Kësaj here Vlora ka të drejtë

Edhe njëherë, Universiteti i Vlorës ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, e si pasojë edhe në bisedat e ditës. Dhe në Shqipërinë e vogël me shumë universitete, kjo nuk është gjë e lehtë.

Universitetet e rretheve gjithmonë janë konsideruar si "periferike", "të parëndësishme", "nga ato që bëjnë zhurmë", në krahasim me Tiranën.

Hera e parë kur Universiteti i Vlorës ia doli të sundonte kryetitujt e gazetave dhe të TV-ve për ca kohë (propozimi për ndryshimin e emrit të Universitetit) nuk ishte me shumë fat dhe për mendimin tim, as e qëlluar si kauzë.

Po të rrimë shtrembër e të flasim drejt, kësaj here Vlora ka të drejtë dhe është i turpshëm qëndrimi i homologëve të tyre në të gjithë Shqipërinë, të cilët edhe pse shfryjnë çdo ditë ndër vete për cilësinë e dobët të studentëve me të cilët janë të detyruar të përballen çdo vit, nuk kanë guxim ta bëjnë këtë hapur dhe heshtin.

Do të ishte në nderin e tyre si kolegë, si akademikë, si njerëz të dijes ta mbështesnin këtë qëndrim.

Sepse këtu nuk është fjala për 50 studentë që do pranohen ose jo në universitet. Këtu bëhet fjalë për vlerat që po ndërtojmë si shoqëri, për vlerat me të cilat po edukojmë fëmijët tanë.

Të pranosh të dhunohet një institucion publik, sepse ti kërkon të shkelësh mbi parimet universale të meritës dhe konkurrencës, do të thotë të mos kesh haber nga shteti i së drejtës dhe të nxisësh kulturën e dhunës, të forcës. Edhe sikur ata studentë të kenë të drejtë, duhet të mësohen të presin vendimin e institucioneve përkatëse me qetësi dhe pa sherre.

Fundi i fundit, të pranosh se nuk je për universitet nuk është gjëma më e madhe që mund t'i ndodhë njeriut. Gjithmonë ka patur e do të ketë nxënës të dobët. Jo të gjithë janë të prerë për t'u bërë shkencëtarë e studiues. Ne duhet t'i mësojmë fëmijët tanë të kërkojnë aq sa u takon, t'i shtrohen punës dhe të kërkojnë mënyrën më të mirë për t'u realizuar si njerëz.

Në mënyrë të pavetëdijshme ne jemi duke ushqyer një kulturë që përbuz punën profesionale kur duhet të përbuzim notën e pamerituar që sjell postin e pamerituar. Dhe pastaj ankohemi se nuk kemi shtet!

Cila është herezia e Universitetit të Vlorës? Kanë kërkuar të vendoset një prag pranimi për kandidatët për studentë. Le të dalë një pedagog dhe të thotë se mund të punohet në auditorë universitarë me studentë që kanë mesatare nën 6 (për mua edhe nën 7 janë të diskutueshëm), pasi po flasim për universitet, jo kurs rrobaqepësie.

Po flasim për studentë, d.m.th., njerëz që janë në gjendje të studiojnë, që duhet të lexojnë njëqind-dyqind faqe në ditë, nja 3-4 kapituj për të bërë një diskutim në klasë, studentë që janë në gjendje të krahasojnë, të shkruajnë ese.

Le të dalë dikush dhe ta mbrojë tezën se këta studentë mund ta përballojnë një fluks të tillë. Nuk pi ujë as argumenti se "krasiten" rrugës.

Pse duhet t'i pranojmë njëherë dhe pastaj t'u themi "ti nuk bën", kur i kursejmë vetes, atyre dhe familjeve të tyre kohë, energji dhe zhgënjime që në fillim?

Ne ku ta gjejmë që universitetet tona të vendosin kritere të tilla, të kenë ambicie për të ofruar produkte cilësore! Kështu rritet konkurrenca, kështu farkëtohet produkti më i mirë. Kemi 18 vjet që bërtasim: "Duam cilësi".

Atëherë pse nuk i pranojmë shenjat e para të saj? Sepse propozimi vjen nga një universitet i vogël, "pa peshë"? Apo se kur ka shumë, "në mos rrjedhë, do pikojë"?

Unë nuk e njoh rektorin e Universitetit dhe të gjithë stafin pedagogjik të Vlorës, por i falënderoj që e hapën edhe njëherë këtë debat dhe që ndoshta do të marrë zgjidhje njëherë e mirë.

Nëse gjykata vendos që Vlora ka të drejtë, atëherë mund të themi që reforma në arsimin e lartë është në rrugë të mbarë. Nëse jo, agonia do të zgjasë. E ndoshta ministër Arsimi ndonjë ditë do të na vijë njëri nga këta studentët që sot bërtasin: "dum diploma"!

