Kryeministri Berisha për zhvillimet në PS

Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij........Edi Rama ka një qëllim të vetëm, të pengojë me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.............Ai ka një deficit të theksuar në logjikë.........Zoti Meta sot bëri fjalë për 2013. Unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021.

Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha

31/08/2009

"Kongresi i një partie të madhe është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për forcën politike të cilës ai i përket, por për të gjithë vendin. Mirëpo ndodhi ajo që ju e dëshmuat vetë. Kryetari i kësaj partie u paraqiti kongresmenevë atë realitet që, në mënyrë absolute, asnjë shqiptar nuk e pranon për të tillë. Zoti Edi Rama, në ligjëratën e tij prej 50 minutash, u foli shqiptarëve për veten e tij, i mori valët e ekraneve tuaja për një realitet fund e krye të trilluar për interesat më të ngushta personale. Pas Kongresit, ka dy ditë që del në bahçe me të njëjtat teza.

Unë nuk jam këtu për të komentuar atë, nuk jam këtu për të ndërhyrë qoftë edhe në mënyrën më minimale në punët e brendshme të kësaj force politike apo të ndonjë force tjetër politike. Absolutisht jo. Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij, sepse ajo nuk kishte të bënte as me mua, as dhe me një qytetar shqiptar, por kishte të bënte me ato kongresmenë që do të votonin. Thellësisht i lënduar mbeta nga censura që ai i rezervoi kundërshtarëve të tij. Mirëpo Partia Socialiste, si një parti, e cila në background-in e saj ka Partinë e Punës së Shqipërisë, ishte shkëputur nga censura dhe u rikthye sërish. Unë i them zotit Rama se ne, si politikanë, duhet të turpërohemi që në momentin kur ne mund të na shkojë ndërmend censura, jo më ta aplikojmë atë ndaj kundërshtarëve tanë. Kaq është komenti im, sepse ishte e shëmtuar kur zoti Rama ndiqej nga kamerat edhe në puthje e përqafimet e tij me kongresmenë, ndërsa kundërshtarët e tij vendoseshin në shurdhi e në terr të plotë. Por shpresoj që kjo të mos përsëritet më.

 Ajo që dua t’u them sot shqiptarëve është kjo: Edi Rama ka një qëllim të vetëm, të pengojë me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ai e di që muajt afërt që vijnë janë muajt e këtij vendimi. Ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet. Ai po e përdor këtë për interes tmerrësisht të ngushtë personal, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi, në të cilat sistemin zgjedhor e vendosi opozita dhe jo qeveria, ishin zgjedhjet e para në historinë  e këtij vendi, në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u zgjodh me konsensus të plotë, ishin zgjedhjet e para në historinë  e këtij vendi që u zhvilluan me infrastrukturë bashkëkohore, më moderne të kohërave, ishin zgjedhjet e para, në të cilat çdo votë u numërua duke u fotografuar,  filmuar dhe arkivuar në arkivin dixhital të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishin zgjedhjet e para që shqiptarët kanë zhvilluar në historinë  e tyre, kur në 4700 komisione në çdo qendër votimi, përveçse në 14 qendra, në të gjitha të tjerat, pa asnjë përjashtim, rreth 20 mijë komisionarë të të gjitha forcave politike kanë firmosur bashkërisht çdo procesverbal dhe rezultat pa vërejtjen edhe më të vogël. Në emër të ligjit dhe përgjegjësisë para ligjit, ata kanë bërë atë që nuk është bërë në asgjë zgjedhje tjetër deri më sot. Kjo është një nga arritjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit, në të cilat ka pasur vetëm 18 ankesa paselektorale,  kundrejt 410 ankesave në zgjedhjet e vitit 2005. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë  e vendit, në të cilat anëtarët e KQZ-së votojnë 7 me 0 për çdo mandat. Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e vendit, në të cilat, po të shfletosh tërë arkivin tuaj dhe ju bëj thirrje ta shfletoni, kontrolloni dhe krahasoni këtë arkiv me atë të të gjitha zgjedhjeve të tjera, nuk ekziston as edhe nota më e vogël negative e faktuar. Këto ishin zgjedhjet, në të cilat shqiptarët votuan në vullnetin e tyre të plotë.

Prandaj, të dashur qytetarë, ai nuk e ka problemin tek zgjedhjet, por problemin e ka një dhe vetëm një: të pengojë lëvizjen tuaj të lirë, sepse mendon se në këtë mënyrë do të dëmtojë qeverinë. Një miop i vërtetë politik. Unë dua t’i garantoj qytetarët shqiptarë se qeveria ime mbetet tërësisht e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën, për respekt të plotë ndaj saj, por dua të garantoj gjithashtu qytetarët shqiptarë se aq sa zoti Rama pengoi me bilbila e bori firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në vitin 2006, po aq do të mund të pengojë procesin e  liberalizimit, të heqjes së plotë të vizave dhe lëvizjen tuaj të lirë. Por akti është i shëmtuar. Ju e dëgjoni si luan kukafshehthi me parlamentin dhe institucionet. Unë i them zotit Rama: merr cilindo vendim që ta gjykosh të arsyeshëm. I sigurt të jesh se nuk do të mund të penalizosh shqiptarët dhe shoqërinë shqiptare.

Këtij zotërie i duhet për të bindur mbështetësit e tij se zgjedhjet i humbi për shkakun tim. Absolutisht po. Unë fitova zgjedhjet me rregullat më të ndershme që kam ndjekur dhe të dalë një qytetar shqiptar të më thotë ndryshe dhe e garantoj zotin Rama se sërish do t’i rezervoj të njëjtin fat. Përse do të thonë? Ai ka një perceptim realiteti tërësisht sui gereris. Nuk po hyj në epitete të tjera, por ai ka aftësinë ta perceptojë realitetin dramatikisht në drejtim të kundërt me atë që është. Atëherë unë nuk mund t’i jap leksione për logjikën, nuk mund t’i jap as edhe në psikologji. Historia e tij është nga disfata në disfatë.

