Kryeinfermierja që mendon se bukuria ndihmon të sëmurët

Bluza e bardhë i shkon, por nuk arrin t'i mbulojë të gjitha hiret. Një bionde e gjatë, me forma të rrumbullakosura dhe tepër tërheqëse. Është gjithmonë në formë dhe nuk i shpëton asnjë detaj nga luku i saj i realizuar me mjeshtri. Madje, edhe grimi që përdor dhe modeli i flokëve është më se modern dhe i këndshëm sa të gjitha do t'ia kishin zili. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një modele, por për një kryeinfermiere në qendrën më të madhe spitalore në vend dhe pikërisht tek "Nënë Tereza". E ndonëse ajo shërben në një nga shërbimet më të dhimbshme dhe pikërisht tek Onkologjiku, kjo nuk e pengon aspak atë që pamjes së saj të këndshme t'i shtojë edhe një luk të kuruar mirë në çdo moment. Kjo është kryeinfermierja Blerina Cenameri, që vetë pacientët por edhe kolegët e saj, e vlerësojnë si më tërheqësen ndër qindra infermiere në QSUT. Në intervistën për "Shekulli"-in, Blerina rrëfen se si puna dhe pamja fizike shkrihen për të dhënë një produkt sa më frytdhënës për profesionin e saj. 

Sa kohë keni që punoni me bluzën e bardhë? 

Kam 7 vjet që punoj si infermiere, ndërsa në postin e kryeinfermieres kam 3 vjet. Konkurrova për në shkollë të lartë, fitova 2 degë, Ekonomikun dhe Infermierinë. Doja ta trashëgoja pasi brez pas brezi familja ime e ka trashëguar mjekësinë. Thjesht më pëlqen puna ime. 

Kolegët dhe pacientët ju konsiderojnë si punonjësen më të bukur dhe simpatike. A ndikon kjo në punën tuaj?

Nuk diskutohet se edhe paraqitja ka rol kryesor, por dua të theksoj se mbi të gjitha ka të bëjë edhe komunikimi me pacientët. Një komunikim i bukur dhe i ëmbël i bën ata më të dashur dhe nxjerr në pah edhe pamjen. Nëse do të kisha një komunikim aspak etik me pacientët, atëherë pamja ime jo vetëm që nuk do vente, por do nxihej, pasi puna jonë është në radhë të parë mision dhe jo profesion. 

Ndodh që t'iu bëjnë komplimente pacientët?

Po, ndodh shpesh. 

Po nga kolegët?

Ka kolegë që më komplimentojnë për pamjen dhe veshjen, por ka edhe raste që nuk e fshehin dot smirën dhe kjo vlen më shumë për koleget femra.

Si është Blerina pa bluzën e bardhë? 
Jam krejtësisht pa komplekse, por ka një parim që puna është punë dhe jeta private është tjetër. Në punë mundohem të jem sa më serioze në veshje, ndërsa në jetën e përditshme nuk jam kaq strikte. Më pëlqen të ndjek tendencat e fundit ,por pa e tepruar në asgjë. 

Të etiketojnë ndonjë herë si kryeinfermierja sexy? 
Jo, në fakt nuk më pëlqen aspak të më quajnë të tillë. Këtë e dinë të gjithë dhe askush nuk e përdor të paktën para syve të mi. Kolegët dhe pacientet më etiketojnë më shumë si kryeinfermierja bukuroshe apo simpatike. 

Sa kohë shpenzon për veten? 
Shumë kohë. Shkoj në palestër, parukeri, estetikë dhe të gjitha trajtimet e mundshme. Të kujdesesh për veten është respekt.

Po vartëset të marrin seriozisht me urdhrat që u jep?

E thashë edhe më parë, puna është punë dhe unë e respektoj punën po aq sa dhe veten time. Unë nuk jap urdhra, por infermierët që drejtoj duhet të dinë se kemi detyra dhe duhet t'i realizojmë ato me korrektësi.

Të ka penguar ideja e njerëzve që një vajzë e bukur nuk mund të jetë edhe e zgjuar?

