Lëkundje tërmeti në gjithë vendin

Nga Gazeta Libertas

Lëkundje tërmeti janë ndjerë duke filluar rreth orës 23:49 të së djelës, dt. 06 shtator 2009 në Tiranë, në gjithë bregdetin nga Vlora në Lezhë dhe në shumë rrethe të tjera, Fier, Durrës, Shkodër, Laç, Elbasan. Të dhënat e para flasin për një tërmet me fuqi 5.4-5.5 ballë me thellësi 2-4 km nën tokë, i cili është ndjerë shumë edhe në Mal të Zi, Kosovë e më shumë në Maqedoni. Nga informacionet jozyrtare të Institutit të Gjeoshkencës në Universitetin Politeknik të Tiranës, por edhe nga institute ndërkombëtare (European-Mediterranean Seismological Centre), bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 45 km në verilindje të qytetit Elbasan, 13 km në perëndim të Peshkopisë dhe është ndjerë me lëkundje që zgjatën rreth 30 sekonda në kohë të ndryshme, më pas i shoqëruar edhe nga 57 lëkundje të tjera me intensitet të ndryshëm, të ndjera këto pranë epiqendrës por edhe në mbarë vendin. Në kryeqytet tërmeti është ndjerë rreth 4.5 ballë dhe ka tronditur ndjeshëm objektet e vjetra dhe godinat e larta.

Pas lëkundjeve të para ka rënë një tërmet tjetër me po atë epiqendër, kësaj rradhe rreth 3.6 ballë (shkalla Rihter) në ora 00:01 dhe një tjetër me epiqendër në Maqedoni, në ora 00:24 të datës 7 shtator, ky i fundit 4.1 ballë. Lëkundjet e fundit kanë qenë 5 km larg qytetit të Dibrës së Madhe në Maqedoni. Nga burime jozyrtare njoftohemi për shumë shtëpi të shembura në afërsi të Dibrës (fshati Trebisht, Bulqizë, Luzni dhe Muhur të Peshkopisë. Po ashtu dëmtime shtëpish janë regjistruar edhe në fshatrat Shupenz, Ostren, Gjoricë, Zergan dhe Gollobord&eumlsmiley. Nuk ka njoftime për dëme njerëzore por tërmeti ka shkaktuar shumë panik tek banorët anembanë vendit dhe në vendet fqinje.

*************************************************************

Tërmet 7 ballë në Peshkopi. 1000 banesa të shembura në Gjoricë

Nga Balkanweb/Gazeta  Shqiptare

Tërmeti ka pasur epiqendër komunen Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë. Lëkundjet në një fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës. Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht, ndërsa 1000 shtëpi janë dëmtuar. Në 10:00 mblidhet Shtabi i Emergjences.

PESHKOPI- Kryekomunari i Shupenzes: Dëmet materiale janë të mëdha. Sot mbledhim Shtabin e Emergjencës
Ora 08:44-:Kryetari i komunës së Shupenzës,Muis Llani thotë se dëmtimet janë të mëdha, ndërsa s'ka viktima në njerëz. Në fshatrat e thella nuk ka pasur shumë dëme, por dëmet më të mëdha janë në Komunën Gjoricë. Shtabi i Emergjencës do të mblidhet sot në orën 10.00 në Peshkopi për të marrë masat për të ndërhyrë në situatë

Tërmet 7 ballë në Peshkopi. 1000 banesa të shembura në Gjoricë

Ora 08.25- Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë.

Instituti Sizmiologjik thotë se lëkundja e parë, është regjistruar në oren 23.49 te mbrëmjes së të dielës dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe më pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.
Një gazetar i tv NEWS24 i cili ndodhet në vendngjarje thotë se Komuna Shupenzë është më dëmtuara nga tërmeti.

Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë ndërsa nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre janë të plasaritura. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht.

