte tallje me drejtesine (ne fakt drejtesia e meriton). Edhe nje zyrtar i rendomte shteti kur akuzohet per nje shperdorim te thjeshte detyre, deri sa te gjykohet eshte i pezulluar nga puna. Ketu kemi nje person te akuzum per nje nga ngjarjet me te renda te ndodhura ne Shqiperi te pakten keto 10 vjetet e fundit, dhe Sala e ben minister pa marre akoma pafajsine. Megjithate nuk eshte per tu habitur.

Agim Shehu

Bashkim Gazidede

Arben Sefgjini

kane VRARE e TORTURUAR njerez dhe Sala i shperbleu per besnikerine e treguar. Pse mos te bente dhe Mediun minister?

 Pasi e beri pis gerdecin tani do e pastroje nga mbeturinat e predhave dhe fishekeve qe vrane 26 njerez te pafajshem.Caktimi i tij ne postin e ministrit i vret pereseri ata njerz por jo vetem ata na vret per se gjalli edhe ne te tjeret qe jemi gjalle na vret shpresen se nje dite ata qe bene kete kasapane do te pergjigjen para drejtesise.

Duke pare kete njeri te zbriste nga makina e tij lluksoze dhe i drejtohej deres se kryeministrit ndjeva zhgenjim,urrejtje dhe deshperim per keta kafshe dollarngrenese qe nuk ngopen kurre.Ai dhe te tjeret qe per hir te milionave vrane me dashje keta te pambrojtur duhet te perballen me ligjin.

@Alternativa

ore harbut,kane vdekur  njerez te pafajshem vetem se shteti i perfaqesuar nga ish trafikanti Mediu dhe vllami i tij i uritur shkelzeni deshironin te beheshin milioner me pasurine tone te perbashket.Harbutlleku nuk ka brire "alternativa," mashtrimi dhe e larja e trurit te shqiptareve me idiotesite e tua shtatanike eshte e pa shprese dhe e skaduar.

1. gerdeci ishte aksidente (pisdhiqe me armet jane bere nga tere politikanet ne tere koherat ne tere vendet, ajo eshte teme tjeter diskutimi)

2. keni dale nga gerdeci te shikoni sa bukur e kane bere? ska ngel barbon pa bere vile aty, normalisht jetet nuk kthehen pas (perseris sihte aksident dhe fatkeqesi) por te mbijetuarit jetojne me dinjitet

3. ajo zone ka per te votuar gjithmone pd dhe mediun, jo se i ndihmuan me leke (nuk shet njeri familjaret sado katundar te jete), por sepse e majta shfrytezoi humbjen e jetes se se afermve te tyre

gjithsesi mendoj se nje figure e tille nuk duhej bere minister, vere diku drejtoruc...

gjithsesi mendoj se nje figure e tille nuk duhej bere minister, vere diku drejtoruc...

po c'i ke tere ato llafe perpara pra? Kete po diskutojme, jo situaten postzgjedhore

@Eltonkola.brainwash/jo     1.Gerdeci nuk ishte aksident por nje vrasje masive nga mania,pangopesia e Mediut,Shkelzen Berishes &co.

2. Te dhjefsha shtepite e bukura(po ku vleresohen 26 burra,gra,femije te pafajshem me shtepite e bukura more...) kjo qe thua zotrote eshte herezi.

3.Cfare lidhje ka vota 100% per pd me nje problem te drejtesise shqiptare,drejtesi jep gjykata dhe jo vota per deputet.(ta kishte shfrytezuar e majta kete moment Berisha duhej te largohej qe ate dite.

4.Mediun ta vesh me u la kembet te burgosurve si i burgosur asgje tjeter.

 

 1. ti thua se nuk ishte  aksident gerdeci, por qe mediu shkelzeni me shoke  kishin inat me ata pounetore dhe i eksekutuan? tallesh vertet?

2. nuk herezi, eshte realitet, te vdekurit me te vdekurit, e te gjallet me te gjallet, ata qe iken nuk kthehen me, ata qe mbijetuan meritojne nje jete me dinjitoze

3. drejtesia nuk po mbahet peng nga askush, te thote fjalen e vet (heret a vone dikush do pergjigjet per kushtet e punes ne ate vend dhe sigurine e ulet)

4. populli tha se do ta vere ne parlament, e mbi kete smund te themi asgje, ne po diskutojme mbi faktin qe nga karrigja e deputetit te ulet ne ate te ministrit apo jo 

  • por te mbijetuarit jetojne me dinjitet

Eltonkola, nuk e di se sa mund te jetoje me dinjitet nje familje e cila ka humbur te afermit e saje ne nje tragjedi te fajshme dhe ku fajtoret kryesor ndiqen penalishte, akuzohen nga gjithkush dhe perseri jane ne majen e AJZBERGUT.

