Kontrolli teknik i makinave me konçesion zviceranëve

Kontrolli teknik i makinave tashmë do të kryhet nga një firmë zvicerane. Marrëveshja konçesionare është nënshkruar nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe përfaqësues të kompanisë Societe Generale de Surveillance. Sipas ministrit Olldashi kjo kontratë synon përmirësimin e ndjeshëm të sigurisë së qarkullimit rrugor të mjeteve rrugore me motor në vend.

Olldashi “Subjektit konçesionar zvicerian “Societe Generale de Surveillance”, i akordohet e drejta, për kryerjen e shërbimit të kontrollit të detyrueshëm teknik të mjeteve me motor dhe rimorkio në Shqipëri për 10 vjet, sipas kushteve të kontratës, kundrejt pagesës së tarifës së koncesionit 5% e të ardhurave në llogari të shtetit shqiptar. Nisma e Këshillit të Ministrave për dhënien me koncesion të këtij shërbimi, do të jetë pionier jo vetëm për përafrimin e shërbimit në cilësi dhe standarte me shërbimin e kontrollit teknik në vendet e Bashkimit Europian por dhe në përmirësimin e ndjeshëm të sigurisë së qarkullimit rrugor të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
SGS Jacques Vollenveider

“Qëllimi themelor i programit të ri është përmirësimi i standarteve dhe rritja e sigurisë në rrugë si dhe mbrojtja e ambientit. Në një kohë të shkurtër programi do të duhet dhe do të përputhet me të gjitha direktivat e Bashkimit Europian në fushën përkatëse. Kompania do të ofrojë shërbimin e pavarur të kontrollit teknik të automjeteve, i cili do të karakterizohet nga përkushtimi ndaj nevojave të klienteve dhe konseguencës në cilësinë e testimeve. Sistemi i ri i kontrollit do të jetë i kontrolluar elektronikisht, i automatizuar dhe do të ofrojë siguri dhe saktësi maksimale testimi.”

Jo në pak raste aksidentet e ndodhura në vend kanë qenë si pasojë e mungesës sëe kushteve të sigurisë nga ana e automjeteve. Mjafton të kujtojmë një aksident të ndodhur në muajn korrik në Fier ku drejtuesi i një motorri humbi jetën pasi u përplas me një kamion të parkuar në anë të rrugës për shkak se këtij të fundit nuk i punonte sistemi i ndriçimit ose një aksident në rrugën Lezhë-Shkodër ku tre persona humbën jetën pasi makina ku ata udhëtonin kishte patur një defekt teknik në sistemin e drejtimit.

16 Komente

hajt ta gezojne, ishalla i qerojne te gjithe ata katunaret hajdute qe jane ne pune aktualisht

Shume gje e mire kjo. Bravo!

Nje pyetje kisha: Po qeverisja e vendit a mund te jepet me koncesion?

Lajm i mire! I ka te gjitha gjasat qe te funksionoje, por per cdo rast le te prekim hunden dhe te urojme qe te funksionoje.

Bukur smiley por 5% me duket sh pak...

maqine para, maqine mrapa smiley

Hajt, hajt!

Dy t'rrafme t'bojne keq, jo dy t'hongme! smiley

Po si do behet kjo? Po pagesat si do te jene, se me siguri qe do te kete dhe pagesa... Apo do na e masin koken me pe?

bedrije, radhe e gjate maqinash... smiley

Shume thjesht dhe pa leke. Ta shpjegoje Dija me larte: naqine para, naqine mbrapa, po kaloj prova me sukses ja hudhe.

E vlefshme per gjithe shqiptaret kjo, he? Pa perjashtim... Kolaudim te mbare smiley

Jo per te gjithe, vetem per ata/ato qe kane automjet aktiv ne perdorim. Po kontroll kollodokut a i behet?  smiley  

SGS a cado lloj emri te kete, atij venit, jete e mot, ka me i met emri : KOLAUDIMI !

Ke kolaudimi ...do leme takim oj oj smiley

 Tani, kam pershtypjen se, asnje s'ka per te blere makine pa kaluar nje here tek kontrrolli teknik. Kam friken se do rriten makinat qe udhetojne ne rruge pa vertetimin e kalimit/lejimit te udhetimit, ngaqe shoferet kane frike se kontrrolli do jua ktheje mbrapsh tek garazhdet per riparime, gje qe do te thote rritje e shpenzimeve, kostos se makines. 

Edhe kontrollin e makinave do tju a japim me koncesion??????

As per kete nuk jemi ne gjendje? Vec per llafe e idiotsira jemi ne

Sa per shpresen se kjo do te qeroj hajdutet, budallejte etj As mos shikoni endra te tilla. Ata hajdutet budallej katunare do te jene prape atje vec se do te ken nje boss tjeter. Dhe hajduti hajdut mbete pavarsisht nga bossi. Dhe nje boss i jashten ( nga jashte shtetit) nuk do ti bej budallenjte te zgjuar.

Per mua kjo eshte nje shpenzim i kote. Gjerat njesoj do te mbeten

Kjo është provë toko, sot kontrolli i makinave, nëse funksionon, nesër kontrolli i shtetit.

Une du me dit sa leke do bohet kolaudimi, per te tjerat s'ma nie hic

Kolaudimi?! Une ja kam gjet dermanin me kohe. Nje here ne tre vjet nje makine me kilometrazh zero dhe ke te drejte qe per 3 vjet mos ta futesh ne kolaudim smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).