32 Komente

Jam goxha jashte kesaj pune, me teper perqendrohem tek forma se tek permbajtja.

Lexova nje dite nja dy letra te Keshillit pedagogjik te Universitetit te Vlores. Njera i drejtohej Jorgo Kaçanit. Te them te drejten, gjuha e perdorur ne leter ishte vertete e mjere. E shkruar ne numrin njejes, me thirrje "O Filani !", me shkurtime emrash : "gogo" a diçka e tille, sinqerisht, nuk m'u duk leter e denje per profesore. Por kushedi, ndoshta atje eshte ndryshe dhe une hutohem kot. Nuk e kam idene si jane marredheniet student-profesor, a i flasin njeri-tjetrit me "ti" apo me "ju", a thuhet zoteri apo jo, a thirren ne emer apo ne mbiemer, s'e kam idene. Thjesht letra e ketyre profesoreve me zhgenjeu.

Megjithese, tani qe kujtohem, kete mode e pati hapur dyshja bukuroshe Kadare-Milo, kur i therrisnin njeri-tjetrit : "po hik ere dreq anej", ose "po ç'thua keshtu more horr horri". Shkurt fjala, gallate.

Titulli i artikullit , sulmon ministrin e arsimit, po jep te drejte artikullit te A. Fuga.

Kete here ka te drejte, e kaluara ka qene e padrejte. Deri ketu mire.

Problemi qendron tek "fryrja" e UV, per te treten dite rradhzi do kemi nje artikull me permbajtje te njejte.

I jap te drejte Hajdar Bukoroshit, pse eshte i pjerdhur ne tru Rektori, ç'fare faji kane Shqiptaret, te merren me rrjedhjen e tij, jane  doktore specialiste qe duhet ta ndihmojne.

Nje pyetje do bej, Selam Salaria eshte me rektorin apo me ministrin?

Une jam kunder Rektorit, keshtu qe me jepet rasti te jem me Selamin.

 

Atehere, le te kthejne kohen e konkursit, kur edhe mesatarja e kater viteve te gjimnazit luante rol kryesor ne rezultatin perfundimtar.

Mandej, nuk pajtohem aspak me letren e hapur te pedagogeve te Vlores, ku ironia dhe sarkazma arrijne gjer ne fyerje te kandidateve per studente. Nese duan te japin shembull, te fillojne nga dhenia e pergjigjeve te kthjelleta, jo te nisur nga emocionet e castit, si kjo e meposhtmja.

 

Dhe neqoftese do te ndodhe ndonje “ Deutchecs et machines’’ atehere me ju do te organizohet nje provim ne matematike me ushtrime dhe problema te klases se katert fillore dhe do tja japim per ti korrigjuar mesueseses se matematikes Zj. Elida Hoxha , Drejtoreshe e Arsimit te Larte ne MASH.

 

Nqs kjo drejtoresha e mesiperme eshte shprehur keshtu, atehere kjo gje duhet te na vere ne mendime dhe ne merak per arsimin ne Shqiperi. Dhe kjo zonjeza na qenka Drejtoresha e Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit?

Nese eshte gafe e gazetarit, perseri kjo gje duhet te na vere ne mendime dhe ne merak per arsimin ne Shqiperi.

 

Jo, Pedro, kete e kane shkruar pedagoget e Vlores ne letren e tyre te hapur per prinderit dhe kandidatet per studente. Eshte diku ketu tek peshku dhe letra e hapur, por nuk po e gjej dot tani.

Atehere e korrigjoj; nqs keta pedagoge jane shprehur keshtu ( i referohem shprehjes se pakuptimte "Deutchecs et machines" - sipas mundesise le te ma shpjegoje njeri se cfare do te thote kjo), atehere kjo gje duhet te na vere ne mendime dhe ne merak per arsimin ne Shqiperi. Nese pedagoget reflektojne injorance, cfare mund te thuash per pesanjoset?

Shume pak veta e kuptojne se ceshtja e arsimit ka te beje shume me te ardhmen e shoqerise.

A e kuptoni se cfare brezi po rritet?

Argumentave te autores se shkrimit, doja tu shtoja edhe nje tjeter argument, i cili sipas meje eshte me i rendesishmi ne kete mesele.

Dhe pikerisht behet fjale per zhvleresimin e punes mesimore ne shkollat e mesme.