  • 3. ajo zone ka per te votuar gjithmone pd dhe mediun, jo se i ndihmuan me leke (nuk shet njeri familjaret sado katundar te jete), por sepse e majta shfrytezoi humbjen e jetes se se afermve te tyre

C'dokush ka te drejten e tije te lire e te votoje ke te doje, por, nuk dihet se sa kan votuar pro Meidiut? per mua nuk ka rendesi se ke votojne banoret e asaj zone, si pro PD, po ashtu edhe pro PS, problemi qendron ketu: si ka mundesi qe te jete perseri ne nje poste primare, pra perseri minister?
kur ai eshte nen akuza!

  •  

    gjithsesi mendoj se nje figure e tille nuk duhej bere minister, vere diku drejtoruc...

Per mua kushdo qofte ai qe ndiqet penalishte nuk duhet te ket as dhe nje lloje posti pervecesi te jete ne dipozicion te DREJTESIS qe dhe asjo te beje punen e saje qe te fitoje prestigjin e duhur, keshtu sic jane bere gjerat nuk e di se sa mund te jete e respektueshme DREJTESIA SHQIPTARE!?

 1. te jetosh me dinjitet do te thote te jesh i forte, te halesh dhe te harrosh (e pse jo ne nje shtepi te re?). Faji eshte jetim, veshtire se do paguaje kush per kete aksident. Cdo vit ndodhin qindra aksidente vdekjeprurese ne shqiperi, ky ishte thjeshte nje aksident nje cike me i madh, kaq, e mos me beni shenjterit tani.

2. ajo qe di eshte se personi qe perdori kete aksident te rende , per te fituar votat, ngeli ne opozite, vetem kaq. Kush mundohet te perfitoje karrine nga gjaku i viktimave te pafajshme, sdo fitoje kurre, dhe faktet reale tregojne se gerdecaret e mendojne si une.

 

3. O djale, mos fol ne ajer, drejtesia aty eshte, te veproje. Une flas per jeten reale e ju akoma me idealizma jete virtuale. E mos me beni te gjithe sikur jeni rritur ne NY e sdini sesi funksionon shqiperia.

Ideja e "aksidentit" eshte shume e njohur si ide ...menyra me e mire per te mbuluar krimin.

Ne Gerdec eshte kryer nje krim monstruoz me pasoja te medha ne njerez dhe materiale!

Te ishte nje aksident i thjeshte,nuk do te ishte e veshtire te percaktoheshin dhe autoret e krimit!

Akoma ceshtja eshte ne fazen e akuzes dhe ka mbetur po ne kete faze, tash e gati 2 vjet!

Pse kaq gjate per nje aksident katastrofik i pa gjykuar?!!?

"Gerdeci Aksident" eshte nje alibi nje histori e sajuar per te larguar vemendjen nga e verteta kriminale e Pushtetareve Mafioz!

Atehere cfare behej ne gerdec, dhe arsyeja e aksidentit jane dy gjera te ndryshme. Nuk po them se politika shqiptare nuk ka duar ne trafik armesh e se ky xhaxhi eshte numri nje, por derisa sa te vertetoni me prova fajsine e tij ne drejtesi, ai eshte i lire.

 Aksident ishte shpertimi, dhe nuk ishte nje shperthim me telekomande nga mediu qe ta quash masaker, krim apo ku ta dij une.

Nuk ka nevoje te gjehen autoret e krimit ne fakt, por pergjegjesit e sigurise ne ate vend (nese jane gjalle) dhe vene para ligjit, asgje me shume e asgje me pak, ndyshe po fusni edhe ju duart ne pisdhikun e perdorimit te emrave te te vdekurve per ineteresa personale (ne kete rast per te bere te zgjuarin)

Pse drejtesia nuk ka vepruar ne keto 2 vjet, as une se di... ne shqiperi ka shume gjera qe nuk shkojne, e nje nga keto eshte edhe drejtesia...

Aksidenti nuk eshte alibi, eshte taksirad qe i ra per hise berishes!

Ca ka te jashtezakonshem apo teper te rendesishem ky lajm qe eshte vene ne faqen kryesore me nje fotografi te madhe te Mediut?

Mediu eshte votuar nga shqiptaret. Ne baze te kesaj vote dhe marreveshjes PD-PR kjo parti merr nje post ministror ne qeverine e re dhe minister kryesia e PR ka caktuar Mediun.

Nuk i ka faj Mediu Erion Veliajt qe populli e nxori jashte politike ende pa hyre mire. Nuk i kemi faj as ne te tjeret qe shqiptaret, te rinje e te vjeter, i thane jo Veliajt dhe ate qe ky perfaqesonte.

Mediu arriti te merrte konsensusin e nje numri shqiptaresh per t'u perfaqesuar ne parlament me nje deputet, Veliaj jo.

Keto duhet te shqetesojne ata qe kane sjelle kete lajm, ketu duhet te kishte sa me shume analiza, opinione, komente qe pse krahu politik per te cilin u investuan para zgjedhjeve humbi.

Hehehehe!

Integriteti i Sales!

