Lart e poshtë në Plazh-Durrës

Te shkruash per Shqiperine/Memedhembjen duhen volume te tera, mirpo une po perqendrohem vetem tek nje copez rruge (rruga e plazhit, nga ura e Dalanit deri tek Plepat) per te kuptuar se si fuksionon sistemi, mentaliteti dhe qenia shqiptare e çdo lloj kategorie e klase. Pa pretenduar te bej reporterin profesionist, po shkruaj aq sa arrita te shoh mbi ate qe ndodh ne piken qe grumbullon me shume turiste nga cdo tjeter ne Shqiperi - pra Plazhi i Durresit.

Ne fakt kam dashur te shkruaj dhe vjet nje reportazh, kur takova Blendi Salen per here te pare, nje djale i ri plot energji, i cili me tha te shkruaj e se i mirpriste jetepershkrimet e thjeshta te pervojave te mia neper Shqiperi. I ngela borxh Blendit ngaqe s'pata kohe dhe shpresoj te mos i ket ngelur hatri. Megjithate le ta fillojme pershkrimin duke nisur nga ato gjera qe pash si kembesor, por duke veshtruar tere hapsiren e rruges.

Nje dite te nxehte hipim ne fugon ne stacionin e trenit Tirane per te shkuar ne Durres. Rruges e pyes shoferin se sa taksa paguan me kete sistemin e ri.
-60 mije leke, - me thote qe i thone afro 460 euro.
-Si ka mundesi- i them,- kur te tjeret paguajne afro 200 mije (1500euro)  leke ne total?
 Kisha mbledhur shumee informacion rreth taksave qe mblidhte qeveria apo bashkite.
-Te tjeret po, por une jo, - vazhdonte udhetimin ai, - i kam aq miq sa te me lene rehat, biles edhe kur ma marrin patenten, ma sjellin ne shtepi.
Shoferi me tope te renda (ndoshta dhe mburrej) ishte nga ata qe nuk dinte ç'ishte ligji, dhe me e keqja ishte se ne kete zinxhir merrnin pjese nje tufe nenpunesish a partiakesh qe nuk kane respekt per qeverine qe i puneson bujarisht, e as per ligjet e saja.
Tek mbikalimi i Dalanit apo ura e Daje Lanit (siç quhej dikur) zbritem dhe per te kaluar ne krahun tjeter duhej shumee kujdes per te mbetur gjalle. Po duhej  edhe sprint i shpejte per shkak te makinave qe vinin vazhdimisht dhe sepse per dreq mungonte nje ure metalike mbikalimi si ajo tek treni, detyre e bashkise se Durresit.
Sapo kalon rrugen kapercen dhe shinat e trenit, e perpara te shfaqet fillimi i rruges se plazhit, te cilen mezi e arrin per shkak te 3-4 taksive qe kane bllokuar paq levizjen e njerezeve. Syri te sheh policine qe kontrrollon makinat, nje shenje e mire ne pamje te pare. Ndersa te shtune e te djele nje polic mban rregullin per kalimin e rruges drejt detit te plazhisteve. Ai sapo sheh qe mblidhen shume plazhista apo njerez, stopon makinat e u jep leje njerzeve te kalojne. Ky ritual do te ish shmangur nese aty do te kish nje ure metalike apo kalim te nendheshem. Sapo kalon 3-4 taksite personale (te gjithe perpiqen te mbijetojne) syri te has te paren agjensi turistike per transportimin e turisteve nga Kosova, nje shesh i vogel.
Kapercen rrugen dhe kemben e ve mbi trotuar, por te duhet ta heqesh shpejt e te zbresesh serish ne asfaltin e rruges sepse drejt teje po vjen nje tjeter kembesor dhe trotuari s’ka vend per dy qe te shkembehen, eshte jo vetem i ngushte por eshte zene me ca vazo te stermedhaja me lule nga lokali i pare sapo fillon rruga. Perpiqesh te shmangesh dhe nga pellgjet e ujtit megjithse s'ka rene asnje pike shi. Per bela edhe shtyllat e dritave vijne me nje hark qe i pengojne kalimtaret te hecin normalisht. Pasi ecen nje here ne trotuar e nje here ne rruge, sheh se njerzit qe duan te kalojne ne krahun e kundert, marrin nje pozicion sikur do t'nisen per kros. Disa makina ecin me shpejtesi sketerre dhe disa teper ngadale, gje qe e ben me te veshtire kalimin ne krahun e kundert. Rruges sheh shqiptare te Kosoves qe sapo kane mbrritur dhe qe kerkojne dhoma, si dhe femije, gra, burra qe ofrojne dhoma per keta, me çmime 15-20-25-30 euro nata.
Hidhem dhe ne krahun e kundert per te pare çmimet e produkteve te ndryshme, ku industrialet ishin njesoj me çmimet e perendimit dhe ne disa raste dhe pak me te shtrenjta, nderkohe qe produktet ushqimore duken pakez me lira se ne perendim, veç lengjet dhe pijet shiteshin me shtrenjte ose dhe njesoj me çmimet e perendimit.