Qe te arrish ne nje universitet, kriteri kryesor eshte qe te kesh marre nje paradije, e cila te jepet ne etapat parapregaditore per ne kete universitet, ne shkollat fillore, 8-vjecare (se fundi 9-vjecare) dhe ne gjimnaz apo shkollat e mesme profesionale. Grumbullimi i dijeve dhe deshmia e dhene ne formen e diplomes se matures, qe ti ke qene i zoti te asimilosh kete dije, te hap rrugen qe ti te hysh ne etapen tjeter (dhe jo te fundit) te kualifikimit. Dikush, i cili te paraqet nje diplome mature me mesatare nen gjashte (per mendimin tim edhe ky kufi eshte tmerresisht i pamjaftueshem) nuk duhet te kete as te drejten morale qe te kerkoje te rregjistrohet ne universitet.

Duke qene se sistemi arsimor bazohet tek stimuli moral (perndryshe nuk do te kishte arsye perse te ekzistonin notat), urdhri i MASh ndaj Universitetit te Vlores per te pranuar dembelet injorante, jo vetem qe eshte nje nderhyrje e paligjshme dhe cenim ndaj pavaresise se Universiteteve dhe njekohesisht nje afront ndaj sistemit arsimor, mbrojtja e te cilit eshte dhe duhet te jete veprimtaria kryesore e Ministrise se Arsimit, por ky urdher ben qe te mocali i korrupsionit skandaloz qe ekziston tashme ne arsim te thellohet akoma me teper.

Ah mor "pedro", sa here e kam shkruajtur kete qe po e hedh perseri ti arsyeshem, por ja qe jane edhe "politikat arsimore" qe nuk arrijne te kuptojne se, shoqerite e zhvilluara kapitaliste sot jane ato qe e kane filluar me arsimin si rritje cilesore per te konkuruar, dhe me pas zhvlluar.

Ah, ky social-komunizmi sa te thella i ka ngulur rrenjet!

"Edhe njëherë, Universiteti i Vlorës ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, e si pasojë edhe në bisedat e ditës. Dhe në Shqipërinë e vogël me shumë universitete, kjo nuk është gjë e lehtë.

Universitetet e rretheve gjithmonë janë konsideruar si "periferike", "të parëndësishme", "nga ato që bëjnë zhurmë", në krahasim me Tiranën."

 

Pake rendesi ka se me cilin behemi ne njo komentim ....... une do te desha te thosha qe me e rendesishme eshte qe shoqeria shqiptare duhet te vije dhe te demokratizohet............

pra probleme te tilla tregone qe shoqeria shqitare..... problemet e saja ka filluar ti debatoje ne shoqerine e saje.......... si media....... internet...........etj.

pra ne te ardhen do ti gjejne nje zgjidhje ose do vemi  ne lindje ....... si vendet e lindjes..... ose do vemi ne perendim si vendet e perendimit

Ka nje konflikt mes filtrit te mesatares me politiken arsimore qe eshte implementuar ne keto vitet e fundit. Ideja e universiteteve te hapura per te gjithe duhet te zbatohet nga te gjithe universitetet (te pakten ato shteterore) ne menyre qe te mos krijohen standarde te shumefishta, gje qe mund te coje ne konfuzion maturantet.

Edhe po te aplikohet, do t'i gjendet shume shpejt marifeti duke rezultuar ne korruptim te metejshem te arsimit te mesem.

Filtri i mesatares nuk me duket i pershtatshem per universitetet tona dhe ne nje fare forme me ngjan me konkurset e aplikuara me pare per perzgjedhjen e studenteve. 

E vetmja rruge, me sa duket ajo me e veshtira por me e drejta, eshte seleksionimi gjate studimeve. 

ka shume rruge qe te cojne ne Rome, thone. Cdo shtet, edhe ato perendimoret, kane filtrat e tyre, dhe keto filtra ndryshojne nga shteti ne shtet, sipas specifikave lokale dhe, mbi te gjitha, sipas nevojave lokale.

Ne zvicer, psh, filtri funksionon fillimisht qe ne gjimnaz: ne gjimnaz hyjne, me provim, vetem nxenesit me te mire, ata qe arrijne piket e mundshme qe perllogariten nga mesatarja e nxenesit ne shkolle dhe piket e provimit. Per ata qe jane ne zonen gri, a provime seleksionimi gojor.

Te gjithe ata qe arrijne te mbarojne gjimnazin kane te drejten te aplikojne per studime ne Universitet Zvicerane, duke pranuar kolektivisht, qe gjimnazet zvicerane jane shume cilesore dhe ne gjendje te prodhojne nje nivel dijesh paraprake, nje cilesi studentesh, qe mund te perballojne nivelin e larte te Universiteteve, por qe edhe i mundesojne Universitetit te ndjeke agenden e tij, pa ju dashur te uli ritmin per te integruar nivele te ndryshem cilesish.

Vetem per mjekesine dhe juridikun ka preseleksionim, per te ruajtur vendin nga inflacioni i ketyre profesioneve.