Ky Mehdiu ja ka kap Sales koqet me dhembe, s'e le te beje "ciu bu"!

Hallall!

Aq me pelqen, qe Dritan Prifti dhe Ilir Meta do detyrohet qe te mbroje kryetarin e PR-se! smiley

Me pelqen gjithashtu qe Sala do shkoje me sy perdhe, sa here qe do takoje ambasadorin amerikan! Se ai e di qe ai tjetri e di!

Juve shakllabanet e Saliut, gjithashtu me pelqen t'ju kundroj tek mbroni kurveritat e Berisherise!

Keni edhe fytyre te flisni per divorcet e njerezise!

Pse nxefeni mer burra. Mediun e zgjodhi populli per deputet, ndersa Saliu (i zgjedhur po nga populli) e emeroi minister. Populli vete eshte i kenaqur, ju qe shkoni ne Shqiperi vetem per t'u ciftezuar dhe per te vene dhembet jeni te pakenaqur. Kesaj i thone "i zoti e jep, tellalli se shet".  smiley 

Argumet eshte ky qe thote "e zgjodhi populli"?!?!?! Po populli mund te zgjidhte dhe Zani Caushin po te kishte kandidu

Poplli nuk o gjykate qe te jep pafajesine me vote. Kush ka pune me drejtesine nuk duhet te punoje ne shtet deri sa te marri pafajesine. Kaq e thjeshte eshte

 po pse fajin sala e ka qe ka koke marokeni ky ministri ? po per koken e vet a ka faj sala vet ?

as mroklla qe eshte aq gomar ne postim, nuk ka faj mendoj. e ka nena vet qe do ket ber kursim ne fruta e nuk ka pas vitaminat e duhura kur ish goce. smiley

Disa duhet ta keene nacionalitetin te dyshimte qe ofendojne shqiptaret kur i paragjykojne se mund te votonin Zani Caushin. Nuk votojne shqiptaret Zani Caushin jo, keta ndoshta i krahasojne njerezit me veten.

Ky eshte mentalitet diktatorial: kur nuk te pelqen vota e popullit, kerkon te zevendesosh popullin. Nese nuk e keni kuptuar demokracine beni perpjekje ta kuptoni.

Mediu nuk eshte i fajshem, kjo duke ju referuar kushtetutes. I fajshem eshte ai qe denohet nga gjykata. Prandaj te presim gjykaten.

Akuzave politike te Edi Rames dhe Erion Veliajt ju dha pergjigje populli.

O foles, te lutem mos na fol si kryetar fronti. Kombesine time e kam te qarte une dhe popllin tim e du shume e s'kam nevoje me ta tregu ty se sa. Pavaresisht dashnise, te gjithe e dime qe te gjithe popujt neper bote votojne edhe kriminele, prostituta, pornstare, diktatore etj. Zani Caushi ishte shembull ekstrem sa per te ilustru ate qe po thoja. Gjithsesi, meqe s'te pelqen si shembull po te kujtoj Fatos Nanon pra. Poplli e votoi pas "vjedhjes se ndihmave" po kjo nuk e ndaloi drejtesine te ta plaste mrena per korrupcion. Kush eshte ne gjykim, nuk duhet te punoje ne shtet, e jo me te behet minister. Kjo eshte praktike boterore, qe ne Romen e lashte plako, biles ene turcellite qe mbahen si dallkauqer ishin me skrupuloze  smiley    Ndersa Sula....

Blendo, kur ke njerëz që parkojnë makinat e prishin vendin para shtëpisë, s'ka shumë për t'u habitur. Larg b....s time thotë njerëzia, për shifra të vogla të "larg"-ut.

A e dini si eshte kjo puna e Mediut = minister mjedisi, si puna e t'bomes tape dhe te nesermen duhet pish nje gote te se njejtes pije qe te dali krejt e rrumllumja.

Foto e bukur, sa e shikon te vjen ti kercasesh nje dacke surratit. 

 

Po ky nuk quhet Fatmir o miq, ky e ka emrin Gërrdec Mediu!!!

 

Po Mediu me Gjykatat nuk e ka per here te pare.

Ja cfare shkruante Corriere della Sera per te, dhe pas ketij skandali, vete Mediu u denua tre vjet me kusht per favorizimin e trafikanteve te droges, nga Gjykata e Milanos. Vellain e ketij tipit, Mahmutaj, nderkohe e kishte emeruar Drejtor te Uzines se Policanit, kur ishte Minister Mbrojtje.

 

http://archiviostorico.corriere.it/1999/gennaio/26/Killer_accompagnava_missione_albanese_Strasburgo_co_0_9901262164.shtml

apo edhe

http://italcoopalbania.org/new/rassegna_stampa.php?l=i&currYear=2005&currMonth=6&currDay=09

Ky Mehdiu ja ka kap Sales koqet me dhembe, s'e le te beje "ciu bu"!

Hallall!

