Jozefina Topalli-Butësia e zonjës së hekurt

Pamja që na ofron nga televizori gjatë drejtimit të seancave parlamentare të servir një grua që sfidon deputetët meshkuj, jo vetëm me zërin e saj autoritar, por edhe me fuqinë e argumentit. Të njëjtin mendim kisha edhe unë dje, ndërsa isha përgatitur për të realizuar takimin dhe intervistën time të parë me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ishte parashikuar në orën 11:00 të paradites, por një takim i paevitueshëm e shtyu për në mesditë. Ndërsa prisja në paradhomë duke shfletuar gazetat, dëgjoj ca taka këpucësh që po afroheshin drejt meje. Mendova është sekretarja që po më lajmëron se erdhi çasti për t’u takuar. Por pa përfunduar mendimin, para meje u afrua vetë zonja Topalli duke më kërkuar falje për vonesën. U surprizova. Ndërkaq e gjeta veten në zyrën e saj (e veshur ende me lulet që i kishin ardhur në ditën e rimandatimit). Ulemi në kolltuk dhe nuk është nevoja për kortezira. Ajo nis bisedën lirshëm dhe me një çiltërsi i përgjigjet çdo pyetjeje duke rrëfyer kështu atë pjesë të panjohur të saj; që nga pasionet, dëshirat, orët e vona para kompjuterit dhe më tej marrëdhëniet me vajzën dhe djalin, që do të ndjekë rrugën e së ëmës.

Zonja Topalli, së pari ju falënderojmë për pranimin e kësaj interviste dhe urime për rimandatimin si kryetare e parlamentit. A mund të ndani me lexuesit tanë emocionet që morët atë ditë?
Jam habit nga emocionet, njësoj si ato emocione që kam përjetuar jo herën e parë që jam zgjedhur si kryetare parlamenti, por kur kam hyrë për herë të parë në atë sallë si deputete. Këtë gjë ma kanë vënë në dukje kolegë dhe miq të ndryshëm, por unë besoj se ka disa arsye: e para, sepse vendi i kryetarit të parlamentit është një vend i rëndësishëm, është një privilegj i jashtëzakonshëm që të nderon, por unë vetë i shoh sekondare në raport me peshën e madhe të përgjegjësisë që të jep vendi i Kuvendit, që është themeli i shtetit tonë, institucioni primar nga i cili lindin gjithë institucionet. Është institucioni kryesor në sytë e qytetarëve, institucioni që vendos vulën në çdo reformë që bëhet në këtë vend, institucion që është shtëpia e gjithë shqiptarëve. Ne kemi pak vite pluralizëm, por ne jemi përpjekur që gjatë gjithë kësaj periudhe të rikuperojmë kohën e humbur dhe pavarësisht se nuk kemi qenë me fat si Britania që ka 1 mijë vjet parlamentarizëm, ajo që unë e shoh si sfidë ashtu si edhe kolegët e tjerë është që të bëjmë të mundur që duke rikuperuar kohën e humbur ta bëjmë parlamentarizmin shqiptar ashtu siç është në të gjithë botën. Me këtë nënkuptoj një seriozitet më të madh në bërjen e ligjeve. Këtë herë prioritet do jetë përshtatja me legjislacionin evropian dhe për këtë do punojmë fort, do ngarkojmë më shumë komisionet parlamentare, pra ndoshta do të ketë më pak seanca plenare për t’i dhënë peshën që kërkon vendi, por realisht të bëhet puna themelore mbi ligjet dhe punën që do të zhvillojë ky parlament. Mendoj se për çdokënd, qenia një nga 140 deputetët është një shans i madh për t’i shërbyer kombit. Unë si kryetare e zgjedhur për të dytën herë jam shumë e kënaqur prej atyre që më kanë propozuar dhe atyre që më kanë mbështetur dhe më kanë votuar. Por natyrisht shfrytëzoj rastin për t’u folur deputetëve të opozitës, i mirëpres për të ardhur ditën e parë në parlament në karriget e tyre për të bërë detyrën e tyre dhe për të realizuar një mision që është shumë i rëndësishëm për dhënien e një nervi më të plotë politik parlamentit dhe ecjes para të vendit.