Ne kafene, birrari, pizza, fast-food, çmimet ishin shume me lire se ne perendim, gje qe favorizonte ardhjen e turisteve rajonale, te huaj dhe emigrante. U futa ne nje internet-caffe te lire: 0,65 cent ora.
Hap Peshkun, kur ç'te shoh, koha ishte mbrapa aty, pasi pashe temat e prillit, ndonse ishte korrik. Shkoj me tutje, nje internet-caffe me te shtrenjte: 1,2 euro ora. Temat ne rregull, internet pa ngecje, veç klientet aty pinin cigare. As aty nuk e vrisnin hic per ligjin e qeverise. Ishte sikur i thoshnin kryeministrit; “Ik ore pirdhu me ate ligjin tat.”
Afer dyqanit ALDI ishte nje internet-caffe moderne dhe e shpejte, po i njejti cmim, 1,2 euro ora, por kish nje te keqe, se drejtuesi i saj e çonte muziken ne kup te qiellit. Nje here duke u marre me Peshkun, ndodhi nje diçka e papare ne ate internet-caffe, diçka qe mendoj se mund te hyje ne historine e kombit shqiptar. Po, po. Internet-caffe-ja po mbushej (shumica ishin shqiptare te Kosoves apo dhe shqiptare te trevave shqiptare te Maqedonise) dalengadale me njerez. Kur sapo ishte mbushur plot, muzika u çua ne kupe te qiellit. Ngrita syte duke lene vetem per disa çaste Peshkun, kur ç'te shoh, njerzit (kosovaret me sakte) filluan te çoheshin nje e nga nje, sikur e kishin bere me llafe. Vura buzen ne gaz nga kenaqesia, dhe ne shenje proteste u bashkova dhe une me grupin qe po dilte jashte. Pagova, nderkohe qe drejtuesi i internet-caffese (ndoshta pronari, ndoshta i punesuari) po shikonte i habitur se si salla po boshatisej. Ulja e zerit qe ai i beri muzikes ishte teper vone. Mendoj se morri nje mesim nga klientet, te cilet pa bere ze, i lane qindarkat per aq pak minuta qe ndejten. Nje proteste te tille, nuk kisha pare gjekundi, alla europiançe, alla kosovarçe. Bravo iu qofte, mendova, duke pare kontrastin me shqiptaret e tulatur te kesaj ane qe nuk protestojne me per asgje. Nuk e di se ç’ka ndodhur me kete popull.
Agjensite e udhetimeve nga Kosova per Shqiperi e anasjelltas, ishin rritur ne numer, gje qe e shihje ne te dy anet e rruges, mirpo kesaj rritje te turisteve nga Kosova, nuk i pergjigjej aspak bashkia e Durresit, duke i lene ne meshire te fatit autobuzat, te cilet per shkak te mungeses se vendit te parkimit, rrinin anes rruges (gje qe i detyronte dhe udhetaret te rrinin ne trotuar duke penguar kalimin e te tjerve). Disa autobuza te rrinin ne nje shesh mjeran e te vogel nja 50 metra larg rruges. Habitesha se si kjo bashki nuk kish krijuar 3-4 sheshe, per kete autobuze qe transportonin rreth gjysem milioni turiste nga Kosova cdo vere.
Mendonim se kish ardhur koha qe kjo bashki te mos jepte me leje ndertimi per pallate apo hotele. Te dyja anet e rruges ishin mbushur plot me ndertesa sa mund te thuhej pa frike se ishte mbingarkuar. Dyqanet, supermarketet, tregu industrial ne plazh te ofronin tere gamen e artikujve, ku per çudi çmimet ishin pakez me te larta nga ato te qytetit. E megjithate, te gjithe ankoheshin per taksat e larta qe shteti u merrte, e te gjithe te flisnin per mbijetese, nderkohe qe telefonat i kishin te markave te mira. Ndoshta jane sqimetare, mendonim.
Nga nje veshtrim, çdo dite neper rruge, shihje se Shqiperia nuk ishte vendi i bencave dhe i gomerve, siç pati shkruar nje reporter dikur, por ishte vendi i pezhove, citroenve, renove, hundayve, shevroleteve, daevove, volkswageneve, opeleve, fordeve, etjera autove me motor, 1,1 - 1,2 - 1,3 - 1,4 - 1,5 - 1,6, pra me motore te vegjel, mesatare dhe jo vendi i makinave te renda, te cilat i shihje por jo me shumice. As ketsaj tendence pozitive per ambientin dhe trafikun, qeveria nuk i paraprin me ligje, si ne Europe ku makina me motor te vogel paguan taksa me pak se ajo me motor 1,8 e siper. 
Mungesa e 2-3 parkingeve me kate ne plazhin e Durresit si dhe mungesa e 4-5 mbikalimeve metalike per kembesoret, sillte gjithe ate anormalitet qe vihej re aty.

