Lutja ime për një Universitet të Ri

Ah, o Zot, sikur të isha aq i pasur, sa të ngrija një Universitet të Ri!
Ku të mos kishte rektorë, dekanë e shefa që vihen dhe hiqen nga zgjedhjet demokratike të kurdisura nga Lart, ose të sponsorizuara nga Poshtë;
Ku të mos vareshim nga Ministria dhe ministra të mefshtë, nga burokratë idiotë e përtacë, që nuk nxjerrin qimen prej qullit, me mendime e veprime të zëna kaps;
Ku të mos kishte një zhgan të pacipë sekretaresh që nuk flasin, por lehin, që nuk shërbejnë, por pinë kafe e lënë takime me sekserët skutave;
Ku të mos kishte pedagogë, që e kanë ngritur karrierën deri tek thinjat, duke sharë, anatemuar fenë, mendimin, shkencën e virtytin e pastër me citatet e Marksit, Leninit, Stalinit dhe Enverit, duke ia bërë naftën Dijes, Profesionit dhe Etikës;
Ku të mos shitej nota me para nën dorë apo me “taksë në natyrë” dhe Dija të jepej e të merrej nisur nga shenjtëria e bashkëpjesëtimit me dashuri, e jo të përçohej me ‘kabëll’ e instalime të mbrapshta;
Ku figura e mësimdhënësit dhe e studentit të lidhej sipas raportit të lashtë Mjeshtër-Dishepull, e jo Sharlatan-Batakçi;
Ku dhuntia e Dhënies të kalonte nga Koka përmes Zemrës dhe jo nga surretërit e ngrysur përmes shfryrjes dhe bezdisë;
Ku studenti të zgjidhte fakultetin nga kurioziteti, etja dhe dëshira për të ditur, e jo sipas planifikimit banal familjar.
Sikur, o Zot, të isha aq i pasur sa të ngrija një Universitet të tillë, që të mund të fshinte përgjithmonë kujtesën e keqe të të gjitha Universiteteve!
Ku të kishte auditore të bollshme, me dritë e ngrohje, qetësi e blerim, e jo bimsa të errëta, akullsi polare apo duhmë të nxehtë ferri;
Ku të respektohej mendimi, puna kreative dhe origjinaliteti i çdo studenti dhe të mos i cenohej askujt shenjtëria e shenjtërive – privatësia;
Ku të funksiononin bollshëm e lirisht të tria shtyllat që e mbajnë në këmbë një Tempull të dijes: Programi më i përparuar i qytetërimit bashkëkohor, Garantuesit e këtij programi (pedagogët) dhe Bibliotekat klasike dhe Online;
Ku studenti të niste një dialog të pandërprerë me pedagogun dhe burimet e literaturës, derisa të dilte nga auditoret përfundimisht Dikushi, me grada shkencore dhe instrumentet e dijes, i projektuar për një ardhmëri, që do të shkurtonte injorancën tonë të gërbulur;
Ku nga Dija studentit t’i hapej “Syri i Tretë” dhe ta peshonte me mendje e zemër mrekullinë e pafund të ekzistencës dhe ta njihte forcën dhe misionin e tij në këtë botë;
Ku truri të ndriçohej jo me profka të mykura, por nga zbulimi i të Vërtetave dhe Thelbeve të fshehura, me qëllim që Dashuria e Brishtësia t’i afrohen të Mirës, që do të jetë dhe të Keqes, që rrudhet nga turpi;
Sikur o Zot, të më jepje aq para, sa të ngre një Universitet Ideal!
Ku pedagogët të zinin vendin e tyre me meritë, sipas punës e dijes së gjallë, e jo me katapulta nga Poshtë e nga Lart, me diploma e tituj të vërtetë e jo të blerë në tregun e Gabit apo në tregun e Refugjatëve;
Ku lodhja të shpërblehej bujarisht dhe jo sipas tekave të kokëqypave të Ministrisë;