Duke respektuar çdo lloj vendimi që zoti Edi Rama do të marrë, e garantoj se qeveria mbetet  plotësisht e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën. Sikundër i sugjeroj të nxjerrë mësimet. Me bori dhe bilbila u bë gazi i Europës. Marrëveshja u nënshkrua. Edhe më këto marrëzira që nxjerr përditë, - unë në fillim mendova se i ka nga sindromi i pikëllimit - absolutisht dëmton vetëm veten e tij.

Qëkur ka ndodhur rënia në krye të detyrës e katër oficerëve të policisë, ky zotëri harron se Dritan Dajti është në vuajtje dënimi, mendon se me tezën e kriminelit do të mund të damkosë zgjedhjet. Ai ka një deficit të theksuar në logjikë. Dritan Dajti nuk iku, u prangos. Vërtet ranë katër oficerë policie, por ranë në emër të tolerancës zero ndaj krimit. Tani ai flet për të burgosurit. Zotëri, ky është një vend demokratik. Absolutisht të gjithë të burgosurit kanë të drejtën e votës. Çdo javë e çdo muaj u është dhënë dhe do t’u jepet leje për të shkuar në shtëpinë e tyre. Në parlament, ne kemi votuar ligjin e vuajtjes alternative të dënimit. Zotëri, nëse ke raste konkrete paraqiti. Nuk ekziston asnjë raport dhe asnjë ankesë për asnjë prej tyre, që u liruan përkohësisht me leje, që të ketë bërë ndërhyrjen më të vogël. Ka raste, të dyfishojmë dënimin, të propozojmë ligj për këtë. Por të akuzosh vetëm e vetëm se janë vuajtës dënimi, kjo është totalisht e papranueshme dhe shumë primitive. Ne ju thamë emrin, i cili doli dhe u bë bodyguard i një prej eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste. E morëm dhe e kthyem aty ku ishte. Jep emër, thuaj kush ishte. Ata vërtet kanë kryer një vepër penale, disa prej tyre shumë të rëndë, disa të tjerë më pak të rëndë, por janë në institucion të vuajtjes së dënimit, në institucion riedukimi. Shoqëria nuk mund të udhëhiqet nga ndjenja e urrejtjes ndaj tyre. Shoqëria ka një detyrim. I ka dënuar, i privuar nga liria e lëvizjes e të tjera, por në rast se ka rast konkret të dalë e të paraqesë dokumentin më të vogël. Del çdo ditë dhe nuk thotë as edhe faktin më të vetëm.

Ndaj edhe një herë dua t’i jap një sugjerim zotit Rama: hiq dorë nga ideja se ti mund të dëmtosh për qëllime personale procesin e integrimit evropian. E ke provuar. Sapo partnerët tanë evropianë do ta kuptojnë se ti e bën këtë për qëllime personale, do të marrin ato vendime që morën në vitin 2006, me gjithë bilbilat dhe boritë e tua."
 

Pyetje: Zoti Kryeministër, Partia Socialiste duket se po shikon mundësinë e bojkotit të parlamentit. Duke qenë se presim që ministrat e Jashtëm të BE-së të shqyrtojnë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, a do të ketë ndikim negativ ky vendim i partisë Socialiste?

Kryeministri Berisha: Edhe njëherë kam bindjen time më të thellë se ky është një kalkulim i gabuar i zotit i Rama, fatkeq i tij. Natyrisht që bën një figurë të keqe, por, nga ana tjerë, unë kam bindjen më të plotë se ministrat e Jashtëm të BE-së dhe asnjë institucion nuk do të mendojë ndonjëherë të ndëshkojë apo të penalizojë një vend apo një komb për interesa personale të një personaliteti politik të atij vendi, jashtë çdo lloj konteksti.

 

Pyetje: Nga mënyra se si flisni duket se qeverisja 4 vjeçare e Partisë Demokratike do të jetë e qetë, por megjithatë z. Kryeministër, ku e bazoni këtë qetësi tuajën, duke pasur parasysh se opozita e ka bërë të qartë se nuk do të futet në Kuvend, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme , plus faktit që aleati juaj kryesor LSI nuk i ka shumë mirë punët me të vetët.

Kryeministri Berisha: Së pari, në këtë kontekst, unë mund t’ju garantoj ju se shqiptarët më 28 qershor themeluan një nga koalicionet më të suksesshme dhe eficente që ata kanë njohur në historinë e vendit. Zoti Meta sot bëri fjalë për 2013. Unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021. Ky është një koalicion, i cili  ka të gjithë prerogativat, maturinë, ekspertizën, vullnetin  e hekurt për t’i dhënë vendit qeverisjen më të mirë, më eficente, për të shtyrë përpara projektin e madh, ëndrrën e integrimit europian të shqiptarëve. Në çdo parti ka diskutime, por unë nuk ndërhy në diskutimet e asnjë force politike. Kjo është jashtë kulturës sime politike.

 

Pyetje: Duke pasur parasysh që jemi vend anëtar NATO-s, dua tu drejtoj këtë pyetje: Kohët e fundit janë shtuar zërat që Uashingtoni mund të lëvizi mburojën raketore nga Polonia, Çekia, ndoshta në Ballkan.  A ka pasur ndo një kërkesë të tillë për Tiranën, ose ka pasur bisedime midis Uashingtonit dhe Tiranës dhe cili është qëndrimi i Shqipërisë  lidhur me këtë çështje?

Kryeministri Berisha: Nuk ka pasur as edhe një kërkesë të vetme nga Uashingtoni për një vendosje të tillë. Ka një qëndrim konstant të Kryeministrit shqiptar se  Shqipëria është e vendosur për bashkëpunimin më të ngushtë me SHBA-të në fushën e sigurisë. Ky është qëndrimi i qeverisë shqiptare.

 

Pyetje: Zoti Kryeministër, folët për 2013 dhe 2021 bashkëpunimi me LSI-në, por, praktikisht, kur do t’i thërrisni aleatët për të formuar qeverinë  ere, pasi Presidenti Topi ka dekretuar edhe datën e mbledhjes së parlamentit, datën 7 shtator?