 -Zotni a dini ku eshte posta- me pyeti nje shqiptar nga Kosova qe dukej i vrare nga jeta. Ishte me femijen e tij per dore, - Se tani sapo kam ardhur dhe dua te lajmerohem ne familjen time atje qe kam mberritur mire.
-Ç'poste, ne poste s'ka telefon ne mos gaboj, shih anes rruges, ka njerez me telefon (shitet sherbimi telefonik si cigaret), shih tabelat, mos ec kuturu, ke dhe ne krahun tjeter njerez me telefon dhe ne kete anen ketej ke, dhe andej nga ke ardhur do gjesh, ja atje 200 metra me poshte, dhe me siper kendej nga po shkon, ke telefona dhe neper internet-caffete, pyet aty, shih tabelat. Telefona kudo!
 E çuditeshme ishte se te tere kosovaret apo dhe turistet e tjere qe vinin per here te pare, nuk i vinin re ato qe kerkonin, dhe kur i gjenin shkonin ose atje gjithmone ose atje ku shkonin te tjeret ne grupin e tyre. Nje here nje tjeter shqiptar nga Kosova, (po vija nga Durresi ne plazh me kembe) isha poshte ures se Dalanit ku ai me pyeti se ku ishte rruga e plazhit. "Hec drejt nga po shkojne njerzit, as 20 metra atje", i thashe. Nje tjeter (po afer ures se Dalanit) me pyeti per agjensi udhetimi. I tregova ate qe ishte afer ures as 10 metra, e megjithse i thashe se ka çdo 100-200 metra, ai u ngul tek e para qe pa, afer ures, ndoshta ngaqe pa dhe shqiptare te tjere te Kosoves qe po prisnin aty. Kjo perhumbje e tyre tregonte se po vinin per here te pare ne Durres, dhe mesa hetova, mendoj se 30% (plus-minus) e turisteve kosovare vinin per here te pare ne Shqiperi. Shpresoj te mos zhgenjeheshin nga anomalite e shumta, gje per te cilen bashkia e Durresit as qe e vinte ujet ne zjarr.

30 Komente

Dmth Pjer ti ke ngelur i zhgenjyer, ashtu si ata kosovaret qe e kishin per here te pare qe vinin ne Durres, besoj se ty te eshte krijuar bindja se ata kosovaret zor se kthehen me. Sa per çmimet nuk eshte se mu duken shume te lira. Panorama nga ura e Dajlanit eshte me te vertete e bukur, e kam fotografuar. Me nje fjale plazhi i Durresit = RRUMPALLE!

Pjer ...me gjith shpirt : Me kenaqe ! Te kujton edhe ne forme edhe ne permbajtje dicka shume te afert me reportazhet e Nebil Cikes te viteve 30 - 40. Je shume i thjeshte dhe pikerisht ketu tek moskomplikimi i situatave dhe fryrja e tyre me fjale te mufatme qendron e gjithe vecoria juaj . Por ama nga te rrallat qe percjellin mesazhe shume te qarta nga Memedhembja .