Ku të kishin të drejtë të vazhdonin udhën e dijes e lartësimit, sipas dëshirës dhe aftësisë, pa përjashtim të gjithë dhe jo të bëhej monopol kjo e drejtë në duar banale të ca meskinëve dhe filistinëve;
Ku forma të përputhej me përmbajtjen jo vetëm brenda mureve të universitetit, por edhe jashtë, në jetën e madhe;
Ku në provime të shpërblehej me meritën që i takon gjithsecilit, sipas mundit, pa telefonata, ndërhyrje, shantazhe e kërcënime e zënie pusi;
Ku në fund të ciklit, dija të marrë udhën e saj nëpër Atdhe për të ndriçuar të tjerët, e jo të marrë udhë injoranca dhe errësira për të pllakosur terri në çdo cep të vendit tonë;
Ku mendja e syri të kridhen vertikalisht në libër, shkallë-shkallë, e jo të bredhin horizontalisht në sipërfaqen e sheshtë të ekranit ngjyra-ngjyra, duke përtypur pasivisht shijen bajate që dikton cektësia;
Ku brezat tanë të edukohen me faktet, arsyetimet, imagjinatën, dyshimin dhe kundërshtimin e bazuar, jo të marrin pil në thashetheme të fryra rreth filxhanit të kafesë apo bisedave dhe sms-ve me celular;
Ku të rritet vlerësimi objektiv për veta, persona dhe rrethana dhe jo t’i sigurojnë vetes të vetmin botëkuptim gratis: paragjykimin;
Ku njohja të përftohet nga përballja individuale me përvojën objektive dhe subjektive dhe jo nga kurthet e parapërgatitura të imazhit publik, nëpërmjet mediave dhe propagandës demagogjike dhe askush të mos mbetet i gozhduar në kornizën e imazhit që diktojnë mediumet.
Të lutem o Zot, më jep aq para sa të ngre një Universitet Ideal!
Që të harrohen Universitetet private të ngritura me para të pista dhe reklama bujëmëdha;
Që të harrohen e të fshihen nga kujtesa Universitetet private të ngritura me kredi, nën protektoratin dhe varësinë e ministrave, politikanëve, kryetarëve të Bashkive, shoqatave të dyshimta, filialeve ndërkombëtare etj;
Që të harrohet dhe fshihet përgjithnjë dija e shpërndarë pa përgjegjësi e matrapazëve me dosje të falsifikuara dokumentesh;
Që të shuhet e shfaroset fara e dijes majmunore që shpërndajnë çunakët dhe çupat me diploma e grada të mbledhura pupthi nëpër Universitetet e shteteve, të cilëve nuk ua dinë as gjuhën;
Që të fshihet njëherë e mirë njolla e turpshme e licencës së Universiteteve private, e lëshuar nga ministrat në shkëmbim të një valixheje me euro;
Që të marrë fund në këto Universitete era e turpshme e shitjes së diplomave dhe titujve, njëlloj si në Pazarin e Gjizës;
Që të harrohet pa kthim ajo përmbytje e madhe nëpër të gjitha Universitetet me literaturë të turpshme, kriminale dhe gjenocide e komunizmit, së bashku me Demagogët e djeshëm me thinja, më të dëmshëm se kriminelët e luftës;
Që Dija, Kultura dhe Arsimi të ndriçojnë dhe jo të verbojnë, të fisnikërojnë dhe jo të perversionojnë fëmijët tanë të pafajshëm e të pamëkatë, o Zot i Madh që krijove Gjithësinë e paanë, më bëj aq të pasur e të mençur, sa të ngre një Universitet për çrrënjosjen e të gjitha Universiteteve, ose përndryshe, merre mbrapsht dhuntinë dhe pasionin që më dhe! Amin!