Kryeministri Berisha: Shumë shpejt unë do të jem para jush, për t’ju informuar hollësisht për koalicionin. Negociatat fillojnë me LSI-në dhe vazhdojnë me aleatët e mi, me të cilët unë kam hyrë në fushatë zgjedhore dhe me të cilët do të kem negociata të sinqerta, të hapura, i vendosur për të ndarë me ta profesionalisht pushtetin.

 

Pyetje:  A do të jeni ju që do ta drejtoni seancën e parë të parlamentit?

Kryeministri Berisha: Privilegji më takon mua. Kjo është e vërtetë, por këtë privilegj nuk do ta shfrytëzoj, sepse më pengon një parim themelor, nga dy-tre parimet më themelore të kushtetutave demokratike, ai i ndarjes së pushteteve dhe nuk dua të krijoj edhe përshtypjen më të vogël të mosrespektimit të këtij parimi themelor kushtetues, demokratik. Pra, në aparencë më takon, por, në thelb, më pengon parimi i ndarjes së pushteteve.

 
Pyetje: Kur do ta mbajë PD-ja kuvendin e saj për të zgjedhur strukturat drejtuese, pasi strukturat vendore u zgjodhën para zgjedhjeve?

Kryeministri Berisha: Partia Demokratike është parti qeverisë dhe nuk mund t’i vendosë problemet e brendshme të saj, para problemeve madhore të vendit dhe të kombit, siç është qeveria. Pasi të finalizojë tërësisht problemin e vendosjes së qeverisjes në të gjitha nivelet të koalicionit, sigurisht ajo do të merret me zgjedhjet e saj, siç e ka parashikuar statuti.

 
Pyetje: Lidhur me çështjen shqiptare, mund të na e sqaroni edhe njëherë idenë tuaj për bashkimin kombëtar, pasi është një ide që po qarkullon jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe në analizat e shtypit botëror.

Kryeministri Berisha: Problemi i bashkimit të shqiptarëve, mbi bazën e idealit të tyre europian, duhet të kuptohet që është një fat i madh që ideali kombëtar shqiptar përputhet tërësisht dhe është i njëjtë me idealin europian të kombit shqiptar. Ky është një proces i pandalshëm, një proces, me të cilin shqiptarët do të tejkalojnë pasojat tmerrësisht të dhimbshme të njërës prej padrejtësive të mëdha që Evropa ka njohur në tërë historinë e vet, copëtimin e kombit shqiptar. Këtu nuk mund të ketë as edhe një ekuivok. Do të bëj çdo përpjekje me qeverinë e Kosovës, por, për hir të së vërtetës, edhe me qeverinë e Maqedonisë që të vendosim sa më shpejt ato standarde që gëzohen në hapësirën e BE-së, në mënyrë që shqiptarët të ndihen një dhe vetëm një. E kam theksuar dhe e theksoj, kjo nuk ka të bëjë me sovranitetin. Sikundër të harrojë ndonjëri se mund të mendohet për dy apo tre kombe shqiptare. Ka një dhe vetëm një komb shqiptar. Ata që udhëhiqen nga fobia ndaj shqiptarëve, duhet të lirohen. Nuk ka komb më paqësor dhe më të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit, sesa kombi shqiptar. Mund të më thoni a ka gjë më të shëmtuar, sesa radhët e njerëzve në rajon. Unë mund ta kuptoj radhët me Greqinë, sepse Greqia është një vend që bën pjesë në Shengen dhe e ka të imponuar. Greqia është një vend mik , por gjithashtu një vend që është i detyruar të respektojë standardet e BE-së. Por ç’kemi ne, vendet e tjera, me njëri-tjetrin që stisim radhë me kilometra të tëra, për të munduar dhe stërmunduar qytetarët tanë. Ndaj unë do të përpiqem në këto standarde. Nuk bëhet fjalë këtu për të cenuar stabilitetin. Dy gjëra kanë qenë nga më kryesoret të qëndrimit tim. E para, kam kundërshtuar të gjitha platformat e ndarjes. Ky nuk është interesi kombëtar i shqiptarëve, prandaj i kam kundërshtuar. Nëse do të ishte, nuk i kundërshtoja, sepse ai është interesi që udhëheq çdo politikan. Së dyti, kam mbështetur dhe mbështes fuqimisht pavarësinë e Kosovës si arritjen më të madhe historike kombëtare. Nga njëra anë, shqiptarët të ndjehen mirë. Ky është absolutisht një qëllim madhor i pandryshueshëm dhe i mbështetur, kam bindjen më të madhe, nga të gjithë miqtë e shqiptarëve. Në qoftë se ka mendje të sëmura që imagjinojnë dy dhe tre kombe shqiptare, kjo pastaj është një don kishotizëm jashtë kohërave, jashtë hapësirave demokratike të Evropës dhe perëndimit. Ka një komb shqiptar.

 

Pyetje: Mendoni se duhet të ishte zoti Topi ai që duhet t’u ngarkonte juve për t’ju mandatuar krijimin e koalicionit të ri ?

Kryeministri Berisha: Kushtetuat thotë se është partia e parë që garanton shumicën ajo që propozon kryeministrin dhe po për shkak të Kushtetutës, ky propozim do të bëhet në prag të mbledhjes së parlamentit, sepse Kushtetuta duhet të përcaktojë afatin 10 ditor si detyrim për kryeministrin e ri, për të paraqitur programin në parlament. Pra, do të ketë një bashkërendim midis kryeministrit të ri dhe parlamentit për të gjithë skedulën, në përputhje edhe me agjendën e parlamentit. Ndaj dhe propozimi për kryeministër do të bëhet në prag të mbledhjes së parlamentit, pasi të konturohet publikisht koalicioni qeverisës i katër viteve që vijnë.

 

Pyetje: Si e komentoni heshtjen e zotit Topi  lidhur me procesin zgjedhor, i cili ka më shumë se një muaj që ka përfunduar?

Kryeministri Berisha: Zgjedhjet nuk kanë qenë për presidentin, kanë qenë për parlamentin dhe kryeministrin. Presidenti nuk është prononcuar dhe për këtë nuk mund të bëj ndonjë koment ose hamendje të veçantë.