E, megjithate, te treja institucionet zvicerane te arsimit te larte, shkolla e larta profesionale (universitete teknike), universiteti, dhe Shkolla e Larte Federale (kjo eshte nje nga me te mirat ne bote, dhe e vetmja nen juridiksionin e shtetit Zviceran, ne ndryshim nga Universitetet dhe shkolat e larta profesionale qe jane kantonale dhe nen juridiksionin e kantoneve) kane te drejte te ndryshojne kriteret e pranimit. Psh, Shkolla e larte federale, ka filluar te aplikoje, sidomos per te huajt, por jo vetem, intervistat gojore, per te thithur vetem studentet e shkelqyer, praktike qe mendohet se do kthehet ne rutine pranimi ne kete institucion.

Cilat jane specifikat lokale Shqiptare?

Shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje te siguroje ne vazhdimesi, ne cdo hallke te tij, cilesine. Keshtu qe mua me duket fare e natyrshme qe nje Rektor kerkon te imponoje nje nivel cilesie pranimi, qe te kete mundesi edhe te garantoje nje nivel te caktuar cilesie per produktin qe nxjerr.

Ministria e arsimi me duket tejet patriarkale, ca per tradite e ca per pamundesi. Mbi te gjitha, ministria e arsimit eshte tejet e pafuqishme per t'u imponuar aty ku duhet: ne rritjen e cilesise se arsimit shqiptar. Kjo e fundit do te kerkonte masa radikale, duke filluar qe nga futja e kritereve bashkekohore te kualifikimit te dozenteve e profesoreve, ne futjen e teksteve bashkekohore, ne futjen e nje menyre te re komunikimi te sudentit me profesorin, te futjes se praktikave ne mesimdhenie, te futjes se shkences ne Universitet e me radhe.

Cilat jane nevojat lokale ne kete shtetin tone?

Ka nje rezistence te madhe, te paimagjinueshme, nga ana e universiteteve per te mos ndryshuar statuskuone. Tek e fundit, askush (me perjashtim te disave te kualifikuar jashte qe jane kthyer) nuk arrin te plotesoje kriteret bashkekohore te seleksionimit si profesor, e mbi te gjitha, qe te jemi fare fare te ndershem, shkenca shqiptare rendom e kalon stadin e spekulimit; gje qe shpjegon frymen tejet spekuluese qe dominon edhe debatin publik, dhe vlerat shume e dyshimta ne vleresimin e intelektualit dhe punes se tij (kjo shtrihet ne cdo fushe te jetes).

Rektori i Vlores ben pjese tek ata qe jane edukuar jashte e qe duket se ka energjine per te luftuar. Po pres se sa kohe do i duhet per t'u adaptuar ne nje shoqeri qe flet 24 ore per ndryshimin, por qe as e ka ndermend ta kaperceje nivelin e retorikes e t'i beje ndryshimet ne realitet.

Por, le te flasim.

Shume e sakte. Nuk i heq dot asnje presje.

Bie dakord me vezhgimet e shkruara me siper; shkurtimisht per efekt kohe, disa pyetje mbi te cilat mund te reflektohet

- A eshte zgjidhje largpamese - mund te funksionoje per 1-3 vite, pastaj i gjendet ana; ata qe do e ndajne mendjen se do te bejne shkolle te larte do te "paramendojne dhe parapergatiten". Ketu e peson perseri arsimi i mesem.

- cfare e ndan nje maturant me mesatare 5.9 nga nje tjeter me mesatare 6.1 ?

- Pse duhet te diplomohen 90%* e studenteve nga te gjithe ata qe pranohen ne shkollat e larta? (statistike pergjithesuese subjektive, aty rreth viteve 2000-2006)

- Perseri, a eshte zgjidhje largapamese?

 

pastaj i gjendet ana; ata qe do e ndajne mendjen se do te bejne shkolle te larte do te "paramendojne dhe parapergatiten". Ketu e peson perseri arsimi i mesem.

Meqe, mund ta haje i mesmi hajt t'ia ngecim te lartit?  smiley   Duke ia lene te mesmit, te pakten do lokalizojme e izolojme problemin aty, them une.

- cfare e ndan nje maturant me mesatare 5.9 nga nje tjeter me mesatare 6.1 ?

cfare e ndan nje 17 vjecar + 364 ditesh nga nje 18 vjecar + 1 dite qe ligji i trajton ndryshe?

Cfare e ndan nje 18 vjecar qe mbush 18 vjec ne nje vit te brishte (29 dite shkurti) nga nje qe i mbush ne nje vit normal?

Po eshte kriter me pra. Borderline-ët e hane gjithmone smiley  

 

Ana H,

"Mandej, nuk pajtohem aspak me letren e hapur te pedagogeve te Vlores, ku ironia dhe sarkazma arrijne gjer ne fyerje te kandidateve per studente. Nese duan te japin shembull, te fillojne nga dhenia e pergjigjeve te kthjelleta, jo te nisur nga emocionet e castit, si kjo e meposhtmja."