27 Komente

5

I ndjek gjithmone me interes shkrimet e Tufes

"Ku lodhja të shpërblehej bujarisht dhe jo sipas tekave të kokëqypave të Ministrisë;"

Amin o Zot!

Mos i fal fare ata politikane e burokrate sepse e dine mire se cfare bejne!

Ata nuk e meritojne meshiren tende sepse te mohojne ne cdo minute te jetes se tyre!

Po lundroja neper faqet e Universitetit te Tiranes dhe gjeta kete CV per Shefin e Departamentit te Menaxhimit

1.             Emri                                       Andrea2.             Atesia                                     Thoma3.             Mbiemri                        KOXHAJ4.             Datelindja                                    15. 03.19655.             Adresa                                        L.8, Rr.Grigor Heba, P. 45/2, K. 6, Tirane.6.             Telefon/Fax                                 06920 - 22 - 5557.             Shkolla e Larte                Fakulteti i Ekonomise, Dega Ekonomist për                                                     Industrine, 1983-1987.8.             Specialiteti                                  Ekonomist për Industrinë.9.             Gjuhet e Huaja                Anglisht, Gjermanisht, (Dëshmi)                                                         Flas gjuhën Italiane, (Pa Dëshmi)10.         Institucioni                            Pergjegjes i Departamentit te Menaxhimit, Fakulteti Ekonomise, U.T. 11.         Kualifikimet   Pasuniversitare a)       Specializim 1992-1993 ne Vjene, Austri (Universiteti Ekonomik).         Bursë e Shtetit Austriak. Fusha: Administrimi Publik dhe Manaxhimi i Biznesit.b)      Specializim 3 mujor (1996) në Leuven-Belgjike. Bursë nga Projekti Tempus.       Fusha: Administrimi Publik. c)       Doktor i Shkencave”. Grade e fituar ne daten 01.12. 1996, Nr. Diplomes 160,      Nr. Regjistrit 23, Nr. Regjistrit Themeltar 3685.d)      Shkolle Vjeshte ne Nea Makri, Greqi. Fusha: Manaxhim Biznesi.       Projekt Tempus me Staffordshire University, Shtator 1998.e)       Seminar per Pergatitjen e Programeve te Punesimit, Ljubjane, Slloveni. Tetor 1999      Projekt i mbeshtetur nga Fondacioni SORROS.f)        Vizite bashkepunimi universitar ne Staffordshire University – Angli, Prill – 2000.       Fusha: Administrimi Publik, Manaxhimi i Biznesit.g)      Specializim 1 mujor (2001) në Leuven-Belgjike. Bursë nga projekti Tempus.       Fusha:Administrimi Publik. h)      Specializim 4 mujor (2001-2002). Specializim në “Lincoln University”, Nebraska, SHBA. Bursë e “USAID”. Fusha: Administrimi Publik. (Nivel MPA) i)        Profesor i Associuar. Titull Shkencor i fituar ne Shkurt  2003.j)        Vizite 2-javore mbi bashkepunimin, mbikqyrjen e tregut dhe funksionimin e O.B.T-se, ne Republiken Arabe te Egjyptit, Prill 2005. Projekt i mbeshtetur nga Fondi Egjyptian per Bashkepunim Teknik.k)       Vizite 1-javore ne Kiev – Ukraine, Konference e Institucioneve te Menaxhimit te Europes Jugore dhe Juglindore, Shtator 2005. Pjesmarrje nga anetaresimi ne CEEMAN.l)        Vizte 1 –mujore ne Republiken Popullore te Kines. Zhvillimi Ekonomik kinez dhe impakti ne ekonomine globale.Mars – Prill, 2007.12.         Institucioni ku punon                   Fakulteti i Ekonomise, U.T, v. 1987       1987 – 1990                         Asistent - Pedagog ne Lenden Ekonomi Pune,                                                Katedra e Industrise.             1991 – e ne vazhdim               Lektor ne Lenden “Menaxhimi”.     1994 – e ne vazhdim         Lektor ne Lenden “Administrimi Publik”.     2001 – vazhdim               Lektor ne Lenden Administrimi Publik,                                                 Niveli MASTER     1999  – e ne vazhdim              Anetar i Keshillit Drejtues te Departamentit te  Manaxhimit, ne Fakultetin e Ekonomise.     2002 – vazhdim                 Antar i Keshillit Drejtues Fak Ekonomise, U.T     2002 – 2007                  Pergjegjes i Seksionit te Menaxhimit te Pergjithshem dhe Administrimit Publik, Fakulteti i Ekonomise, U.T    2008 – vazhdim                 Antar i Keshillit Botues, Fak Ekonomise, U.T     2002 – 2004                        Antar i Keshillit Mbikqyres INSIG, Sh.A.     2004 – 2006                     Kryetar i Keshillit Mbikqyres Studio “Alba Film” Sh.A     2004 – vazhdim            Anetar  i  Keshillit Mbikqyres “Kombinati-Berat”, Sh.A     2005 – vazhdim               Anetar i Keshillit Mbikqyres Porti “Shengjin”, Sh.ASpecialiteti   Kerkimor              Menaxhimi i Biznesit, Administrimi Publik,                                   Komunikimi ne Biznes  1994 – vazhdim          Botuar mbi 20 artikuj ne revista tekniko-shkencore  shqiptare dhe te huaja.