 

Pyetje: Meqënëse kanë mbetur vetëm 7 ditë besoj se ju duhet të keni një ide se do të ndryshoni përbërjen e ministrive aktuale apo jo dhe sa për qind do tu lini aleatëve, kryesisht LSI-së?

Kryeministri: Lidhur me koalicionin, për sa i përket numrit të ministrive nuk do të ndryshojë. Nuk kam arsye të cilat rrjedhin nga qeverisja për ta ndryshuar atë. Nuk e konsideroj oportune që për shkak të koalicionit dhe koalicioneve unë të ndryshoj modelin e këtij Këshilli Ministrash si përbërje kabinetesh. Ministritë do të jenë po këto. Sa për ministrat, as unë që po flas këtu para jush, nuk i di. Di që mbledhjen e fundit me këtë qeveri do ta zhvilloj  pasnesër dhe pastaj do të mblidhet kabineti i ri.

Pyetje: A do të konturohet koalicioni përpara datës 7 shtator, pra përpara se ju të shkoni në parlament?

Sigurisht që po, sepse duhet të propozohet kryeministri. Emërohet kryeministri dhe pastaj kryeministri propozon ministrat dhe qeveria brenda 10 ditëve nga data e dekretimit të kryeministrit duhet të miratohet në parlament. Ka një ngushticë kohore , e cila imponon që para datës 7 shtator, të bëhen të ditur emrat e 14 ministrave, zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit që dihet. Pasnesër data ëshët dy shtator. Pasnesër janë njoftuar negociatat me LSI-në. Unë nesër do të jem në Poloni ku do të marr pjesë në një takim që zhvillohet në kujtim të fillimit të luftës së dytë botërore, të sulmit mbi Poloninë, por kthehem brenda ditës, ose të nesërmen në mëngjes, kështu që do të jem disponibël për ju.

Pyetje: Brenda partisë çame, PDI më konkretisht, ka patur një përplasje mes kryetarit Muhedini dhe deputetit të vetëm të kësaj partie Dashamir Tahiri. Konkretisht ju do të negocioni me kryetarin e kësaj partie apo me deputetin, në se ata nuk arrinë të bien dakord me njëri tjetrin?

Kryeministri: Unë nuk ndërhyj në asnjë problem të asnjë partie politike. Të jeni të sigurtë për këtë. Është një parim i hekurt i imi. Unë nuk ndërhyj. Jam jashtë çdo lloj ndërhyrje të cilësdo force politike. Jam shumë neutral. Nuk ndërhyj në çështje të brendshme të forcave politike. Është në detyrimin e tyre ti zgjidhin vetë problemet dhe jo me ndërhyrjen time. Nuk i bëhem krah njeriu në asnjë lloj rrethane , sepse kjo është kultura ime politike.

Pyetje: Në rast se Partia Socialiste do të bojkotojë parlamentin dhe do të keni krizë numrash për të miratuar ligje të ndryshme, si do të mund ta rregulloni këtë numër deputetësh?

Kryeministri Berisha: Ne miratohemi në parlament si koalicion me 74 deputetë. Kjo shumicë është e mjaftueshme për mua që të përgatis fitoren e 2013-s. Kam bindjen se reformat për procesin e integrimit janë interesi më i mirë i opozitës dhe pozitës. Në këtë kontekst mbetemi gjithnjë të hapur për bashkëpunimin me opozitën sikundër respektojmë plotësisht çdo vendim që zoti Rama do të marrë , qoftë edhe ato që merr në interesin më të ngushtë personal.

57 Komente

Ky njeri eshte i pashoq!

Kur fyellit i biet në një vrimë!

Zoti Meta sot bëri fjalë për 2013. Unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021.

Nga fitorja, ne fitorje...

Eh lum si ne,

eh lum si ti,

Shqiperi qe s'ke pleqeri!!

smiley quiz

Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij

Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij

Shkau gau padau!

..........Une mbeta shum i lenduar por desha tu them ju, qe duhet te dukem aspak i lenduar nga ligjerata......

............daje pra dreqin, o shume, o aspak!

Sa vjec i bie te jete ne 2021 ky mor vlla.bo..bo..bo...dhe 12 vjet kryeminister,ngeli duke thy rekorde,do me e thye dhe kete rekord si kryeminstri me i vjeter ne bote,pse jo nuk ka kush e zevendeson,dhe per kete une si i majte qe jam i heq kapelen.Ne te majtet deri atehere po i fusim nje gjume si ariu,po pati ndonje zhvillim te ri diku tek 2016 (kushedi i merzitet kryeminstlliku) na zgjoni qe te votojme,kushedi fitojme me Musa Ulqinin kryetar.

ska rendesi sa vjec do jete ky ne 2021, por ajo qe eshte e rendesishme eshte se rama do te duket me i vjeter ne ate moshe (nese nuk vret veten me pare nga  humbjet e koleksionuara)

Sa here qe del prodhon fyerjen e rradhes per t'ia ngjeshur ne fytyre ktij populli.Per sa kohe relacioni i ktij mileti me pushtetin eshte ky qe eshte,sadomazokist,ku populli e merr kenaqesine nga dhuna qe ky pushtet ushtron mbi te e pushteti arrin orgazmen nga po kjo dhune te gjithe do jene te lumtur,gjithcka do jete Ok.  Ky njeri do vazhdoje te tundi grushtin n'TV,sic po ben tash dy muaj

Darvinit do t'i kishe bere shume pune pasi nuk do ti duhej nje studim aq i gjate per te provuar se prejardhja e njeriut eshte nga majmuni, ti do te ishe prova e gjalle e saj.
Mire qe burra nuk ka t'i kepusin nje "kollovizh" ne lule te ballit, por as perendia nuk e leshon ndonje rrufe.

Ne menduam se doli nje burre nene (Edi Rama) me autoritet dhe personalitet te jashtezakonshem thuajse diktator qe ti uli koken Sales. Por ky i fundit me delirimet e tij te perditshme permbledh 50 min fjalim plot akuza(te verteta) me shprehjen se i vjen keq per mungesen e demokracise brenda PS ?!!!!!!!