 

 Nuk eshte fyerje ti tregosh nje 18 vjeçari qe s'eshte i zoti per diçka, eshte ndihme e madhe se keshtu mund te zgjedhe rruge tjeter.

Iris,

nuk kam asgje kunder asaj qe thua ti. Une vete, jam produkt i konkursit ne fakultet dhe me duket kriter shume i drejte mesatarja, por nuk me pelqen menyra, po e quaj arrogante,  e pergjigjes se pedagogeve. Nuk me tingellon si pergjigje pedagogesh, por pergjigje "te fortesh".

Ana une njoh shume nga afer per fat te keq lodhjen dhe presionet nen te cilat ndodhen stafi dhe pedagoget. Sikur te mos mendoja qe per te ardhmen e arsimit duhen njerez te pergatitur ( s'po flasim per llafologe dhe ekspert te filozofise, po te shkencave te sakta), s'do ua justifikoja per asnje moment qe rrine dhe pergjigjen dhe humbasin kohen me njerez qe fundja fundit nuk i vleresojne dhe s'kane per ti vleresuar ndonjehere per sakrificat qe bejne.

 Si tingellojne shprehjet eshte dhe çeshtje perceptimi personal. Mua me tingellojne " te bute" se pedagoget s'jane aty tu tregojne prinderve sa vlejne femijet e tyre, po jane aty qe te punojne me ata qe meritojne vemendje dhe kane interes per shkollim. Pjesa tjeter eshte problem i familjes.

Po pate mundesi te me sqaroje njeri, se nuk e kam ndjek fare kete ceshtje, keta bukuroshet republike-me-vete-tipike-vlonjate, a nuk kishin mundesi ta ngrenin me pare kete problem, qe te mos shkohej gjer tek perzenia me dajak e studenteve qe kane shkuar per tu regjistruar ???

Universitetet e rretheve gjithmonë janë konsideruar si "periferike", "të parëndësishme", "nga ato që bëjnë zhurmë", në krahasim me Tiranën.

Nuk e di nese autorja ka vertete ndonje eksperience me universitete rrethesh, por e garantoj qe jane per tju vene bomben te gjitheve.

Qe kandidatet per studente jane analfabete ? Po mi, ashtu jane, dhe jo vetem ata por dhe studentet, dhe te diplomuarit dhe te punesuarit, madje dhe nga ata qe kane bere karriere.

Une mund te jem dakort ne teori per skemen e Shashkes, dhe konceptin e tij per nje objekt universitar. Por konteksti ku eshte vendosur nuk eshte ai mbi te cilin mund te ngresh nje skeme te tille. Sidmos kur universiteti eshte publik dhe sta ka lene baba. 

Une vete jam pro mesatares, si element vleresimi, pasi ne mungese te saj, do te zhvleresonim punen e shkollave dhe mesuesve te arsimit parauniversitar, te cilet jane me te afert me nxenesit dhe me kembe ne toke. Strukturat universitare, nqs duan vertetete te vejne kufirin tek thana, le te kontribuojne ndryshe, dhe jo me thuper kurrizit. Sepse nga ato ambiente lindin metodat, tekstet, trendet e arsimit te mesem apo dhe me gjere, sepse aty pergatiten mesuesit e arsimit parauniversitar, sepse aty ka njerez qe kane burimet per te zhvilluar apo ndihmuar strategjite e arsimit.

E dime te gjithe shume mire, qe nje mesatare 6 ne fund te matures, nuk eshte problem i gjjimnazit perkates apo i individit, sesa i gjithe zinxhirit arsimor ne te cilin ka kalu ky individ.

E nese Shashka, do paragjykoje produktet e arsimit parauniversitar, une do propozoja tja paragjykonin dhe atij produktet e veta, duke e futur ne nje proces te rrepte akreditimi apo gjeje te ngjashme, dhe do te shikonim pastaj sa reale a fiktive do ishte gjashta e universitetit te vlore, apo me mire me thene Pesa e Universitetit te Vlores.  E nqs shashka pretendon se ka nje institucion te mire arsimor, le ti pranoje keta te gjashtes dhe ti ngele qe te gjithe , sepse ata jane per te ngelur apo jo ????? Keshtu dhe luan sipas rregullave, dhe del i nderuar, sepse i jep secilit hakun !

Shashkes mund ti duket vetja se eshte hallka e fundit, e llustruar me flori e zinxhirit arsimor dhe i duket se e ka ne dore ta kepusi sipas merites.