Ndoshta e ke lexuar por biseda jote me "shoferin" me kujtoi nje reportazh te vitit 1935 nga z.Nebil ne Tirane . Pasi K/Bashkise kishte marre nisiativen per te parceluar e "betonuar " vendet e shitjes , ne parcela te arsyeshme prej 1.5 here 1.5 metra ...ai takon nje shites produktesh bujqesore qe shiste jashte vendit te duhur dhe e pyet

-A nuk do ishte me mire te shisje ne vendin e percaktuar ?

- Jo ore , pse budall jam une qe te paguj taksat !!!!!!!!! - tha shoferi smiley

Pjer, qenke i thjesht, pa pretendime.

 

Muzika qe shurdhonte veshet, mos ishte muzike Serbe, nuk besoj se Kosovaret i ka besdizur zhurma.?

Ah kete muziken serbe, boooooooooh si nuk e duroj fare, keni pare ju keshtu ?! Ne ka muzike qe me ngre nervat, dy jane : serbe dhe gjermane.

Kur degjoj muzike te tille, sidomos andej nga Tirana etj. etj., nuk e di pse por zorret e barkut me perzihen. Me siguri qe do jem serbofob, ska mundesi tjeter.

I shoh nganjehere neper faqe shqiptare, duke mburrur Lepa Brenen e Mira Millovanoviçin, e me duket sikur jam ne enderr. Le qe kane nje gjuhe me te felliquren ne bote (ajo e zuluve te kenaq veshin me glugluglute e saj), por edhe kane nje muzike te bezdishme fizarmonike, qe vjen nje çast dhe koka pelcet ne shtateqind copash.

Nejse, per muzike popullore, nga Shqiperia, ska si Librazhdasit. Pogradeci, Korça. Por per kenge, Bença s'ia leshon udhen kujt. Kurse kur je i dehur e i bere tape, degjo nje lahute dhe te del pija fare kur te shkosh tek pjesa e kacafytjes.

Artikullin e Pjerin Tomes e lexova skiç. Nuk me ngjau fort me kaltren e famshme, mire pak a shume, ja si çdo shqiptar qe nuk shkon te kenaqet ne vendin e vet por per te ndrequr boten.

 

e nga e nxore, o "i paudhe" smiley

shiko, se njerzve iu ka hy lepri ne bark se mos ua ngjisin damken "enverist" (kjo eshte si puna e "kulak" i her m'vakt t'Enverit), ose se mos nuk duken "cool" po nuk shane ne menyre herbicidshe round-up-ce (ky eshte nje vrases bimesh qe djeg cfare gjen perpara, Ziko) sapo shofin emrin Enver. N'fakt edhe per Anvar Sadatin pranej nuk nigjo t'flasin shum.Se kon fryk.

Degjova Golikun (labin me tipik pas Birce Haskos) dhe Paron smiley

Duo virtuoze!!!!

Lexova edhe komentet  aty te youtube - Ziko, kjo kenge eshte pare mbi 14 mije here, ka nja 10 muaj qe eshte nxjerre n'jutub. Une si i numrave te them qe ktu ata jane me kokforte se zakonisht. Tani llafjen ta kam te prezantimi qe i ben kenges ai qe e ka sjelle ne jutub. Thote ne inglisht "shikoni si qan Enveri, si lengaraq. Ka pas frike nga vdekja", thote. Une qesha icik me vete. Se ka nje gjase jo te vogel qe ai qe e ka sjelle kengen vetem t'i kete marre ere nga diapers (pelenat) asaj kohe kur "qante" ky "miku". Dhe era e pelenave zakonisht nuk para eshte e mire. Garbage in, garbage out, thone. Nejse, llafin ta kam te "interpretimi" qorr qe i behet gjerave te asaj kohe sipas berihajt, librave te filozofeve te cquar te fillimshekullit 20 dhe gorricave qe do behen se me hahen mua. Atij tipit qe e ka sjelle kengen me koment nuk i shkon mendja qe po flet per nje nga aktoret me te medhenj ne bashkesine e burrave te shtetit, te cilit mund ti afrohet ndoshta vetem Hitleri ne ate talent. Flas per anen aktoreske. Jo per retoriken pra (ketu ka plot te tjere pastaj, me te mire se Enveri, aty ai nuk para ka bere beli, dhe fjalime pa leter s'para mbante), por per ate qe quhet "body language", per shprehjen e fytyres, per thenien e fjales qe duhet ne castin e duhur sipas pritshmerive qe ka aduienca dhe pikerisht me tonin qe duhet, per piken e lotit te llogaritur me miligram etj etj - per keto une nuk e di kur do dali tjeter shtetar me aftesite e Enver Hoxhes.