Cili ka qenë urimi më i bukur që keni marrë atë ditë?
Kam marrë shumë mesazhe, sa po më bën një nder shumë të madh sepse nuk kam arritur t’u kthej përgjigje të gjithëve. I falënderoj të gjithë për urimet që më kanë bërë dhe inkurajimin që më kanë dhënë. Unë e di ç’do të thotë të rikonfirmohesh për të dytën herë si kryetare e kuvendit, sot shumë më tepër sesa isha e ndërgjegjshme katër vite më parë. Unë sot e di çfarë duhet të bëj ndryshe dhe secili prej nesh duhet të dijë se çfarë duhet të ndryshojë; ndryshon vendi, ndryshojnë raportet, ndryshojnë situatat, ndryshon secili prej nesh dhe në këtë aspekt jam më e sigurt, shumë më e sigurt se ç’kam qenë katër vite më parë e di çfarë gjërash të reja duhet të bëj jam e vendosur për t’i dhënë parlamentarizmit një dimension edhe më të fuqishëm në diplomacinë parlamentare. Jam e vendosur për sa varet nga unë, që bashkë me kolegët e tjerë ta bëjmë më të fuqishëm kuvendin, si institucionin primar.

Në sallë atë ditë ishte dhe bashkëshorti dhe djali juaj. Ndërkohë që ju mungonte vajza...
Vajza nuk ishte në shtëpi. Do të fillojë vitin shkollor në Strasburg dhe prej saj kam marrë mesazhin e parë. Ajo si duket po më ndiqte në Facebook ose në televizor. Djali e ndjek shumë politikën megjithëse unë nuk kam dashur dhe përpiqem sa më shumë që ta lë jashtë, por ai nuk rresht së pyeturi për çdo gjë që ndodh në politikë dhe është bërë një analist politik që tani.

Kjo do të thotë se djali juaj qysh tani po ndjek rrugën tuaj?
Unë do t’ia këshilloja jo.

Përse jo?
Politika është e bukur, por dhe aq e vështirë ndaj dhe jam përpjekur të diskutoj me time bijë që ta drejtoj në një fushë tjetër po kaq të rëndësishme, siç është ekonomia. Do të doja shumë, por nuk mund ta ndaloj, apo ta urdhëroj, që djali im të merret me elektronikë me teknologjinë e informacionit, ajo që është perspektiva e zhvillimeve në të ardhmen në sistemin global, por nuk do ta bëhesha kurrë pengesë për çdo zgjidhje të tij. Natyrisht fëmijët e mi më kanë ndjekur nënë e tyre që në fillimet e pjesëmarrjes në polikë dhe kështu që kanë qenë shumë pranë meje duke mësuar se politika ka momente të bukura dhe të këqija.

Çfarë raportesh keni me fëmijët. Sa të hapur janë ata me ju?
Ata ndajnë çdo gjë me mua. Ka dy vite që vajza nuk është më në Shqipëri studion në Strasburg, por pavarësisht nga kjo, ne kemi një raport jo vetëm nënë-bijë, por si dy shoqe. Jam përpjekur të bëj çdo gjë për fëmijët e mi në mënyrë që ata të jenë të lirë për të thënë çdo gjë që mendojnë dhe kjo është rruga më e mirë për t’i orientuar edhe në rrugën e tyre në jetë, për studimet e tyre dhe për më tej. Kurse djali është shumë i dashur, jashtëzakonisht, është shumë me humor, por aq është edhe timid, nganjëherë.

Vajza juaj ka një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli e bërë tanimë publike. Si e keni përjetuar këtë gjë?
Unë jam shumë e kënaqur me vajzën time, është shumë mirë në shkollë, dhe kjo është gjëja më e mirë për prindin. Çdo nënë dëshiron ta shohë fëmijën mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua, asgjë tjetër.

Sot (dje) është e shtunë dhe ju jeni në punë. A ka fundjava jashtë këtij institucioni për ju?
Ne që kemi një jetë të gjatë në PD, bashkë me kolegët, jemi mësuar me modelin që nuk ka pushime në verë, dhe as të shtunë e të diel, nuk ka ora katër pasdite për të mbyllur zyrën dhe kjo vlen për të gjithë kolegët, që kemi kaluar bashkë vitet e opozitës (dhe kanë qenë jo pak, por tetë vite). Është një edukatë që ne e kemi si pjesë të jetës sonë. Edhe vetë Berisha ka pasur këtë stil pune deri në 12 të natës, dhe kur ishim të rinj atëherë, u adaptuam me këtë mënyrë kërkese. Kështu ka ndodhur që në ditët e para të miat në politikë, atëherë kur dija shumë më pak gjëra për të.