Di të them se kam punuar shumë për të arritur deri këtu dhe shpresoj të eci edhe më shumë. Më vjen keq që është ky opinion për vajzat e pashme, por besoj se kam ditur të tregoj se di të bëj punën time falë aftësive që kam.

 

52 Komente

chene ?

ke pas nai shkendije fantazie me infermjere kshu smiley

hihiihi

i modh je smiley

kurse artikulli 5 !

me knoqi ! smiley

na e ndezi dhe neve tani m'darket   smiley  

per fantazine e kom llafin 

chene, nga "problemet" e Ciljetes te lluku i kryeinfermieres?  smiley.

Ne djall politika, thuaj smiley

Ja dhe znj ne fjale:

http://www.shekulli.com.al/2009/09/14/sex.jpg

Po, tek Shekulli artikulli eshte i shoqeruar me kete foto.  S'ka dit chene me e pru sakllam, apo ka pertu, apo ka mendu me te te zhvillu fantazine smiley.

E qite me me prish qejfin qy m'kish kap mi dreq  smiley  

Po tani qe po e vrej, sec paska nje gjo  smiley    

Pse mer t'u prish qejfi ty?  Tyt milet i keq, se s'e qita per ate pune.  Goce e embel eshte smiley.

PS: Jashte teme kjo, i paskan mbaru hallet e kusuret Onkologjise dhe kjo pune paska mbetur pa gazetaru ...

qyqja

kjo qeka sa une smiley

chene, perfundimisht i dashke me pala dhjami smiley

vasha llereshpervjelur e gjoksergjendte qenka mashalla. me nje te rame te krahut hudhka tuc demin

nuk e di a e kam thone me perpara po vej re se, pervec ktyre artikujve bajate, gazetaret e gazetes shqiptare, qe kur ka msu per ekzistencen e facebook, e fusin ne cdo lajm...psh: vrane 'x' businessman...kish llogari ne FB...po pastaj? ky eshte lajmi?

Kjo me lart masanej, me forma te rrumbullakta dhe me hire...o none, o none...

Me falni, ndoshta eshte ora e vone, por pas gjithe atij pershkrimi, vertet kjo eshte kryeinfermierja?

Duhet t'i kerkoje leket mbrapsht palestres them une smiley

Sa qenka kjo marshalla ptu ptu ptu mos ta hame me sy.

Ca artikujsh te 10me. smiley Vetem tek gazetat tona mund te bejne vakti keto. smiley

Mire qe eshte shkrim per asgje, po dhe asgjeja qe trajton sabotohet komplet me foton qe solli Monda. smiley

qe t'mos keqkuptohena, une nuk kom naj gjo kunder "formave" te nji femer po qe t'bosh nji artikull gazete si me pas qene naj Sophia Loren e kohve moderne, qe rastesia e ka degdis me u bo infermiere te nji spitali n'Shqipri, kjo eshte nji cik "merre me long se groshi u maru..."

 

p.s. ose, ose, nqse gazetari eshte mashkull, i ka kthy nderin ksaj me nji artikull...

Hakun mos tia hame po e mire eshte qeni-a Laughing na syri si filxhan, na buzet e trasha, na faqet si molle, na krahu si shta-ngiste. Se morem vesh beqare ishte apo e martuar.

Kjo sta shro smunjen, ta myt me forc krahu.

Mos eshte nanji kushuri e Kocos kjo, se ai nuk ka lene familjar e fis pa promovu tek Shekulli.

Ka kolegë që më komplimentojnë për pamjen dhe veshjen, por ka edhe raste që nuk e fshehin dot smirën dhe kjo vlen më shumë për koleget femra.

kjo i smira i paska mbajt gjalle kto koleget! ia fusin nja dy byreqe kur e shohin, ene jane m'rregull. smiley

sh funny kjo gazetaria jone; s'merret vesh, ne jane apo bejne sikur jane.

smiley

"Madje, edhe grimi që përdor dhe modeli i flokëve është më se modern dhe i këndshëm sa të gjitha do t'ia kishin zili".

ndonje klloun po

o njisho, kape pak dhe ket shprehjen: smiley

Sa kohë shpenzon për veten? 
Shumë kohë. Shkoj në palestër, parukeri, estetikë dhe të gjitha trajtimet e mundshme. Të kujdesesh për veten është respekt.