Nejse, une se di si eshte ligji dhe sa autonomi ka, por sme vjen hic ere e mire kjo pune, me njerez qe trokasin per tu regjistruar dhe ju perplaset dera ne surrat. Me mesatare 6 apo 16 , 18-vjecaret sipas rregullave te ketij vendi, kane projektuar dicka per veten e tyre. E nqs e kane fituar kete te drejte sipas rregullave, sme duket e drejte tju futet shqelmi. 

Le te punojne Shashkat per te ndryshuar rregullat.

 

Lajm i gazetes "Koha Jone"

Tanush Shashka, kreu i ri i universitetit
E Premte, 11 Janar 2008

Votat e pedagogeve, studenteve dhe administrates se Universitetit te Vlores kane shpallur fitues profesor Tanush Shashken, me nje karriere te gjate si pedagog, jo vetem ne Shqiperi. Tanush Shashka mesohet te kete qene pedagog edhe ne Universitetin e Miciganit. Ai ka premtuar te sjelle eksperiencen perendimore ne universitetet tona, dhe kjo mendohet te kete qene nje nga arsyet pse ai eshte votuar me shume.

Disclaimer: Sjellja e ketij lajmi ketu nga ana ime nuk ka te beje me preferenca vetjake ndaj personave te permendur mesiper. Personalisht nuk njoh asnje nga personat per te cilet behet fjale ne kete lajm.

Universiteti Vlores mund te kete te drejte,por kur jane botuar kriteret per pranim ne kete Universitet,kjo nuk ka qene e shkruar keshtu qe keta maturante kane bere aplikimin se po te ishte ndryshe nuk do te aplikonin ne Vlore per shkak te mesatares.

Nuk mund te ndryshohen rregullat tani mbrapa kur ata nuk kane me mundesi aplikimi ne universitet tjeter.

Rregullat nuk ndryshohen pasi mbaron loja.

O ju shoke dhe shoqe

Ka te drejte kjo autorja qe thote jane analfabete,por me duket se ka edhe peshku analfabete.

E para universiteti ka nxjerre nje vendim qe ne muajin MAJ qe nuk pranohen studenta me mesatren 6! Ky eshte vendim publik! Ky Shaska ka 2 vjet qe po punon per ate vende,nuk filloi sot. P.sh. ishte i vetmi intusticion arsimor ne shqiperi qe gjate pushimeve verore ftonte pedagog amerikane te jepnin leksione ne Vlore. Nese ka punuar apo punon keqe Shaska ta vleresojme me vone.

E dyta universiteti nuk meson shkrim e kendim. Edhe as nuk e kane per detyre te mesojne robte te marrin nota mbi 6. Edhe nuk futen robte ne universitet te kalojne apo ngelin klasen se late nam me keto budalleqe qe shkruani. Mos i kerkoni universitetit ate qe duhet t'ja kerkoni fillores dhe te mesmes.

 

Rregullat i miraton Ministria Arsimit dhe kjo nuk ishte ne ato pika.

Ku e ka nxjerre kete vendim universiteti?Ne tabelen e njoftimeve?

Neser mund ti teket nje universiteti te thote qe nuk rregjistrohen vajzat qe kane floket e shkurter ose djemte qe nuk jane tullace.

Po jo moj shoqe se e kuptuar gabim kete pune.

Ministria bene tjeter rregulla, edhe universiteti tjeter. 

Vendimi eshte bere publik edhe ne media por edhe derguar ministrise perpara shume muajsh. Edhe tjetra nuk eshte vendim i rektorit personal me urdher por i universitetit.

Une do kisha deshire qe te nxjerrin nje urdher qe vetem vlonjat/e te lejohen ne ate universitet, se nuk dua te na mbushet vlora me kokshtrember.   smiley

Ata ti mbaje Tirona!

.

PS: Jo vetem konferenca.  Por pati dhe "summer school" per ngeles etj smiley.

Ka te drejte kjo autorja qe thote jane analfabete,por me duket se ka edhe peshku analfabete.

e drejte, ti ç'fare je, nuk je i till?

 ka shume rruge qe te cojne ne Rome, thone

shprehja eshte : TE GJITHA rruget te shpien ne Rome. (dmth qe roma eshte qendra e tyre ose e botes, pra e ka kuptimin qe Roma eshte vendi me i civilizuar sa qe edhe ne fshat tat sikur te duash te ndertosh civilizim, Romen do besh e jo tjeter gje)

qe nuk ben njesoj me "perkthimin" tend. se ne fakt kudo ka shume rruge (me shume se dy quhet shume) qe te çojne, po jo te gjitha. 

Personalisht vendimin e Universitetit te Vlores e vleresoj te drejte.

Mos u kapni shume pas "diskriminimit" te gjimnazisteve per moslejim per tu regjistruar ne te, po shihni me tej, mbas kater viteve kur keta mbarojne dhe aty fillon diskrimini i vertete ne tregun e punes per faktin qe nje diplome e leshuar nga Universiteti i Vlores nuk ka te njeten vlere me nje diplome te leshuar nga universiteti i Tiranes, edhe pse studentet e Vlores mund te jene me te zote , me te pergatitur me rezultate me te larta se nj student Tirane.