Kur te rrezohet Sala do  ngelet me koqe ne goje Mehdiu,ky njeri i pacipe qe mban ne kurriz kushedi sa pislliqe!

 

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=41867

Min maqedonas i transportit jep doreheqjen per aksidentin ne Oher. Shikoni sa larg Maqedonise jemi nga ana morale te pakten.

Sa per Mediun, i takon opozites ta zere per gryke qeverine nqs emerimi i tij ne post eshte kunder ligjit. Populli nuk pjerdh shume kush behet min mjedisi etj. te gjithe e njohin mediun si njeri te keq dhe super gojendyre e arrogant por nuk do me dit njeri. Ne Shqiperi sot me shume se kurre eshte "secili per vete, zoti per te gjithe".

 Ky minister i njejti (Jane Manasievski) prej moti eshte ne listen e Gruevskit per te nxjer nga Qeveria, ndersa ketu eshte gjet rasti me i pershtatshem. Maqedonia eshte pordh shtet karshi Shqiperis, nese doni mundemi edhe me vertetu.

Hajde mo.Skemi ci bojme.E kemi ne koalicion dhe duhet ti japim 1 gjo.

Sa per ate qe ka pranu oferten e Sales,ja fut kot.E ka kerku vete ai se nuk osh pa gjo kjo ministri.

Mediu do merret me rregullimin dhe pastrimin e mjedisit ne Gerdec tani!!!

Di Saliu se ca ben...

tamom i duhuri per ate pune.

Nuk ka pike dyshimi qe Mediu ishte i perfshire ne korrupsion, gjasat jane bashke me te birin e Berishes, perderisa u detyrua Berisha ta pranoje dhe ne fushate elektorale, tani dhe ne qeveri. Normal qe s'duhet te ishte fare ne qeveri, as tani as kurre. As kryetar partie.

Nga ana tjeter mbase dhe Berisha vete ka qene i perzier ose te pakten ne djeni te aferave me armet, dhe padyshim dhe njerez te tjere, se vetem nje Medi s'e beri gjithe ate korrupsion. Atehere si i behet?

Dmth, kjo revolte dhe cudi kaq e madhe e shprehur ketu tek PPU per kete rast, pra qe Berisha do ta beje prap minister Mediun, me duket pakez fallco dhe politike.

Pse? Se pari, u pa qe ne fushaten elektorale qe Berisha nuk i tregoi vendin Mediut, edhe pse mund ti kete kushtuar goxha vota. Pra s'ka shume surprize ketu.

Se dyti, revolta juaj nuk eshte per faktin qe drejtesia/prokuroria nuk i vuri pergjegjesit me shpatulla mbas murit, por qe Berisha e beri Mediun minister. Rendesi ka ky me shume sesa viktimat, sesa ligji dhe e drejta?

E treta, do ishit po kaq te revoltuar sikur te kishte fituar PS-ja dhe Rama te bente gjeneralin e tij, Rucin, minister?

Apo, jeni revoltuar kaq shume per ate komunistin tjeter qe eshte akoma ne Gjykaten e Larte, apo per shume komunista te tjere qe kane qene ne pushtet atehere dhe qe i kane duart te lyera me shume me shume gjak se Mediu, dhe mbas kaq vitesh jane prap ne pushtet ose ne politike, ose te dyja bashke?

Shifini pak ne balance gjerat te pakten qofte dhe vetem per kete ceshtje, se deri dje u lodhet se gerdecosuri dhe se perdoruri vdekjen e viktimave per politike, me ne krye Mjaftin dhe 99shin. Sot e harruat fare ate gje, sot filluat mediosjen.

 

 

Ngjarja tragjike e 15 marsit 2008 zbuloi mekanizmin korruptiv që mundësonte vjedhjen e miljona dollarëve pronë publike nëpërmjet shitjes së paligjshme të armëve dhe municioneve.

Blendo, per popullin shqiptar apo amerikan e kishe fjalen? Amerikaneve e kuptova si ja futen duke i shitur fisheke kineze dhe te skaduar, po popullit shqiptar si i kushtoi kjo miljona dollare, dmth ca do ti benim ne ato fisheke, te cilet simbas udhezimeve te Natos ishim duke i demontuar? Mbase ka dicka qe s'e kam kuptuar ne tere kete afere korruptive.

 Xhibo, se po futem kot ne muhabet. Mospermendja e Gerdecit eshte indiference politike, permendja eshte shfrytezim. Tani ka ndonje te mesme qe edhe te permendet per mos u lene ne harrese, por edhe mos te quhet shfrytezim politik.

E dyta, politikaneve e te lidhurve me ta po u permenden edhe pronat, kushurinjte dhe dashnoret e motres neper motele qe jane gjera qe s'kane lidhje te drejteperdrejte me zgjedhjen apo bemat e personit, por nje partie politike dhe liderve te saj nuk iu dashka permendur nje aksident qe mori dhjetra jete njerezish ku qeveria ne mos e implikuar drejteperdrejt mban pergjegjesi te drejtperdrejte? A nuk jane pikerisht ngjarje te tilla qe shfrytezohen politikisht nga kundershtaret politike ne te gjithe boten?

