Kukësi, qyteti më optimist për jetën dhe standardin ekonomik

Në bazë të një sondazhi të zhvilluar nga Programi i USAID për Qeverisjen Vendore(LGPA), në dhjetë bashki të përzgjedhura,rezulton se banorët e Kukësit jetojnë në një standard jetese më të mirë, se një vit më parë. Pothuajse në të gjithë pyetësorët, banorët e kësaj zone veriore kanë shprehur optimizmin për një përmirësim të jetesës dhe zhvillim më të mirë ekonomik.
Në sondazhin e dhjetë bashkive u pyetën 4800 persona, ku në thelb ishte puna e bërë nga bashkitë, prioritetet dhe problemet që i shqetësojnë më tepër. LGPA bën çdo vit sondazhe, duke përzgjedhur ato bashki me të cilat ka një program asistence teknike.
Sondazhi i fundit për vitin 2009, u publikua dje, gjatë zhvillimit të konferencës “Praktikat më të mira të qeverisjes vendore”.
Përfundimi del se njësitë vendore nën mbështetjen e USAID kanë treguar përmirësim të qeverisjes, në raport me 10 bashkitë që nuk janë pjesë e programit. Në tërësi, banorët e këtyre bashkive janë shprehur se shqetësimin më të madh e përbën papunësia, ndërsa kanë një perceptim se ekonomia e qytetit të tyre është në rënie ose nuk po ndryshon.
Kukësi shfaq përqindjen më të lartë të banorëve që deklaruan se standardi i tyre i jetës ështe përmirësuar. Afro 55 për qind e 4800 të intervistuarve janë të
kënaqur me shërbimet e administratës lokale. Dhjetë bashkitë që kanë marrë pjesë në sondazhin e organizuar nga USAID për vitin 2009, janë Kukësi, Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja, Gramshi, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Fieri
dhe Himara. Këto bashki janë pjesë e programit të qeverisjes vendore, financuar nga USAID-i. Në kuadër të këtij sondazhi, po dje në Tiranë, afro 26 njësi vendore morën pjesë në një panair, ku nga tendat e tyre paraqitën aftësinë e tyre për të qeverisur.
Autorët e anketës mendojnë se marzhi i gabimit nuk është më shumë se 3 për qind.

Cilësia e jetës

Pjesa më e madhe e të intervistuarve mendojnë se cilësia e jetës së tyre është përmirësuar. Përqindja më e lartë e banorëve të kënaqur me cilësinë e jetës
gjendet në Kukës (85.8 për qind), ndërsa paraqitja më e ulët në Gramsh (66 për qind). Përveç Librazhdit, pothuajse në të gjitha bashkitë e përzgjedhura, më
shumë se gjysma e banorëve deklarojnë se cilësia e jetesës është “përmirësuar shumë”. Edhe në këtë pikë, qyteti i Kukësit ka nivel më të lartë (72 për qind), por edhe në qytetet e tjera, si Shkodraapo Pogradeci.

Papunësia

Ajo që i shqetëson më tepër banorët e 10 bashkive të përfshira në sondazh është papunësia.
Fenomeni negativ haset më tepër në Gramsh (72 për qind) dhe Librazhd
(63 për qind). Në Himarë, vetëm 10 për qind e të pyeturve e shikojnë si problem. Problemet ekonomike është çështja e dytë që i shqetëson më tepër të intervistuarit. Për shkodranët, kjo çështje shikohet me prioritet, ndërsa në
të gjitha bashkitë vlerësohet mjaft shqetësuese. Sa i takon fenomenit të papunësisë, vetëm 35 për qind e banorëve që jetojnë në Kukës, e shikojnë problem. Ky nivel është më i ulëti, pasi në bashkitë e tjera, përqindja e të anketuarve arrin deri 50-73 për qind.

Shërbimi

Edhe në këtë pikë, banorët e Kukësit (83 për qind) vazhdojnë të shfaqin nivele të larta vlerësimi për mirëmbajtjen e rrugëve, brenda kufirit të bashkisë. Pas
tyre janë banorët e Shkodrës, ku 72 për qind janë të kënaqur nga shërbimi i mirëmbajtjes sërrugëve. Bashkia me përqindjen më të ulët të banorëve të kënaqur nga ky shërbim (34 për qind) është Librazhdi, i ndjekur nga Lezha (42 për qind). Sa i takon indeksit “shërbimi në kohën e duhur”, sërish Kukësi zë vendi e parë, pasi 80 për qind, e të anketuarve mendojnë pozitivisht.
Pas tyre renditet Gramshi (77 për qind) dhe Fushë-Kruja (69 për qind).