Pas kesaj, kalojme te kafet, Nuernbergu i munguar ne afersi te Bradasheshit si dhe te kokfortesia e tij e mynxyrshme per vazhdim te kolapsit ekonomik te papare me shprese te Internacionales IV qe mbase do mbahej ne Helmes te SK.

@Hurbinek

po me muziken gjermane cpate smiley

Albos, si tha Tunxhi : "Oh, per keto germa plumbi qenke munduar gjer m'Allemanje, zoti Dhaskal ?"

Edhe une po te pyes : "Oh, per muziken gjermane me nderpreve nga puna, zoti Albos ?"

Nuku ben gjuha gjermane per kenge. Hiqe mendjen nga kjo. Poezia po, ajo eshte lindur per te. Edhe njeçike lufta. Per muziken, eshte inglishtja. Kurse françusket jane per vere dhe romanca. Qashtu, albos.

O Bedjolda, ku je se do me t'diftu i' sen!

Du me t'pyt pastaj per i' sen tjeter! smiley

 

he re, cer sendi, se na bone marak smiley

Kam gjet kete: Incizim i 1906-es! smiley

Une kujtojshe se ishte konge shqiptare kjo!

Kur del Efi nga mejtepi/shesh-besh!

Qenka turche! Edhe e vjeter! Dojsha me t'a diftu!

http://www.youtube.com/watch?v=QUwQY_76KGM&feature=PlayList&p=BD1147AB619BCB25&playnext=1&playnext_from=PL&index=48

Tashi pytja jeme o' kjo.

Degjo kete kengen ma poshte, dhe me thuej se kush kenge shqiptare eshte: Nuk po i jap, qe nuk po i jap dum!

http://www.youtube.com/watch?v=QUwQY_76KGM&feature=PlayList&p=BD1147AB619BCB25&playnext=1&playnext_from=PL&index=48

Kur t'kesh kohe zahmet!! smiley

zahmet i madh vallai.

me te nigjumen e pare , ncuq, sme vjen asgje.

por une skam vesh per muzike er mrrokell, ene pri peshkut e kam msu ne jutubin smiley

por sa te maroj kto projektet smiley qe kam neper duar do ti kpus nji te nigjume te vemenshme smiley

 dhe ti rrofsh per vlersimin smiley

 

oh po prit se une nigjova vetem fillimin. ketu paska disa kenge apo jo ?

kjo me Rozen qe fillon tek 3.24 eshte Cke mi fiti qe po qan er burre problemi eshte se nuk e gjej dot ne jutub

vallai smor vesh nga kadifet une er daje smiley

po ene kjo qe hudhe tashtina, vallai, asigjo s'm'kujto nga muzika jone, vecse ahhh mer mrrokell, me kujton do kohe, kur vejsha n'turqini, ene na hypshin ne majt nji kulle, apo kubeje, qe shifte gjithe qytetin, ene ne restorantin majt kulles ku na shtronin kishte kengtare qi knojshin live nga kto konget.

lene lene se m'bone nastaligjike te mori e mira te mori.

naten e mire smiley

Ne shqip kemi disa variante:

Njerin e permenda me lart!

Ka edhe:

Jalla u djegsh o moj hapsone

Na i more n'qafe cunat e ri

 

Nje tjeter eshte:

Vojta rashe n'ate buz' zallit

Kur del goca me mush uje

ule pak shamine e ballit

Mos ju ban pasqyre gjith'kuj!

Shesh-besh! 6-5! smiley

 

Kurse aty ku del bajraku yt eshte:

tsaxpin

U bo' keq i' grek qe kam ketu kur ja vuna kongen turke! Kishte kujtu se ishte mo greke se Tziaveri! Qe rrezik nuk eshte fare "greke", po nuk ja kam gjet akoma versionin jo-grek qe ta ngacmoj!

 

 

Mrrok, ku munet me gjet naj biografi zyrtare te Lym Leles?