 

 

Une per vete do te shtoj ne CV se jam anetar tek "Peshku pa uje"

CV-ja eshte pak e zgjeruar, por me thuaj nese gjen CV-erat e te tjereve...

Per mua skandal eshte qe asnje Fakultet nuk ka nje web-site per te qene.... pa le me pastaj per adresa e-maili institucionale... lene fare ate muhabet

Shkolle vjeshte ne Greqi  smiley

Ehhhhh... qerret duke lene baltrave mbishkrime me te vjetra se te Gjon Buzukut...

S'di pse tingellon kaq poetike kjo "shkolle vjeshte ne Greqi".... Ne dreq mer CV-ja. Ta kish vazhdu edhe pak: "Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,/ Të pi në gjunjë duke rënë,/ Në grykë e di që do më ngelet/ I ftohti medaljon i hënës."....  smiley

 

Nje pike e rendesishme ku ja vlen te ndalesh eshte kjo "Që të shuhet e shfaroset fara e dijes majmunore që shpërndajnë çunakët dhe çupat me diploma e grada të mbledhura pupthi nëpër Universitetet e shteteve, të cilëve nuk ua dinë as gjuhën;"

"...[] neper Universitetet e shteteve, te cileve nuk ua dine as gjuhen;"

- Edhe ca se nuk ua dine gjuhen? 

- Pastaj hall te jesh cunak e hall te jesh i shkolles se ekonomise politike!

- Jo po deri sa te dali nje brez i mbas '90 qe te jete edukuar jashte (se brenda seshte i konsoliduar mjaftueshem sistemi arsimor sa te permbushi kushtet qe kerkojme), me undergrad, master dhe PHD (edhe ndonje studim post-doktorature mundesisht), dhe - ceshte me e rendesishmja - ta kete mesuar gjuhen e shtetit ku studion, le te mbyllen perkohesisht universitetet!

 

Ketu autori e ka fjalen per studentet qe vijne nga jashte dhe thone qe jemi shume te kualifikuar dhe japin mesim (sidomos neper universitete private) nderkohe qe asnjri nuk e di se si dhe cfare kane mbaruar keta njerez.

E kuptoj ku e ka fjalen autori, por doja te thoja ate qe thashe-e di apo se di gjuhen e vendit ku ke studiuar stregon asgje. Jane te tjera gjera qe tregojne majmunllekun e marrjes se dijeve.

Autori me duket sikur ka ca probleme me koherencen e asaj qe kerkon - thus komenti i dyte dhe i trete.

Sic e shpreh dhe emi, ankesa te tilla vetem te lodhin, asnje vlere te shtuar skane! vlere te shtuar do kishte ndonje bicim zgjidhje me e zgjuar se "Po te kisha leke...". Se, quote dike: "te gjitha lendet vete do ti jape ky? apo bashke me grun?"

ah, edhe dicka, ku konsiston prurja te ky shkrim i Tufes? Per cfare po duartrokitet? Per cfare vizioni te ri? Asnje presje nuk i heq atyre qe ka shkruar Tufa, Zoti e befte ashtu, por cfare ka ketu me shume se nje "muhabet" deshirash mb'udhe, te bera nga nje student i sinqerte (prej moshes)?