Rritja ekonomike

Pjesa më e madhe e të pyeturve në të gjitha bashkitë e perceptojnë ekonominë e qytetit të tyre jo pozivisht. Të paktën gjyma mendon se ekonomia nuk ka ndryshuar. Sondazhi i USAID vë në dukje se qyteti i Kukësit duket se i ka vënë
në rregull çështjet kryesore, kjo pasi edhe në pikët më kryesore të anketës “rritja ekonomike”, banorët e kësaj bashkie, rreth 33.5 për qind (niveli më i lart&eumlsmiley, mendojnë se ekonomia e tyre po rritet. Autorët e sondazhit mendojnë se,
“një shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë përqendrimi i investimeve në zonën e lidhur me ndërtimin e autostradës, Durrës-Kukës. Këto investime mund të kenë nxitur aktivitetin ekonomik dhe ulur përqindjen e papunësisnë bashki

13 Komente

Kam qene nja dy here ne Kukes dhe ashtu eshte vertete. Nuk kam pare njerez me te lumtur. Dhe njerezit e lumtur jane ne pergjithesi shume te dashur. Heren e pare, isha me te dashuren. Do shkonim ne Kosove dhe u ndalem ne Kukes. Nuk di mire çka ndodhur, por kur kam dale nga restoranti ku po hanim, e kam pare veten te vetem. E dashura ia kishte mbathur. Kur pyeta me pas kamarierin, mos e keni pare ate bukuroshen me te cilen isha ulur ne tavolinen e fundit majtas, ai m'u pergjigj se as e dinte per ke behej fjale. Ishte e qarte : ma kishin grabitur. Por me vone mora vesh se nuk ma kishin grabitur por thjesht ajo ishte dashuruar me nje njeri te lumtur nga Kukesi. Dashuri me shikim te pare.

Heren e dyte kam vajtur kur e dashura me merr ne telefon dhe me thote eja me merr se u çmenda. Domosdo, e doja ende. Vajta dhe e takova. Cfare ke, si eshte puna ? e pyeta. Me thote se ketu del mendsh. Te gjithe njerezit jane te lumtur, rrine me dhembe perjashte dhe kjo eshte nje çmenduri. Qesh dhe ti, ia prita une, eshte kaq e lehte, nuk te duket ? Edhe une qesh, me thote ajo, por halli se e qeshura ime dallohet qe nuk eshte e qeshur Kukesi, seç ka nje si hije dyshimi, nje si trishtim te lehte ne te, dhe ata, te qeshurit e dlire, e kane marre vesh se shtirem. Nuk me flasin me.

Mire, i thashe, mbylli dhembet tani, do te kthehemi ne shtepi. Dhe u kthyem ne nje fshat te bukur, Zgerdhimas.

E  c`me pelqeu vertet kjo e qeshmja e Kuksit,nuk durova dhe une kam qesh njesoj si Kuksianet!

Kane pas thone ma para:

"Kuksi yne ka bo ndryshime,ka choo trenin ne rrruge makine"

Sa kome qesh me te qeshmen e Kuksit mer Hurbinek,nuk e di pse ti spara me ben per te qeshur ,por kete radhe te jap te drejte.Cfare eshte e Cezarit jepja Cezarit dhe une ta dhashe!Me ke bere per te qesh me te qeshmen e Kuksit!  smiley

 Njerezit me te lumtur ne Kukes... kjo me duket se eshte si puna e atij muhabetit "shqiptaret populli me i mencem dhe me energjik ne bote"...!

 Na tani! Prit kur te ngrihet gjysma e Bathores qe te shkoje te punoje e te jetoje pergjithmone (perseri) ne Kukes. 

po hajt gjysma e bathores te shkoje ne Kukes, se sipas ketij shkrimit dhe sipas meje nuk eshte keq ne Kukes, por gjysma tjeter e bathores, dhe 60% e saukut ku do shkoje??? se nuk qenkan te kenaqur bashkqytetaret e tyre qe keto i tradhtuan para 5-15 vjetesh dhe u shperngulen ne TR apo DR (si dhe Kuksianet).

ketu thjesht tregohet se sa te kenaqur jane banoret ne qytetet e tyre ...por pa thene gje per shkrimin keto te mesipermit folin copa inatlliqesh

Ti 'PF' ngele pa shku se sipas komentit tend, nuk paske gje ne terezi me qytetin apo fshatin e qytetit tend!

Rrubinetit nqs i ka humb (lene ajo ate) e dashura, mire ja ka bo se nuk i takon atij ta mbaje ate ....meqe edhe aje se do!

