Kryeministri Berisha nderohet me çmimin "Eisenhower Medallion"

Organizata People to People International nderoi të premten në darkë me çmimin “Eisenhower Medallion”, kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berisha. Kryeministri Berisha nuk mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit për shkak të angazhimeve në formimin e qeverisë së re në Tiranë. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha. Përmes një videoje, kryeministri Berisha falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën.

Organizata People to People International, nderoi mbrëmë, gjatë një darke prestigjioze në Las Vegas të shtetit Nevada, kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha me çmimin ndërkombëtar “Eisenhower Medallion”.

Mary Eisenhower
 

Mary Eisenhower, presidente e kësaj organizate tha se ky çmim i jepet shkëlqesisë së tij, Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krjimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global.

Përmes një videoje, kryeministri Berisha falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Ai tha se ishte nder i veçantë që ishte zgjedhur si shqiptari i dytë, pas Nënë Terezës të cilit i jepet ky çmim.

Sali Berisha
 

Kryeministri Berisha nuk mori pjesë në ceremoninë e mbrëmshme për shkak të angazhimeve në formimin e qeverisë së re në Tiranë. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga zëvendës ministrja e jashtme zonja Edit Harxhi.

Duke pranuar çmimin zonja Liri Berisha falenderoi Organizatën people to People International dhe presidenten e saj zonjës Meri Eisenhower për çmimin dhënë bashkëshortit të saj, duke shtuar se kryeministri Berisha do ta vazhdojë me përkushtim punën e tij për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.

Liri Berisha & Genci Mucaj
 

Mes organizatorëve të ndarjes së çmimeve ishte edhe Genci Muçaj, një nga anëtarët e bordit të organizatës People to People International i cili tha se ky çmim nderon dhe vlerëson jo vetëm kryeministrin Berisha, por të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Çmimi prestigjioz Eisenhower Medallion është krijuar për nder të ish-presidentit të 34-t të Shteteve të Bashkuara, Dight D. Eisenhower. Ky çmim u jepet çdo vit personaliteteve të shquara, me famë botërore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë.

Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentët e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.

Qëllimi i People to People International është të promovojë mirëkuptim dhe miqësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke përfshirë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të ideve dhe eksperiencave të njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme.

People to People International ka në fokusin e vet rritjen e komunikimit ndërkulturor brenda çdo komuniteti, si dhe ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Toleranca dhe mirëkuptimi i përbashkët janë tema qendore. Edhe pse një organizatë jo-politike, People to People International mbështet vlerat dhe synimet bazë të themeluesit të saj, Presidentit Dwight D. Eisenhoëer, i cili e krijoi këtë organizatë, më 11 Shtator 1956. //bsa//

http://www.youtube.com/watch?v=gLrUOzV4U-I

21 Komente

piji lengun o Sale !

S'e di ca prestigji ka ky cmimi, po me pak kerkime qe bera, duke pasur parasysh faktin qe presidentja e kesaj organizates eshte mbesa e Eisenhower, dhe emrat e

atyre

qe i eshte dhene ky cmim ne te shkuaren, cudi si Berisha akoma s'ka mbajt ndonje konference per shtyp qe te krenohet. smiley

ka halle e xhib ka halle tashti,
se ka menjen ke cmimi.
plus osht kopil i madh ai, mas zgjedhjeve ka fillu me lujt rolin e te perulurit, a thu se i ka vu vize vetes, ene osht tuj menu vec per popllin.

Suksese Birishe

Thiz iz a mirakell of medallion ihihihih

smiley bota e vlereson xhaxhi birishen, shqiptari me i famshem ne bote, pas nene terezes

Shqiperine bota e shikon si atdheu i nene terezez dhe babe berishes hahahaha

Per kontributin qe ka dhene ne sherbim te popullit dhe atdheut apo ne sherbim te atyre qe e terheqin me grep per hundesh.

Epo mire se duhej dhe nje medalje per Birishen. Se ti bente karshillek Rama me "Mayor of the World" nuk shkonte.

Tashi te gjejne edhe nje cmim per Meten qe te plotesohen te tre. Per ate mund te jete Fathead of the World, nqs nuk ekziston ta shpikin dhe kete si medalje dhe Meta te jete i pari ne liste smiley

Po pse ta shpikin, ka nje qe i shkon persembari, guiness book of records.

Po si  nuk mori një shqiptarë çmim për korupsion,

rekordet i kanë thy me mijra herë et jo vetëm në Tiron smiley

Po si  nuk mori një shqiptarë çmim për korupsion,

Se nje shqiptar tjeter ka vjedhur cmimin. smiley

hahaha,  nuk ja ka vjedhur ndo nje shqipo tjeter, por me kthimin e pronave i takon Ramës vetë  smiley   

po hidhe ne vote ate cmimin ti, dhe shife kush e merr!!!

Pse kane kaq mllef komunistet kur merr medalje e nderohet Shqiperija??????

Shqiperija????

Nejse, shume konfuz me dukesh me kete koment, ti je pro apo kunder Berishes, se spo te marr vesh? 

Pse duhet te ket mllef Berisha se u nderua nga kapot e tij?

 Berisha ishte shume i zene me pune dhe coi grune. Hajde titull qe paska qene, hajde, kur as ai qe e ka marre nuk ka kohe te paraqitet. smiley

Ik ti ore, komunist, ke inat ti qe u nderua Shqiperi(j)a.

Bravo Berishes, cmimin e fitoi dhe Lirine dergoi.Big Grin

luj luj naten ta paguj eshte nje kenge nga viset e pertejme.Big Grin

Laura - 7 Sht 2009 - 1:44pm

Po si  nuk mori një shqiptarë çmim për korupsion,

ide e madhe... te bejme nje ankete dhe te nxjerrim nje cmim per korrupsion smiley

hi Gre_wireless smiley

E kisha me pak humor e shume ironi, se gjithe bota e din se çbehet ne Shqiperi...

Gjithesesi nje dite do votoj edhe une ne Albanie e skam nga shkoj PD-se do t'ia jame te shkreten votë me deshirë.

bye smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).