Meqe ky ka arsimim rus, kjo me kujton deshirat e Gorkit thene Leninit per ato akademite ne ere... sidoqofte Vologjia i tha, or Maks, boll me 'pasionata, zgjohu, erdh harari... mos thuj "kush i vodhi biskotat" se s'kina buk te zeze... per ta sjelle te ai muhabeti i analfabetizmit, qe u tha me aq te drejte te nje shkrim me arsim kosovet. Si u tha edhe nje here? Analfabetet e 91-shit u bene kallashsit e 97-tes. Ja ca fjale me buke. FJALE ME VLERE!!!

Do seriozitet zotrote? Hiq dore nga deshira e madhe per te etikuar cdo gje si thjesht nje "muhabet" dhe e sheh si rikthehet serioziteti. Ti ose ke standarde shume te larta ose je aq qejfli muhabeti sa dhe aty ku nuk ka muhabet (te nivelit tend) e kerkon me ngulm qe ti besh vend vetes.  Kete alternativen e dyte ma konfirmon shpesh here sa kam filluar te mendoj se nuk eshte me nje defekt...

Autori,

edhe pse eshte pjese(pedagog) i atij sistemi te kalbur arsimor, ka kurajon intelektuale jo vetem te distancohet, por edhe "te zhveshe" publikisht shterpesine ose me keq nqs do pjelle, ate krijese c'ka do dale me 'sindrome down' si KLASE DREJTUESE e vendit. 

Si thuhet ne ate proverbin:

- nqs do te sigurosh te ardhmen per nji vit mbill drithe, nqs do te sigurosh te ardhmen per 5 vjet mbill peme, por nqs do te sigurosh te ardhmen per nji brez/gjenerate atehere PERGATIT NJEREZ -

Shiko, let's get real: kjo kurajo e tregume ne ket shkrim eshte e denje per ciklin e kreshnikve. Cfare guximi! Cfare distancimi! Me metra/ me jarde? / jo me pushken e gjate... smiley

per ta vazhdu habitoren pa pika habije: cfare zhveshje e shterpsise... klasa drejtuese s'po di ka me shku pas ktij shkrimi... ky s'ish shkrim, ish vetetime, ne qiell te tranzicionit me re e suferine... pritet nje vale mbylljesh te universiteteve me rektore te kaluar ne kriza nervore prej brerjes se ndergjegjes...

People, once more: get real! Show some respect for this page!

Emo,

ne italisht thuhet "ostruzionismo" kur oposita ne parlament, thjesht per manine me kundershtu vihet kunder, pa marre parasysh miresine e nje projekligji ne diskutim, kshuqe edhe sikur autori i shkrimit te kish qene Kadareja JOT(jone), prape ndryshimi nuk vjen si me shkop magjik, pikerisht se autoret ne fjale nuk kane pushtet legjislativ/ekzekutiv qe mund ndryshojne/permiresojne nje sistem ne teresi, por ama do ishte mekat/mospjekuri intelektuale me ndenj naiv ose me keq me qene pjese e veseve te sistemit.

Do thush ti, zgjohu, jemi ne kapitalizem bro, prape do pergjigjesha qe ja fusim vetes dy here, jo vetem nga ana morale(veset e sistemit ) por edhe nga ana materiale(kapital) si sistem jo eficient/efikas(prodhon "kunguj" te deformu). 

Miqesisht.