Pastaj emerimi i ketij ndyresires republikane qe ka pasur disa perplasje me drejtesine, dhe qe edhe me "tafmina" nga surrati duket se c'mall eshte, eshte tjeter mesele...

PF, nuk e di a me ke lexuar apo jo, se ca thua sikur s'me duket replike e ca thashe. smiley

Une e kam shprehur shume qarte qendrimin tim per ceshtjen e Gerdecit, dhe atehere dhe tani me siper. Thjesht gjithe kjo "cudi" dhe "outrage" me duket fallco dhe politike, per arsyet qe thashe.

P.sh. po te mos e kishte bere minister Mediun Berisha, cdo gje do ishte ok? Kur eshte hera e fundit qe eshte folur per drejtesi per Gerdecin, qofte nga politika, mediat, apo blogjet (pervec kohes menjehere mbas tragjedise, meqe kerkohej ardhja ne politike)? Kush ka rendesi me shume, karrigja e Mediut apo drejtesia, fakti qe ky s'eshte gjetur fajtor akoma nga drejtesia apo qe po behet minister mjedisi?

Gjithashtu, jemi ne Amerike qe cuditemi kaq shume me qeveritare te perlyer, apo ne Shqiperi ku kemi njerez akoma me te perlyer ne pushtet, dhe perdorum te tjera standarte per ata, te tjera per keta qe i perkasin forces tjeter politike?

Ndaj thashe pak me shume balance dhe drejtpeshim, pak me pak fallcitet dhe politike, dhe pak me shume kokcarje te vertete per drejtesi. smiley

 Per mua politikisht ka rendesi mesazhi qe jep Berisha me rivendosjen e nje figure politike kaq te perfolur, per te qene politically correct, sa Mediu. Per mendimin tim kjo eshte nje shuplake e drejteperdrejte surratit, qe Berisha ua jep te gjithe atyre shqiptareve qe vertet menduan per nje cast se Shqiperia po ndryshon. (Une, jo. smiley)

Nuk rreziston dot as ti pa u perfshire ne vallen e fallcopolitikes, thjesht per inat qe humbi ai tjetri e fitoi Berisha, again? smiley

Ca lesh mesazhi mer, Mediu e ka kap Berishen prej atyre dy kokrrave, mbase prej perfshirjes te se birit te Berishes, sic flitet, se ndryshe Mediu do ishte zhdukur nga faqja e qeverise per 4 minuta, si puna e Pango Mbertheckes.

Sic tha Tushja, qe gjithmone i ve pikat dhe presjet mbi "i", c'ta ben femija s'ta ben as perendia as komshija. smiley

 Xhibo, mu s'me behet vone jo per Edin, po sikur vete Mesia te vije e te behet politikan ne Shqiperi. Ne keto diskutimet politike futem vetem per ndonje muhabet si puna e Mediut, qe ti sjell zorret ne goje.

Pastaj edhe po te jete ashtu sic thua ti, qe Berisha eshte burre i mire, por Mediu e ka kap per koqesh, morali eshte perseri i njejte. E me thene te drejten, s'me duket se e ka kap nga koqet, po nga nje ven tjeter aty afer dhe Berishes i lezeton ky muhabet me duket.

alternativa - 5 Sht 2009 - 8:55am

....... Or flori, ai doli deputet, u votua, nga Qarku i Tiranes. Mos me thene edhe nga banoret e Gerdecit. ............

------------------------

E vertete e pa mohushme. Ka njeri ta kundershtoj kete fakt?

Nese jo, atehere nxirni vete konkluzionin per Gerdecaret.

Ju u qani hallin, beni demostrata, greva, protesta, artikuj me oke, ata ....viktimat....., Gerdecaret.... e  zgjedhin deputet kriminelin qe i vrau, qe ju shkateroj shtepite, qe u la femijet sakate.

E di ni perse? Sepse ai i pagoj viktimat. Ju dha nga nji batanije per person, disa mijra leke per njeri, u rindertoj shtepite, dhe i mbajti ne kovaleshencen e Durresit mer disa muaj pa pagese .

Kaq vlen jeta e te vrareve dhe te sakateve Gerdecare  per familjaret Gerdecare

Kur them Gerdecare nenkupto Shqiptare.

Se Berisha na vrau na dogji na shkateroj, na la pa breke ne b...the, na beri te marim udhen e kurbetit dhe ne Shqiptaret prape e zgjodhem dhe e rizgjedhim.

Vende si i yne nuk meritojne demokraci. Duan dru, diktature, te ecin e te zhvillohen e perparojne.

 

O Toko, probemi qendron tjeter vend.Populli nuk i besoi ketyre shkrimeve, te MAPOs apo shtypit tipik te tille. Se pse nuk i besoi pune per te.