Po, po, i rrjepin te semuret, se tek e fundit, ai qe eshte aty do vdese. ( nga perkujdesi i tepert neper spitalet tona). Iken qe iken, te pakten, te iki  me nje bukuri te atille te palestruar para syve!

Ve bast qe ky gazetari/ja ka pas ndonje inat me ket gocen dhe po ia gjen anen ne kete menyre.

jo goce jo, po neper gazeta punojne nallbane jo gazetare, prandaj them une qe i duhet stampuar ne balle baxhakut: pasuri kulturore

 

gjynof qe e kan bo k/infermiere ene e kan heq nga turni i trete gocen

 si ishte ajo shprehja.. me djersen e..? e keni parasysh vet besoj smiley 

bedrije,

ku ka zo sosht pa gjo smiley

Monde,

sabotatore, une pritsha tironsin te thosh u m'hongert karqinua smiley 

ku jemi katandis.. 

Bluza e bardhë i shkon, por nuk arrin t'i mbulojë të gjitha hiret.
Mbase ka nevoje per numer me te madh bluze?

...kjo nuk e pengon aspak atë që pamjes së saj të këndshme t'i shtojë edhe një luk të kuruar mirë në çdo moment.
Cili eshte kuptimi i shprehjes "luk i kuruar mire"?

nqse pyet me ter mend, kjo dmth nje pamje per te cilen ka perkujdesje ne menyre sistematike dhe te studiuar, jo spontane, per ta (mire)mbajtur ate (pamjen) si dhe per t'a theksuar me teper ne elementet me per se mbari qe ka.

Emigrant,

flm. Kujtova se mos e kishte per kirurgji plastike. S'e kisha degjuar kete shprehje me pare. Eshte fjala e jona apo e huazuar?

e huazuar sigurisht, nuk jemi trendy nese perdorim fjale shqip

e huazuar. ka edhe "kuratore arti", medemek. smiley

Nga kjo fjala "curator" e kane marre? E pabesueshme se si nje fjale qe percakton nje person qe perzgjedh si veprat dhe vendet e tyre ne ekspozite lidhet me makiazhin. Kurre s'do te me kishte vajtur mendja.

Si i kemi quajtur ne perpara ata qe pergatisnin ekspozitat e ndryshme? Nuk kishim fjale qe perdorim "kurator"?

 

curare l'aspetto

e kane marre nga taljoni mre, se gjithe kruvlliqet nga ato i msojme ne smiley

ANA H, m'korrrigjo po e pata kabim smiley

I ke ra m'koke, bedrije...

po s'e kane fajin taljonet per "tutte le brutte curve" qe marrin gazetaret shqiptare... smiley

mor djale, ti sikur je ne kopesht smiley

po ne shqipot se prapthi i kemi te gjitha

ne kopesht isha kur ika, keshtu qe me falet smiley

Bedrije, drejt e ne teme si gjithnje, smiley

Ana H, ta kuptoj irritimin. Eshte e paimagjinueshme per mua qe spitali nuk ben detyren e vete per te te sheruar, por te shikon me pare kuleten para se te te jape ilacet apo te beje analizat e nevojshme.

Qenka e frikshme te jesh i semure atje.

Ah, mor Chene,. ne kete rast nuk eshte me djersen e "asaj" qe thua ti... mjafton te beje nje kalim neper pavione dhe ia fusin leket vet ne xhep te semuret e te afermit e tyre.

Jo me larg se dje pasdite m'u desh te shkoja ne spital, ke Nene Tereza, tek nje i aferm imi. Edhe per analizat i kishin marre leke, se nuk i bente spitali, duhet t'ia conin ne nje klinike private. Pale per skaner qe e kishin derguar tek nje privat qe kushtonte 250 mije leke te vjetra... E te mendosh qe eshte pensionist dhe femijet nuk i ka fort mire nga gjendja ekonomike! 