O dream teater ...o artist, per ate 'shqiptaret populli me i mencur' nuk eshte bere shondazh, por thuhet nga mbi-optimistat apo politikanet e thone ate.

ketu eshte nje gje e cuditshme se edhe pse nuk kane qene ne Kukes ndonjere dhe nuk kane lidhje me Kukesin, ia kepusin komente pa lidhje thu se jane experte qytetesh

Sameone, nuk e paske kuptu te qeshmen e Kuksit...beson tek e qeshmja e Kukesit...!

Nuk e kuptoj ironine tuaj ndaj kuksianeve, ashtu sikurse "te lumtur" nuk me duket epiteti i duhur. Po te vini re pyetsorin e USAID ose te pakten temat e parashtruara nuk kane te bejne me termin lumturi. Mund te thuhet qartesisht se jane me optimist per te ardhmen per arsye te njohura tashme. Pra ndryshimi nga DJE dhe SOT.

Per problemet tuaja me  ata qe sot popullojne zonen e quajtur Bathore nuk keni pse tu vini fajin atyre qe banojne aty por vete strukturave qeverisese te ketyre 20 vjeteve  te fundit. 

 Me  respekt nje kuksiane qe nuk i ka marre toke njeriu smiley

E qeshmja e Kukesit,nuk eshte e vertete, kete desha te thoja me "te qeshmen e Kukesit" Alideja, nje e qeshme jo e sinqerte,kaq,une nuk kam ndonje ironi me Kuksianet ne sensin qe mendon ti,..kam respekt dhe miq nga Kukesi shume te mire..dhe kam njohur me pare shume nga Kukesi,qe tani nuk di se ku jane,bash nga qyteti me mbiemrin Kastrati, Ujka,dhe nga fshati Borzan a Borizan, njerez te mire me mua dhe te respektuar....

Ajo që i shqetëson më tepër banorët e 10 bashkive të përfshira në sondazh është papunësia.
Fenomeni negativ haset më tepër në Gramsh (72 për qind) dhe Librazhd
(63 për qind). Në Himarë, vetëm 10 për qind e të pyeturve e shikojnë si problem. Problemet ekonomike është çështja e dytë që i shqetëson më tepër të intervistuarit. Për shkodranët, kjo çështje shikohet me prioritet, ndërsa në
të gjitha bashkitë vlerësohet mjaft shqetësuese. Sa i takon fenomenit të papunësisë, vetëm 35 për qind e banorëve që jetojnë në Kukës, e shikojnë problem.

Sa problem i vogel qe qenkerka! Po sa banore kane ngelur ne Kukes?

C`jane keto shkrime skandaloze! Tipik si ne kohet e PPSH-se kur cdo gje tregohej si madheshtore dhe si lum ne qe jetonim ne Shqiperi dhe bota na kishte zili.

 

Detari, marrje, me degjon ? Ketu tokesori, degjo :

Kur vajta heren e dyte, siç thashe me lart, te marr te dashuren qe ma kishte mashtruar nje njeri i lumtur, pashe qe ne qytet s'kishte asnje banor. Asnje kembesor, asnje drite. Por mendova se kjo do te ishte ngaqe kur vajta une, ora ishte 3 e nates dhe qytetit i kishin qene prere dritat ne Fierze.

Por habia ime nuk u fashit as grimcen me te vogel kur pashe se ne mengjes, asnjeri s'kishte dale jashte. C'te kishte ndodhur valle ? Nje qytet pa banore, eshte i frikshem. Qielli kishte nje ngjyre vanilje. Te dukej sikur ishte vanilla sky. Thirra : hej, hej, ka njeri ketu ? Zeri me ushtonte nga fasadat e pallateve.

Ne fakt, ishte e thjeshte : banoret e Kukesit festonin lumturine e tyre brenda mureve te shtepise. Ishte dita e Festes se Lumturise. Njehere ne vit, te gjithe banoret, pa perjashtim, lumturohen skajshmerisht. Do te thoshim se Zoti ka ngulur tenden e Parajses aty, ne Kukes. Eshte e habitshme si ndjesi, Detar, por ja keshtu te duket.

Si perfundim, te nesermen e dites se Lumturise, njerezit dolen jashte dhe shkembenin pervojat. Caste te rralla. Nese je merak ta perjetosh kete dite, mundohu te shkosh çdo 30 shkurt dhe do te zbavitesh shume.

Eja te krenohemi per arritjet e quvurrise dhe te festojme arritjen e lumturise ne Kukes(apo ta festojme ne Bathore).

 

Ore detari, qe ta marr vesh une, ti je apo s'je per lumturine e popullit ? Nese nje popull thote jam i lumtur, ty te behet qejfi apo s'te behet ?

Dhe nje pyetje me te gjere se e shoh qe i plotesoke kushtet per biseda te renda : ç'mendon ti per lumturine ndermjet popujve ?

Me respekt nje kuksiane qe nuk i ka marre toke njeriu

.... no comment 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).