 

Sa do ordinere te jete nje pjestare i familjes, qe ka votuar per PD ne Gerdec, sma merr mendja te jete sa ata 2 KINGAT  qe kishin bere floket me xhel, edhe kishin bere spotin e PS. Po ato i pe?????? ishte makabrritet human.

 

Tani ky populli jone, o eshte shume i zgjuar, o eshte palle fare,por me zgjuarsi te mesme nuk eshte. Edhe Rama and g.099 etj etj etj humben,sepse menduar qe ka zgjuarsi te mesme si ato. smiley

...dhe i mbajti ne kovaleshencen e Durresit mer disa muaj pa pagese .

Hahahaha! Ia paska nderruar dhe emrin ne nder te gerdecareve smiley

Or ti toko,

Shqiptaret, ca qe i njoh une, meritojne dhe madje fort demokraci. Aq sa s'ta merr mendja ty atje ne maje te Amerikes. Dhe dru, ndoshta kerkon ti, por jo ata. Kjo duhesh thene sepse te kam pare shpesh me kesi parullash allakotrumiste.

__________

Shqiptaret e meritojne demokracine. Kjo eshte nje e vertete e patundshme. Puna eshte kush ka pantallona ta ofroje kete demokraci. Partite ? Jo. Partia nuk te ofron demokraci, as PD, as PS dhe as PDS, PSD, dhe perkembimet e tjera.

Demokracine e sjellin idete. Jo llomotitjet. Idete, qe duhet t'ia behin kahmos, ska rendesi nga ku.

Kur votuesin e pickon keq mes nje Berishe, nje Rame, nje ashtu-keshtu, ç'kusur ka populli ? Ku te mbytet ? Kujt t'ia jape ate dreq vote ? Kur nuk ka te rinj qe te flijojne endrrat e tyre per makina pas mendere, ç'te behet pastaj ? 

Kjo pune do ide, do idealiste, do njerez te zgjuar, do njerez te arsimuar dhe te kenduar, do mospajtim me mediokritetin, do trimeri, qofte dhe fizike, per te perballuar te keqen, e keshtu me rradhe.

Dhe keta tipa nuk mungojne, por puna eshte se nuk dine te behen bashke. Njehere qe u mblodhen ca te rinj, nuk di ç'dreqin djallosen me ca vizita veliajsh neper shkrepat e Dragobise dhe çolet e Vlores, duke llomotitur njelloj si llomotitesit e medhenj qe njihen tashme, e keshtu pastaj shkoi pese me hiç.

Keto pune duan vertete te mendosh pak me teper se per menderen tende, ta kesh zemren naaaaaaaaa te madhe, ta kesh shpirtin naaaaaaaaa te ndjeshem, ta kesh mendjen naaaaaaaaaa te zgjuar, dhe trupin naaaaaaaaaa me mungesa.

 

Po kush ju tha juve se Gerdecaret votuan Mediun mor a jeni ne terezi apo ia fusni pordhes nga maja e amerikes se nuk ia keni haberin cfare ndodh ne kete vend.

Ky koment i drejtohet komentit te xhibit.

Ti xhibi ke shume te drejte qe ketu ka shume fallcopolitike. por po ta them vellazerisht, qendrimi yt skeptik eshte i asaj natyre qe po na e qi nenen neve qe jetojme ketu. Ky mediu eshte nje kokerr krimineli qe bashke me berishen ka vjedhur e ka prere sa ka mundur. E ne rast se per kete e ka akuzuar PS per arsye politike kjo nuk do me thene qe akuzat jane te paverteta afrofe. Ky eshte nje maskara, eshte nje kriminel. Sado e lige te jete Partia Socialiste, kjo nuk e ben mediun te mire, as te pranueshem. Une jam nje qytetar shqiptar pa perkatesi politike, dhe ndihem i fyer, i turbulluar ne zemer qe po i rris femijet ketu ku kembet jane ngritur ti bien kokes. nuk eshte as politike as fallcopolitike kjo ceshtje. ju ne amerike mosa keni kohe teper per llogje dhe muhabete. ne ketu po na shtrengohet laku ne fyt cdo dite nga hajdutet e paskrupujt ne bashkite dhe qeveri. 

Ky vend behet cdo dite me teper per te hikur nga syte kembet. Te pikon ne zemer or djale. Po ju ne amerike e paskini kollaj te tallni menderet me keta qe ngrene zerin ketu. Te jesh qytetar dhe opozitar karshi ketij grupi griminal qe tiranizon kete popull nuk te ben as me ramen as me PS. Te shporret dhe rama, aq me ben. Po kjo fyerje, ky shembull sesi nje kriminel qeveris nje popull 4.2 miljonesh eshte te vesh kujen e te shtrihesh ne hi e te thuash me merr o zot se cdo shprese ka vdekur. e karshi ketij rrealitetit ku ne mezi marrim fryme komentet amerikane jane fallcokomente.

ju prifte e mbara ne punet tuaja. po na lini t'i themi derrit derr se nuk i themi dot daje or djale i mbare.