Dhe qe ta fusnin ne operacion duhej te gjente tre persona per t'i dhene gjak, por nuk kishte rendesi grupi i gjakut te tij, sepse mund t'i nderronin tek banka e gjakut. Gje, qe s'e mora vesh fare, se kush na garanton qe banka e gjakut mund te kete grupin e tij, dhe nese ka, pse duhet te japin gjak te tjeret?

S'po permend pastaj ate eren qe te shponte hundet ne spital dhe shtreterit neper korridore, qe te sillnin zorret ne gryke!

Prandaj ka kohe te shkoje ne palester e ne estetike ajo! Mendo si do ishte pa "te gjitha trajtimet e mundshme" qe nxjerr nga hallexhinjte!

Shtriga!

 

 

smiley prit moj prit, mos bej tyrryry kot

mbase nuk merr leke ajo, mbase ka ndonje te dashur me leke smiley ( trendy i kohes)

 

njish,

ke te drejte, kane fillu me kerku euro... smiley

Ane, 

i njof shume mire spitalet shqiptare.. per te kuptuar se ne cgjendje ndodhen sot spitalet dhe si do te jene neser,( persa i perket stafit) mjafton ti hedhesh nje sy dekanatit perball spitalit.. smiley  

 

Ana, ta kuptoj marazin.  Mbesken e cuam ne urgjence nga paniku i motres (komplet pa vend, ta thashe historine me duket) dhe nuk ia mbante ta shtronte ne krevat.  Infermierja i berditi pse s'ke sjell mbulesa me vete (ne 12 te nates) se helbete, aty e ka mendjen robi ne rast urgjence. 

E plot histori qe mund te tregohen me spitalet.

Por, sec ben kjo femer ne kohen e saj private, nuk mendoj se duhet te gjykohet.  Mund te shkoje ne parukeri, palester, spa etj etj etj.  Mbase ka te ardhura te tjera pervec punes.  Askush s'e di.  Une s'kam gje me kete vajze.  Problemin e kam me gazetarin/ë.  Shiko pyetjet. 

Persa i perket rryshfeteve, ne rastin e laboratorit psh, njoh nje laborante qe ka 20 vjet qe punon.  E di sa e ka rrogen?  220 mije te vjetra.  Me thuaj mua ti per cfare dalin ato leke ne Tirane.  Po infermieret sa marrin?  Ne asnje menyre nuk po jystifikoj cfare ndodh ne spitalet, laboratoret tona.  Por qe pse qysh e tek duhet te kihen parasysh. 

....Ku eshte Pamela ....??? smiley

...uufff, perfundimisht shqiptaret vdesin me mush mire duret smiley 

Monde,

Nuk dua qe ti hyme asaj rruge. Te gjith i kemi parasysh bllokimet arteriale te mjeksise shqiptare. 

Sot, prinderit i cojne femijet per mjeksi sepse mjeksia ka lek!!! Si paska lek mjeksia kur rrogat jane nga 30-60 mije?

Per te mos permendur pastaj qe dhjetat i marrin vetem djemte/nipat/mbesat e filanit fistekut e me the e te thash.

ke te qash me pare, brumosjen apo formimin?

Monda, ti e di qe une s'para nxehem, aq me teper per nje palo artikull si puna e ketij ketu, por me ngrihen leshte e kokes perpjete, kur duan te ta shesin sapunin per djathe. Gazetaruci, me mendje te vet ka dash te krahasoje zonjushen ne fjale, ( qe s'kam asgje personale me te, e kam me sojin e infermiereve dhe doktoreve, ne pergjithesi) me filmin "Patch Adams", ai sheronte me ane te te qeshures, kjo sheron me bukurine medemek, smiley po ne vend qe te hiqte vetullat, ka nxjerre syte!

Cfare tha Xhani dje:"20 % te meshkujve shqiptare nuk i ngrihet".Besoj se ketu bejne pune infermieret e bukura.

Halli eshte se ky 20 % ishte baraz me 150.000 meshkuj.

Hajde e gjej tani 150.000 infermiere te bukura.

Hall i madh ky.

chene, mjekesia nuk eshte hob i ri.  Edhe ne kohen e xhaxhit mezi futeshe e shume u qan/te syri per ate dege.  (Une jo e jo se s'kam xemel per ate pune smiley.) 