Ne fund te fundit, disa nga pedagoget e Vlores jane studente Tirane, disa jane individe qe jane formuar jashte vendit, disa nga pegoget e Tiranes japin lexione ne Vlore ,te tjere jane pegoge te huja, literatura qe perdoret eshte pothuajse e njejte, pasi eshte e huaj dhe e perkthyer ne shqip nga vet pedagoget *gjasme kane bere kerkime per te botuar librat , po nejse kjo eshte teme tjeter *nga  atehere pse duhet te ekzistoje ky diskrimin mbi studentet dale nga universiteti i Vlores dhe mbi te gjitha ne momentin me te rendesishem, ate te punesimit.

Atehere shume thjesht problemi eleminohet qe ne fillim, vendoset nje kriter perzgjedhjeje, cka tregon se ata qe frekuntojne studimet kane nje fare niveli, kriteret per tu bere pedagoge apo asistente pedagoge i ka vendosur, pedagoge nga jashte vendit rektori ka sjelle , atehere cfare po ben ky rektor qe nuk i lane gje pa thene........

Po rrit nivelin, po ndryshon ate cka perceptohet per Universitetin e Vlores, a po dhe dicka

PO SFIDON

Ndoshta kjo e fundit nuk pelqehet........

Nderkohe ne Vlore paska filluar greva e urise: http://www.kohajone.com/html/artikull_46854.html

Disa gjera qe s'me duken normale, fare:

1. Eshte gjynah qe simboli i greves se urise eshte zhvleftesuar fare ne Shqiperi.

2. Rektori i Universitetit Ismail Qemali po ben disa gabime: e para, nuk tregon aspak seriozitet  - madje tregon arrogance (tipike te zones, do thonin gojet e liga) duke "perballuar" krizen me email nga Amerika, sidomos tani qe punet paskan shkuar deri ne greve urie. Sigurisht qe familja ka rendesine e saj shume te madhe, por rektori, si post, nuk eshte thjesht nje pedagog, por udheheqes i institucionit qe duhet te jete i pari atje, sidomos kur e gjithe kjo mesele eshte shkaktuar prej vendimeve te tij. 

E dyta, a u eshte treguar qysh ne fillim (kur kane filluar shkollen) ketyre studenteve qe nese nuk e nxjerrin mesataren 6 e siper, nuk marrin diplome te rregullt? Nese po, atehere nuk e kuptoj arsyen e greves. Nese jo, rektori duhet te terhiqet menjehere.

3. Eshte per te vene duart ne koke qe njerez te tille si puna e Dr. Shaskes apo edhe atij Beqirit po u japin emer te keq te gjithe ne te tjereve qe jemi jashte Shqiperise.

 Studentet jane futur ne greve per tjeter arsye dhe jo per 6-ten. Duhet te kene dale nga greva sepse MASH dha nje zgjidhje. Greva ishte pas shuuume protestave qe zgjasnin qe prej diplomimit te tyre dhe ishte ndaj MASH , jo ndaj ndonje vendimi te UIQV

 

 

 

Deklaratat e meposhtme, te publikuara dhe ne faqen e universitetit mbase sqarojne me shume per çfare ka ndodhur (me buje) dhe çfare ndodh shpesh heshturazi :

 

Apel partive dhe politikaneve te te gjitha ngjyrave: Larg duart nga Universiteti i Vlores!

Ditet e fundit eshte vene re nje ndodhi shqetesuese, shfrytezimi politik i greves se ish-studenteve te juridikut.

Asnje nga ju, politikane, nuk ju jepet e drejta te shtireni per arsye qe nuk eshte e nevojshme qe te permenden, sikur ju dhimbsen keta ish-studente.

Ju kujtojme gjithashtu te gjithe politikaneve qe ia behen sot ne Vlore per te ndertuar kapital politik ne nje problem krejtesisht apolitik, midis te cileve zoterinjte, Dashamir Tahiri (ndryshe i njohur si Dashi i Havase), Kreshnik Cipi, Ledi Shamku, Erjon Veliaj, Eltar Deda dhe Ardi Kollozi, qe te mos i fusin hundet atje ku nuk u takon.

Marrim per shembull kete te fundit, A. Kollozin, qe merr persiper zgjidhjen e problemeve te universitetit ne fjalimin e tij. I kujtojme zotit Kollozi qe nuk ka as kapacitetin intelektual as kompetencat ligjore per tu dhene zgjidhje ketyre problemeve. Jane pikerisht keta lloj politikane qe nuk kane marre inisiativen per te diskutuar keto ceshtje as nje here te vetme ne parlamentin shqiptar ku u takon te diskutojne si ligjvenes, por qe kujtohen tani ti bejne keto lloj deklaratash, te paftuar ne ambientet e Universitetit te Vlores.