Eshte ofendim dhe dhunim i rende qe i behet intelektit dhe moralit njerezor vazhdimi i mbajtjes se pushtetit nga Sala i cili do vazhdoj te zgjidhi hallet tona(sic di te bej vetem ai) edhe per kater vite te tjera.

Ose shqiptaret qe e kane votuar kane interesa te ngushta, ose nuk duan qe te vije e majta ne pushtet per kete arsye votojne djathtas ose jane te trashe. Nuk dua te ofendoje elektoratin e djathte po kam pershtypjen e vaget se kategoria e trete i perfaqson me shume. Fatkeqsisht pjesa e shoqerise intelektuale ka votuar majtas jo per bindje te caktuara politike porse gjykon se nuk mundet ti jepet pushteti nje individi te paafte. Por ja qe ne nje nga paradokset e demokracise ajo qe prodhon pushtet eshte numri i votave dhe jo cilesia e tyre. Sala do vazhdoje te vije ne pushtet persakohe qe rreth 650 mije shqiptare te vazhdojne ta votojne edhe sikur Sala ti fus tritolin gjithe Shqiperise.

Me vjen keq per Shqiperine te cilen e kemi ne zemer me shume se cdo gje tjeter. Me vjen shume keq qe do vazhdojme te shikojme pushtetare pa skrupuj dhe te zhveshur moralisht. Me vjen keq qe Shqiperia nuk eshte ajo qe enderrojme.

Kisha shume besim te Edi Rama se do ndryshonte shume gjera. Si un ashtu dhe me qindra mijra shqiptare jo vetem brenda kufinjve por edhe atyre qindra mijrave qe jetojne jashte kufinjve( per faje edhe te Sales) qe nuk paten mundesi te votonin per arsye burokratike dhe politike apo ekonomike.

Po cfare te bejme.??? Do te ulemi perseri para televizorit dhe do te shohim edhe per kater vjet te tjera kllounin qe reciton rolin e liderit.................

'Ne menduam se doli nje burre nene (Edi Rama)' - hahahhahaa

rama dhe burre ne nje fjali nuk shkojne, kurse rama dhe kelysh komunst jane fiks

Mesa duket se paska pare intervisten ashtu sic u dha ne TV. Shkoni shifjeni edhe njeher, meqe jeni kaq te interesum, e pastaj hajde na thoni se me cfar konatacioni e tha ate 2021.

Demokracia eshte sistemi qe siguron se cdo popull do te kete qeverine qe meriton. (George Bernard Shaw) Ndoshta ne e meritojme nje njeri te tille ne postin e kryeministrit. Shoqeria shqiptare ne pergjithesi nuk eshte larg ketij njeriu.

Edvini eshte ingranazhi i se keqes.

Ka shume mundesi qe nuk fiton si kryetar, kongresi do shtyhet.

Ka tiparet e diktatorit ne 100%. Pa ide, pa pamje, vetem fjale boshe, trishtueshme, hakmarrese, njesoj si i çmendurin qe mbajti pushtetin per 50 vjet.

Zot ruaje Shqiperin.

 

 O llumi drinit, 

Nuk e kam problem hic ta quni psikopat, egoist, hajdut etj etj. bile e inkurajoj ket futjen tuaj ne brazde;fundja, veretjet tuaja edhe komplet te pabaza nuk jane. Por, me duket disi e pamundur mos te gjeni ndonje egzemplar, ndonje etallon te eres se demokracise perkundrejt te cilit te mund ta krahasoni.

Pyetja shtrohet, a ju flen kryt n'myth tuaj apo n'myth te liderit?

Gjith ligjeraten merret me Ps dhe Edi Ramen , si plakat e keqija me thashetheme ,pastaj i fut nji ..Unë nuk ndërhyj në asnjë problem të asnjë partie politike.... Eshte nje parim i hekurt i imi ... dhe si rruar qethur smiley

kjo pastaj është një don kishotizëm jashtë kohërave, jashtë hapësirave demokratike të Evropës dhe perëndimit..... Po kete ce gjeti more ! Po ai T-uf ua sikur e shikon ne drejtim tjeter Donin smiley . Merren vesh keta me njeri tjetrin , se sikur kemi ndigjuar qe  T-ufua i pergatit diskutimet..ose ja pasuron me meJtime te vYera !

Berisha nuk po merret me fjalimin e Edvinit jo, se ate fjalim mund ta shikojne tamam psikiatret, sic tha edhe Meta, Berisha u ndal ne censuren qe vendosi Rama ne kongres dhe po sqaron procesin e ndershem zgjedhor te 28 qershorit qe u be ne bashkepunim me PS.

Qe nga sistemi zgjedhor dhe deri tek kontrolli, numerimi dhe firmosja e procesverbaleve, deri tek vendimmarrja ne KQZ ka qene nje proces i perbashket PD-PS.

Edvini ne nje gjendje te renduar psikike, pasi behet fjale per ikjen e tij pa kthim nga politika ose marrjen peng pergjithmone te PS, bezdis qytetaret duke dale cdo dite ne media dhe nuk thote asnje fakt, pervec retorike te coroditur per te shtrenguar rradhet e fanatikeve te tij ne PS.

Fatkeqesia e te gjitheve qe kemi nje lider uzurpator dhe te coroditur ne krye te opozites, por ne fund te dites, demokrate dhe socialiste apo te pa parti, nje gje kane qellim kryesor; te permiresojne jetesen e tyre dhe te afrohen me BE-ne, keshtu qe shkarjet mendore te Edvinit mund te funksionojne vetem per nje numer te kufizuar fanatikesh qe udhehiqen nga Gramoz Ruci, por jo per te tjeret.

rama nuk iken (nga te shkoje, se do kush ate), e keshtu perfundimisht shkaterrohet ps (blusha, islama e malaj nuk rrine ne nje strehe me rramushin e pangopur e hapin partine e tyre)

 

smiley forca rama

Fatkeqesia e te gjitheve qe kemi nje lider uzurpator dhe te coroditur ne krye te opozites,... Nje prerje nje model te arsyetuari , e njejta logjike vetem me fjale te ndryshme te pergatitura nga T-ufua smiley

Ja , njesoj si fjalet e Berishes....... Berisha nuk po merret me fjalimin e Edvinit jo , ( biles as me Edvinin vete se e ka parim te hekurt qe nuk mba te tjeret neper goje as nderhyn ne politike )....""keshtu qe shkarjet mendore te Edvinit""" Mire me krahasimin po nuk quhet shkarje mendore por "shkarje Ledhi " dhe e ka origjinen nga cfaqja e Mixhes ne publik dhe sidomos pas melodive qe bien xurnate pas tij ! Shkurt eshte diagnostikuar si semundja e "Hardallosjes"

Edhe ato fjalimet e Rames duke perseritur te njejtat gjera na merziten. Del cdo dite sikur do thote ndonje gje te re.

