Me i gjate, me i lumtur?

http://i.telegraph.co.uk/telegraph/multimedia/archive/01477/short_1477545c.jpg

Simbas nje studimi nga Princeton University, i cili intervistoi mbi 450 000 vete, rezulton se gjendja emocionale ka nje fare korrelacioni me gjatesine e trupit te njeriut. Ne inervisat e bera, njerzit me te gjate kishim pergjithesisht perceptime me pozitive per veten dhe jeten sesa ata me te shkurter, si dhe perjetonin emocionet dhe njenjat negative disi me pak.

Meshkujt qe thoshin se jeta e tyra eshte "si s'ka me keq" ishin pergjithesisht 2 cm me te shkurter sesa mesatarja, kurse tek femrat nuk kishte diference te theksuar midis gjatesise se tyre ne kete pike.

Autoret e ketij studimi u shprehen qe rezultatet me gjasa shpjegohen nga  korrelacioni qe egziston midis gjatesise, nivelit te arsimit, dhe te ardhurave [c'ka do te thote qe gjatesia ne vetvete nuk eshte shkak i lumturise, por ajo sjell avantazhe te tjera te cilat kontribuojne me pas ne gjendjen emocionale te njerzve].

 

Marre nga Telegraph

13 Komente

E lexova kete lajm ne fillim te Top Channel, dhe kjo ishte arsyeja qe e kerkova ta gjej diku tjeter ne anglisht dhe ta perkthej vete, pasi shiko si e ka  pasqyruar Topi lajmin:

Gjatesia e njeriut eshte edhe nje prej sekreteve per dozat e lumturise qe kemi ne jete.

Sipas nje studimi te publikuar ne “Economics and Human Biology”, njerezit qe jane disa cm me te gjate se normalja, nuk e shikojne jeten me te njejtin sy, pasi ata nuk shqetesohen dhe jane me te lumtur.

Kerkuesit e “Angus Deaton” ne New Jersey kane analizuar ...  duke zbuluar nje lidhje te ngushte mes gjatesise dhe lumturise.

Komplet, po komplet keqinformuese. Duhet vene tek ato 'si mund te gazetohet me keq'. Me Google Translater e kane perkthyer keta? smiley Sidomos ajo fjalia e pare qe e kane bere me bold te 10jet se qeshuri, se eshte dhe allogjike, a thua se zbuluan ndonje bime kuruese qe po e pive te ben te lumtur. smiley

 

aha xhib,

nje nga arsyet mendohet te jete qe njerezit e gjate perceptohen nga shoqeria si me te pashem/bukur/te zote/figurante, etj dhe kane me shume lehtesira ne jete. Psh, ata kane me shume gjasa te marrin nje post, rritje pergjegjesie, etj, edhe megjithese ne disa raste mund te mos jene me te afte se te tjeret.

ne vazhdim te kesaj, Mankiw kishte bere nje paper, qe per te barazuar shoqerine dhe per te rritur mireqenien qeveria duhet te taksonte me shume personat me te gjate. Kete e kishte egzagjeruar ne nje shkrim dhe e perdorte si alegori kundra demokrateve (US) qe kerkonin te rrisnin taksat per me te pasurit smiley

nje nga arsyet mendohet te jete qe njerezit e gjate perceptohen nga shoqeria si me te pashem/bukur/te zote/figurante, etj dhe kane me shume lehtesira ne jete. Psh, ata kane me shume gjasa te marrin nje post, rritje pergjegjesie, etj, edhe megjithese ne disa raste mund te mos jene me te afte se te tjeret.

Po pra, ka shume studime qe jane bere dhe qe vertetojne keto, ndaj dhe ata autoret thane ate qe kjo vjen si rrjedhoje e lidhjes, dmth korrelacionit midis gjatesise dhe te ardhurave dhe shkollimit. Pra jo se gjatesia ne vetvete sjell lumturi, sic e ka perkthyer Topi. 

S'e mbaj mend tani sesa ndryshojne, po ne te ardhurat ka ndryshime signifikante ne varesi te gjatesise, kuptohet kur behen studime me mijera njerez. Gjithashtu normal qe ka ndryshime midis gjinise, burrat paguhen shume se grate per te njejtin profil dhe efikasitet pune. Me mire m... sesa femer e shkurter ne aspektin e te ardhurave. smiley  J/k femra smiley

Nje studim tjeter mbaj mend qe analizonte CEO te ndryshem dhe, surprise surprise, ishin kryesisht meshkujt, dhe me te gjate se mesatarja. 

Gjithashtu mesatarja e gjatesise se njerzve me shkolle te larte psh eshte goxha me e madhe sesa e atyre vetem me fillore, po dhe me e larte se e atyre me tetevjecare.

 Risia e ketij studimi eshte, mesa duket, qe gjeti korrelacion midis gjatesise dhe njenjave/lumturise. Kete s'e kisha lexuar me pare. Dmth mund ta hipotezosh qe meqe kane avantazhe te gjatet do ndihen disi me mire, po si studim s'e kisha hasur.

 ky ka nja njeqind vjet si studim.

 

Verte? Na sill ndonje link. smiley

Disa nga njerezit me te medhenj te historise kane qene te shkurter. Nuk e di sa te lumtur kane qene, por qe kane qene te suksesshem kjo nuk diskutohet.

Autorin e shkrimit e pergenjeshtron BERLUSCONI.

 

Po Tos  Nanua, qe i doli fati ne pleqeri dhe mori Xhoanen. Si ju duket ?

Pa le pastaj ay Francezi, Sarkozy-ja qe mori derr ylli smiley 

 ....

Sula, i pallatit Sportit,

ka qene robi ma i gjate ne Tirone ne kohen time ,

po qi nuk i qeshte buza kurre...

Oh, c'ja fut kot ky studimi! E gjitha eshte ne koken e njeriut, po ndenje gjithe kohes turivarur e te mendosh vetem per hallet dhe problemet qe ke, apo t'i shohesh me zili te tjeret qe jane me te gjate se ty e te vrasesh mendjen pse s'jam dhe une ashtu, atehere normale qe s'do ndjehesh rehat me veten tende. Pastaj, gjatesia s'eshte si puna e shendetit te tepert, qe i fut nje diete dhe ca vullnet e u dobesove. Per t'u bo e gjate, i fut nje pala taka, smiley  Por me e mira eshte ta pranosh gjatesine tende dhe te gjesh anet e saj pozitive. dmth. i keput nje shprehje popullore "edhe floriri i vogel eshte" dhe i ben qejfin vetes me autoironi. smiley

Pastaj sic thote populli "I gjati, sherbetori i te shkurtrit".   Ose mund te sjellim shembuj njerezish te shkurter te famshem.  Napoleon Bonaparti  dhe Nikolas Sarkozy... smiley  Edhe Ajnshtaini me duket se i shkurter ishte... smiley

Nese ky studimi/artikulli vlejti per nje gje te vetme, ajo eshte qe te marrim vesh kush nuk eshte i gjate nga ata qe replikojne ne kete teme. smiley

Po kjo zgardaballa e fotos se dyte, mire qe qeka sa i kale serbi, po na paska vesh ene taka. Sundra!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).