S'di gjo vallaj!

E di qe jane permetare, kane ardhe heret ne Tirone (para lufte me duket), dhe qe baba i Myslymit ka qene instrumentist i mire shume.

Mo shume nuk di! smiley

Po une vdes per keto dhenie marrjet kulturore midis popujve! 

E di qe patriotizma nuk e aprovon kete, po hajt mo! Ishalla nuk na raportojne!

Mua me pelqeu.

I ngela borxh Blendit ngaqe s'pata kohe dhe shpresoj te mos i ket ngelur hatri.

Get a room! smileysmiley) :laugh: smiley

 

 Falenderoj trurin e Peshkut qe e vendosen tregimin tim te shkurter. 

Enea, kosovaret (siç e kam thene ne dy rreshta te ketij tregimi qe administratoret e Peshkut e kane hequr) kishin vene re disa anomalira por shpresonin se do te rregulloheshin me kalimin e kohes. Me shume zhgenjehemi ne emigrantet nga vendi yne ose me sakte nga administrata shqiptare. Mendoj se kosovaret do te vazhdojne te vijne sepse ata perjetojne emocione te forta nga Shqiperia, ose me sakte qysh kur nisen per ne Shqiperi.

Dejoni, çfar nuk te pelqeu, pershkrimi, stili, pik-veshtrimet?

Idriz, Nebilin e viteve 30-40 nuk e njoh, megjithate faliminderit qe me solle nje autor, qe shpresoj ta lexoj kur te shkoj ne Shqiperi.

Lumidrin, muzika ishte italiane dhe angleze, kenge shum te bukura, por qe te çanin daullen e veshit. Drejtuesi i internetit, kujtonte se ishte ne disko ose shtepi, ai nuk e di se ne internet eshte tamam sikur te jesh ne biblotek.

Hurbinek, une shkoj ne Shqiperi me qejf, por kthehem gjithmon i zhgenjyer. Per te ndrequr vendin tend a nje fenomen a nje cop rruge, mua dhe plot njerzeve te tjere, kjo gje ju duket normale dhe krenari, keshtu qe e ke gabim kur ben krahasim te gabuar ne rreshtin e fundit.

Te tjeret i falenderoj qe lexuan pershkrimin tim mbi nje pjese te plazhit te Durrsit. Tani po iki se filloj filmi Lost. 

Shkurt, paster, qarte!

Ishte nje pershkrim i kendshem i nje realiteti qe fundja nuk ka nevoje per shume sofistikime per t'u treguar pasi jane kaq te dukshme nen driten e diellit te gjitha problematikat e tij.

Faleminderit Pjer Thomas!

Emo ! Huribinaja diku ka pas shkruajt qe ka nje damar lab...po gjithsesi i dominuar nga arsyeja e mosarsyes ne cdo fushe sidomos me damarin letrar te FRENGUT ( njehere ne Canak-Kala smiley me habiti qe paka shije muzikore deri sa te ndieje edhe muziken e Bences. Te ftoj edhe ty , qofte edhe me shaka te shmangesh per nje cast politken ...per te shijuar ate perle sic eshte ajo kenge ne lloin e vet !!!!

Ka shume kenge me lajka ku jane shtrydhe talente muzikore psh EH tunjatjeta ...po aha jane shume larg . Mendo psh Ne Dardani po bien Tupanat cfare perle emocionale ... dhe mjaft mo!!! Te perqaf qe ke preference per kete mjuzik!!!!!

Ndryshe do kishim perfundu me ....te porta , te porta , te porta e Kalase ... smiley ose do qeme tu i majte iso Bedranes smiley

Idris, i nderuar per vleresimet ndaj Dardanise smiley.

Ja nje kshu, per rregullim biografije: www.youtube.com/watch

Kjo per qejf: www.youtube.com/watch

Une thom qe pavaresisht talentit, kenget kshu per qejf, pa emra te pervecem, jane me rehat, dhe me pa sherr smiley.

PS: Ndjese Pjer Thomas per dalje nga tema.  Me thene te drejten sa here kaloja nga Durresi, me zinte koka kur mendoja pishat e prera dhe pallatet pa kurrfare kriteri a te pakten nje fare bukurie e njesie estetike, keshtu qe s'di c'te shtoj ndonje gje me ton pozitiv.  Ndaj me mire me kenge labce, pastaj jo per gje, po pllazhen e kena dhe me te mire se Durresi smiley.