PD as me thua kush votoj per Mediun?

Cfare ishin ata? Te tere te pavionit Nr17 ishin ata qe me shumice i dhane atij voten e deputetit. Nuk kishte asnje shqiptar ne votat per Mediun?

Cfare rendesie ka nese ishin gerdecare apo jo gerdecare.

A ishin esell kur votuan apo ishin te pire tape, a ishin me mente e kokes apo ishin paciente te pavjonit 17?

Dhe nga e di ti qe nuk kishte Gerdecare ne ate rajon ku u votua Mediu? Gerdecaret jane kudo ne Tirane, ne Tironen e bukur qe zgjodhi Meidiun deputet dhe Edi Ramen K/bashkie

Sja fus kot pordhes une nga maja e amerikes se ja te lexoj ty ketu qe je ne shqiperi smiley

ehuhaaaa mo toko. ti ja fut aq kot sa me nuk ka. ky mediu or djale ka vjedhur aq para e ka rregulluar aq rrufjane me pune e me korrupsion sa mund te zgjidhet deputet edhe mbas vdekjes. e ka vjedhur shqiptarin ky. eshte bere bos tani dhe ben si te doje. ia ka vene shkelmin ne fyt miltetit. maskarallek fukarallek. 3000 vota ky i blen sa blen se ka para qe ti ne amerike as nuk i enderron. Po kjo nuk e ben te drejte. maskarai me leke eshte po aq maskara.

keta duan plumbin ballit.

po ju te amerikes kur na rrahin paq keta ketu, nuk na lini as te qajme se keni qejf te beni komnete nga interneti. prandaj them qe ia fusni pordhes.

PF, nuk thashe se Berisha eshte burre i mire por Mediu e ka kap per ko*esh. Thashe thjesht qe Mediu e ka kap prej ko*esh smiley mbase nga perfshirja e Shkelzenit, sic flitet, ose mbase per ndonje arsye (pisllek te perbashket) tjeter.

Qe dhe nje lajm tjeter qe e perforcon kete ide, dmth qe Mediu ka vene veton "o do jem ne qeveri ose ..." dhe kjo "ose-ja patjeter duhet te jete dicka qe e ven Berishen me shpatulla mbas murit, ndryshe nuk shpjegohet, pasi dihet qe Mediu eshte kosto e madhe politike edhe thjesht si nje drejtor drejtorie fjala vjen, e jo me si minister, qofte dhe i ambientit.

 

Kryesia e PR, Godo: Nuk mora pjesë, negociatat të fshehta

“Gjatë këtyre negociatave, për arsye që unë nuk i kuptoj mbeta krejt mënjanë, nuk më pyeti njeri, nuk u këshillua njeri me mua. Nuk mund të shkoja në mbledhjen e kryesisë për të dhënë votën time për ato që ishin pregatitur në fshehtësi nga unë dhe kështu nuk mora pjesë në mbledhjen e kryesisë. Unë dëgjova se është votuar me unanimitet, por unë jam njeri që u përmbahet fort parimeve të demokracisë dhe vendimi i kryesisë bëhet i detyrueshëm edhe për mua” u shpreh Godo për News24.

Blakanweb

Mos u zini djema,  vet fakti qe Mediu ka fituar ne Tirane, tregon se diçka çalon ne zgjedhjet. Mendoj se do te ishte mire per ate dhe partine e tij, te mos zgjidhej me minister a zevendes, por te linte/lejonte zj. Godo a ndonje femer tjeter nga partia e tij per postet qe do ndaheshin. Keshtu do te ishte edhe me i nderuar.   

O Pjer, Mehdiu do te ishte me i nderuar? A e kupton se cfare thua? Ti thua qe Mehdiu, krimineli, horri, vagabondi, maskarai, mafiozi, e ku di une, eshte burre i nderuar, por do te ishte akoma me shume nese do te linte nje tjeter per tu emeruar ministre! Pjer me vjen keq, por me keto qe thua do te ta heq edhe ty vizen!

Mediu ne Tr ka fituar edhe ne saje te taktikes politike te tij. Duke vendosur ne vende e 2-3-4-5 te listes se tij njerez qe mbledhin vota. Qe ne fund sherbyen vetem per Mediun.

Por kjo smund te quhet as vjedhje, e as budallallik .Thjeshte ketij i doli taktika, qe nuk i doli dot Erjon Velise.Eshte si nje finte ne futboll per te bere gol, nganjehre del , nganjehere te kap mbrojtesi. Ne Kucove g.099 i ngeci sharra ne gozhde smiley

 

Me te vertet eshte per te qare hallin ketu, kur disa komentojne popullin si budalla, pse eshte bere Mediu deputet. Edhe te vjen veshe kujen, kur edhe keto nga Amerika, nuk ia din kaq shume vlere , sovranit. Ore jane ato Shqiptare qe do te qeverisen nga keto qe kane votuar, e jo ju ne Amerike.