Edhe njehere ju ri-kujtojme te gjitheve, qe nuk i takon askujt prej ketyre zonjave dhe zoterinjve te mbajne fjalime ne ambientet e nje institucioni autonom, per te propaganduar mbi pavaresine e institucioneve akademike dhe te nxisin nje mase ish-studentesh ne veprime anti ligjore ndaj universitetit, sic eshte veprimi i okupimit te ambienteve te universitetit pa lejen e institucionit.

Perse nuk kane ardhur me pare keta politikane per te kontribuar ne problemet jetike te Universitetit te Vlores, sic jane, hapja e programeve te reja, zgjidhja e problemeve te ambienteve, te kampusit te ri, te rritjes se cilesise, te luftes ndaj korrupsionit?

Zoterinj politikane, ju genjen mendja kur mendoni se do te fitoni kapital politik duke shfrytezuar naivitetin e disa ish studenteve qe nuk dine se cfare kerkojne dhe nga e kerkojne.

Universiteti eshte tempulli i dijes, jo i prapaskenave politiko-mediatike.

Ju bejme me dije te gjithe juve qe Universiteti i Vlores do te vazhdoje te funksionoje i painfluencuar nga cdo lloj presioni politik dhe interesash te caktuara qe sillen rrotull keto dite, per te krijuar kaos dhe rremuje para fillimit te vitit te ri akademik.

Edhe njehere, mbani larg tentakulat nga Universiteti i Vlores!

Shprehim gjithashtu keqardhjen qe organet e policise se shtetit, ne vend qe te zbatojne ligjin, u bejne temenara interesave te caktuara duke shoqeruar deputetet e paftuar ne ambientet e Universitetit.

I kujtojme policise se shtetit se mund te futen ne ambientet ketij institucioni, vetem me leje nga organet e institucionit!

 

 Stafi akademik i UV

 

Dhe kjo eshte deklarata e fundit e rektorit:

Te nderuar kolege,

dje i kam bere nje kerkese MASH per shtyrjen e rregjistrimeve per maturantet edhe per diten e sotme. Me aprovimin e Ministrit te Arsimit, ne sot kemi shtytur rregjistrimin e maturanteve deri ne oren 17:00.

Kjo eshte vetem per ata maturante me mesatare nen 6 te cilet nuk jane paraqitur per te shkruar emrat. Te gjithe te tjeret nuk ka nevoje qe te vijne me per t'u paraqitur sot.

Per problemin e maturanteve me mesatare nen 6 ju njoftoj si me poshte:

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Prof. M. Tafaj na ka dhene garanci te plote se te gjitha kushtet e vena nga UV per pranimet do te respektohen me rigorozitet ne vitin ne vazhdim. Ne frymen e bashkepunimit me MASH une kam dhene urdher qe rregjistrimet te vazhdojne edhe sot per te gjithe ata maturante qe nuk jane paraqitur gjate javes.

Mendoj se me garancine e Ministrit zgjidhet problemi yne kryesor mbi pranimet ne UV. Ne do te rregjistrojme maturantet me mesatare < 6 te ketij viti, te cilet behen gjithsej 161. Dua gjithshtu te theksoj se ne kete proces UV ka ndjekur me perpikmeri ligjin dhe te gjitha afatet dhe une ne asnje menyre nuk po pranoj se ky ishte nje problem i krijuar nga UV. Shpresoj qe ne kete zgjidhje te problemit te kem mbeshtetjen e gjithe stafit akademik te UV-se.

Une ju garantoj se si Rektor i UV-se do te vazhdoj te luftoj per autonomine akademike te UV-se si edhe per problemin kryesor te hapjes se programeve te reja qe eshte bllokuar nga MASH.

Besoj se do te kemi mbeshtetjen e Ministrit per zgjidhjen e gjithe problemeve te mbartura me MASH vecanerisht ate te programeve te reja.

Pershendetje,
Rektori

 

p.s: eshte dhe nje deklarate e rektorit per politiken dhe universitetin po kush do e gjen te faqja e universitetit se eshte pak e gjate per tu publikuar dhe ketu.

Po, kjo me pelqen.

_________

Duhet t'i jepet fund kesaj praktikes se qelbur te futjes se hundes te partive. Sa njerez kane marre ne qafe keto parti duke shfrytezuar kauza qe s'kane asnje lidhje me to. Eh mire o mire ! Greve pas greve, e sopate pas sopate, partite e kane bere lemsh ate vend.

Dhe kur do te kete Shqiperia nje sindikalist te forte qe t'iu tregoje deren ketyre partive te felliqura ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).