Dhe që nga ajo ditë e parë e kishit parashikuar se do të ishit sot këtu? A e kini menduar ndonjëherë të dorëzoheni apo të hiqni dorë nga politika të paktën gjatë kohës që keni qenë në opozitë?
Kurrë. Nuk e kam menduar kurrë, se do të isha Kryetare e Kuvendit. Nuk kam pretenduar kurrë që të kisha një pozicion të caktuar. Mirënjohje e paparë për Berishën që bëri të mundur prezencën time në Kuvend për herë të parë në ’96-tën, një eksperiencë e jashtëzakonshme, e që më kanë bërë që të mos dorëzohem në asnjë çast. Në fakt unë si natyrë nuk dorëzohem, nuk jam dorëzuar e re, kur kisha vështirësi dhe kjo është alfa: njerëzit nuk duhet të dorëzohen kurrë. Sfida është të bësh atë që duhet, edhe nëse ka kosto. Pra të jesh vetja jote dhe të vraposh gjithmonë pas asaj që ti do të bësh.

Le të ndalemi pak tek qeveria e re. Ilir Meta, numri dy i saj dikur erdhi duke kapërcyer tavolina e karrige pranë tavolinës suaj. Si u ndjetë atë momente? A patët frikë?
Po të kthehem pas në kohë, gjatë katër viteve, do të çuditesha, sepse kurrë nuk ka ndodh një gjë e tillë (të kem frik&eumlsmiley. Unë kam parë si funksionojnë edhe parlamentet evropiane. Në politikë nuk mund të mbash inat, kjo është gjëja më e parëndësishme. Meqë unë vij nga një shtresë që ka vuajtur nga sistemi i kaluar, unë nuk kam ushqyer kurrë urrejtje për njeri. Kështu që nuk është në natyrën time të merrem me këto gjëra të vogla. I vetmi preokupim që unë kam dhe e vetmja gjë që unë mund ta fal për momentin është që të mundësojmë integritet në parlamentarizëm edhe në Shqipëri. Prandaj unë do të luftoj për avokatinë e popullit shqiptar, që është populli më i mençur në botë dhe me energji.

Jeni penduar për ndonjë fjalë a fyerje që keni bërë gjatë katër vjetëve të shkuara?
Në përgjithësi po të shihni vitet e fundit në Shqipëri kryetarët e parlamenteve kanë qenë 50 vjeç e sipër. Unë kam menduar kur jam zgjedhur për herë të parë në krye të Kuvendit se ndoshta jam e re dhe duhet të kisha ca vite më shumë. Sa më i madh në moshë, edhe më i matur je. Por ka qenë një ushtrim i jashtëzakonshëm dhe është një sfidë të dish edhe çfarë unë duhet të korrigjoj.

Fakti që ju flisni në dialekt në Kuvend shpesh është kthyer edhe në humor. Ju bezdis kjo gjë? Përse nuk flisni në gjuhën letrare?
Ndoshta në pjesën e parë të mandatit të kaluar u bënte përshtypje deputetëve por ju garantoj që në vitin e fundit të gjithë ishin mësuar me fjalorin tim dhe po të mos përdorja pak nga dialekti, nga shkodrançja ime do t’u bënte përshtypje të gjithëve. Unë dua të respektoj gjuhën letrare, por mendoj që fjalori ynë është kaq i pasur që po t’i shtosh fjalë edhe nga dialekte të zonave të ndryshme të vendit, vetëm me faturën që të pasurosh gjuhën shqipe mirë i bën. Kjo është shtëpia e gjithë shqiptarëve, e shqiptarëve nga Vlora, e shqiptarëve nga Përmeti, e shqiptarëve nga Dibra, nga Shkodra, nga Tirana, kështu që është një pasuri edhe në aspektin e gjuhës dhe të artikulimit të saj.

Gjatë mandatit të kaluar cili ka qenë takimi më i rëndësishëm për ju?
Ia kam bërë shumë herë këtë pyetje vetes dhe kam takuar mjaft personalitete, por vlerësoj ato takime me ata njerëz që kanë një personalitet të vetin, tek disa kam gjetur liderin, që u dallohet. Dhe kjo më pëlqen shumë. Lideri të përcjell menjëherë diferencën me politikanët e tjerë, qoftë me mimikë, qoftë me gjeste, me çdo gjë.

