Kronike Provinciale shfaqet premiere ne Itali

>smiley>>smiley>Të Mërkurën datë 16 Shtator 2009, u shfaq në Torino, për herë të parë në Itali, filmi Shqiptar “Kronikë Provinciale” me regji të Artan Minarollit  dhe skenar të Ylljet Aliçkës.>smiley>

Veprimtaria e organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra”, në bashkëpunim me Associazione I313 u zhvillua në kuadër të projekteve “Festival della Cultura Albanese”, mbështetur nga Regione Piemonte dhe “Cinemainstrada”, festivali shëtitës që zhvillohet tashmë prej 6-të edicionesh në Torino.

Karakteristika kryesore e Cinemainstrada është shfaqja e filmave të zgjedhur të kinemasë botërore në gjuhë origjinale, me nëntituj në Italisht, në sheshet e Torinos. Por jo në sheshet-sallone, ato më elegantet, që pozojnë për kartolinat dhe e nuk e zhveshin kurrë uniformën e paradës. Kinemaja e këtij festivali origjinal e krejt të veçantë projektohet në sheshet dhe këndet më të jetuara të qytetit. Ato që gjatë ditës gumëzhijnë nga gjallëria e tregjeve karakteristike dhe ecejaket e njerëzve të zënë me jetën e përditshme.

Më i madhi, më i zhurmshmi, më i larmishmi e më i bujshmi i këtyre shesheve-agorà, - në Torino e në të gjithë Piemontin, - është padyshim Porta Palazzo.

Nga e Hëna e deri të Shtunën ai është teatër i tregut më të madh ushqimor të qytetit. I mbuluar me tezga dhe i rrethuar nga të katër anët nga dyqane të vogla e të mëdha që tregtojnë prodhime nga e gjithë bota, Porta Palazzo është gjithashtu edhe zemra e zonës më të madhe multi-entike të Torinos. Simbol i bashkëjetesës, - jo përherë të lehtë, të qetë e të lumtur, - të popujve e kulturave të ndryshme, Porta Palazzo është edhe vend-ndodhja e njërës prej xhamive të para të qytetit e të krejt rajonit.

Pikërisht në këtë sfond shumëngjyrësh, jo larg hyrjes së xhamisë në fjalë, ku besimtarë të shumtë faleshin për lutjen e mbrëmjes, u shfaq premiera Italjane e “Kronikës Provinciale”. Në të mori pjesë edhe njëri prej autorëve, skenaristi i filmit, shkrimtari Ylljet Aliçka, aktualisht Ambasador i ShqipërisëFrancë dhe pranë Unescos.

Rreth 250 spektatorë të të gjitha moshave e të shumë kombësive e mikpritën përsëdyti Ylljet Aliçkën, që ka debutuar në Torino me “Parrullat me Gurë”, në vitin 2007. Ata sfiduan motin e keq, - të ftohtin e pazakontë për këtë stinë të vitit dhe shiun me rrebesh, - dhe preferuan filmin e dyshes Minarolli-Aliçka ndaj ndeshjes së fortë Inter-Barcelona që luhej atë ditë në të njejtin orar. >smiley>>
smiley>Publiku shijoi dhe duartrokiti humorin e batutave të filmit, pamjet e bukura të sokakëve të Beratit, mjeshtërinë artistike të kastit të aktorëve të përzgjedhur, ku spikasnin emrat më në zë të kinematografisë Shqiptare, risinë e Tedi Papavramit në rolin e aktorit, si edhe, natyrisht, interpretimin (dhe bukurin&eumlsmiley e Arta Dobroshit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, autori Ylljet Aliçka, pasi falenderoi pjesëmarrësit e shumtë, u shpreh se “nëse ka një vlerë që Shqipëria mund ti japë Europës dhe që mund të pasurojë mozaikun e vlerave Europjane ajo është toleranca fetare.”

Kjo duket të jetë vlerësuar edhe nga shikuesit e shumtë Arabë, nga Maroku, Egjipti, Tunizia, etj., të cilët kundronin kuriozë hoxhën Mirush Kabashi, që ju këndonte në gjuhën e tyre drejtëpërdrejtë nga ekrani i madh. Duartrokitjet e tyre në kor me spektatorët e tjerë shënuan edhe kalimin me sukses të sprovës së shfaqjes së filmit përballë një publiku myslyman.

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.

Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qëndrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë.>smiley> >smiley>

9 Komente

Kam pare nje interviste te Minarollit per filmin, por do isha kureshtare ta shihja. Filmat shqiptare nganjehere te zhgenjejne shume, por kush e ka pare, te na thote pershtypjet e veta. Nuk e di, por jam pak skeptike per Tedi Papavramin, qe po ia mohuar absolutisht talentin dhe gjenine ne violine, s'e di si mund te jete si aktor. Me sa di une, Papavrami eshte angazhuar dhe ne perkthimin e Kadarese ne frengjisht, pas vdekjes se Vrionit.

Keto fjale s'i kuptoj: shesheve-agorà ????

Ka ca gjera nga ana drejtshkrimore qe duhen redaktuar ne shkrim, qe kam pershtypjen se vijne nga perdorimi i italishtes.

 

p.s. Admin, rregullojeni pak layout-in e postimit, ju lutem. smiley

 

film me ritme shume te avashta, ideja interesante, por nje cike bajate ajo puna e fese...

Dobroshi njeshe fare

Ca skena mund ti kishin bere nje cike me pikante, por me sa duket edhe regjiszori ishte provincial..

smiley me ka pelqyer qe te martesa e lornes

I kane kercenuar islamiket me Jihad mesa duket, prandaj nuk e kane shtyre doren.

Kurse sa per regjizorin une e njoh per burre te mire, provincial apo jo, nuk marr vesh nga keto gjera smiley

Filmi perderisa dhe ne titull e thote "Kronike provinciale" nuk ma do mendja se mund te kishte skena pikante, pasi vete jeta e provincave eshte e tille qe jo nje puthje,( hata e madhe smiley ) por nje dalje ne rruge me nje djale do te ishte burim i pafund thashethemesh, gje qe mund ta rendoje namin e cupes. Kam pare e degjuar ca historira province, qe jane aq te cuditshme, sa te duket sikur kthehesh nje shekull mbrapa, por ja qe ekzistojne dhe jane te verteta.

"Kronika ... " ose me sakte, boshti kryesor i saj, bazohet ne nje tregim te Ylljet Alickes, qe nga ana e tij bazohet ne nje histori te vertete.

Protagonisti i vertete i ngjarjes eshte piktori Artist i Popullit Sali Shijaku dhe qyteti eshte Tirana (natyrisht e shume viteve me perpara).

Kurse fictioni i Alickes qe ka marre shkas nga historia e vertete vendoset ne Berat.

Rralle e tek bie dakord me komentuesin eltonkola, po ne rastin e Arta Dobroshit nuk mendoj se ka shume vend per kundershti.

Keq sa me ska me vjen edhe mua qe autoret nuk kane xhiruar skena me pikante... smiley

 

 

Ty te vjen keq per Arten apo per filmin? smiley

po qe per Arten, ta qaj hallin, smiley  po qe per filmin, them se regjisori ka ditur ta beje Arten cupe te turpshme provinciale. E kam pare nje skene te filmit, dhe te jap te drejte, Arta ishte vertet shume e bukur. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).