Lindja dhe zbehja e një miti gjerman



Historia e Gjermanisë së shekul-lit të 20-të ka qenë aq e trazuar sa përvjetorët e ngjarjeve me të vërtetë të shënuara e mbi të gjitha me një impakt pozitiv janë shumë të rralla. Këtë vit, ky vend do të përkujtojë, si rrallëherë, dy ngjarje të tilla: 20-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe 60-vjetorin e vendosjes së demokracisë pas Luftës së Dytë Botërore. Por shtatori shënon edhe një tjetër moment shumë të rëndësishëm, madje më të rëndësishmin e Gjermanisë, pasi bëhet fjalë për vetë lindjen e kombit gjerman, 2000 vjet më parë. Ky është përvjetori i betejës që shkatërroi 3 legjione romake nga tributë gjermanike në Betejën e Pyllit të Teutoburgut. Kjo betejë krijoi edhe heroin e parë gjerman, Arminiusin, ose Hermann-in siç u bë i njohur më vonë. Ai ishte kreu i tribusë së Cherusch-ëve që udhëhoqi rebelimin, heroi të cilit i janë thurur himne për shekuj me radhë si njeriu që bashkoi gjermanët dhe i zmbrapsi romakët nga Gjermania.

rkujtohet në mënyrë të kufi zuar e si "nën zë". Kjo ngjarje nuk do të shoqëro-het me parada, festivale, apo veprimtari të ngjashme me të cilat kombet festojnë ditën e lindjes dhe formimit të tyre. Në fakt, shumë gjermanë as nuk kanë dëgjuar për Arminiusin. Në tekstet e historisë së shkollave së pas Luftës së Dytë Botërore, pra pas vitit 1945, emri i tij u hoq, sepse "u ndot" nga nacionalizmi militantist që çoi në krijimin e Hitlerit. Por interesi për këtë hero dhe bëmat e tij kombformuese është rizgjuar kohët e fundit që pas zbulimit në vitin 1980 të vendit ku mendohet se është kryer beteja e famshme. Ndërkaq, këtë vit, media gjermane i ka kushtuar mitit të këtij heroi shumë materiale e artikuj. Kancelarja Merkel vizitoi fushëbetejën që ndodhet në një pyll pranë fshatit të Kalkrieses në majin e kaluar. Në këtë vend u hap edhe një ekspozitë e posaçme e fi seve gjermanike dhe rreth 400 aktorë të veshur si romakë apo tribu gjerman-ike risollën pjesë të atyre betejave. Këto dhe festime të tjera, sipas autorit të një libri për betejën në fjalë, kanë shkuar shumë mirë dhe kanë qenë tërësisht të zhveshura nga ngjyrimet dhe emocio-net nacionaliste të kohëve të shkuara. Gjermanët janë treguar shumë më të mençur. Historia e Arminiusit është një shembull tipik se si historia mund të shndërrohet në një propagandë të pastër për qëllime të caktuara. Që nga shekulli i 16-të e më pas, kur nisi të përhapej një rrëfi m për betejën nga historiani Tacitus në një manastir gjerman, nacionalistët e shndërruan liderin gjerman në një ikonë që do t‘i ndihmonte të farkëtonin unite-tin përballë armiqve të kohës si Vatikani, francezët dhe hebrenjtë. Arminius dhe Beteja e Pyllit të Teutoburgut, thuhet se shënon fi llimin e kombit gjerman. Her-mann, siç e quante vetë Martin Lutheri, ishte simboli i përkryer për t‘i dhënë një kombi të ndarë në shumë shtete identitetin që i mungonte. Beteja ishte një "big bang" për kombin gjerman për sa i përket mitit dhe legjendës, por për sa i përket historisë reale nuk ishte e tillë. Të paktën sipas disa historianëve. Rreth 50 tributë gjermanike të peri-udhës së hershme janë paraardhësit e shumë kombeve europiane, jo vetëm të Gjermanisë. Dhe Arminius pa asnjë dyshim ishte personi që i bëri bashkë. Ai bëri bashkë 5 tribu për të organizuar ushtrinë që do të përballej me romakët dhe u vra nga anëtarët e tribusë së tij, disa vjet më vonë. Megjithatë, ajo çka është me të vërtetë e rëndësishme është fakti që Beteja e Pyllit të Teutoburgut tronditi nga themelet gjithë Perandorinë Romake. Kjo ishte një nga arsyet se përse Roma i braktisi planet për ta shndërruar Gjermaninë në lindje të Rinit në një kra-hinë. Rreth 10 deri 12 mijë legjionarë të trajnuar dhe të fuqishëm u shkatërruan të tërë në pusinë që i ngriti Arminiusi. Tre legjione romake u fshinë nga faqja e dheut brenda 4 ditësh në luftimet e kryera në vendin që sot quhet qyteti i Osnabrukut. Në atë periudhë, e gjithë Perandoria Romake që shtrihej nga An-glia në Egjipt kishte gjithsej 28 legjione. Nocioni popullor se Arminiusi i nxori jashtë Gjermanisë romakët nuk është i saktë. Legjionet romake u rikthyen 6 vjet pas betejës, duke fi tuar këtë herë betejat më të rëndësishme. Sipas zbuli-meve të fundit, ushtria romake ka pasur prezencën e saj në zonat gjermanike deri në fund të shekullit të 4-të të erës sonë. Sipas disa historianëve, është tipike gjer-mane që të pretendosh se historia e botës është formëzuar në tokën gjermane, por sigurisht që e vërteta nuk është kështu. 