Tek cili personalitet e keni vënë re këtë gjë më shumë?
Tek Tony Blair dhe Bill Clinton. Por edhe kur kam takuar George W.Bush. Kur kam takuar Obamën në Strasburg u çudita se dukej shumë më i ri, por edhe më i ri se ç’dukej në televizor. Sarkozi është një lider, një politikan i arrirë, në kuptimin e lëvizjeve politike, në kuptimin e ndërtimit të kabinetit. Madje mendoj ndonjëherë se nuk ia kam thënë Berishës, me ju po e ndaj, që në ndërtimin e këtij kabineti, Berisha ka vepruar njësoj si Sarkozi.

Larg politikës cilat janë pasionet e zonjës Topalli?
Më pëlqen sporti shumë. Nganjëherë fundjavave vrapoj po edhe më pëlqen të luaj.

Përshembull?
Sportet do t’i zbulojmë në intervistën tjetër (qesh).

Kush kujdeset për imazhin tuaj?
Natyrisht që çdo politikan duhet të bëjë kujdes që të jetë sa më korrekt me pamjen e jashtme, me pozicionin që ka, siç është godina t’i përshtatesh, siç është zgjedhja e njeriut, ashtu është dhe veshja. Njeriu duhet të respektojë pozicionin, veten. Pa i kushtuar një kohë shumë të madhe, unë përpiqem që të jem serioze dhe shqiptare.

Cili është parfumi i preferuar?
Channel. Nuk e kam ndryshuar kurrë.

Cilat janë dhuratat që ju pëlqejnë më shumë?
Lulet. E shikoni zyrën. Madje i kam pastruar ca.

Vetë mbani lule në shtëpi?
Tek shtëpia e nënës sime në Shkodër, ajo i do shumë lulet dhe unë sa shkoj gjëja e parë shoh lulet.

Çfarë pengon politika nga dëshirat tuaja?
Një politikan, që të jetë afat gjatë duhet të mendojë 24 orë me radhë, politikë. Politika, është kthyer identitet në jetën time. Mendoj 24 orë politikisht, kështu që në këtë aspekt e vetmja gjë që unë e ndaj dhe nuk toleroj është koha me familjen, në mënyrë të veçantë me djalin tim të dashur.

Ka zonja Topalli adresë në Facebook?
Jo. Ime bijë më ka thënë që “ma, ke disa adresa në Facebook”, por unë nuk kam asnjë. Kam qenë kurioze dhe i kam thënë time bije: “ma kallzo pak si funksionon”. Ende nuk kam. Nuk ka asgjë të keqe. Ndoshta në të ardhmen do të hap edhe unë një timen. Por mendoj se është diçka shumë interesante, jam dhe duke e menduar ta hap. Mendoj se deputeti duhet të ketë një adresë të tillë. Në mënyrë të veçantë, të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë se është gjëja më e bukur, është gjë e jashtëzakonshme, të jep mundësi për t’u rikthyer tek shokë e miq që ti ke pasur në fëmijëri, rini, shkollë dhe t’u kthehesh t’i rigjesh; të rigjesh veten në ato kohë t’u rikthehesh momenteve më të bukura dhe të çiltra të jetës. Kështu që e mendoj seriozisht ta bëj.

Sa herë shkoni tek parukieria?
Ky është një defekt i imi, nuk shkoj shpesh. Jam prej atyre njerëzve që zgjohem, i rregulloj vetë flokët dhe dal, sepse kërkon shumë kohë që unë nuk e kam.

I ndiqni televizionet që japin modë?
Po, pasi mbaroj së pari TV e lajmeve EuroNews, BBC, shoh “World Fashion”. Më pëlqen shumë.

