Korce, bizneset ne proteste

Qindra njesi tregtare dhe biznese te vogla ne Korce jane mbyllur ne shenje proteste per tre ore.

Shkak per kete proteste te paralajmeruar eshte bere niveli i larte i informalitetit dhe konkurrenca e pandershme ne treg nga ana e subjekteve te palicensuara.

Pothuajse te gjitha njesite tregtare, ato ushqimore, industriale dhe te konfeksioneve kane ulur grilat dhe kane mbyllur dyert duke refuzuar keshtu sherbimin ndaj klienteve.

Bizneset e vogla ne Korce deklarojne se jane perfshire nga kriza per faktin se konkurrohen nga subjekte te cilat nuk shlyejne asnje detyrim fiskal dhe ushtrojne aktivitet te paligjshem.

Protestes i jane bashkuar te gjitha njesite e licensuara. “Qellimi i kesaj proteste ishte sensibilizimi i biznesit. Ne po i tregojme bashkise se ne si biznes i rregullt duhet te luftojme me shume informalitetin, i cili eshte shume i madh”, ka deklaruar pronari i nje dyqani.

Ne Korce ushtrojne aktivitet 2400 biznese te vogla te licensuara, ndersa njesite e palicensuara mendohet se jane sa dyfishi i tyre.
 

4 Komente

 spirth qiviriu per te tilla gjona! Per aq kohe sa bizneset e mesme dhe te medha qendrojne hapur dhe te palicensume pergjat akseve kryesore te vendit kundrejt meshtetjes financiare ne fushata, konkurimi i drejte ne treg do te mbetet nje enderr.

A njifni noi gazetar qe mund te ket 20 min kohe te lire? nje vrap ne Kamez e do zbuloje se 90% e bizneseve qe furnizojne ndertimin jane te palicensuara, te pa regjisturara, te pa taksuara etj etj..

"e ka bo ne Kamez" smiley mu qa nje taksist para ca ditesh kur po i tregoja targen e verdhe te nje konkurrenti te palincensuar, qe pavarsisht se s'kishte license kishte marre targe taksie.

 Shyqyr qe po protestojne. Do Zoti sensibilohen dhe bizneset e tjera, sepse duke u regjistruar dhe te tjeret, do t'mund te ulen dhe taksat, ose te pakten te paguajne mbi bazen e xhiros dhe jo afrove siç ua ka vendosur qeveria idiote, qe i ka ndare ne dy kategori, biznes i madh dhe biznes i vogel, nderkoh qe duhej ti ndante ne 4-5 kategori, dhe çdo kategori ta ndante ne 3-4 nenkategori, ku nenkategoria e 4 p.sh. e kategorise se pare te mos kish diference te madhe tatimi me nenkategorine e 1 te kategorise se dyte. Pra e pare si tabele apo nga siper, nenkategorite do te kishin diferenca te vogla me njera tjetren. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).