Kushtet në stadium, Shqipëria rrezikon gjobë nga FIFA

(e.n/BalkanWeb)

Shqipëria rrezikon gjobë nga FIFA për shkak të mungesës së kushteve në stadiumin “Qemal Stafa”. Futbollistët danezë dhe arbitrat janë ankuar për mungesën e ujit të ngrohtë në dushe. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Post-ndeshja me Danimarkën ka dhuruar sërish një fund të hidhur për imazhin e Shqipërisë, pavarësisht se barazimi 1-1 bëri që vëmendja e shtypit botëror të kthehej nga Tirana. Gjithçka lidhet me kushtet që gjeti kombëtarja daneze në stadiumin “Qemal Stafa”, ndoshta një nga më të parehatshmit në Evropë. Nëse një natë përpara ndeshjes, një “inat” i drejtuesve të stadiumit bëri që Morten Olsen ta zhvillonte vetëm për 45 minuta seancën stërvitore për shkak se nuk u ndezën dritat, pas saj futbollistët janë detyruar të largohen pa bërë dush. Shkak për këtë është bërë mungesa e ujit të ngrohtë në dhomat e zhveshjes të futbollistëve danezë. Nga goja e delegatit u mësua gjithashtu, se uji i ngrohtë mungonte edhe në dhomën e arbitrave, që gjithashtu janë larguar nga stadiumi të palarë. Pas kësaj, Shqipëria pritet të marrë një gjobë të majme nga FIFA, që shkon në afro 30 mijë euro. Ndërkohë, Federata ka vendosur të shpërblejë me 30 mijë euro në total futbollistët e kombëtares për barazimin me danezët, që mund ta afrojë Shqipërinë në vazon e katërt për shortin e eleminatoreve të Botërorit. Barazimi ishte vendosur para ndeshjes si objektiv nga Federata dhe nga trajneri Kuzhe dhe në fund ai u arrit.
 

13 Komente

Eh, te ishte vetem per mungesen e ujit...

Hajde se futbollistet dhe arbitrat do shkojne ne hotel e do lahen atje, por si t'ia bejne tofozet? Ne Stadium nuk ka WC. Tifozat qe rrine nga Karshia, detyrohen te ngjiten ne shkallene fundit e te shurrosin atje smiley

U fol sikur do benin rikonstruksion...

Nejse, Duka "i klanit te Zemunit" e di smiley

Keshtu do te ndodhe gjithmone nese ne krye te puneve teknike vendosen militant partiak si ky drejtori i stadiumit. Ai partine e tij e mbron edhe me gjak, por kaq ama, se per te tjerat eshte matuf.

Maj men fusha e vjeter e qytetit tim ishte matane lumit. Per dhoma c'veshjesh kan pas nje barake me drrasa.Lojtaret e ekipit mik mas neshjes laheshin ke ky lumi,ndersa lojtaret tane shkonin ashtu gjith balte me u la n'shpi ke dushi me vajguri.

Lana nuk esht se bie larg nga Qemal Stafa

E tha mire Berisha para disa kohesh ( per arsyet e veta dihet) qe me mire ta mbyllim fare kete mut futbolli per disa vjet, te marre fund dhe ky poshterim i rradhes i kombetares.

 

pavarësisht se barazimi 1-1 bëri që vëmendja e shtypit botëror të kthehej nga Tirana.

Dolen injorantet, se gjith bota aty i kishte syte tek barazimi i Shqiperise me Danimarken, ndonje dite do te na thone barazim historik me Lihtenjshtenjin. E dyta kujt i plasi nqs vemendja e shtypit ishte drejtuar nga Tirana ??