Po filma shihni?
Shoh më shumë Explorer. Debatet i shoh të gjitha. Parmbrëmë kam ngelur deri në 4 pas mesnate duke parë fjalimin e Obamës në dy dhomat e Kongresit Amerikan, dhe është modeli i reagimit të dhomave që më pëlqen. Këtë do të doja që të ishte parlament, nuk ka asnjë gjë të keqe t’i biesh tavolinës, nuk ka asnjë gjë të keqe se ngrihesh në këmbë, por kjo vjen mbas një tradite. Unë uroj dhe besoj që ky parlament ka për të qenë më i gjallë për të dhënë çdo emocion dhe mendim shqiptari, përfaqësues i çdo shtrese të shoqërisë sonë, që unë të reagoj ashtu siç e ndjej, ti të reagosh ashtu siç e ndjen por në fund tek votimi do realizosh atë që ke premtuar.

Cila është këngëtarja juaj e preferuar?
Mariah Carrey dhe Whitney Houston.

Cili është koncerti i fundit që keni parë?
Kam qenë para një viti në Sarajevë për të parë koncertin e Andrea Bocellit.

Po me librat sa kohë kaloni?
Ka një spostim nga libri, tek interneti. Nga ora 11 e natës deri në 2 të mëngjesit e kaloj në internet, kryesisht për të lexuar çdo gjë që ndodh në botë, që ka lidhje me politikën me ekonominë, me analiza, opinione dhe pastaj lexoj shumë shpikjet e fundit në fushën e mjekësisë. Mua më intereson mjaft kjo gjë dhe do bëj aq sa të mundem në lidhje me shëndetin. Për marrjen e teknologjisë të fundit në Shqipëri, madje në bisedat e para unë kam menduar të takohem me Ministrin e Shëndetësisë për të folur se çfarë do të bëhet. Disa gjëra nuk shkojnë mirë. S’mund të kuptohen spitalet pa rezonancë. Një njeri që nuk ka shumë të ardhura dhe është i sëmurë, në spitalet tona s’gjen rezonancë.

Çfarë iniciative do të marrë zonja Topalli gjatë këtij katërvjeçari?
Do jetë vazhdimësi e asaj ç’ka kam bërë mandatin e kaluar në raport me shëndetin, kthimi i parlamentit më afër qytetarëve. Më pas, jeta reale, shtëpia, fëmijët, tek meraku që nëna ka për fëmijën, tek integrimi që fëmija ka për të gjetur mundësi të reja.

26 Komente

Ku ka ta kapesh e ku ta lesh kete interviste

te flasesh per angline qe ka 1000 vjet parlametarizem, apo per parfumin qe perdor.......

por ajo qe me beri me shume pershytpje eshte

Prandaj unë do të luftoj për avokatinë e popullit shqiptar, që është populli më i mençur në botë dhe me energji.

Dhe thashe me vete. Ke te drejte kur thua keshtu se ndryshe nuk mund te thuash. Kur ky popll te zgjodhi ty deutete dhe K/parlamenti atehere verte eshte populli 

më i mençur në botë dhe me energji.

smiley

Hahahahaha Eshte gjithashtu edhe fraza qe mua me beri me shume pershtypje ndersa lexoja intervisten:

qe eshte populli me i mençur ne bote dhe me energji

 

E para fare eshte aq e goditur sa gati po me dhimben te shkretet greke, angleze apo gjermane! (O sa mire me ken shqiptar oe, oe, oe)

E dyta pastaj i bie t'i urojme vetes sone edhe diçka budallallek se mbase nuk na del keq!! smiley 

 Hahahaha, populli me i mencur ne bote dhe me energji me te medha. Oh yeah!

Jozefina thote;

Nga ora 11 e natës deri në 2 të mëngjesit e kaloj në internet, kryesisht për të lexuar çdo gjë që ndodh në botë.

Eshte koinçidenc apo e verteta, orari qe Bedrija shkruan tek peshku.?

 Jo mer daje. C'ne Bedrija. Ky eshte orari kur e ngjyen gishtin me peshtyme, dhe shfleton faqet porno ne internet.

lumdrin, kur i thosha i here para ca kohesh dikujt ktu qe une punoj ke paradhoma e jozefina topallit, se besonte smiley

por ja qe paska pas njerez si ti qe paskan besuar tek une smiley

smiley

Bedrije alias Jozi !

Sinqeriteti jot eshte shembull tek peshku !

Mjafton orari qe ke ardhe sonte tek peshku, tregon se keni dhene nje interviste te sinqert.

Halli juaj  eshte me popullin, intiligjent, nuk i pelqen, te thuash te kunderten , nuk te pelqen ty, me mire lene popullin e qete, mos e luaj.