Cdo gje eshte e ndare. Kush votoi per Pd, votoi per vazhdimesi, kush per PS per ndryshim, e kush nuk votoi fare, si intereson politika. KAQ

Keto shkrime te Mapos ( tipik reviste fantazem eshte ngritur,vetem per zgjedhje) duken shkrime, me shume mllef nga brenda.Mbase cdo gazetare, a cdo editioliarist  qe punon aty,shresonte per ndonje post pune ne Administrate.

Cdo gj eka nje linej llogjike. Shikoni ate Landi e West Side Family. Sa mbaruan zgjedhjet, edhe pse nuk fitoi Ps, ama Edvini nuk e la pa pune. I gjeti nje vend si drejtues ne nje emisione tek Vizion Plus?????? Qe dihet boterisht qe udhehiqet nga Karteli Pro-Rama Construction.

Ju mendoni se populli nuk i kupton keto gjera?Kete trafik influence.

 

 

hmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm

Or Al,

Taktika pi uje kur ke dy njerez qe jane ne te njejtin nivel dhe fiton ai qe ka taktiken me te mire.

Ndersa kur ke nje hajdut dhe kriminel atehere as vjedhja e votave qe thote dikush me lart as taktika nuk mund ta coj ate ne fitues.

Se ja u vodhen 10% ja u vodhene 20% por po te ishte votuesi i ndergjeshem ( per te mos mos thene jo budalla) prape do te ishin 90% ose 80% qe do te dilnin vota kunder. Nuk besoj se Mediu vodhi 100% te votave

Ja te themi se kishte taktike me te mire por po te ishte votuesi jo budalla nuk do te votonte per kete njeri qe vrau e shakteroj e sakatosi me korupsion e tij pavarsisht nga taktika e tij e shkelqyer

Pra pavarsisht nese ty te vjen per qare hallin apo jo ky eshte realiteti yne. Dhe do te jete mire ta njohim kete realitet para se te vendosim nese duhet votuar apo jo. Se edhe humbesi ne kete rast ishte po aq hajdut sa edhe fituesi. Agje me ndryshe.

Ndaj them se ne jemi nje popull qe nuk meritojme demorkacine ne kete faze . Ne duam nje kohe te mire te piqemi qe te edukohemi me demokracine, Kohe qe do te vije vetem pas nje dajaku te mire ndaj tere ketyre politikanve dhe vete popullit. 

Ne gerdec fitoi Pd apo jo,atehere pse jo Mediu minister.

Ja pra kjo eshte "Qeveria me duar te Pastra dhe Integrim ne BE", me ministra qe jane ne ndjekje penale nga drejtesia. Berisha - Meta - Nano - Mediu - Ceka - Xhuveli. do ta zhysin me tej ne krize Shqiperine. Ministri i Transporteve ne Maqedoni dhe doreheqjen  vetem pse u mbyt nje anije turistike, ketu tek ne jane hajdute me çizme dhe ngjiten me lart ne pushtet. Hajde popull, hajde  

minister tamom per kete pune.

Berisha si gjithmone po tregon se eshte nje strateg i vertete.

Te gjithe jemi te ndergjegjshem per demet e medhaja mjedisore qe ka shkaktuar zhvillimi i pakontrolluar ndertimor pergjate gjithe territorit te Shqiperise.

Duke konsideruar kete, Mediu si Minister i Mjedisit i bie te jete zgjedhja me e duhur per t'i dhene nje zgjidhje perfundimtare kesaj plage te rende.

Vecse kete here une do t'i keshilloja qe te mos humbiste kohe me bomba me barut.

Napalmi do te ishte nje zgjidhje shume me eficente. I fusim nje sheshim me napalm gjysmes se Shqiperise...

Ec aty Mediu! "Familje, prone, atdhe!" Dhe nje bombe te madhe, te madhe... qe t'i heqim qafe nje here e pergjithmone keto struktura obsolete te te shkuares!

Ec aty Mediu! Se ky vend, per nje-qelizoret si puna jote paska qene!!!

Eeeeeeeee mo se nuk eshte ndonje gje e madhe. Ikepusim nje "çi q. tëmën" dhe shkoi pertej.

Po i lumt ketij derri kur gjen budallej qe e votojne.

Nuk ka dale kot fjala nga politikanet;Ju na jipni voten kurse ne ju japim rroten.

Kemi per te pare qe tani, Mjedisi shqiptar do pesoje ndryshime rrenjesore... se ky njeri, edhe Malet i kthen ne Fusha... 

 Sikur te mos ishte Sali Berisha, atehere patjeter qe Fatmir Mediu do te ishte si peshku pa uje, por ja qe kryeministri e perzgjodhi ne kabinetin e tij te ri duke i dhene "Mjedisin" ku Mediu mund te gjej boll pellgje me uje dhe te ndihet rehat tamam si peshku ne det. 

Fano 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).