E nerumja Monda ...Pazar nuk prish , por ndjenjat nuk dua ti prish me orkestrime kosvaresh si ajo tek bij cobenesh...apo dhe nje kenge qe eshte nga me te kendshmet si Bejka e kane mender DHIER me kernete smiley . Ti qofsh ne se i pelq !!!! Emi kam bindjen qe nuk i pelqen ose dhe ndonje lab i sterallte !!!!!

Por prap s' tiqem una ... vdes e s'ftenj !!!

Si ajo  smiley ndoshta jane te rralla jo vetem nga melodia e interpetimi por edhe nga fjalet...   Mbetem dakort ta shijosh/ni pa emrin !!!!

Desha me shtu qe Pjerit nuk i kemi dale nga tema ...them se e kemi plotesuar .  Ne mungesat qe hasi ishin dhe keto qe na kane ushqyer ne djepe....dhe ne i prume se na dukej sikur ishim edhe ne ne Pllazh  . Me te vjetren shkodranshe thone qe sjellin shi smiley

Plazhi i Durresit   -   Porsa u ketheva nga Durresi,pas nje jave qendrimi atje ,por une me babain tim  ne nje moshe te shtyre me afro 80 vjet ,iu duk skur iu shtua shendeti dhe energjia , ne atedheun qe e ka enderuar  qysh ne rrini .Pervec   Durresit vizituam edhe shume qytete  dhe vende tjera te atedheut tone  si,Prenjasi,Librazhdi,Elbasani,Tirana ,Lezha,FusheKruja dhe me ne veri vizituam dhe Shkodren legjendare.Dhe ne kthim e siper nuk mund te anashkalohet, edhe Pogradeci  me peshkun e famshem Koran  dhe venlindja e poeteve tane Lasgushit dhe Mitrushit . Mirpo sa i perket  plazhit te Durresit ,ne shqiptaret jemi te bekuar nga zoti , me detin qe kemi dhe bukurine e mahniteshme te atedheut tone ,pra ne e kemi ,  dhe te tjeret na kane zili . Durresi me plazhin qe posedon ,kishte pesuar nje infrastrukture te hatashme,  ne  te dy anet e rruges , qe nga hyrja prej Malit te Robit e deri te stacioni i autobuseve.Mirpo ,mua  mu duk sikur deti ishte ngulfatur, dhe i ishte "zene fryma " nga   banesat restorantet dhe hotelet.Mandej, mungonte qasje ,drejt per ne plazhe me nji rruge te gjere dhe moderne nga rruga kryesore.Per ne plazh, duhet perbiruar neper do rrugica te ngushta saqe memzi kalon ne to,dhe mandej brenga tjeter, se ku do  tia gjesh vendin automobilit,parkimi  i vetem ishin po ato rrugica te ngushta.Vizitoret dhe pushues te tjere harojne se  deti yne eshte i gjate,dhe ka vende tjera me te pershtatshme .Nje nder to ishte edhe plazhi afer fshatit Karpen me nji bukuri te rralle  natyrore,dhe me plot banesa ,  me kushte shume te volitshme. Kurse me ne jug nga ky fshat ishte Plazhi i Gjeneralit dhe nje  vend shume  i pershatshem per pushim ,qe i kishte krejt kushtet  e banimit dhe rekreacionit ,Mirpo problem ishte rruga se disa vende nuk ishte e asfaltuar dhe me kethesa,gje qe duhet patur kujdes.

Pra keto ishin disa nga pershtypjet e mia  ,  ne disa nga plazhet   e detit tone ,Gushtin e vitit 2009.

Me pershendetje nga Melbourni,Australi.

 

 

He mo dhe ti se late nam! Jeton ne Australi dhe guxon te thuash plazhet tona keshtu e plazhet tona ashtu??? Aman, kush na i ka zili plazhet ne? Serbia qe nuk ka plazh do te thuash ti? Apo gjith ato vendet qe nuk kane det?

Cfare kane plazhet tona me mire se ato greke apo turke, apo kroate, per te mos permendur fare Australine me 35 000 kilometra plazh???

Ti thuaj qe ju kish marre malli, dhe kaq eshte e kuptueshme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).