Dëmtime shtëpish jane regjistruar dhe në komunen Ostren,e Gjurice. Në disa fshatra te ketyre komunave është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

23 Komente

1000 shpi te demtuara, jo të shembura , perndryshe do te ishte katastrofe.

ishte vertet i frikshem ky termet..  te dukej sikur ishe karakter i nje filmi thriller..

pale aty tek ty, njehere, kushedi si fluturonte pallati...

Ehh Anna.. pikerisht gati sa u pendova qe zgjodha katin e 9.. por po mendoja per motren qe jeton ne katin e 13.. kishin dale nga pallati ne pike te nates dhe kishin vajtur tek prindrit e te shoqit qe kane nje vile ..

si ta kemi kismet jarebi smiley

vec termetit qi skeni ci boni.

une spashe nai pallat te fluturonte mrame, megjithate....secili per vete, zoti per te gjithe

Vallahi mo, me keta bukuranet e mediave tona nuk merr vesh gjo robi!

Njoni thote 5,4 tjetri 7 balle. O ka nai sit instituti sizmiologjik se keta te GSH jane kontradiktor ene me veten jo mo me te tjeret

Tek kjo faqe qe sugjerove thote "magnitude unknown"....

ajo unknown eshte per nje lekundje te ores 11 e ca te sotme.

poshte jane te gjtihe lekundjet e mbremshme, por qe kufizohen nga nje magnitude 3.5 ballesh.

se marr vesh

Me mire dallohet nese filtron me mbi 4 balle...Aty sheh nje te ores 9 e ca dje ne darke me 5.6 Mw (nuk e di a eshte e njejte me shkallen richter). Kurse me ML (Richter) me larta qe pashe ishte nje 3.5. Po sidoqofte, nuk ka termet 7 balle qe te krijoje vetem "deme materiale", jo ne Shqiperi nje here.

Nga nje person tjeter kam kete info:

What the Greek news and sites say is:

Earthquake at Dibra. Local and European institutes put it to 5,4 R. Tirana seismologic Institute puts it to 7 R.

Only minor damages

Pergjithesisht greket jane te besueshem per keto lloj infosh sepse kane praktike te gjate me ceshtjet sizmike

E vetmja gjo qe kishte mangut Shqiperia, por shyqyr qe nuk ka pas viktima, se peveç fukarallekut edhe vdekja duhej. ALLAHU AKBAR!

Ore ka mundesi njeri me i gjet nji marabu ktij Mediut! Jo per gjo po sa bohet minister ky nodh nai qamet! S'ka mundesi, i kone bo magji! (imagjinoni psh Gramoz Ruçin me qilpona ne dore tu ja ngul Mediut kukull ne trup)

 termeti ishte nje paralajmerim per ramen, qe te futet ne parlament (dmth ps-se jo atij se ai ska mandat..) ose do ja rrafshoje bashkine e tiranes...

O elton, po mire mor vlla, qe e ke inatin me Ramen e dime, por prit a i vrare se ka dhe rob te tjere Tirana, s'eshte vetem Ai. Apo, ne u shofte ai, ne djall dhe te tjeret... edhe pastaj rrofte eltonkola krietar bashkie i shpirtrave te vdekur...

 ..ishte batute sa per humor

me ramen skam gje smiley e ka me kryetarin e ps (edhe ti ishte nje tjeter do e trajtoja ne te njeten menyre)

smiley po te kaloje me pd rama, e bej shok hihihihi

mor po a ka ra termet mrome apo hic, se na e bote gjakun  uje...

Na rujti zoti dhe kete rradhe me duket.Kur thote bedrana vetem termetit nuk kena ca me i bo.inshalla me kaq.

Tani meqë u tremba ca nga lëvizjet sizmike të mbrëmshme e kujtoja se ishte bërë hataja(duke pasur parasysh dhe nivelin ndërtimor!!!)po prisja me ankth ndonjë raport për ngjarjen.Por duke pritur për informacion vura re që mrë që nuk kemi media të hajrit po as ekspertë sizmik(as me mik se paskan marrë universitetin).Po ju shpjegoj pse:

1.Lajmi i parë i dhënë ishte nga BBC në shqip rreth orës 2:30,pa shifra as për forcën e as për viktima.