Si ka qene ajo reklama e cokollates: E forte nga jashte, e bute nga brenda.

 Per nje femer qe duket si e eger dhe pa takt ne shum raste, kjo interviste ishte krejt e kunderta, nje interviste e arsyeshme, me shum llogjike, dhe nuk e prisja qe kjo njeri i eger te kishte pasion leximin dhe pasurimin e botes shpirterore me fjalimet e liderve politik nderkombetar. Ndoshta kjo ndodh se kur bashkohet me njeriun e shpellave, me njeriun qe bertet si i çmendur , pra me Sali Berishen, behet dhe kjo ashtu, ndersa sapo shkeputet nga ai dhe shkon ne shtepi , behet tjeter njeri. 

Kam qenë kurioze dhe i kam thënë time bije: “ma kallzo pak si funksionon”. Ende nuk kam. Nuk ka asgjë të keqe. Ndoshta në të ardhmen do të hap edhe unë një timen. Por mendoj se është diçka shumë interesante, jam dhe duke e menduar ta hap. Mendoj se deputeti duhet të ketë një adresë të tillë.

 

qe eshte populli me i mençur ne bote dhe me energji

 

Te pakten ky eshte tregues qe kemi ecur perpara se ne kohe te Enverit ishim vetem "popull punetor, trim dhe liridashes" kurse tani qenkemi bere edhe me i mencmi. 

Imagjino tani se kujt i bie te jete kryetarja e Kuvendit Popullor (Parlamentit) me e mencme ne bote, duke u bazuar tek populli qe drejton.

Epo ky milet,keq me i thone popull budalla,keq me i thone popull i mencem.

 

Jo mer, kur te thone i mencem s'ka problem. Kur te thone me i mencmi, atehere eshte koha te hapesh syte se dun me ta fut.

...që është populli më i mençur në botë...

NEVERIA T'A NEVERIT NEVERINE NEVERITSHEM!!!

 

  

 smiley e dashur jozifina, nese nga ora 11 deri ne 2 te nates po lexon kete koment, te fala nga eltoni

E ka Jozefina smiley

 

P.s  Interesante puna e dialektit, mu me duket se mbi te gjitha ka adoptuar shume fjale te huaja ne dialekt..

shqiperia po ndryshon, shkadrançja po evulon...

  Me kujton kohet me te erreta te Enver Hoxhes kjo, me kujton Lenka Cukon. Dikund kam lexuar qe kjo ka qene edhe spiune, a eshte e vertete?

Zonje e hekurt! Pffffffffffffffff 

 

Vajza juaj ka një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli e bërë tanimë publike. Si e keni përjetuar këtë gjë?
Unë jam shumë e kënaqur me vajzën time, është shumë mirë në shkollë, dhe kjo është gjëja më e mirë për prindin. Çdo nënë dëshiron ta shohë fëmijën mirë dhe kjo është e rëndësishme për mua, asgjë tjetër.

Njera gozhdes, tjetra patkoit... smiley

 

Çfarë pengon politika nga dëshirat tuaja?
Një politikan, që të jetë afat gjatë duhet të mendojë 24 orë me radhë, politikë. Politika, është kthyer identitet në jetën time. Mendoj 24 orë politikisht, kështu që në këtë aspekt e vetmja gjë që unë e ndaj dhe nuk toleroj është koha me familjen, në mënyrë të veçantë me djalin tim të dashur.

së pari TV e lajmeve EuroNews, BBC, shoh “World Fashion”

Nga ora 11 e natës deri në 2 të mëngjesit e kaloj në internet,

 

Me fal, po familjen kur e sheh, qe paska lidhje kaq te ngushta me femijet?! World fashion perzier me politike, por nuk ka kohe te shkoje te parukierja .... Mah! Strano, ma vero?! 

Komplet kallp! 

 

 Nga ora 11 e nates ne intenet...???

Ca te shikoj ajo naten vone!?

Une them ndonje porno,ca tjeter!

Dhe normalisht mendon per popullin me te "mencem" dhe "energjik"

pyetja ishte a lexon libra smiley

gjithe ate pershkrim per internetin dhe shendetesine e ka bere per te nderuar teme smiley

pse  e keni krasit ket temen mo, mbreme ishte aq e pasur.

biles une desha ti kendoj dhe nje kenge jozit.

po kam frike se ma mshini smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).