E thashe dhe me siper, nuk po jystifikoj, apo s'jam aspak dakort me situaten qe ndodhen spitalet, laboratoret sot.  Perkundrazi.  Por ndoshta njerezit qe kane ne dore jete njerezish duhet t'i paguajme pak me shume se me rroge kamarjeri. 

Shteti cfare ka bere ne kete drejtim, per te eliminuar apo zvogeluar kete fenomen?  U perfol per sistem sigurimesh?  Cfare u be me ate ide? 

PS:

Per te mos permendur pastaj qe dhjetat i marrin vetem djemte/nipat/mbesat e filanit fistekut e me the e te thash.

Jo pak dite para se te ikja, po flisja me nje shokun tim qe sapo ka mbaruar per mjekesi, dhe me tregonte "barcaleta" te tilla.

Kam nje thirrje per meshkujt e PPU-se , ta rivleresojne edhe njehere mendimin per infermjerkat e bukura !

Sikur ne nje gjendje gripale cajin tua servirte BEDRIJA ..A nuk do sheroheshit me shpejt ???? smiley

 Monde, 

mos ti futemi fare asaj pune..Ke nje trup studentor qe diferencohet ne note; diferencim qe perkthehet me vone (mesatarja eshte kusht) ne specializime, pra ne drejtim dhenie. Nje trupe mjeku e kalbur qe ne lindje. Eshte ky mentalitet ,dhe pamundesia per ti shpetuar perzgjedhjes politike, qe i shtyn mjeket te kerkojne kompensimin ne menyra te paligjshme. Eshte ky mentalitet qe ka detyruar sa e sa mjeke te ndershem te largohen nga atdheu.

Kur shkon ne spital ne Shqiperi edhe mbulesat e krevatit duhet t'i marresh me vete? smiley

 Nuk kane ata magazine apo lavanderi per carcafet, kellefat e jastekeve, batanijet, perpareset e mjekeve dhe infermiereve, rrobdishambret edhe perpareset e pacienteve?

Por per te semuret kronike qe mund te rrine me kohe te gjata ne spitale, c'kujdes ka? Dhe ata duhet te paguajne cdo dite per sherbimet me te vogla?

 

 

Ujko,

Me carcafe, me jasteke, me kellef jasteku... Atje jo se s'ka, ka ore, plot, po jane ca te hirnosur qe ne kohe te merhumit xhaxh, sa te vjen ndoht t'i shohesh, jo me t'i prekesh me dore a te shtrihesh ne to.

Te semuret kronike? e c'pune kane ata ne spital?! hajt, ne shpi, atje ta bejne sherbimin tamam.

Ujk, une per vete per nje problem timin shendetesor, kam shkuar ne 4 mjeke te ndryshem, ( nuk po llogaris parate ne kete mes, harroje kete pjese) por si nuk qene dy ne nje mendje... Njera desh me futi ne thike, tjetri me tha s'ke asgje, tjetri me beri biopsine, pastaj tha "gje s'ke" por duhet te besh kujdes se keto jane keshtu e jane ashtu...  Keta edhe te jesh mire, te semurin, nga trute e kokes, ne fillim, pastaj te tjerat.

Ana H, me vjen keq per eksperiencen tende. Me hidherojne keto ecejaket e tua neper doktore, sepse nuk duhet lejuar qe doktoret te luajne me shendetin e nje personi qe eshte i semure fizikisht.

Eshte e pafalshme qe keto spitale nuk kane fonde per gjerat me te nevojshme sic jane carcafet apo rrobat e pacienteve. Kisha degjuar ca gjera, por shyqyr asnje nga fisi nuk eshte semurur deri tani.

Me habit fakti sepse per mua, nja dy mjeke shqiptare bene te pamunduren te me jepnin kujdesin me te mire te mundshem kur u semura. Une ate lloj spitali mbaj mend kur isha 6 vjec, sa te mire m'u duken.