Në rastin e Arminiusit kemi të bëjmë me njeriun dhe mitin e tij. Sigurisht, ky i fundit është shumë më i fuqishëm. Dramaturgët, shkrimtarët dhe liderët politikë të shekujve të 18-të, 19-të i janë referuar shumë, por pa e pasur shumë të qartë se si shkuan realisht ngjarjet. Në përpjekjet e tyre, ata shfrytëzuan shumë pak të dhëna dhe më shumë iu dhanë fantazisë, sepse fi set gjermanike në ato kohë nuk kishin një kulturë të shkruari dhe asnjë nga dëshmitarët romakë nuk mbeti gjallë për të rrëfyer betejën, sepse Arminius u tregua i pamëshirshëm. Për sa i përket atij, ose Hermann siç e quajnë ndryshe, ai portretizohet gjithmonë, një biond plot muskuj dhe është bërë personazh në shumë opera dhe pjesë teatrale gjatë shekujve të kaluar të tilla si "Beteja e Pyllit të Reutoburgut", e shkruar nga poeti gjerman, Heinrich von Kleist, në vitin 1808 si një thirrje kundër Napo-leonit. Kjo fi gurë u bë mishërim i fuqisë së një kombi të ri që po luftonte për të qenë i lirë dhe i fortë. Kulti i Hermann vazhdoi që të rritej edhe gjatë shekullit të 19-të dhe u materializua edhe nga një monument shumë i madh që u ngrit në qytetin e Detmoldit. Ai përfundoi në vitin 1875, 4 vjet pas unifi kimit të Gjermanisë. Kjo statujë u bë një pikë referimi për të gjitha nacionalizmat që lindën më pas dhe u shndërrua në një imazh agresiv dhe racist që kulmoi në periudhën kur nazistët po synonin të "kafshonin" Europën dhe hebrenjtë.

Në muzeun e Kalkriesit gjen mbetjet e betejave të Arminiusit. Gjurmët e tyre janë gjetur në të gjithë zonën e Kalkriesit. Sipas disa historianëve, beteja e fam-shme zgjati 4 ditë dhe nisi me ngritjen e pusive ndaj legjionarëve. Ushtria romake komandohej nga Publius Quinctilius Varus, një gjeneral romak dhe po drejto-hej për në Perëndim për të kaluar dimrin në një bazë në lumin Rin. Arminius, që i përkiste tribusë së Cheruschit, ishte komandanti i një kavalerie gjermane që i ishte bashkëngjitur ushtrisë romake. Ai e çoi Varusin në kurth, duke i thënë që të ndërmerrte një fushatë për të qetësuar një rebelim. Varusi i besonte Srminiusit, të dy kishin ngrënë disa herë bashkë. Por luftëtari gjerman, që donte të krye-sonte revoltën që do ta ndihmonte të themelonte mbretërinë e tij, u nda nga njerëzit e tij për t‘u bashkuar me luftëtarë nga tribu të tjera që fshiheshin në pyll. Kështu, ata nisën një valë lufte gurrile me kurthe dhe me sulme të befasishme. Legjionarët romakë të mësuar që të luf-tonin ndaj formacioneve të disiplinuara në terrene të hapura ishin të paaftë që t‘u përgjigjeshin pusive dhe sulmeve nëpër pyje, por nga ana tjetër, ata ishin të aftë që të organizoheshin. Pas disa ditësh sulmi, beteja kulmoi në Kalkriese, një grykë të krijuar mes një kodre dhe një kënete. Aty romakët morën goditjen përfundimtare. Pikërisht vendi i kësaj beteje të fundme ka qenë një mister deri në shekullin e 16-të. 

Për sa i përket muzeut, ai vizitohet çdo vit nga 100 mijë vetë dhe sigurisht këtë vit numri i vizitorëve pritet që të rritet. Megjithatë, në Gjermaninë mod-erne miti i Hermanit sikur e ka humbur pushtetin. Nacionalizmi i vjetër është zëvendësuar me një patriotizëm normal që e shpreh vetveten në aktivitete të tilla si Kupa Botërore e Futbollit. Për sa i për-ket Arminiusit, njerëzit për të kanë më shumë kuriozitet se sa ndonjë ndjenjë të veçantë. Ai është shndërruar në një thriller historik. Sipas disa historianëve, miti i Hermann do të vazhdojë të zbehet dhe ajo çka do të mbesë prej tij do të jetë përvoja e krijimit të një miti historik dhe se si një komb synoi të ribëhej duke rikrijuar historinë. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar veten jo vetëm gjermanët, por shumë kombe të tjera.


3 Komente

 Ne mos gaboj per kete beteje, ne e kemi bere ne histori ne shkollen 8-vjeçare, ku romaket u thyhen per here te pare. 

Ah shqipja e shkrete:

Tribu: FIS (farefis, etj)
Trajnuar: STERVITUR (kush te ka marre per gazetar ty mer daje!)

Tjeter, sa per betejen, romaket jane shpartalluar keqazi shume me perpara, nga Hanibali ne Canae, ku 70,000 romake u masakruan (14-15 legjione meqe re fjala). Po nejse, disfata ishte e papritur por jo dhe aq e rende. Ne te vertete, Roma, akoma nuk kish arritur kulmin e fuqise ushtarake, e cila erdhi gjate periudhes se sundimit te perandorit Trajan, kur Rumania dhe Iraku modern u kthyen ne provincat e fundit ne vitin 117 AD.

PS: Gjermania u ribashkua si shtet per here te pare me 1870, praktikisht perandoria e fundit ne Evrope, keshtu qe i duheshin figura si Ariminusi per te krijuar nje identitet te perbashket.

nevriko, sa po m'pelqeka nicku yt smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).