Sala eshte ofendimi i inteligjences dhe moralit te qenies njerezore ne pergjithesi dhe i shqiptareve ne vecanti. Kufiri i durimit te inteligjences do vihet ne prove te veshtire edhe kater vite te ardhshme ku KLLOUNI bashke me ndihmesit e tij do recitoj rolin e liderit te padiskutueshem te Shqiperise  moderne e cila se shpejti do jete pjese e BE.

Dua te ve ne pikepyetje serioze integritetin mendor te zotit Sali Berisha dhe kete mendim e kane me qindra mijra shqiptar. Kete gje do doja ta shtroja edhe si teme ketu te peshku megjithese administratoret nuk do jene dakort per te ruajtur disi neutralitetin.

Ki inatin foli hakun, cila pjese e fjalimit te berishes nuk eshte e vertete?

Sa u mbyll procesi i votimit, doli rama e meta e pergezuan birishen per nje sistem te hajrit e votim si duhet. Sa doli xhaxhi ganiu me shoke e i thane birishes ti mbaje celesat dhe 4 vjet dolen dy pushtat e vegjel duke share birishen se paska vedhur votat (akoma skishte filluar numerimi...)

Rama eshte pusht humbes !

Nje njeri qe mbron ramen, ai po qe eshte ofendues i inteligjences dhe moralit te shqiptareve !

SHQIPTARET E VOTUAN BERISHEN, PRA JO VETEM QE SKAN DYSHIM NGA AFTESITE E TIJ MENDORE, POR I BESUAN EDHE CELESAT E SHTEPISE !

Berish burri te lumte goja, ram deshtaraku i deshtuar po ben vetem sjellje te deshtuara.

I mbyturi te mbyt thote populli, te plasi ty se rama mbyt ps-ne? Po jo bre burre !

Te plasi ty se ne kemi nevoje per viza e rpesim neper ambasada? Mos ja fut kot bre burre, se mos ke vujt ndonjehere per  vize ti (as per te shkuar e pare njerezit se ke vrare koken, e jo te fytesh vete e te besh ca ore...)

Edi Rrumi duhet vrare, por me sa duket Birisha ka leshuar nga burgu hajdutat e vegjel, jo kriminelet e hajrit!

 Ky njeri (ne se mund te quhet i tille) ka rrjedhur,nuk di cfare thote qe prej vitit 1994 kur deshtoje referendumin. Truri e tij ka pesuar nje demtim te pariparushem.Berisha e ka humbur si Xhaferri simiten.Disa thone qe saliu eshte karizmatik(vetem gjysmen e pare te kesaj fjale)dhe une cuditem se ku eshte karizma e tij more te pa udhe. Ai flet pa lidhje, pa kuptim, pa llogjike.

Degjoni ju mue e kam thene une jo po jo jo qeveria ime ashte e pa pame po jo se ay eshte komunist po sekretar partie po po beso mue ai ashte enver hoxha vete minatore te patosit jam shume i gezu qe po po se demokracia ashte rrofte pd-ja po po po ay eshte pjerdhe jo jo une fatos nano ay eshte kriminel po po ay ka kontribue ne jo jo nuk eshte hajdut ay po jo se ay donte te me vinte prangat po  po jo Meta asht politikan..................

ps:me komentet e mesiperme tani jam i bindur qe fenomeni brainwash ekziston,sa keq kur te lahet truri,gjynah

Kushedi se si do te behet Rama kur vitin tjeter te libarelizohen vizat.Do te ike ne psikiatri dhe te marre qetesuesa se bashku me ate Erion Veline.

Sepse ne CV e Berishes krahas anetaresimit te Shqiperise ne KE,nenshkrimit ne MSA,aplikimin per statusin e vendit kandidat ne BE,anataresimit ne NATO do ti shtohet edhe liberalizimi i vizave me BE.

CV se Rames dhe Velias do ti mbeten fenomeni SKAF,militantet enveriste dhe pikturat e Edi Rames.Oh me fal do ti mbeten besnike dhe armata e fanatikeve qe vegjetojne ne PPU.

Te lumte goja o Solo. Une ate dua te liberalizohen vizat qe te kem mundesine te iki nga ky vend i mjerre, dhe pastaj le te ri Sula ne pushtet edhe 100 vjet te tjera e po te doje le te behet edhe mbreti i malokeve. Me kete rast shume nga maloket e ikur do te kthehen. Uroj qe edhe ti si te tjeret te kthehesh ne atdheun e cliruar. 

ore... flet setiozisht ti apo ke pire nonji gote. po e kishe fjalen per cv e sales thuaje tamam jo 'pick and choose' c'a te do qejfi ty.

Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij........Edi Rama ka një qëllim të vetëm, të pengojë me sa të mundet lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.............Ai ka një deficit të theksuar në logjikë.........Zoti Meta sot bëri fjalë për 2013. Unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021.

 

Mjafton fjalia e pare pa lidhje gjekund te marresh vesh fanatiket e cilit deficient jeni.

te rroni vete.

Gazeta Panorama.

Cohu...Cohu...

Alo alo ambulanca

Mendja ime eshte semure

Po ta dija Po ta dija

Sdo te kandidoja kurre.

Nuk eshte Sinan Hoxha por teksti i kenges qe po kendon keto dite kengetari i madh i politikes se madhe i partise se madhe shoku Edi Rama.

jo mer, eshte brad dylgjeri ( dylberi) qe po thrret ambulancen...

