Korce, biznesi pergatit protestat

Biznesi i vogel ne Korce kercenon me protesta pa afat per shkak te informalitetit dhe konkurrences se pandershme.

Biznese te shumta qe ushtrojne aktivitet ne sektorin tregtar ushqimor, industrial, sherbimin taksi etj, kane vene alarmin se aktiviteti i perditshem eshte ne rrezik per shkak te konkurrences qe vjen nga te palicencuarit.

Jane te pakten 2400 biznese te vogla qe ushtrojne aktivitet ne Korce te cilat po ndiejne veshtiresi ne aktivitetin e tyre si pasoje e bizneseve te tjera te se njejtes linje qe ushtrohen ne menyre te paligjshme, pa licenca dhe pa asnje detyrim ndaj shtetit.

Ne nje deklarate per shtyp, shoqata e biznesit te vogel ka bere te ditur se do te filloje protestat pa afat, duke nderprere cdo dite punen per tri ore deri ne marrjen e masave per te ndaluar sipas sektoreve konkurrentet e paligjshem.

Kryetari Albert Nasto ka deklaruar se ne qytet gjenden te pakten 5000 biznese te vogla ose sa dyfishi i bizneseve te ligjshme e te licencuara, te cilat ne disa raste kane arritur deri ne falimentim dhe mbyllje te aktivitetit.

“Ka pasur shume raste kur bizneset detyrohen te dorezojne licencat dhe te mbyllen per shkak te informalitetit. Informaliteti per biznesin e vogel ne Korce eshte perllogaritur ne shifren 68% qe eshte shume e larte dhe sipas sektoreve ka edhe raste kur 75% e subjekteve ne treg jane te palicencuara.

Keshtu ka pasur probleme me taksite qe konkurrohen nga te palicencuarit, me dyqanet ushqimore, tregtaret e peshkut, ata te konfeksioneve dhe industrialeve etj. Kemi pasur shume here kontakte me pushtetin vendor dhe qendror per te marre masa per kete fenomen dhe asgje konkrete nuk ka hyre ne veprim”, tha Nasto.

Nisur nga keto kushte, biznesi ka vendosur te protestoje duke bllokuar punen deri ne zgjidhjen e problemit ne fjale. Gjate vitit te kaluar te pakten 300 biznese u mbyllen per shkak te falimentit.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).