 

një “inat” i drejtuesve të stadiumit bëri që Morten Olsen ta zhvillonte vetëm për 45 minuta seancën stërvitore për shkak se nuk u ndezën dritat

Ka qene ndonje nga keta larot tipik, qe per inat pazaresh atje do ket thene qe une i q. robt se i fik dritat, sepse keta laro postet publike i mendojne si merita te Ka.derizmit, jo si poste ku i sherbehet publikut, dhe qe paguhesh me taksat e shqiptareve.

që mund ta afrojë Shqipërinë në vazon e katërt për shortin e eleminatoreve të Botërorit

Turp e faqja e zeze, mbylleni mor kete aktivitet te turpshem per Shqiperine. Vazon e katert thote, sikur futen kombetaret ne eleminatore me synim vazon e eleminatoreve te rradhes.

 

Bah car zbulimesh bojn keto te GSH.Vetem e vetem qe te te sajojne nje "fund te hidhur" te kesaj ndeshje.

U hidherofshi vete ishalla.

 Pse e paska loz ndeshjen me Danimarken Shqiperia? Po kur keshtu? Le qe... jam i bindur qe e ka luajtur diten qe trafiku i Tiranes shkonte shume here me vaj se zakonisht... pu pu pu c'e paskam humbur kot kete ndeshje!

Nejse, rendesi ka qe Brazili fitoi edhe ndeshjen me Kilin...

Tongue

ai thote se FIFA do gjobite Shqiperine (jo federaden Shqiptare te futbollit) me 30000 euro. Ku e di ai kete gje? kush nga FIFA e tha ate gje? Shume fuhs jane lesh-e-li por nuk gjobitet pse nuk kishte uje te nxehte! Wembley Stadium i Anglise vjet ka qene gunga - gunga me bar te keq, por nuk u gjobiten.

ne fund te fundit keto qe bejne rugby shpesh lahen me uje te ftohte (me akull) se u ben mire

se kuptoj ate 'vazon e katert' ...ku renditet Shqiperia aktualisht?

mire qe dashkan me bo dysh po e dashkan dhe ujin e ngrohte.

Sa shume kerkesa qe kan keta te huajt, po si mos te jen pak te ndergjegjshem e te mesojne nga ne se si kursehet!? smiley
Dashkin dhe dush per t'u lare!
Beje aty alla shqiptarce...... smiley

Kesaj eshte si me i thene: I dhame dush te ftohte danezve!!! smiley

Fatkeqesisht dushin e vertete ja dhame gjysem te vaket, po nejse... rendesi ka qe pa la nuk i lame...

FSHF-ja del me fitim 20 mije euro.

Sikur ne stadium te kishte uje te nxehte dhe dritat te rrinin me shume se 30 minuta ndeze, FSHF-ja duhej ti pagunte bashkise 50 mije euro.

Me kete rast i paguan FIFA-s 30 mije, kursen 20 mije.

 

I sygjeroj njè zgjidhje drejtorit tè stadiumit "QEMAL STAFA"...fjala magjike èshtè KAZAN...dmth delegacioni danez me lojter tranier e mjek shkon rreth 30 kazan me ujè tè ngrohur nè 30 furnella me vajguri dhe me shoqèrimin e 30 kanaçeve pèr pèrzierjen e ujit tè ngrohtè me atè tè ftohtè...pastaj duhen edhe 4 kazan me 4  furnella e 4 kanaçe pèr albitrat dhe jemi nè rregull....ahhhhh mbeten kèta tanèt...po kèta tanèt nuk ndihen ,kèshtu qè me ta jemi nè rregull...po tè duan kazan le tè fitojnè kupèn e botès nè futboll ndryshe ashtu me ujè tè ftohtè ose pa larè le tè kthehen nga kanè ardhur!!SHQIPRI!!SHQIPRI!!SHQIPRI!!!

 

 

Keto te huajt e kane i cik zakon te shajne Shqiperine sic beri Haan kur e hoqen ,"atje skishin buke me ngrene e ca nuk tha neper gazeta hollandeze  dhe keto danezet tani , inatin e asaj fitoreje qe i duhej , per ti bere nder Suedise ne ndeshjen e ardhshme e nxjerrin ke dushi.

I bie Dush i ftohte kjo pune.

Ai perikli dhales eshte vertet militant i Sales se di pse jua lene ne dore njerezve ordiner drejtimin e te vetmit Stadium persmari qe kemi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).