Ne fakt kjo eshte nje histori e gjate; ne thelb ka ate qe une jam kunder moralizimit te cfaredolloji per gjerat qe kane lidhje me cdo aspekt te mbrapshte te tranzicionit ne Shqiperi. Moralizimi eshte OK ne te tjera kushte. Por metastazat ne shoqerine tone kan arrit aq thelle, saqe moralizimi i ngjan terapive jo effektive qe vrasin qelizat e "mira". Dhe shumica e autoreve fatkeqesisht nuk bejne gje tjeter vec moralizim (kur nuk mallkojne, merret vesh). E keqja ne Shqiperi ka baze materiale; ato "af"-et e "uf"-et, ato "mu duk ne enderr sikur pashe" ala Walt Whitman, nuk bejne gje tjeter vecse zene ate pjese te vemendjes qe cdo tru normal e ka "te ndare" per ceshtje si arsimi i larte ne Shqiperi. Duke i bere sherbimin me te keq nje kauze te drejte (sic eshte ajo qe ngre autori); dhe pikerisht ate qe njerezit po mekohen sikur e keqja eshte nje fat i keq i rene nga lart, sikur ne konditat e dhena (nenkuptoj kryesisht ekonomike) eshte i mundur nje universitet utopian. Kur ne fakt nuk eshte ceshtje "paresh sikur t'i kisha", nuk eshte mungese messiah-e, nuk eshte as ceshtje zanash mali qe te japin si m'a do, dije a force. Eshte thjesht problem tokesor (perkthe arnaut). Shkrimi me i mire do ishte ky: njerez, edhe sikur te zbulonim miniera floriri ne dajt, diamantesh ne kashar dhe platin ne Ndroq, me kushtet e dhena ne nuk bejme dot universitet per se mbari, as spitale me roje te dera qe s'kerkojne 2000 lekte nen dore, as police trafiku qe duan 5000 leke per lalen. Ne kemi te atille baze, qe mund te japi vetem superstrukture te infektuar. Ne nuk mund te kemi superstrukture tjeter nga kjo qe eshte aktualisht. As police te tjere, as roje te tjere spitali. Dhe ne e mallkofshi kete gje si qasje marksiste, mos u lodhni shume per formulime. Merrni nje artikull te Ypit, dhe e keni cdo gje "hazer".

 

Te kuptoj kur thu qe me pa vertetesine e sistemit pa "syze" e endra, po kjo s'do me thene qe "ku t'na nxjerr dallga, te na nxjerr", te pakten teorikisht/intelektulish duke fole, eshte minimumi qe mund te beje nji 'berthame e shendetshme' individesh neper foltoret e medias.

Si ne shume probleme, kerkohet zgjidhja e  binomi diagnoze-ilac, sharra ne gozhde has te ilaci, virus i forte, por te pakte te monitorohet, apo jo....

 

Ekselente! Sa bukur, sa dhimbshem! Bravo Tufa!

Idalja qendron tek ajo qe shkon drejt se perkryeres...."Sikur o Zot, te me jepje aq para sa te ngre nje Universitet Ideal!"....

 

Zoti Tufa me mire qe nuk jeni i pasur se rri duke enderruar te pakten,se po te ishe i pasur vetem universitet nuk do ndertoje se do ishe i zene me ndertimin e karburanteve dhe pallateve shume kateshe.

Tufa, nqs na lexon ketu : po qe se bie ne ndonje "fill" universiteti qe duhet ndjekur, me bej ze dhe mua. Do te ligjeroja me kenaqesi. Pak me shume se profesoret 70 vjeçare te filoqylit, di. Me bej ze dhe erdha me vrap. 3 muajt e pare, pa rroge fare. Me mjafton qe jam ne Tirane. Pastaj muajt e tjere, kuptohet, me duhet ndonje kacidhe dhe mua. Mund te jap frengjisht, por ama frengjishte frengçe dhe jo frengjishte Berishe apo Nanoje. Mund te jap dhe analize matematike I. I qaj me lot derivatet, integralet, te njefishta, te dyfishta, vazhdueshmerine e funksioneve, pikat e keputjes, pjesetimin e polinomeve, e gjera te tilla. Mund te jap dhe rezistence materialesh : tensionet ne shtypje, ne terheqje, ne perdredhje, ne perkulje, kapriatat, prerjen e Richterit, soliditetin, fortesine, traret, gjithçka. Ore, pa dale pak, me duket se qenkam i gjithanshem. Po mbakam i vetem nje universitet te tere. E tani i bie qe une ta hap universitetin dhe te punesoj te tjere. Si s'e paskam ditur kete. Hajde kokeqyp hajde. Co talentin tend dem. Oh, mund te jap dhe mesime letersie, of course. Nderkohe mund te botoj nja dy-tre libra, nje vellim me tregime, nje roman, poezi jo, s'me shkojne, por ndoshta ne frengjisht. Pastaj mund te fitoj nje burse ne Amerike dhe mesoj dhe anglishten. Qe andej, ia kepus nga Japonia (vdes per kete qyteterim) dhe atje i fus nje te martuar (Kyokooooo ! where are youuuuuu ?), dhe qe andej ne Shqiperi, ne Tiranen time te dashur. Ufff, e ç'ka bere me shume Magelani ? Hiçgje.