2.Lajmet e sotme në gazeta pa shifra të sakta,vetëm supozime.Po si vë dhe aq faj se ndoshta e shtuan në momentin e fundit.

3.Ndërsa televizionet ta heqin petllën.Përveç emërtimit "7 ballë" që nuk asnjë vlerë shkencore,"News24" jepte shifra që nga 3.3 sipas Rihterit deri në 6,7(!!!)për tërmetin e mesnatës.

4.E për ti vënë kapakun muhabetit KlanTV në edicionin informativ të orës 17(në mos gaboj)interviston një ekspert të Institutit Sizmologjik i cili e mbyll intervistën(po e kuotoj fjalë për fjal&eumlsmiley:..."nuk ka nevojë për panik se me siguri nuk do të ketë lëvizje sizmike të tjera"!!!

Tani unë s'jam ekspert gjeolog po një gjë më ka mbetur në kokë nga sa kam lexuar;nëse ka diçka më të paparashikueshme në botë këto janë pikërisht tërmetet,por shyqyr zotit "eksperti" na siguroi dhe do zoti s'i prishet mendja.

Nejse shyqyr që e hodhëm paq!

Duke qene se termeti paska perfshire shum qytete, mendoj se tekniket dhe specialistet e ndertimit, do te kene shum pune per te verifikuar ter ndertesat , per te pare punen jo vetem te arkitekteve por dhe te cilesise se ndertimit.  

Presidenti qe flet per hyrje ne BE ne parlament dhe ju ben thirrje politikaneve per ti sherbyher popullit mbase gjen ndonje minut kohe (mundesisht gjate pushimit te ndeshjes se Tirones) te shkoj e te visitoj ata fatkeqe.

Aty te shoh sesi pleq e femije po flejne jashte ne kete mot me rreshje dhe temperaturat qe do njohin ulje te metejshme.

Mbase gjen kurajon te ngrej zerin per keta fatkeqe! A eshte ne dijeni qe fondi i rezervave emergjente eshte harxhuar nga keta politikane qeveritare?  Si mund ta perballojme fatkeqesine e rradhes natyrore?

Nuk kam menduar shume per ty qe diten e pare qe u zgjodhe ne menyren me qelbur te mundshme. Por shancin ta kam dhene te me vertetosh te kunderten. Je i pa afte! Pa kurajo, pa zemer, pa dinjitet dhe me nje aftesi intelektuale qe nuk e kalon mesataren. Je pjese e ketij maskarrelleku qe po ndodh ne shqiperi! TURP per ty.

Ndersa dy fjale i kam edhe per ate qe quhet opozite sot ne Shqiperi qe dalin ne konferenca shtypi per tu bere qejfin nderkombetareve dhe vetes per mos-hyrjen ne parlament. T'ju vije turp dhe juve qe ne vende te shkoni e te visitoni ata njerez, ti zhvilloni konferencat e shtypit aty, ti kapni prej zhelesh ata qelbesirat qe po i lene njerezit pa mbrotje, ti thoni atij shkerdhates se BE se ata njerez ne Diber mund te rrine pa parlament por JO pa shpi, pa ushqime, pa rroba trupi dhe pa ngrohje.

 

 

 

Për hir të së vërtetës duhet thënë që kryeministri i vizitoi paraditen e ngjarjes(dje),ndihma me helikopterë u dërguan gjatë mëngjesit të djeshëm dhe po kështu kryetarët e partive u shprehën për fatkeqësinë.Gjëja që s'më pëlqeu ishte deklarata e kryeministrit për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara.Nuk po dinte si ta shprehte me fjalë që nuk është se shteti do ti ndihmonte financiarisht.Po nuk pate ndërmend të bësh gjë mos e përmend këtë argument.

 Ju rujt zoti,dhe zoti ju dhashte 1000 familjeve te goditura nga Termeti,kjofte me kaq !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).