Gjithashtu kur e pane qe nuk mund te me kuronin, sepse nuk po e kuptonin dot semundjen, bene te gjithe ate perpjekje per te me cuar jashte per kurim. Po te mos ishin ata dhe prinderit qe asnjehere s'hoqen dore nga shpresa se do te behesha me mire, nuk do isha ketu sot.

Me vjen keq qe eshte katandisur keshtu ky lloj sherbimi.

E. Hatibi 1995

Per Leh Valesen kjo bejte, si dhe per infermieren e ketij porti polak

Gdansk!
Ben arke e peshkut plot
leshuar mbi beton prej dokerit
Secastopol-sy te mbyturish
tek i rreh thelle shurra e diellit
Durres
ngec barka ne rrasht te reres, a ne leshterike te shurdhuar
si melcite Detin e zi, e kam zene e mbaj ne duar

“Portet jane Sodomat e Marksizmit, rrethuar me uje e
katran”
Astrahan,
per shembull, tjeter emer porti
Dhe s’di si me shtynte pra ky Leh Valesa
drejt Anarkise dhe rakise
te shihja neper lajme te Tv-se se Italise
Pata qare per Leh Valesen
se e dashurova Greven
edhe gjithe Polonite
se urrej une Qeverine
sepse s’e dua hic Shtetin
dua Solidaritetin
kete kopesht
zoologjik
per njerezit e njerezimit
formen
me fetare
te vetorganizimit
Dhe kam qene i vogel shume
Turma me mrekullonte
Katolike e pijanike-te gjithe shoket tubuar
Punetore nevrastenike me mustaqe neper duar
me fund goten!
Dubrovnik!
Poshte Bashkimi Sovjetik!

“Grevat bllokojne Ekonomine, por cojne para historine”
(!?)
Leh Valesa pak nga pak u be kryetar
president polak i shtetit borgjezoproletar
E krejt ma ka ka prishur
qejfin…
Por, te behet ne dashte Pape
gotat plot me Poloni, do t’i rrekellej prape
Le qe kam edhe plot vese
te tjera:
jam rritur me libra Ruse
tje bora eshte e zeze, cdo izbe eshte nje pus
Dhe muzhiket plot inceste te gjakosin me kamzhik…
Te vetmit flamure paqesh
jane rreza paragrafesh
jane ije te bardha polakesh
qe i pata adhuruar me fort se Leh Valesen
E kurre nuk e hoqa shprese

nje polake, nje polake!…!
Per te fal krejt melcine
e te jete rrumbullake
leshraverdhe neper shpine
si kali te me hedhe
nga shtrati ne komodine
perdhe te ma lage rakine
Gdansk! te me pelcase shpatull e koke perdhe
e t’i lutem krejt memec te me ktheje ne stere
VARSHAVE? DY HERE VARSHAVE
eshte nje tmerr kater oktave
keto llave, keto llave
Prishjeje
qe nisen perruar nga kofsha e nga fyti
Perplasen permbi mua mu ne fund te barkut
si i bardhi Drin mbi te ziun Drin
Drin!
bertas Drin!
me djerse e valese
Zgjuar per turp nga gjumi ne pavionin pese
Kati i trete ne Tirane
i spitalit infektiv, hepatit toksik
me melcine time ekspansioniste
dhe embargon e konjakut
dhe bilirubinen qe s’po me zbriste
Shigjetuar kudo
si Shen Sebastiani
me age
ndihmash polake

Dhe ne korridore beh infermjerja roje
Domethene ndez driten ajo statuje pambuku
Me gershetin e trashe si nje krah pa jete eunuku
qe i rri ne shpine
Me gjinjte e larte bjonde perplot tetracikline
sipas meje : Rostok
(dy studente bene qejf gjithe naten
me nje ish-detar ulok).

Sa kohë shpenzon për veten? 
Shumë kohë. Shkoj në palestër, parukeri, estetikë dhe të gjitha trajtimet e mundshme. Të kujdesesh për veten është respekt.

-------------

Jo moj ti shoqe jo se e ke pak gabim ketu... Per veten kujdese ti , por si te del llogaria me ate rroge qe ke ti besh te gjitha keto?

Apo respekt per vete edhe fuck pacientet rripi per se gjalli!

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).