Hurbinek na e le xhiron ne mes,ca do bosh kur te vish ne Tirane prape.............

Po ç'te bej tjeter mo ? Te rris kalamaqte e japonezkes, ç'te benje tjeter ? Japonezka do te japnje mesim "Letersi aziatike", femijet shkojne ne nje kopsht me dreke, e keshtu vjen pleqeria. Pastaj do vdes, s'kam nga ia mbaj. Duke lene nga pas kete inventar :

- nje japoneze,

- dy femije xhapano-shqipo.

- nje shtepi perdhese.

- 14 libra (romane, tregime, kumtesa, etj)

- dhe nja 150 000 euro borxh.

___________

OK, per temen : Tufa duhet te perpiqet te beje bashke idealin me realitetin. Ne mendje universitetin ideal, por duhet te shoqerohet me ca pasanike tip kokegdhe. Te behet makiavelist. Te gjithe idealistet keshtu ia kane nisur. Ata qe kane mbetur idealiste kokegdhe, kane perfunduar duke shkarkuar arkat e domateve te Spanjes. 

une po studioj ne suedi, dhe nuk e di suedishten se masteri eshte ne anglisht, pas nja dy muajsh suedezet do me nisin ne vietnam per nja 3 muaj per pune kerkimore, dhe kur te kthehem ne shqiperi, nuk besoj se do te me leshoje njeri vendin e tij/saj  te rehatshem dhe te ma ofroje mua se une do ti tregoj diplomat e mia. Do te ndjek rrugen tradicionale shqiptare te mikut, njohjeve, korrupsionit etj etj. Ndoshta mund te rrije dhe ca muaj pa pune, aq sa per te katalizatuar gjithe inatin e brendshem qe kane shumica e punonjesve te administrates sot qe e kombinuar me pagen e ulet merr formen qe pershkruan Tufa smiley

eshte nje peshk me te dhena shume te ngjashme me kto qe po thu ti. mbase kembeni pervoje se si ia ka bo ai.

karamele e embel !

Suedezet ne vitin 1968 festuan 500 vjetorin e MOSVJEDHJES ...smiley Pac fat ne Memedhembje !!!!! Po qe per Tufen ...lexoje me vemendje !!! Eshte PLOTESISHT ne rrugen e YPIT me dallimin e Reptileve ( Dinosauri nga Zhapiku) . Na do hapim Universitetin e Myzeqese dhe te Burrelit . Do jene super ideale me profesore te lloit TUFA qe bejne hartime ! Do ftojme dhe ata me "prirje  te gjithaneshme "... Lere sa te mirepritur do jeni smiley .

Besoj e di po po e them ( jam qe jam smiley . Shkune ke PAPA dhe i kerkune KEMBANE si perfaqesi duke i thene thelbin e gjese :

" me te degjuar kembanen , do mblidheshin si miza e lisit dhe do mesojne  ato qe do ju themi ne IDEALISHT .

Dakord - tha Papa - Po ku e kini kishen ???

"Do e ndertojme se kemi goxha njerez qe e duan nje Kishe Ideale ".

Po ne cfare vendi do e ndertoni ? - pyti prape Papa

"Fshat s'kemi - tha i pari i Tufes - po avash avash do mblidhemi te gjithe njerzit IDEALE dhe do formojme Fshat ."

Oj e embla Karamele ! Psikologjia Mixhiste lind e pjell HAJDUTE ore e cast smiley

Mendoj se paraja eshte gjeja me e vogel dhe me kollaj e gjindshme qe mungon per kete "universitet ideal".......per te tjerat te duhet nje shtet ideal, njerez ideal , demokraci ideale.....e shum e shum e shum te tjera...

gjithsesi endrrat jane te bukura...smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).