Disa nuk e kuptojne ende se Sala eshte pergjegjsi me i madh i rezultateve te demokracise shqiptare. Arsyeja pse Shqiperia ndodhet ne kete gjendje duhet te jet atribut thuajse ekskluziv i zotit Sal Berisha, duke qene se ka qene pushtetari dhe pushti kryesor i ketyre 20 viteve. Si mund te votohet dikush qe ne 96 i vodhi votat ne menyre masive dhe kete e dine te gjithe dhe ne 97 e coi vendin ne lufte me vetveten. Kjo ska vend te qendroje. Ky individ duhet gjykuar nga drejtesia dhe jam i sigurt se do i jepej denimi maksimal. E shumta mund te shpetonte duke e cuar ne psikiatri sepse realisht ka shqetesime mendore. Nuk e kuptoj se cfare kane ne koke ata shqiptare qe e votojne.........

Ca ti bejmo mor vlla nga sikleti e kemi,hajde duroje ate dhe kater vjet te tjera tani,kujtuam se do rrinim pushim ca kohe se na u mor fryma ne pune,jo tendera,jo banka a ku e di une.

"  Unë i them zotit Rama se ne, si politikanë, duhet të turpërohemi që në momentin kur ne mund të na shkojë ndërmend censura, jo më ta aplikojmë atë ndaj kundërshtarëve tanë. Kaq është komenti im, sepse ishte e shëmtuar kur zoti Rama ndiqej nga kamerat edhe në puthje e përqafimet e tij me kongresmenë, ndërsa kundërshtarët e tij vendoseshin në shurdhi e në terr të plotë. Por shpresoj që kjo të mos përsëritet më. "

 

Ja pa nje here dhia deles ...smiley

 

Nuk e kuptoj se cfare kane ne koke ata shqiptare qe e votojne........

 

Nuk kane enverin ne koke!

Po mbahu ore Sule mbahu mos u dhje ne breke ti vete e ke qeverine pse merzitesh ti.....

Ky njeri eshte i paperseritshem edhe kur ka pushtetin vete flet sikur te jete ne opozite....

Une kam nje mendim: perse nuk e hedh Sula kandidaturen per kryetar te PS-se meqe i dhimbset aq shume dhe atehere do te kemi nje pluralizem totalitar model Vucidoli..... smiley

Ka emocione,eshte hera e pare qe ben qeverine me votat dhe anetaret e ps.

Hallall Sale... qentë le të lehin, ti hec përpara!

Erdhe ti "tre komentsh".

Unë mbeta shumë i lënduar aspak nga ligjërata e tij........logjikë.........Zoti Meta sot bëri fjalë për 2013. Unë mund t’ju garantoj ju edhe për 2021

 

 

deri 2021?????!!!!!! po plakemi ne emigracion, u pa kjo pune.Une po filloj te integrohem e po shof per na cope toke 2m katror knej ka jom,hilaqim mo m'del me mire.Juve jua bofte zoti mare,tokat jua mori, pushtetin jua mori, tashti po ju mer ene hjumorin,ene drejtshkrimin ene figurat stilistike ,prit kur t'ju boje ene bejte...pellisni vetem ne oren 12 kur te du uni,kur te jete pika e diellit pinguli ,se oret e tjera jane te zonmi per budallenjt e mi,atoj te llojit bluei" src="http://arkivi.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/worried.gif" />

tokat dhe pasurite jua mori komunismi (ps= ppsh), birisha ka faj vetem qe sta ktheu....

mos mendo o popull se ram deshtaraku ju kthen prona e pasuri, i do i nderronte ne terren ndertimi...

Tè tè rrojnè kèlyshèt e kuq,komunistèt e qelbur..kriminel dhe bijsh kriminelash qè kanè vrarè e prerè kètè popull pèr 45 vjet me radhè,tè çmendurit qè kèrkuan e morèn me dhunè pushtetin nè 97 dhe e mbrojtèn po me dhunè nè 98,hajdut votash e pasurie,gjakpirès tè kètij populli deri mè 2005... qè tè mbajnè nè pushtet sot ...hallall shef!!!

Ti shko voto kryekelyshin dhe kryekomunistin dhe krymalokun Sal Berisha. Njeriu qe e vodhi me dhune 96 dhe vrau ne 97 , 3000 shqiptare pervecse u vodhi pasurite. Vazhdo voto njeriun qe nuk ka turp kur flet sepse genjen sy per sy popullin e varfer. Fatkeqsisht ti je mjerimi i ketij populli qe vazhdon ti japesh voten kryekriminilit te Shqiperise i cili meriton te varet si Sadam Hyseni. Si skeni turop dhe seder qe vazhdoni te merreni me historine komuniste duke mbrojtur Salen tuaj qe dogji gerdecin dhe me paturpesine me te madhe vajti bleu votat e gerdecareve te cilet hengren turpin me buke nga varferia. Uroj qe dikush nje dite te vere drejtesi...

Gerdeci u dogj dhe u rindertua,jane te gjithe me vila.

Ne gerdec fitoi Partia Demokratike bindshem.

booo nuk mè duket shumè e vèshtirè,ndoshta duhet tè shpjegohem mè mirè: hallall shefi SALI,tè mbajnè sot nè pushtet ose e thènè me fjalèt e tua...kèlyshèt e kuq,komunistèt,hajdutèt,kriminelèt e 97 e 98 tè LSI...dhe mè e bukura èshtè se jo vetèm SALI BERISHèS nuk i vjen turp,por mè e habitshme èshtè se nuk ndihet asnjè PD-ist,mirè ky e bèn pèr pushtet po ju pèr çfarè e bèni??si keni guxim e mereni me RAMèN kur shefi juaj mbahet nè kèmbè nga njè njeri si ILIR META??èshtè koha e maskarenjve...kurse EDI RAMA me shokèt e tij(ben blushi,malaj,ruçi etj) duhet tè japin llogari se pse nuk aritèn tè mbrojnè votèn e shqiptarve...pèrse ndihen tani?pèrse nuk mbajtèn premtimin mè tè madh tè tyre? pèrse u mjaftuan vetèm me ankimet tek ndèrkombètarèt tè cilèt nè rastin mè tè mirè mè shumè se gam gam nuk bèjnè...tani çfarè vlere ka ti kèrkosh sot llogari SALI BERISHèS se si flet e pèr çfarè flet??? èshtè koha e maskarenjve...

Ore po ky, pervecse eshte shume i lenduar aspak, e fillon fjalimin tu sha Ramen, pastaj thote  "Unë nuk jam këtu për të komentuar atë, nuk jam këtu për të ndërhyrë qoftë edhe në mënyrën më minimale në punët e brendshme të kësaj force politike apo të ndonjë force tjetër politike. Absolutisht jo."  e pastaj vazhdon prap te merrte me punet e Rames dhe te PS-se ne te gjithe fjalimin.

 

Po filloj te dyshoj se shqiptaret jane nje popull me shumice individesh menderisht te prapambetur perderisa votuan kete idiotin. Jam vertete e shqetesuar.

Nuk te ka vajtur fare ne mendje qe po njelloj do te quheshin (menderisht te prapambetur) po te vononin idiotin tjeter ?

Kur gjendesh mes dy idiotesh (kishte dhe me shume, por po i falim keta), atehere udha me e shkurter eshte te mbyllesh syte dhe te votosh, duke qene i sigurte se vota ka vajtur per nje idiot. Prandaj dhe rezultati doli pothuaj 50-50. Me probabilitet, nese e hedh monedhen 1 milion here, rezultati do te jete afer 50-50.

Ja qe kesaj rradhe fitoi Idioti A. E ç'rendesi ka po te kishte fituar idioti B ?

Idioteisne e idiotit A kane 18 vjet qe e provojne; idioteise e B-se nuk e kane provuar asnjehere. Keshtu qe po te votonin B-ne, do  tregonin se arrijne te kene nje logjike elementare dhe si rrjedhoje nje ulje te nivelit te prapambetejes menderore. (eshte me mire te hash dy here te njejten gje kur e di mire se eshte m*t apo te hash dicka qe ti mendon se e shte m*t po qe faktikisht s'e ke provu noj here?) smiley

Aria ti ke shume te drejte. Une e thashe me larte qe zgjedhja e tij eshte fyerje e rende per moralin dhe inteligjencen njerezore. Fatkeqsisht gjerat behen ne kopie. Nga nje ane Sala i cili realisht ka shqetesime te renda mendore dhe nga ana tjeter trashesia e atyre qe e votojne, shumica e te cileve rievokojne periudhen komuniste si postulat per te votuar djathtas. Problemi nuk eshte me Sala por ata qe e votojne Salen.

Jam plotesisht dakort me komentin.

Po njohja e figures si Abdullah Omuri nuk ka qene e lehte per Shqiptaret.

Mbase eshte dashur qe ne ta kishim ndihmuar zotin Abdullah me shume.

Pse nuk arriti te fitoje kete rradhe, Abdullahi nuk duhet te humbi shpresat se nje dite do jete kryeministri jone, ka shpresa Edi Rama, pse mos te kete Abdulla Omuri.

Nderro popull. Ne pamundesi, nderro vend. Habitem sa mazohist qe qenke. Si ore rri aty ne ate vend ku vuan aq shume nga te trashet ? Eja kendej se ka plot te holle, po te presin krahehapur.

 Kur Buall Mavria fitoi zgjedhjet para 4 vjeteve, radio Zeri i Amerikes e pyeti; Besoj se tani zoti Berisha do t'interesoheni edhe per arin e fshehur nga komunistet, dhe per parate e tyre te transferuara jashte apo dhe te fshehura,  siç keni folur gjithmone. 

 

Tani di gje njeri, a e mbajti kete premtim Buall Mavria, per nxjerrjen e lekeve dhe te floririt. Une ne fakt kisha dhe nje pyetje per te, e ndoshta ja ben dhe ndonje gazetar, e pyetja eshte kjo; 

Kur do i ktheje popullit leket e firmave piramidale, te pakten 50%,  se ndoshta 100% nuk ua kthen dot.  

 

Mjere ai popull ne ç'duar politikanesh ka rene. Hiq preshin e vej leshin.

..mbase i kane gjetur e sna e kane thene, mbase me ato leke kane bere rrugen e kombit

 

hahahah

Ju talluni sa te doni me budallane por mos haroni se kete budalla e zgjodhi e populli me shumice votash. Pak me shume vota se budallai tjeter Rama. Prandaj me pare duhe tallur me popullin qe ju dha voten budallejve pastaj me budallejte vete. Nuk eshte faji i tyre. Eshte fatkeqesi e jesh budalla.

Shko ti atje qe ta ndritesh.Pikerisht se kemi njeres si ty ,qe vetem te japin mend dine dhe jo te veporojne,ndoshta eshte ajo situata qe ti permend me siper.

Jep mend kjo eshte puna me e mire qe mund te besh.Te japesh medn dhe te tallesh me shqiptaret.

Nuk shikon qe ata budallenjte qe ke ne SHBA te zgjodhen Ted Kenedin per 50 vjet rresht senator,pavaresisht se vrau nje grua dhe duhej te shkonte ne burg?Apo nuk jane popull dele ata?Po te jene shqiptare vetem duhen share.

ha ha ha ha Tani e pashe kete ha ha ha ha

Sol, i ke then te tera

Cte bej te shkoj atje te behem edhe une si ata?

Sa per ameriken, nuk e di ti cdo ketu ne amerike? Kur qenka njesoj si shqiperia atehere shko jeto atje vella cdo ketu?

Sa per te share shqiptaret une nuk shaj por edhe nuk genjej Ky eshte realiteti dhe thena e te vertetes eshte me patriotike ( pavarsisht se ca si ty kjo ju djeg) se genjeshtrat per ti bere qefin vetes

Me thuaj nuk ishin shqoptaret ata qe zgjidhen Sali Berishen?

Me thuaj budalleqe si keto nuk i ka thene Saliu para zgjedhjeve ashtu si edhe pas zgjedhjeve?

Duke u tallur me Saliun ti, ju, ne, ata, jane tallur me ata qe kane zgjedhur Saliun

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).